Keqpërdorimi i ligjit dhe Ilir Metës nga socialistët

18 Janar 2021, 18:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta ka nisur fushatën elektorale sikur të ishte kryetari de jure i LSI. Sot ka bërë takimin e radhës në Selenicë dhe duket se nuk ka drojë të flasë as për LSI, as për rrjedhjet e anëtarësisë, as për të bërë interpretime politike para fushatës elektorale, dhe as për të qenë më i kujdesshëm kur bën thirrje për përmbysje politike.

E bën duke shpresuar që do të ketë reagim kundër tij dhe kështu ai të ketë rastin të vihet në qendër të vëmendjes.

Socialistët, të cilët para se të zbatojnë çdo ligj, me sa duket bëjnë një herë llogari a kanë leverdi a jo, dhe nuk reagojnë.

Sipas llogarive që ata bëjnë, shfaqja në publik e Ilir Metës është në favor të atyre, pasi forcon idenë e riciklimit të tij dhe Sali Berishës. Madje, këtë e forcojnë dhe më shumë me spotet e tyre dhe me hapësirën që i japin shfaqjeve publike të Ilir Metës.

Dhe kështu, Ilir Meta vazhdon e bën çdo ditë fushatë elektorale, përfshihet në debatin politik, sikur të ishte Petrit Vasili, dhe merret me mikromenaxhimin e fushatës, duke thirrur gjithë kandidatët në Presidencë e duke ndarë zona.

Kjo është shumë e rëndë për shtetin ligjor dhe statusin e institucionit të Presidencës. Në çdo rrethanë tjetër, Presidenti do ishte vendosur para përgjegjësive ligjore dhe debateve të ashpra politike për akte të tilla.

Socialistët, që janë kundërshtarë të tij, jo vetëm që nuk reagojnë, por janë gati ta shëtisin vetë qytet më qytet, për t’i treguar popullit që ky tipi kërkon të vijë përsëri në pushtet.

Aq malinj është ky qëndrim, sa Ilir Meta shfaqet më shumë në mediat afër pushtetit, se sa ato të opozitës.

Tani që kjo është taktikë elektorale e Edi Ramës, biem të gjithë dakord. Biem dakord që edhe ai ka të drejtë ta përdorë Ilir Metën dhe Monikën si gogol.

Por pavarësisht kësaj, në këtë vend dikush duhet të mbajë përgjegjësi dhe për zbatimin e ligjit. E dimë që Ilir Meta u duhet si ikonë e rivalit politik, për ta bërë të sigurtë mos ndryshimin e pushtetit, por sakrifikimi i ligjeve për llogari politike, është po aq i dëmshëm sa rikthimi i Ilir Metës në pushtet.

Të paktën një fjalë sa për t’u dukur që kanë respekt për ligjin, socialistët mund ta thonë kundër pjesëmarrjes së Ilir Metës në fushatë. Jo se pas kësaj Ilir Meta nuk do dalë më nga zyra, por që ata si pushtet  të kenë një raport me zbatimin e ligjit.

Se ndoshta i ndihmon fati dhe ai nxehet e del dy herë në ditë në televizion, dhe u del më mirë kështu. Edhe duket sikur mbrojnë ligjin, dhe Ilir Meta i ndihmon për fitoren.

19 komente në “Keqpërdorimi i ligjit dhe Ilir Metës nga socialistët”

  1. Ray says:

    O Mero ! Na bej ndonje editorial per Salillarin dhe ruget e tij, or burre. ….

    …Por beje qe Salillari i ben ruget sipas normave,
    dhe kur ato prishen fajin e kane gomat e makinave…edhe Basha natyrisht ..hahahahahaha

    1. MacGr says:

      Salillari eshte antari qeverise Rama?? Apo dhe per gabimet e Salillarit e ka fajin qeveria.Gjithmone ska per te marre para qyl,sepse njeheredo ti thyhet shtemba

    2. laramani njengjyresh says:

      Ray, sa kar je o njeri, kerkon nga Mero nje edtorial qe ta lexosh ti, po a nuk te punon truri ta mendosh vet ate qe pret te lexosh nga Mero?
      debil !!!

  2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Mero
    .
    Mirë boll e ke çkoqitur
    e lënë të trashë zullumin
    me qëllim për ta goditur
    kur Lilua të prekë funin.
    .
    Nuk rri Lilua pa raki
    do bënet thiatro prapë
    do e nxjerrën si mavri
    kur Lilua të bënet tapë.
    .
    Po e lënë të bëj ç’të dojë
    të hazdiset lirë, pa frenë
    të çpenzojë e të premtojë
    se do bëjë koqe venë.
    .
    Ta vështojën mirë mileti
    si do zjarr ilir mavrija
    të bënet tamëm adeti
    dhe të djegë topet e tija.
    .
    Janë bërë kuje më drekë
    Lilua, Mona me LëSëInë
    duall gollomesh pa brekë
    ekllipsuan dhe Salinë.
    .
    Kohë ka njera më xjedhje
    shqipëtarët kan zën mënt
    të votojën pa gjakderdhje
    numuri të mbesë në vënt.
    .
    .
    .

  3. Angjelini says:

    Zoti Baze, PS eshte nje parti e inkriminuar deri ne palce dhe kjo shifet qarte kur lejojne nje bandit me emrin Ilir Meta te na bej spektakel. Jane nje me Meten, Bashen, Berishen dhe banden e tyre i dshur Baze. Populli nuk ju hyn ne dhogari ketyre. PS eshte bere e neveritshme por kur shef hajdut dhe vrases te tipi Meta, Berisha, Mediu, Kryemadh, Basha qe presin te kthehen ne pushtet athere na duhet ta durojme ket bande politike edhe per ca kohe. Jemi popull kot qe nuk i shtypim si asfalti.

  4. TNT says:

    Perla e rradhes …. lot je i madh

  5. Haka Tekizoti says:

    Bukur, hollë!

  6. nord.com says:

    Pse shkruan ne dialekt ti Gopisti, apo e toskerisht lejohet? Per ty standarti eshte cdo nendialekt i toskerishtes.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Pse mos te lejohet sikurse dhe dikush te shpreh ate qe ndjen gegerisht (madje e pelqej). E di qe ta thumbon Kapon me ate dialekt, por rendesi ka ajo qe tha ne fund. Numuroni votat, mos ja fusni vrapit ne mes te gares..

  7. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @nord.com
    .
    Ç’a ke bo, mir, si ke qen
    të gjith’ mir i ke ka shpia
    unë shkruaj siç ma ndjen
    në dialekt, nga gjith Shqipnia!
    .
    Po s’pëlqei, mos lexo
    po s’të dogji, mos u krruj
    prej humorit, mos u frigo
    s’jam ka shruj, n’gjuhë të huj!

    1. Doktori says:

      Haha… yyyppp xhixhi!

    2. TJETRI says:

      hahahahahah je i madh Gopist. He me te lumte ,me pelqeve shumeeeee edhe Gegnisht

  8. pesimisti says:

    E ke qendisur bukur edhe kete here o Mero!

  9. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    Po ky hajduti sikur zbaton kushtetuten.

  10. Tomori USA. says:

    Kemi gati 30 vjet, ketu ne SHBA dhe kemi pare e degjuar disa presidente qe kane qene ne krye te piramides shteteror por, president karagjoz qe smeret me detyren e ti si President Republike, por me shume, si kryeopozitar dhe kryetar i LSI ,
    Ska dite perendie qe ky mafjoz, te mos meret me prifterinj e hoxhallare , e pame ne Berat me 6 janar ne kundershtim me cdo ligj,mori pjes ne hedhjen e kryqit ne lume, pa maske dhe ne turme me qyteret, kur duhet te jape shembullin personal, si per mbajtjen e maskes edhe per mbajtje distance, dke u bere percues dhe perhapes te inveksjonit te KOVIT 19. Po keshtu kur breth neper Shqiperi vetem e vetem te shaje e kritikoi qeverine, direkt dhe indirekt ben propagende politike ne favor te te opozites ne teresi ku ben pjes gruaja e tij Monika vetem e vetem te krijoi sa me shume pakenaqesi tek qytetaret me objektiv, ti bej per vehte ne votime,ne interes te LSI, apo opozites. Mete e di se vetem nje fitore e opozites mendon Meta, mundet te mbetet ne presidence si president Republike, nese humbet opozita, ai, mer opingat e sheros dhe shkon ne krye te LSI, ose syrgjinoset jasht shtetitit te haje milonat qe ka vene ne keto vite te stergjatura tranxicjoni.
    U themi bashkeatdhetareve tane se barku qe polli berishizmin, metizmin dhe tarampizmin, sesht shterpuar, pekundrazi esht evident ne SHqiperi. Kjo duket ne thirjet qe bejne here pas here per armatosje , dhune, permbysje, dhe marje te pushtetit , jo me vote, por me force. Bile, berisha ka deklaruar se po humben ne zgjedhjet e 25 Prillit dote marin armet.

  11. Tomori USA. says:

    Kemi gati 30 vjet, ketu ne SHBA dhe kemi pare e degjuar disa presidente qe kane qene ne krye te piramides shteteror por, president karagjoz qe smeret me detyren e ti si President Republike, por me shume, si kryeopozitar dhe kryetar i LSI ,
    Ska dite perendie qe ky mafjoz, te mos meret me prifterinj e hoxhallare , e pame ne Berat me 6 janar ne kundershtim me cdo ligj,mori pjes ne hedhjen e kryqit ne lume, pa maske dhe ne turme me qyteret, kur duhet te jape shembullin personal, si per mbajtjen e maskes edhe per mbajtje distance, dke u bere percues dhe perhapes te inveksjonit te KOVIT 19. Po keshtu kur breth neper Shqiperi vetem e vetem te shaje e kritikoi qeverine, direkt dhe indirekt ben propagende politike ne favor te te opozites ne teresi ku ben pjes gruaja e tij Monika, vetem e vetem te krijoi sa me shume pakenaqesi tek qytetaret me objektiv, ti bej per vehte ne votime,ne interes te LSI, apo opozites. Meta e di se vetem nje fitore e opozites mendon ai, mundet te mbetet ne presidence si president Republike, nese humbet opozita, ai, mer opingat e sheros dhe shkon ne krye te LSI, ose syrgjinoset jasht shtetitit te haje milonat qe ka vene ne keto vite te stergjatura tranxicjoni.
    U themi bashkeatdhetareve tane se barku qe polli berishizmin, metizmin dhe tarampizmin, sesht shterpuar, pekundrazi esht evident ne SHqiperi. Kjo duket ne thirjet qe bejne here pas here per armatosje , dhune, permbysje, dhe marje te pushtetit , jo me vote, por me force. Bile, berisha ka deklaruar se po humben ne zgjedhjet e 25 Prillit dote marin armet.

  12. D... says:

    Hahahahahah Editorial Mero +. “Gopisti nshrakut”….. fillon dita mbare

  13. 30 vjet tallen me popullin 30 vjet vjedhin 30 vjet shkelin ligjet dhe asnje nuk eshte denuar. says:

    Politikanet hajdut shqiptare mundohen para zgjedhjeve ti mashtrojne njerzit per ti mare voten dhe me pas te vazhdojne te abuzojne me detyruan. Politikanet shqiptare te 30 viteve te fundit kastile nuk i kane bere gjykatat dhe i kane lene si syte qe ti dalin qe te mos ndeshkohet asnjeri prej tyre. Shkaku qe ligjet injorohen eshte ky grup antI shqiptare politikanesh qe duan shqiperine pa ligje qe cdo gje te pa ligjshme qe bejne mos te mbajne pergjegjesi .Kishim besim tek Edi Rama qe do ta bente shqiperine nje shtet qe ligji te ishte me lart nga te gjithe dhe ata qe shkelin ligjin do ndeshkoheshin si mbas ligjit. E shikoni o populli im se cfare kemi votuar per 30 vjet. Politikanet antishqiptare jane fatkeqesija me e madhe qe na ka ndodhur neve si popull. Tashti do vijne dhe do mundohen te na mashtrojne per te na mare voten qe te vazhdojne te abuzojne me pushtetin. Kur tju vine per tju Kerkuar voten futini dy tre shqelma bytheve dhe beshtyme surratit se jane kurva te neveriteshme.

  14. Bunkeri i nazisti ERION VELIAJ eshte kthyer bashkia e Tiranes. says:

    ERION VELIAJ kryetari i mafjes shteterore eshte per ti q. ..e ropt sepse po i nxin jeten qytetareve te tiranes dhe po shkel ligjet e shtetit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje