Nga Mero Baze
Niko Peleshi duhet ta mbajë shënim datën 28 dhjetor. Dy vjet më parë ai u largua më 28 dhjetor nga kabineti, pasi Edi Rama tentoi të bëjë një eksperiment të ri me ministra jashtë partisë. Pas dy vitesh, ai i duhet sërisht Edi Ramës me autoritet në Qarkun e Korçës, dhe u rikthye.
Dy ministra të rinj nga Kosova, Besa Shahini dhe Gent Cakaj, në dy ministritë më të rëndësishme, Lleshaj që kishte shkuar dy muaj më parë tek Ministria e Brendshme, Denaj tek Financat, Balluku tek superministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës, ishin ndryshime që buronin nga siguria që Edi Rama ndjente pas bilancit pozitiv të 2018-tës, rritjes së turizmit dhe mbarëvajtjes së ekonomisë.
Por ministrat e rinj nuk patën fatin të vihen në provë si individualitete. Për fatin e mirë të tyre dhe të keq të Shqipërisë, dy vitet që pasuan 2018-tën u kthyen në vite të zinj, sa i përket fatkeqësive natyrore.
Tërmeti në fund të vitit 2019 dhe më pas pandemia, zhdukën proflin e figurave në qeveri dhe e kthyen kabinetin në një repart mbijetues para një situate të jashtëzakonshme, ku peshën kryesore e mori Edi Rama.
Ai përballoi me sukses personalisht pasojat e tërmetit shkatërrimtar duke arritur të sigurojë një financim prej 1,15 milardë eurosh, një shifër që do të ishte kthyer në një begati ekonomike, sikur 2020-ta të mos ofronte një tjetër gjëmë që izoloi ekonominë dhe gjithë botën, nga e cila ende nuk kemi shpëtuar.
Por krahasuar me parashikimet e zymta të fillimvitit ekonomia shqiptare është shumë herë më mirë nga sa pritej. Kjo falë industrisë së ndërtimit e cila nuk pushoi së funksionuari dhe faktit që ekonomia shqiptare është e diversifikuar mes bujqësisë, turizmit dhe ndërtimit.
Turizmi e cila është dega që pritej të futej në kolaps mbijetoi falë turizmit të brendshëm dhe atij të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Natyrisht nuk pati suksesin e vitit 2019, por i mbijetoi goditjes.
Bujqësia dhe ndërtimi thuajse nuk u prekën në tërësinë e tyre, për të mos thënë që ndërtimi kompensoi dhe shumë nga humbjet e tjera të ekonomisë.
Në një farë mënyre tërmeti u bë një “antivirus” për ekonominë tonë, pasi mobilizoi energji të reja në ndërtim dhe mbajti gjallë degën kryesore që ndikon në rritjen ekonomike në vend.
Dy vjet pas ndryshimeve të fundit, dy ministrat e ardhur nga Kosova, nuk janë më në kabinet, edhe pse kanë për të mbetur në historinë e qeverive tona, si të vetmit ministra për të cilët nuk ka asnjë akuzë, as më të voglën për korrupsion apo abuzim me detyrën, çka nuk mund të thuhet për ministrat tanë në çdo kohë.
Ky integritet i tyre ka qenë jo pak, një problem që ngjallte zili, frustrim dhe sulme të pabesa ndaj tyre, për shkak se ata ndjeheshin të huaj në një vend ku nuk kishin lidhje me klane mafioze, sekserë dhe njerëz që i kanë gati strukturat e korrupsionit.
Dy vjet më pas ata nuk janë më në qeveri, pasi katër muaj para zgjedhjeve qeveria ka nevojë të jetë më politike, më elektorale, dhe natyrisht më e lidhur me fijet që bashkojnë bazën e partisë me pushtetin. Por standardi i pastërtisë së tyre do të jetë për shumë kohë pengesë për çdo ministër të kësaj qeverie.
Denaj dhe Balluku duket se janë dy të mbijetuarat nga ndryshimet e viit 2018, që po integrohen si ministre politike, duke qenë kandidate për deputetë në zgjedhjet që vijnë, ndërsa ndryshimet e vendeve të ministrave të tjerë janë thjeshtë llogari politike.
Tani Edi Rama po shkon drejt kërkesës për të marrë mandatin e tretë me një qeveri politike, aq sa mund të quhen politikë, gjithë njerëzit e prodhuar prej tij.
Mendoj se Denaj eshte personaliteti me i forte ne pikpamje te aftesise,qartesise,seriozitetit qe ka shfaqur gjate kesaj periudhe shume te veshtire .Ne mes te zhurmes se tmerreshme te idioteve qe japin ,keshilla ekonomike aventureske dhe falimentuese ,Denaj ka ruajtur ekuilibrin makroekonomik te ekonomise shqiptare.Nderkohe qeveria ka bere levizje ne fushen ekonomike te cilat perballuan termetin,pandemine dhe goditjet e pa parashikuara. Qetesia dhe maturia e saj ne argomentat qe perdor perballe sulmeve dhe shpifjeve te grupit terrorist mediatik jane shembull i nje politikaneje moderne ne nje vend ku amatorizmi dhe injoranca gjenden me shumice.E shikoj Denajn si nje kryeministre te ardheshme ,jo per faktin se eshte femer , por per kapacitetet e saj ne fushen e ekonomise ,kusht ky themelor per zhvillimin dhe modernizimin e vendit.Po te isha ne vend te Rames,do ta propozoja si kryeministre te qeverise se ardheshme ,duke bere keshtu nje levizje politike stategjike te mencur perballe lukunise se barbareve te Saliut dhe Likes.Nuk eshte e thene qe kryetari i partise te jete me cdo kusht kryeminister.Nga ana tjeter ky akt do ti jepte me shume mundesi qeverise se ardheshme te ndermerrte reforma thelbesore per industrializimin modern te vendit ,rritjen e punesimit,rrogave,uljen e varferise dhe korrupsionit.Shpresoj qe dikush tia coje ne vesh Rames kete ide.Natyrisht i sigurte qe nuk e pranon .Por sidoqofte kembanat bien per ata qe kane veshe.
?Olimpia.
Sakte, Olimpia, perjashto idene per k/ministre; cakenjte dhe lukunine e medias dhe politikes, mund ti perballoje vetem nje njeri si E.Rama, pas tij nje politikan me energji te reja si E.Veliaj.
Kam mbeshtetur deri para dy vjetesh Edi Ramen. Me tej gradualisht kam pare gabime a veprime korruptive qe tregojne fytyren e vertete te qeveritareve dhe kryetarit te tyre. Sot me rikthimin ne qeveri te Peleshit te mbushet mendja se Rama nuk ofron ndonje te re ne zgjedhjet e ardheshme, ndonje shprese ndryshimi. Nuk mund te presesh te reja nga figura te vjetra e te konsumuara. Rama duhet ta kuptoje se koha e tij ka mbaruar…
Per te vazhduar ku e la Zyko:
Ne fakt, shpresën ne Shqiperi e perfaqeson Lulëzim Basha, i cili eshte politikani tipik perendimor, me këto merita:
– shiti shtepine me Hollandë, fali nenshtetesine Hollander, dhe u vendos ne Shqiperi ne nje shtepi me qera
– ka vetëm nje shtepi me qera Dy e Kuzhinë ne nje pallat modest
– e mori PD te shkaterruar nga Sali Berisha, perjashtoi Saliun nga udheheqja e PD, dhe themeloi modelin e tij demokratik dhe meritokratik ne udheheqje,
– ka fituar zgjedhjet e brendshme ne PD dy here, duke patur kunder klikën e vjetër të Saliut, por si mbijetoi fale personalitetit te tij te spikatur dhe vetemohues.
– ka grumbulluar ne PD gjithe intelektualët dhe njerezit me te ndershëm si Flamur Noka, Gaz Bardhi, Grida Duma, Çlirim Gjata, Bujar Nishani, dhe Edi Paloka, dhe hoqi qafe antidemokratet dhe te korruptuarit si Rudina Hajdari, Myslym Murrizi, Astrit Patozi, dhe Jozefina Topalli.
– e ka mundur Edi Ramën ne dy ose tre beteja te medha politike si Teatri Kombetar, Astiri, rindertimi mbas termeti, perballimi i pandemisë, dhe sigurimi i vaksinës.
Sidomos me planin për pandeminë, mbeshtetjen ndaj mjekevë, dhe dergimin e ekipit ne ndihme te Italisë, fitoi simpatine e publikut te brendeshem dhe te jashtëm.
– Ka demaskuar korrupsionin e Rames, si njeri i lidhur me oligarkun Papuli, tek shtepia e te cilit Rama vazhdon dhe jeton falas.
– ka meriten e ndertimit te rruges Durres – Kukës me çmimin me te lire, pa asnje akuze korrupsioni, dhe Jo si Rama qe ka fituar 209 miljone nga termeti.
– eshte ministri i brendeshem me I suksesshem shqipëtar, dhe Jo si qeveria e Rames qe vrau kater protestues te PD-se kur protestonin per kapjen e qeverise nga oligarku Papuli.
– ka meritën kryesore per reformen ne drejtesi dhe ne bashkepunim me rusët po detyron Ilir Metën te plotesoje anetaret e Gjykates Kushtetuese.
Ka premtuar se do fusë ne burg Sali Berishen, it Metën, Edi Ramën, dhe gjithë oligarket, per ta ndertuar demokracinë me forcat tona, pa ja shtrire doren armiqve te Bashkimit Europian dhe SHBA.
Ka edhe më, por ….. Doni akoma për Belulin? Domethene per Lulin?
Jo po thoni qe nuk ka te drejte Zykua, dhe ky palla me poshte me emrin Taulant.
Nuk thashe gjë une. Une vetem shkruajta çfare ka thene Zykua dhe palla Taulant.
@Revizori. “LULI ÈSHTÈ ÇUN PÈR SMARI”.
E di se cili “ekspert” e ka konstatuar kètè ?
Ai qè donte tè na rilindte dhe i besuam tepsinè, ai qè donte tè bènte shtet por qè nuk e mbajtèn gjunjèt as deri nè korridor dhe u rrèzua nè prehrin e shkaktarit tè 21 janarit. Mè pas e zgjodhi president dhe iu bènte karshillèk shqiptarève se Meta na qènkèsh presidenti mè i mirè.
Loja me Lulin, vrasèsin e 21 janarit, si lugat pèr kritikèt e Ramès, nuk pi ujè fare mè. Ju, nuk e kuptoni dot se gjèrat kanè ndryshuar nè kètè vènd.
Ju, krahasoni veten akoma me kriminelè dhe hajdutè qè kanè qeverisur mè parè, pèr tiu dukur vetja qelibar. Ajo qè “harroni” ju, èshtè fakti qè duhet tè krahasoheshit me premtimet qè bètè kur iu votèbesuam. Populli i dha Saliut dhe tè tijve atè qè meritonte, i ktheu shpinèn pèr tua dhènè drejtèsisè. Ju dhe prijèsi juaj legjendar, trimi i studiove tè Frangajt, jo vetèm qè nuk latè njè gjemb tu hyjè ndèr kèmbè atyre por i ruani si sytè e ballit sepse jini NJÈ.
Ndaj, boll mè me pordhèt e plevitosura qè dalin nga poturet e korrupsionit tuaj. Shqiptarèt, nuk kanè mè asnjè shpresè sot.
Ju, e vratè atè.
TIME TO GO,,,,fjalèshumè dhe vepèrpakè.
Ekonomia e vendit ju dhurua oligarkeve nepermjet formules se koncensensioneve per 30-35 viteve te ardhshme.
Oligarket jane nje organizate kriminale qe kane monopolizuar treguan e kane mbytur ate me cmime fikse.
Ne kete klime ekonomike nuk ka shanc nje firm e huaj te futet e te investoj.
Te shikojm perreth ne Serbi 5 vitet e fundit kane investuar rreth 400 firma Gjermane ne Maqedoni jane futur firma te medhaja ne Shqiperi ….zero.
Ministrat e Rames jane sekser per shitjen e prones publike tek oligarket asgje me teper.
Ha ha o Ymer gelbaza po na hape barkun
me ksi demagogjish…
E pervetsoi piktori iden e shkrimit tend per agjent turk ose grek..
Peleshi i duhet Rames si thes boksi sps e rrifte 7 her ne dit kur ishte zv kryeminister..
Qurraveci Caka ishte nji robot i komanduar sps nuk e ka formuar akoma personalitetin ..nuk kishte rybe apo auteritet si diplomat e jo me per minister..
Kjo Shahini jo qe nuk eshte shahin apo skifter por nji pul qorre vetem per te bere dezhurnin si ne kohen e qepes.
Dhe ti na thua qe nuk paten mundesi te tregonin veten sps plasi termeti dhe virusi.
Sa i zgjuar je ti Ymer sps pesha apo barra e punes i ra Rames pastaj!!.Vetem ti din tja qash hallin piktorit.
Ti dhe Spiropalohaleja ĵeni te parritshem per servilizem ..
Shqiperua ka nevoje per figura te reja.Shume interesante figura e ish-ministave Cakaj dhe Shahini besoj se njerezit do te votonin per fgura te tilla te pakorruptuara.Po meqenese Rama po i kthehet qeverise politike gjithe tam-tamet e mundesise se votimit te emigranteve qenka nje genjeshter pra nuk do te votojne as kete here.Sepse emigrantet nuk votojne kurre njerez politike por njerez punetore te ndershem dhe te pakorruptuar.Akoma vazhdohet me avazin e vjeter te zakonshem shitje vote tarafe grupe interesi dhe pislliqe.
THUAJE TROC MERO SE NA LODHE.I PERDORI RAMIU SI MINJ LABURATORI,TANI SHKELMIN BYTHEVE.SHPRESOJ TE MOS JETE RADHA JOTE MBAS ZGJEDHJEVE MERO DJALI.
Ai pèrballoi me sukses tèrmetin dhe iu solli shqiptarève 1,15 miliardè dollarè ndihmè.!!!
I dègjon Ymerèt e oborrit tek nxjerrin nga goja xhevahirè tè tillè dhe thua me vete,,,,tèrmeti paska lènè pasoja jo vetèm tek pallatet e ndèrtuara “me leje” nè kèneta por edhe nè trurin e lakejve tè gjahut.
Pika qè su bie, o hajdutè dhe mashtrues ordinerè.
Keta politikane te 30 viteve te fundit kane skaduar por jane pasuruar me votat qe na kerkonin dhe ne i besonim keta bandite keta koke bosh .Keta bandite jane sjelle me popullin sikur na kane skllever .Prandaj nuk u moren dhe nuk zgjidhen problemet dhe hallet e popullit na premtuan drejtesi por kane instaluar padrejtesine shkoni ne per gjykatat do tmeroheni me vendimet qe marin gjykatesit cfar duan ata bejne jo cfare I takon. Eshte e sigurte edhe te drejte te kesh drejtesi nuk do maresh sepse keshtu i kane lene qeverite te bejne cfare te duan. Kta politikane vijne perseri dhe kerkojne te na mashtrojne qe te na vjedhin voten dhe te vazhdojne te na vjedhin ne dhe familjet tona. Prandaj keta njerez nuk duhen votuar me qe ta bejme gjumin e qete
Si meseleja e Nastradinit.I permori kur nuk u a kishte nevojen dhe tani po na thote se nuk i ka sterkitur shura.Jo gjithmone ai qe te shuros te do te keqen.
Nuk votojme per njerezit me te ndyre te kombit nuk mashtrohemi me
Rama përpiqet me qeverinë të bëjë më të mirën. Por ajo që ndodh është se opozita është pa ide e pa program, opozitë aspak konstruktive, media e kazanit sheh vetëm gabime (kush punon edhe gabon), vështirësitë e tërmetit dhe pandemisë i faturohen vetëm qeverisë, po opozita a bëri gjë, apo vetëm kritika? Janë humbur jetë njerëzish dhe nuk ju mbyllet goja duka sharë. Mero ka analizuar atë që ndodh, i duhet qeveri politike, jo teknike sepse do realizojë premtimet ngaj votuesve. Fundja llogaria i kërkohet njerëzve politikë jo teknikë, teknikët dërgohen para përgjegjësisë nëse kanë shkelur ligjin, politikët s’i voton më dhe i dërgon para përgjegjësisë nëse dhe këta kanë shkelur ligjin, me fakte e prova e jo me thashetheme facebook-u. Megjithë sulmet nga media, FB, gazetat, Tv-të, Edi Rama ja ka dalë, se punon nuk fle gjumë. Prandaj populli e di kujt t’i japë votën, e kur them populli nuk them këta komentuesit si Taulanti, e të tjerë që gjithë kohën flasin me pseudonime, kanë frikë të dalim me emrin e tyre të vërtetë e vetëm vrer vjellin, por njerëzit e thjeshtë që i njohin Edi Ramës edhe gabimet edhe rezultatet nuk merren me Fb, hedhin votën dhe presin që t’u numërohet kur të jetë dita e votimeve.
KRYEMINISTERI ME I MIRE QE KA PARE SHQIPERI NDONJEHERE
MERO TE GJITHA QE THE JANE TE VERTETA
I MADH JE
TANI NGA KOMENTET MUND TE THEM QE GAZETAT E TJERA KANE MARE FUND
LEXOJI KANE ERDHUR KETU TE TE.LEXOJNE TY EDHE
FSHATARET DHE SHPELLARET E BERISHES
@Ed. Fjale me vend. Qarte dhe sakte.
E sakte ! Ata qe shajne nuk e vlen te lexohen ….sepse edhe sikur Rama te ngreje nje ferme ne Hene …sharesit do shajne!
O popull idiot! O servile pa shtylle kurrizore! Po si nuk vute mend nje here, edhe kur borxhi po arrin prodhimin e brendshem, edhe kur ajrin po ua ndyjne kullat ne cdo hap te Tiranes, edhe kur personelin shendetesor e pajisen me maska te skaduara dhe e lane te vdiste si qen rrugesh, edhe kur leket tuaja ia falin kujt te duan vete, edhe kur atyre qe guxojne te hapin gojen, i pushojne ne vend nga puna dhe i heqin buken e femijeve ( mjeku I.Allkja u pushua sot nga puna, sepse kritikoi menaxhimin e pandemise), edhe kur femijet tuaj vrapojne rrugeve te kurbetit e aktualisht 40% e shqiptareve jetojne jashte. Te ishte per mua do tiu paketoja ne trena dhe do tiu degdisja shkretetirave te Anadollit, ju nuk jeni njerez, ju nuk jeni europiane. Me vjen turp qe kam lindur ne kete vend.
Qeveria Rama e ka kete ves. Po I kritikove te perzene nga puna ose nga Shqiperia.Keta jane me keq se ne komunizem po su pelqeje te nxirnin fletrufe tek porta e fabrikes. Kurse keta te mbarojne fare te heqin buken e kalamajve .Degjoni o njerez ne qofte se ne do ti votojme perseri keta te njejta gjera do bejne. Do shkoni ne per gjykata per te mare drejtesi por drejtesi sdo merni. Do shkoni ne per spitale por po spatet lek qe te pagoni ilacet qe do ju duhen ate ere nuk dihet fati juaj .Ju thot doktori shko te filan farmaci meri ilacet i ka te mira se keto te spitalit nuk jane gje .O njerez 4 vjet ju trokiti njeri nga politikanet te majte ose te djathe tek dera e shtepise per te pyetur cfar hallesh keni a ndoni ndo nje ndime. Jau them une kure asnje. Politikanet te majte e te djathte nuk jane per popullin. Prandaj mos i jepni voten armen e vetme qe kemi se po tja jepni do tju vrasin juve jane te rezikshem.
Degjojeni Ymer Çorapen se i di ca gjera ?