Fillon koha e Albin Kurthit

6 Shkurt 2021, 18:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një javë para ardhjes në pushtet, historia e Vetëvendosjes është dënuar me vdekje, pasi i prish punë pushtetit të ri. Është fshirë gjithë historia e saj politike, gjithë aksionet e saj guerrile, gjithë qëndrimet dhe deklaratat antiperëndimore, gjithë axhenda e saj anti- Kosovë.

Nuk duhet të vajtoni për ato që janë fshirë, pasi kanë qenë të gjithë marrëzira. Aty ka qenë e dokumentuar se ky Albin Kurti luftoi marrëveshjen e Rambujesë nga Prishtina, si kundërshtoi ardhjen e trupave ndërkombëtare, si u përlesh me UNMIK, si kundërshtoi pavarësinë e Kosovës, si kundërshtoi EULEX apo bisedimet ndërkombëtare për Kosovën.

Të gjitha kanë qenë gjepura, për të relativizuar suksesin politik të Kosovës dhe për të ngritur profilin e tij politik.

Gjithkush që e ka sulmuar Albin Kurtin për ato që ka bërë, ka qenë në rregull. Biles dhe Vjosa Osmani e Donika Gërvalla në rregull kanë qenë që e kanë sulmuar si Hugo Chavez, pasi ashtu ka qenë. Tani nuk janë në rregull.  S’di pse Vjosa u nxitua që tha “kam qenë e manipuluar”, pasi ndërkohë Albini po i fshinte vetë marrëzitë e jetës së tij. Pra Albini kishte reflektuar ndërkohë që Vjosa kërkonte ndjesë. Ajo thjesht mund të thoshte që Albini ka qenë i manipuluar e tani po sillet normal.

Tani të dielën që vjen jeni më të qetë. Mos kini frikë nga gjithë marrëzite që ka bërë Albini. Ai i fshiu ato. I harroi. Nuk i duhen më. As kauza e bashkimit kombëtar nuk i hyn më në punë. Siç ka thënë Vjosa, i takon brezave që vijnë. Glauku mund të tërhiqet dhe nga kërkesa që Ambasada të mos jetë në Jerusalem, se nuk është se  e kishte seriozisht. Ja kanë kërkuar ca votues myslimanë, por pas zgjedhjeve e fshijmë dhe këtë deklaratë.

Pas kësaj, e vetmja pyetje është kush janë këta që po vijnë në pushtet?

E shkuara e tyre nuk ekziston më, se ata e mohuan vetë. Identiteti i tyre politik, është një amalgamë majtisto- enveriste, pastaj rugoviste, pastaj muslimano- erdoganiste, antisemite, e deri tek anti-amerikane.

Të gjithë së bashku kanë vënë në qendër Albin Kurtin, i cili ka aftësinë e duhur të mos ketë më turp nga asgjë që ka bërë, mjafton të marr pushtetin. Kanë  dhe Vjosën, paksa të hutuar nga droja, se mos e manipulojnë përsëri.

Të dielën që vjen në pushtet, vijnë të manipuluarit, të zhgënjyerit nga kasta e vjetër e pushtetit dhe të gënjyer nga spekulantët e rinj, vijnë ata që ranë në kurthin e një lëvizje që po manipulon prej 20 vitesh njerëzit në Kosovë.  Të ndjekin rrugën e tyre dhe një javë para pushtetit e të fshijnë gjurmët nga kanë ardh.

Tani mbaroi ëndrra e Albin Kurtit. Mu këtu e kishte misionin.  E diela që vjen është fillimi i kohës së Albin Kurthit.

54 komente në “Fillon koha e Albin Kurthit”

  1. Kozmo says:

    FITORJA E ALABIN KURTIT DHE VJOSA OSMANIT ESHTE E SIGURTE. POPULLI KOSOVAR ESHTE I NGOPUR ME QEVERITE E TJERA, ME HAJNAT E TJERE. DUAN TI JAPIN NJE SHANC KURTIT DHE VJOSEN. NUK KANE ASNJE ALTERNATIVE TJETER PER KOSOVEN.
    NDOSHTA KJO DYSHE ESHTE NDRYSHIMI.
    POR PYETJA ESHTE ME CILEN PARTI DO TE BASHKOHET KURTI???! APO DO TE QEVERISE VETE.

    1. MS says:

      Ta provojme! Inshallah per hajer!
      “Bathet” s’duken te mira per fat te keq.
      Albinit i rri i madh “kostumi” I politikanit.

    2. Drin Buna says:

      Mire e ke thënë, kurTHI o Mero.
      Por do të mendoja, se do ti shkonte edhe një shprehje shkodre si, Albin SKUTHI….Albin KURTHI…
      Albin KurTHi SkuTHi……

    3. MacGr says:

      A cte genjen mendja more i shkreti KOZMO.Vec ne se nuk e lexove artikullin e Meros se po ta kishe lexuar nuk do kishe aq vrull.Por ka mundesi ta kesh lexuar dhe te mos e kesh kuptuar.

  2. idi says:

    morro ,albin kurti jo kurthi ……

    1. Epirioti II says:

      Idi une them qe me mire i shkon emri Bin Kurthi.
      E mjera Kosove se ne cfare tuneli po e fut trenin !
      Qofte e lehte dhimbja dhe vujtja se do jete e gjate lufta me helmin qe do mbjell Bin Kurthi ne çdo pore te shoqerise Kosovare.

      1. Shqiptar says:

        @epidhi. Ato KURTHET, funksionojnè ndryshe. Sè pari kèrkohet vota pèr RILINDJE dhe luftè kundèr krimit dhe korrupsionit, luftè Saliut dhe Ilir hajdutit, me kuç e me maç. Pasi u sigurua vota, atèherè jemi te KURTHI, tek ulja nè prehrin e hajdutève dhe pazaret me ta.
        KURTHI vazhdon edhe sot. Gjysma e votuesve shqiptarè, nuk do marrin dot pjesè nè zgjedhje sepse rrumpalla kriminale nuk èshtè e interesuar pèr njerèz qè nuk blihen me njè thes miell.
        E kupton more @epidhi, se sa krime kanè bèrè kèta qè janè sot, dhe ata qè ishin para kètij. Kèta, pèrfundojnè tè gjithè nè burg, po qe se njè si Albin Kurti, vjen nè pushtet.
        Kèta, shijojnè milionat e vjedhura, vetèm po mbajtèn pushtetin, pèrndryshe BURGUN AGA.
        Ymerin, e kanè pèr gjah kèta.
        Çiftja bam more, zagari ham, jaman shoko……….

  3. idi says:

    morro, albin kurti jo kurthi…….

  4. Bashkim says:

    Pse pushim e kini edhe sot mo?

  5. Din says:

    Do kenaqe tani koqovaret dhe do behen fanare ndricues ne evrop

  6. Draper dhe Cekan says:

    Po dal jashte kesaj teme une pasi ky debate eshte pjese e Kosoves
    Kur do besh nje editorial per thashethemet ne tirane qe fatos nano do behet president?
    Se jo per gje por ilir metes ja pame “te mirat” edhe nje pjesetar tjeter si toc nano qe ne vitet 97 ku eshte dhe pjesa me e eger e historise shqiptare atje ku te fishkellente plumbi i kallashit, me vrasjen e sa mijera te rrinjve dhe grabitjen e bankave ne te gjithe shqiperine papunesia ne kulm, dhe korrupsioni sheshit, a nuk do ishte nje tjeter tallje trapi me shqiptaret ne qofte se ai do behet president?
    Apo ishte dalja e toc pijanecit thjesht me nje pagese te vetme nga ata qe presin mandatin e 3.
    Albin Kurti seshte asgje me nje rikthim te dyte te toc kumarxhiut qe sa here shkonte ne athine fillonte operacioni fshesa me shqiptaret ne greqi
    Albin Kurti origjinal jeton ne vjene o gazetar

    Jepini rames mandatin e 3-te por aman mos na sillni kujtimet e viteve 97
    Ka prinder vellezer dhe motra qe fytyra e tos nanos do riktheje trauma mendore tek ai brez

    Ai njihet si koka qe dha urdher dhe perfitoi nga grabitjet e bankave ne jug
    Dhe pasi i perdori i vrau te gjithe
    Perse fatos nano e urren ilir meten?
    Ndoshta nuk mori pjesen e floririt ne krrabe

  7. Trotski says:

    Kjo puna e Al Binit eshte si pune e Kosit.Po e lyen me Kos ate mikun dhe nuk quhet se ua fut te tjereve se eshte Kosi ne mes.
    kam bindjen se nuk ka per te Bo Hajer.vetem se do te zbulohet shpejt se ku don me e çue Kosoven .

    1. Mero Baze says:

      @Trotski rus aman mos ! Se na i hengret mutin ! Megjithate ju vazhdoni se jeni mesuar duke ngrene mut! Robt ku ti kesh re bajge Ramiste.
      VETËVENDOSJE!

  8. Brahoo says:

    Mero mos u be merak,se nje hajdut si Ilir Meta,Albin Kurti nuk ta zgjedh kurre si president..
    Albini nuk eshte as Rama e as Basha.

  9. Sonja says:

    Po si mund te linconi nje njeri te cilit i beson e ardhmja e Kosoves, rinia e saj! Po c’ke o Mero, c’ke? Inteligjent, i ndershem, politikan race! I hedh tutje te gjithe keta horrat tane dhe
    me diference te madhe bile! Do transformoje Kosoven e don Zoti fryma e tij na shkund edhe ne shqiptareve! Mero, po vazhdove gjate, do te te kthehet ne vuajtje e do mundohesh kot!

    1. Epirioti II says:

      Sonja merr nje bllok dhe shkruje kete qe i ke thene Meros ketu, dhe ruaje bllokun.
      Nese je vajze e paster dhe jo ndonje ushtar me pagese i Bin Kurthit pas 10 vjetesh do te vije shume turp nga kjo qe ke shkruar por te pakten do kesh mesuar ne lekuren tende ate qe quhet “lavazh i thelle i truve”.
      Bin Kurthi eshte totalisht e kunderta e cdo fjale qe ke shkruar ti, plus nja 100 te keqija te tjera shtese.
      Nese gara per krye-anti-shqiptarin e historise vazhdon e forte midis Esat Pashes dhe Berishes, Albini eshte kandidat i forte ti mundi te dy.

  10. Sonja says:

    Albinin e voton e ardhmja e Kosoves, rinia e saj. Nese ke nder mend ti kundervihesh rinise kosovare, misioni i pamundur do te te kthehet ne vuajtje. C’ke o Mero me Albinin? Don Zoti fryma e tij vjen edhe ne Shqiperine e mbushur me plehra politike! Albini eshte inteligjent, i ndershem dhe me nuhatje te larte politike! Me ke e krahason? Ndaj te gjitheve rri me lart e me diference te madhe!

    1. MacGr says:

      Aman moj Sonja sa naive je.Te pakten lexoje edhe njehere artikullin e Meros se mbase arrin te kuptosh gje per se dyti.

  11. beni says:

    Nqse votohen keta plera do te jete turp, vetem njerez te trashe mund ta bejne…..

  12. Timi says:

    Mero, Albini nuk votohet për ato që ka bëre por për ato që pritet ti bëj, e që janë çkapja e shtetit nga komandantët, vetingu në drejtësi, reforma e punës etj. I riu don të punojë 8 orë e jo 14 për 200 eu siç është tash. Kjo bën ndryshimin.

  13. Cuku says:

    Te lumte dora dhe mendja z Baze

  14. aleko says:

    Merua sthot asgje z. Braho, ska ndonje merak, Ajo qe po thot eshte . se baza e programit poltik te Kurtit qe formuloi per 20 vite me radhe , baze qe eshte arsyeja kryesore qe votusit ne kosove mund te sjellin ne pushtet pas nje jave., u hodhen te gjitha ne garbic.Prandaj Merua ben pyetjen..””Kushe jeni ju zoti Kurti???..Askush nuk mund ta thot, se kurti qe njohem nuk egziston me ..Ky eshte dhe meraku i atyre qe kane pese pare mend…

    1. Arjan says:

      Aleko pordha ,Po ti ja bere kete pyetje 30 vite Me pare sali qenit,se Te gjithe ne u ngritem Ta benim shqiperine si gjithe evropa kurse saliu dhe rahmuti jote na kane nxjerre ne afrike.Pra askush ne shqiperi dhe kosove Nuk eshte i sigurte per Te ardhmen Pse mos Te vije Albin Kurti sepse merua thote se Albini eshte komunist.Ky eshte po I njejti Mero fshatari qe 10-20 vite me pare na mbushte mendjen ne shqiptareve se si saliu eshte burre shteti,por ai na doli jo komunist por fashist.DHe ti merhum degjon perrallat e meros.

  15. Millosh Gjergji says:

    Zilinë që ke për Albinin, po e shprehë haptas o Mero. S’është për t’u habitur, sepse si ti edhe hijet tuaja në Kosovë e keni obligim material ta sulmoni Albinin e shenjtë, përndryshe do të ju thahen burimet materiaale shumë të dyshimta. E mjera shqipëri që s’bëri kurr një ligj që i përndjek “haxhi qamilat”, “esat pashajt”, “ali shukrinjt”, Mero Bazet, hallil matosht dhe shumë të tillë kuisling të shitur për pesë grosh.

  16. katundari laraman pa din e pa iman says:

    Kjo e vertete qe shkruani ju Mero,e ka perjetuar qytetari i thjeshte dhe ka ndjere neveri gjate gjithe kohes,per kete lloj qenie.
    Por nga ana tjeter ky qytetar ka perjetuar dhe ate,qe folku andej ne dekada,kete lloj produkti,me date skadimi shekuj para,ka preferuar ta kete mbi koke.
    E pra,cfare vazhdon te lodhesh kot Mero,sipas kokes dhe festen.

  17. Plaku Mereee says:

    Mos e ruaj Mero ae nuk vjrn Albini nr pushtet! Ti e ke prshikuar do kohe me pare! Pse shqetesohesh! Po the ti oae po te tha Rama qe nuk vjen ti e ke bindje pastaj qe nuk do vij! Sa qef kam. Te shoh surratin kur te shpallen rezultatet e te te them Ha nje mut nashi!hahahahha shkove bashke me tespi plaku Mereeee( o)??

  18. Bojkotoni Celulën Greke Çani-Curri në TV-Klan says:

    Lodhesh kot, zoti Mero!
    Albin KURTI do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës, megjithë përpjekjet e tua të zgjebosura dhe të llangosura me pansllavizëm dhe ortodoksì serbo-greke.
    Dhe do të jetë kryeministri i deritashëm më i mirë i Kosovës, që pas shkëputjes së saj nga Sërbija.
    Megjithë “tradhëtitë” e Albin KURTIT që ti i rendit njëra pas tjetrës të marta nga listat e gatshme të kulisave antishqiptare, populli i Kosovës e ka bërë zgjedhjen e tij pro Albin KURTIT, jo sepse ai është më i mënçur se ti, por sepse populli i Kosovës është më patriot se klanet që përfaqson ti, sepse i dhimbet Kosova më shumë sa të dhimbet ty, sepse Kosova është shtëpia e tij dhe as nuk mund t’a shesë atë, as nuk mund t’a ndajë atë dhe as mund t’a japë atë për qoka ndaj lobeve serbo-greke, në Bruksel apo në Washington qoftë.
    Ti zoti Mero, edhe pasi Albin KURTI të formojë qeverinë e tij të dytë të Kosovës, me siguri do të vazhdosh luftën tënde për t’a rrëzuar atë, sikurse rrëzuat të parën, por kjo nuk e ndryshon faktin se populli i Kosovës, midis KURTIT dhe teje, dmth midis KURTIT dhe atyre që ti u shërben, ka zgjedhur Albin KURTIN, dmth ka zgjedhur atë që Albin KURTI përfaqson.
    Nga frëngjija jote në Tiranë, ti zoti Mero, do të vazhdosh çdo ditë, ose një ditë po një ditë jo, të bombardosh me editoriale dhe fake news Albin KURTIN, dmth do të vazhdosh të qëllosh Kosovën dhe të ardhmen e saj ndryshe nga derimëtani, ku prej 20 vitesh, axhenda që ti përfaqson, vetëm e ka zvarrisur atë në kurthet e humbjes pjesë-pjesë të pavarësisë së saj, të sigurise, prosperitetit dhe integritetit territorial të saj.
    Rroftë Albin KURTI dhe qeveria e tij e pritshme!
    Rroftë Kosova e Pavarur me Shtetin e saj substanciale, në shërbim vetëm të popullit të saj!
    Zoti i bekoftë shqiptarët e Kosovës.
    Rroftë bashkimi kombëtar i të gjithë shqiptarëve!

  19. aleko says:

    problemi zzz. Millosh Gjergji nuk eshte i Meros se Merua nuk do jete kryeminister, kryeminister do jete Kurti, i cili nuk eshte provuar ende si drejtus egzekuriv me nje kosove me aq shume probleme te brendeshme dhe te jashteme.Ajo qe shohim eshte se edhe nje jave para se te vije ne pushtet te gjitha premtimet apo programet qe ka thene me gojen e tije i hodhi ne garbic.Keshtu qe cdokushe qe i ka pese pare mend ka te drejten te dije : Kushe eshte vertet programi i Albinit, tash qe ai i hodhi ne perrua te gjitha idete dhe programet qe ai programoi per 20 vite me radhe , ide qe bene per vete mjafte njerez te sinqerte te Kosoves, por qe disa dite para se te marre karriken kryeministrore po lan duarte si pilati sikur si ka thene ai kurre . dhe gjithekush ka te drejte programi i tij i vertete qe ende se ka deklaruar…

    1. Arjan says:

      Aleko pordha ,Po ti ja bere kete pyetje 30 vite Me pare sali qenit,se Te gjithe ne u ngritem Ta benim shqiperine si gjithe evropa kurse saliu dhe rahmuti jote na kane nxjerre ne afrike.Pra askush ne shqiperi dhe kosove Nuk eshte i sigurte per Te ardhmen Pse mos Te vije Albin Kurti sepse merua thote se Albini eshte komunist.Ky eshte po I njejti Mero fshatari qe 10-20 vite me pare na mbushte mendjen ne shqiptareve se si saliu eshte burre shteti,por ai na doli jo komunist por fashist.DHe ti merhum degjon perrallat e Meros.Albini do fitoj se do populli i kosoves ,populli do ndryshim nuk mund Te ece perpara kosova Me hashim tradhtarin dhe isa mustafen fytyre miun qe femijet e tij kane marre bisnesin e aeroportit Adem Jashari kurse populli po iken.Po Te vij Albin Kurti prishen planet serbe-greke qe cdo 100 vite kerkojne territore Shqiptare,bie shitja e detit nga rahmuti qe Po ben ne fshehtesi ,se Vetem nje idiot kryeminister deklaron me force se qenka e drejta e greqise te zgjeroj kufijte detare ne 12 milje thua Po ben zedhenesin e grekut.Pse Ka frike rahmuti dhe mero gelbaza nga Albin Kurti cte keqe I Ka bere ai kosoves.

    2. Shkenca says:

      @Aleko:
      Pyetja jote eshte shume llogike, por te marresh nje pergjigje llogjike, duhen kushte normale.
      Evenimenti i quajtur “Kurt” , i perket inteligjences artificiale. A ke degjuar ti i dashur Aleko, se si kjo inteligjence artificiale perdoret ne zbulimin e kosmosit? Ke degjuar ti se si ajo perdoret ne mjekesi per te sheruar pacientet? Ajo perdoret gjithandej deri ne “kukullat e seksit” apo per te gatuar ne guzhinat e restoranteve. Perdoret inteligjenca artificiale gjithandej, por me inetersantja eshte perdorimi I saj ne spiunazh. Perdorimi i saj mbeshtetet ne ate qe quhet “remote control”. Agjentet nuk takohen me personalisht. Atyre u dergohen udhezimet me shpejtesi sipas situatave. Kjo ka bere qe shpesh agjentet nuk kuptohen se cmendojne sepse platforma per ta ndryshon sipas situatave. Ketu eshte edhe pergjigja per Albinin. Ai nuk mendon. Ai thote ate qe eshte I udhezuar te thote, sipas ndryshimeve ne atmosferen politike. Ti i dashur Aleko kerkon shume. Ti ankohesh se pse sot eshte shi dhe dje ishte diell. Eshte e njeta gje edhe me Albinin. Ai thjeshte flet udhezimet qe ai kap nga inteligjenca artificiale Ruse me satelitin mbi Serbi. Albini thjeshte reciton udhezimet e shkences moderne. Per ne njerzit idjote, na duket cudi se si Albini hodhi poshte sot, ato qe tha dje. E verteta duhet kerkar ne inteligjencen artificiale. Ajo duhet bere fajtore qe diskrediton Albinin. Ne thelb inteligjenca artificiale nuk kujdeset per rreputacion. Ajo nuk ka ndjenja. Ajo thjeshte ben llogari….

  20. Jugu says:

    Problemi qe ka Mero eshtet e me ardhjen e Kurtit ne Kosove, i bie te largohet Rama ne Shqiperi. As Nano e as Mero nuk i ben dot me pune. Vate kjo pune tha lala.

  21. Ajet Delaj says:

    Perse populli i Kosoves do votoje Albin Kurtin.
    Albini per të verteten po vjen ne pushtet me nje mazhorance apsolute jo krejt për merite të tije por si shtyse e nevojshme për pastruar Kosoven nga hajnat qe kane bere poshtersi mbas poshtersie mjafton qe ti rrinin me force ne qafe popullit të Kosoves e për faqe të zeze të tyre shpesh bashke dhe me ndihmen e kriminelve të luftes serb ndihes direct të Millilloshevicit e Sheshelit.
    Albini per 50 dite shkarkoje te gjitha bandat grabitese të Kosoves qe i kane pas quajtur borde por qe realisht kane qene rriqnat e Kosoves.
    Disa gjera jane te garantuar për popullin e Kosoves se Albini nuk vjen ne pushtet për ti sherbyer Serbise pasi Albini e la pushtetin vetem qe të mos shiste interesat e Kosoves. Albini nuk vjen ne pushtet për të vjedhur Kosoven pasi po të donte të vidhte Kosoven me kohe do ishte bere pjese e bandes grabitese e vjedh e neperkemb Kosoven qe 20 vjet .
    E treta dhe e verteta Albini eshte nje aleat natyral e madje nje kontribues i zeshem i Administrates se re Amerikane me Presidentin Biden
    Keto për mua jane arsye të mjaftueshme me votua pa asnje hezitim e dyshim për Albin Kurtin me bindje të plote se eshte vote për ardhmerine e Kosoves
    Urime Albin Kurti
    Ajet Delaj
    New York

  22. Plugu says:

    Po ky Kurti sikur ishte i penalizuar,i denuar nga gjykata me vendim te formes se prer si do votohet ky?.Nuk meret vesh se ç’behet.Kurti dhe çoban nuk bene.

    1. Grand says:

      Albini eshte thjeshte nje idealist psiko!
      Askush se njeh kush eshte! As ai vete se njeh vehten e tij. E keqja eshte se ka ego extreme, te pakontrollueshme. Kjo eshte e keqja me madhe dhe fatkeqsia e Kosoves. Duhet durim!

  23. KL says:

    Eksperimenti i shqiptareve te Kosoves,eshte shume i rrezikshem. Nga nje ane ata nuk kane faj, sepse zgjedhja eshte midis hajduteve dhe spiuneve. Te djegur nga hajdutet, do votojne per spiunet. Ne njerezve te thjeshte nuk na mbetet gje tjeter, vetem te lutemi qe Vuciqi do perdore thiken e vogel per tja ngulur Kosoves ne zemer. Ishalla nuk perdor hanxharet qe ka perdorur historikisht kunder shqiptareve. Ti lutemi Bajdenit qe te jete vigjelente sepse, sic shikohet nga rreagimet, shumices ne Kosove i ka pjerdhur mendja. Te entuziazmuar nga urrejtja per hajdutet, kane humbur vigjilencen. Nuk i drejton me truri, por inati me ata qe bene luften… Mbase zoti nuk ua heq trurin perfundimisht dhe ti pervishen edhe Amerikes! Pasi te mbarojne pune me Ameriken ti pervishen Evropes dhe ne fund edhe Shqiperise, sic shpresojne shume komentues! Zoti na ruajt Z Mero se mendjes i kemi thene PIRDHU…Harruan se cu beri Serbi per 100 vjete. U duket sikur fajin nuk ua ka serbi dhe spiunet e serbit, por Amerika, Evropa dhe Shqiperia. Duan ta provojne edhe njehere Serbin… Eksperiment i rrezikshem i injoranteve. Albin Kurthi, thjeshte eshte gracka serbe ku do bjere laraska shqiptare, Qofsha i gabuar!

    1. Shqiptar says:

      Inati me ata qè bènè luftèn? Mos more inxhinjer se na kthjellove.
      Jo jo. Èshtè ai inati dhe neveria me ata qè tè marrin votèn pèr tè vènè drejtèsi dhe qè pas zgjedhjeve, bèhen koalucionarèt e hajdutève apo qè bèjnè hajdutèt presidentè.
      Luftèn pèr liri? Atè e nderon çdo shqiptar.
      Hajdutèt pas lufte, ca mè pak.

      1. LK says:

        @Shqiptari:
        Faleminderit per repliken.
        Ti as me shume dhe as me pak, verteton ato qe them une se pse Albini do fitoje. Thjeshte dhe shkoqur, Albini do fitoje se shqiptaret e Kosoves me te drejte urrejne kurrupsionin. Ajo qe ti nuk spjegon eshte se pse Albini nuk eshte spiun serbit,
        Une nuk pretendoj qe ja njoh biografine seksuale te Albinit, por ajo politike lexohet nga rezultatet e veprimtarise se tij dhe jo nga fjalet e “medha” patriotike.
        I dashur “shqiptar”, une thjeshte bej thirrje kujdes ju shqiptaret e Kosoves se mos votoni per spiunin. Ne e provuam ne Shqiperi se cna beri Sali Berisha, prandaj e quaj zgjedhjen e Albinit eksperiment te rrezikshem.
        Ketu nuk eshte vendi dhe une nuk kam kohe si “inxhinjer” qe jam, te merrem me budallenjte, por ajo qer kam pare tek Albini eshte konstantja e vazhdueshme: Kunder Aerikes, Kunder Evropes, Kunder Shqiperise, Kunder luftes, Kunnder Ibrahim rrugoves, Kunder Shqiperise, Kunder bisedimeve, Kunder Rrambujese. Gjitmone ai si Sali Berisha perdor fjale “patriotike” por ne thelb gjithe keto “kundra” jane “pro” serbit dhe Vuciqit.
        Ajo qe te them une or Shqiptar Koketrash eshte: Kujdes! Popull shqiptar i Kosoves, ji vigjilent! Me arrdhjen e BAJDENIT ne pushtet ne Amerike, Vuciqit nuk i ka mbetur me armeve kunder nesh, vec spiuneve te tij.
        Ne fund po ve nje bast me ty qe dua ta humbas: Une ve bast me ty qe Kurti , si pjese e planit Serb, per te na vene ne “lufte” me Ameriken do zbatoje teorine e “kerricit para gomarit” Ai nuk do lere Bajdenin te flase, por do beje nje liste me kerkesa se si tja “qime nenen” Serbit. Kjo do beje te njejten gje sic beri “reciprociteti” apo do bente Rrambujeja. Do I lidhi duart Bajdenit dhe hapi gurmazin Vuciqit te na “baltosi” ne sipas teorise se “Shqiptaret nuk dine te bejne shtet”.
        Liria or Shqiptar Koketrash” nuk eshte vetem urrejtje dhe lufte kunder Amerikes. Ajo kerkon edhe mencuri. Kjo te mungon ty. Me keqardhje shikoj se urrejtja ka pushtuar zemrat e shumices ne Kosove.. Prandaj bej thirrje: Vigjilence or Shqiptare! Asnje nuk ju mbron dot nga vehtvetja….

  24. Besa says:

    Bravo Mero ke thene te verteten per kete pseudopolitikan, per kete sharlatan, kete te pabese. Hapni syte o popull kur te votoni. Vleresoijini mire njerezit per te cilet do te votoni. Uroj me te miren per Kosoven dhe popullin e saj.

  25. Tabori says:

    O jugu te shkofte plugu tejme tej o i tretur….po sa b…ke lepir o mavri….po sa i zgjuar je o pusht….shiko veren tende mos u hidh dege me dege….po sa bukur i zgjith ekuacionet fiton kurti iken rama hahahahahaha po der sa te vij 25 prilli kurti ka ikur se as nje muaj se len dhe rama fiton dhe nga tet vjet te tjera se e len o skuth …populli e do po bota mban gjithashtu…e more vesh o i dhjere o “”naimi”” junior…. ptuuuuuuuu i zgerlaqur spurdhjak

  26. Visi says:

    Mero,propaganda jote kundlr VV së dhe A Kurtit është bërë neveritëse.
    Sado të duket vetja “i mençur” Ti nuk je më i mençur se populli i Kosovës prandaj duro edhe disa ditë se së shpejti do ta marrësh përgjigjen Ti dhe të gjithë prostitutat mediatike si Buzhala dhe të tjerët.

  27. anton says:

    Ka mbetur keq Merua i merosur e flet me vehte tani qe Albini nuk ndalet me

  28. Velo says:

    Kur të vijë Kurti në pushtet, qeveria në Tiranë dhe të gjitha qeveritë e Ballkanit do bjenë. Merkel do largohet para kohe. Presidenti Amerikan do lutet që të ket një takim urgjent me ndonjë këshilltar të Kurtit dhe do kërkojë një marrëveshje të posaçme me qeverinë e Kosovës. Do anulohet marrëveshja ndërkombëtare për ngrojen globale dhe ruajtjen e mjedisit se me ardhjen e Albinit në pushtet moti do qetësohet dhe stabilizohet vetiu.
    Edi Rama nuk do vejë në gjykatën speciale, se Albini në bashkëpunim me Saliun dhe Ilirin do merren posaçërisht me të. Vjosa Osmani do caktohet presidente në Shqipëri ndërsa për reciprocitet Monika Kryemadhi do caktohet presidente e Kosovës. Populli shqiptar do jetojë i lumtur në Shqipërinë e Madhe.

    1. E èma e Zeqos says:

      Ndèrsa ty, do tè tè marrè Zef Deda nè telefon dhe do tè dorèzojè çelèsat e estradès sè Shkodrès.
      Je shumè humorist zotrote. Ajo ironia dhe cinizmi therès, janè monumente arti nè vetvete.
      Pse nuk mè puth njèherè nè prapanicè more Velo?

  29. drenica says:

    Nese kosovaret votojne Al Bin Kurt per kryeminister, do te tregojne non sensin e tyre, sepse te zgjedhes per kryeminister nje person qe nuk i ploteson kushtet per deputet, kete vetem Vjosa dhe vjosaret e tjere ne Kosove mund ta pranojne.

  30. Ppp says:

    Albin kurti i vetmi politikan ne trojet tona me certifikate pastertie e dhene nga perendimi
    Enderroj nje edi rama me nje certfikate te tille
    Pra akuzat si albini komunist,islamist te bejne me qesh per vete faktin qe komunizmi me islamin jane armiq per vdekje
    Meqe ti zoti mjere ke marri flamurin e luftetarit kunder kurtit pse nuk na flet me dosje kunder kurtit si flet per meten berishen,bashen?
    Imagjino z.mjere sikur rama ti shpallte lufte kastrateve si albini demolleve sa mire do ishte shqiperia te clirohej nga monopolet e importit ku konkurrenca do rriste sherbimet dhe ulte cmimet ndersa rama e luftoi monopolin me rinasin pa gare
    Ja pra kush eshte per bashkim kombtar eshte kunder monopoleve dhe kush eshte me monopolet eshte kunder bashkimit
    kot me u zgjat

  31. iksi says:

    O Mero , po votimet ne Kosov a i ben ti apo populli i Kosoves , se ti thua qe Albini nuk fiton pra V.V , po ashtu the se nuk fitojne as partite qe jane krijuar nga ata qe kan marr pjes ne lufte . Po atehere ke le me fitu apo minoriteti serb . A me fal se per pak harrova partine qe ke debules ti L.D.K ne e Isa Mustafes qe merr udhzimet nga Serbija dhe i sherben asaj , ajo ke deshire ti me fitu .

  32. Albini says:

    I ka leshuar Rama hienat per te sulmuar Luanin , por kur hienat e sulmojne nje Luan dihet si perfundojn

  33. Korabi says:

    Albin=Sali,30 vjet rresht Saliu e dogji dhe shkaterroj vendin,plus coj ne ate bote me mijra,kurse ky nxenesi i Saliut Albini deri tani ka shkaterruar dhe cuar ne ate bote njerezit e tij, pra ww-es,tani mbasi i ka shpallur lufte Amerikes dhe Shqiperise do i ushqej naivet e Kosoves me luge floriri, si Enver Hoxha.

  34. Jugu says:

    O komentuesi Tabor. Po pse ofendon o ma zenc me dor.
    Ti ben punen e perditshme per te nxjerr sufllaqen e radhes. Ardhja e Kurtit ne Kosove nenkupton largimin pa kushte te padronit tend dhe Meros, te Rames. Dhe mbaje mend qe Rama eshte i ikur, pa nje pa dy. Nuk mund te qendroj me Rama ne pushtet si ndares i Kosoves, kur ne Kosove drejton patrioti Kurti.

  35. USA says:

    Albin anarshisti,mashtruesi,hipokriti,egoist deri ne extrem,do ju bjeri kosovareve naiv parajsen ne toke,luga e floririt po pret Kurtin kryeminister qe te futet ne perdorim. Lum si ju,lum si ne…!

  36. Syri says:

    I nderuar Mero, më p[lqeni shumë në qendrimin ndacj Albin Kurthit. Në favkt është qendrim ndaj Kosovës dhe Kombit.
    Albin Kurti (Kurthi) mund të mendohet Stalini , Milosheviçi, Erdogani i Prishtinës por kurrë një politikan shqiptar, për asnjërin nga trojet shqiptare.
    Ai është një përbindësh i rrezikshëm që po sillet mbi horizontin e kombit tonë.

  37. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Ca mendje kane shqiptaret.?.? Cudi.!! Ky me lart thote, qe po erdhi Kurti do iki Rama…… PSE.?.?.? Ti è di… Po nese Kurtin e votojne kosovaret Ramen e votojne shqiptaret e Shqiperise,,, dhe pike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje