Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!

25 Janar 2021, 20:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Përgjimet e Antimafias italiane rreth disa bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, kanë çuar në dorëheqjen e një deputeti të Kazinit në Itali, partisë së djathtë që trashëgoi zemrën e demokristianëve italianë, i njohur në Shqipëri si mik dhe aleat i PD dhe mik shtëpie me Tritan Shehun. Para disa vitesh ai është dekoruar dhe nga presidenti Ilir Meta.

Një deputet i tij nën hetim rezulton që është shok i Nard Ndokës dhe paska qenë dhe tek një Kongres i tij në Tiranë. Me sa më kujtohet tek ai Kongresi ku Ndoka shkëlqeu tek fjalimi, që nuk tha asnjë fjalë sakllam.

I dyshuari kryesor i kësaj historie, rezulton që qenka takuar me Ilir Kullën, të cilit i shkon sllogani “çdo italian, kalon në fillim nga unë për në Shqipëri”.

Pastaj një prej bashkëpunëtorëve të “Ndragetës”, që shet vegla pune në Tiranë dhe që paska kapital fillestar një “Fiat Panda” të përdorur, që ndërkohë i ka falimentuar biznesi, u premton ca italianëve të tjerë, se njeh njerëz në Tiranë, që mund të ndërtojnë kulla dhe të fitojnë tendera.

“Ndrageta” ka një reputacion si mafie e strukturuar, që ka një standard burokratik, që di të bëjë letra, të fitojë punë dhe të investojë me fitim. Në këtë rast nuk na rezulton as që ka investuar, as që ka fituar, por mbi të gjitha, as që ka tentuar të vijë.

E gjitha çfarë ka marrë “Ndrageta” nga kjo historia shqiptare, është një foto me Nard Ndokën, një kafe me Ilir Kullën dhe shefi i partisë së deputetit nën hetim, një dekoratë nga Ilir Meta. Po dhe ai do t’ia ketë bërë për hatër të Tritanit.

Kullat që po ndërtohen në Tiranë, i kanë aq të njohur pronarët, sa Tirana i thërret në emër të tyre, fjala vjen kulla e Kastratit, kulla e Fushes, kulla  e Nikolinit, kulla e Fevziut tek Toptanët etj.

Këta mund të jenë “mafiozë” dhe më të rrezikshëm se “Ndrageta”, në daçi t’i quajmë ashtu, por ne i njohim që nuk janë të “Ndragetës” italiane.

Në daçi të sajojmë një “Ndragetë” të Edi Ramës në Tiranë, dakord. Po i bëjmë këta anëtarë të saj, se nuk është se ai nuk i meriton.

Kjo nuk ja ul rëndësinë “Ndragetës” dhe as nivelit të kriminalitetit në Shqipëri. Po është më serioze të themi që i kemi oligarkët më të fortë se “Ndrageta” dhe se kanë lënë të hyjë, se sa të tallemi me histori delirantësh që krekosen para mafiozëve dhe që në fund përfundojnë e rrihen me njëri- tjetrin, sa palë çizme kanë shitur në Tiranë.

Problemi i investimeve të mëdha në Tiranë, dhe i fuqisë ekonomike të biznesmenëve shqiptarë, është një fenomen për t’u studiuar. Nuk di a do të mburremi a do të turpërohemi për këtë histori dikur, por kjo tallja që ndodh me publikun tonë nga Lulzim Basha është e tepërt.

Të  kesh frikë të merresh me ‘ujkun’ që ke para syve në krah të selisë, përballë saj, e pas saj, dhe të kërkosh gjurmë në Itali, këtë vetëm Luli mund ta bëjë, që ka frikë të përballet me betejën reale në Shqipëri.

Se Iliri në këtë rast është në rregull, se i ka pritur në zyrë dhe u ka dhënë dekoratë.

21 komente në “Mos e bëni kaq joserioze “Ndragetën”!”

  1. Jimi says:

    Ke shum te drejte Mero !

    1. Ilir says:

      Pse se shkruajne korrekt ndrangheta, por seicili sipas qejfit?!

  2. Presidenti nga skrapari qe te pret doren says:

    Edhe italaineve ju ka dhene teneqe ilir gazepi.
    Ne Shqiperi nuk ka lene jevg e harixhi pa e bere mjeshter i madh…
    Ka rrezik te dekoroj dhe macen e gruas.

  3. Samiu says:

    Mos bej si shejtan budalla ti Mero. Sikur gjasme nuk i kupton qe keta sdo merrnin leje drejtperdrejt. Keta do ishin investitore tek lejet e ndertimit qe ka dhene Erjoni. Sepse shqiptaret qe do marrin lejet, do aplikoj e ne bashki se e e kane te sigurt burimin financiar. Mund te me thuash ti Mero sa vjet ka qe eshte dhene leja e ndertimit tek rruga e Kavajes (ne krah te Ish kinema Republika) dhe nuk ka filluar asgje. Eshte ne vitin e trete. Dhe a e di pse? Sepse Genc Kucuku qe ka marre lejen pret qe ta shese ate. Kush do e bleje? Sigurisht ndonje “hallexhi” do e bleje.
    Gjithsesi, e mbushe gazeten edhe sot Mero

  4. Jugu says:

    Tire o Mero Tire. Ky eshte hahdutizem mafioz i Veliajt dhe Rames dhe ti na thua ja gjurma e ujkut. Ne kemi ujqerit qe po e shqyejne vendin ti na derdellis budalliqe.
    Mesa duket ke ngjyer edhe ti ne tepsin e 20% dhe tani te duhet te devijosh muhabetin.
    Eshte kapur mat, Veliaj me rilindasit me 20% rrushfete, dhe kostot i pagon populli shqiptar.

  5. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Histori te tilla ,mind te rregjistrosh cdo dite,neper kofenet e Tiranes.

  6. ABC KORCA says:

    Qe dikush nga prokuria italiane apo dikush nga qeverria italiane kerkon ti beje dem rames per te perfituar basha, kjo nuk do mend, u pa me Tahirin dhe “mbeturinat toksike”.
    Por, sidoqofte, me mik nga italia apo politikat shteterore italiane, eshte mese e sigurt se rama eshte i zhytur ne mut koke e kembe.
    Gradacela
    Betonizim parqesh
    Betonizim bregdeti
    Ja te heqim gradacelat se na qenkan pjese e mafjes italiane…. po parqet dhe bregdeti pjese e kujt jane?!
    Tani le te vime njecik tek me seriozet.
    Kostandin Ristani, kosulent drejtesie ne NATO, ne 2016 a 2017,mbajti nje forum ne Tirane, ku thoshte se Vetingu nuk do te sjelli asgje pasi ne (shqiperia) kemi marre kushtetuten me te korruptuar ne bote, ate italianen. Dhe po kerkojme te bejme veting kur ne te vertete na duhet ndryshim kushtetute dhe heqje dore sa me pare nga menyra e gjykimit italian.
    Nejse, keto do i beje rama, por ne mandatin e 15-te.
    (per ndonje trap qe mund te komentoje, as Kostandino’s e as Ristani’s. Kostandin Ristani thjesht bukur shqip, shqiptar)

  7. Tani says:

    Edhe po te bjene nga pushteti Rilindasit nuk duan tja dine. I mbushen torbat per 8 vjet nuk lane pellembe gjelberimi dhe shenje nga Tirana.Kane lidhje jo vetem me Ndrageten por edhe me djallin.Ata nuk i lan dot jo me Lana,qe vete eshte e qelbur ,por as deti.

  8. ladi says:

    Hhahahahahahahahahahahahahahahahahahhahahahahahahahahahah
    JANE KOMIKE DHE QESHARAKE
    Sic eshte dhe Luli vete

  9. Shqipetari-Berlin says:

    ILir Meta, do te mbetet ne Histori si “Presidenti” i Dekoratave…dhe Pasaportave..nje Sharlatan i Vertet…..nuk la njeri pa Dekoruar…
    eshte shume e Cuditshme se gjate 20-te viteve qe Banoj ne GJermani..NUK PAME ASNJE Dekorate te dhen nga Presidenti Federal,apo i cilit do Shtet…
    Presidenti Shqipetare i shkuari BUjare Nishani Dekoroj edhe nja 2-300-te ishte Diversante, qe u hodhen ne Shqiperi nga Sherbimet Sekrete te HUaja per te sjelle “Demokracine”….mbase jo kete qe kemi sote,por ndoshta edhe me te “MIre”….pra Dekoroj Kriminel, dhe Antishqipetare…
    ore c´fare po behet????????????sa perr LIke Floririn, qe na ka edhe “Keshilltare” Persona qe na dalin ne Bisedat e Mafjes….duhet ti Pranojme,sepse Likaj Vdes i cike per tu dukur edhe “President edhe Mafjoz”..pse jo??Mos valle prisni qe Mafjoz te jete nje Punetore Hamall,apo nje pjatalares??Jo Mafjozet jane ne POlitike dhe diktojne POlitiken….p.sh LSI-ja…si dhe PD.ja..nuk ngrihen me kote cadrat ne mese te Tiranes..ato kane nje Qellim, qe edhe e realizojne qenjen e tyre….lol

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Budalliqe me brire. Muhabet kafesh..

  11. Liri says:

    MERO JE BERE ME LEGEN SE FARI BARIU.

  12. Nexhmi Suli says:

    Uraaaaaa! Edhe kete e beka presidenti, me ndrageten. Bravo Mero! Bjeri presidentit se mban ai! Do fitoje Edi prape, por po helmoni popullin me keto budallalleqe qe shkruani, dhe po e lini shtetin pa institucione, kombin pa histori. Turp bre burre! Turp! Nuk me dhimbset Meta qe t’i them keto. Me dhimbset presidenti i republikes qe ju me qellim e denigroni si institucion. Ju po beni nje krim or mik!

  13. Kozmo says:

    Ky rast I Ndagretes, me duket shume i ngjashem me rastin e plehrave kimike, turbullirave, qe perdorim Ilir Kulla para zgjedhjeve, per te fundosur PS. Mendoj, qe jane skenare te Ilir Kulles me pergjime, qe te prishin vetem pune nga te dy anet. Por dhe kete here Skenaristet po dalin bllof. ?

  14. xhemal says:

    keta mafiozet e graterit prokurorit te katanxaros prisni pak dhe 95 perqind do jene te lire.ky prokurori ka 20 vjet atje dhe gjendja ska ndryshuar por eshte keqesuar
    .del neper studio televizive e ben te diturin te drejtin,virgjereshen ka nje jete qe e ruajne me demek se mos e vrasin ne fakt vetem shfrytezon sistemin italian per nje jete lluksoze nen bajoneta .shkruan ndonje liber si fejzo ne shqiperi..nje grupimi politiko ekonomik ne itali u intereson qe gjendja te rrije e pandryshuar se ndryshe ngelen si peshku pa uje…ne itale ka difekte te medha sistemi shteti ne jug eshte shume i dobet prandaj dhe influenca e grupeve kriminale eshte serioze..lufta kunder tyre behet me fushata kur u intereson grupeve te interesit ne pushtetin lokal apo qendror…aktiviteti i tyre ne shqiperi lindi e u forcua pas 90 tes per shume arsye ..ne itali punojne qindra mijera shqipetare pra eshte baza e lidhjes .shteti pas 90 u be kashte e koqe ..deri tani kane ekzistuar grupime interesi te paskrupulla per tu pasuruar pa pune e shpejte..salizmi si menyre te menduari e vepruari u kethye ne menyre jetese ku ka sunduar anarkia e vertete..cdo shqipetar i di keto..mjetet e informimit u kethyen ne sherbim te klaneve dhe vazhdojne akoma bile nje pjese e tyre jane kethyer ne truste genjeshtrash e shpifjesh e helmojne perdite njerezit me terror vrasjesh ,vjedhjesh ,ja u kane bere shqiperine gogol e njerezit normal do ikin nga syte kembet..nuk mund te tregohen me nje shkrim te thjeshte rrumpalla shqipetare por per mua eshte ideollogjia e rremujes qe sundon ne shqiperi e pengon progresin.nje nga faktoret dominant qe po ndikon ne regres eshte informacioni qe duhet te ishte e kunderta..si ka mundesi qe akoma i behet fresk nje mostre si saliu i cili me frymen e tij shkaketoi 94,,96,97,98,2008,2011,2017,2018 e kerkon akoma ti vere zjarrin shqiperise..ne terrene te tilla gjen e ben folene krimi korrupsioni qe nuk jane vetem shqipetare..e drejtesia ne shqiperi rri e ben sehir e del kur situata behet serioze e kur e ka marre ferra uraten..nqs ne shqiperi nuk do gjykohen ngjarjet tragjike e pergjagjesit te flaken jashte sistemit e te izolohen do jete i veshtire progresi.shqiperia nuk eshte italia me pak vullnet e deshire te mire mund te vihet ne binare e njerezit te jetojne me dinjitet..sot eshte e rendesishme te kethehet besimi tek istitucionet e te forcohet shteti i se drejtes ..sot jane ngjallur grupe te reja nazifashiste qe nuk mungojne as ne shqiperi ..nepermjet propogandes nihiliste te erresires duke nxirre cdo gje mundohe te krijojne nje terren te pasigurte qe deri diku ja kane arritur.ketu duhet te perqendrohet edhe lufta per progres e nje shqiperi normale..uroj qe gjerat te ndryshojne per mire e ne pushtet te jene forca te pergjegjeshme qe shikojne me besim te ardhmen duke punuar per ndertuar e jo prishur

  15. Uaaau! says:

    Uauuu! Nje dite para daljes se pergjimeve, te gjithe analistet ne luften e tyre te paguar ne mbrotje te zoterise shef partie punedhenes. Tani qe nje pergjim i mpleks pa dallim mafiozet tane politike, te gjithe analistet dhe gjenitalet e tyre propagandistike jane bere bashke ne diskretitimin e pergjimeve. Sikur pergjimet te kishin folur vetem per njeren pale politike, opozita ose pozita sipas interesit, do kish bere namin.
    Mos harroni qe pergjimet jane kryer nga shteti italian qe nuk eshte ky i yni, ndersa Ndrangheta eshte nga te parat qe kane zbarkuar ne token e virgjer shqiptare qysh ne vitin 1991-1992. Shihni arrestimet qe ndodhin ne Itali, prej dy dekadash ne perberje te mafias italiane ka kushedi sa shqiptare qe jetojne ne Itali dhe Shqiperi. Javet e fundit per llogari te drejtesise italiane jane arrestuar italiane dhe shqiptare perfaqesues te filialeve mafioze italiane ne Shqiperi, me bizneset dhe lidhjet e tyre ne Shqiperi. Nje vend i zhytur ne lloj-lloj trafiqesh eshte patjeter i lidhur me malaviten italiane dhe me tej ne rrjeten e madhe europiane. Trafikantet mbrohen nga shteti pasi paguajne perqindjet e majme tek politikanet qe i mbrojne nga organet e drejtesise. Nese do kryheshin hetime te verteta do te dale qe nje pjese e oligarkeve shqiptare kane nje te shkuar plot lavdi ne boten e kriminalitetit, pastaj permes bizneseve te ndertimit etj. dhe perqindjeve kane pastruar parate dhe sot jane te ndershem.

  16. Taulant says:

    Nuk duhen nenvleftesuar pergjimet Italiane.
    Ashtu si nuk duhen nenvleftesuar thashemet ne popull qe :
    Rama,Dako,Sejdini,Gjika e shume kryebashkiak te tjere per cdo leje ndertimi qe jepnin e japin marrin 20% te vleres se ndertimit.
    Thashethemet e popullit per sistemin e drejtesis ne fund rezultuan te verteta.
    Ato qe fliten ne pergjimet Italiane populli i ka then me vite.
    I takon sistemit te drejtesis te veproj .

  17. TONI says:

    5 milion m2 leje ndertimi…ne nje vend pa kontroll kushdo do tentoje te hyje….nuk funksionojnr tatimet qe detyre kane te shikojne si financohet bisnesi, e Sektoren te tjere….nderkohe dihet qe ndertuedit normale kane dale me kohe ngs tregu….sot ndertuesit kane fizionomine e Melamin Beratit….Mero e di cfare arrogance kane drejtoret e Veliaj qe japin lejet? Te papare…sdua thote se ke pasur nje konflikt me bsbain tim….kulmi…por …..portokall

  18. katundari laraman pa din e pa iman says:

    U ke dhene ne tepsi Baze dhe ja u ke plasur ne surrat ate realitet qe e jetojne dhe e prekin te gjithe,por as tufa dhe as politika nuk duan,apo akoma me pak nuk duan ta ndryshojne.
    Historia shqiptare mbas 90-es,eshte nje karagjozllek tragjik dhe i neveritshem,qe nuk ka vend te dyte per ta krahasuar.
    Ndragheta(emri i mafies siciliane fshatare)shqiptare lindur mbas 90,ne ndryshim me ate italiane,ku mund te gjesh tek tuk ndonje politikan apo gjyqtare italian,ketu tek ne ka qene tere kohen ne krye te institucineve shteterore,politike,konstitucionale,juridike,media etj,e udhehequr nga bos i bosave don Saliu dhe don Meta,produkt i shpellave te Tropojes dhe Skraparit.
    Pra njelloj ndraghete arnautase me formim katundari-anadollak-hoxhist komunist,qe nuk ka te krahasuar me ate italiane,si nga mentaliteti, rendesia ashtu dhe nga shtrirja brenda vendit.
    Kjo ka bere,qe trashegimtaret e regjimit te djeshem, antinjerzor hoxhist,qe jane pothuaj alter egot e baballareve te tyre,te duken me ´´human´´ dhe po vazhdojne te mbreterojne te qete dhe te patrazuar,ne kete vilajetin e humbur europian.
    Dhe tufen shqiptare,apo ajo qe ne vendet e tjera quhet shoqeri,´´ndryshimi 90´´e gjeti me mentalitet otoman-hoxhist,e ktheu me krraben e cobanit,ne te kundert me ate qe ajo kerkonte ne blegerimet fillestare te saj.
    Dhe dite mbas dite,tufa shqiptare pesoi mutacion te metejshem dhe geni i saj ka degjeneruar ne ate lloj feje,sa qe asaj i pelqen,kjo amalgame shpellaresh dhe komunistesh anadollakesh,kriminel,hajdut bastard te pa ftyre,qe kane pushtuar dhe vazhdojne ta sundojne ndyre kete vend.

  19. Velo says:

    Duket sikur është mjell nga thesi i kërrçit të Fariut. Muhabete koti në kafenetë televizive Shqiptare. Sajoni ndonjë gjë tjetër më të bukur, se kësaj i doli kallai shpejtë.

  20. Predatori says:

    Ymer sahanlëpirësi. Këta italianët edhe mund të jenë miq të Ndokës ose Tritan preshit, por në pushtet janë Rilindasit, ata të cilët të paguajnë haraç ty për shërbimet e medias tënde. Kjo e gjjtha edhe mund të rezultojë një flluskë sapuni, por kam përshtypjen se ti e di më mirë se unë sa të korruptuar janë rilindasit dhe Erjon motërqir Veliaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje