Nga Mero Baze
Dosja ‘184’ u keqpërdor një herë kur u hap. E krijuar gjatë fushatës së zgjedhjeve të pjesëshme lokale në Dibër, para vitit 2017, dosja nuk ishte një dokumentim penal i ndonjë abuzimi në zgjedhje, por një spekulim me përgjimet e prokurorisë, për t’u përdorur politikisht.
Ajo nuk është formuar si dosje për t’u gjykuar nga çfardo prokuror, përfshi dhe SPAK. Ajo u krijua për t’u përdorur politikisht, për të spekuluar me kontekstin e një fushate elektorale, për t’u përkthyer dhe botuar në BILD etj. Të gjitha këto u bënë.
Për të qenë dosje penale, dosja ‘184’ duhet të ndëshkonte prokurinë që nuk ka vepruar ndërkohë që ka pasur në atë kohë në dorë përgjimet.
Një abuzim penal në fushatë elektorale, duhet të provohet në flagrancë, dhe meqë ata i kanë pasur përgjimet në proces duhet t’i kthenin në vepër penale duke i faktuar ato. Afati që ato të kapeshin në flagrancë ishte fushata e zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve.
Nuk e kanë bërë, ose se nuk kanë ndodhur ose se nuk u duhej, pasi dosja është hartuar nga një celulë politike e PD brenda prokurorisë.
Pasi e përdorën dhe stërpërdorën këtë dosje si një ‘molotov’ në zgjedhjet e vitit 2017 dhe më pas në bojkotin e 2019, tani kërkojnë ta ripërdorin dhe në vitin 2020.
Dosja u hetua dhe u mbyll për aq sa kishte prova. Të quash dështim një hetim penal që përfundon kundër dëshirës politike do të thotë të kërkosh hetim politik dhe prokurori politike.
Politikisht ajo dosje është stërpërdorur dhe e ka tejkaluar objektivin për të cilin ishte sajuar.
Juridikisht ajo është thjeshtë një grumbull përgjimesh të PD për shantazh politik në çadër, e më pas me molotov në bulevard.
Keqpërdorimi i dytë i saj, nuk është mbyllja e saj, pasi mbyllja është procedurë ligjore. Keqpërdorim është ankesa që nga kjo dosje të provohej filmi me skenar të PD për zgjedhjet në Dibër.
Fatkeqësisht nuk mund të prodhohet vepër penale nga filmat. I vetmi film i PD që ka prodhuar vepër penale është ai i “Babales”, por dhe ai ka dënuar autorët e filmit. Këtu së paku autori i filmit nuk është dënuar. Mund të kënaqen dhe me kaq.
Kjo është e folura me 2 standarte Mero. Dosja bën mu, ti thua është formuar politikisht. Boll i fryve bilbilit të rilindjes.
Ë të keqen o Amerikë
që ua vë topet në bigë
llomotisën lart e poshtë
u meti sharra në gozhdë.
.
Me tyja s’e kanë kollaj
kandilja s’u ka më vaj
herë qesh e herë qaj
si fëmijët e zënë në faj.
.
Të thaç Mero edhe prëmë
do vështojën çoç do gjëjnë
do gërmojën nëpër halera
siç kanë bërë herët e tjera.
.
U lodhtin duke gërmuar
sa me këmë e sa me duar
nxorrën dosjen e skaduar
se fishekët u kanë maruar.
…
P.S. (Pordhë Syfyri)
Kam zënë ca brumë në magje
do bëj kuleçë e sufllaqe
po kur ti të na viç si mik
do të pjekëm na petanik.
.
Sa të duaç mund të rriç
sa të mbaç raki do piç
për Muhamet edhe për Krisht
do të vejë thelë mi bisht.
.
P.P.S. (Prapë Pordhë Syfyri)
.
Mase ti nuk ia ke ngenë
po Çelua e nërtoi halenë
Edi na i dërgoi paratë
me korrierën atë natë.
.
Kur uleç vështon Salinë
vetëtimat më nuk vinë
po një xidhje duhet bërë
se i zë purtha të tërë.
Ti bëj kuleç e sufllaqe,u e bëra syltjaçin me qumështin
që ë solli Çelua,Gopist vëllai.??
Bëre poshtë na Përcëllima
Lule Çelo Vetëtima
fishekët zije me dhëmë
di orë Gjermaninë më këmë!
Jo,jo Gopist vëllai,i kishte prerë Acqeriu buletën e aropllanit,
vajtje ardhje,po mos e hap llafin,
se do na ngatërrojnë me teori konspiracioni ,
si puna e kalit të Verës,që drejton atë Komisionin e Monitorimit.
Se Acqeri ziu nuk e kishte me të keqë,i dha vetëm nja di thasë me Evro.??
O Mero qenke bere dhe jurist se fundi…. i beson vertete ato brockulla qe shkruan???
AAjo dosje tani u hyn ne une atyre qe e kane ndertuar per ta perdorur ne vend te letres HIGJENIKE.
Justifikim i humbjes,pa humbur akoma !!!!
Si tha Olldashi në Parlament pak kohë para se të humbte jetën “aksidentalisht” ?
Të gjithë kemi përlyer duart.
Sa për Bild-in gjerman mund të themë vetëm :
Gazetë bulevardi,subjekt i së cilës janë kryesisht fotomodele,artistë dhe sportistë.
Në faqen e parë gjysmen e sajë e zë një femër gjysëmlakuriq.
Blihet rregullisht nga pensionistë që e lexojnë gjatë mastrubimit !!!!
Bild-i ka lidhje me politikën,aq sa unë me mjljen e lopës !!!!??
Ore po kerkoj te gjej aferen korruptive ne bisedat e pergjuara ,por nuk arrij dot.Ose une kam ngelur me shqipen e vjeter,se kam 30 vjet ne emigracion,ose njerezit ne Shqiperi flasin ne kode qe vetem ata qe meren me politike i kuptojne.Si eshte e verteta?
Mero Baze na cave kaptinen me kto qe shkruan…dosja 184 ose zgjedhjet lokale per kryetar bashkie ne diber treguan qe ramuti me ripjelljen e tij nuk jan me te mir se Saliu e Likja i skraparit..
Nuk bejne zgjedhje te lira o zoteri
Rama nuk e theu tabune e trafikimit te votes …kushti i par per nji shtet demokratik ..
Rama e humbi bileten per te hyre ne histori si teknokrat qe te delegonte pushtetin…Te gjitha reformat qe ka bere jan anti popullore
1 reforma teritoriale nji injoranc e papare
qe me dergimin e sherbimeve te shtetit nga zonat rurale ne zonat urbane ishte skandaloze sps u shtuan problemet e qytetarit jo te pakesoheshin ,plus bizneset e vogla qe kishin filluar te lulezonin neper zona te ndryshme rurale
u mbyllen sps iku fuqia blerese .
2reforma e ndertimit qe ishte pllaka e varrit per puntoret e ndertimit .duke bllokuar ndertimin bllokoi qarkullimin e lekut.la pa pune mbi 120 profesione..
Nndryshoi Kushtetuten me Saliun ne 2008 duke bere grusht shteti demokracise bllokoi rrugen per te rezuar
ne menyr parlamentare nji qeveri apo jo me 71 vota zgjidhet presidenti ..pagoi 5 deputet socjalist ather Salu per te zgjedhur presidentin ..nqs nuk zgjidhej presidenti vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme..me e forta eshte qe Rama e pranoi para kamerave gabimin qe beri ne 2008 dhe para sete vinte ne pushtet ne 2013 tha qe do ta ndryshoi..
Po ta krahasosh Edi Ramen me politikanet e tjere ndryshimi eshte ky
qe Saliu ,Nano,Meta ,vodhen shiten vran e pren me dallavere e mashtrime kush u prekte copen e tyre ,por nuk u moren me fukarenjt me shqiptarin e thjesht..kurse Rama i vuri shkelmin ne fyt fykarait u soll si cub si Barbon..
Keshtu o Mero Baze gazetar i madh i varur te cidiket e Rames, muhabeti do Jastik..
Ore, Ali asllani! Mbiemri shkruhet me shkronje te madhe!
Nuk eshte mbiemer njeriu, por mbiemer cilesor: asllani = luani.
Bëre poshtë na Përcëllima
Lule Çelo Vetëtima
fishekët zije me dhëmë
di orë Gjermaninë më këmë!
Cilën Prokurori do të ndëshkonte dosja 184,Prokurorinë e Krimeve të Rënda si institucion,apo Prokurorin çështjes Klodian Braho(vegël e Edvin D’Rames)që bëri ndryshimin e veprës penale në këtë dosje nga “grup i strukturuar kriminal” në “bashkëpunim të thjeshtë”?Dhe per këtë nder u mbyll një sy nga KPK gjatë vetingut në përzgjedhjen e tij për në SPAK, para disa transaksioneve të bashkëshortes së tij me vëllain e saj i arrestuar dhe dënuar në Itali për trafik droge!Dosja 184 do të ndëshkonte Prokuroren Përgjithshme Arta Marku,që ju bashkua Klodian Brahos pas lënies në harresë me qëllim,për një koh të gjatë dhe mori vendimin që hetimet ti kalonin Prokurorisë së Dibrës?E kundërta.Cilin do te ndeshkonte e paafta Arta Marku,dashnorin e saj Ulsi Manjen që e bëri Prokurore,apo Edvin D’Ramen,Saimir Tahirin Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun,bandën mafioze të “rilindjes”që ka marrë peng të gjith Institucionet Shtetore?Asnjë fjalë për banditët e”rilindjes”,asnjë fjalë për këtë skandal që vuri në diskutim besushmërinë e Demokracisë shqiptare.Atë që nuk bëri drejtësia e korruptuar shqiptare,atë që nuk bëri media që i bën hosana diktaturës,banditëve të “rindjes” dhe Kryeminstrit mashtrues,e bëri BE,që ndëshkoi Shqipërinë me mos/hapjen e negociatave duke lënë pas derës Edvin D’Ramen,banditin e padëshiruar.
Zigur si tha ramuti kur erdhi ne pushtet
Prisni prisni se skeni par asgje akoma..
Tani me 25 prill te presi ai se cka per te par bashk me ripjelljen e tij..
Mos ishte per faj te kesaj dosje qe rama denoncoi gazetarin gjerman per shpifje
Pa me thote kush si shkoi ai gjyq sepse se kam ndjekur
Besoj qe ai gazetari sot pastron halet sepse nuk behet shaka me moralin e politikaneve te tiranes
Ti mero vazhdo bjeri qemones se ne skemi asnje burim informativ pervec teje