“Vajtimi” hipokrit për largimin e kongresmenit Engell

4 Janar 2021, 20:37Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kongresmeni legjendar i demokratëve në Nju Jork, Eliot Engell, ka mbajtur fjalimin e lamtumirës së tij nga politika, pasi ka dalë në pension. Ai ka patur një lidhje të veçantë me komunitetin shqiptar në SHBA dhe është angazhuar fuqimisht në çështjen e Kosovës prej viteve ‘90.

Me ikjen e tij shikoj një vërshim urimesh e mirënjohje nga politikanët shqiptarë në Tiranë dhe Prishtinë, duke postuar fotografi me të dhe duke e falenderuar për kontributin e tij për shqiptarët.

Shumica e atyre që e urojnë janë në të vërtetë problemi i shqiptarëve në politikën amerikane, që as Eliot Engell dhe as politika amerikane nuk ua zgjidhi dot.

Urimet më panagjerike për të nga Shqipëria i kanë bërë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk po llogaris Kastriot Islamin, se ai e bën instiktivisht po lexoi që e ka bërë Berisha.

Në fakt, Eliot Engell ishte një mik i sinqertë i shqiptarëve, të cilin shumica e politikanëve shqiptarë në Tiranë dhe Prishtinë, e përdornin për të bërë fotografi dhe për t’u dukur pro-amerikanë. Eliot Engell nuk ishte për ata dikush që ata e dëgjonin dhe respektonin, por dikush që e përdornin.

Në krizën e vitit 1995, kur Berisha ktheu nga kufiri në Kapshticë kongresmenin Tom Lantosh, se shoqërohej me Nikolas  Gejxh, të cilin e shpalli person “non grata”, ai refuzoi po ashtu dhe ndërhyrjen e kongresmenit Engell, për këtë çështje.

Më 1996, kur refuzoi takimin me nën-sekretarin e Shtetit Timothey Uirth, përsëri zoti Berisha zmbrapsi një vizitë të Engellit në Shqipëri për ta bindur të mos përballej me politikën amerikane pas vjedhjes së votave më 26 maj.

Kjo është tipologjia e sjelljes së gjithë politikanëve të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Engellit.

Ai ishte një politikan i urtë, i dobishëm për shqiptarët që donin vërtet SHBA, por jo për shqiptarët që donin të përdornin SHBA-në.

Të gjithë këta që “vajtojnë’, aq sa të duket sikur Eliot Engell ka vdekur, nuk janë shqiptarët që nderojnë Engellin si një kongresmen amerikan pro shqiptar, por janë shqiptarët që u ka ikur një njeri me të cilin dilnin foto në Uashington e gënjenin shqiptarët këtu.

Eliot Engell nuk refuzonte askënd. Ai mund të udhëtonte der në Miçigan nëse e thërrisnin 20 shqiptarë në një takim. Mund të takonte çdokënd e të dëgjonte të gjithë.

Por politikanët shqiptarë nuk e donin për ta dëgjuar, por për t’u fotografuar dhe për të mbushur defiçencat e tyre në Tiranë, që të dukeshin si pro-amerikanë. Ndaj sot askush nuk ka asgjë për të treguar për të, përveç fotografive.

Ai ishte politikani i duhur për ta, pasi nuk i poshtëronte publikisht, ose nuk i refuzonte, por thjesht i linte ta përdornin.

Ndaj sot, të gjithë ata që kanë pasur probleme me SHBA si politikanë, të gjithë ata që kanë paguar miliona të duken si pro-amerikanë, po qajnë dhe për Eliot Engellin, pasi me atë dilnin foto pa lekë dhe sa herë që nuk i priste askush në SHBA e kishin të sigurtë një foto tek kafja e Kongresit.

Tani ai iku nga Kongresi. Ua qaj hallin me kë do dalin në foto, kur mos t’i presë askush. Vetëm po gjetën Fatmir Mediun rrugëve t’i prezantojë me ndonjë amerikan që ngjan si kongresmen.

21 komente në ““Vajtimi” hipokrit për largimin e kongresmenit Engell”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Laj shplaj ate kishin keta. E hidhnin si top ku i nevojitej. Me mire kshu. Jam demokrat nga ana politike amerikane dhe e kam suportur kete kongresmen, por u beme bajat ne marrdheniet me te. Me erdhi mire qe nga nje ane humbi..

    1. Demokrati says:

      Ti sje Nje qytetar Optimist, ti je thjesht Nje qytetar Bythqirist.

    2. Revizori says:

      Mero Baze,
      Te kam patur afër ne Romë, duke pritur avionin për ne Shqiperi, dhe nuk m’u dha të vija dhe te te jepjs dorën në shenje respekti dhe falenderimi.
      Jo vetëm qe i ke luajtur fenë Katunarit Sali, ndersa Kastriot Islamin e ke bërë qe përpara tij, Pilo Peristeri të duket si Ruzvelti.
      Prandaj njerezit të mos tregojnë më barcaleta me Pilon, sepse ti u ke dhene material për 20 vjet Kastriot Kaqol Islamin.
      Je pena më e mprehtë dhe më therëse e gazetarisë shqipëtare.
      Ata që të bejnë biografinë Jane komunisto-fashistët e PD, ose Enveristo-Salistët qe mban Saliu si zorraxhinj nga mbrapa.

      1. Shqiptar says:

        Bo bo bo çfarè thundrakèsh zvarranikè.
        “Tè kam patur afèr nè Romè, duke pritur avionin”
        Po, edhe?
        Çfarè do tè thuash, me kètè shqipe parmende, o REVIZOR?
        Inferiorèt, analfabetèt, tè bèjnè tè ndjehesh keq, kur pèrdorin edhe gjuhèn tènde.
        “TÈ KAM PATUR AFÈR”. Jo jo jo,,,,ky ka tè drejtè kur i duket Ymeri nga Çepani si Ernest Hemingway.

    3. Ray says:

      Por jo gjithmone Politika Amerikane ka qene pro Shqiperise, ndaj nqs ata nuk e kane pranuar Tom Lantosh se po vinte bashke me Nicolas Geixh kane bere shume mire ,
      sepse po te lexosh Librat e Nicolas Geixh jane te mbushur me urejtje raciste te jashtezakoneshme kunder Shqiptareve .
      dhe ti mor Mero nuk ke te drejte ti stigmatizosh ne kete rast, sepse keshtu del qe ti je nje bytheliperes i Amerikes ne cdo rast.
      Ti Mero mund ti stigmatiozsh politkanet Shqipttare kur dalin krah per krah Nicolas Geixh. jo anasjelltas, nqs ke respekt per kombin tend.

      Se psh ne 1919, Presidenti Willson erdhi ne konference ne Paris me idene ” ti krijojme Serbise dalje ne det” , me kete kishte parasysh daljen ne Durres ,
      ashtu sic kishte ndermend Trump . kur tek mareveshja Kosove -Serbi, thoshte ” te ndertojme linjen hekurudhore ngas Serbia ne Shqiperi, qe ti “krijojme Serbise dalje ne det”
      Ne te dy keto raste Politka Amerikane ishte ne sherbim te Lobit serb te Amerikes, dhe i sherbente interesave te Serbise, jo te Shqiperise,
      ashtu sic edhe kur Kongresmene Amerikane vijne ne Shqiperi me nje Anti-shqiptar te terbuar si Nicolas Geixh, ne te gjitha keto raste Politka Amerikane eshte kunder interesave te Shqiperise,
      ndaj edhe cdo shqiptar e ka per detyre ta kundershtoje kete lloj politke, sepse ne duam me shume vendin tone , sesa interesat e Lobit Serb e grek te Amerikes
      ..
      Prandaj kane bere shume mire ata qe e kane kundershtuar ardhjen e ketyre Kongresemeneve, kur keta vijne te na sjellin ne Shqiperi armiqte me te eger te Kombit tone.

      Nga ana tjeter do shtoja se kujtedo nga Politka Shqiptare i vjen keq pse Zoti Engel nuk eshte me ne Kongres , sepse ishte zeri yne me i mire,
      ndaj edhe i shprehin mirenjohjen me te madhe per punen e tij TE SHKELQYER ne mbrojtje te interesave tona.
      ..
      Natryrisht nuk e dime c’mendim ka Rama ne kete drejtim. sepse ai nuk e mori mundimin te thote ndonje fjale mirenjohese per zoterine Engel.
      Por besoj ti Mero si i afert me te duhet ta dish mire,
      dhe nga sa shkruan aty kuptohet qe nuk ndjehesh edhe aq mire …

      1. Taulant says:

        Jeton akoma kerma Nikolas Keixh ???

        1. Lani says:

          Kerma Nikola Geixh i dergon rregullisht letra urimi kermes Sali Berisha per festa e ditelindje.

      2. Publius_Varus says:

        Nicolas Geixh moter..qir mbetet dhe dobic Shqiptaresh mbetet ne gjak pavaresisht sesi do qe te indentifikohet.

        Mund te ne thuash se cfare libash ka shkruar ky dobici Geixh.

        Amerika mundi aleatet e Shqiptareve ne 2 luftea boterore, krijoi Jugosllavine dhe vet Wilsoni qe i bejne lepirje keta sot as qe e permend Shqiptaret ne 14 pikat a tij.

        Nuk ka lob serv ne Amerike dhe as i pjerdh njeri servet ne Amerike.

        Ne Ameirke.sundojne vetem cifutet.

    4. Lani says:

      Berishen dhe Meten e dine te gjithe se kane punuar ne dem te Shqiperise.Jane hipokrite te flliqur te dy hajdute vrases spiuna e kriminela jane.I nderuari Eliot Engell nuk ja u varte fare ketyre plehrave.Berisha me Meten me shume kane takuar Janullatosin ne jeten e tyre kurse i nderuari Engell keta tradhtare te qelbur nuk i ka pelqyer kurre.

    5. Lan XHABIJA says:

      Përshëndetje Mero Baze.
      Ju shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e babës tuaj.
      U prehtë në paqe, bashkë edhe me nanën tuaj të ndjerë.
      ??
      Ju pas lënë uratën, dhe të rroni e ti kujtoni prinderit tuaj të nderuar e te respektuar.
      Me shumë konsideratë
      Lan XHABIJA
      KANADA

      PS
      Lutem, kjo mos të botohet.
      Nuk kisha rrugë tjetër për të ngushelluar zotin Baze.
      Mundesisht, transmetojani mesazhin tim.
      Faleminderit

    6. Lan XHABIJA says:

      Përshëndetje Mero Baze.
      Ju shpreh ngushëllime të sinqerta për humbjen e babës tuaj.
      U prehtë në paqe, bashkë edhe me nanën tuaj të ndjerë.
      ??
      Ju pas lënë uratën, dhe të rroni e ti kujtoni prinderit tuaj të nderuar e te respektuar.
      Me shumë konsideratë
      Lan XHABIJA
      KANADA

      PS
      Lutem, kjo mos të botohet.
      Nuk kisha rrugë tjetër për të ngushelluar zotin Baze.
      Mundesisht, transmetojani mesazhin tim.
      Faleminderit

  2. TNT says:

    Je i papare shume i madh, nje tufe budallenjsh qe te gjithe vizitat ne Amerike i kane quajtur sukses i madh duke postuar foto me Kongresmenin Engel ose kur ky ishte me pushime me Dioguardin…

  3. “Qajne “ se s’kane me ke te dalin fotografi , me gjthese nje pjese e te kene me ke te dalin , s’vene dot ne Amerike !

  4. Shqiptar says:

    Bo bo bo çfarè thundrakèsh zvarranikè.
    “Tè kam patur afèr nè Romè, duke pritur avionin”
    Po, edhe?
    Çfarè do tè thuash, me kètè shqipe parmende, o REVIZOR?
    Inferiorèt, analfabetèt, tè bèjnè tè ndjehesh keq, kur pèrdorin edhe gjuhèn tènde.
    “TÈ KAM PATUR AFÈR”. Jo jo jo,,,,ky ka tè drejtè kur i duket Ymeri nga Çepani si Ernest Hemingway.

  5. Roberto says:

    Mos na hapni barkun me keta kongresmenet Amerikane. Nese e paskan therritur ne Cikago 20 persona dhe ka vajtur ky Eliot Engel si mendoni ju ka vajtur kot?? Ka vajtur se eshte paguar per tyre dhe ka marre dhe $ prej tyre. Pse ky Jozef Dioguardi c’fare ben?? Nuk merr para?? A e dini ju qe edhe ish senatori Bob Doll eshte paguar prej kosovareve te Amerikes ne kohen e trazirave diku nga vitet 1981 mos gabohem me 500.000? qe te fliste per Kosoven dhe te ngrinte zerin per ta?? Keto jane fjale te thena nga vete kosovaret e Amerikes te cilet kane bere fushate per mbledhje fondesh per persona te tille??? Miq te Shqiperise te blere me para??? E kush nuk do e bente nje gje te tille kur te shikonte valixhen me ? mbi tavoline?? 500.000? ne 1981 jane disa fish sot prandaj keta e “Duan” e “Dashurojne” dhe “vdesin” per Shqiperine.???????

  6. sigurimsi says:

    Në kohen e PKSH e PPSH per tu pranuar në parti ose gjetur një vend pune në zyrë, ose për të shkuar në një shkollë të mesme a të lartë ose per tu pranuar si spihun lagjie, personi duhej ta paraqiste si garant moral 1, 2, 3 ose 20 persona të partisë qoftë ky mik, shok, kushuri o komshi. Letra e Sali Plehut drejtuar kongresmenit amerikan, apo fotot e “yllit” polar të politikes shqiptare ( që po lutna mbi llumin në fixhan të kafes që mos e paftë syri i keq ha ha ha ) Rudina e mamit korruptuese që mami i saj e ka të ndaluar që të mos ta shikojnë ameriken as me dylbi as në TV, ose prezantimi i fotos të Azem Hajdarit me paterica ( nga plagosja në parlament ) me këtë kongresmen i kanë paraqitur si garanci morale per keta persona. Ju funderrina të ndryshkura, fotot ose letrat, ose vajtim-lëpirjet me ketë e për ketë kongresmen amerikan nuk ju ndihmon aspak që populli t’ju konsiderojë si flori. ky kongresmen ka qënë dhe është mik i shqiptarve dhe nuk ka vdekur por ka dalë në pencion. ka mbi 2000 shqiptar që kan foto me ketë kongresmen në zyren e tij e në tubime të ndryshme ku njof mbi 7 a 8 persona që kanë foto me kongresmenin dhe kanë qënë në burg perpara fotos ose pas fotos per arsye të ndryshme ndër të tjerash vjedhje shpijash a xhepash. — tani ju qelbesira SHADAP —

  7. CENI LAKUT says:

    O ju ditezinj antiamerikane….
    Ne dashte zoti te behet nje referndum per tu bere albania shteti i fundit i Amerikes …

  8. sigurimsi i linzë-shishtufinë says:

    Unë heroi i heshtur i sigurimit ( keshtu jemi cilesuar ne spihunjt si unë, Sali Viçidoliçi, Azem Hajdari etj etj ) po ju tregoj një nga aktet heroike të modelit 007 që kam bërë per sigurimin tonë komunist : Kur Azemi shkoj në washington dhe mori takim me kongresmenin Angel, mua më thirri në gjysmë të nates ministri jonë Kadri Hazbiu dhe takimi u bë në Linzë në mes të ca çufrrave ku ai kishte hyrë 50 – 60 cm në një gropë që të mos shifej dhe më urdheroj që të shkoj dhe të pergjoj çfarë do të flasin Azemi dhe kongresmeni. Siç dihet ne sigurimsat pergjonim edhe njëri tjetrin sepse ishte udhëzimi “”besim askujt – kontroll të gjithve””. Unë i thashë dakord dhe u nisa atë natë direkt nga Linza e si sigurims special që isha mbërrina në washington pas 2 oresh. Nuk mundem t’ju tregoj mënyren si hyra por hyra në zyren e kongresmen Angel-it por hyra dhe më vinte shumë era wc dhe degjova biseden mes Azemit dhe Angel-it : ANGEL: haj bre kamarad Azem. AZEMI : sallam a llokum bre mister i nderuar, i shkelqyer, i madh dhe i fortë Angel. ANGEL: pse me patericë bre camarad ? AZEMI: një deputet komunist i qelbur më ofendoj dhe më akuzoj sikur e kam spihunuar kur fuksoja në kohen e partis, dhe unë ju betova që s’është e vertetë, që nuk e njifja dhe kur kam qënë spihun nuk kam spihunuar kurrë në qytetin e tij sepse në atë kohë spihunoja vetem në qytetin tim, por ai më tha nuk të besoj dhe më qelloj 2-3 herë me pisqollë. ja si më luftojnë komunistat bre mister Angel. ANGEL : ok ok mos u bë merak se do të hakmerrem për ty. po dergoj postierin me ni telegram urgjent që aeroplan-mbajtesja Nimitz të largohet urgjent nga lindja e mesme dhe ta marrin rrugen per adriatik e nëper lumin Dri ti afrohet Hasit dhe ta bombardojë Hasin. AZEMI: jo jo bre mister shoku im, tash jam pajtue me atë tipin, e fala pasi u betua dhe më tha që do iki nga feja komuniste dhe do kthehet në fe demokrati. Dhe më tha që demokrat si ti Azem pranoj që të bëhem por jo spihun si ti. unë i thashë ok dakort dhe e fala. ANGEL : ok ok gud gud. ( në ketë moment hyri kamarjeri me 2 hamburgera ) AZEMI: çeshtë kjo punë bre mister Angel ? ANGEL : per të rrespektu ty camarad Azem kam bërë kurban 2 viça dhe janë në tabakun e kamarjerit dhe do i ham së bashku e do ngritim një dolli me koka-kola per ty dhe shendetin tënd. AZEMI: ( mori goten e kartonit me koka-kola dhe i tha ) zhivoli bre mister. ANGEL: fak you madher faker kamarad Azem. në ketë moment janë ndarë.

    1. Lulija says:

      Hahahahaahahahahahahahaha

  9. Lili says:

    Eliott engel ishte mik i shqiptareve te vertete , i atyre qe luftuan per liri bashke me te per shqiperine kur ishte komuniste e per kosoven kur ishte nen Serbi: asnje nga keta qe mero sheh neper fotografite nuk ka pasur asnje pjese ne keto veprime te tij bashke me ne, po vetem ju kane ngjit Kongressmenit si muti mbas kepuceve, se te gjithe fatkeqsisht na dollen sicili ma mut se tjetri!
    Kongressmeni Engjel ka takuar tjeter shqiptare shyqyr Eotit qe e kane bindur se kauza shqiptare ne Balkan ishte e drejte, se keta horra qe mero na permend vetem kane prish pune e kane turperuar Shqiptaret n’amerike e ne bote!

  10. Ermal berati says:

    Shtoj se ne fushaten qe behej per Eliot Engel viti qe shkoj shumica e shqipetareve nga Shqiperia e Veriut e shanin dhe benin fushat per kundershtarin e tij. Kam debatuar me keta te pa gdhendur dhe kuptova se ishin nga rrethi i Sali Berish kermes.. Shtoj se hiqen sikur jane patriot por jane tipike njeres te shpellave. Une e kam njohur ne fushaten per H. Clinton dhe e them me dhimbje se ne humbem mikun me te mire per ceshtje shqipetare. Keta shqipetare karagjos ju bashkuan serbeve sepse ata e urrenin Eliot Engel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje