Hera e parë që Vjosa Osmani e nderon LDK-në

14 Janar 2021, 19:54Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Argumenti më i fortë që ka pasur deri më sot Vjosa Osmani kundrejt LDK-së, është fakti që ata e përzgjodhën si udhëheqëse të listës dhe më pas kur prishën Qeverinë, vendimet i mori LDK. Kjo është ligjore, por nuk është morale. Falë këtij defekti moral në raportet e saj me LDK, ajo është mburrur dhe vazhdon të mburret në çdo takim se është një person i votuar në Kosovë dhe numëron votat që ka marrë si udhëheqëse e listës së LDK-së.

Marrëveshja e sotme e saj për të hyrë në listën e Albin Kurtit më në fund e zhbën këtë spekullim dhe i jep të drejtë LDK-së.

Së pari, Vjosa Osmani pranoi publikisht se ato nuk kanë qenë votat e saj dhe nuk kanë për të qenë votat e saj.

Ajo dëshmoi se është një politikane frikacake dhe arriviste, që përpiqet të fshihet pas partive të mëdha dhe jo një udhëheqëse e madhe, që mund të marrë votat e saj.

Nëse ajo do të kishte guximin real për të sfiduar LDK-në, ajo duhet të dilte me partinë e saj dhe të bënte betejë për të parë se sa vota mund t’i ndante LDK-së. Dhe kishte shanse t’i merrte plot vota, duke qenë se po e paraqiste veten si e viktimizuar nga LDK.

Sot është e kundërta. Ajo sot ka provuar se s’ka qenë kurrë një udhëheqëse e LDK-së, por dikush që Isa Mustafa e përdori si kukull.

Sot ajo e konfirmoi këtë duke vendosur  të jetë sërish një kukull e një liste tjetër, por jo një politikane që udhëheq. Dhe si kukull nuk është keq, ja ka marrë dorën.

Së dyti, koalicioni parazgjedhor me Albin Kurtin i zhduk asaj çdo të drejtë për përfaqësim politik të ngjyrave të LDK-së.

Partitë, përfshi dhe LDK, mund të bashkojnë votat me njëra- tjetrën pas zgjedhjeve për të formuar Qeveri, por kur shkrihesh në një listë ti i nënshtrohesh një programi ideologjik.

Vjosa Osmani tani ka humbur çdo të drejtë politike nga domeni i LDK-së dhe i historisë së saj, pasi ka hyrë në listën e një partie që ka mbajtur gjallë urrejtjen dhe përbuzjen ndaj LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, për të mos thënë më shumë.

Nga kjo pikëpamje, LDK me gjithë mëkatet e veta, është sot moralisht e larë me Vjosa Osmanin, pasi nuk ka humbur mbartësen e listës së saj, por vartësen e Albin Kurtit.

Kjo i jep asaj partie të drejtën morale për çdo akt që ka bërë për prishjen e Qeverisë, pasi siç u provua, ka qenë para një skenari të keqpërdorimit të LDK-së nga Vetëvendosja.

Sot realisht Vjosa Osmani i ka bërë nder për herë të parë në jetë të saj LDK-së, pasi për herë të parë e ka nderuar atë si kundërshtare.

Së treti, që ka dhe shumë rëndësi, ajo po humb identitetin  saj politik, nën premtimin e Albin Kurtit se ajo do të jetë kandidatja  e tij për presidente të Kosovës. Kjo e bën atë dhe më të vogël si politikane dhe më qesharake, dhe mbi të gjitha të padenjë për presidente.

Presidenti i Kosovës mund të bëhet çdo politikan i Kosovës, që e dimë se sa vota ka dhe kush është. Vjosa Osmani është politikania tashmë më e paverifikuar e Kosovës.

Herën e parë ajo është votuar si mbartëse e listës së LDK-së dhe tani si vartëse e Albin Kurtit. Ajo nuk ka bërë asnjë betejë personale zgjedhore, asnjë garë personale, përveç luftës për pushtet.

Nuk e di se sa mundësi do të ketë Albin Kurti ta bëjë presidente pas zgjedhjeve, por ndasitë që ajo ka krijuar qysh tani, do të prodhojnë kundërshtarë të fortë të saj për ta votuar për presidente. Pasi të gjithë do ta shikojnë jo si president, por si vartëse të Albinit.

Dhe siç e pat thënë dikur Fatos Nano për një politikan të tij,  “ajo është njësh, për të qenë dysh”.

31 komente në “Hera e parë që Vjosa Osmani e nderon LDK-në”

  1. ELENA GJIKA says:

    O MERO KOSOVES NUK I DUHEN POLITIKAN TE KORUPTUAR SI RAMA DHE KARIERIST SI RAMA -KETA DY JANE POLITIKAN ME TE VOTUAR TE PAKORUPTUAR DHE JANE ARDHMERIA E KOSOVES SE DO I MARRIN MBI 70DEPUTET ESHTE E DITUR -VJOSA E KA PARTINE EVET POR KOHA ESHTE E SHKURTE PER TE ARRITUR ME SHUME ;POZITA E KRYEPARLAMENTARES DHE USHTRUESE E DETYRES SE PRESIDENTIT I TAKON PARTIS SE VV POR
    POR ALBINI NUK JA KA MARRE KETE POZITE-CEKET LDK E ISA MUSTAFES KJO PARTI TASH ME ESHTE PRONE PRIVATE E MUSTAFES SI PS TE RAMA

    1. Larg qafirllekut says:

      I nderuar z Mero, je gazetar I klasit të parë dhe gazetaria jote shpaloset me penën dhe mendimet e tua ne politiken shqiptare, por ndërkohë ke pikë pamjet e tua për politikën në Kosovë por politika ka ndryshimet e veta dhe se ajo që ti referohesh është një gabim jo gazetaresk por opinionesh. Ndërsa Kosova kërkon të stabilizohet si shtet në organizatat ndërkombëtare, politika e Shqipërisë nuk ndihmon sepse ajo është larg dhe zhytur në makut që të tmerron ndërkohë që Kosova ka njerëz që kërkojnë të dalin nga ky labirinth korupsioni që ka mbërthyer për fyti të dy shtetet shqiptare. Histori e përsëritur për vite të tëra ndër shqiptarë asgjë e panjohur

    2. Tepelensi says:

      O recel o pekmes
      Qe na flete si kendes
      Ti ore revolucionar
      Me albinin komisar
      Per ke flamur kombetare
      Po na mburresh o i mare
      Po pse je merzitur kaqe shume
      Mero te ka prishur pune
      Prite or bure edhe pak
      Pse po bredh kaqe me vrape
      Ti mba vjollce dhe albine
      Se ne kemi shqiperine.

    3. Mondi says:

      Kujton se jane te gjithe leshko si ty.Te kishte partine e vet Dosa nuk do I ngjitej Mr. Binit si muti mas kepuces.

    4. Ray says:

      Per interes te Kosoves, ajo beri shume mire qe u bashkua me Albinin,
      sepse krijojne nje bllok te fuqishem politikanesh te pa-korruptuar , gje e cila do beje qe gjithe EU ti perkrahi,
      dhe ta vendosin me shpatulla pas murit Vucicin dhe vellain e Vucicit
      si dhe
      do detyroje edhe Shqiptaret e Shqiperise
      te largojne kete qeveri te korruptuar qe ka ne krye

      1. xx says:

        MOS MORE RAY!!!!!!!!!…….

      2. Andi says:

        Per interes te atdheut? Sa te pelqekan m..I more Ray.O ty te befte mire dhe fli I qete se e ke te siguruar dhe per nja kater vjet te tjera.

    5. Mero Baze thote qe Vjosa eshte arriviste
      Po ti o Mero Baze nuk je arrivist ..
      Nuk e kuptoj perse hedh balte ndaj dy figurave politike me te ndritura te Kosoves sps ti e njeh shum mir Kosoven apo keshtu te ka dhen urdher Rama .U bone ma keq se Batoni obobo..

  2. gazetari says:

    Bravo Mero..I ke hequr breket ne toke, sic thote fjala popullore Vojsava Osmanit..
    Por ke mesuar edhe politikanet dhe gazetaret Kosovar, si te vleresojne njerezit qe kerkojne pushtet..
    Pac doren e mbare..!!

  3. Reçel 300 e says:

    Plasë o mero plasë!
    Po nuk e pengon dot flamurin kombëtar.
    Partia jugosllave që mbron me të gjitha forcat ,është e diskredituar në sytë e shqiptarëve të kosovës si parti e “kombit” serbokosovar.
    Sa më shumë ta sulmoni vv-në ti ,arjan çani dhe gjithë lobi grek në shqipëri, aq më shumë respekt fitojnë në sytë e shqiptarëve.
    Do të ndodhë ajo që ju i tremben më shumë- shqipëria e madhe.
    Dhe pastaj e lanë rradhën të tjeret

    1. Mondi says:

      ???? vetefundosja parti e re dhe nuk e njohin shqiptaret.

    2. Ashtu Kot says:

      @recel 399 e
      Shqiperia e Madhe nuk behet me llafe. Llafet jane “gracka ku ra larska” ne Kosove. Llafet per “patriotizem” dhe Shqiperi te Madhe qe perdor Kurti, jane per idjote si ty. Ti recel shiko vepren e Albinit dhe jo llafet. Ti recel shiko se ku te con veprimtaria e tij si “kokefort” me kerkesa maksimale dhe te sheqerosura me “patriotizem ne zyrat e serbit. Ai prishi bisedimet dhe do beje te njejten gje. Ai u be armik me Ameriken, Evropen dhe shtetin meme. Une te pyes ty recel me krimba se kujt I sherbejne gjithe keto “patriotizma” vec Vuciqit? Kush eshte ai nga aleatet e Kosoves qe ka thene se nuk jane per “reciprocitet”? Te tere kane spjeguar se ata jane me ate qe do vendoset ne bisedime. Pra pika e pare eshte vazhdimi i bisedimeve dhe jo kushtet per bisedime. Pse Kurti ve kalin para karroces? Pse ai kerkon kushte para bisedimeve. A ka kuptim qe bisedimet te perfundojne para se te fillojne? Asgje nuk ka kuptim ne njerzit normale dhe ne kokat e aletaeve te Kosoves. Ata nuk kuptojne se pse Kurti nuk bisedon? Pse ai nuk luan dipllomaci. Pse ai ne fillim kerkon ate qe do arrihet ne fund? Pse ai nuk degjon mua por degjon ty? Pse ti recel me krimba degjon Kurtin dhe jo llogjiken njerezore. Keshtu do e beni ju “Shqiperine e Madhe”!? Shqiptarizma ka ecur shume mbrapa. Faji kryesor eshte I luftetareve qe u bene “bisnesmene”. Ketu ti ke te drejte por kjo nuk eshte arsyeja qe Kosoven tja dorezojme prape sebit nepermjet spiuneve te saj. Mire qe ti kupton “korrupsionin”, semundjen kryesore ne kapitalizem por eshte naivitet I madh qe ti nuk kupton veprimtarine armiqesore te qellimshme qe zhvillohet ne Kosove nen pretekstin e luftes kunder korrupsionit. Shqiperine e Madhe do e bejne djemte e Kosoves dhe Shqiperise dhe jo spiunet e Serbise. kete nuk upton ti recel. Apo e kupton?
      Une ve bast me ty recel se sapo te marri Kurti pushtetin ai do kerkoje “qiqra ne hell” nga bajdeni. Ai do kerkoje ti “qi nenen Serbit”. Ai do kerkoi e cdo nuk kerkoje si paradhenie per te vazhduar bisedimet. Kjo do e lere bajdenin me “goje hapur” duke menduar se vertete ka njerez ne kete bote qe mbeshtesin armikun e vet? Bajdeni do beje anallogji edhe me Amerikanet….dhe do kuptoje se jo gjithmone fiton e drejta….Do na lere ne prape ne muterine tone te madhe te quajtur ALBIN. Rrofte albinizmi, gracka e serbit per te kapur prape Kosoven!

  4. Konica Usa says:

    Kosoves i duhet nje Edi RAM,por sot per sot ne horizontin kosovar nuk po duket,Albini eshte llafollog pa bereqet, Vjosa nje femer inatceshke qe i ka hyre vetja ne qejfe, dhe kujton se qejfet do i realizoj me Albinin,me i sakti eshte Enver Hoxha, po nuk ka karizem. Te presim dhe te shohim

  5. JM says:

    Ne tere kete “zollomahi” qe zhvillohet ne Kosove, mua me ben pershtypje “reciprociteti”. Sic dihet reciprociteti eshte “shpikur” nga Albini dhe dihet se ku e coi Kosoven kjo teori…
    Albini i pyetur per kete problem, kohet e fundit, ka thene se “reciprociteti” do jete perseri platforma e tij ne bisedimet me Kosoven. Si per ta plotesuar kete dhe per te cimentosur “besnikerine” me Albinin dhe “tradhetine” me Mustafen, Vjosa ka deklaruar se ajo do dali nga bisedimet po qe se Serbia nuk do jete me platformen e “njohjes reciproke”.
    Ne thelb “reciprociteti” i Albinit eshte nje platforme pro serbe per ti dhene shkak Vuciqit te prishi bisedimet. Ne kohen kur situata ka ndryshuar dhe Bajdeni(Demokratyet) kane fituar, te ben pershtypje se si Albini dhe Vjosa do vazhdojne politiken e “vjeter”. Ne kete mesele, mua me ben pershtypje se pse ata nuk thone se fillimisht ne do presim se si medon Bajdeni dhe ne perputhje me planet amerikane do bejme pershtatjet e duhura ne politiken e vjeter ne lidhje me bisedimet. Pse ata flasin “te paret”!?? Pse ata nuk presin?! A jane ata vertet qe veprojne pa tru apo jane te detyruar nga Vuciqi(qe ua ka vene kembet ne nje kepuce) qe te vazhdojne ta ndihmojne ate per te sabotuar bisedimet???
    Une e kuptoj se kjo politike kerkon “ti lidhi” duar Amerikes per te vepruar, njelloj sic ishte edhe Rrambujeja. Ne thelb, ne kohen e Rrambujese, pavaresisht se Sali Berisha dhe Kurti ulerisnin kunder Amerikes per te mos nenshkruar marreveshjen, Thaci me vision te qarte veproi kunder tyre. Shqiptaret e Kosoves e kane haruar historine dhe ajo qe eshte me e cudicme per mua eshte edhe deklarata e Hotit qe, kohet e fundit tha se ne qofte se Serbia nuk pranon te bisedohet per “njohje reciproke”, ne do vendosim reciprocitetin!
    Nuancat midis Albinit, Vjoses dhe Hotit jane jo shume te qarta ne kete politike. Albini do vazhdoje me reciprocitetin. Vjosa do dale nga bisedimet. Hoti do vere reciprocitetin….Duket sikur te tereve u ka ikur truri ne Kosove.
    Une jam I sigurte se Kurti di se cben: Ai nuk ka nga leviz bythen.
    Vjosa i hap prespektiven Vuciqit qe bisedimet te sabotohen dhe Vjosa do mbaje perseri pergjegjesine qe ne te prishemi me aletet tane.
    Hoti nuk di se cflet. Ndoshta ka kuptuar se ideja e Vuciqit se ” Kosova eshte zemra e Serbise”, eshte e ngulitur ne zemren e shumices se popullit tone ne Kosove dhe ai po tenton qe te bej diversion kunder spiuneve te Serbit, me demek qe edhe ne jemi per “reciprocitetin”. Hoti ketu gabon dhe LDK duhet te diskteditoje “reciprocitetin” si nje platforme e Vuciqit e pergatitur me kujdes ne zyrat e UDB-es. Hoti duhet te kete me shume besim ne intelectin e popullit se sa ne demagogjine e spiuneve te serbit.

  6. Timi says:

    E ke gabim Mero. Vjosa nuk është se nuk deshi partinë e vet dhe të jetë lidere e saj por se koha nuk mjafton deri në zgjedhje dhe mungojnë lekët për atë punë. Vjosa nuk është si Meta e Luli me miliona anash. Ldk është parti e ngordhur. Kot i bën avokatin.

  7. Nik says:

    Z. “Reçel 300 e” jam dakord me ju por “Plas or Plas” eshte drejt not “ë” ne fund.
    Tung

  8. Mondi says:

    vetefundosja parti e re dhe nuk e njohin shqiptaret.???

  9. NjeQytetarOptimist says:

    E ndane dhe tepsine pa gatuar akoma.. Shpresoj ta fitojne dhe pastaj te shohim pak mentalitetin e dy njerzve miopike qe rrokin gjoksin vetem per patriotizem dhe fjale boshe.. I duhet kjo Kosoves. I duhet nje duet i tille pafytyres qe ndertojn pushtet midis njerzve te rinj dhe te pashkolluar qe enderrojne per nje “Shqiperi te Madhe” dhe hallet e qytetareve te saj pastaj u zgjidhen.. Aman mor jipjani te shohim barsaletat dhe mitet e ketyre qurraveceve dhe kalamajve te zihen per nje kothere pushtet.. Mi zbriste sot shkallet e Kuvendit te Kosoves si Nastradin..

  10. Yyyypppp xhixhi says:

    Po i beri dot 61 deputet Al Bini hallall e paste e tym ti nxjerre cdo gjeje ne Kosove, por po si kapi dot ato 61 le te na thone keta sumlepiresit e tij ketu me siper neper komente se sa muaj do shtyj duke bere bisedime me partite e tjera sipas parimit Me jep-te jap-me jep. Me LDK- ne ishte ne koalicion parazgjedhor e shkoi ne bisedime per qeverine per mbi tre muaj per te qeverisur pastaj per nje muaj e gjysem (hajde teveqel hajde). Si thane ne konference per shtyp, “ po bashkepunojme qe VV (Al Bini) te marr postin e Kryeministrit dhe une (Vjosa) te rideklaroj postin qe e kam tash te Presidentes”. VK, muhabet si ta ndajme e te hame tepsine e bakllavase kosovare. Sa per keta te perveluarit pas Al Binit neper komente, vari lesht se nuk na lane rehat nga nje ane 300 evroshet e Patridhes e nga ana tjeter 300 petritat e Al Binit. Shkurt muhabeti, recel 300-sh mo!

  11. XXL says:

    Llap o Mero llap, Kosova dhe Vjosa do sjellin ndryshimin atje dhe këtu.

  12. Bacabek says:

    O recel po te jete per V.Osmanin njejte si LDK Kosova drejte ne Serbi e ka vendin.Por edhe Albinit nuk i dihet.Mire per Kosoven nuk ka bere ,dame sa te duhesh.Udbashet qe i ka pas prane jane aktiv,si V.Ymeri,Haki Abazi,shkelzen Gashi…..Vjosa Osmani,ja kalon te gjitheve.

  13. Realpolitika says:

    BRAVO, MERO.!
    ALBIN KURTI E VJOSA OSMANI DINE VETEM TE SHKATERROJNE KOMBIN.
    KOSOVARET DUHET TI THERRASIN MENDJES.
    ALBINI NUK BEN DOT SHTET.
    KOSOVA DO POLITIKAN LARGPAMES. QE TE DINE TE RUAJNE SOVRANITETIN POR EDHE TE BASHKEPUNOJNE.
    ALBINI DI VETEM TE ZIHET
    VJOSA VEYEM TA DREDHI.

  14. Tf says:

    Vjosa Osmani eshte nje NDER POLITIKANET me te afta, me Integritet . Vjosa Osmani ishte shpresa e LDK. Keto do te vertetohen shume shpejt ne diten e votimeve te 14 Shkurtit, Kur Partia e LDK, AGJENT te SERBISE do te marri ???.

  15. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Te shohim por ky Albini me duket diletant ose……….. ka gjera qe si dime.Keta qe presin ndryshimin e madh nga Albini i kane buzet me qumesht dhe kane shume per te mesuar nga politika…. avash avash do mesoheni nga zhgenjimet , si ne ish studentet e dhjetorit……… Vetem fakti qe ka qene kunder marreveshjes se Rambujese si dhe Saliu, tregon shume

  16. Reçel 300 e says:

    secilit mund ti gjesh të meta sa të duash,por këtu gjykohet synimi,srategjia. do vazhdojnë shqiptarët rrugën në histori si një komb i bashkuar evropian, apo do rrinë secili në kasollet e tyre duke u zënë me njeri tjetrin derisa serbia dhe greqia të mbarojnë punën e nisur që në 1878-n për zhdukjen e shqiptarëve?? gjysmën e punës e kanë bërë. nga 80-90 mijë km katror që shqiptarët ishin shumicë,janë katandisur me zor te 30-40 mijë km. sot për sot vetëm kurti interesohet që të mos humbasim edhe këto që na kanë ngelur. të mbështesesh kurtin do të thot të mbështesësh vazhdimësinë historike të shqiptarëve. të mbështesësh ldk-në jugosllave do të thotë që edhe këto 11 mijë km që ju shkëputën serbisë me ndihmën e amerikës,afatgjatisht ,me ndihmën e kombit serbokosovar që propagandon,ti kthehen prapë serbisë,në situata gjeopolitike të favorshme për ta. nga ana tjetër ,greqia po zbaton një plan shkombëtarizues në shqipëri,me ndihmën e elitës politike joatdhetare,internacionaliste,me ndihmën e kishës që ja kemi lënë plotësishst në dorë,pensioneve e gazetarëve të blerë me fondet e fshehta.
    pra mbështetja për kurtin është prishje e strategjisë grekoserbe për zhdukjen e shqiptarëve. kur të dalë ndonjë tjetër më i zoti këtu jemi.
    prandaj merua sulmon kurtin. rama nuk rrezikohet nga banda serbofile e saliut,por nga fryma kombëtare e kurtit që mund të bëjë të fuqizohet ndonjë lëvizje kombëtare

  17. Millosh Derri says:

    Votat e Vjosës ishin aq të LDK’ës, sa janë fjalët e tua në tekst të të madhit Ismail Kadare. Sa keq je katandisur Mero. Po e humbi Edi pushtetin, kush do ta financoj Temën?

  18. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Z.Baze!
    Duke u konsumuar gjate,me nje budallice me nje cmire te verber,ne nivel handikapi,i ke shkaktuar shkrimit tend nje inflacion fare te panevojshem.
    Ndjej gjate gjithe kohes, shume dhimbje,qe partia e Rugoves,vazhdon te jete ne duart e antipodeve te vet ku se fundi eshte lloji i mustafes,qe zgjedh nje dordolec si osmani,qe mendon se mund ta perdorte sic ka dashur vet dhe plotesisht ka qene keshtu,kur mustafa bisedonte pa fund per formimin e qeverise me grupin e albinit dhe osmani qe ldk-ja kerkonte ta vinte ne krye te qeverise,kjo e fundit cuditerisht nuk nxorri as nje cicerime,per gjithe kohen.
    Mirpo duke qene shejtan-budallaqe,si e tille,ajo eshte e paparashikueshme dhe shkon dhe shtrihet rehat rehat me mullixhine,duke i bere kaken e madhe partise.e cila i kish dhene nje vend fare te pamerituar.pa marre parasysh qenia osmane, pasojat asgjesuese individuale,qe do te kete me pas.

  19. dardan says:

    Nje gje te ka shpetuar o Mero Baze,
    se Vjosa Osmani do te haje ne dy pjata si vellai i saj politik ilir Meta.

  20. emigranti says:

    Mero te jane errur syte dhe nuk po di cfare flet me.
    Ja ke fut kot fare.
    Vjosa Osmani nuk ka levizur nga qendrimi I saj.
    Ajo dhe Albin Kurti jane e ardhmja e politikes mbareshqiptare dhe kjo e tremb sojin e korruptuar te politikes shqiptare, pjese e se ciles jane edhe mediat.
    Molieri megjithese ishte monarkist, ne veprat e veta vinte ne loje ate dhe kur e pyeten pse keshtu, u pergjegj : ” …nuk ka c’te beje shkrimtari kur faktet flasin vete . ”
    Mero, dil sa nuk eshte vone nga ky mocal ku je futur.
    E di qe je shume larg Molierit, por meso nga me te diturit. Nuk eshte paraja gjithshka.

  21. RRofte kombi SHQIPTAR VDEKJE KOPILAVE TE KOMBIT says:

    Duam Albin Kurtin per kryeminister ne shqiperi se kyeministri jone na ka bo me zemer rim e mendojme cfare do te bej kete perjudhe do bej vareza te tjera greke apo do bej pazare me vucicin ne kurizin e kombit .KA vene ne bashkine e Tiranes njeriun me pler qe nuk po le gje te pa ligjshme pa bere per interesin e tij personal dhe qytetareve i ka nxire jeten. Politikanet qe na qeverisin 30 vjet na mashtruar keta horra vdiqen shpresen i lane shqiptaret pa shtet normal dhe demokratik. Vllezer mos prisni me qe keta te bejne shtet. Shendetesi ushtri punesim rroga pensione drejtesi arsim me thoni cfare eshte ne regull.

  22. arqile says:

    E ke thene shume bukur Mero vertet Vjooca perdoret su kukull mbase per faktin se eshte akoma mjaft e re dhe ben akoma shume levizje eshte ezonja por e pa vendosur dhe teper karieriste.Nyk besoj se eshte edhe kaq e zgjuar sa e heq veten ajo.Perfundimisht une mendoj se Vjollca Osmani nuk behet presidente ne kosove ta haroje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje