Njeriu që futi shqiptarët, në listën e popujve të pavdekshëm

28 Janar 2021, 18:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqipëria do t’i jetë mirënjohëse Ismail Kadaresë për së paku tre kontribute të mëdha të tij, të cilat në rrëmujën e tanishme dhe relativizmin e sistemit të vlerave, nuk bien dhe aq në sy.

E para, është unifikimi i gjuhës kombëtare dhe pasurimi i saj. Ka shumë debate dhe rezerva për mënyrën se si është shkuar tek norma letrare e gjuhës shqipe, por këtë debat e ka mbyllur letërsia e Ismail Kadaresë.

Ismail Kadareja është i vetmi shkrimtar i madh shqiptar që adhuron gegërishten dhe letërsia e tij ka në shumicë subjekte nga Veriu i Shqipërisë.

Në fillim Naim Frashëri dhe më pas Gjergj Fishta, provuan të shkruajnë secili në dialektin e tyre dhe megjithëse vlerësohen si eterit themelues të letërsisë sonë, ata mbetën brenda gegërishtes dhe toskërishtes.

Vepra e Ismail Kadaresë i ka dhënë fund debatit për normën letrare, pasi Ismail Kadareja është shkrimtari që lexohet me po aq endje në Kosovë, në Mal të Zi, Maqedoni apo Gjirokastër.

Vetëm letërsia e madhe arrin te krijojë një autoritet mbi standartin e gjuhës dhe Ismail Kadareja e ka mbyllur këtë debat me fuqinë e veprës së tij.

Pasurimi që i ka bërë ai gjuhës shqipe, unifikimi që ai i bën gegërishtes me toskërishten, qasja e kujdesshme që ai ka ndaj padrejtësive që ka norma letrare ndaj gegërishtes, e kanë bërë atë një rithemelues të gjuhës shqipe.

Shqipëria nuk ka asnjë shkrimtar më të pranuar se Ismail Kadareja në çdo cep te trevave shqiptare ku flitet shqip, çka është provë se ai është unifikuesi i gjuhës sonë kombëtare dhe konsensusi ynë kombëtar për normën letrare.

Kontributi i tij i dytë i madh është të qenit një gardian i orientimit perëndimor të Shqipërisë. Ai ishte i tillë gjatë komunizmit dhe mbeti i tillë pas tij.

Shoqëria shqiptare gjatë komunizmit kishte nënshtresat e saj kulturore, kishte njerëzit e ideologjizuar dhe lexuesit që kërkonin qoftë dhe një fije shprese tek letërsia për t’u ndjerë perëndimorë.

Ismail Kadareja është lexuar dhe është përpirë pikërisht për të gërmuar shijen perëndimore të veprës së tij. Tek ai çdo lexues shqiptar shikonte antenat që sillnin sinjale nga Perëndimi në Shqipëri.

Ai ka qenë e vetmja gjë perendimore në Shqipërinë e 45 viteve komunizëm, që mund ta prekje me dorë dhe mund ta lexoje.

Më pas, në kaosin e tranzicionit, fjala e tij, alarmet e tij për rrëshqitjet e herë pas hershme të Shqipërisë drejt sjelljeve anti-perëndimore, kanë qenë vendimtare për të riorientuar shoqërinë.

Kontributi i tij i tretë i madh, që në fakt është puna e tij e gjithë jetës, është se na ka futur në listën e popujve me letërsi të madhe.

Një popull pa letërsi të madhe është një popull jo serioz dhe i asgjësueshëm. Vepra e Ismail Kadaresë i ka bërë shqiptarët popull elitar, duke ushqyer dhe kulturat e popujve të tjerë të mëdhenj, me një copë Shqipërie në çdo bibliotekë të çdo vendi të botës.

Duke bërë këtë, Ismail Kadareja ka vënë kandidaturën e popullit shqiptar në listën e popujve dhe gjuhëve të pavdekshme.

Një popull dhe një gjuhë vdes nëse nuk kanë letërsi të madhe. Ky rrezik për ne si popull i vogël, do të ishte edhe më i madh, sikur të mos kishim këto 85 vjet, Ismail Kadarenë.

38 komente në “Njeriu që futi shqiptarët, në listën e popujve të pavdekshëm”

  1. xhemal says:

    ismaili eshte e do mbetet njeriu me i madh i letrave shqipe
    liberth i vogel po me vlera te medha psh *Eskili ky humbes i madh* e kam lexuar disa here dhe e rilexoj ..ku ne menyre te pembledhur gjenden jo vetem dijetaret grek po shqiperia ne radhe te pare historia e saj ..lexojeni..ismaili te rroje e te gezoje e te na shkruaj plote xhevaire te tjere …eshte poet ,prozator,kritik,analist i madh …koha me prodhuese eshte te studiosh librat e isnailit

    1. Celo Mezani says:

      Mero, edhe nje here provon qe eshte nje pene brilante e gazetarise shqiptare. Gjithmone aktual, gjithmone ne thelb, gjithmone shkurt dhe pothuajse gjithmone sakte.
      Kadarene shqiptaret e sotem e kane shume afer per ta dalluar sa i madh, me sakte sa madheshtor eshte ne te vertete.

    2. IF says:

      Z.BAZE: GEZOHEM shume qe edhe perse te thena nga shume studius , dashamire e vleresues te vepres se Kadarese,permbledhja dhe konkluzionet tuaja jane themelore.U shprehet thjeshte,me nderim ,me krenari ashtu sic ndjehemi te gjithe ne.FalenderojmeKadarene qe aureolen e lavdise nuke mbajti per vehte por rrezatoi gjithe shqiptaret,edhe ata qe pa cka se nuk e meritojne. letra.Shkrimtarit tone te dashur dhe te adhuruar i urojme jete te gjate.Endjej vehten te lumtur qe mu dha rasti ta kisha pedagog per 6 muaj kur dha nje cikel leksionesh per letersine perendimoe ne v’68-69.SA per ju ju uroj suksese ne punen tuaj teper te veshtire.Ne shkrimet tuaja spikat nje stil origjinal.Me respekt: V,GJERGJI ATHINE.

    3. Revizori says:

      Xhemal, te falenderoj per komentin.
      Eshte shumë e vertete. Liberthi “Eskili, ky humbes i madh”, eshte veper gjeniale, qe me beri te shoh Eskilin sikur Isha aty ne dhomën e tij ku shkruante. “Me dritare pa xham, ndoshta me letër me vaj nga hynte drita.” Liber fantastik.

    4. 3 figura te pa harrushme per kombin shqiptare says:

      Po Mero jame dakorte me ty se pse ne sote si komb e populle gjindimin ne pozicjone shume te veshtire per shkaket te politikanve qe kemi dhe kemi pasur keto 30 vite per shkaket se politikanet tone Jane te korruptume edhe atokrat dhe per interesat e tyre prosonale done me na largu nga Evropa dhe shtetet domokratike. Dhe done me na que dretj Turqise dhe shteteve Jo demokratike Ku jeta nuk Ka as nje vlere. Edi Rama me propagande e ti po ju jep ze filo Turqve ose Turqeve shqip foles dhe atyre qe Jane kund Shqiprise evropjane te njeten gje kane ber edhe Sali Berisha e Lulzim Basha na kane future ne koferencen islamike dhe na kane ndertune xhamine mu Tek dera e palamentit Ku aty nuk duhet te kishte as kishe as xhami por edhe propaganda e Edi Rames kundra evropes eshte shume e rrezikshem siq e pame edhe ne Amerike Ku propaganda Ben punen e vet sote me shume se kurre Kemi nevoje per njerze qe Jane me mentalitet perdimore dhe demokratik. Gjergj Kastrijotit numer 1 Nene Tereza numer 2 Kadereja numer3 … Jane 3 figura qe ne ndjehim krenare ne bote me ta dhe te 3 Jane ne fusha te ndryshone te jetes njeri per lufte politike trimri dhe strateg tjetra per paqe mirsi dhe I Ka tregue njerzimit si te besojme ne Zot me te vertet e Jo me genjeshtare dhe me mashtrime dhe tjetri per lapse dhe dije… Krenare me keto 3 figura te pa harrushme per kombin shqiptare ????????????

  2. Maverick says:

    Mero, të lutem, të paktën kur shkruhet për gjuhën shqipe duhet pasur shumë kujdes, sepse është e vërtetë që Kadareja na e pasuroi, por ti e varfërove në këtë shkrim.

    Për shembull:
    1. Unifikuesi – Bashkuesi
    2. Konsensusi – Bashkëpunim
    3. Gardian i orientimit – Rojtar i kahjes
    4. Kontributi – Ndihmesa
    5. Kaosi i tranzicionit – Katrahura e periudhës kalimtare ( thjesht shqip)

    Nuk është vetëm faji yt, por i shumë gazetarëve, Tv-ve, e politikanëve.
    Është vetëm një këshillë shoqërore Mero.
    Sa i përket shkrimit, vetëm ????

    1. Lloji says:

      Je shum i saktë përsa i takon problemit të portaleve në mënyrën e pa saktë se si na servirin Shqipen!
      Ismail Kadare jetë të gjatë e të lumtur të uroj..

    2. DinPak says:

      Vrejtje e drejte, Maverick!
      Vetem nje korrigjim: Konsensusi nuk eshte Bashkepunimi por Bashkekuptimi.
      Gjithashtu, une do te preferoja me mire “rojtar i drejtimit perendimor te Shqiperise” se sa “rojtar i kahjes perendimore te Shqiperise”.
      Me mirekuptim,
      DinPak

      1. Maverick says:

        Qëndrojnë të dyja DinPak. Janë patjetër sinonime, prandaj dhe shqipja është kaq e bukur dhe kaq e pasur ?

        1. Leksi says:

          Asnjeri as tjetri.

          Konsensus = Emerues i perbashket

    3. Sqepari says:

      Nje te lumte te madhe per ju. Gjuha e portaleve po degjeneron shqipen.

  3. Lexuesi says:

    Komplimente, nje artikull brilant qe mund te sherbeje fare mire si parathenie e nje libri te gjigandit Kadare! Fatkeqesisht bashke me vlerat e shoqerise po zhduken edhe lexuesit e vertete te librave. Kjo do vertetohet nga numri i pakte i komenteve qe do kete artikulli. Faleminderit Z. Baze!

  4. Lime Llapa. says:

    Turp per Akademine e Shkencave. E bete lolo duke e propozuar 20 here per cmimin Nobel. Rekord per Ginnes. GjYnah tani qe eshte ne kete moshe. Ai e ka marre cmimin me te madh nga vete Shqiptaret. Lereni ne pleqerimin e vet, te gezoje vitet qe i kane mbetur.

  5. nord.al says:

    Gjuha letrare eshte toskerisht dhe vetem toskerisht dhe asnjefare kontributi i Kadarese nuk ka ndihmuar e afrimin e dy dialekteve. Afrimi do te behet kur tosket qe sundojne Shqiperine tash 75 vjet te ulen ne nje kongres dhe ne forme demokratike te vendosin per nje gjuhe letrare, me konsensus.

    1. Shqiptar says:

      CEshtja e gjuhes letrare eshte e mbyllur. Fakt per kete eshte edhe postimi yt ne gjuhe letrare me te sakte se e Meros. Asnje gjuhe nuk eshte vendosur me konsensus. Gjuhen e vendos perdorimi. As qe behet fjale te ndryshohet kjo qe kemi me konsensus. Do te behej nje rremuje e paperfytyrueshme dhe do te duheshin 20 vjet per te mesuar gjuhen e re letrare. Mjaft me keto marrezi!

    2. Homeri Shqyptar says:

      Korrekt nord..presje nuk kane ato qe thue…gjithçka tjeter asht iluzion siç asht vete Ishmael Kada nji çifut komunist qe me broçkulla mundohet t’na hedhe hi syve duke na thane se asht perendimor…na rame dakord n’Manastir por Tosket komuniste e ndyshuan gjuhen me gryke t’pushkes dhe deri sa t’rregullohet k’jo ne do t’jemi popull me ligj 70501

    3. MacGr says:

      Si tja bejme qe ju nuk e kuptoni z.nord?

  6. Popa says:

    Ismail Kadareja eshte nje prej Shqiptareve me te medhenj qe kane ekzistuar ndonjehere.

    Jam ardhurues i veprave te tij dhe dua te lexoj te pakten gjysmen e repertorit te tij.

    Keqardhja ime me e madhe eshte qe nuk i kane dhene cmimin Nobel.

    Ai e ka marr 3 here tashme ate cmim ne te vertete por marrja zyrtarisht do ishte tjeter gje.

    Shpresojme ta marri.

  7. Skenderbegasi says:

    Nje kombe I vogel per nje bashkekombas kaq te madh.
    Ky Gjirokastrit fare I jashtezakonshem ishte shenuar
    nga fati te luante rolin me dinjitoz
    dhe me te madh ne historin e Shqiperis e letersis.
    Kur lexoja Kadaren haroja vaktet.

    1. Imigranti says:

      Jete te gjate gjigandit KADARE; me I madhi shkrimtar Shqiptar i te gjitha koherave. Nuk di sa shekuj do te kalojne kur Shqiperise ti linde nje Kadare i dyte; uroj te mos jete shume.

  8. REALE says:

    Mire e ke po e ekzagjeruat shume fare sa dikush qe s’lexon libra te mendoje: mos valle eshte aliene ky Ismahili?! Dhe ata qe s’lexojne sot me kete teknollogji jane mbi 80%. Prandaj duhet finese dhe bashkepermbajte me te gjithe se kthehmi si pozite opozite dhe njekohesisht me kete menyre hijezojme gjithe plejaden e poeteve dhe shkrimtareve te tjere shqiptare qe s’jane te pakte dhe me me pak vlera shqiptare, poetike e prozatore apo dhe historianet e medhenj. Masa, eshte probleme i madh dhe raporti me te.

    1. Mar says:

      REAL thua por sje realist.NUK e kuptojme kete xhelozi.Edhe ata te tjeret te shquarit qe thoni ju,e urojne ME TE MADHIN E TYRE,.Nuk ka kuptim shprehja juaj se 80% nuk lexokan dhe u ndjekan te ofenduar? Ahere te ofenduar duhet te ndihen ti bashke me ta.

      1. REALE says:

        Mar, respekt per kritiken, por eshte jashte kontekstit.

        1. MAR says:

          Si paralelizem do permendja dicka.UNE NUK marr shume vesh nga futbolli por kur kombetarja jone fitonte dhe i thureshin levdata ,une nu ndihesha aspak e fyer qe smerrja vesh por gezohesha me te tjeret.Cfare opozite krijohet sipas jush? Kjo shpiegohet vetem me qellimin tuaj per denigrimin e Kadarese.Ne se mendoni se letrat dhe ”protestat” tuaja e bene efektin per NOBELIN ,tani qetsohuni se ahere kishte rrezik te ”prisnit damaret”po ta merrte.Halli juaj nuk eshte i 80%-shit por ju nuk doni qe Kadare, ta merrte Nobelin,te flitet per te me nder e respekt dhe ta duam si shkrimtar duke vleresuar sigurisht edhe plot te tjere qe e meritojne.ATO QE BENI JANE DREDHI si me komentin e urimit te Rames ,edhe me komentine artikullit te Z.Baze.NUK JU NDERON kjo sjellje.Kadare ka krijuar nje shtrese lexuesish ne bote qe edhe kur ju ti thoni se jeni shqiptar do tju respektoje me shume.

          1. REALE says:

            Mar, edhe nje here respekt dhe konsiderate per spjegimin, kam 28 vjet qe rroj prane Kadarese, por s’paske per te me kuptuar kurre, megjithate nuk mund te bisedoj dot ne kete menyre. Ne fund çdo njeri jep mendimin e tij qe ndikohet nga intresea mbarekombtare por dhe personale se besoj qe sot prona private eshte mbi ate shoqerore, ndryshe s’ka se si ta realizoj ekonomine e tregut. Mikut ne shtepine time ja tregoj une se ku do te ulet: ne qoshé apo tek dera. Ne qoftese ti je ofenduar direkt nga une, po ndryshoj “sjellje” dhe te kerkoj falje.

    2. vang says:

      Ka more REALE ka plot por jo si Ai dhe kjo nuk eshte me imponim por me kuptim.Cfare llogjike eshte kjo qe 80% nuk lexokan? KY FAKT sipas jush,nuk cenon vlerat e Kadarese.Ato i ka themeluar BOTA LETRARE.

  9. aleko says:

    Sigurisht qe kadare tashme eshte nje shkrimtare i madhe , i rendesishem jo vec per ne por dhe per lexusin boterore.Ajo qe na ngelet ne si shqipetare eshte ta lexojme sa me shume nga korpusi i veprimtarise se tij letrare, sepse me duket se ne kete periudhe te nje tranzicioni kaotik eshte zvogeluar interesi i leximit dhe studimit te librave.ne kete 85 vjetore te lindjes se tij i urojme jete te gjate dhe te lumtur ne familjeen e tij…

  10. Patrioti. says:

    Nje Bravo te madhe Z Mero Baze qe shkruajti dy reshta per kete kollos te letersise se kombit shqipetar. Zoti e ndimoje Shiperine lindi nje gjeni te letersise Shqipetare i cilin quhet ISMAIL KADARE ky personalitet e beri te njohur Shqiperine ne te gjithe boten, dhe nuk eshte pak te ngreshe imazhin e kombit tende ne pedestal me te lart. Dhe une jame krenar per penen e art te Z. KADARE.
    Respekte dhe dashuri pa fund per shkrimtarin e madhe Z . ISMAIL KADARE.

  11. Pokeristi says:

    Vleresimi me i sakte sot per te madhin Kadare do ish
    Te roje sa me gjate dhe te vazhdoje te shkruaj.
    Z.Baze,gjithmone konçiz dhe dhe preçiz.

  12. demokrati says:

    Tre te verteta si Trinia e Shenjte e Shqiptareve, Gjergj Kastrioti, Gonxhe Bojaxhiu dhe Ismail Kadare.Vecse Shqiperia duhet te nxjerre nje perkthyes te denje per veprat e Kadares.Perkthimet e Bellos jane banale, nuk ngjallin emocion dhe jane shume larg forces dhe bukurise se fjales shqipe shkruar nga Kadare.

  13. Margarita says:

    Kadareja është pa dyshim shkrimtar i përmasave botërore. I uroj shëndet dhe jetë të gjatë!
    Margarita,
    Toronto

  14. eli-tiv says:

    ….ky shkrim eshte nje sinteze vepres e personalitetit te Ismail Kaderese…I uroj jete e shendet !

  15. pordh me kanelll says:

    ca vlere ke per ata ne tufine
    kombi i pavdekshem??

  16. varrmihësi says:

    ca vlere ke per ata ne tufine
    kombi i pavdekshem??

    ne vorreza shihemi me koqet e kombet e pavdekshme!

  17. shtellunga says:

    Ismail Kadare mund te jet shkrimtari me i lexuar qe nga lufta e dyte botrore. Te thuash se eshte perendimor, kjo esht nje e vertete e shpikur dhe shpifur. Nuk mund te jesh perendimor me edukim e shkollim ne ish-BS, dhe te nxjerresh roman pas romani me protagonist diktatorin enver hoxha.

  18. Asd says:

    Tre vlerat e medha te “Ismail Kadarese” jane tre genjeshtra te medha. Madheshtia e nje shkrimtari eshte nje emocion gjate leximit, dhe jo bythelepirjet pa fund e pa kuptim.

  19. Velo says:

    Meqenëse disa komentues i ka zënë meraku se gegërishtja përdoret shumë pak, u rekomandoj që të shkruajnë në gegërisht nëse janë në gjendje të shkruajnë dhe ne do ti lexojmë me shumë dëshirë. Nuk i ndalon njeri dhe të jenë të sigurt se asnjeri nuk do refuzojë veprat e tyre.

  20. vang says:

    Jete te gjate ATIJ qe lartesoi shqiptaret dhe Shqiperine. Ismail KADARE nje lartesi e pa diskutueshme dhe e pa arritshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje