Pse Basha prezanton Tiranën, me ekipin e tretë rezervë të PD-së?

2 Shkurt 2021, 19:33Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Nuk di sa është përfundimtare që drejtuesit e zonave që janë bërë publikë sot nga opozita, do të jenë anëtarë të listës në Tiranë. Dyshimi im është se kjo nuk është një listë përfundimtare, por një skemë për të pritur formimin e koalicionit.

Nëse është vërtet përfundimtare, atëhere Partia Demokratike mund ta mbajë shënim këtë, si listën më të dobët të historisë së saj, me personazhe të dorës së tretë dhe të konsumuar si të tillë.

Edhe pse është paradoksale ta thuash, nga pikëpamja organizative, më i miri i gjithë listës është Flamur Noka, dhe nuk e lavdëroj se e kemi personazh të gazetës, por se në raport me ata të tjerët, është më i aftë.

E vetmja prurje e re politike e listës, është Belind Këlliçi, kryetari i Forumit Rinor, i cili ka sens të vihet ne provë për shkak të pozicionit të lartë politik që ka.

Por fjala vjen, nuk e di çfarë gjë të re mund të sjellë Aldo Bumçi, i cili që kur ka hyrë më 2005-n, dukej sikur ishte bërë pishman që kishte hyrë në politikë, kurse më 2021, duket sikur përton të dalë, se s’ka ça bën në shtëpi.

Nga ana tjetër, degëdisja e Grida Dumës në zonën Rrogozhinë- Kavajë, një zonë rurale krejt jashtë profilit të saj filozofik dhe meditues të kohëve të fundit, ja kufizon asaj aftësitë shprehëse dhe komunikuese me elektoratin, duke ja çuar dëm gjithë investimin intelektual.

Albana Vokshin po ashtu e ka sjellë si detyrim statutor meqë është kryetare e Forumit të Grave, dhe që siç është në traditë në PD, është dhe figura më e urryer nga gratë e PD. Por ndoshta bën punë tek burrat.

Agron Shehaj dhe Alfred Rrushaj janë dy biznesmenë seriozë dhe mund të ndihmojnë fushatën me para. Duket që janë kontigjenti i kunatit, tek zgjedhjet e të cilit nuk dyshoj, po ishte për punë lekësh.

Kjo listë do të ketë natyrisht dy emra të rëndësishëm në krye, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, që do mbushin pjesën politike të saj. Por ata janë të identifikuar si figura për gjithë listën kombëtare.

I vetmi shpjegim është nëse Lulzim Basha pret ende Ilir Metën për një listë të përbashkët dhe e ka mbushur listën me personazhe rezervë të dorës së tretë, pasi nëse bëhet lista e përbashkët, deri tek numri 16 nuk i bie as gjysmës së këtyre radha të jenë në listë. Po të shtojmë se brenda listës do ketë vend deri te numri 10 për Shehin, Mediun e Idrizin, shanset zvogëlohen.

Kjo bën sens që Basha ta ketë si provokim këtë listën, për t’i thënë Metës dhe aleatëve, ose uluni, ose nisa fushatën.

Nëse ata ulen, Basha këta i sposton më kollaj, se nuk bëjnë rezistencë. Problemi është, se kur mendoj çfarë fati qyl ka Aldo, mund t’i mbeten në derë.

9 komente në “Pse Basha prezanton Tiranën, me ekipin e tretë rezervë të PD-së?”

  1. Xha Teme says:

    Kot nuk thonë o Mero, që paç fatin e kurvës, apo paç fatin e budallait.
    Për të fituar kanë…..
    ? ? ? …………? ? ? ? ? ?

    1. Viki says:

      Kush e voton kte GD ose grigj sumen asnji n bot madje asnji katunar se qytetar jo e jo

  2. na mbyten injorantet turcelinj says:

    Luli do te thote se une luaj me ekipin rezerv te rezervave dhe fitoj me ramen.
    Nje bordello e vertete me mulin pergjegjes.
    Griden ka bere mire ,se zonat rurale e kane qef shume pajdhin.
    Po imagjino te luaj me saliun ne sulm,mer me shume se 140 deputet

  3. Joel says:

    Xha teme, në këtë rast fatin e kurves i bie ta kete Rama meqense do fitoje sipas teje?!

  4. Sinanpashai says:

    D.m.th. do ta kemi Berishovicin dhe vicat e tjere te kopese se tij prape ne KUVEND, duhet te bejme plan te mbyllim ekranet. Nuk mund te shikohet e le me te degjohet. I dashur Mero, ti qe ke fakte te bollshme, tani thuaje mire e holle per kete “kafshe plotike” egersine e tij njerezore mbi shqiptaret e Shqiperine. Respekte. Ka humbur gopisti I nshrakut, mos e ka rrumbullosur kovidi, di gje ti?

  5. Taulant says:

    Agron Shehaj zbuloj korrupsionin tek unaza ku Gjiknuri & Rama do fitonin 40 miljon euro per 2 km rruge.
    I denoncoj kudo edhe ate drejtuesin e drejtoris se rrugeve te cilin Rama e merr perseri nga mbas.
    Ka denoncuar me fakte shume vjedhje publike.
    Nuk mund te krahasosh Agron Shehajn me plehrat si Gjiknuri e Spiropali.

  6. Trimi says:

    Po kush e voton kte Sumen Dumen,cojeni ne noj katun se ndoshta e votojn po te gjith e din cfar kryekurve esht. A ka moral kjo PD??

  7. qytetar says:

    Eh ….kot fare…

  8. joel shkodra says:

    A mund te na sqarosh, o Mero, perse merresh kaq shume ti e gazeta jote me PD dhe emrat e saj si kandidate?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje