Dy makthe të Berishës që po e plakin para kohe

26 Dhjetor 2020, 17:54Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka dy makthe në jetë, që derisa të jetë gjallë do t’i projektojë tek çdo politikan kundërshtar. Makthi i parë janë vrasjet politike. Makthi i dytë është çështja e detit me Greqinë.

Makthin e parë e ka prej 21 janarit, kur vrau katër qytetarë që protestonin të paarmatosur dhe të parrezikshëm, duke përfunduar protesta. Nuk po ja llogarisim ato 26 të djalit, se ato nuk i ka me kundërshtarët. I ka me fëmijët e kundërshtarëve. I do dhe ata vrasës si i biri.

Prej kur ka dalë në opozitë, ky njeri përgjon çdo vdekje, me shpresë që ta quajë vrasje të kryeministrit që të duken njësoj. Deri tani nuk i ka ecur.

Makthi i dytë i madh është çështja e detit me Greqinë. Në atë çështje Sali Berisha u kap në flagrancë nga Gjykata Kushtetues e Shqipërisë, e cila ja prishi pazarin me kryeministrin grek, të cilin e bëri për interesa thellësisht elektorale, në mes të fushatës elektorale të vitit 2009, për të marrë votat e pakicës greke dhe për të shpresuar se Greqia do ta ndihmonte të merrte ftesën për aplikim për vend kandidat për anëtar të BE-së.

Anulimi prej Gjykatës Kushtetuese e damkosi atë si një pazarxhi të interesit kombëtar, për interes elektoral. Natyrisht nuk ka pas akuza kaq banale për “shitje e blerje”, por ishte e qartë se ishte një përulje e tij për interesa elektorale.

Tani sa herë Greqia fillon e zbaton të drejtën e saj ndërkombëtare për zgjerim 12 milje detare në kufijtë e saj, i pari që vrapon të ngrejë një tymnajë qesharake, është Sali Berisha, njeriu që e di më mirë se kushdo tjetër çdo të thotë që një shtet të shpallë kufirin e delimitimit 12 milje në det.

Është një praktikë e rëndomt ndërkombëtare, që nuk nënkupton që u merr detin apo territorin të tjerëve, por zgjerohet 12 milje nga bregu në çdo det të saj, ku fqinjin e ka më larg se 12 milje. Aty ku e ka më afër, ka norma të tjera se si vendoset vija kufitare mes dy vendeve.

Atë që Greqia po bën sot, Shqipëria e ka bërë në vitin 1990, kur Berisha ishte pjesë e pushtetit komunist si sekretar Partie. Por dhe udhëheqja komuniste e asaj kohe, pamvarësisht izolimit të vendit, ka një fjalor më normal kur shprehet për këtë vendim.

Lexojeni Dekretin e mëposhtëm të Kuvendit të Shqipërisë të asaj kohe:

“Ujërat territoriale të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregdetit të saj në një gjerësi 12 milje detare, duke filluar nga vija e drejt bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhlit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalës së Turrës), i Semanit, Derdhjes së Vjosës, bregu veriperëndimor i ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhzës i Gjirit të Gramës, dhe pastaj mes bregut shqiptar e ishujve grek, deri përmes Kanalit të Korfuzit.

Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri tek Kepi i Rodonit, shtrihet gjer në vijën e kufirit shqiptaro- jugosllav”.

Ky dekret ka hyrë në fuqi menjëherë më 24 mars 1990.

Greqia po e bën të njëjtën gjë në vitin 2020, 30 vite më pas, për shkak të problemeve që ka pas me gjithë shtetet kufizuese me det me të, Turqinë, Italinë, Shqipërinë e Egjiptin.

Nga të katër këto shtete, ajo do negociojë vetëm me Shqipërinë dhe Turqinë, pasi në disa zona gjerësia 12 milje është e pazbatueshme, pasi deti ndahet në mes.

Ky shpjegim është një banalitet që duhet ta përsëritësh sa herë në Greqi dëgjohet lajmi se Greqia do aplikojë zgjerimin 12 milje në det. Dhe ky shpjegim normalisht duhet të bëhet për njerëz që s’kanë kulturë politike dhe njohuri për këtë çështje, si dhe për këta trushpëlarët e Albin Kurtit në Tiranë, që ua mban Albini trurin në kasafortë dhe u jep komanda.

Por për Sali Berishën është një gjë më shumë se e qartë, pasi ai e ka aplikuar me gjakftohtësi ndarjen e hapësirës mes Greqisë e Shqipërisë në favor të Greqisë, duke ja bërë një dhuratë Greqisë, edhe kur ajo nuk e kishte shpallur kufirin e delimitimit 12 milje.

Ai nuk e ka për detin, se detin e kishte dhe e fali për interesa të tij. Ai e ka hallin që mos të ngelet i vetmi udhëheqës që fali det në këtë vend. I duhet patjetër që së paku Edi Rama të vrasë katër demonstrues dhe të falë det për interesa elektorale, që të vdesë i qetë.

Deri tani nuk e ka këtë shans. Kufirin detar ndërkohë nuk e ka më në dorë as Edi Rama, as Micotaqis, por Gjykata Ndërkombëtare, për të cilën dy palët kanë rënë dakord ta zgjidhë këtë histori.

Kështu që Berishës do t’i duhet të presë më kot të gjejë një të dytë si veten në historinë e këtij vendi, që vret për të mbrojtur pushtetin dhe fal pasuri kombëtare për të fituar pushtetin. Me Ramën s’po i ecën.

Dhe kam frikë se mosha do ta pengojë të gjejë pasardhësin e ngjashëm me të në këtë histori. Vetëm nëse vjen i biri i tij në pushtet, mund t’i bëjë këto gjëra, por dhe nëse kjo ndodh, ai atëhere do ketë vdekur dhe nuk do arrijë ta marrë këtë kënaqësi.

36 komente në “Dy makthe të Berishës që po e plakin para kohe”

  1. *** says:

    Moterqirit te Vicidolit, as vdekja e tij nuk i zgjidh pune!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Unë nuk jam kundër
      mirë e thua Ti
      po hall më të math
      ka druzhe Sali.
      .
      Po i sosen ditët
      vaji i kandiles
      djall i Viçidollit
      i ka rënë hiles.
      .
      Ç’do bënet me trupin
      kur të ngordhë ai
      askund nuk e qasën
      nëpër Shqipëri.
      .
      Ta shpien në Sharrë
      a në Shishtufinë?
      Asnjë na të dija
      nuk e mba Salinë.
      .
      Dhe ta ruajë Lushaj
      ta ruajë Breçani
      pa e dhjerë mileti
      s’i gjënet dermani.
      .
      Ta shpien në fshat
      atje ku ka lerë
      si qënt ta përmjerrën
      e hedhin në erë.
      .
      U metet që kërmën
      ta djegën në furrë
      dhe ta yshtin hirin
      me një qillo shurrë.
      .
      Pastaj ta dyllosën
      brëna në një qip
      ta mbajën me vete
      sëra e tijë VIP.
      .
      Me vete ta marrën
      kur venë me pushime
      zijafete e dasma
      apo në takime.
      .
      Dhe ta mbajë Armina
      bashkë me zhartjera
      kur të bëjë selfie
      xheshur në kroçiera.
      .
      Dhe ta mbajë Argita
      dhe ta mbajë Abi
      ta mbajë Supermbesa
      edhe Zen Zullapi.

      Në funt ta shpërndajnë
      hirin në Serbi
      dhe mbase e mbajnë
      s’kanë alergji.

      1. Revizori says:

        Bo Bo,
        Do vrasë veten tani Saliu. E kam seriozisht. Te shkruajnë per ty ne kete menyre, o duhet te vrasesh veten, ose duhet te fshihesh diku dhe te mos dalësh më ne publik.
        Gabimi me i madh qe mund te beje dikush ne epokën dixhitale eshte qe ta kruajë me Gopistin. Sepse te dalin probleme fizike dhe elektronike.
        Përgëzime i nderuar. Je shpata dhe mburoja e njerezve perparimtare Jo militantë.

    2. Shqiptar says:

      Ju flet Ymer Baze, zèri i korrupsionit dhe i shkèrdhatokracisè. Atij MOTÈRQIRIT qè pèrmend zotrote, ky Ymer korrupsioni, i ka shèrbyer me devotshmèri, deri ra nga fiku.
      Tani, thur elozhe pèr tè korruptuarin tjetèr.
      E thjeshtè fare. Shqiptarèt shkojnè pèr lesh. Saliu, Edi, Iliri i Monikès dhe Ymerèt e gjahut, ndajnè zonat e influencès.
      Kèta sè bashku, nèn efektin e mèndjelehtèsisè sè shqiptarit dallkauk, fryhen dhe iu duket vetja bajraktarè tè shqiptarisè.
      E dini sa zgjat bajeaktarizmi nè anèt tona?
      Deri ai prokurori bèn punèn e tij dhe nènshkruan fletèn e arrestit.
      Nga ai moment e mè pas,,,,kènaqesh duke parè estradè, me “trimat” e tavolinès vija-vija.
      Ndryshe, ky komb shkatèrrohet.

      1. Shpetimi says:

        I dashur Mero
        Per te miren tone por ndoshta edhe tenden, vendos disa rregulla per komentuesit. Keto mbi te gjitha te jene te natyres drejshkrimore. Eshte nje pjese e madhe e popullsise me edukim te cunguar ose e pashkolluar (si ky i vobekti i mesiperm) qe edukimin gjuhesor e marin permes gazetave, Fejsbukut dhe kaq. Eshte pikerisht kjo pjese injorante dhe e pazhvilluar qe do te perçoje te femijet e tyre filizat e injorances, edukates se ulet dhe rrjedhimisht inferioritetit provincial. Keta pra do te jene “lexuesit” e tu te ardhshem.

        1. Shqiptar says:

          Shpetim pa è dhe me edukim jo nga “FEJSBUKU” por nga “universiteti” KRISTAL.
          Ai mè lart, tè vè nè majè tè gishtit dhe tè lè tè soditèsh Stambollin.
          Kujt po i shkruan, qè e fillon me I DASHUR……?
          “Lexues” si inxhinierè dhe doktorrè si zotrote, u nevojiten Ymerève dhe atyre qè iu hedhin kockat Ymerève.

  2. Boo says:

    Posi more Mero qeni,
    Po mbaron Sala nga makthet imagjinare te tuat.
    Po gjithnje ne nje vrime po i fryn fyellit te shkreten.
    U bere i bezditshem o mero krapi ,po per sa kohe qe pompon tifoze injorante vazhdo se paret ti i merr.

    1. Plugu says:

      Boo,avash se na trembe qimet e bythes.Kujdes se mos i bje te fiket Saliut tend dhe ku do shkosh ti o i mjer.

    2. Ledri says:

      O mero ça te plaket para kohe Berisha. Berisha 80 vjec??! Ik o mero se ke pjerdh

  3. Burgajeti says:

    Deklarata per shitje deti prej Rames,ka bere Berisha dhe Titua.
    Perse kane “frike” te bejn deklarata Like floriri,Monke cizmja dhe Lulzimi,i cili e njeh “mire” ceshtjen e detit sepse eshte firmosesi i marreveshjes te hedhur ne kosh praj Gjykates Kushtetuese?
    A mos keta nuk kane goje te flasin,sepse e dine qe nuk eshte e vertete shitja e detit prej Rames dhe per te mos u bere me mut se c’jane bere,kane nxjere keta dy matufe te perjetshem?
    Vetem duke pare heshtjen e ketyre te treve,kuptohet se Rama nuk ka bere asnje shitje ose falje deti….

  4. Taulant says:

    O Mero ka shume ekspert qe kundershtojn mareveshjen e re te Rames me Greket.
    Nuk i mohon njeri Greqis zgjerimin me 12 milje nga ana kontinentale.
    Problemi eshte zgjerimi prej ishujve dhe cilet ishuj ???
    Nga Korfuzi nuk po diskutohet.
    Sipas mareveshjes se re Greket kordinatat i kane prej nje mini ishulli Othonoit 20 km mbi Korfuz.
    Pra zgjerimi i dyre prefundon ne karaburun.
    Kjo eshte ceshtja …. nga cilat kordinata fillon zgjerimi ????

    1. Maverick says:

      Taulant, fli i qetë. Nuk ka zgjerim 12 milje nga ishujt, por vetëm 3 milje me të drejtë nderkombëtare dhe më e rëndësismja, kontinenti mbizotëron mbi ishujt. Greqia nuk mund ta pretendojë, sepse e ka të humbur gjyqin ende pa filluar.
      Aty ku hapësira është më pak se 12 milje, zbatohet vija e mesit.

    2. xx says:

      TAULANT: Zgjerohet aty ku mundet e jo mbi 12 milet e tjetrit.

  5. troja says:

    Merooooo Albini do s’do ti do jete kryeminister,e jo vetem i kosoves,por edhe i gjithe shqiptreve.

    1. Kali I Trojes says:

      Oooooooo troja!
      Mire per Kosoven, po shqiptreve ku ndodhet ?
      Po qe se e ke fjalen per Shqiperine, rri i qete se ajo qe ke qefe zotrote do te ndodhe vetem kur DIELLI nuk do te ekzistoje me ne kete gjithesi.

  6. Taulant says:

    O Mero shkruan shume pasaktesira .
    Berisha beri mareveshje detare me Greket sepse Greket kishin vendosur veton per hyrjen e Shqiperis ne Nato.
    Pra me nje mareveshje te tille (ne dem te Shqiperis) u hoq vetoja Greke per ne NAto dhe Shqiperia u anetaresua ne NAto.
    Mareveshja u denoncua nga Rama e partia Socialiste sepse lejonte Greqin zgjerimin nga 6 ne 12 milje.
    Gjykata e lart e rrezoj mareveshjen.
    Sot mbas 10 vjetesh kerrici Rama deklaron qe Greqia ka te drejten e zgjerimit 12 milje.
    Ky bastard pse denoncoj mareveshjen para 10 vjetesh edhe sot e aprovon ????

  7. REZI says:

    Si gjithnjë korrekt dhe me argumenta, duan apo s’duan opozita dhe komentuesit antiMero.
    Të lumtë pena! Ti i thua gjërat si janë dhe jo për interes të njërit apo tjetrit. S’ke faj ti dhe ne se Sala ka të tilla makthe, ai ka mbi shpatulla dhe vrasjet e shkatërrimet që nga 90-ta e deri sot.

  8. Musa Xh. babai i Mucit , qe spiunonte Petro Zhejin says:

    Sala eshte me parkinson dhe i ka ditet e numuruara.

  9. 001 says:

    Na rane leshte duke share sali prostituten
    Nje here ne 100 vjet lind bucja meshkuj si saliu i sheqeres
    Heren e fundit ishte Zogu i kurves (jo Zogu tiranes)
    Zogu u tregua burr Pasi e kuptoj qe nga tradhtia nuk e mbante me Kjo toke u arratis me familjen
    Sali prostituta as kupton as degjon
    Vetem shan dhe ofendon
    Ajo shqiperi do rilinde kur te vdes sali prostituta

  10. Astrit says:

    Ligji per 12milje funksionon vetem kur jemi ne nje distance 24 milje e larte ne rastet e tjera ndahet ne menyre te barabarte dhe kete nuk e vedos as greqia as shqiperia por edrejta nderkombetare.une cuditem si kerkojme temos funksionon per greket nje gje qe ne e kemi ne zbatim qe nga viti 1990.Miratimi iligjit ngaqeveria greke nuk ka te bejme me asnje marveshje me palen shqipetare dhe kete gje berisha e di shume mire dhe shitje te detit tani nuk ka ajo u be fatkeqsisht nga qeveria bearisha meta dhe fatemiresisht e rrezuar nga gjukata kushtetuese e shqiperise. U takon eksperteve dhe jurist eve te se drejtes nderkombetare te jene te kujdeshem kur ceshtja te trajtohet dhe ketu eshte detyre pergjegjsi e shtetit per njerzit qe do te caktoje ne kete ceshtje. Berisha dhe COpalaco vasil LSI e fine shume mire kete gje se dhe ne rastin me te keq per ne greqia nuk mundet te fitoje me shume nga ato qe I dhane lulezim basha, Sali berisha, ilir meta CO, prandaje kjo gje u djeg dhe kerkojme te turrbollojne ujrat Duke genjyer edhe veten e Tyre. Mjere ata qe I ndjekin

  11. Shqipetari-Berline says:

    Mero:Dakorde me ato qe thoni,dhe sa per Berishjanet nuk ja vlen te KOmentoj se jane Shkaterruesit e Shqiperise..por ajo qe do te thoja:??
    1-Pse Qeveria Rama ,ne Grupin e Negocjatoreve per c´eshtjet Tekniko-Toopografike, nuk caktoj edhe Kolonelin e Nderuar Myslym Pashaj??Ishte i vetmi Specjaliste Shqipetare qe ne Menyre Shkencore dhe Faktike beri Denoncimin e Shitjes se Detit nga Qeveria Berisha,,,,pra pse u la Jashte Ekipit Negociues me Ditmir Bushatin ne krye???Apo mos valle kete gje ja Kerkoj Greqia..por nene “rrogoz”???Apo Arroganca dhe Mendjemadhesia e POlitikaneve te Majte??????Mbase dhe te dyja..por kur dime se z.Pashaj eshte nje Ekspert-Toopografe brilante…pse te mos ishte ne Grupin Negociues????????
    2-Personalishte e kame KUndershtuar cuarjen ne Gjykaten e Hages..sepse Gjykatat INfluencohen,pamvarsishte qe “Hiqen” si te paanshme..
    Shteti,dhe Qeveria Rama kane bere nje Gabim Strategjike..kur rane Dakorde te shkonin ne Hage,kete le ta Bente Greqia..Shqiperia duhet te Qendronte ne POzicjonin e saj…..dhe jo te gjitha c´eshtjet jane Sqaruar??Perseri,do te shkohet te Negocjatat Dypalshe,por kete here pa-vlere..Greqia e ka bere Fakte te kryer zgjerimin e 12-mil…ve pse??????????Shikojme se Shteti Shqipetare nuk Ekziston as edhe ne Harte,me keta Lolo-Politikane dhe te percare qe kemi…
    3-Fare thjeshte:Gjykata e Hages Vendos ne Favore te Grekerve,kur dime edhe LObimet nen-Rrogoz..dhe Rames dhe Shqiperise i Mbetet “Trongelli” ne dore…zgjerimi duke marre Parasyshe Shkembinjte ne veri te Korfuzit,do te ishte Katastrofale per Shqiperine….lol

  12. Korabi says:

    Saliut brez mbas brezi do i ngelet damka e vrasesit,dhe e tradhetaret sepse ka dorezuar pjese te teritorit si dhe Ahmet Zogolli.Brezat qe do vijne do mesojne ne shkolle se tradhetaret e kombit qe kane dorezuar teritor jane:EsatToptani,nipi i toptaneve Ahmet Zogolli, dhe dhenderi i Serbise Sali Berisha,kjo damke do ju ngelet brez mbas brezi.

  13. Tropojani says:

    Edhe sala edhe luli dhe lilke floriri dhe Edi Rama dhe ERIJON VELIAJ dhe te gjith politikanet shqiptare jane njerzit me te ndyre keta tallen me popullin qe I voton me popullin qe shpresen e kishte tek keta horra qe u pasuruan ne kuriz te popullit.

  14. Ed says:

    BRAVO I SAKTE JE MERO
    BRAVO

  15. Antikorupsioni says:

    Erion veliaj krye mafjozi i bashkise se tiranes njeriu me i ndyre i qytetit tone eshte i ngatruar ne pune te pa ligjshme eshte me dy fytyra ky njeri duhet q…..e ropte e shtepise.

  16. TIRANA 2020 says:

    I MADHI AGRON DUKA OSE GOPISTI NSHRAKUT.SHKRUAJ SA ME SHUME I MADHI TE MDHENJVE.

  17. Leo says:

    Veten Mero dhe Kreshniku i Haleances thone qe 11 km territor deti asht ma e madhe se 22 km ye pelqimit qe jep Rama. Tashti na thoni sa km katrir ndershon marrveshje e 2009 me kete 12 milje ose 22km shtrirje.
    Kete argumentoni se amerret nje ishull me 400 banore si i banushem keye e din edhe budalla se 1 njeri po banoji ne nje ishull quhet i banueshem.
    Shkurt yregoni fitimin tone apo humbjen me 2009 dhe 2020

  18. True democracy says:

    Nuk ju ndahet shpirti nga Berisha o Mero!!!! Dashuri e vjeter e juaja dhe jugut ne pergjithesi se shkaterroi inteligjencen politike te veriut dhe diskretitoi veriun me lloj lloj palacosh ofroi dhe duke cuar uje ne mullirin tuaj e ringjallni enveriem,pushtetin tuaj absolut mbi Shqiperise!!!! Ai e beri per veten e tij,diktuar nga agjenturat dhe fakti qe nuk ndjehej ne thelb shqiptar.Por demokraci e veetet do riktheje ekuilibrat dhe horrat e tradhtaeet e tranzicionit do te ndeshkohen e jo vetem prej zotit!!!!

  19. k says:

    Të kuptosh shpellarin berisha,duhet të lexosh “mitin e shpellës” të Platonit.
    Ai shpjegon se njeriu primitiv që kishte jetuar në errësirën e shpellës duke parë vetëm hijen e vetes të reflektuar nga zjarri në muret e saj,
    kur doli nga shpella,e kapi dëshprimi i thellë dhe depresioni për çka kishte humbur nga bota jashte shpellës,dhe braktisi çdo moral,rregull dhe
    respekt ndaj njerëzimit duke pretenduar gjithshka nga bota ,për shekujt që kishte humbur brenda shpellës.
    Në këtë kompleks frustacioni integral,edhe berisha kërkon të shesi,grabisi,vjedhi pa anjë përmbajtje, për të zëvëndësuar ndjenjën e fortë të
    inferioritetit ekzistencial dhe nevojën për të fshirë të shkuarën e shpellës që nuk mund t’ja kthejë askush.
    Edhe pasardhësit e tij do vuajnë për shumë shekuj këtë sjellje me reflekse të kufizuara ,duke u përpjekur pa rezultat,të zëvëndësojnë këto
    efekte ,duke demostruar autosodisfacion të rremë me paratë e vjedhura që nuk i ndihmojnë por vetëm thellojnë sensin e pamposhtur nga
    asnjë vlerë monedhe.Vetëm shtrati i një psikoanalisti i aftë që të lëvizi dhe të heqi sado pak atë hijen shekullore në muret e shpellës,
    të thithura nga paraardhësit ,mund ti kthejë paqen ekzistenciale dhe harmoninë me të drejtën dhe natyren.
    Pra,problemi e berishës eshte psikollogjik,jo historik.

  20. Shqiptar says:

    Ju flet Ymer Baze, zèri i korrupsionit dhe i shkèrdhatokracisè. Atij MOTÈRQIRIT qè pèrmend zotrote, ky Ymer korrupsioni, i ka shèrbyer me devotshmèri, deri ra nga fiku.
    Tani, thur elozhe pèr tè korruptuarin tjetèr.
    E thjeshtè fare. Shqiptarèt shkojnè pèr lesh. Saliu, Edi, Iliri i Monikès dhe Ymerèt e gjahut, ndajnè zonat e influencès.
    Kèta sè bashku, nèn efektin e mèndjelehtèsisè sè shqiptarit dallkauk, fryhen dhe iu duket vetja bajraktarè tè shqiptarisè.
    E dini sa zgjat bajeaktarizmi nè anèt tona?
    Deri ai prokurori bèn punèn e tij dhe nènshkruan fletèn e arrestit.
    Nga ai moment e mè pas,,,,kènaqesh duke parè estradè, me “trimat” e tavolinès vija-vija.
    Ndryshe, ky komb shkatèrrohet.

  21. Mero gjeologu katunari Peshtanit
    NJi keshill .jepi tjetrit ate qe i takon qoft ky dhe Berisha..
    Nji prov e pakundershtueshme eshte qe Berisha zaptoi gjithe institucionet perfshi dhe gjykaten Kushtetuse apo jo Mero demagogu.
    PO ATEHER SI SHPJEGOHET QE KETO GJYKATSIT E BERISHES RREZUAN VENDIMIN E MARVESHJES SE DETIT ..
    PRA BERISHEN MUND TA AKUZOJN PER CTE DUASH POR JO PER SHITJEN E DETIT.
    SPS U TREGUA STATIST I DORES SE PARE
    ME ANTARSIMIN E SHQIPES NE NATO…
    NUK E THEM UN ..POR E KAN PRANUAR DHE GREKET ME TE THEKUR SI NACIONALISTE .ISH KRYETARI I LAOS KARAXHAFERRI E tha ne parlamentin Grek atehere kur u rrezua marveshja nga Kushtetusja jon.. qe na e futi Berisha…
    Na hape barkun me to editorialet e tua
    sjell shum energji negative..
    Sinqerisht Mero katunari ke talent per ne
    Televizion i kam pare te gjithe intervistat e tua sidomos ato ne Kosov te Komiteti dhe kjo e fundit me Batonin nuk ishte e keqe si intervist .shet shum para kameras
    te del natyrshem fjala ke dhe nje humor te holl kur tregon dicka ..

  22. Ilir says:

    Ham Mero Ham .
    Rama bam e Merua ham .

  23. S.B nuk do t’ia dije per makthe. Nuk vuan asnje makth. Ai tall b….me te gjithe….Kjo eshte e verteta e deritanishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje