Kosova pa president, pa kryeministër, pa kryetar Kuvendi…

22 Dhjetor 2020, 18:39Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka shpallur të pavlefshme votën e një deputeti në Kuvendin e Kosovës gjatë votimit për qeverinë “Hoti”, e cila ka pas marrë numrin kritik të votave. Pas vendimit, Qeveria ka humbur shumicën dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, që mbahen afërsisht për 45 ditë.

Të gjitha palët janë shprehur të gatshme për zgjedhje, por vendimi e ka futur Kosovën në një krizë shumëplanëshe institucionale, pasi aktualisht vendi është pa President, pasi Hashim Thaçi është në Hagë dhe në vend të tij është një ushtruese detyre.

Po ashtu, prej sot Abdullah Hoti është ushtrues detyre i kryeministrit, edhe pse për gati 9 muaj e ka shpëtuar Kosovën nga konfliktet që nisi Albin Kurti me faktorin ndërkombëtar e sidomos me SHBA e Bashkimin Europian.

Ndërkohë prej Vjosa Osmanit është shkarkuar shefi i shërbimit sekret. Po t’i shtosh dhe faktit që pas shpërndarjes së Parlamentit nuk ka as kryetar Parlamenti dhe Osmani nuk mund të jetë më ushtruese e detyrës së presidentit, pasi atë detyrë e ka si kryetare e Parlamentit, atëhere kriza bëhet e plotë.

Vendimi i Gjykatës u duk sikur rrëzoi një tullë, por në fakt rrëzoi brenda një minute gjithçka nga shteti i Kosovës, presidentin, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, shefin e Shërbimit.

Presidenti i ri normalisht do të duhet të zgjidhet nga Parlamenti i dalë pas zgjedhjeve. Por në rast se Kosova hyn në një krizë të re të mos formimit të Qeverisë, ku askush nuk formon shumicën, vendi rrezikon të mbetet gjatë pa president, pa kryeministër, pa kryetar Kuvendi dhe shef të shërbimeve sekrete.

Në zgjedhjet e fundit që përfunduan më 6 tetor të vitit të kaluar, Qeveria arriti të formohej në janar dhe nëse përsëritet ky skenar, vendi mund të ngelet pa president deri në qershor në rastin më të mirë. Në rastin më të keq mund të rishkohet në zgjedhje pa asnjë institucion.

Kështu që vendi po shkon drejt zgjedhjeve nga pika zero dhe ka disa skenarë të frikshëm.

Skenari më i mundshëm është që Albin Kurti del forcë e parë, por nuk merr mbi 50 për qind të votave. Në atë klimë armiqësie që ai ka krijuar në Kosovë, askush nuk do të jetë i gatshëm të bashkojë votat me të, pa lëshime thelbësore dhe në bazë të Kushtetuës së Kosovës, nëse partia e parë nuk bie dakord të mbledhë Parlamentin dhe të caktojë kryetarin, Parlamenti nuk mblidhet dhe rishkohet sërisht në zgjedhje.

Albin Kurti është i gatshëm ta bëjë këtë me qetësi, derisa Kosova të shkrumbohet, ose ai të bëhet mbret.

Skenari i dytë është që të formohet një koalicion i gjerë PDK- AAK- NISMA dhe partitë e tjera më të vogla, me shpresë të dalin lista e parë dhe të marrin mandatin për formimin e Qeverisë.

Kjo do të ishte paksa e vështirë në një kohë kur udhëheqja politike e PDK është në burg dhe protagonizmi i Haradinajt për president, është po aq problematik sa ambiciet e Albin Kurtit për të marrë gjithçka që ka përpara, ose për të marrë zvarrë Kosovën.

Skenari i tretë më racional do të ishte që PDK të hyjë në Qeveri tani, të formohet një shumicë e re, të shmangen zgjedhjet derisa të zgjidhet presidenti dhe pas kësaj të shkohet në zgjedhje.

Kjo së paku e bën vendin me president dhe mbush boshllëkun institucional që mund ta rrënojë tërësisht Kosovën. Por dhe këtë proces mund ta pengojë Vjosa Osmani.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrëzon qeverinë “Hoti”, por nuk është doemos detyrim për shkuarje në zgjedhje.

Kështu Kosova ka shansin e zi të shkojë në zgjedhje me mentalitetin e Albin Kurtit, ose të gjitha, ose asnjë, dhe me këtë mentalitet, falë tij dhe Osmanit, Krishtlindjet e ardhshme do ta gjejnë Kosovën, pa kryeministër, pa president, pa kryetar Kuvendi, pa shef shërbimi sekret, por me shpresë se për Krishtlindjet e tjera,  zoti do t’u dërgojë Al Bin-in.

47 komente në “Kosova pa president, pa kryeministër, pa kryetar Kuvendi…”

  1. Taulant says:

    O Mero merru njeher me qeverin me te korruptuar ne Evrop.
    Mbete duke u marr me opoziten e Kosoven.
    Kosova ka shtet ka nje gjykat kushtetuese qe vendos.
    Shqiperia eshte vite drite larg Kosoves per institucionet demokratike.
    Ne Shqiperi nuk ka zgjedhje te lira .
    Votat blihen me miell e kanabis.

    1. Shenjestra says:

      Taulant,na rrofsh bythen.Keto qe thot Mero jane te verteta per Kosoven,por ty te ha bytha dhe e kruan me gjethe fiku.Nuk po flitet per Shqiperine por per Kosoven qe merua thote te verteten se ajo do ngelet per shume kohe pa president,pa kryeminister,pa kryetar kuvendi e pa shik.Nuk ta mbushin mendje keto? Kurse ne shqiperi ne kete kohe qe po drejton PS-te ka zgjedhje te drejta dhe te ndersheme.Vjedhje votash,manipulime beheshin ne kohen e qoftelargut Sali Berisha.

    2. ben says:

      Mero
      Nuk na shkruajte 2 fjale per Ramazan Rajen.
      Rilindasin qe Edi Rama dhe Taulant Balla e mbrojten publikisht.
      Dhe jo vetem kaq po sulmoi dhe policin qe i denoncoi si bandit.
      Sot Ramazan Raja eshte ne burg ne gjermani si kryebandit.
      Ndersa polici Nuhu si azilant politik i banditeve te rilindjes.
      Dhe lere kosoven se ka gjykate kushtetuese qe i zgjidh problmet, dhe qe ben zgjedhje qe nuk i konteston askush.
      Ndersa ne shtetin e Ramazan Rajes qe ti mbron nuk ka as zgjedhje as gjykate as parlament.

    3. Albanian Orthodox says:

      [email protected] Turkshqipfoles ku e ke lexuar kete qe Shqiperia eshte vite larg kosoves !!!!! Arab shqipfoles kete lajm e ke marre nga Nevojtorja e berishes ..ahahahahahahaha Budall e dhjere qeni e berishes. kosova eshte 100 vjet mbrapa Shqiperise nga cdo gje..shiko e hapi syte or bajge e berishes dhe ilir metes.

    4. Edlira says:

      Bravo Taulant!

      Ata qe e “ndriten” Shqiperine, kritikojne Kosoven!

      Mero Baze ne vend qe te fokusohet tek korrupsioni 30 vjecar dhe humbja e perspektives ne Shqiperi, na ben pa nderprerje Analistin dhe Kritikun me Kosoven!

      Rregulloni dhe drejtoni njehere Kasollen ku jetojme…pastaj shani catine e viles se komshiut!

  2. Petraq papadhima says:

    Shum urrejtje ke per Albinin Mero!!!!

    1. Epirioti II says:

      Si thua Petraq. Po sikur urrejtja te buroje dhe te ushqehet nga arsye te shendosha ?
      Une do e riformuloja ndyshe fjaline. Pse kaq i urryer more Albin !!!!
      Po u be edhe nje here Albini kryeminister, Kosoves nuk ka me i dal e keqja per 30 vjet sic nuk i doli Shqiperise nga Albini yne.
      Kohe me pare kam pas mjaft simpati per kete legen burre, por doli bajge e plevitosur.

  3. Kapterri says:

    Hahahah. Shumica në Kosovë jan Al-Bin-a

    1. vjosa says:

      po ckeni me meron ai e urren se e urren rama! e ka me direktive dhe teza te dhena nga fuga! ky edhe femijen e vet e ben mut po i tha rama dhe ata qr paguajnr! e mbani mebd o jubte majte qe masturboheni nga mero se cu bente ne kohen e berishes?!! ja me ke ben politike dhe mban pushtetin pushti paeudo socialist rama dhe shoket e tij dhe burrat e ish dashnoreve!?o pika komentues debila! Albini do i bej zborr te korruptuatve te kosoves! e do populli ate! te haj bakllav mero qafrejpuri inatcou provincial i bere me leket tuaja o lomwtuea trapa!

    2. Edlira says:

      E hapet serish gojen ju pseudo-greket me pension 300 evro?!

      Nuk pushuat per asnje cast te villni vrer kundra Shqiperise dhe Kosoves!!! ???

      I dua dhe i respektoj greket si popull dhe si qyterim i lashte,por per ju pseudo-greket e Shqiperise urrejtjen me te madhe po mbledh sa here qe ju lexoj!!!

      Ju meritoni burrat e koherave te vjetra…t’ju dilte me nje shpate samurai dhe t’ju fshinte njehere e mire nga siperfaqja e tokave shqiptare!

  4. Artan says:

    Si perhere i ve pikat mbi “i” me nje inteligjence brilante

    1. !! says:

      Mero ka inteligjence por nganjehere e perdor per keq.
      I ka ngel mendja tek Albin Kurti e Vjosa Osmani, taman si dikur kunder Sali Berishes . Me Saliun eshte ok sepse eshte i yni, po me Kosoven cka ? Cdo dite ky dhe Frrok Cupi gatuajne nga nje drame per Kosoven !! Shihen qarte tendencat e tyre.
      “Nga konflikti qe nisi Albin Kurti me faktorin nderkombetar sidomos me SHBA dhe BE ” !! Sikur Kurti eshte sa Kina !!! Mos bre ….

  5. Ladi says:

    …dhe perseri Serbia me nje argument konkret ne dore do ti tregoje perendimit: se shqiptaret nuk bejne dot shtet, se ata jane tribale, se jane islamike, se jane…- e cfare nuk do te thone..

  6. Trump says:

    Nuk kuptohet qarte pse gjithe kjo urrejtje per Albinin. Po nuk e morin Albini, kush ta mari ? Ramushi qe s’di te lidh dy fjale ne shqip, ai plaku udbash Isa Mustafa ? Hashimi apo Kadri Veseli ? Cfare flet o Mero, pse gjithe ky mllef i sforcuar. Albini e para flet shqip, e dyta kerkon bashkimin, e treta i kerkon reciprocitet Serbise, e katerta kerkon te luftoje korrupsionin dhe e pesta e do populli. Edhe une me Ramen jam, por Rames i kane hip pordhet shume, o keshtu sic them une, o te ben armik.

    1. Taulant says:

      Albini nuk ka mentalitetin e politikaneve hajdut nga Shqiperia.
      Ne nga Shqiperia shkaterruam ushtrin sepse ne boten e re post komuniste nuk do kishte me vend dyfeku.
      Cfare ndodh sot?
      Te gjitha vendet rrotush nesh kush te armatoset me shume.
      Politika jone e shtrirjes se dores braktisjes se identitetit te folurit jashte shtetit ne Italisht/greqisht etc nuk na afroj fare me Evropen.
      Evropa na shtoj edhe 15 kushte .
      U hoqem jashte shtetist edhe si njerez pa fe te asimilueshem te integrieshem por pa ndonje vlere… Evropa nuk na do.
      Evropa ka pranuar 50 miljon myslyman nga Siria,Bangladeshi,Afrika e Veriut etj por ne jo.
      Me mire modeli i Albinit sesa kerricet si puna e Rames qe thote gjyshen e ka Veneciane prandaj na fusni ne Evrope.

    2. Gjakovari says:

      Tramp i nderuar, nuk besoj se Mero ka urrejtje ndaj Albinit, sepse si largëpamës ia qëllon shumë situatave të krijuara. Ndërsa ne shqiptarët e Kosovës jemi të padishëm she shkurtpamës. Prandaj të dëshpruar nga ofertat dhe rezultatet e politikajve të gjertanishëm kane me u mbështet te shpresa Albin Kurti. Albini medeomos duhet të flasi edhe anglisht, t’a kërkoi anglisht bashkimi (që t’na lejojnë), reciprocitet nuk ka me export 40 milion € dhe import 450 milion €, korrupsioni nuk zhbëhet pa Prokurorë dhe Gjyqtarë dhe Albinin po e duam (si shumicë) le ta provojmë. Por nëse edhe ky dështon?

    3. Lili says:

      Pse gjithe ky mllef nga mero perAlbini ?!
      Sepse me Albinin Mero nuk mundet me ba pazar si me Bukishi berishen apo Ramen e thacin!
      Nuk i mbush xhepat mero me Albinin se punet shkojne drejte e mero humb cdo pesh si ´planprishes e planndresese ala Baton Haxhia ngagrekia!

    4. Epirioti II says:

      Per Ramushin kam ca dyshime, por gjithkush tjeter eshte me i mire se Albini per Kryeminister.
      E para shqip flasin te gjithe, e dyta bashkimin e kerkojne te gjithe kurse Albini e ka sa per demagogji, e tre reciprocitet Serbise kerkojne te gjithe, e katerta nuk e lufton dot korrpsionin nje me moral te korruptum, dhe e pesta shumica e popullit nuk e honeps dot.

  7. Bashkim says:

    RRNOFTE MRRET ALBINLADENI I PARE I DYTE DHE I TRETE ME VIJOSEN MRETNESH . KOSOVA KRAHINE SERBISE EDHE PER NJA 200 300 500 600 VJET TE TJERA.

    1. Jeta says:

      Pse nuk mirresh me politiken ne shqiperi ku as gjykate kushtetuese nuk ka bile ne kosove ajo funksionon dhe shume probleme demokratike ka zgjedhur duke mos e lene vendin te kalopsoj. E ti ndalu ne politiken e kamabisit e mos kerce ne kosove se gati je bere si baton stanishiqi more meroo.

  8. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha says:

    @ Taulantit qe sdi shqipen!
    Merua vertet ne nje vend normal e me shtet s’duhej te merej me nje ‘shtet’ tjeter po problemi eshte qe meren ‘hajdaret’ dhe ‘koqevaret’ ka 30 vjet me tritol e molotov kunder popullit e shtetit shqiptar e mezi presin tu vdesi ‘vllau’ qe ti qine gruan apo vdese babai e ti hane hallven duke shkelur me kembe e zbathur ne torten e 100 vjetorit te pavaresise!!!!!!!!

  9. Bashkim says:

    SA I ZGJUAR MOR ZOT I MADH KI PETRA QI PA DHI

  10. Altin says:

    Sa e frikshme eshte menyra e te menduarit. Sugjeron cdo lloj makinacioni te mundshem per te sajuar qeverine pervec votes. Njerezit te shkojne te votojne te tjerat zgjidhen.

  11. Bashkim says:

    Ore po eshte kollj me thoni te mos shkruaj dhe kaq. Ore per vere se per dimer se per dimer na mban ngrohte

  12. Albi_I says:

    Nese doni te kuptoni sa shume e do Mero demokracine dhe ndryshimin ne Shqiperi, shikoni sa sa shume lufton ato forca qe kane luftuar per keto ide ne Kosove.

    Mero nuk e ka as me Saliun, as me Ilirin ne Shqiperi. Kete e ka genjeshter per militantet. Thjesht kerkon te ruaje postet dhe privilegjet e tij ketu.

  13. Korabi says:

    Si nuk doli nje burre i urte dhe i zgjuar ne Kosove,qe ti bashkoj grindavecet dhe karieristet per te miren e Kosoves,po te gjithe duan ta bejne cope cope, per te mare nje per vete.Tani per tani kryepercaresi me i madh eshte Albin Kurti,prandaj kosovaret duhet te hapin syte dhe mos genjehen nga demagogjija e tij.

  14. nacionalisti says:

    Thjesht per kujtese
    1. Albin Kurti KUNDER Rambujese
    2. Albin Kurti KUNDER UCK
    3. Albin Kurti KUNDER pushtetit te gjykatave te EULEX ne kosove (per kete besoj duhet ta keni kujtesen e fresket… se si tha: Nuk paraqitem para gjykatave ne kosove sepse nuk e njoh pushtetin e tyre ne kosove)
    4. Albin Kurti KUNDER Ahtisarit
    5. Albin Kurti KUNDER marreveshjes se kufirit Kosove – Mali i zi… (nese ju kujtohet gjuanin me bomba tymuese ne parlamentin e kosoves ditet qe do behej votimi)

    SI KA MUNDESI QE NE VEPRIMET E TIJ KY INDIVID PUQET 100 PER QIND ME QENDRIMET E SERBISE NDAJ KOSOVES ???!!!

    p.s.
    por kjo eshte pak me e gjate… gjithsesi bazuar mbi realitet konkret te viteve te fundit.
    Te perpiqemi ta shikojme pak nga lart… sigurisht me modesti dhe aq sa mundemi ?
    Kur Albini gjuante me bomba tumuese ne Parlamentin e Kosoves… ne cfare kushtesh ishte Ballkani ?
    Cilat ishin situatat ne kete rajon? Kush investohej fuqishem? Sa ishin keto forca qe investoheshin fuqishem? Cilat ishin interesat e tyre?

    1. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba tumuese ne Parlament kunder marreveshjes se kufirit Kosove – Mali i zi… USA kishte nje qendrim te prere PRO ketij votimi. Agjencia e lajmeve SPUTNIK (besoj “koleget” e Albinit) ishte kunder. (Mund te kerkoni ne google e do bindeni).
    2. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba… ne Mal te Zi, presidenti i shpetoi nje atentati (sigurisht me ndihmen e agjencive te huaja) ku 2 atentatoret jane me emer e mbiemer dhe njeri eshte i sherbimit sekret serb,,, tjetri i sherbimit sekret rus… Shkaku i atentatit? Presidenti tha… Po do futemi ne NATO… Agjencia sputnik (nenkupto dike tjeter) tha une te heq koken po u fute.
    3. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante…. ne Maqedoni (ate kohe keshtu cilesohej… e theksoj kete jo pa qellim… shpjegimi vjen me poshte) vendi i shpetoi nje katrahure civile me emertimin lufte pas nje nate “te cuditshme” e te dhunshme ne parlamentin maqedonas. Jane te verifikuar personat qe nxiten sulmin mbi parlamentin maqedoas si agjente te sherbimit sekret serb. Shkaku? Kishin mbaruar zgjedhjet ne maqedoni dhe presidenti i asaj kohe i maqedonise me emrin Ivanov (koleg i “agjencise” sputnik) nuk i jepte te drejten per krijimin e qeverise Zaevit (zgjati 6 muaj kjo pune) sepse donte qe qeverine ta formonte Gruevski (dhe ky koleg i “agjencise” sputnik)… U desh te shkonte Hot Lee (interesohuni te kuptoni ca pozicioni mbate ne ate kohe) i cili pas nje takimi me “kolegun” Ivanov e “bindi” kete te fundit dhe me ne fund Zaevi formoi qeverine ne KOALICION ME SHQIPTARET E MAQEDONISE. Si rezultat i ketij koalicioni qeveritar ME NE FUND ERDHI DITA QE NJE SHQIPTAR TE DREJTOJE PARLAMENTIN E MAQEDONISE…. kjo per here te pare ne historine e ketij vendi. Cuditerisht AGJENCIA SPUTNIK per 1 vit rresht ne lajmet e saj thoshte: TE NDALOJME ZBATIMIN E PLATFORMES SE TIRANES NE MAQEDONI…. nese do keni qene paksa te vemendshem do ju kujtohet qe pak perpara zgjedhjeve ne maqedoni ne tirane “me keshillen” e USA Edi Rama takoi te gjithe faktorin politik ne maqedoni dhe sic duket i “keshilloi” qe te benin koalicioni me Zaevin per te heq qafe (sic edhe ndodhi… lepurushin Gruevski qe ia mbathi per te “kolegu” Orban) dhe qe me “keshillat” e USA me ne fund te avanconte projekti shqiptar ne realitetin e maqedonise…. nese me lejoni dhe pak (per nje panorame me te qarte mbi ballkan “te kolegeve te sputnik” diten kur KRYETARI I KUVENDIT TE MAQEDONISE,,, vizitoi shqiperine dhe ishte ne sallen e kuvendit shqiptar… per te marre pjese ne votimin qe do bente ate dite kuvendi per te votuar pro anetaresimit te maqedonise ne NATO, “kolegu” thuthuq ngaqe i ishte cenuar rende nderi nje dit me pare (duhet te kuptoni qe eshte nje teater i gjithi shqiptar… nuk perjashtoj njeri “si kolege” te sputnik ne tirane) me demek tregoi burrerine dhe bojatisi ramen kur ky po fliste ne parlament… meqe une punoj ne media di te them ca quhet lajm sipas mendiave… dhe lajmet e agjencive kryesore ishin: thuthuqi gjuan me boje ramen… nderkohe qe duhet te ishin: kryetari i kuvendit maqedonas… shqiptari i pare ne kete post… asistoi ne votimin e parlamentit shqiptar pro hyrjes se maqedonise ne NATO… Lidhur me kete drejtim… “cuditerisht” pas 30 vitesh Greqia dhe Maqedonia me 2 takime e zgjidhen ceshtjen e emrit… dhe kjo ishte pengesa e fundit zyrtare… ne rrugen e anetaresimit te maqedonise ne NATO… sigurisht “me keshillen e USA”.
    4. Ne kohen kur Albini si Patriot…. ne Tirane neve ishim disa muaj ne cader :-))))))… Arsyeja… lloqet e redaksive nuk me terheqin… por arsyeja ishte PENGESA E RADHES KUNDER REFORMES NE DREJTESI… (sigurisht kjo me “keshillen” e kolegeve te sputnik)… per kuriozitet po ju them nje fakt… Ambasada Ruse ne Tirane ne ate periudhe i ka drejtuar shtetit shqiptar kerkese zyrtare (e gjen ne ministrine tone te jashtme te protokolluar) per te shtuar “inteligjencen” ruse ne tirane me pretekstin se ndjeheshin te kercenuar… sepse afer ambasades banonin ca rob me mjekerr… shteti shqiptar beri verifikimet dhe ia refuzoi kerkesen po zyrtarisht…. Mjafton te futeni te faqja e INSTAT dhe do habiteni kur te shihni qe ne ate periudhe u shtua numri i turisteve ruse ne tirane… (thote nje llaf i urte… te vjetrit pordhet mos i degjo por llafet po… dhe me kujtohet kur avokat Ngjela thoshte qe ne shqiperi jane futur 400 agjente ruse… ne ishim ne cader eeee ta keni te qarte)… Dhe u desh qe Hot Lee 1 jave pasi kishte ikur nga maqedonia ti hipte prap avionit e te vinte ne tirane… ku sqaroi ca gjera ai dhe ne dolem nga cadra…. Nese keni interes ne nje koment te dyte… mund tjua paraqes ne forme grafike… sipas muajve te GJITHA PENGESAT E BERA NGA FAKTORI POLITIK SHQIPTAR ( I GJITHI) KUNDER REFORMES NE DREJTESI… dhe qe te sqarohemi te kjo pike… persa i perket “keshillave” nga usa dhe nga sputnik… di te them sakte dhe qarte cfare tha Palmer kur erdhi ne tirane ne konference per shtyp… per paranteze po ju informoj qe ne kishim dorezuar mandatet… kishim bere disa protesta deri perpara parlamentit dhe tema melodike e zerit agresiv kishte arritur KULMINACIONIN dhe pritej te sulmohej parlamenti… dhe vjen Palmeri… I cili tha: 1. Zgjedhjet do behen me 31 qershor (presidenti i floririt i kishte “cdekretuar” hahahaha shume per te qesh kjo po e kalojme). 2. Parlamenti eshte legjitim (une e kuptoj… mos na cani trapin dhe qepeni,,, miratoni ato pak ligje qe kan ngelur pa miratuar ne kuadrin e paketes se reformes ne drejtesi). 3. Qeveria eshte legjitime (une e kuptoj… ti Rama mos na bej si i ndershem por ti do e cosh deri ne fund reformen ne drejtesi megjithese pas kraheve tane do te na e fusesh me lojerat qe bo ne bashkepunim me faktorin politik ne tirane). 4. Kush mendon se reforma ne drejtesi po ecen keq e ka gabim… po ecen shume mire; dhe me E RENDESISHMJA 5. Pyetjes: A mendoni se ne Balkan interferojne forca te tjera te rrezikshme (qe u habita cne qe iu be ajo pyetje) iu pergjigj: SHQIPERIA NUK DO TE JETE ME KURRE TARGET I RUSISE. Pas asaj vizite besoj jeta ketu vazhdoi drejt nje normaliteti sic edhe ne te gjithe ballkanin… permenda ballkanin me mbajt vemendjen e shikimit ne lartesi… kush kishte interes qe jeta ne ballkan te mos vazhdonte normalisht ???? USA apo “koleget” e sputnik ????

    Perfundim: Albini eshte nje zar i vogel ne kete loje… por fatkeqesisht ai e ka pozicionuar veten me bindje ne te gjitha levizet veprimet qendrimet e tij… dhe per mua personalisht… se lojen e kujt ben… eshte fare e qarte. Koleget e sputnik.. jane frymezimi i Albinit… cdo gje tjeter eshte thjesht retorike… pasi nuk pati burrerine ti qendronte lloqeve qe llomotiste larte poshte kur ishte ne opozite…

    Shtese

    Tyrufilja, personi i caktuar me detyre president i kosoves, nuk beri gje tjeter, vecse vazhdoi dhe hodhi “bomben” tymuese te radhes, kete here jo ne kosove por ne shqiperi.
    Kjo qe shton Mero, qe paska shkarkuar dhe shefin e inteligjences ne kosove I shkon per shtat, linjes pro – sputnik ne kosove
    Bravo Albin, je agjenti me I mire

    1. hajt me shnet says:

      Pak si shume paske grane mut bre..do t’beje dam jo per gja..

  15. Visi says:

    Mos u bëj merak Mero se nuk do të ndodhë asgjë e jashtëzakonshme.
    Të.gjitha strukurat shtetërore po funksionojnë normalisht gjithashtu edhe zgjedhjet do të mbahen normalisht sepse ata që mereshin me organizimin e vjedhjeve industriale të votave
    nuk janë në Kosovë.
    Rezultati i zgjedhjeve do të jetë shumë i qartë dhe nuk do të ketë kurrëfar krize e qeveria do të formohet shumë shpejt.
    Kështuqë Mero, flejë dathë,thonë në Kosovë.

  16. Timi says:

    Albini ka defektet e tij pot do ishte mire që ta marrë edhe ai qeverinë njëherë dhe ta shoh se si është aty lartë. Do i ndihmojë kjo të pjeket. Gjyqësorin do ta reformojë për këtë jam i sigurt.

  17. Tepelensi says:

    Mbase fiton albini shpeton nje here e mire shqiperia dhe Kosova marksiste qe nuk ka nevoje as per amerikane dhe as per europianet shkone ne prerin e serbise.

  18. Ashtu Kot says:

    Feraj i VV foli per platformen e VV ne rast se merr pushtetin. Ai nuk foli shume por zbuloi shume. VV dhe Albini do vazhdojne te ndihmojne Serbine per te mos nenshkruar marreveshjen per njohjen reciproke. Ai tha se per sa i perket “reciprocitetit” qeveria e Albinit pret mbeshtetje te plote nga Bajdeni. Pra Kurti do vazhdoje me planin Serb per te bere fajtor shqiptaret qe vene parakushte per bisedime. Kurti kerkon reciprocitet pa bisedime.
    Kjo teori tashme e diskredituar si teori me prapaskene kunder shqiptare, do jete perseri teoria e Albinit ne politiken me Serbine. Albini pa e marre pushtetin po i tregon Amerikes vendin. Ose me “reciprocitetin” e Albinit ose jashte Kosove. Qe te mos zgjatem shume po theksoj edhe nje here se armiqesia me Ameriken eshte sherbimi me i mire qe i behet Serbise. Kushdo qe do vije ne pushtet, duhet te ndjeke politiken Amerikane dhe Evropiane ne Politiken e Jashtme. Para se te shpallin politiken e tyre VV duhet te konsultohet me Bajdenin dhe jo te shpresoje qe Bajdeni do mbeshtese Kurtin. Kurti duhet te bashkepunoje me Bajdenin sepse Amerika e cliroi Kosoven. Kurti nuk ka hedhur asnje pushke kunder serbit. Albini po na del mbi Ameriken! Pikerisht kete kerkon Serbi. Mjere Kosova!

  19. ABC KORCA says:

    Z. Mero
    Zgjidhja si per Kosoven si per Shqiperine eshte shume e thjeshte… President nga populli dhe mbarojne kapricot e cdo parti-qeverri-opozite.
    Keta ne kosove po tejkalojne cdo mase, u bene bajta, cdo 3 muaj zgjedhje… turp, mizeri,neveri.
    Kjo e kosoves nuk mund te quhet me krize institucionale, por qyhet me plot gojen, krize kombi.
    Pavarsisht se kriza kombetare e kosoves eshte e tille sa mendon se s’ka ku te veje me, kur te vije kurti me shoke ateher dhe fjala krize do jete e pakuptimte.
    Por, me e sakte do ishte te merreshe njecik edhe me vendimin e gjykates kushtetuese dhe tu thoje nja dy fjale. Eshte kjo gjykate qe pretendon se u mbeshtet ne disa vendime te venecias, kur jo me larg se dy muaj me pare, venecia mori vendim(propozoje) per shqiperine se:Po presidenti kishte shkelur kushtetuten, por ngaqe shqiperia priste vendim per hapjen e negociatave dhe der ne daten e vendimit per hapjen nuk do ishe e mundur zgjidhia e nje presidenti tjeter, na keshilluan se mire do ishte ta mbanim humbamenon.
    Dhe venecia e mbyllte mendimin, ja e hoqet, cfare fitoni per dy muaj?!
    Dua te them qe gjykata kushtetuese e kosoves, po te donte, mund te kishte dale me vendimin se deputeti nuk kishte te drejt vote, por ngaqe vendi ka pasur 4-5-6 gjedhje per nje perjudhe te shkurter dhe zgjedhjet e reaja do ishin per buxhetin te paperballueshme, qeverria te vazhdonte punen e saj der ne rrezimin ne parlamet.
    Jo vetem qe ka te drejten e keti vendimi, flas nga ana buxhetore, por ne nje situate ku pandemia po ben namin, zgjedhjet sidomos nga gjykata kushtetuese duhet te ishin shmagur.
    Gjyka kushtetuese ka vendosur pa marre parasysh pandemine dhe buxhetin… te keqen o avganistan.

  20. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

    Kjo puna e patriotizmit Mero djali është pak e dalë mode,si dhe pakë artificiale.
    Fakt është Kosova është shtet i” pavarur” për sa kohë Amerika tregon
    interes në këtë drejtim.
    Në rast se Amerika humb interesin për Kosovën,shkoi e vate kjo punë.
    Fakt është gjithashtu që Albini është antiamerikan.
    Fakt është gjithashtu që vllaznit tanë venë fenë mbi kombin.
    D.m.th. në radhë të parë jemi mysliman,pastaj shqiptarë.
    Fakt është që simpatizantët e Albinit janë pikërisht kjo kategori njerëzish,
    që e konsiderojnë Skënderbeun tradhëtar dhe betohen edhe sotë
    për shpirtin e Sulltan Sulejmanit.
    Fakt është që islami fondamentalist po fiton terren dhe po mundohet të aktivizohet edhe në politikë
    Është për të ardhur keqë,por faktet janë kokëfortë.
    Bashkimi nuk mund të imponohet,duhet të vijë vetvetiu,pa presion
    dhe për hir të së vërtetës lobi serb që jep tonin në politikën kosovare,
    po mundohet të veri në pahë ndryshimet midis nesh,ato që ne na ndajnë
    dhe jo ato që ne na bashkojnë.
    Mero djali,si përfundim,lëri ta kuptojnë ku i çon kjo rrugë që kanë nisur.
    Kur ta kuptojnë vllaznit që i kanë hipur kalit mbrapsht,
    do jetë tepër vonë.

  21. Ed says:

    I MADH JE ZOTI MERO
    AL BINI. OSE AL BIN AL BIN NARDENI
    I KE RENE NE TE
    AL. BIN NARDENI
    AL BIN NARDENI

  22. Lani says:

    Shkrim i dobet. Me teper duket si shprehje mllefi ndaj Albin Kurtit.

  23. NjeQytetarOptimist says:

    Ahhh ce godite me ate fjalen e fundit !!

  24. Kosova 2.0 says:

    Jeni shume te keqinformuar per Kosoven. Pike se pari, Gjykata Kushtetuese ka urdheruar qe vendi te shkoje ne zgjedhe brenda 40 diteve, dmth nuk mund te kete alternative tjeter perpos zgjedhjeve. Sy dyti, Kosova po perjeton nje revolucion, ku zeri i qytetareve te saj po degjohet nga politika dhe institucionet. Kosova mbylli nje cikel toksik me politikan te korruptuar, po hap nje kapitull te ri me figura te reja. Kosova po pastrohet. Kosova po na sjell shprese. Uroj nga zemra qe edhe ne Shqiperi te kthehet shpresa sa me pare. Uroj me shpirt qe te hapet nje cikel i ri me njerz te ri.

  25. Aleamca per mbrojtjen e tallashit says:

    Si tha Haxh Qamili ?
    Ç’më duhet Berlini dhe Londra,tu pas Ndroqin dhe Shijakun !!!!!
    Albinit sipas kësaj moto nuk ka ç’i duhet Uashingtoni, tuj pas Mehmet Krajën dhe Abdul Ha-qimin ??

  26. al bin laden says:

    Nje Trap me sipet thote se Albini flet shqip. Shqip flet edhe Sali Berisha o Trap, por ka bere krime ne Shqiperi. Pastaj, se sa i zoti eshte Albini, u pa qe vetem nje muaj e mbajti pushtetin. Akt unikal ne bote.

  27. Olimpia says:

    Ne kete moment gjeja me e mencur eshte qe secili te merret me ,,shtepine ,,e tij…Shqiparet ne te dy anet e kufirit duhet te stabilizojne situaten politike me nje kompromis historik ,due menjanuar apo fshire te gjithe alta qe kane mbjelle faren e percarjes.Ne Shqiperi duhet te fshihen Berisha dhe Meta,pak me vone edhe Basha dhe Rama.Ne Kosove e gjithe klasa politike qe eshte pasuruar me korrupsion, duhet te largohen nga politika ,pa perjashtime,pavaresisht meritave spese na jane bere si Cobo Rrapushi i Driteroit..PS ne Shqiperi ka personalitete pa fund nderkohe qe e Marta shqiptare eshte dhe do te jete shumice ,pavaresisht kush drejton .Nderkohe PD mund te shpetoje si parti vetem ne se fshin urgjent Berishen dhe berishizmin si personin me te zi te historise se shqiptareve .

  28. Olimpia says:

    Ne kete moment gjeja me e mencur eshte qe secili te merret me ,,shtepine ,,e tij…Shqiparet ne te dy anet e kufirit duhet te stabilizojne situaten politike me nje kompromis historik ,duke menjanuar apo fshire te gjithe ata qe kane mbjelle faren e percarjes.Ne Shqiperi duhet te fshihen Berisha dhe Meta,pak me vone edhe Basha dhe Rama.Ne Kosove e gjithe klasa politike qe eshte pasuruar me korrupsion, duhet te largohen nga politika ,pa perjashtime,pavaresisht meritave spese na jane bere si Cobo Rrapushi i Driteroit..PS ne Shqiperi ka personalitete pa fund nderkohe qe e majta shqiptare eshte dhe do te jete shumice ,pavaresisht kush drejton .Nderkohe PD mund te shpetoje si parti vetem ne se fshin urgjent Berishen dhe berishizmin si personin me te zi te historise se shqiptareve .

  29. Ano says:

    Kosova ska kryeminister, president por ka shtet e administrate….ne kemi drejtues po skemi shtet e administrate , gjykate jo e jo

  30. make albania great again says:

    plasi ymeri,plasi! po vjen shqipëria e madhe ymer! kështu thuaji atyre që të paguajnë.
    kurti,si çdokush,mund të ketë të metat e tij,po ndryshimin e bën këndvështrimi i tij për një shtet shqiptar dhe jo për vilajetet e vogla siç duan të tjerët dhe sidomos ldk-ja e ymerit!
    kurti ka dhënë prova se nuk është i korruptueshëm. kjo ka shumë rëndësi sepse ata që kemi patur deri tani ,me mentalitet kaçaku,nuk e kishin për gjë të shisnin interesat kombëtare për dy javë pushime në korfuz dhe 2-3 moldave!
    pra ,atdhetar dhe pakorruptuar! këto nuk i honeps dot klani i ymerit!
    vayhdo tani propagandën me komunist dhe islamik që të bëhesh i pëlqyer nga tipat me iq 25

  31. Ilir says:

    Mero, demokracia ngjan e rremujshme por eshte i vetmi sistem qe funksionon. Deri tani djegje e perleshje per Krishtlindje po shohim vetem ne Tirane ku kriminelet Sali Berisha e Ilir Meta jane jashte burgut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje