Të premtosh “shkapjen” e shtetit, për ta gjunjëzuar atë

20 Janar 2021, 20:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë përjashtoi Albin Kurtin dhe 46 deputetë të tjerë, nga e drejta për të kandiduar, pas verifikimit që i bëri listave të paraqitura nga partitë politike.

Albin Kurti dhe dy kandidatë të tjerë të “Vetëvendosjes” janë përjashtuar, pasi rezultojnë të dënuar nga Gjykata në Kosovë për vepra penale që i pengojnë të kandidojnë tre vite, pas shlyerjes së dënimit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e saktëson këtë është produkt i një padie nga “Vetëvendosja”, përmes të cilës ajo akuzoi një deputet që merrte pjesë në formimin e qeverisë “Hoti” dhe që kishte qenë i dënuar si Kurti.

Gjykata rrëzoi qeverinë “Hoti”, por njëherësh ky dënim vlen dhe për Albin Kurtin dhe dy kandidatë të tjerë të “Vetëvendosjes”.

Deri këtu gjithçka është në rregull.

Ajo që është shqetësuese ka të bëjë me reagimin e Albin Kurtit pas këtij vendimi.

Në një deklaratë zyrtare të tij, ai tha se “institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijësuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”.

Kjo është ndoshta deklarata më e rëndë që ka bërë një lider politik në rrugën drejt pushtetit. Zakonisht kryeministrat që e kanë të sigurt fitoren, flasin për një shtet të drejtë, për institucione të forta, për drejtësi për të gjithë, dhe për qeverisje të ndershme.

Albin Kurti është i pari kanidat për kryeministër që duket se e ka të sigurtë shumicën, por që kërcënon institucionet e shtetit që do të jetë kryeministër, që t’i nënshtrohen atij, dhe jo ligjit.

Deklarata e tij se “institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit” është e ngjashme me çdo deklaratë dhe arsyetim të komunistëve ose fashistëve, që nga Musolini e Hitleri, deri tek Enver Hoxha dhe Tito, që shikonin si problem në marrjen e  plotë të pushtetit, institucione të tilla si Gjykatat, Parlamenti, Banka Qëndrore, apo çdo institucion tjetër që duhet të ruajë balancat në një shtet.

Albin Kurti ka shfaqur hapur vullnetin e tij që tashmë shteti atje, duhet t’i bjerë në gjunjë dhe duhet të bëjë çfarë thotë e çfarë do ai, dhe jo çfarë thotë ligji.

Për Albin Kurtin, Gjykata Kushtetuese është e mirë dhe e dobishme, vetëm kur rrëzon Qeverinë e kundërshtarit të tij, por jo dhe kur e lë këtë jashtë gare si të dënuar për kryerje të veprës penale.

Për të Parlamenti është armik dhe duhet gjunjëzuar me bomba tymuese e gaz lotësjellës, kur je në opozitë, dhe pastaj duhet t’i bjerë në këmbë Albinit dhe të mbajë rregull, kur është shumica e tij.

Për të Bankat në Kosovë, pasi të vijë ky në pushtet, duhet të japin kredi me urdhër të këtij, si në kohë të Titos, “për punëtorë e fshatarë”, dhe jo sipas ligjeve dhe logjikës financiare.

Kjo deklaratë është dëshmi se në krye të Kosovës po vjen dikush që mendon se të gjithë duhet të ulen në gjunjë para tij, dhe t’i thonë “na pri” në emër të vullnetit tënd.

E di se tani janë të gjithë euforikë për fitoren e tij dhe këto deklarata të tij, iu duken lajthitje, kurse ky shkrimi im “reaksionar”.

Por fati i keq është se zgjedhjet janë në më pak se një muaj dhe ata që presin “shkapjen e shtetit”, do përballen shumë shpejt sipas kësaj logjike të liderit, me gjunjëzimin e shtetit para pushtetit të tij. Po vjen dita…

24 komente në “Të premtosh “shkapjen” e shtetit, për ta gjunjëzuar atë”

    1. Z says:

      Shqiptaret nuk duan shtet te se drejtes!

  1. Nuk kuptoj says:

    O Mero, cfare u be me Salianjin, qe u denua nga gjykata me dy vjet burg per ceshtjen Babale?
    Pse ky pretendon te kandidoje?

  2. Ed says:

    SI MUNDET TA VOTOJNE KETE TRADHETAR QE U PROVUA NJEHERE
    HAPNI SYTE O BUDALLENJ SE SHIHNI KE KA ALEAT BERISHEN METAN LULIN
    CFARE DUHET ME TEPER per mos e votuar kete QOSE

  3. Timi says:

    Edhe mund të jetë ashtu Mero por i keq apo i mirë populli don një ndryshim. Dhe alternativa e vetme për ndryshim është Albini me Vjosën. Tu jepet shansi të tregohen në qeverisje. Po qenë hipokritë zgjedhjet vijnë prapë.

    1. Epirioti II says:

      Timi nuk ka gje me te gabuar se ndryshimi me njeriun me te gabuar.
      Albini po erdhi ne pushtet jo vetem qe do ta beje corbe Kosoven me deme te pariparueshme per dekada te tjera, por do ju japi alibine kastes se vjeter se politikaneve me Thacin ne krye te rrine neper kembe.

      Ndryshimi duhet te vije nga figura te reja dhe energjike sic u duk se ishte Vjosa Osmani, por Vjosa deshmoje keto muajt e fundit qe eshte nje arriviste, aventuriere, torollake dhe megalomane qe “nuk ben as 2 pare” thone Tironcit.
      Kosova duhet te provoje cdo gje qe provohet, pervec Albinit. Albini eshte nje gjarper me shume lekura dhe me helm te keq fare.
      Dite te zymta duken ne horizont per Kosoven.

    2. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Ndryshimi mund te jete edhe per te keq.

  4. Shqiptar says:

    Bla, bla, bla, bla. Kosova do e zgjedhë qeverinë e saj Ymer. Do votojnë të gjithë, edhe mërgata që përbën gjysmën e zgjedhësve.
    Ne në Shqipëri, kemi administratën e brekusheve të Edit dhe pordhët para kanerave të korrupsionit.
    Tek ne do zgjedhin përsëri , vetëm Ära të thesit të miellit.
    Në Kisovë do të kenë vërtetë një kryeministër të zgjedhur, ndërsa ne, një të vjedhur.
    Vazhdo zotrote, “qaji hallin” Kosovës, për llogari të Edit.

    1. Epirioti II says:

      Qenke inteligjent more ushtar i Albinit.
      E kuptove qe nuk e meritoje nikun “Shqiptar” dhe e bere Ymer Janulla.

      1. ymer janulla says:

        O epiriot( i jugut apo o veriut?),po të 2 pare mënd e kupton që unë jam tjetër.
        Qasja dhe mbështetja ime për vv-në është kombëtare, ndërsa për shqiptarin më shumë politike-ideologjike.
        Mua nuk më intereson nëse kurti është i majtë apo i djathtë,megjithëse në hapësirën shqiptare nuk ka të djathtë. Mua më intereson që sot për sot ai është i vetmi që përpiqet për një shtet shqiptar.

  5. ymer janulla says:

    Përpiqen antikombëtaret me kleçka ligjore të përjashtojnë shqiptarët nga ushtrimi i pushtetit! Duhet me çdo kusht të pengohet shqipëria e madhe. Çirakët e titos me çirakët e janullatosit nuk i zë gjumi . Urdhrin e kanë të prerë. Nuk duhet lejuar flamuri kombëtar shqiptar të qeverisë në dardani.
    Gazeta “arian çani” e meros nuk fshihet dot më .

  6. Altin says:

    Meroo tani po shkruan 3 here ne jave kunder VV. Gjykata nuk kishte ne objekt padi kush kandidon e kush jo. Ke marre urdher nga Rama te vjellesh keshtu pasi ky i fundit tmerrohet nga “e majta tjeter” qe po vjen ne pushtet ne Kosove e Shqiperi. Rama te shkoje ne pension te sarajaet e Kocos bashke me tradhetarin tjeter Sali Berishen.

  7. Korabi says:

    Mire e ke Mero,cdo njeri me pak mend e kupton se kush eshte sherrxhiu Kurti,po duket shqiptaret e Kosoves po gabojne si gjermanet me Hitlerin ne vitet20-30 te shekullit te kaluar.

  8. Din says:

    Mushi mendjen koqovarve per shurrtiqin e rramkarabushin se ato do ja sjellin parajsen

  9. Besa says:

    Duke folur kaq shume per Albinin e VV,gazeta i ben nder votuesve ne Kosove
    Mocali duhet pastruar…

  10. Loni pe Kolkondasi says:

    Demokracia dhe diktatura dallohen nga njëra tjetra për faktin, se e para flet në emër të ligjit, kurse e dyta flet në emër të popullit.
    Huri në pjesën e pasme të trupit, popullit i ka hyrë gjithmonë “në emër të popullit”.

    1. Artan says:

      Bravo Mero Baze

    2. ppa says:

      Bukur Loni, i ke rene pikes; edhe gogolin Trump e donte nje pjese e madhe e popullit; e pame cfare lemshi beri, tani me se fundi, bota merr fryme lirisht!

  11. Shenjestra says:

    Opo pse nuk ka ndonje lajm se çfare u be me ate Salianjin e BABALES? Ai u denua nga gjykata,si ka mundesi te kndidoi perseri per deputet.Nga keta do zhytet me keq PD-ke
    Kurse per Albin Kurtin,nqs eshte e vertete vendimi i gjykates qe e ka lene jasht listave si i denuar,ka bere shume mire se Albin eshte fashist,eshte mik i ngusht i kryekriminelit Sali Berisha.Vetem si mik i Saliut ai nuk fiton dhe nuk duhet futur fare ne liste.

  12. votuesi says:

    Kosova dhe Al Bini kan nje te drejte mero!Ata jane ne vitet e para te çlirimit te vendit dhe u duhet nje Komandant i Pergjitheshem pa funksione te tjera demokratike!Ata tani ndodhen ne vitet 60 te Shqiperise e pas 60 vitesh do te kerkojne demokratizimin e vendit!Dhente zoti jo me ndonje Sali Berishe se ka me i bashkue perseri me Serbine!
    Alb -Bini eshte i vetmi qi ka me ndertue socializmin me forcat e veta!Ndaj lereni te livadhise deri sa ata qe e duan ta peshtyjne!

  13. Genci says:

    Në rast se arrin nivele ekonomike të kënaqshme për vendin e tij, e gjithë pjesa tjetër kalon në plan të dytë.

  14. Brahoo says:

    Bjeri Mero,bjeri Albinit maskarait,bjeri se nuk ka vjedhur dhe nuk ka nder mend as te vjedhi ! Ke pare ti qe duan te béen politikan edhe personat e ndershem.Do na dali nje i ndershem qe do na prishi dhe racen !

    Vetem per ndershmerine Albini duhet te denohet. Te fala nga Like Floriri si President qe ju u zgjodh per ju nga Rame me Berishen.

  15. Ajet Delaj says:

    Të flasesh për ligj e shtet ne Kosove eshte me shume se tadhje per ate popull të shumevuajtur , martirizuar , vjedhur e poshtruar mbas fitores se pamvarsise me shume mund e gjak.
    Historia fatekeqesisht apo fatemiresisht perseritet dhe gjithkush I di shkaqet e ardhjes se fashizmit , nazizmit e komunizmit.
    Meqe shumica e popullit të Kosoves e duan modelin e Enverit atehere kalbesirat e Kosoves pasi nuk mund të quhen institucione po “pjedhin” me zor Enverin ne Kosove.
    Meqe me makinacione perverse e kane mbajtur larg pushtetit Albin Kurtin dhe se fundmi duan ta ndalojne të kandidoje po ju garantoj se mbi 80% e popullit të Kosoves do votoje VeteVendosjen (VV) dhe Albinin do ta bejne Sekretar të Pare dhe nuk eshte nevoja për asnje post qeveritar apo shtetar.
    Mbas kesaj skenari eshte i shkruar e provuar për 45 vjet ne Shqiperi dhe të gjithe plehrat e Kosoves do shkojne atje ku e kane vendin dhe me siguri do marrin perpara edhe Shqiperine ne nje të ardhme jo të larget.
    Let see

  16. Kemi një vendim të Kushtetuesës. Të kërkuar nga VV.Dhe aty nuk përmendet Albin Kurti, por parimet ligjorr. Kundërshtimi i VV i ngjan asaj anekdotës kur lopa e një fshari mbyti lopën e hoxhës dhe fshatari shkoi te hoxha dhe i tha se lopa e hoxhës kishte mbytur lopën e tij(fshatarit):
    -hajvani ka vrarë hajvanin, tha hoxha.
    -haxhë efendi, ia theu fshatari, lopa ime ka mbytur tëndën.
    – bashka mesele, të shikojmë kitapin…
    Kur urrëzua qeveria Albinit i binte tamam, kur “ e preku” atë, vullneti i popullit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje