Berishizmi në katedër

27 Janar 2021, 17:46Editorial TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Kur një ish-komandant i Gardës së Republikës rishfaqet në media pas dhjetë vjetësh që trupat e tij të armatosura kanë vrarë katër civilë të paarmatosur në bulevardin kryesor të Tiranës, mund të mendosh pa shumë vështirësi se diçka e madhe e ka nxjerrë atë nga qetësia dhe anonimati i një dekade.

Kur më tej, në të njëjtin dhjetëvjetor, ish-ministri i brendshëm i asaj dite fshihet dhe bën sikur nuk dëgjon, nuk shikon dhe nuk kupton, sërish mund të mendosh se diçka fatale që lidhet me këtë ditë, ja ka mbyllur gojën atij dhe të tjerëve. Kur sheh gjithashtu sesi një pjesë historikisht servile e shtypit, gazetaria e rimelit të 21 janarit, vrapon edhe një herë që të riciklojë pallavrat e dhjetë vjetëve më parë (e çoi Rama në pritë, i vrau shefi i opozitës, qeveria s’kishte ç’të bënte se ishin të dhunshëm, kishte plane për të vrarë kryeministrin etjetj), atëhere kupton se krimi më i madh shtetëror i dekadës së fundit vazhdon të përcëllojë në errësirë ndërgjegjet e përgjegjësve politikë, por edhe t’ua lidhë gojën e t’u vështirësojë frymëmarrjen atyre qe dje në opozitë, premtonin gjëra krejt të ndryshme, nga tufa me lule në Bulevard çdo përvjetor.

21 janari ka të bëjë i gjithi me Sali Berishën. Me shtetin e tij, me stilin e tij drejtues, me arroganëcën ndaj nocionit të protestave të kundërshtarëve, me shkeljen masive, ende të pandëshkuar të ligjit, me refuzimin e hetimeve nga drejtësia, ndalimin e arrestimeve të autorëve të dyshuar apo zhdukjen e kamerave e regjistrimeve elektronike të asaj dite.

Një dekadë pasi kjo ngjarje tragjike është regjistruar në memorjen kolektive të shqiptarëve, PD e sotme, prej tetë vjetësh e drejtuar nga një kryetar që nuk quhet më Sali Berisha, provon se kur e prek në “nervin e zbuluar” që quhet 21 janar, reagon si në kohë të Berishës. Asnjë ndryshim, asnjë brerje sado e vogël ndërgjegjeje, asnjë retifikim i historisë. Përkundrazi, mercenarë të vjetër e të rinj rifshfaqen nëpër televizione, për t’i rënë edhe një herë avazit karagjoz të “grushtit të shtetit”. Të një puçi i cili u hetua edhe nga një komision parlamentar që nuk pati as guximin ligjor të përpilojë raportin final për hetimet.

Berishizmi ka qenë dilema e madhe e PD së pas 2013. Ka qenë hija makbethiane e Lulzim Bashës, që nuk e ka lënë asnjë çast të jetë vetvetja. Nga Gërdeci tek Rruga e Kombit, nga Marrëveshja Detare me Greqinë tek 21 janari, PD e bashkë me të e gjithë opozita e sotme, nuk pati kohë këto 8 vjet jashtë pushtetit, të bëjë as pastrimin e pjesshëm të gropave septike që la pas hapur Sali Berisha.

Tek sheh këtë sjellje tërësisht refraktare, të ngurosur e të pandjeshme, e kupton lehtë se përse vetë ish-kryeministri hyn në listat e kandidatëve duke përqeshur seriozitetin fals të Bujar Nishanit e të tjerëve në komisionin e verifikimit të kandidaturave.

PD e sotme vazhdon të jetë e Berishës. Nuk është shumë, por është e sigurt. Prandaj ata që vijojnë ta konsiderojnë këtë rrethanë si një faktor force në përballjet elektorale, zakonisht kanë dalë të mërzitur prej tyre. Një parti që refuzon të mësojë, është zakonisht një parti që do të pësojë. Berishizmi vazhdon të jetë në katedër. Basha vijon të jetë në auditor duke mbajtur shënime…

37 komente në “Berishizmi në katedër”

  1. Dajti says:

    Pranimi nga pd-eja i krimeve te Saliut do te thot hedhja ne kosh te plehrave gjithe trashgimise kriminale te saj,duke e shperbere kete detashment kriminal.Sot kjo eshte e pamundur, se kryetari real i saj eshte krimineli Sali Berisha.

  2. Korabi says:

    Detashmenti kriminal i Saliut PD nuk mundet ne menyre absolute te distancohet nga krimet qe ka bere,kjo do te ishte vetevrasje per Saliun,prandaj sa te jet gjalle Saliu pd do hiqet zvare mbas krimeve dhe bemave te shpellarit nga Vicidoli.

    1. Realpolitika says:

      SALI BERISHA ESHTE DREJTUESI FAKTIK I PD-se.
      Lulzim Basha figurant ka qene dhe keshtu do te mbetet.
      Saliu e Luli me çeten e kryetareve te PARTIVE PA MBESHTETES…LZHK,PBDNJ,PR , PDK, PAA , LSI.
      SHPRESOJNE SHUME TU VIJ PUSHTETI I HUMBUR SEPSE POPULLI ESHTE I MERZITUR E I PAKENAQUR ME EDI RAMEN.
      POPULLI VERTET KA PAKENAQESI , POR POPULLI ESHTE I MENCUR TE DALLOJ E BEJE DIFERENCEN MIDIS SALI BERISHES E EDI RAMES.
      EDI RAMA DO TE MARR MANDATIN E TRETE NGA SHQIPTARET.
      BILE EMIGRANTET E VLERESOJNE SHUME EXI RAMEN SEPSE BEJNE KRAHASIMIN E VENDIT DJE ME SALIUN E SOT ME EDI RAMEN

  3. Red says:

    Faleminderit per kthjellesine dhe kurajon e mendimeve qe ke shprehur ne kete artikull

  4. Dini says:

    Per kete arsye PD-ja smund te marre vota nga elektorati gri.

  5. Boston says:

    Shume e sakte dhe teper e kuptueshme……
    Faleminderit Minxhozi, gazetar brillant

  6. Moni says:

    Bastardet nuk skuqen. ..zverdhen. ..die jo me per falje

  7. Mandi says:

    Te lumte pena Skender, cdo gje e sqaruar tamam ashtu sic duhet te flasi nje gazetat, qe ka marr persiper te bej profesionin qe i perulet vetem te vertetes.

  8. mato sula says:

    Askush nuk e mohon se 21 janari eshte i gjithi i Berishes, por ne pyesim a e di Rama kete, dhe se Berisha nuk ndeshkohet duke vendosur Lule cdo 21 janar tek koka e te vrareve dhe duke u tallur me familjaret e tyre.

  9. Komunisti says:

    Shyqyr qe dikush foli saktë! PD është parti e llumit, lindi si e tillë dhe vazhdon si e tillë! PD mblodhi gjithë llumin e shoqerise që në fillimet e saj, të burgosurit ordiner, llafazanet,të pa aftet në punë e njerzit me vese u bene baza e saj! Vazhdoi me njerzit që nuk respektonin rregullat shoqerore e ligjet e vendit duke ndertuar pa leje kudo e duke shkaterruar çdo gjë të ngritur në 50 vjet, duke vjedhur pronat e shtetit e të privatit, keta lloj njerzit jo vetëm u bene baza e PD-se por edhe u ngriten në poste drejtuese! PD i pranoi këta njerëz duke e ditur se çfarë llumi ishin, per faktin e thjeshtë sepse drejtuesit e saj ishin medioker e të pa afte të bindnin njerzit e ndershem e të punës! PD është partia që e coi në sistem vjedhjen e votes duke filluar që nga 92 duke arritur kulmin në 2009 me vjedhjen e djegjen e votes, zgjedhjet per te cilat askush nuk ka guximin të shprehet as sot ! Te ndahet nga llumi do të thotë të shkrihet si parti! Është e pa mundur! Shqipëria nuk ka per tu bere kurrë nëse nuk denohen krimet 30 vjecare e barbarve të PD-se, çfarë do qe te bej e të thotë PS apo Rama!

  10. Trebeshina says:

    Saliu ne 2005 i leu putrat me miell per te mashtruar shqiptaret,se medemek ka ndryshuar, po koha tregoj se ishte po i njejti kriminel,kete e trgoj masakra e 21Janarit 2011ku ai me gjakftohtesi vrau keter shqiptar me duar ne xhepa.Shqiptaret duhet qe ne 25 Prille ti tregojne vendin Saliut dhe bandes kriminale pd.

  11. cipini says:

    Sherbetoret e neveritur te Berishes, Fevziu, Krasta e kompani po bejne cmos te lajne mu.. me shu.. ne TV-te e “blera nga maxhoranca”. Shume para jane hedhur ne media, por nje gje eshte e thjeshte per tu kuptuar nga njerezit me normale qe ju punon truri…pa dengdisur ne hale Sali Berishen punet nuk do vene mire ne PD. Me Bashen nuk ka shprese, ai eshte figure e erret ne Shqiperi, vecse dhe i pa afte ne politike. Debil.

  12. Brahim says:

    Je ne regull Bixhoz Brilant shkrimi.

  13. Vari Janullen! says:

    Do ta quaja me mire ” Berishizem me kateter”!
    Tub gome , qe ushqen PDne me ate qe zbraz nga fshikeza dhe vrima e jashteqitjes, hajvani plak qe kane ballsamosur.
    Kuptohet, nese PDja e se nesermes do te mbijetoje, luften nuk do ta kete me partite e tjera politike por me trashegimine e tmerrshme berishiste dhe forcen per te ofruar nje alternative politike qytetare, intelektuale, te ndergjegjshme dhe moderne, qe godet fort politiken mesjetare, denlikuente, dialektiken , trashegimine dhe figuren tribale te gomarit plak. Por per kete duhet kurajo dhe lidership, sidomos kur milicia tribalo- terroriste e Sali Berishes dhe kukullat e tij teveqele vazhdojne e kontrollojne me dhune partine.
    E sigurte eshte qe per PDne berishiste, gjerat po shkojne me shpejtesi ne nje pike pa kthim.

  14. lLuli says:

    Keta fejzot e ndreajt,jane te dy ushtare te tutorit plak,keta jane njerez pa identitet,pa personalitet,pa koke te cilet jane futur ne valle dhe kane mbetur mbrenda,po ligji do ti sistemoje,se te dy jane pjese e bandes kriminale ne hetim

  15. Krimineli i pandeshkuar Salih Ram Berisha says:

    Bravo zoti Minxhozi,per kontributin e vlefshem e te vazhdueshem jepne shtypin shqiptar dhe jo vetem per ti rikujtuar here pas here popullit shqiptar se ardhja ne pushtet e banditeve te PD-se e aleateve te tyre Lesheliste te likes se Florinjve te krrabes dhe jo vetem,por dhe te …vdekjes aksidentale te D.Priftit,te zhdukjes se Belegut e te ndonje tjetri eshte e barabarte me vetevrasje.Fytyrat e Berishes,Bashes,Likes,Monikes jane shqlqi me prove dhe e kane vendin ne bangon e te akuzuarve e jo ne politiken shqiptare.Fatkeqesia eshte se dhe nderkombetaret s’kane vendosur tu hapin letrat ketyre briganteve te korruptuar e te majmur ne gjakun e shqiptareve ,te cilet per pasurine e tyre dhe pushtetin jane te gatshem te shesin jo vetem popullin “kokepalar”,por dhe prinderit e femijet e tyre,sic beri Berisha me kunatin ne Gerdec,qe beri sikur nuk e njihte fare…?!30 vjet nuk jane pak qe votuesit shqiptare tu tregojne vendin ketyre te pacipeve me rekorde kriminale!

  16. Pato says:

    Drejtesia eshte vullnet politik! Te tjerat jane llogje. Si Rama dhe Basha nuk kane vullnet politik te bejne drejtesi. Ti kerkosh Bashes vullnet politik te denoje apo denoncoje krimet e Berishes eshte vetvrasje per te jo vetem politikisht por ka mundesi edhe fizikisht.

    Rama mendon se po perseriti shpesh here “nuk jam gjykates apo prokuror” votuesit do ta kuptojne. Ne fakt nuk e ke te veshtire te kuptosh, si ne shqiperi dhe ne bote politikanet hane mut per vota. E vetmja shprese per drejtesine e 21 Janarit eshte mandati i trete i PS. Mandati i trete do varros perfundimisht persegjalli berishizmin dhe do hap rrugen per drejtesine. Kjo jo se u ngjall deshira per drejtesi, thjesht nuk do te kete me kosto politike.

  17. Korabi says:

    Fejziu i Frangajt po riprodhon sondazhin e Qimit tan.

  18. Antikorupsioni says:

    Politikanet shqipetare Jane njerezit me te ndyre dhe me te pa bese ne shqiperi.keta sa here vijne zgjedhjet vine dhe na mashtrojne per te na mare voten.mbas 30vjitesh shikoni si eshte shqiperia shumica e popullit mezi mbushin barkun me buke kurse Politikanet i kemi super te pasur pa perjashtim.saliu edi likia Mona luli nuk duhen votuar me te vije ndo nje tjeter qe do mbaje premtimet.Sikur te qendrojne ne politike keta qe thashe pak me larte Shqiperija do ngelet keshtu sic eshte sot.

  19. Tomori USA. says:

    Faleminderit zoti Minxhoxi nje editor qe te le pa mend, per te mesuar te verteten e Berishizmit, Metizmit e Trampizmit.
    Ghithcka kriminale qe ka ndodhur, ne vendin tone gjat ketyre 30 viteve te tranzicjonit unikal ne bote qe po vazhdon gjate ne SHqiperi esht pasoje e kancerit Berisha dhe Met , te cilet per fatin e keq te shqiptareve, akoma skan dale para drejtesis edhe pse kane vrare, e shkelur ligjet e kushtetuten, sa here u ka interesuar atyre dhe familjareve te vet.
    Gazetare e shkri,e te tilla si ky i sotmi i zotit Minxhozi, ndryshe nga fevzot, pekat, krastat e lakenj e kusare qe, u thurin osna e u servilosen Berishes e Like Floririt esht fatkeqesi per shqiptaret dhe begati per kusaret.
    Sa per Bashen, vetem kur shkon ne banje, se pyet satana Berishen, se vete, as ka qene dhe as esht i zoti te drejtoi shtetin.
    Proven per kete e ka dhene ne kater detyrat qe ka kryer, ku vetem ka vjedhur, ka vrare, ka shitur det greqis, . Ka fjetur gjume ne zyren e bashkis Tirane. Prandaj me 25 Prill bashkeatdhetaret tane duhet tu tregojne vendin ketyre kodosheve qe vazhdoijne te mashtrojne, e premtojne parajsen, vetem te rimarin pushtetin e humbur.

  20. Tomori USA. says:

    Faleminderit zoti Minxhoxi nje editor qe te le pa mend, per te mesuar te verteten e Berishizmit, Metizmit e Trampizmit.
    Ghithcka kriminale qe ka ndodhur, ne vendin tone gjat ketyre 30 viteve te tranzicjonit unikal ne bote qe po vazhdon gjate ne SHqiperi esht pasoje e kancerit Berisha dhe Meta , te cilet per fatin e keq te shqiptareve, akoma skan dale para drejtesis edhe pse kane vrare, e shkelur ligjet e kushtetuten, sa here u ka interesuar atyre dhe familjareve te vet.
    Gazetare e shkrime te tilla si ky i sotmi i zotit Minxhozi, ndryshe nga fevzot, pekat, krastat e lakenj e kusare qe, u thurin osna e u servilosen Berishes e Like Floririt esht fatkeqesi per shqiptaret dhe begati per kusaret.
    Sa per Bashen, vetem kur shkon ne banje, se pyet satana Berishen, se vete, as ka qene dhe as esht i zoti te drejtoi shtetin.
    Proven per kete e ka dhene ne kater detyrat qe ka kryer, ku vetem ka vjedhur, ka vrare, ka shitur det greqis, . Ka fjetur gjume ne zyren e bashkis Tirane. Prandaj me 25 Prill bashkeatdhetaret tane duhet tu tregojne vendin ketyre kodosheve qe vazhdoijne te mashtrojne, e premtojne parajsen, vetem te rimarin pushtetin e humbur, te pasurohen akoma me shume nga ckan vjedhr e rjepur shqiptaret me njemij enje makinacjone.

  21. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Minxhoz,problemi ka dekada që është identifikuar.
    Ajo që shqiptarët kërkojnë,është zgjidhja e tijë.
    Berishizmi është fashizmi në formën e tijë më të egër.
    Problemi është kompleks.
    Shumë komentues i kërkojnë me të drejtë Ramës të mbajë fjalën e dhënë,por harrojnë që ata që e ngritën dhe krijuan kultin e tijë janë akoma aktivë.
    Lobi serbo-grek në Washington.
    Ka dëgjuar ndonjë deri më sotë nga Zëri i Amerikës diçka kundër Berishës ?
    Me gjithë ato krime që i faturohen atijë ?
    Rama ka vetëm çelësat e kashtës,drejtësia e korruptuar shqiptare nuk ka për ta marë ndonjëherë në pyetje dhe jo më ta dënojë përbindëshin e Viçidolit,sepse me atë rast do ti bënte edhe vetes gropën.
    Ai mbron të korruptuarit dhe të korruptuarit mbrojnë atë.
    PS: Amerikë, hap letrat !!!!!!!?

    1. Arbërori says:

      Aleanca

      Shumë saktë, koment i goditur. ???

  22. Dull tropoja says:

    Le te shohim nese Saliu do rezistoje edhe 4 vite te tjere ne opozite apo do ngreje kembet nga dielli.Do jete interesante me e pa si do sillet e rezistoje.

  23. NjeQytetarOptimist says:

    Shkrim I bukur..

  24. ABC KORCA says:

    Nje vrime ne uje shkrimi i Minxhozit.
    Nuk gjej persene, nuk gjej asgje te re, nuk gjej me te voglin kuptim tek ky shkrim.
    Paskan filluar te tremben pas 10 vitesh?!
    Po na pergatit Minxhozi te na thote mundesi pas 20 vitesh tu ngrihet ndonje aktakuze dhe pas 30 vitesh te behet ngonje seance gjyqesore.In memorial?! Dmth pasi te kete vdekur berisha ka mundesi te ngrihet ndonje akuze kunder berishes, sepse dicka po leviz dhe kjo qe po leviz eshte se fefziu ka bere nje interviste. Pikaaaaaa thuaj.
    Edhe ti o Minxhoz u bere pjes e propagandes?!
    Minxhozzzz, nuk ka atedhedashes dhe socialist te ndershem, qe nuk e kupton se 21 janari eshte shitur nga rama.

    1. Shqiptari Ilirise says:

      Ç’farë ka shitur Rama mor pallë ABC?!
      Pse K/ministri do fuste Berishën dhe Bashën në burg?!
      Rama i ka hapur rrugën dhe po mbështet reformën në drejtësi që po shpor gjyqtarët dhe prokurorët e koreuptuar të Berishës dhe Metës!
      Pa u bërrë Ref. në Drejtësi Berisha me Bashën do dilnin heronj me 21 Janarin se të pa fajshëm dolën me gjykimin e para 10 vjetëve.
      Trap!

      1. ABC KORCA says:

        Enderro enderro o shqiptr i ilirise se endrrat jane falas, mendja jo.
        Cilen reforme o i pa gdhendur…?
        Ate reformen ku 3 antar zgjidhen nga presidenti i votuar nga rama?
        Apo ate reformen ku nje notere u be antare e gj. kushteuese?
        Pervec meje o shqiptar i ilirise, per reformen dhe se cfare do sjellje ajo, ka shkruar edhe Mero Baze ku te ka thene se : menyra sesi eshte bere reforma ka lene shume “leshime” pasi duheshin firmat.
        Ndaj, meso, lexo, pyet ndonje njeri qe eshte brenda istituciobeve te gjyqesorit, te te thote o debil se c’mut te madh ka bere edvin me rilindjen.
        Sa me perket mua, robt ku ti kete edvini!
        Po pse mor ti, mendob se edi apo ps nuk kane asnje hetues, prokuror, gjyqtar, qe te jete “i tyre”?!
        Mjerimi vazhdon…

  25. Shqiptar says:

    PD dhe ky mender kryetar i saj, janè simboli i shpellès ku fshihen subjektet dhe provat e krimeve monstruoze tè kryera nè çerekshekullin e tranzicionit.
    Nuk mund tè ketè asnjè forcè tè brendshme nè kètè grupim, qè tè ketè guximin dhe fuqinè, pèr tu distancuar nga e kaluara kriminale e kryetarit tè saj.
    Vetèm SPAK, ky organizim i ri prej tè cilit ne shqiptarèt presim kaq shumè, mund ti japè NDIHMÈN E PARÈ sistemit politik shqiptar, duke ngritur ato aktakuza, qè do ti jepnin kèsaj shoqèrie tè vuajtur dhe nènshtruar nga krimi, atè ajèr tè nevojshèm pèr frymèmarrje.
    Edi Rama, me tè tijèt, nuk do mbahen mend si pjesè e zgjidhjes sè kètij problemi, megjithè premtimet pa fund. Pazaret pèr pèrfitim politik me Bashèn, shkelja e syrit dhe ruajtja e statusquosè, janè ato qè do mbeten nè kujtesèn qytetare.
    Pa ndèshkimin e krimeve tè kryera, nuk mund tè ketè qetèsi KURRÈ nè kètè vènd. Me vrasès dhe keqbèrès, nuk mund dhe nuk duhet tè lejohet tè funksionojè, tribuna politike shqiptare.

  26. L'imperatore Diocleziano says:

    PD parti fashiste???!! sikur te ishte keshtu do te kishte zhvilluar vendin tone, do te kishte prane saj njerez te shkolluar, edukuar, largpames dhe atdhetar. PD eshte (Ka qene dhe do te jete) BANDDD kriminelesh antishqiptar nga i pari e deri te i fundit edhe ai i padituri ne fund te fshatit, pa dhembe ne goje. Nuk e kuptoj si eshte e mundur te votohet kjo band???

  27. Korabi says:

    PD lidi si shprese,por Saliu e ktheu shume shpejt ne nje band cubash,kriminelesh dhe hajdutesh ordiner, detyre e shqiptareve eshte qe ne 25 Prill ta shpartallojne me vote kete te keqe qe ka 30 vjet vret pret dhe vjedh.

  28. Velo says:

    Bravo Skënder, saktë dhe qartë.

  29. Agjenti 700 says:

    Unë agjenti amerikan 700, kam arritur të fotografoj dorshkrimin origjinal të planit të mbrojtjes, që kopili serb ( dmth nëna e tij ështe qirë me një serb dhe ka lindur një femijë djalë në viçidol të Tropojes ) i quajturi Saliu i Shugares nga mali i zi, që mendon ta lexojë në gjyqin popullor, ku prezent do jënë 2 gjykates, një kamionetë, dhe si laps e leter do perdoret, 1 kazmë, 1 lopatë dhe 1 çarçaf i zi, dhe sipas burimeve agjenturore ky gjykim do ti bëhet së shpejti në një vend me gropa diku andej nga fshati Linzë. Para se të jepet vendimi, kopilit serb do ti jepet fjala, dhe do të thotë pak a shumë keto fjalë që zhgarravitur në këtë dorshkrim, që po ju paraqes ketu :/// O kuku per mue, kam qënë i pa-shkollë bre zoti gjykates, fajet krejt i ka Enveri, sepse kur isha i ri nga vitet 65 – 70, megjithse ja kam kerkuar direkt, nuk më çoj në një universitet në USA, për të mesuar zanatin e Politikanit-Demokrat, dhe unë nuk kisha asnjë provojë si dirigjohet një shtet në viti 1992 kur ju hypa Shqiptarve dhe Shqiperisë në qafë. Dhe duke parë që nuk kisha asnjë tjeter eksperiencë përveç eksperiences së Enverit që e kisha mësuar përmendësh dhe vertetë më pelqente dhe më kishte hyrë në zemër, dhe sipas keshillave të Ramizit, të Udb-së Serbe, dhe të gjysmë vellait tim të dashurRadovan Karxhiçit që sot është i sëmurë, dhe ne familja e kemi çuar në një spital modest në Hagë të Hollandes, ku sipas stafit të doktorve, shërimi i tij do zgjasi pak a shumë 40 – 50 vjet, unë për të kullandrisur Shqiperinë e perdora metoden e nikoqireve Enver – Ramiz e UDB-Serbe. Pra zoti gjykatës nuk është faji im per tëra keto vrasje, zhdukje të vrarësh, vjedhje, trafik droge dhe humanësh etj etj, i pa shkollë bre zoti gjykates, dhe si qen besnik i komunizmit që iasha, t’ja kaloja babait tim shpirteror Enverit, dhe më duket se ja kam kaluar shumë, apo jo zoti gjykatës./// Pra lexues të dashur, kur të hapet ky proçes megjithse do bëhet me drejtesi, vendimi dhe perfundimi i Sali Shkerdhates dihet që tani….!

  30. DENI says:

    Minxhoz te vleresoj per guximin dhe realizmin koherent qe ke tregua ne shkrimet e tua.

  31. bajram currsi says:

    Pse as Sali Hazbi Berisha dhe vellai i tij nga profesioini Azem Hazbi Hajdar Rraspihja nuk kanë hedhur kurrë kandidatur në Tropojë ? Sepse ata të dy, duke e parë sinoptiken e mendjes së patriotve tyre mbi rrespektin apo besimin që tropojanët kishin për ta,nuk e kanë pranuar të luajnë poker në zgjedhje e në fund të cilsoheshin persona non-grata në vend-lindjen e tyre. Tropojanë i kanë njofur si spihunj dhe agjenta që në kohen e xhaxhit Enver. Në Tropojë jetojnë akoma personat-kolega që përbënin celulat e spihunjve në B.Curri, Tropojë-Viçidol e Llugaj….., dhe keta 2 të degjeneruar nuk donin të perziheshin shumë me kandidaturen e tyre atje. Ne Tropojanët ishim të gezuar që keta 2 Pe-Derasta kandidatonin në qytete të tjera, dhe nuk i denoncuam që heret keto shkerdhata anti-vendlindje, dhe sherrin e tyre personalo-direkt si UDB-ashë e pavi gjith Tropoja që numeron sot mbi 200 të vrarë nga nderhyrja dhe sherri i tyre direkt. I mallkoft zoti dhe shpirtrat e të vrarve, varrin dheshpirtin kurvë të spihunit Azem Hajdari, e gjithashtu fundin e kopilit serb, djalin e Shugare kurves, Salihin e organizates së partisë komuniste me karakter, serb, servil, i lig dhe i pa-besë..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje