Një opozitë e frustruar nga afrimi i zgjedhjeve

3 Janar 2021, 19:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Më pak se katër muaj para zgjedhjeve, partitë që kërkojnë ndryshimin, zakonisht kanë rrezatuar qetësi dhe strategji të qartë për të ngjallur besim.

Më 2005 Partia Demokratike dhe aleatët e saj, katër muaj para zgjedhjeve kishin ndryshuar tërësisht kursin e tyre agresiv, ishin bashkuar fraksionet brenda PD, rrezatonin qetësi dhe siguri në fitore dhe mbi të gjitha nuk tentonin të trembnin askënd.

Edhe në zgjedhjet e vitit 1992, që ishin referendum për Shqipërinë, Berisha u detyrua të ishte paqësor, të përdorte sloganin “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë” dhe të krijonte idenë se fitorja do ishte e të gjithëve.

Më 2013 e majta po ashtu. Siç doli nga rezultati socialistët mund ta arrinin dhe vetëm ndryshimin, por bashkimi i tyre me LSI u dha atyre një shumicë absolute.

Aq qetësi dhe siguri rezatohej, sa opozita injoroi dhe manovrat e Sali Berishës për të kontrolluar KQZ-në, duke u tërhequr fare nga KQZ dhe duke ja lënë të gjitha Berishës.

Kështu që në fund ai u detyrua të firmoste fitoren e kundërshtarëve.

Sot kur opozita ka argument të vetëm për ndryshim të pushtetit, faktin që Edi Rama ka dy mandate që qeveris, nuk ka asnjë shenjë tjetër të një force politike që po vjen në pushtet.

Opozita është nervoze, agresive, e pasigurt dhe mbi të gjitha e përçarë. Së paku deri tani janë katër parti të dala nga PD që do garojnë më vete, ndërsa pesë aleatët tradicionalë të PD që vegjetojnë brenda listave të saj, janë edhe më nervozë, pasi akoma nuk ua kanë prerë pazarin, nëse do jenë në listë apo jo.

Deri më sot Basha e ka shtyrë duke u thënë do presim “Komisionin e Venecias”, “do presim Gjykatën Kushtetuese”,  tani me sa duket është duke u thënë “do presim LSI-në”, që pastaj të vendosim për ju.

Çdo faktor potencial opozitar është kritik me PD-në dhe i frustruar nga fakti se askush prej tyre nuk e di planin e Lulzim Bashës për koalicionin.

Debatet publike që do hyjnë me një listë, apo dy lista, e thellojnë dhe më shumë këtë  ndarje.

Brenda PD, situata është dhe më e rëndë.

Ndërsa Edi Rama po merret me detajet e fundit të renditjes së listave në qarqe, Lulzim Basha nuk cakton dot një drejtues qarku se i nis lufta.

Ajo që ndodhi në Shkodër mes zotit Gurakuqi dhe Bujar Nishanit, tregon se në çfarë gjendje nervozizmi është brenda vetë Partisë Demokratike, e cila nuk duron dot më asnjë listë që i ofrohet.

Me këtë gjendje politike jo vetëm që një opozitë nuk ka fituar kurrë në Shqipëri, por as nuk është rritur më shumë se sa zgjedhjet e shkuara.

Ndryshimi është në radhë të parë siguri dhe qetësi për t’i bindur të gjithë se ai do të ndodhë.

Nervozizmi i opozitës së sotme, gjuha e urrejtjes, frustrimi i brendëshëm i tyre, dhe paranojat ndaj faktorit ndërkombëtar, janë shenja të qarta se afrimi i zgjedhjeve u ka humbur qetësinë, në vend që t’u shtonte shpresat.

Po t’i shtosh dhe gjithë kësaj situate nervoze, gjuhën dhe fjalorin e Sali Berishës, e gjithë opozita të duket si një plakë e xhindosur që flet me vete rrugëve, e gjuan me gurë çdo kalimtar.

Dhe s’kanë faj, pasi në çdo palë zgjedhje kanë kërkuar një pazar. Këto janë të parat zgjedhje që ose do hyjnë pa pazar, ose nuk do hyjnë fare.

 

 

50 komente në “Një opozitë e frustruar nga afrimi i zgjedhjeve”

  1. Petrit says:

    Shqiperia eshte vend i çudirave.
    Shqiptarët jane mesuar te perdoren si kavje per eksperiment.
    Ne nje vend normal dhe me popull normal edhe sikur opozita te mos bente fare fushate kjo qeveri katastrofe nuk do te merrte as minimumin e mundshem per te hyre ne parlament.
    Mjafton te kujtoni PASOK-un e greqise.
    Nje qeveri qe per 8 vjet ne pushtet nuk ka se çfare t’u thote shqiptarëve: ja kete e bemë.
    Para kater vitesh kerkoj tepsi dhe timon.
    I mori ( nuk ja dhane).
    Çfare beri. ?????
    Asgje.
    Jeta e shqiptarëve u perkeqsua edhe me shume.
    Krimi gjeti rruge te lire.
    Korrupsioni arriti majat.
    Drejtesia perfundoj edhe me keq se ç’ishte.
    E te mendojme se kishte te gjitha pushtetet.
    Shpresa zero.
    Zot ki meshire per shqiptarët.

    1. Lushnjari says:

      Petrit,.me duket se ma ke vjedhur mua kete koment. Ke plotesisht te drejte nga fillimi ne fund. Ne nje vend normal me nje popull normal, PS do merrte vetem votat e komunisteve mbi 80 vjec. Por ky nuk eshte popull normal, ky eshte nje popull dele, pa nder, pa moral, pa bese, pasardhes i denje i dakeve, fis i thrakeve, popullit me te pabese ne bote, sipas romakeve te vjeter dhe kurrsesi pasardhes i ilireve krenare dhe luftetare te pashoq.

      1. Zosi says:

        O petrit lushnjari, ti qe flet e pergjigjesh vet

      2. Adeci says:

        Lushnjar, me siguri kur le shkruar le pasur ndonje presh ne bythe.

    2. miri says:

      Ca je tuj than or Petrit
      A je marrueÉ

    3. Elton says:

      Po Petrit. Do ta marri Basha. Nga vendi me i varfer ne Europe ku do ta coje Shqiperine??? Prape me te varfrit ne Europe do ngelemi si gjithmone.
      Prandaj une nuk do votoj me

    4. xheJ eN Bi says:

      Petrit…
      Nuk mund të bëhet një krahasim me Pasok- un .
      Nuk di për kë periudhë e ke ,por të Simitit apo të Papandreut të parë ?
      E dyta ,pyet se ç’ka bërë Rama.
      Ashtu si ti edhe unë jam emigrant.Po kur shkoj në qytetin tim kam shërbimet shtetërore në nivelin më të lartë se këtu në Greqi.Për çdo problem është një sallë që i ka të gjitha institucionet brënda.
      Sa për anën ekonomike ,e di që aty do kapesh po të tregojë se kur shkoj në vëndlindje grindem me të gjithë.Dhe pse do më pyesësh !!!
      Të gjithë ankohen se nuk kanë bukë të hanë dhe të gjithë kanë makina LUKSI.Nuk shoh ndonjë FIAT se e kanë për turp të qarkullojnë me to.
      Ti që jeton jashtë a mund të qëndrojnë këto të dyja bashkë ,edhe mos kesh të hash një copë bukë dhe të udhëtosh me xhip 3000 kubik që do distributorin me benxinë ta kesh prapa derës .
      Jemi të çuditshëm ne shqiptarët ,nuk e fimë se ç’ kërkojmë….

      1. Petrit says:

        Kur permenda PASOK-un e greqise e kisha fjalen post – Simitis.
        Pra me Papandreun e dyte. ΓΙΩΡΓΟΣ.
        Arriti deri aty sa u shkri komplet.
        Persa i perket makinave kjo eshte nje problem mbareshqiptar.
        Asht e vertetë se kanë makina “luksi “ por mos harro se i fusin vetem 10 mije lek nafte.
        Ne fakt edhe ketu ku jetoj pothuajse te gjithe kane makina te mira. Ndoshta jo sepse jemi te pasur por sepse e para na e mundeson rroga dhe banka qe te blejme dhe e dyta ngaqe udhetojme per tu kthyer ne atdhe.
        Dhe kuptohet qe nuk mund te bajsh 2500 km vajtje- ardhje me nje fiat panda.
        Sa per ekonomine ???
        Lene mos e pyet.
        Pertoke fare.
        Por kam nje pyetje te thjeshte????
        Cila eshte detyra e shtetit. ???????
        Shteti nuk te sjell bukë ke shpia !!!!
        Shteti nuk te gjen pune !!!!!!
        Shteti nuk te ban roje ke dera qe te mos te vjdhin e mos te te vrasin.
        Shteti nuk mbron ne gjykate !!!!!!!
        Shteti nuk te ndihmon neper zyra qe te marresh nje dokument. !!!!!!!
        Shteti nuk te zgjidh trafilun ne rruge . !!!!!!
        Ateherë kush asht detyra e shtetit ??
        Kesaj duhet ti pergjigjemi
        Sepse ne shqiperi deri më tash shteti thjeshte tregon barcaleta dhe shan kundershtaret
        Qofsh mire miku im

  2. Ladi says:

    Kjo nuk eshte opozite z. Mero, kjo eshte nje cete cubash dhe batakcish qe mezi presin ta shqyejne Shqiperine ashtu sic kane bere ne gjithe keta vjet kur kan qene ne pushtet!
    Ku ka popull qe te prese se Shqiperine europiane e ben Monika, F. Mediu, ai qerrataji i grekve (se nuk po me kujtohet emri), D. Shehi, N. Ndoka, F. Noka dhe gjithe aradheja e turpit qe zvarritet pas, gjoja te djathtes, te ngritur e drejtuar nga komunistet me ne krye S. Berisha!!!???
    Vetem antaret e cetes dhe idiotet mund te votojne tashme per kete parti.

  3. Shqiptari Ilirise says:

    Nuk do hyjnë fare në zgjedhje!
    Do sajojnë ndonjë sebep.

    1. strategu dixhital says:

      Nje nga artikujt me te dobet qe kam lexuar te Tema.
      .
      Ka shume gabime thelbesore por do ndalem vetem te njeri 22 marsi 1992.
      .
      Edhe analisti me nivel nen mesatar e di se fitorja e Serbiberishes ne ate kohe ishte si rezultat I invazionit dipllomatik dhe te sherbime inteligjente amerikane ne bashkpunim me serbet dhe greket..( atehere u gezuam por ishte me te futur nga mbrapa)
      .
      Ndiq Izet Haxhine zoti Mero qe thote se ne 1 prill 1991 pas votimeve te 31 marsit 1991 erdhi ne seline e PD Elez Biberaj me dy amerikane “kompetente” dhe urdheroi mos njihen votimet dhe coi Azem Hajdarin ne Shkoder qe I nxorri uje te zi..ne 2 prill
      .
      Pra ne 22 mars 1992 nuk kishte pse Berishalja te bente “lufte” se e kishte porten bosh pa portjer dhe golin mund ta bente dhe nje femije 8 vjecar
      .
      Cfare ndodhi me vone jane rezultat I 22 marsit 1992 qe edhe pse derdhem lote gezimi atehere sot jane lumenj lotesh per gafat e USA-BE qe bene gabimin turqeve dhe venedikut ne shekullin e 15-te..
      .
      Vetem nese analiste si Mero Baze te thone kete te vertete si me siper duke pastruar trurin e shplare se hodhen nje komunizem te vdekur me Biberishistet dhe Rajersonoviqet..
      .
      Vetem nese admistratat amerikane dhe europjane kerkojne te falur per Berishen e tyre I cili ate qe se beri serbi dhe greku ne shekuj e beri pas 1992-it
      .
      Nese vazhdon me keto tullumbace I nderuar Mero nuk eshte cudi te urojme dhe ty pas17 ditesh..

      Gezuar Mero
      bashke me Ramen
      dhe Kimen festen e 21 janarit 2011
      ku burri I shtetit I Arvizuse vrau para kulles tij
      sipas Kanunit Lek Dukagjinit 4 kokpalare duke shmangur dhe pucin e shtetit te Meros
      me barba Filipin dhe Nipin e Hysni Bej Kapos..qe kishte serBerishen baby sitters ne Paris

      1. Taulant says:

        Per saktesi :
        Vrasesi me “pagese” i 21 janarit eshte Edi Rama.
        Ai organizoj protesten kunder korrupsionit te Metes kapur me video.
        2 vjet me mbas beri aleanc me Meten.
        Ne 2018 e zgjodhi President.

        1. xheJ eN Bi says:

          O Taulant…
          Ke një llogjikë prej fëmije .Po të vriteshin disa protestues kur thyenin derën e Kryeministrisë, do thoshnin se i vrau Basha që i nxori në protestë ?
          Më mirë të dëgjojë pordhët e tua se të lexoja një komentin tënd.

  4. Pali says:

    Po petriti i vicidolit,populli nuk i idiot si puna cetes shpellave qe qelbi Shqiperine dhe shpellakt zbriten nga pemet e sulmuan cdo gja ,parashiko te ktheni zenin e karaxhixhit lylka i kunatit hajduti i cepanit opo drejtuesja e bordellos jales mona,filozof nardi apo nul noken

    1. Petrit says:

      Shoku Pal.
      Se pari un nuk jam Petriti i vicidolit.
      Kam emer dhe mbiemer timin dhe nuk me lidh asgje me ato qe ti mendon.
      Kam mbi 25 ne mergim dhe e kam ndertuar jeten me forcat e mia.
      Gjithashtu kam bindjet e mia.
      Fakti qe ti shanë dhe ofendon ke te dalë perpara (telefonit kuptohet ) nuk eshte zgjidhje.
      Ato emra qe ti permende per mua jane askushi.
      Diçka per arritjet e kesaj qeverie ne 8 vjet mund te na e thuash.
      Kaq e lehte eshte per ty dhe shume te tjerë qe komentojne ketu.
      Vetem nje arritje per te miren e shqiptarëve na thuaj dhe une hap krahun.
      Respekte

    2. Kris 1 says:

      Pazari eshte bere.Nje fitore e re e Edvin Rames eshte mos ndeshkimi i krimit te Berishes dhe kokelopes dhe nje kamzhik ne kurriz te deleve.Suksese Meros dhe piktorit

  5. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Cfare do presesh nga keta,si salianji me griden,cuni fahriut me paloqen me mul noken me majmun bardhin me puro…
    Apo keta zagaret sahanlepires si mehdi gerdeci,e lapanjoz nard filozofi,pijanec dashi e ca derdimen si rustem i biri clirim gjata e kryetari isisit sali komunist krimineli….
    Nuk e di se si jane mbledh gjithe keta dallkauke antishqiptare qe i nxoren ujin e zi ketij vendi ne keto 30 vjet,bashke ne nje parti qe pjell particka

  6. Petrit says:

    Shoku Pal.
    Se pari un nuk jam Petriti i vicidolit.
    Kam emer dhe mbiemer timin dhe nuk me lidh asgje me ato qe ti mendon.
    Kam mbi 25 ne mergim dhe e kam ndertuar jeten me forcat e mia.
    Gjithashtu kam bindjet e mia.
    Fakti qe ti shanë dhe ofendon ke te dalë perpara (telefonit kuptohet ) nuk eshte zgjidhje.
    Ato emra qe ti permende per mua jane askushi.
    Diçka per arritjet e kesaj qeverie ne 8 vjet mund te na e thuash.
    Kaq e lehte eshte per ty dhe shume te tjerë qe komentojne ketu.
    Vetem nje arritje per te miren e shqiptarëve na thuaj dhe une hap krahun.
    Respekte

    1. Adeci says:

      Atij qe i kane zene syte perde sigurisht qe nuk mund te shohe punen qe eshte bere e po behet. Mbani cibukun e Saliut ju se do dilni ne selamet.

  7. OPOZITË MJERANE .FATKEQËSIA JONË.? says:

    EDHE NJË KATËR VJEÇAR OPOZITA DO TË BËJ HAM HAM, SEPSE NUK E KAP DOT PUSHTETIN.
    S’JANË ALTERNATIVË PUSHTETI POR JANË NJË GRUMBULL RRANGALLESH QË KANË MBETUR NGA PUSHTETET E VJETËR .

  8. gita says:

    Faleminderit per postimin ne kete ore ,ndoshta rastesi por gjithesesi shume e pranueshme. Kjo çeta qe eshte ne Shqiperi vetem opozite nuk mund te quhet. Jane mbledhur me negativet ,me llumi i vendit dhe kerkojne te vijne ne pushtet .Pika qe s’u bie…..

  9. miri says:

    Ca je tuj than or Petrit
    A je marrueÉ

  10. Goni says:

    Frustuar nuk eshte as english dhe as shqip. Perdorni gjuhen shqipe dhe mos deformoni gjuhet e tjera.

  11. Miku says:

    TE DREJTE KE O MERO PER OPOZITEN PO NA THUAJ DHE NDONJE FJALE DHE PER KETA QE QEVERISIN PER SHTATE VJET DHE PO VJEDHIN SI TE JENE ARMIQ TE SHQIPERISE DHE SHQIPTARET PO LARGOHEN SIKUR TE JETE LUFTE.APO STA MBA BYTHA MERO.

  12. Albani says:

    O Petrit,emer i bukur por mendja fyçke fare.
    Nuk dua te numeroj bemat e partise socialiste por mjafton te rikujtoj o gomar se te percaktuare nga shume analiste dhe nga nderkombetaret partia demokratike dhe leshe e lia jane parti fashiste.
    Kjo mjafton per ti shporrur nga historia politike e shqiperise .
    Ti o koqe kandari thua se PS ne 8 vjete nuk beri asgje ,e vertete se ti nuk ke sy se ti kane zene rruget,stadiumet spitalet shkollat ambjentet e shume e shume te tjera ,prandaj hiqe perden dhe shiko o Petrit shakaxhiu.

    1. Petrit says:

      Perveç stadiumit kombetar qe vjen erë e rende korrupsioni ku jane ato rruge, ato shkolla , ato spitale apo ambiente qe asnje nuk i sheh perpos teje.
      Se mos quan stadium ate të shkodres ti !!! .
      Nqs po je shume rende e ke nevoje per mjekim.
      Apo per spitale ti quan ppp-te e Chek-aq-it dhe te sterilizimeve ti !!!!!!!!.
      Nqs po te duhet nje mjekim edhe me i thellë.
      Apo per rruge ti quan ppp-ne e rruges se kombit!!!!!!!!
      Nqs po nuk te ben efekt asnje mjekim.
      Me vjen keq por je shume rende.
      Te vetmen arritje qe kjo qeveri mund te mburret eshte hapja 8 herë e negociatave me BE-në per te cilen u ndane edhe dekoratat e radhes.
      Respekte

    2. E èma e Zeqos says:

      @Alban. 10 fjali, 11 ofendime. Pse gjithè ky shpellaritèm more tifoz i rilindjes? Saliu, Saliu,,,,thoni ju por po tu dègjosh juve me xhevahiret qè nxirrni nga goja, ke pèrshtypjen se iu ka ngrohur i njèjti zjarr.
      Po e ndjeni fundin Alban?

  13. Shqiptar says:

    Partitè qè kèrkojnè ndryshimin, zakonisht rrezatojnè qetèsi?
    Mos more Ymer se na binde.
    Cilèn qetèsi, tè kam rixha? Atè tè 21 janarit apo atè tè pèrjetshmen e viktimave tè saj?
    8 vjet, e patèt nè dorè tè bènit atè qè duheshe bèrè, pèr njè jetè tè shqiptarève nè dinjitet.
    Mauneve si sardele pèr nè Britaninè e madhe dhe kampeve tè refugjatève nè Francè dhe Gjermani, i detyruat tè pèrfundojnè, me korrupsionin dhe hajdutèrinè qè instaluat nè kètè vènd.
    Sot, kèrkoni njè mandat tè tretè dhe kèndoni po tè njèjtat fraza,,,,,,,,,Saliu, Saliu, Luli, Saliu,,Luli,,,Saliu, Saliu, Saliu…….
    8 vjet tè humbura. Gjèrat elementare tè jetès, ujè i pijshèm dhe energji elektrike, janè pèr shqiptarèt si shenja tè njè bote tjetèr, njè bote qè pèr ta nuk pati vènd.
    Sot, kèrkoni pèrsèri votèn time.
    Jo more hajdutè jo. Le tu votojnè ata, me tè cilèt ndani fitimet e korrupsionit, ata nè Surrel dhe Lalz.
    Vetèm mos harroni se ata tè gjithè bashkè, janè vetèm njè grusht. Shumica absolute, janè duke vegjetuar.
    Njè situatè tè tillè si kjo, nuk njeh ky kontinent.
    Pozita=korrupsion dhe krim, opozita=korrupsion dhe krim, ,,,,,shoqèria civile, nè kampe refugjatèsh.
    Nè majin e plehut, gjeni Ymerin nga Çepani qè bèn tellallin, herè pèr njèrèn e herè pèr tjetrèn palè.
    Pèr tu shlodhur, vete andej nga Janulla.
    Unè, nuk votoj mè pèr hajdutè.

  14. Pali says:

    O Petrit mesa di une ti je ne Londer,por arritjet jane maksimale,Shqiperia ka ndryshua 100perqind,kurse udheqesit qe pret te drejtojne Shqiperine jane po ato qe shkruajta me siper te fala pali

  15. Zoti Lushnjar, me vjen mire per pseudonimin ,sepse me kujton e me ngjall nostalgji per rethin tim ku kam lindur Lushnjen. Qe te jesh dele eshte krenari ,sepse delja eshte e bekuar nga zoti ,si nje specie e urte,por prodhimi isaj ( qumshti) eshte shume i ushqyeshem e me shume yndyre. Por fatkeqesia me e madhe eshte se midis deleve ka dhe ndonje dhi. E kamfjalen per JU. Derisa ju e quani popullin dele,i takon qe ju te jeni dhi. Dhe dhia ka shume epitete ofenduese. Ndaj them me mire dele se sa dhi.

  16. E èma e Zeqos says:

    @Alban. 10 fjali, 11 ofendime. Pse gjithè ky shpellaritèm more tifoz i rilindjes? Saliu, Saliu,,,,thoni ju por po tu dègjosh juve me xhevahiret qè nxirrni nga goja, ke pèrshtypjen se iu ka ngrohur i njèjti zjarr.
    Po e ndjeni fundin Alban?

  17. Realpolitika says:

    EDI RAMA E PS KANE BERE SHUME. POR SA KAN BERE PETRITI ME SHOK DUHET TE VIJNE NE SHQIPERI E TE KRAHASOJNE …KU E LA SALIU E SI ESHTE SOT VENDI.
    NE KOHEN E SALI VICITOLIT SHQIPERIA ISHTE NJE HALE E MADHE.
    EDHE RRUGET QE MBURRET SALIU I LA TE GJITHA PERGJYSME…SEGMENTE SEGMENTE , JASHT CDO STANDARTI DHE TE PALIDHURA ME SISTEMIN….SOT RRUGET NGJAJNE PAK ME ATO TE EVROPES.
    EDI RAMA E PS …DO E BEJE ME TE BUKUR SHQIPERINE.

    1. Petrit says:

      Shijojini pra ato mrekulli te rilindjes.
      Une per vete jam ne rregull.
      Jetoj i qetë e i lumtur me familjen ketu ku jam.
      Edhe prinderve ti mij ne shqiperi nuk ju mungon asgje.
      Por me dhimbseni ju.
      Me dhimbsen shqiptarët.
      Me dhimbset vendlindja ime.
      Une vij çdo vit ne shqiperi dhe te them te drejten e kam mundesine te shijoj çdo gje qe me shkon mendja por kur shof njerëz qe vuajne me dhimbsen.
      Me dhimbsen pensionistat qe i sheh te dyqani i lagjes duke numru leket metalik ( centesimi)
      Me dhimbsen mesuesit e infermierët qe kur i fton per nje kafe a akullore mundohen qe te ta ofrojne por din shpirti i tyre se ç’mendojne ne ate moment.
      Me dhimbsen njerëzit e varfer kur i sheh neper spitale pa asnje lloj kushti.
      Me dhimbsen qytetarët e thjeshte kur i ndalon polici per ti gjobit pa asnje shkak nderkohë qe kalon makina lluksoze dhe polici jo vetem se nuk guxon ta ndaloje por edhe e nderon me grusht e i thote “shef”.
      Me dhimbsen spiropalet qe dalin ne tv e vazhdojne edhe pas 8 vjetesh ne pushtet të krahasohen me 2013-en dhe sulmojne opoziten ne nje kohe qe opozita nuk ka asnje pushtet.
      Me dhimbsen delet qe duartrokasin hapjen e negociatave per te 8-en herë radhazi qe ne fakt nuk u hapen kurre.
      Me dhimbsen komentuesit ( qe ne fakt paguhen ) qe e bejne Ramen hero kur thote qe der ne fund të shkurtit do sjellim 10 mijë vaksina por ka dy muaj qe thote se kemi paguar 3.8 milion dollare si kapar per vaksinen.
      Keta dhe shume si keto duhet te shohin shqiptarët perpara se te hedhin voten
      Falemnderit

    2. Taulant says:

      O koqe po cfare ka bere Edi Rama?
      borxhin publik e coj nga 60% ne 85%.
      arsimi pertok.
      kadastrat zero ne Vlore cdo 3 muaj nderrohet drejtori.
      Ne Durres kriminelet drejtojn qytetin.
      Spitalet u dhane me PPP.
      Rruget u dhane me PPP-te per 35 vjet.
      Portet e aeroportet qe “do ndertohen” me PPP-te.
      Cmenduria ‘aeroporti i vlores’ do jepet me koncension ku n.q.s nuk ploteson 600 mije pasagjer ne vite do subvencionohet nga shteti .
      Nafta me cmimin e 3 me te lart ne bote.
      Ne Serbi 5 vjetet e fundit 400 firma gjermane ne shqiperi zero…
      400 mije vete emigruan ….
      asnje minister i denoncuar per vjedhje.
      Kriminel si Dako ,Sejdini,Beqaj,Gjiknuri etj jane akoma ne Partin Socialiste.
      Kosova vendosi fond 600 miljon euro per pandemin Shqiperia 50 miljon mos te flasim per vendet e tjera.

  18. Z says:

    Basha ka frike se edhe po te fitoje PD, nuk behet dot K/minister! Nuk e lejon Saliu! Keshtu i shmanget nje turpi edhe me te madh! Por mendoj se SHqiperia, kurre s’ka patur K/minister me te mire se Rama! Vetem Edi eshte Europian ne Shiperi dhe Mero Baze ne Gazetari!

  19. Pali says:

    Ti Petriti i vicidolit(me fale nga shipshan)aty kojshi nuk ke pase mundesi me shiju gjanat e shpellave se te neverisin po mesa di une ke pase edhe grada po nuk pa te mundesi me jetua ne kohen kur drejtonte Karazhizhi qe ke pase edhe kojshi me katund prandaj ike jashte prap te fala Pali te done shume

  20. Koti says:

    O Petrit, jo vetëm mendja, por edhe sytë të paskan lënë. Mjekohu se të bën mirë të kthjellosh mendjen, e do kuptosh që sytë i ke në rregull, por truri ti bllokon.

  21. Petrit says:

    I nderuar Zoti Pal.
    Tu drejtova me Zoti edhe pse juve ju pelqen më shume t’ju drejtohen me shoku.
    Une nuk e di se kur ka drejtiuar Karaxhiçi ( e jo karazhizhi ).
    Di qe deri ne ‘95-en kur un jam larguar shqiperia drejtohej nga nje PROFESOR – DOKTOR.
    Nuk e kam pas kojshi sepse ai eshte nga tropoja e une nga Lezha por edhe sikur ta kem pas kojshi do te ndjehesha shume i nderuar.
    Sigurisht qe PROF DR SALI BERISHA ka shume gabime.
    Dhe a e din ti se cili gabimi ma i madh i tij.
    Mos nxjerrja jashte ligjit te partise kriminale social-komuniste.
    Dhe ndalimi i pjesëmarrjes deri ne tre breza e kelysheve te bllokut komunist pasojat e te cileve shqiptarët do ta vuajne edhe per shume kohe mesa duket.
    E ndersa sot???????? .
    Vendi drejtohet nga nje njeri qe e quan veten piktor i cili e ka hap ekspoziten e tij te pare kur u be kryeminister.
    Nje njeri qe nuk ja ka haberin e te berit shtet.
    Nje njeri qe ka mbledh rreth vetes te gjithe krimin dhe hajdutet e shqiperise dhe gjithe llumin e politikes shqiptare.
    Ka dy muaj qe thote se kemi paguar 3.8 milion dollare per vaksinen e sot pa piken e turpit del e ju thote shqiptarëve se deri ne fund te janarit do sjellim 10 mije doza.
    Po pse kaq trashe i din ai shqiptarët.
    Sigurisht per sa te kete njerëz si ju.
    Po dekorimin e ambasadorëve per hapjen e negociatave qe s’u hapen kurre.
    Ai ( ju s’keni faj ) vazhdon te merret me opoziten.
    Edhe pse ka 8 vjet me te gjitha pushtetet.
    Per ju mjaftojne barcaletat neper fjalime dhe thesi i miellit per votime.
    Respekte

    1. Petrushka Maja. says:

      @Petrit:
      Je shume naiv. Po si or derdimen sali Berisha do nxirrte nga ligji partine kriminale social komuniste? Berisha ishte spiun i kesaj partie ne gjirin e pluralizmit qe po vinte me domosdo. Ai kishte detyra te caktuara nga Ramiz Alia qe ne takimin e Triestes(Ramiz-Sali-Fatos) per te nxjerre ne selamet kete parti dhe ish komunistet. Saliu e beri kete pune si komunist qafshajak qe ishte. Sali Berisha ishte Sekretari me i devotshem qe njeh historia e PPSH. Ka marre ne qafe mijra vete ne kohen e komunizmit dhe ti kritikon se si ai nuk nxorri nga ligji PPSH. Ai ishte pjelle e kesaj partie dhe nuk mund ta nxirrte nga ligji se do jepte llogari I pari per zullumet qe kish bere si sekretar partie, serval i Byrose Politike por edhe servil I udheheqesve dhe femijve te tyre. Ai nuk mund te hidhte poshte kulin e karieres se tij si doctor professor qe ishte perkujdesja shembullore per specimenet e jashteqitjes se Enver Hoxhes.
      Pra ti or mik jo vetem qe ke mbetur mbrapa ne informacion, por ke mbetur mbrapa edhe si njeri. Ke qene njeri i ndoktrinuar nga fjalet e Saliut dhe nuk ke pare punen e tij. Kjo tregon se je nje tutkun, qe me vjen keq qe je larguar nga Shqiperia. Jo te gjithe qe jane larguar nga Shqiperia kane qene te mencur. Ka pasur edhe tutkune. Doktor Sali Berisha ka nevoje per te nderuar dajperin. Ti ketheu, bre bure dhe mos e lere Profesorin te vdese me mut ne bythe. Besoj se do jesh nje pastrues i mire halesh!

      1. Petrit says:

        Bravo.
        Ke fol si duhet.
        Qenke shume i shkolluar

  22. I deshperuari nga klasa politike antishqiptare says:

    Si fillim do tju them qe sjam me asnje parti. Per mua Saliu. Luli . Monika. Like floriri dhe e gjithe opozita nuk ekziston kjo opozite ka skaduar sepse keta te opozites nuk kane qene dhe nuk jane munduar kure per te miren e Shqiperise dhe te Shqiptareve. Kure ishte e djathta ne pushtet nuk beri apsolutish asgje .Ate qe beri e djathta shkateroi ushtrise. Shkateroi
    fabrikat uzinat kombinatet ndermarjet e vogla sistemin shendetsor shkateroi drejtesisne gjykatat
    Shkateroi fshatin nuk ndihmoj fare qe fshataret te prodhonin ne tokat e tyre por u detyruan te braktisin
    token dhe te ikin jashte ose ne qytet per te punuar kamarier dhe pune te tjera. E djathta futi percarjen
    Shqiptareve po te ishe i djathte gjenje pune ne shtet
    Sikur te ishe edhe spiun i partise merje dhe nje rroge tjeter te regjistronin me ndo nje ujsjelles ose kesh ose neper ministri paraqiteshe vetem per mare rrogen pune sbeje. Kurse te majtet perzieshin nga puna dhe ngrinin syt nga qelli. Rinine e nxori nga ruga e drejte qunat u bene dembele hajdut xhepah
    .Kurse tani ne 8 vjecarin e fundit drejtesise qe shkateroi e djathta Edi rama nUK mundi ta regulloi gjykatat jane per te ve ne duart ne koke Shendetesia po nuk pate lek fati i shendetit tend nuk i dihet si do te shkoje ose do mbytesh ne borxhe per te hedhur Hallin punesimi eshte ne gjendje shume te keqe edhe sikur te punosh leket ste dalin .Pensionet jane shum te ulta mamaja I me merr 50 mije lek te vjetra
    Babai me ka vdekur dhe mamaja 50 milekshin ka vetem me kete pension si mundet te jetojne ku eshte interesi i shtetit per te moshuarit 120 mije i do ilace .Prandaj do ti thosha komentuesve me siper mos u hani me njeri tjeterin per partite si majtas dhe djathtas sepse nuk mendojne per popullin nuk prodhojne shprese as mir qenie .Une kisha shume shprese tek edi rama edhe e kam votuar po te pakten drejtesine qe nuk do lek shume per tu regulluar duhet ta kishte ber model. Keto qe permenda pak me larte ishin premtime qe su mbajten nga kryeministri prandaj edhe per Edi Ramen koha mbaroj.

  23. Pali says:

    Shoku Petriti i komunistit Sali Karaxhixh berisha ti mund te kesh banuar ne Lezhe por nuk je nga Lezha. Sali Karaxhixhit ti mund ti ndertosh edhe nje lapidare ku ta peshurrin gjithe militi.,nese je 25 vjet jashte ti nuk paska pare asgja por te paska pa ai vendi ku je,kurse une jam qe nga viti 92 jashte dhe me shtetesi qe nga viti 95ne nje nga vendet e euvropes .Ti sic duket ike jashte kur komunisti ra nga fiku 98.Une nuk kam qene kurse komunist,une dyshoj se ti ke punuar tek sh.i.ku i Sali sheqere shpelles

    1. Petrit says:

      Te lutem shume ti karaxhizh mos mu drejto me shoku.
      Dhe perpara se te komentosh meso pak te shkruash shqip

  24. Tepelensi says:

    Na rruafsh koqet o I are qe pellet gjithe diten si gomar, per ty qe I ke te gjitha te mirat por mendon per ne, ja sheshi ja mejdani do te shohin or cune shejtani. 25 prilli po afron dhe ne te seems keto mendoje do na shkojne

    1. Petrit says:

      Ka shume mundesi te jetë e vertetë kjo qe thua

  25. TUÇ MAKU""i pa shkollë bre zoti hetues"" says:

    Ju pershendes të gjithë ju lexusve e komentusve të kësaj gazete. Ju komentuesi me emrin Petrit po ju drejtohem shoqërisht dhe po ju kujtoj që të gjithë ata që mbrojnë një kauzë, ide, grup, ekip sporti, etj etj edhe kur humb edhe kur është e groposur deri në fyt sot keta persona quhen fanatikë, ekstremist ose budalla. Pse budalla ? meqense siç thoni ju ju banoni në evropë, pra ju e njifni një proverb francez që thotë “”veç budallai nuk nderron kurrë mendje””. Pse z.Petrit jeni kurthue në debatin shterpë me disa të nderuar komentatorë tjerë si Sali Pe-De.eroviç-karaxhiçi është apo ka qënë burrë a drejtues i mir a i keq a etj etj. ex.presidenti i polonisë Les Valesa në sistemin komunist që në rininë vet ka qënë punëtor krahu në kantjer detar. Ka nisur protestat dhe denoncimin e sistemit komunist në kohen kur ai edhe mund të pushkatohej nga sistemi. Komunizmi u rrezua dhe Les Valesa u bë president i polonisë për 1 a 2 mandate, dhe sot është ra në harresë. Po ta krahasojmë karrjeren e tij me serbin shqip-folës Sali viçikadoli, shofim tek Sali Pe-De,roviçi të favorrizuarin e PKSHqiptare që në adoleshencen e tij e deri me 1992. favorrizim ky i shperblyer nga Sali shpella duke u bërë spihun i sigurimit ai e vëllai i tij. ku perjashtoj shumë persona nga partia mqse ishte sekretar i organizates së partisë, dhe perjashtimi i personit nga partia ishte shkatrimi total i jetes së personit dhe familjes e shgokve të atj personi. Sali qelbesira ishte servili dhe pjatë-lëpirsi i sigurimi dhe i sistemit komunist deri sot. Me e krahasue Les Velesen me Sali shpellarin është njësoj si me e krahasue mikrrobin e zhugës me vaksinen kunder zhugës. z Petrit megjithse ju e dini por po jua kujtoj që në historinë e nënes Shqiperi nuk njifet që populli shqiptar ka bërë luftë mes tyre si në liban, siri, irak, myanmar etj etj. Sali tradhtari ka për të mbetur në historinë e shqiperisë si personi i vetem dhe për interesa personale bashkë me disa qelbesira të tjera hajdutë, drogirash, alkolikë etj etj deshi ta shtypte me tanksa e bombardonte me avjonë popullin shqiptar të jugut ( skraparë e vlorë në veçanti )që u prezentua nga serbija dhe greqia sikur veriu po sulmon jugun, e veç pë këtë akt meriton denim me vdekje. z Petrit megjithse e dini si të gjith shqiptarët që sali karaxhiçi është hajdut, kriminel, anëtar i rëndesishem i rrjetit të droges etj etj. z. Petrit për çfarë bilanci të ketij qelbesire ju doni të flisni ? ky Sali fundërrina shumë shpejt ose në këmbët e tija ose me aparat-frymëmarrje me pampers e në barrelë si Hosni Mubarak do prezantohet para tribunes popullore për krimet që ka konsumuar. “” ai popull që ka të drejtë me votue dhe voton per persona të korruptuar, hajdutë, genjeshtar, kriminela u tradhëtar, ai popull nuk është viktimë por bashkpunëtor i tyre”” -GEORGE ORWELL-“”

    1. Petrit says:

      Ka shume mundesi te jetë e vertetë kjo qe thua

  26. Petrit says:

    Historine e PROF DR SALI BERISHA nuk mund ta as un e ti e as komentuesit e paguar te ketij portali.
    As edhe vetë drejtuesi i portalit.
    Jemi shume te vegjël qe te gjithe.
    K/ministri aktual asht vite drite pas tij.
    Sali Berisha ka ba shume gabime.
    Por nuk duhet te nji gja.
    Çfare ka ba Sali Berisha per shqiperinë dhe shqiptarët nuk e ka asnje udheheqes politik qysh nga skenderbeu e deri më sot.
    Un e di mirë se te gjithe kapen pas ‘97-es dhe pas 2011-es.
    97-en e ka organizuar partia kriminale social – komuniste sepse kriminelët e ish bllokut e kuptuan se po ju iken pushteti.
    E gjithe “lufta “ e ‘97-es ka qene organizim i partise kriminale social-komuniste.
    Sepse ishte e vetmja mundesi qe te rimarrin pushtetin.
    Sepse ata kane qene dhe janë kriminelë por siç thoshte i ndjeri Pjeter Arbnori keta nuk janë socialista por janë specialista.
    Dhe ata arriten ta marrin pushtetin.
    Por populli nuk eshte vertetë dele siç e quan edi rama.
    Populli din se çfare ben.
    Dhe i dha perseri voten Doktorit ne 2005-en.
    Protesta e dhunshme e 2011-es u organizua nga PS-ja dhe edi rama.
    Vrasjet u kryen nga kriminelët social – komunistë.te cilët i perdori si mish per top per te ardh ne pushtet.
    Nqs dikush me verteton te kunderten bujrum te na e thote.
    Por me fakte

  27. degelisi says:

    “frustruar”
    I dashur Mero
    Mos perdor fjale te huaje ne gazeten “Tema”
    Jep shembullin personal dhe kerkoj te njesjten gje nga vartesit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje