Nga Mero Baze
Historiani Romeo Gurakuqi po përpiqet të kuptojë sulmin e Bujar Nishanit ndaj tij, lidhur me sajesat rreth dy kartelave të Sigurimit të Shtetit në adresë të tij. Për dikë si Romeo, që PD e di parti demokratike dhe serioze, është vërtet një enigmë. Por po përpiqem t’ia ilustroj me një histori për t’u qetësuar para Vitit të Ri.
Në vitin 2000 në fushatë elektorale, një i çmendur në Fier tentoi të hedhë një granatë dore në një miting të Sali Berishës. Për fat u neutralizua.
Sapo përfundoi mitingu, Berisha kërkoi që të verifikohej emri i personit, nëse ishte bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. I biri i tij solli dy CD nga shtëpia dhe kontrolloi emrin. Ishim dhe dy të tjerë aty. Nuk di nëse u gjet emri i tij, por u shpall agjent.
E vetmja gjë që vlente nga gjithë kjo, ishte se mësova që Sali Berisha e kishte listën e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, privatisht në shtëpi.
Kur situata u qetësua dhe kur u mor vesh që unë tashmë e dija që ai kishte dy CD, e pyeta përse nuk verifikon gjithë drejtuesit e PD dhe strukturat e saj, se kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit. Nuk ishte nevoja t’i bënte pubike, por të mos i avanconte në poste zyrtare.
-Dëgjo, tha. E ke gabim. Ka plot njerëz që janë përzier me Sigurimin. Të vetmit që janë njerëz të Sigurimit dhe bashkëpunëtorë të tij, janë ata që përdoren kundër PD. Për të tjerët, nuk ka kuptim.
Me pak fjalë në atë parti nuk je “bashkëpunëtorë Sigurimi” nëse ke qenë, por nëse del kundër PD.
Bujar Nishani është njeriu që ka përfituar më shumë se kushdo nga kjo “klauzolë”. Ndaj i dashur Romeo mos u mërzit, por as mos u huto ta shpjegosh. Bujar Nishani thjesht ka zbatuar parimin me të cilin është rritur nga kamarier, në banakier, në pompist, e më pas në deputet, ministër e president në atë parti. Së fundi dhe në kryekontrollor. Ai është modeli se si mund të bësh karrierë aty.
Po qe se flet, ankohesh, apo akoma më keq, po vure në përdorim llogjikën, më e pakta është që do shpallesh “bashkëpunëtor Sigurimi”.
Ai thjesht e ka parë që ti reagove kundër një vendimi të partisë dhe vuri në zbatim klauzolën e partisë, që i shpall në këtë rast “bashkëpunëtor Sigurimi” ata që dalin kundër partisë. Do ketë dhe të tjerë veç teje. Mos u mërzit. Ashtu siç ka njerëz ë pastrohen, si Kaç Islami, të cilin vetë ajo parti e ka përjashtuar nga zgjedhjet më 1996, për shkak të ligjit antigenocid. Varet si sillesh.
Mos u lodh kot të gjesh kartelën tënde të pastër dhe akoma më keq, të gjesh që ato kartelat e Nishanit janë fallco. Nuk është se i hyn njeriu në punë në atë parti, e vërteta. Llogjika jo e jo. Lere pastaj po mësuan që lexon dhe libra. Akoma më keq po qe se dhe shkruan. Thjesht kompletohesh si “bashkëpunëtor Sigurimi”.
Ndaj mos e prish gjakun para Vitit të Ri dhe as mos e merr për heroizëm që e ke demaskuar si mashtrues. Të tillë ai nxorri dhe Visar Zhitin, që ka vuajtur në burgje si disdent real dhe që u bë ministër dhe deputet i asaj partie. Mjaftoi ta propozonte Edi Rama si ambasador në Vatikan për të respektuar personalitetin e tij dhe ai u bë “bashkëpunëtor Sigurimi” për 24 orë.
Nuk është se i ke mundur apo prekur në sedër. Nuk është se aty të do dikush të kesh personalitetin tënd. Aty ose u duhesh siç e duan ata modelin e deputetit, ose nuk u duhesh. Nuk besoj se ti u duhesh. Por dhe nëse u duhesh për ndonjë votë, thjesht nuk do jesh kurrë i tyre.
Kur u bë për herë të parë ministër më ra rasti të isha në tavolinë. Sali Berisha i kishte ofruar Astrit Patozit atë detyrë më 2007, pasi Olldashi do kandidonte për Tiranën, por ai nuk e pranoi. Për këtë dhe ja kishte lënë detyrë të dyve të gjenin një emër.
Bujar Nishani po kalonte para kafes në lulishten tek “Bar Kalaja” kur e pikasi Sokol Olldashi dhe për t’ia hequr sikletin Patozit tha: “Pse të mos i sugjerojmë këtë Bujarin për ministër. Ushtarak është.”
Bujari nuk e kuptonte dot, se si dikush mund të refuzonte një post ministri dhe po rrinte mbi gjemba, ndërsa Olldashi i kishte shkruajtur Berishës për këtë propozim. Berisha në fakt mori emrin që ëndërronte. Dy minuta më pas telefoni i Bujarit ra. Ishte Sali Berisha. Ende pa e hapur ai u ngrit në këmbë dhe tha atë shprehjen e famshme për të cilën shpesh unë tallem: “Bujari ju dëgjon!”
Dhe këtu e vulosi karrierën e tij të re.
Tani po do të konkurrosh me Bujarin, kije paraysh si duhet të sillesh. Ndryshe “bashkëpunëtor Sigurimi” do mbetesh.
Duke shpresuar mos të të prish me këtë këshillë publike, gëzuar Vitin e Ri.
E mbylle bukur vitin. Gezuar!
Mbyllje ekselente për 2020.
Gezuar 2021 Mero Baze.
??
Shëndet e jetë
Lan XHABIJA
Edhe nje tjeter bravo te madhe zoti Baze!
Zoti ju dhente shendet dhe mbaresi juve dhe familjes tuaj!
Rrofte Shqiperia dhe populli shqiptar!
Rrofte zoti Edi Rama, per te miren e te gjithe popullit tone!
Nuk mund ti shtoj asgje ketij shkrimi.
Eshte pikerisht nje shkrim I shkelqyer qe I ben lexuesit te te admirojne akoma me shume z,Mero.
Une gjej rastin te te uroj gezuar vitin r to 2021.
Te jete ky vit I gezimeve tuaja familjare,me shendet te plote e I lumtur.
Vecanerisht uroj qe mendja dhe Pena juaj te vazhdojne te punoj per t’i ardhur kurdohere ne ndihme gjithe shwiptareve per kthjelluar mendjen e tyre,per te kuptuar me mire situata politike qe I paraqiten vendit tone vazhdimisht.
Te faleminderit per gjithshka qe ke shkruar me deshiren dhe vulletin me te mire ne interes te seShqiperise sone te dashur.
GEZUAR.
Je lodhur kot Mero,Gurakuqi i di keto, po ai nuk eshte se ka shume ndryshim nga Nishani,shiko ai po i lutet Nishanit qe ti kerkoj falje ne menyre qe te shpetoj nga sikleti qe e ka zene.
Je enciklopedi i nderuar!
PD, ose moj kasolle ku na mblodhe!
Imadh je Mero. Gezuar Vitin E rI.
Gezuar Mero, i ke dhene nje leksion Gurakuqit,duhet ta dij dhe ta fiksoj njehere e mire se fajet nuk I kane kapteret po generalet,dhe ne rastin konkret kapter Nishani ka zbatuar urdherin e Saliut,kete e di dhe shqiptari me I thjeshte, jo me nje profesor si Gurakuqi.
Ketu rri, mos u hap si vaji ne lakra ne ceshtje ae nuk i kupton andej nga Prishtina. Gezuar
Ne te vertet gurakuqi nuk ka shume ndryshim nga bujarie nga saliu apo grida me salianjin.
Keta derdimen kur saliu e co shajne me liber shpije,shpifin e marin neper goje si grat llafazane,duartrokasin,dhe kur vjen qe u djeg bytha vete nga bujaret e salirat hidhen perpjete dhe nuk i pranojne e u drejtohen gjykatave…
Po kete gurakuqin kush do ta coj ne gjykate qe eshte mbrojtesi i cdo kolobracionisti ne fashistet,ky qe denigron cdo gje shqiptare dhe del ne mbrojtje te cdo antishqiptari.
A nuk eshte ky qe po ti shaje jarin te mbyste dhe te nxirte spiun komunist e agjent,ndersa sot kur i erdhi uji te rrogozi bythes tij na hidhet perpjete.
Keto specie te saliut do zhdukin njera tjetren
Andej nga fundi me kenaqe?????????
Fakt është,që Berisha është fashist dhe sistemi që ai instaloi është fashizëm.
Fakt është gjithashtu që rreziku që ai fashizëm në dukje në gjendje nokaut,të ringrihet përsëri është aktual.
Dhe kjo për arësye objektive:
Ka shumë element negativ që janë pasuruar në rrugë ilegale, të cilët shohin te veterineri i Viçidolit,shpëtimin.
Kjo kërkon mobolizim të gjithë atyre shqiptarëve të ndershëm,që shohin pak më tutje se hunda e tyre,për të votuar vazhdimësinë,përpjekjet e Edi Ramës për vendosjen dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.
Të gjthë shqiptarëve që nuk e kanë mizën në kësulë,një vit të mbarë?
M… i ati, M… i biri, M.. ai qe beri t’tane!
Me një gur dy sorra.
Bravo Mero.
Duhet të jesh fare idiot të mos dish ca te vërteta në lidhje me Pd. Që PD ishte një krijesë hibride komunisto-spiune- të dënuar politikë – ish pronarë – e huri dhe litari, të gjitha të mbledhur nën një çati. Për interesa disa, për shkatërrime disa të tjerë, dhe për vrasje të tjerë. Ky Romeo nuk vjen nga Hëna që nuk i di këto. I di shumë mirë. Por siç e thashë interesat i bashkojnë këta njerëz vetëm në Shqup. Ka një shpjegim të thjeshtë kjo. PD gjen mbështetje te pjesa më injorante e shoqërisë. Për fatin e keq tonin ky numër është I madh në raport me ndasitë e spektrit politik. Rreth 70 % e njerëzve në Shqipëri votojnë majtas, ose mendojnë majtas nqs nuk votojnë. Ky 30% që ngelet janë popull qe nuk do ligje, higjienë, kulture. Dhe po të vesh re këta janë votues ose militante te PD, permanente. Në pa mundësi të afirmimit e të përfaqësimit, të gjithë Romeo e Zhul – jetat nuk krijojnë dot një pol të tyre. Kësisoj gjejnë strehë tek PD. Nuk ka kuptim që këta elementë të kantidojne për partinë e Saliut e të Bujar Nishanit. Absurditet që nuk qëndron në këmbë. Madje provat e përfshirjes së kësaj organizate kriminale e tribale në skenarë me spiune janë edhe më të freskëta. Kujtojmë këtu rrjedhjen e informacionit nga shiku I Saliut apo nxjerrjen e dosjeve nga prokuroria e vënë në dispozicion të Shqupit apo gazetës Bild. Ky tipi që në profesion është historian, ndoshta është më mirë të studiojë ca historinë e PD. Personalisht nuk i shoh fare me respekt këta të viktimizuarit. Si mund të bësh polemikë me Bujar Nishanin, kur në partinë tende thurin filma me Babale e ca më keq. Votojnë kundër Shqipërisë për në BE. Ju qofshi o shpellare. Ku ka PD , aty do gjesh regresin e sulmet e këtij lloji.
– I respektuar je per ato Rreshta qe ke shkruar ” Shqip”……fenomen qe eshte shume i dukshem tek PD, Steriotipet qe mbeshtesin kete Parti…….gjithmone nuk e arrij ta kuptoj perse pjesa me e dobet e Shoqerise Shqipetare…….Komplet e kunderta e Djathtisteve Europian…..me e keqja eshte se Berisha jua mesoj “Zanatet qe ha Buke”…….Universitet pa Shkolle Tete-vjecare, Militant me Pension te siguruar edhe ne Kohen qe Partija nuk eshte ne Pushtet, Kontrabandiste me Leje te Vecante te firmosur nga Shteti….etj…etj…etj…
– Berisha pati shume kohe te mesonte se si u soll KOMUNIZMI me Njerezit qe kundershtonin dhe ishin kunder tij……Nje pjese jo e konsiderueshme ishin vertete Politikane/Ekonom/Financier/Inxhinjer te afte Nafte etj, etj…. qe vertete me Kapacitetet e tyre “rrezikonin Rregjimin”…por pjesa me e konsiderueshme e tyre ishin Ordinere….pikerisht pasardhesit (jo te gjithe sigurisht) e kesaj Ordiner-ie, qe shikojme sot e kesaj Dite…….Gjeja me e thjeshte eshte te kritikosh Pushtetin….gje me te thjeshte nuk ekziston ne Glob, ne sejcilin Cep te ketij Globi…por edhe kur dicka Pozitive ndodh ne ate Shqiperi….Kritiket “PD-istet do ta gjejne Problemin……me nje Fjale IDJOTIZEM pa KUFI…..Fale Sal Ram Berishes…….
Fabula….. PD kishte dhe ka dy idiot…. Njëri që nuk e pranoi dhe tjetri që bëri të kundërtën sa i përket propozimit për ministër të brendshëm…… Bravo
Si gjithmone i madh.Urimet me te mira familjarisht z.Baze.Me shkrimet e tua me ke ngrohur gjithe vitin.Gexuar Vitin e Ri.
Gezuar Vitin e Ri 2021, Z.Baze!
I nderuar Z.Baze,shkrimi me pelqeu, vetëm se keni bëre 2 gabime !
1) per fat u neutralizua ( atentatori) duhet per fat te keq u neutraluzua !
2) I dashur Gurakuqi !!! Eshte e njeta specie me Nishanet e PD !
SI U VJEN HAKUT KY MORE SHOKËËÊË !!!!
Si mund ta quajë dikush këtë sharlatanin e Gurakuqve “historian”??
Pastaj, sa për sigurims, ai ka qenë, kot mundohesh ta justifikosh, Mero.
Gurakuqi ka qenë sigurims. Dhe aspak historian. Sharlatan, po.
DKLARATE:
Duke marre te gjitha gjasat qe i serviren popullit del hapur dhe troç: se PD. eshte nje parti fashiste e deklaruare dhe e dokumentuare katerciperishte per nje periudhe 30 vjeçare.
Qe kjo e keqe te mos marre ne vorbullen e saj edhe nje here shqiperine duhet sqarim dhe vemendje per nje kohe te gjate deri sa kjo PD te dale jashte ligjit ne se do veproje drejte SISTEMI I RI I DREJTESISE.
Hapur dhe pa ndrojtje ,kush voton PD e vjeter me rrenje ne SHQUP eshte dhe duhet te deklarohet tradhetar i vertete.Per ta vertetuare kete ka aq matreiale sa qe duhen muaj te tere ti stivosesh dhe pastaj ti hedhesh ne popullin qe nuk e ka kuptuare akoma kete menxyre shqiptare.
Votat e shqiptareve duhet te shikojne çfar eshte bere,çfar po behet dhe çfar drite shikoni ne fund te tunelit me te majten me ose pa te madhin EDi RAMA. Jo per tu mbushur mendjen por logarine i dashur votus duhet ta beshe me bilanc faktesh konkrete duke kujtuare edhe nje here ate qe ka ndodhur me shqiperine nga 90-ta e ketej nen sundimin e Berishizmit si ideologji.Poshte Berishizmi Rrofte shqiperia e paster e ndersheme dhe e lire. shqiperia ka shume nevoje edhe per te pakten 2 mandate te EDI RAMES. pastaj do shihet vertete djelli qe kemi deshiruare prej vitesh e vitesh.
Vemja Bujari permbledh gjithshka ka qene dhe eshte partia fashiste PD. Si eshte perfshire ne parti,si ka bere karjere cfar boshlleku intelektual ka,si godet e pergojon partneret,si i eshte lepire dhe i lepihet SB,si mori pronat e se shoqes kur ishte president, ne nje kohe qe qytetari i thjeshte ka 30 vjet qe perpiqet e zor se do ti marre. Shih Bujarin e kupton PD.
Dakord me te gjitha Mero, shkrim i shkelqyer.
Dy gjera me bene peshtypje:
1- Diktatori Sali pyeste dynjane per emrat e ministrave
2- Astrit Patozi ka refuzuar per te qene minister
E para me ben te neveris edhe me shume Edvinjn ndersa e dyta eshte e mjaftueshme per te votuar Patozin ne zgjedhjet e ardhme.
Mero,po fillon te lash vehten si ish b.puntor i kryesigurimsit malok!Presim te zgjerosh kete shkrim.Besoj se ka mjaft per te thene per perdorimin e CD-ve si mjet shantazhi,presioni dhe perdorimi per pune te liga,perfshi denime,vrasje dhe zhdukje te shumkujt nga klika 30 vjecare e Vicidolit.As mendja me e ndyre nuk do te punonte .aq sa per te kompjuterizuar ato tip te dhenash dhe ti linte dhe ne dore te Zenit.Mund ti kete dhe dhenderri…Dikush duhet te te pyese Mero,se pari Prokuroria,SHISH etj.Kjo nuk kaperdihet lehte!Vit te mbare!
E mire kjo rezume,per menyren si dirigjohen zhvillimet brenda shpelles se pd-es.
Por mendoj, do ishte i gjithe i plote shkrimi,nqse do ti jepej nje shpjegim fenomenit qe po vazhdon pa fund:
Ndonse nga brenda shpelles,ka shume nga ata,si puna e Gurakuqit,qe kane guxuar ti kundervihen marionetes qesharake te Saliut,lul,jari etj,ku mbas kesaj ata kane ngrene shqelmin e forte bytheve,ata nuk kane pipetitur per asnje cast,kunder atij,qe e ka krijuar dhe i terheq fijet e ketyre marionetave,Saliut.
Gjykoj se kjo ndodh se pari,me anen funksionale te strategjise se shpelles:
Se pari,i zgjedhuri duhet te jete formezuar qysh ne gene nga nje lende plasteline,
Se dyti te kete gen shpellari,perjashto ndonje manekin nga krahinat e tjera,qe i duhet per vitrine.
Se treti,qe Saliu ti kete gjithmone ne hyqem ata,i korrupton me poste,prona dhe para te pa merituara,qe nqse do te levizi bishtin me pas,ata do te diskretitohen per te gjitha keto.
Shembull ekzemplare i ketyre me siper eshte marioneta lul;plasteline,krahinar,i korruptuar ,me kulme 220 mil euro tek rruga e kombit etj,bashke kriminel ne vrasje qytetaresh te pafajshem.
Ja dhe tani Gurakuqi,rreshtohet i heshtur,si gjithe para tij,qe kane marre shqelm bytheve nga shpella,per te ekspozuar shkaktarin e vertete,te metamorfozes tridhjet vjecare te pd,nga nje startim demokrat,ne nje formacion te eger mafioz dhe antikombetar mesjetar.
Shkrim shume I bukur. Keshilla super Mero! Edhe une ne Amerike jam cuditur I Romeo e pranoi te futej ne strofull ujqerish dhe te erdhoste figuren e vet nga Bujari, I cili e kishte kthyer presidencen ne kovachane dekoratah, te cilit I shiste 15 mije dollare. keshtu ia ka dhene nje pononjesi te institutit markist leninit te Serbise titullin “Kalores I Skenderbeut”
I uroj Shqipetaret kudo qe jane GEZUAR VITIN E RI mbaresi ne familjet e te gjitheve.Une personalisht por dhe shoket e mi dhe njerezit qe degjojme ne jeten e per diteshme e kane humbur besimin .Politikanet per 30 vjet kane premtuar qe do bejne shqiperine nje vend normal dhe demokratik .Kane premtuar se ne shqiperi do te funksjonoje drejtesia ne shqiperi drejtesia ka vdekur .Pa drejtesi nuk ka shtet por vetem xhungel.Gjykatesit i shkelin ligjet me te dyja kembet per interesa personale ose me urdher nga njeres me pozite.. Shendetesija nuk funksjonon Po nuk pate lek fati i shendetit tende nuk dihet ose duhet te mbytesh ne borxhe .Punesimi mbas 30 vjetesh eshte ai i para 30 vjetesh punon dhe leket ste dalin per te mbuluar shpenzimet e dites.Njerzit si Para 30viteve perpara mundohen te ikin nga vende lindja per nje jete normale se ne shqiperi politikanet e te dy krave i kane nxire jeten popullit keta politikane nuk prodhojne shpres dhe mirqenie ..tashi pa pike turpi do vijne te na mashtrojne per te na vjedhur voten .Shqiperise i duhen politikane te rinje qe do ti dhimset ky vend dhe ky popull qe ta mbajne fjalen dhe do behen cope per interesin kombetar dhe publik
Gurakuqi eshte edhe shpifes.
Si mund te jete edhe historian nje shpifes?
Ja nje shembulkl flagrant i nje shpifesi profesionist.
Ky specia Gurakuq shkroi ( dhe nuk shpifi vetem me fjale por e shkroi)
se nje nga patriotet e medhenj e e figurat e paperlyera te historise sone,
shkencetari me i madh i te gjitha koheve Eqrem Cabej paska qene minister
i arsimit ne qeverine kuislinge te Rexhep Mitrovices, kur (dhe vete ai e dinte)
dihet boterisht dhe ekzistojne dokumente autentike se Cabej
dhe Mehmet Konica jane te vetmit intelektuale shqiptare qe refuzuan ME KEMBENGULJE
te mirrnin pjes ne qeverite kuislinge.
Si mund t’i besohet historia njerezve te tille?
Po ça keni me Bujarin e shkretë, ai një copë kapter është, bukë me kos ha. Atij kur i vjen për ta bërë, merr oturakun dhe e bën..
E keqja luftohet kudo qe te jete , jo kur te vjen me dera , ku ishte ky Gurakuqi kur doli seriali “Babale” ???
Gezuar , nje vit i mbare !
Marin Mema patrioti i madh të hetojë mashtrimin që i bëhet popullit shqiptar nga “serbët’ e Për’puthen
thuaju të vërtëtën shqiparëve patriot!!
mero bëj edhe ti dicka si patriot që je
Artikull shume i bukur!Urime