I skualifikuari i madh është “Komisioni Ruli- Nishani”

3 Shkurt 2021, 17:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kompletimi i drejtuesve të qarqeve nga Partia Demokratike, provoi keqpërdorimin dhe talljen që ju bë Komisionit “Ruli-Nishani”, nga kreu i PD Lulzim Basha.

Në fund të procesit të ashtuquajtuar “paraeleminator” në Partinë Demokratike, e vetmja gjë e eleminuar është puna e Komisionit.

Lulzim Basha për të hequr përgjegjësinë nga vetja, ngriti këtë Komision gjoja të pavarur vlerësimi për cilësinë e kandidatëve, dhe sot rezultoi se asnjë nga kriteret e shpallura të tij nuk u respektua, asnjë nga vlerësimet e tij për skualifikim nuk u respektua, plus anëtarë të Komisionit që u trajtuan si të pavarur, u shpallën vetë drejtues qarqesh.

Kështu, Mark Marku, drejtues i Qarkut të Lezhës, pasi përzgjodhi kandidat për gjithë Shqipërinë, vetë përzgjidhet nga Basha të jetë i pari i Qarkut të Lezhës, ndërkohë që kriteri i Komisionit ishte se, anëtarët do qendronin larg garës.

Më tej akoma, Tritan Shehu, i skualifikuar nga ky Komision për mungesë mbështetje në bazë të partisë, u zgjodh sot drejtues i Qarkut të Gjirokastrës.

Të kualifikuarit e Komisionit nuk i hyjnë më në punë askujt, pasi ata po prezantohen si pjesë e të drejtës së kryetarit për të mbushur 20 për qindëshin kryesor të listës, çka është në të vërtetë e gjithë pjesa fituese e listës.

Zhvlerësimi i Komisionit duket se mori rrugë nga momenti kur Berisha u përfshi në polemikë publike me Genc Rulin, pas sugjerimit të tij që Berisha nuk duhet të kandidonte.

Ai tha se Ruli shpesh është “viktimë  e mençurisë së vet”, dhe në fakt prej atij momenti Basha zhvlerësoi vendimet e Komisionit dhe e bëri atë të paqenë si institucion, edhe pse e trumbetoi si zgjidhje demokratike.

Po ashtu, Komisioni duket se i hapi telashe dhe nga budallallëku Brenda, Partisë Demokratike, kur Bujar Nishani u përfshi në polemika me Romeo Gurakuqin, duke e akuzuar me dokumenta fallco për bashkëpunëtor Sigurimi dhe duke ngjallur ilaritet në degën e Shkodrës.

Zhvlerësimi i Komisionit me sa duket u bë i nevojshëm nga Berisha, si një gjë që nuk vlen dhe që PD nuk duhet ta marrë parasysh.

Tani të vetmit fatkeqë janë disa të skualifikuar, të cilët nuk kanë të gjithë fatin e Tritanit, por që kanë të drejtë të pretendojnë të jenë diku në listë, edhe pse jo në krye.

E vetmja risi që solli ishte polemika e Nishanit me Gurakuqin, por atë budallallëk Bujari mund ta bënte dhe pa qenë në Komision.

Kurse meraku i Besnik Mustafajt, se fjala e tyre do të dëgjohej, është realizuar. Fjala është dëgjuar, por nuk është pranuar.

Komisioni që u ngrit për të skualifikuar më të dobëtit, në fund doli e vetmja gjë e skualifikuar nga ky proces.

13 komente në “I skualifikuari i madh është “Komisioni Ruli- Nishani””

  1. Shqiptar says:

    Komisioni Ruli-Nishani apo Ahmetaj-Gjiknuri?
    Zgjidh kè tè duash dhe mos merr asnjè sepse nuk i hyjnè nè punè askujt.
    Peshku qelbet nga koka dhe ky peshku ynè, qelb dynjanè, ktheje nga tè duash, majtas apo djathtas.
    Ata qè “bèjnè analizèn e dyshes djathtas”, janè ca qorr nga syu i majtè.
    Kur bèjnè “analizèn” e kèsaj gjoja faze pèrgatitore pèr zgjedhje, “harrojnè” qè tè njèjtèt surretèr qè shkaktojnè alergji tek shqiptarèt, do jenè nè listè.
    Po ashtu “harrojnè” qè mè shumè se gjysma e votuesve, mèrgata jonè qè na mban gjallè, pèrsèri nuk do ketè shansin tè votojè.
    Kush thotè qè Shqipèria do zgjedhè, ai tall menderen me mjerimin e kètij vèndi.
    Kush “analizon” mallin skarco djathtas dhe harron fekalet majtas, ai èshtè pjesè e makutèrisè mashtruese.
    Shihni Kosovèn pèr krahasim. Shtet i sapolindur. KQZ nè Prishtinè, megjithè problemet organitative, njoftoi mbrèmè se rreth 200 mijè votues tè mèrgatès, kanè aplikuar dhe janè regjistruar si votues. Listat e tyre, janè transparente pèr gjithkènd nè faqen online tè KQZ.
    Çfarè bèjmè ne?
    Ne “do zgjedhim” me thasè mielli, para derès sè votuesve.
    Aq èshtè çmimi i njè vote, aty ku korrupsioni èshtè ulur kèmbèkryq.
    Vazhdo “analizat” Ymer.

  2. zara says:

    Të lumtë pena, si gjithnjë i saktë në analizat që bën, duam ne komentuesit apo nuk duam. Atyre që ju djeg, ta mbajnë, por kjo është e vërteta. Analizë me argumenta e fakte dhe jo të mbrosh pa argumenta, vetëm se je militant.

  3. Jugu says:

    Bravo Ymer per analizen. E goditur. Ti ke eksperience me kata te PDse se ju ke sherbyer te gjitheve kur lavderoje Berishen. Tani je ne anen tjeter se perfiton me shume nga e majta edhe per disa muaj.
    Populli duhet te zhduke kete klase politike dhe duhet ta filloj me keta qe jane ne pushtet se keta kane ne dore gjithcka dhe po vjedhin gjithcka.
    Kur permend Nishanin dhe Rulin, te siguroj se duken lule krahasuar me hajdutet galopant Gjiknuri dhe Ahmetaj, te besuarit e Skenderbeut dhe spiropalleshes.

  4. xheku says:

    Ky qe ka shkruar me emrin Shqipeter duket qe eshte k*r….

  5. Nik says:

    T’i pine lengun tash atij “komisioni”!

  6. Puna me zgjedhjen e kanidaturave u zgjidh,,tani vjen babagjyshi I vitit te Ri hap thesin rrit pensioner e rrogat,te ul taksat e te paguaj ushqimin per nxenes e student..etj etj

  7. Din says:

    Do ta kujtojn shume gjate shqiptaret kete kolloun te shekullt te idiotizmit si nastradin te mesjetes si hajn si kriminel e shikoni me daten 26 prill ne oren 8 e keni ne Hollande e vilat i shet kunati

  8. USA says:

    Tani per tani eshte hapur trasta,maksimumi jane dyfishuar gjerat,por me afrimin e 25 Prillit PD do hapi thesin,do ti tre dhe katerfishoj rrogat,pensionet etj.

  9. Draper dhe Cekan says:

    Sa ka vajtur cmimi votes me 25 prill?
    Thes me miell apo 25 mij evgjitet dhe 50 mij fukarenjte?

  10. Dull tropoja says:

    Ruli te pakten ja tha plakut Mere te mos kandidoje.Kjo ishte e gjithe vlera e komisionit.Berisha gjithsesi do kandidoje.haha.teater kukllash.

  11. REALE says:

    Mero! A ke gje per 4 shkurtin, dajon e Ibrahim Rrugoves apo do na leshe neve ta themi qe na ka vrare?

  12. Dull tropoja says:

    Pyesni komisionin si nihet se mbase jane krenare.hahaha.I thone idhjere por krenar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje