Presidenti sot nuk ka shpërndarë asnjë lajm të keq!

4 Shkurt 2021, 19:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Është  bërë zakon kohët e fundit që presidenti ynë poston në faqen e tij çdo lajm që i duket i keq për Shqipërinë. Do t’i mjaftonte një deklaratë OJQ-je, nga ato që i paguan opozita, apo gërmime në internet të stafit për artikuj negativë, që gjoja “ngrejnë alarmin” për kombin shqiptar, dhe presidenti i poston ato për t’u forcuar zërin.

Postimin e fundit që ka bërë në këtë stil, është një shkrim i revistës ‘Monitor’, që e nxjerr Shqipërinë vendin me “numrin parë në Europë për jetët e humbura nga COVID-19”, që në fakt, për fat të mirë është gënjeshtër.

Por të tilla postime janë axhendë ditore e stafit të presidentit.

Dje ka pasur një lajm të rëndësishëm, jo nga surrogatet që u referohet Presidenti, por nga raporti i “Indeksit të Demokracisë” për vitin 2020, studim i “Intelligence Unit” (EIU), njësia më prestigjioze në botë për këtë fushë.

Sipas këtij studimi, Shqipëria ka njohur një përmirësim të ndjeshëm duke u ngjitur dy shkallë më lart, nga renditja ku ka qenë, si “regjim hibrid”, e duke kaluar në një stad me gjithë vendet e Europës Lindore që janë anëtare të Bashkimit Europian e që klasifikohen si “demokraci me defekte”.

Sipas raportit në fjalë, në renditjen mes vendeve të rajonit, Shqipëria ka arritur të marrë 6.08 pikë.

Ajo që është e rëndësishme, ka të bëjë me faktin se raporti ka përfshirë në studimin e tij dhe përgatitjet për zgjedhje dhe ligjin elektoral dhe e ka vlerësuar Shqipërinë edhe për atë që Ilir Meta dhe opozita pretendojnë se po na pengon të vlerësohemi nga Perëndimi, pra bërjen e një ligji me standarde Perëndimore.

Ky klasifikim është ai që lexon Perëndimi për Shqipërinë dhe jo ato që lexon Ilir Meta në filxhanin e Monikës apo në rrethin e OJQ-ve apo gazetarëve që vetë i paguan dhe vetë i citon në Presidencë.

Presidenti duhet së paku për ‘sy e faqe’ të dalë e të përshëndesë këtë pozicion të ri prestigjioz të Shqipërisë, ndërkohë që vendi pret hapjen e negociatave, dhe Qeveria ka arritur ta çojë atë me krenari në një kalsifikim me çdo vend tjetër të Europës, që është anëtar i Bashkimit Europian apo kandidat, siç është Serbia.

Dhe meqë nuk i bën dora ta shpërndajë një lajm të mirë për Shqipërinë, të paktën të ndalojë këta sharlatanët e Zenit që e sulmojnë, se zgjojnë kuriozitet të njerëzve e lexojnë se njësoj mërzitet opozita.

11 komente në “Presidenti sot nuk ka shpërndarë asnjë lajm të keq!”

  1. Ed says:

    BRAVO MERO TE LUMTE DORA

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ora e Humbjes po afron
      po mbaron vaj i kandiles
      ndaj Koklopa s’komenton
      ndaj s’i vjen zëri as Biles!
      .
      Ka boll halle opozita
      (o Mero mos fol marrina)
      A ka bërë botoks Argita?
      A do ngelë me barrë Armina?
      .
      Që kur morën vesh haberin
      Leshelistët i zu frika
      Qafë e shpellës iu sëmur
      A bën dot më seks Monika?
      .
      Bëjnë gabim që Alizotin
      për një video po e tallin
      se nuk shtyhet politika
      pa atë dhe pa GazBardhin!

      Sot, më hypi një mërzi
      aq sa thash t’i futem pijes
      se, mbuluar me shami
      s’do ia shohim më Shkëndijes!
      .
      P.S.
      Më shumë frikë kam në pazare
      aty shpesh Edi çedon
      autostrada është bosh fare
      dhe shofer ësht’, në timon.

      1. Kapeshi says:

        Gopist, je i madh.Respekte nga Toronto

  2. Draper dhe Cekan says:

    I thuaj pak Indeksit te Demokracise ne keto 8 vjet sa pike kemi fituar tek indeksi i korrupsionit.
    Se ju o gazetare nuk i krahasoni problemet me Merkel, Johnson apo Biden por i krahasoni me gjeneralet e korrupsionit dhe hajdutet e 30 viteve
    Sali meta dhe lulzim
    Ju jeni Kazane media
    Tepsi me pershesh
    Shkolluar ne tirane me mentalitet katundi
    Ndaj dhe ka akoma tipa qe besojne historira te xha temes kur vriste gjermane italiane dhe franceze

    1. romi says:

      Draper edhe Cekan more djalë, por në nuk jemi as amerikan e as gjerman e më ata vetëm Sala mund të na krahasoj ???

      1. Draper dhe Cekan says:

        Shqiptari behet gjerman apo amerikan
        Aman te besh amerikanin apo gjermanin, shqiptar eshte e pamundur
        Ndaj nje sufllaqe sot nje got dhalle mot mjafton per disa tipa
        Ata qe permenda me lart

  3. Tomori USA. says:

    , Ne vend qe presideenti te gezohet kur shqiperia ne ekonomi, vleresohet me B plus dhe ne rastin e fundit, qe SHqiparia , renditet nder vendet me demokraci hibride, njelloi si disa vende te tjera te lindjes. Ky soi presidenti, smer guximin qofte formalisht, te bej nje vleresim pozitiv, per qeverine,
    perkundrazi, Ilir Meta esht aq i felliqur, sa gishtin e mban ne kembes, per te share e fyer qeverin dhe kryeministrin Rama . Kete e shikojme ne kethimin thajse, i 80 perqind te ligjeve te parlamentit, ndersa ne konferencat e shtypit qe vetem ky soi presidenti ben cdo jave, si asje ne bote, vetem e vetem, shan qeverin dhe kryeministrin Rama, njelloi si Berisha, Basha, gruaja e tij Monika, sikur te ishte kryetar opozite.
    Kete sjellje te Ilir Metes e shohim me keqardhje edhe ne emigrantet ketu ne amerik dhe cuditemi me kete lloi presidenti qe, de juro esht preident , ne fakt ashtu si vepron duket 100 perqind se esht kryetar i LSI. dhe i opozites. Sjellje jasht ligjore e kushtetuse. Pikesynimi i i metes esht fitorja e opozites ne 25 Prill se vetem keshtu i zgjat jeten vehetes edhe nje pesevjecar tjeter dhe i shpeton hetimit dhe ndeshkimit qe e pret per shlejet ligkore e kushtetuse, si dhe mbrojtjen e pasuria maramendese qe ka ven Ilir Metae Moniken gjat ketyre 30 viteve tranzicjon te pa parre.

  4. Sinanpashai says:

    Dikur, profesori i fizike-meteorollogjise, kur I vinte rasti na theksonte: ……zakoni me i keq qe na ka lene turqia, jane muhabetet e Kavajes…… Mbase i vjen per shtat PDopozites. Per LSI (Lisa ne greqisht I thone terbimit), mjafton te lexoni vjershat e HASAN ZYKO KAMBERIT, nga Skrapari ishte edhe ai, vecanerisht e famshmja poezi e tij “PARAJA”. Ajo eshte karakteristika gjenetike e skraparlliut dhe me nder presidenti yne, nuk ben perjashtim si skraparlli namuzlli, por ….”Hasan i Zyko Kamberi, kavallit se c’ja kish malle, por I ngordhi kali te mjerit dhe e la me bisht ne shale…”. Kaq per sot. Pershendetje I dashur GOPIST I NSHRAKUT, ruaju nga kovidi.

  5. lennard says:

    O Gopist Madheshor
    na kenaqe si Gjithmone
    lere Liken ti bjere me Dore
    se Baxhelles s’i punon

  6. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    “Draper dhe cekan “, shkallet ngjiten nje nga nje se ndryshe thyen koken…. ne jemi njeres qe nuk kenaqemi kurre, qe ne vetetvete nuk eshte cilesi e keqe, por kur kjo cilesi behet mani per te kritikuar sidoqofte, me cdo menyre, atehere hyn ne mes egoizmi jon i semure dhe memorja jone, qe duhet te na ndihmoje per tu rritur, barazohet me zero.!.!

    1. Draper dhe Cekan says:

      Sa shkalle ke ngjitur nga 1990 deri me sot o memorie pules?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje