Gjykata Kushtetuese dhe dëshpërimi i Ilir Metës

24 Dhjetor 2020, 18:01Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca kanë arritur një fitore personale, duke mposhtur pengesat artificiale proceduriale dhe lojërat me interpretimin e radhës së plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese, duke arritur objektivin që shpallën para shqiptarëve, për të ngritur Gjykatën Kushtetuese para 31 dhjetorit.

Mungesa e Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri për të tretin vit, u përdor gjatë për t’i hedhur benzinë zjarrit të krizës politike në vitin 2019, duke ç’dekretuar zgjedhjet dhe duke tentuar të fusin vendin në luftë civile përmes një revolucioni të stisur me molotov.

Në fakt, Ilir Meta ishte dhe shkak i mungesës së  Gjykatës Kushtetuese, edhe justifikues i veprimeve antikushtuese me mungesën e saj. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, ishte arma më e fortë e hakmarrjes e Ilir Metës dhe Sali Berishës, kundër atyre që mbështetën dhe prodhuan reformën në drejtësi.

Ajo ishte argumenti që ata kishin, pse ishte gabim kjo reformë dhe pse duhet ta paguanim tanimë ne të gjithë me mungesën e Gjykatës.

Mos ngritja e Gjykatës ka qenë një operacion i qëllimshëm, i cili tentonte të përdorte krizat që prodhoi presidenti në favor të lëvizjeve të dhunshme antiligjore. Gjithë argumentet që Ilir Meta jepte për mos ngritjen e saj ranë dje.

Ilir Meta dje dekretoi Përparim Kalon, një jurist i njohur në fushën e avokatisë në Shqipëri, duke përgënjeshtruar veten e tij dhe gjithë aktet e tjera antikushtetuese që bëri në plotësimin e vakancave nëntë muaj më parë, kur konsideroi të paligjshëm radhën e plotësimit të vakancës nga Kuvendi.

Për ta bërë më të thjeshtë, pretendimi i Ilir Metës atëhere, ishte se sipas Kushtetutës, radha e plotësimit të vakancës është presidenti, Kuvendi, Gjykata e Lartë.

Interpretimi normal është që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i ofron vakancën së pari presidentit, së dyti Kuvendit e së treti Gjykatës së Lartë. Pastaj koha kur ata e plotësojnë, nuk ka të bëjë me radhën, pasi është vendim i tyre.

Nëntë muaj më parë kriza me Ilir Metën ishte se ai nuk dekretoi vakancën e plotësuar nga Kuvendi, pasi ai kaloi afatin një mujor, por pranoi atë që dekretoi vetë, pasi e dogji afatin.

Por dje nuk veproi ashtu. Edhe këtë radhë vakanca e parë ju dha presidentit, e dyta Kuvendit. Por Kuvendi e miratoi sërisht para tij vakancën e vet dhe Ilir Meta e votoi dje.

Kjo që ka bërë dje është në rregull dhe është e ligjshme. E paligjshme është ajo që ka bërë 9 muaj më parë, duke përdorur si argument faktin që Kuvendi nuk mund ta plotësojë para tij vendin bosh që i ofrohet. Ja që e plotësoi dhe këtë radhë, dhe Ilir Meta nuk e kundërshtoi.

Dhe mirë bëri, se nuk ka çfarë kundërshton. Thjesht provon se ai me bllokimin që bëri nëntë muaj më parë, kishte planin e tij të fuste në krizë ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, shaka që nuk guxoi ta përsëriste me dje.

Dhe për këtë duhet të jemi të qartë se i vetmi faktor janë dy ambasadorët që morën përsipër ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para 31 dhjetorit.

Për një javë rresht, ambasadorja Yuri Kim dukej si një dezhurn ndërkombëtar i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar këdo, që nga KED, Kuvendi e presidenti, të mos bënin më lojëra dhe truke për ta sabotuar atë. Dhe më në fund ja doli.

Sot dy njerëzit më të gëzuar në vend jane dy ambasadorët, ajo e SHBA dhe i BE, që deklarojnë se ngritja e Gjykatës Kushtetuese plotëson kushtin kryesor, përhapjen e negociatave.

I vetmi njeri dyshues për këtë gjykatë është presidenti i vendit, i cili shprehu sot skepticizmin për punën e saj, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndonjë pritshmëri të madhe.

Dhe nuk ka faj. Nuk mund të presë të jetë i lumtur nga një institucion që u ngrit kundër dëshirës së tij.

22 komente në “Gjykata Kushtetuese dhe dëshpërimi i Ilir Metës”

  1. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    Ilir meta me te shoqen caushesku,sali krimineli me sypeshkaqenin e gjithe politiqenet e tjere nuk jane te shqetsuar sepse e kane siguruar jeten e tyre disa breza me pasuri dhe me njerzit qe kane vene ne krye te drejtesis ,kane siguruar edhe pa prekshmerine…
    Populli i varfer qe po mashtrohet e po vidhet ne keto 30 vjet eshte i shqetsuar dhe nuk di nga tja mbaj dhe vritet per saliun per ilir moniken e edi ramen

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Nuk do mënd që ta kuptoç
      Lilua na është dëshpëruar
      dje pëllit si kokoroç
      sot kuis si qën i zbuar.
      .
      Kishte bërë Lilua sevap
      (qysh i duallën na arka)
      Si grabit flori, miliarda
      bën sevape me qinarka.
      .
      Tamëm nuk është sevapi
      noshta janë lekët tona
      bën demek sevap zullapi
      të fitojë votat Mona.
      .
      Se ç’do marrën, na e dijëm
      po do rrimë, bëjëm sehir
      qysh do vejë qirja Mona
      qysh do vejë druzhe ilir.
      .
      Të kishte vatur në Lushnjë
      bën vaki edhe e qasin
      po tu thosh atyre çkoqur
      Ju kam prurë u pllasmasin!
      .
      E vështoni mirë Monën
      buzët, faqet … si janë fryrë
      kush di sa qillo pllasmas
      do ketë futur në fytyrë!
      .
      P.S.
      Më thanë plasi në PëDë
      sa u bënë gaz i Botës
      Gushkuqi me Nishanlliun
      u zunë për lesh të kokës.
      .
      Nuk është çitur ende sherri
      Kuqua e hodhi në gjiq
      dhe qëkur i shkoi haberi
      rrij Saliu me duart kriq.
      .
      Unë thom Jari do fitojë
      se ka qënë dhe kapter
      me kuxim veten do mprojë
      siç mprojti shokun Enver!
      .
      P.P.S
      .
      Demek jemi bektashinj
      po të tëra i festojmë
      myslimane a të kaurre
      për njëri tjatrin gëzojmë.

      1. Alleanca per mbrojtjen e tallashit says:

        Gëzuar Krishtlindjet Gopist vëllai,nga u’ bektashiu !
        Vetëm Lilua nuk na dolli i hairit,se ne bektashinjtë
        kënaqemi me pakë,një çikë raki, pakë meze,
        ai kokëqip,s’ngopet !

      2. shqip says:

        Respekt per ju gopist… je i pa pam

    2. Meritoni says:

      Çdo popull replikon veten e vet ne qeveri,pra si eshte populli e tille eshte qeveria.
      Psh.nje popull qe kultivon drogat ne menyr industriale,patjeter se efhe kryeministrin do ta ke NARKOMAN,dhe qeverin dilere te droges.

      1. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

        @ Meritoni,sa larg shqipes së vërtetë je or tëj
        Për tu pasur zili,fakti që mer inisiativën të shkruash në shqip.??

        1. Meritoni says:

          ALEANCA
          CILA FJALE ESHTE PERE TY E PANJOHUR?çka nuk kupton?
          Nuk eshte problem gjuha e shkruar per ty,por,menyren e te menduarit dhe logjikuarit eshte problematike per ty!
          Ti ke probleme me KOREN E TRURIT TE MADHE,sepse ketu eshte vendosur te menduarit logjike.

  2. Alleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,si thotë ajo kënga popullore ?
    Mos u mburr,mos u lëvdo,
    nesër mbrëma do të shoh !
    Urojmë që kjo rrugë që ka nisur,të shkojë deri në fund.
    Të vendoset drejtësia që i ka munguar atij poulli dekada me radhë.
    Shpresat janë të mëdha,mbetet për tu parë sa do materializohen.
    Një Faktor nuk duhet harruar,muri i korrupsionit shqiptar
    është i hekurt.
    Do duhet shumë punë për ta hedhur në erë.
    Dhe kjo bile e pamundur,pa asistencën e daj Samit !!!!
    Të shpresojmë që daja dann ndihmojë !!!!

    1. nacionalisti says:

      urimi jot eshte i te gjitheve
      une personalisht kam bindjen (prej 4 vitesh) qe klasa me e larte politike do futet ne burg.
      sipas meje, i nderum, USA e ka MARRE vendimin, e ka SHTYP butonin dhe raketa eshte nis… u desh pak me shume kohe se ca ishte parashiku sepse SPUTNIK lujti fort, mirepo te gjitha TRILLET rane…
      do ia degjosh kengen shume shpejt

      1. Aleanca për mbrojtjen e tallashit says:

        Gjithashtu i nderuar nacionalist,varet nga rrezja e veprimit të rraketës.
        Arrin deri në Lalëz apo ,jo?
        Kam frikë se Lezja i Biberajve dhe klani i tijë serbofolës do mbajnë dorën e tyre
        mbrojtëse mbi kokën e korrupsionit,veterinerin e Viçidolit.?

        1. nacionalisti says:

          ?
          Te siguroj qe jo, arsyeja… E GJITHE STRUKTURA QE STILUMULOI “PROTESTAT E SHOQERISE CIVILE” KUNDER ARMEVE KIMIKE

          DO ZHDUKET

  3. Trotski says:

    O Burra ti qisni Bojen Palo Presidentit .Per te gjitha shkeljet e Kushtetutes duhet te marre ate qe i Takon. A ka mundesi me e Qerue nga Presidenca ?????

  4. Ed says:

    O TALLASH
    KESHTU THE DHE KUR FILLOI REFORMA PO JAQE TANI SHUMICA E ATYRE TE DREJTESISE TENDE JANE PA PUNE
    DHE NEN ANKTHIN E BURGUT
    DREJTESIA VONON PO NUK HUMBET
    KESHTU THOTE USA DHE KJO E URAR NUK TE FAL KUR KA SHPENZUAR LEKET E SAJ
    I THONE. U. S. of the A
    O koketrashe

  5. PSE ? says:

    Vendimet , cdo gjykate i merr duke votuar ne shumice . A i di ti o Mero se , deri tani shumicen e tyre e perbejne jeniceret e Ilirit e te Saliut ? Cfar te mire ka vendi nga kjo reforme ne drejtesi ? U mbars mali dhe polli nje mi ! Instanca e fundit , Gjykata Kushtetuese , si dhe Gjykata ne Larte jane ne shumice banditet e SHQUP – it dhe te Leshit te Dhise !

  6. PSE ? says:

    Pse , me Andi Bejten , llumin e opozites qe i ka gjetur fundin korrupsionit e papergjegjshmerise , mendon ti se i erdhi zgjidhja Kushtetueses ? Qershia mbi torte ishte zgjedhja e gruas se Andi Bejtes , qe Ilir Meta e firmosi dekretin brenda dy oreve ! Tani presim edhe emerimin atje te gruas se Cim Pekes , te Artur Zhejit dhe te Andi Bushatit , qe te plotesohet numuri i duhur !

  7. Mero gazetari i madh po 2008 darka krokodil qe i beri Ramiu yt kushtetutes me 71 vota zgjedhjen e presidentit.
    Hoqi te drejten e rrezimit te qeveris ne menyr parlamentare .me mos zgjedhjen e presidentit vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme.
    Ishte Ilir meta qe bere greve per ndryshimet kushtetuse atehere.
    Dhe mos e shaj shum Liken se u zgjodh president me votat e rilindjes

  8. ??????? says:

    ????????????????????

  9. atea says:

    Përshëndetje Mero! Vazhdimisht je në nivel, a bënë në vend të fjalës DEZHURNI (sebe), ta përdorësh fjalën KUJDESTAR.

  10. E.Isufi says:

    Ju thoni se du njerezit me te gezuar ne vend Jane dy ambasadoret. Mire do ishte qe une dhe ti Z. Baze te ishim d’y njerezit me te gezuar ne vend.

  11. Berti says:

    Ose do priteshin zgjedhjet 2021 duke shpresuar fitoren e PS, zgjedhjen e Presidentit te ri ne 2022 (zgjedhja e hajdut kriminel Metes ka qene premtimi i dhene LSI -se dhe Metes per fitoren e PS ne zgjedhjet e 2013 sepse populli votonte dhe LSI, dalim pra gjithmone atje qe meritojme ate qe meritojme ). Falenderojme ambasadoren USA dhe ate te BE, deshiroj ti shikoj te dy duke tokur gotat per darke (for diner out ) se e meritojne kundra pordhaceve. Thank you both Youri Kim USA and Sorezza BE

  12. Like Espinoza-La Piovra says:

    Zoti Mero Baze! Pershendetje dhe urime per festat e fundvitit e ne vecanti per vitin e ri! Suksese dhe vendosmeri me te madhe per te nxjerre ne drite te gjitha pislleqet e banditeve me pushtet e imunitet politik,te cilet ky popull ka 30 vjet qe pret ti shohe pas hekurave dhe akoma shpreson.Urojme qe viti 2021 te jete viti i realizimit te deshires se te gjithe shqiptareve brenda e jashte shqiperise,kudo ne bote.
    Bashkohem me vleresimin tuaj se qellimi i vetem i me nder presidentit,apo sekretarit personal privat te Berishes dhe te Monikes ka qene bllokimi i plotesimit te GJK dhe veprimi i ndyre i tij i para 9 muajve duke perjashtuar Arta Vorpsin e duke futur nga dritarja zarben Xhaferllari ka qene nje nga lojerat me te preferuara te tij per uzurpimin e GJK,te cilen duhet ta pranojme se i shkoi,duke patur parasysh dhe qendrimin evaziv te komisionit te Venecias,i cili,cuditerisht nuk i vuri pikat mbi i dhe nuk ja vuri kufirin tek thana ketij te degjeneruari te kapardisur ne presidence.Gjithe ai komision “nuk e kuptoi” qe ky po tallte hallatet me ta e me ne dhe me tertipe ligjore dha nje pergjigje qe askush nuk e kupton se perse e beri..
    Shqetesimi im dhe jo vetem zoti Mero , eshte futja ne GJK nga dritarja e Xhaferllarit dhe likuidimi i paligjshem i Vorpsit nga GJK.Dhe kjo per faktin se Xhaferllari edhe u fut duke qene pas listes,edhe nuk ka kaluar dhe vetingun,kur te gjithe anetaret e GJK duhet te kene kaluar ne siten e vetingut.Si i behet kesaj,a mundet ajo te vazhdoje te qendroje me atje,duke qene se ai duhej te perzgjidhte mes tre emrave te pare te listes se KED dhe brenda muajit e jo kur ti ngrihej atij ,pra shkeli rregullin e vendosur nga perpiluesit e reformes ne drejtesi.Dhe se dyti,Arta Vorpsi,u deklarua e zgjedhur nga parlamenti,pamvaresisht se nuk pranoi me nderi president te beje betimin perpara tij.Si i behet me te? Perse kandidatura e saj nuk avancohet me tej dhe kalohet ne kandidatura te tjera etj etj te cilat me qellim skualifikohen njera pas tjetres dhe nuk gjenden kandidatura te reja aq kollaj?

  13. Tropojani says:

    O mero duhet. mare me radhe nga ilir floriri me bllok ne Dore nga Sali serbi nga luli nga te gjithe politikanet shqiptare te shihen pasurite qe kane me cfare pune I bene keto pasuri te shikohet ERION VELIAJ ky shejtan me dy fytyra po behet krye banditi ne Tirane kam te dhena se po nderhyn edhe ne gjykaten e tiranes per te dhene vendime ne interes te tij do ti paguajne te gjitha keto padrejtesi tek njerzit e ndershem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje