Kambanat e letrës për Beogradin, duhet të dëgjohen në Prishtinë

7 Shkurt 2021, 18:19Editorial TEMA

Nga Mero Baze

SHBA nuk kanë bërë ndonjë gjë të re kundër Serbisë, në raport me Kosovën. Letra e presidentit Biden konfirmon qëndrimin konstant të SHBA, se Serbia duhet të përfundojë procesin e bisedimeve me njohjen e Kosovës, para se të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Nuk ka dokument dhe rekomandim të SHBA që nuk e ka këtë fjali.

Rëndësia që ka letra e presidentit Biden, është se ai ristarton me këtë qëndrim në detyrën e tij të re, dhe ja përmend presidentit të Serbisë këtë detyrim, në një letër kortezie urimi, për shtetin e Serbisë. Pra ja kujton dhe kur e uron, si për t’i “zënë në grykë” festën.

Por qëndrimi amerikan për Kosovën , në këtë mënyrë e rrit dhe më shumë përgjegjshmërinë me të cilën duhet të sillet në këtë proces, qeveria e re e Kosovës.

Serbia mund të ndjehet nën presion të fortë, nga qëndrimi amerikan, vetëm nëse qeveria e Kosovës është në një gjatësi vale me SHBA në çdo moment, dhe nuk bëhet kurrë shkak që ky debat të relativizohet nga shqiptarët.

Dy vitet e fundit SHBA humbën energji pa fund për të menaxhuar “iniciativat” shqiptare për taksa 100 përqind, reciprocitet dhe folklorizma të tjera, të cilat dobësuan rolin amerikan në presionin ndaj Serbisë dhe e dobësuan procesin e presionit amerikan mbi Serbinë duke e zhvendosur atë mbi shqiptarët.

Dhjetëra teori konspiracioni mbi “shengenin ballkanik”, shoqëruar me paranojat e “thikave” që prisnin në Shtëpi të Bardhë, bën që të gjithë të harrojmë se qëndrimi i SHBA për Kosovën është pikërisht kjo letra, që Serbia të pranojë Kosovën.

Dhe një marrëveshje që u nënshkrua më në fund, që kishte thelbësore njohjen e Kosovës nga Izraeli, filluan ta relativizojnë një ditë pas duke theksuar se “janë gati të zhvendosin dhe ambasadën sërish nga Jerusalemi nëse ua kërkon BE”.

Thjesht sa për të treguar se në këtë histori nuk jemi me SHBA, por me të tjerët.

Ky është një proces që udhëhiqet nga SHBA, është objektiv i saj dhe shqiptarët, duhet të jenë thjeshtë mekanizmi ndihmës në këtë presion dhe jo mekanizmi bllokues.

Sot kur ky qëndrim është konfirmuar me qetësi nga presidenti Biden, kambanat reale për të duhet të bien në Kosovë jo në Beograd.

Në Beograd janë mësuar me këtë ‘këngë’, kanë vite që e dëgjojnë dhe bëjnë çfarë është e mundur ta sabotojnë, duke u kthyer në viktima të saj.

Problemi është se si Prishtina të mos e ndihmojë Beogradin në këtë manovër dhe ta lërë atë vetëm, përballë presionit amerikan dhe objektivit të SHBA për njohje reciproke.

Sot Vuçiç është në siklet, se në Kosovë janë në fushatë dhe të gjithë duan të mburren me letrën e presidentit Biden.

Nesër do ta ketë më lehtë, pasi fitimtarët do hyjnë në zyrë, e do fillojnë t’i tregojnë SHBA-së se “vendi ka zot” dhe se ata kanë mandat ta zgjidhin vetë këtë punë.

Aty fillojnë ditët e mira për Vuçiçin. Pastaj do fillojnë të fshehin këtë letrën nga faqet e tyre.

42 komente në “Kambanat e letrës për Beogradin, duhet të dëgjohen në Prishtinë”

  1. Kosovarja says:

    ??VETËVENDOSJE! VETËVENDOSJE! VETËVENDOSJE!??

    1. Klodi says:

      Po eshte e vertete ne qofte se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani edhe keta kthehen me Turqine dhe vendet e lindjes do ken problem popullsija ne Kosove ket gje po e Ben edhe politikanet e tone ne Tirane por keta e Ben se Jane te korruptume dhe te lidhur me krimin prandaj keta ne Tirane dalin kundra Amerikes dhe bashkimit evropjane shpresoj qe Kurti dhe Osmani edhe Pes Ka nje mbiemer te shemtume most te behen edhe me Turk se Turqit

      1. Hapni syte says:

        U rrëzua nga administrata Trump’/ The Guardian: Kurti dhe Osmani aleancë kundër korrupsionit, mund të fitojnë të vetëm zgjedhjet
        08/02/2021 10:36

        Prestigjiozja The Guardian i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve në Kosovë, veçanarisht aleancës mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. The Guardian shkruan se ‘bileta e përbashkët e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit po rezulton efektive, ndërsa fushata hyn në javën e fundit.’

        The Guardian shkruan se një aleancë e re politike është mënyra e vetme për të trajtuar “murin e madh të korrupsionit” në Kosovë, kanë thënë kandidatët kryesorë për kryeministër dhe president përpara zgjedhjeve, që për herë të parë mund t’i fitojë vetëm një parti me shumicë parlamentare, që nga shpallja e pavarësisë.
        Bileta e përbashkët mes Albin Kurtit për kryeministër dhe Vjosa Osmanit për president, po rezulton e popullarizuar.
        Kurti dhe Osmani vijnë nga tradita dhe parti të ndryshme, por kanë deklaruar se ata kanë një vendosmëri për t’i dhënë fund kapjes së shtetit nga një elitë e korruptuar.
        Kurti vjen nga e majta dhe është shumë i përqendruar në krijimin e vendeve të punës dhe tek drejtësia, veçanërisht për të rinjtë. Gati gjysma e Kosovës është nën moshën 30 vjeç.
        Albin Kurti u bë i famshëm si një aktivist studentor me flokë të gjata në fund të viteve 1990, duke protestuar kundër shtypjes në rritje të shqiptarëve të Kosovës nga Serbia e Sllobodan Milosheviçit. Ai udhëhoqi protestat studentore në Universitetin e Prishtinës, punoi për krahun politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe u burgos nga regjimi i Millosheviçit për gati tre vjet.
        Tani me flokë të prera dhe ‘serioz’, ai këmbëngul se nuk e ka humbur vendosmërinë e tij.
        Osmani, e cila është 38 vjeçe, nënë e dy fëmijëve dhe flet rrjedhshëm katër gjuhë, është nga qendra e djathtë dhe zhvilloi intervistën e saj të parë, me Guardian, kur ishte 17 vjeçare, pasi familja e saj u detyrua të largohej nga shtëpia e tyre në veri të Kosovës. Ajo është një grua e fortë në një politikë të mbizotëruar nga meshkujt dhe u bë presidente e përkohshme pasi Hashim Thaçi u detyrua të shkojë në Hagë për t’u përballur me akuzat për krime lufte në Hagë.
        Nëse zgjidhet kryeministër, Kurti ka insistuar që ai dëshiron që Osmani të emërohet presidente.
        Partia Vetëvendosje e Kurtit tronditi vëzhguesit në zgjedhjet e Tetorit 2019 kur fitoi shumicën e votave, duke thyer përfundimisht ‘monopolin’ e pushtetit të mbajtur nga partitë e vjetra që nga fundi i luftës 1998-1999.
        Por, Kurti kishte nevojë për të formuar një koalicion, diçka që zgjati me muaj, dhe pas vetëm 51 ditësh në detyrë partnerët e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës në mars mbështeti një mocion mosbesimi, dhe mesa duket u nxit ta bënte këtë nga administrata Trump.
        Ndërsa Covid sapo kishte nisur të përhapej në Kosovë, Osmani, atëherë kryetare e Kuvendit, tha se ajo e konsideronte lëvizjen e partisë së saj si shumë të papërgjegjshme, ashtu siç deklaroi edhe BE.
        Kosovarët tani duken të tërhequr nga aleanca e re Kurti-Osmani, duke thënë se Kurti meriton një shans të dytë për t’i dhënë fund kaosit politik dhe për të adresuar problemet e thella të vendit. Por nëse ata dështojnë, zhgënjimi do të jetë i madh.
        Osmani këmbëngul se ajo dhe Kurti kanë mësuar se çfarë i duhet vendit të tyre.
        “Pengesa më e madhe para nesh është ky mur i madh i krimit dhe korrupsionit ndër vite. Në mënyrë që ta shkatërrojmë ne duhet të bashkojmë forcat. Ne mund të kemi pasur dallime në të kaluarën, por ajo që na ka sjellë së bashku është diçka shumë më e fortë dhe që po lufton armikun kryesor të brendshëm të vendit tonë – kapjen e shtetit. Nuk është se na mungojnë institucionet për të luftuar korrupsionin, por ishte vullneti politik. Sapo politikanët e nivelit të lartë të jenë të korruptuar, ai depërton nëpër sistem.”
        Ajo thotë se votuesit s’janë të interesuar për premtime elektorale e ideologji.
        Kurti tha: “Korrupsioni ka qenë i madh, por është shumë i përqendruar në krye (të shtetit), ne besojmë se mund ta mposhtim atë. ”
        Ai argumenton se mungesa e sundimit të ligjit pengon investitorët.
        “Shakaja në Kosovë është pse makiatot janë kaq të mira dhe përgjigjja është sepse ato bëhen nga ata me master në sociologji”. Pranimet (dërgesat) nga diaspora arrijnë 1.5 miliardë euro në vit kur buxheti i shtetit është 2.5 miliardë euro.
        Tek Joe Biden, të cilin e ka takuar, Vjosa Osmani do të ketë avantazhin e një presidenti amerikan të angazhuar në rajon dhe ajo sheh një shans për Mbretërinë e Bashkuar që të luajë një rol kryesor krahas SHBA.
        Në kontrast, Trump mendoi se mund të ngatërronte dy burra të fortë – presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe Thaçi – për të rënë dakord për shkëmbime tokash dhe në kthim Serbia mund të njohë Kosovën.
        Si pjesë e marrëveshjes, Izraeli i dha Kosovës një njohje të çmuar dhe Kosova do të zhvendosë ambasadën e saj në Jeruzalem. Është një lëvizje që krijon probleme për prespektivën e Kosovës në BE.
        Pak më shumë se gjysma e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara ende nuk e njohin shtetësinë e saj, përfshirë pesë anëtarë të Bashkimit Evropian.
        Të dy kandidatët mirëpresin njohjen nga Izraeli, por duket se janë të gatshëm të dëgjojnë Uashingtonin për çështjen e ambasadës.
        Kurti tha :” Unë nuk mendoj se mund të përballojmë më shumë mosmarrëveshje midis Uashingtonit dhe Brukselit kur bëhet fjalë për Ballkanin. Nëse ka kontradikta, super fuqitë e tjera si Rusia do të futen.”/ The Guardian, përktheu Gazeta SHQIP

        1. NjeQytetarOptimist says:

          Po ajo flet kater gjuhe. Nje nga ato eshte dobiclliku.. Nuk e di pse je lodh aq shume te tregosh cfare jane e cfare do bejne nga nje person I dyte apo I trete por koken hengshin me njeri tjetrin. Amerika gjithmone u ka treguar rrugen e shtetndertimit, keta beshtyjne dhe e lepijne sipas interesave. Jane primitive..

        2. veshi says:

          Pse nuk u bisedua nga BE dhe USA me Serbine, ne procesin e stabilizimit te shtetit te Kosoves, pas chlirimit nga Serbia deri ne shpalljen e pavaresise dhe ne kete interval kohe t’ impononin njohjen? Pse? . . . . Pse? !

  2. Korabi says:

    Rreziku real per Kosoven sot eshte Albin Kurti, jo Serbia,Serbia e mori paralajmerimin nga Joe Biden,detyra e qeverise se ardhshme te Kosoves eshte te rreshtohet pa kushte ne anen e Amerikes, ndryshe do e coj ujin ne mullirin e Serbise.

    1. Dušan Mugoša says:

      Druzhe Koraboviqe jebemti sve po spisku djubro serbsko.

      1. tekniku says:

        Nuk ke faj vllau jone kosovar.Ju akoma nuk dini cila eshte gjuha e nenes shqipja apo serbishtja,jeni ne medyshje prej 100 vjetesh

  3. Analisti amator says:

    Sapo mbarova se lexuarit e lajmeve nga Serbia(B92) dhe mund te them se Vuciqi eshte bere me “zemer”. Ai hapur deklaroi se nuk e pranon kete opsoin. Nderkohe lexova se si Osmani, Hoti, Haradinaj dhe disa politikane te tjere u solidarizuan me kete deklarate. Pershtypje me ben se nuk thone gje ne se ka reaguar edhe Kurti…
    Shqetesimi yt zoti Mero eshte shume i drejte. Ekziston rreziku qe udheheqesit e Kosoves te mos akordohen me politiken amerikane. Ekziston rreziku qe ata nga idjotesia apo makuteria te fillojne te flasin “si kerrici para gomarit” dhe te shesin “patriotizmin” e tyre per reputacion. Aty ne lajme ishte nje nga keto momente. Limaj e “plotesonte” politiken Amerikane te “marreveshjes gjitheperfshirese”, me shtesen qe Serbia jo vetem te njohi Kosoven por edhe te “pranoje genocidin” e saj ne Kosove. Une nuk di se cfare perfaqeson ky Limaj, por kjo “shtese” I ngjan “reciprocitetit” te Albinit para “njohjes reciproke”.
    Me vjen shume keq te permend per te 100 here se tendenca qe kane politikane si Albini apo ky i fundit Limaj qe “korigjojne” Ameriken, eshte sherbimi me i mire qe i behet Serbise.
    Serbise nuk i ka mbetur shume ne levizjet e saj dipllomatike. E vetmja mundesi qe Vuciqi te perfitoje perseri eshte mosakordanca e lidereve te Kosoves me Ameriken dhe ta shfrytezoje kete per te sabotuar bisedimet, njelloj sic beri me “taksen” dhe “reciprocitetin”. E vetmja pasuri qe i ka mbetur Vuciqit ne Kosove jane spiunet e saj qe do aktivizohen nen kamuflazhin e “patriotit” dhe do I vene gurre nen rrotat e Amerikes. Kerkesat e tyre do jene aq te larta (sic eshte kerkesa e Limaj per Serbine te pranoje genocidin serbe), pa arritur akoma njohjen reciproke, do “i lidhin duar” Bajdenit per te vepruar. Ky eshte plani Serb dhe Rus. Kjo “makuteri” asesi nuk mund te jete plani yne. E vetmja alternative qe na mbetet ne qytetareve te zakonshem eshte te jemi vigjilente. Ti vleresojme politikanet tane nga veprat dhe jo nga fjalet. Te kuptojme qe ata sot bejne lista pa fund kunder Serbise, i bejne per te kundershtuar Ameriken ne arritjen e “njohjes reciproke” si fillim. Duke kerkuar sot ate qe do behet neser, duke ngaterruar rregullat dhe sirane, ata me dashje apo pa dashje i sherbejne Vuciqit. Nuk eshte e lehte te dallohen “patriotet” e reme dhe “patriotet” e vertet apo “patriotet” budallenj. Kriteri duhet te jete i thjeshte: Ai qe “korigjon” Ameriken ne thelb i sherben Serbise….

    1. Niko says:

      Analisti amator je nga ata servilat qe i lepihen dhe i jargaviten cdo te forti edhe po e ka amerika gabim duhet te bejm cthot amerika.Populli i zghedh politikanet te shikojne inderesat e tyj jo te cdo te forti

      1. Analisti Amator says:

        Ti me emrin Niko dukesh si grek. Ti Niko greku ke te drejte se une i jargavitem Amerikes, por jo cdo te forti. Une nuk i jargavitem Rusit qe gjithashtu eshte i forte. Ti Niko me sa dukesh nuk i jargavites “te fortit” por fese. Ti i jargavitesh Rusit, Serbit dhe Grekut….Zaten vetem kjo dashuiri per ta te benn xheloz per mua. Sa per interest e popullit ato jane te lidhura me Ameriken dhe jo me Rusine apo Serbine. Fjalet e tua kunder Amerikes jane deshmi se ti ben diversion kunder Kosoves.

        1. Bojkotoni Celulën Greke Çani-Curri në TV-Klan says:

          @Analisti Amator

          Nese sot nuk i jargavitesh Rusise, por kinse vetem Amerikes, nuk eshte nje alibi per t’u krekosur se ti nuk je nje jargavites apo, me sakte, nje bythelepires.
          Me shume gjasa, neser ne situata te tjera, te kunderta me te sotmet, do t’i jargavitesh edhe Rusise e Serbise.
          Sepse, keshtu jane jargavitesit, e kane si profesion, si bicim geni, fillon dhe u krruhet per t’u jargavitur.
          Ne fakt-ne fakt, po t’a shohesh holle-holle, edhe sot me qendrimin tend qe eshte shprehje e opinionit dhe interesave te dikujt tjeter, ti po i lepihesh Rusise e Serbise bashke dhe po i ben jehone synimeve te tyre ndaj Kosoves: Mosnjohjen e shtetit te Kosoves, coptimin e saj nepermjet Zajednices, mohimin e genocidit dhe krimeve te luftes e kunder njerezimit qe Serbia ka kryer kunder popullit kosovar dhe kthimin e ceshtjes se Kosoves nga Brukseli dhe, ne heshtje, edhe nga Washingtoni, ne nje ceshtje te brendshme te Serbise, per te cilen duhet te pyetet dhe te vendose vetem Serbia dhe per te cilen nuk mund te kerkoje dhe, aq me pak, te vendose Kosova si shtet i pavarur.
          Kjo ka qene dhe ka mbetur axhenda e tryezave te bisedimeve Serbi-Kosove ne Bruksel ku Kosova eshte terhequr zvarre si berri ne thertore dhe, per fat te keq, kjo mbeti edhe axhenda e farses se administrates se Trumpit ne Washington ku u thirr me miratimin rus, princi serb Vucic, te firmoste nje kontrate pacavure ne dy fermane te vecanta, me qehajajin Hoti te nje province te tij, per ca ceshtje e projekte ekonomike qe do sponsorizoheshin nga ca fonde fantazma si dhe per te ligjeruar ndarjen e Liqenit te Ujmanit.
          Ky eshte shperblimi per jargavitesit.
          Ky eshte fati i jargavitesve.
          Keshtu ndodh kur vendi nuk ka zot, kur me pare sikletosesh se c’pjsese te bythes se padronit do te lepish se sa per cilet pjese te brinjeve apo te gjymtyreve te tua te sakatuara do te kujdesesh per t’u sheruar.
          Sic e sillte ne vemendje nje komentues me siper, a eshte pyetur ndonjehere valle vetja nga jargavitesit se perse xhanem, perse, ka 20 e ca vjet qe Brukseli dhe Washingtoni bashke, i vine verdalle Serbise, me miklime dhe leshime, me premtime dhe nenkuptime dhe ajo gjithmone ua ka perplasur deren dhe peshtymen ne fytyre: Nuk e njoh Kosoven!
          Dhe perse ka 20 e ca vjet qe Brukseli dhe Washingtoni merren vetem me Kosove: Jepi Malit te Zi 8000 hektare, lerja Veriun e Kosoves, gjysmen e Mitrovices dhe Trepcen Serbise, miratoje ne Parlament Zajednicen qe ta bejme Kosoven te lulezuar dhe funksionale si Bosnja e Dejtonit, lerja manastiret me tokat perreth t’i administroje Serbia, bej nje gjykate speciale qe t’ja bejme nenen UCK-se qe na paskesh kryer krime lufte dhe kunder njerezimit ndaj serbve te Kosoves, mos i vendos taksa Serbise se e ke si baben tend ani pse ajo nuk ti njeh as targat e tua, e te tjera e te tjera e te tjera.
          Pra, perse e prap perse, ndodhin ndaj Kosoves te gjitha keto udhezime. kerkesa, urdheresa e deri ultimatume nga aleatet tane, ne interes e ne dobi te Serbise, duke legjitimizuar keshtu statusin e saj si kujdestare e nje shteti qe pikerisht keta e kane njohur si te pavarur.
          Jane aleatet tane, apo te Serbise.
          Vellazeria-vellazeri, qeseja te veje e te vije, thote fjala e urte.
          A ka aleance me te madhe se ajo Amerike-Izrael?
          A nuk u formua, u prosperua dhe u performua Izraeli me Ameriken nga mbrapa?
          A nuk u fuqizua dhe u mbrojt Izraeli me ndihmen e drejtperdrejt ushtarake, financiare( miliarda dollare ne vit), teknologjike e logjistike nga Amerika, deri tek krijimi i arsenalit te tij berthamor?
          Por a e keni ndjekur politiken e Izraelit: Interesi i tij kombetar strategjik mbi te gjitha, kufiri te thana edhe Amerikes nese preket ky interes i Izraelit.
          Nuk dua te them se Kosova mund te krahasohet me Izraelin, as ta imitoje ate.
          Por te mesoje nga Izraeli po.
          Edhe Kosova, edhe Shqiperia.
          Jargavitja pa karar dhe pa kushte, nuk ka shanse te te coje diku, sado afer dhe sado modeste te jene objektivat e tua.
          Keshtu i dashur “Analisti Amator”.
          Dicka thelbesore i mungonte analizes se replikes tende.
          Kam pershtypjen, gjithesesi, se nuk mundet te jesh edhe analist, adhe amator.
          Ndofta, shume miqesisht ky sugjerim, duhet t’a ndryshosh nick-n tend ne “Amatori Analist”

  4. astrit says:

    Mero meqe e ndrite me analiza per Shqiperine, ri aty ku je e mos ja qaj hallin Kosoves per pergjegjeshmeri. Pergjegjeshmeria eshte nocion personaliteti Mero, e ne Kosove po vijne forca politike e individ qe pergjegjeshmerine e kane ADN e tyre.

  5. Dani says:

    Presioni amerikan kundër Serbisë do të sabotohet nga Kurti,prit dhe shiko.

  6. Ceni says:

    Cfare Vetvendosje, o qyqar! E zgjidhni dot kete pune, pa ndihmen amerikane. Jo, nuk e zgjidhni dot. Ju nuk u cliruat dot pa sulmet e NATO-s. E keqja eshte se nuk po kuptoni demin qe u sjellin politikanet tuaj. Jeni sa te paditur aq dhe kokeforte.

    1. marini says:

      Vetem bashkimi i kurtit me klanin berisha tregon çarte se kurti e ka hanger nje luge çorbe te prishur ne burgjet e serbise e do te vazhdoje me vjelle prandaj vellezer kujdes me kurtin se mund te ktheheni nje dite prape ne krahet e shkaut se ta dini pa USA skeni bëthë me e rujte pavarsine duke e dite se europa dridhet prej frikes se rusise.

  7. Ceni says:

    Cfare Vetvendosje, o qyqar! E zgjidhni dot kete pune, pa ndihmen amerikane. Jo, nuk e zgjidhni dot. Ju u cliruat nga sulmet e NATO-s. E keqja eshte se nuk po kuptoni demin qe u sjellin politikanet tuaj. Jeni sa te paditur aq dhe kokeforte.

  8. Blendi Fevziu says:

    Korabo t’i hashe te gjatin liderit te kombit shqiptar, Albon Kurtit.

  9. Altin says:

    Ahahahhaha jane sulur kockepiresit e te korruptuarvr te na mbushin mendjen se administrata e Trump ishte nje administrate si gjithe te tjerat ahahahhaha. Helbete ca anetare te administrates amerikane dikur e quajten UCK-ne organizate terroriste. Ps. Mero ende sna ke sqaruar pse nje prokuror i emeruar nga Trump urdheroi arrestimin e Thacit.

  10. Ajet Delaj says:

    Kosova me Albin Kurtin e Administraten Amerikane të Presidentit Biden do e dergoje Serbine ne Gjykaten e Hages për krime lufte.
    Do kerkoje të zhdukurit
    Do kerkoje fondin e pensioneve
    Do kerkoje fondin kadastral
    E natyrshem pas kesaje do vije njohja reciproke
    Për nje gje të jene të sigurte kukukuvajkat e hajnise brenda e jashte Kosoves se Qeveria e Kosoves me Albin Kurtin do jete zeri dhe shpresa e popullit të Kosoves
    Kjo eshte e verteta

    1. Qorri says:

      @Ajet Delaj
      Nga e di ti grafikun e punes se Administrates Amerikane? Pse ti zotni qe dukesh i ditur, ben rradhen e “njohjes reciproke”? Po sikur te njihemi njehere reciprokisht dhe pastaj te zgidhim problemet e perbashketa, nuk do ishte pune me e shpejte? Po njerzllekun a e njeh ti? Kur dikush te dhuron dicka(pale lirine) I thua si fillim FALEMINDERIT dhe nuk I thua: hej mik prit nje minut. Me jep fillimisht karamele pastaj akullore. Qenke tip bosh!

    2. Mihali says:

      Z.Ajet mos u ngut shume.”nje moter kur martonte vllain ja mori kenges ku ne refrenin e kenges theksonte:-Bole madhi i motres o-ndersa nusja ja ktheu me refrenin e saj -Mos ja mbur mos ja levodopa se nesermen mbrema do t’ja sho(h).
      MOs haro se Albini nuk ka nuk ka shkrepur asnje pushke ne lufte,ka dale nga burgu i shkjaut i gjalle ndersa at me te rezikshmit per Sebin nuk u dihet se ku ja groposur.Luga e corbes se prishur e mundon shume z.Albin.

  11. Tajari says:

    Nqse Albin Kurti do te tregohet perseri katundar I pa gdhendur ,Kosova do te humbase shume pike ne raportet e saj me USA.

  12. Bato says:

    kaq manipulues jr mor gelbazev?! Qendrimi i Grenelkit pronserbise nuk eshte i ngjashem me ate te admibistrates ae biden! Kembabat do duhet te bien ne Tira e e te mos i japin nje dore Serbise mes ramea dhe batonit dhe ty patjzer se tij je mut qr i ngjiteshs kepuces se hrisur te Rames! Vetem politikane pa finjitet she toptaniste ai ai qe eahte ne hage e ky koqja e titizmit ahqiotR Hoti, jane ata qe prishen lojen e madhe amerikane prej dekafash pir mw te ardhur ai debili we ha hmaburger ne Florida tani sinin ti benin varrin koaoves, por Kosoven e so Zoti dhe shqiptaret e Kosoves do te fuain turrin ne mut ty dhe editorialeve antishqiptare qe ti ben me tezat qe te jep Rama dhe Fuga bashke me Batonin!

    1. antipatrea says:

      Uuuf – sa u lodhe që e shkruajte gjithë këtë në serbisht … Dërgo përkthimin në shqip tani për patriotët !

  13. katarakti says:

    Amerikës së Trumpit nuk i bëhej vonë për Kosovën. Trumpi kishte si synim të përmirësonte marrëdhëniet me mikun e tij, presidentin rus Putin, gjë që i shkonte për shtat Vuçiç-it. Edhe kur thërriti Vuçiç-in me Hotin në Uashington kishte hallin e Izraelit.
    Unë nuk besoj se Kurti do të hyjë në konflikt me Biden-in! Nuk ka arsye. Le të provohet edhe Vetvendosja në Prishtinë se këta të LDK-së dhe PDK-se “e ndritën”!

  14. Olimpia says:

    Mero ,mos u merr me ceshtje ,,te medha,, qe ben sikur nuk i kupton.Nderkohe qe ato te Shqiperise i kupton mire.L e ti leme vellezerit pertej kufirit ti zgjidhin vete problemet.Natyrisht duke dhene ndonje mendimit ,por jo ne media dhe propogande.P or gjithesesi ,luften e filluar vete ,mijra njerez te vrare dhe te humbur shkaterrimet pa fund i pesuan ata,N e kohet e ceshtjes ne ndihmuam ,por kjo nuk ishte ndonje heroizem,ishte tetyrim .Ne te kunderten nuk do te meritonim vecse perbuzjen dhe turpin.
    Per letren e Biden…..
    Eshte nje ndryshim rrenjesor ne politike amerikane.Politika e Trump e baraslargesise midis Beogradit dhe Prishtine ishte nje katastrofe e vertete ,ne thelb kunder interesave te shqiptareve.Ne se ti ben sikur nuk e kupton,kjo nuk do te thote te mos e kuptojne ne.Dhe te gjitha qendrimet konfuze,jo te kordinuara,shpesh te gabuara te politikes se Prishtine ,por edhe te Tiranes bazoheshin pikerisht ne konfuzionin dhe pa qartesine e administrates se Trump.Per te mos folur per BE i cili po nuk foli SHBA nuk flet kurre.Prandaj tani politikanet e Prishtine Besoj nuk kane nevojen as per keshillat e Tiranes,aq me teper te medias idiote dhe te komanduar ne 90 % nga klani Berisha ..Meta por edhe nga ju te tjeret.Tani jane te qarte amerikaneve dhe kjo eshte fale ndryshimit ne Shtepine e Bardhe .Ky sinjal i derguar nga Uashingtoni i ben zgjedhjet ne Kosove te rendesishme kryesisht per politike e brendesheme.Per zgjidhjen e problemeve me Serbine ceshtja eshte e qarte per kedo qe do te marre qeverisjen.Vetem kordinim me SHBA.Nuk ishte keshtu me pare ,kur ishte Trump dhe vendoseshin ne te njejtin plan te dy palet ,serbet dhe shqiptaret.

    1. Ashtu Kot says:

      @Olimpia
      Respekte per ty Olimpia.
      Sidoqofte dua te te them se administratat e ndryshme ne Amerike, ndryshojne “shume pak” kur behet fjale per interesin Amerikan. Inetersi amerikan eshte forca kryesore qe drejton politiken e jashtme ne Amerike. Duke qene se Amerika ka interesa strategjike ne Kosove dhe Shqiperi, eshte pak e “tepert” te vesh ne dyshim interesin e administrates se Trampit per ta zgjidhur problemin. Menyrat e ndryshme pasqyrojne taktikat e ndryshme ne Amerike, per te arritur qellimin strategjik dhe jo taktika te kunderta kunder interest amerikan…
      Gabimi themelor qe ne kemi deshtuar ne synimin tone qe te na njohi Serbia, nuk eshte Amerika apo Evropa, por eshte dalja nga bisedimet. Eshte “reciprociteti” apo “taksa” dhe jo vazhdimi i bisedimeve. Reciprociteti i Albinit apo taksa e Rramushit, i kufizuan fushen e veprimit administrates se Trampit…Ajo administrate harxhoi jeten e saj duke u marre me Ramushin dhe Kurtin dhe jo me Serbine…
      Me keqardhje po te kujtoj se sikur administrate amerikane ne kohen e Rrambujese do degjonte Kurtin dhe sikur Thaci mos te kish firmosur, sot do ishim ne fillim te histories clirimtare te Kosoves…Ky rrezik eshte eminent edhe sot. Po qe se Kurti, si Lider I Madh Shqiptar do hiqet si “kerrici para gomarit” dhe mos te degjoje Bajdenin por ta mesoje ate, historia e Kosoves do eci mbrapa dhe mbas 5 vjetesh ne prape do bejme fajtor Bajdenin qe nuk degjoi Kurtin.
      Dashuria per Kosoven duhet te jete dashuria mbi dashurite ne Kosove. Populli i Kosoves duhet te heqi dore nga “patriotizmi” partiak dhe te jete modest ne kritikat ndaj Amerikes. Shikoj edhe ketu qe lexes te ndryshem vene idete e “panjohura” te Kurtit mbi idete praktike te Bajdenit. Kjo eshte si ajo historia e atij qe shikonte gjurmet dhe jo ujkun. Ujku Serb eshte ulur kemgekryq ne vatren shqiptare dhe duhet aleance me Ameriken per ta larguar…Nqs ne do mbeshtetemi tek Kurti dhe jo tek Amerika, e kemi te sigurte deshtimin….Kurti po te jete djale i mire, duhet te mbeshtetet tek Amerika sepse ajo di “me mire” si rregullohen keto pune. Po qe Kurti do vere vehten mbi Ameriken, do tregoje se veprimtaria e tij eshte e dyshimte njelloj si veprimtaria e tij qe nga Rrambujeja e deri sot, qe pavaresisht llafeve te medha ka ndihmuar Serbine ne synimet e saj koloniale ndaj Kosoves. Praktikisht, kur Kurti nuk u degjua, Serbia hengri bombat, sepse Amerika di me mire” se Albini si zgjidhen keto pune. Kur Albini ishte Kryeminister Amerika harxhoi kohen te rrezonte si fillim Albinin qe me teorine e reciprocitetit ju kundervu “njohjes reciproke”…Sikur Albini te ishte akorduar me Ameriken, “bombat” do binin prape mbi Serbine….Enderoj qe te jem gabim dhe Albini te jete djale i mire . Enderoj qe kete rradhe te bashkebisedoje me Bajdenin dhe pastaj te flasi….

  15. Ppp says:

    Vetevendose fiton bindshem dhe duhet te fitoje patjeter sepse populli ka te drejten e tij te provoje nje qeveri qe kurre nuk u lejua te qeverise dhe u hodh me puc per arsye vetjake
    Administrata bajden nuk eshte grenell dhe jam i bindur qe vv do bej diferencen
    Ajo qe me habit eshte se skam pare nga politikanet shqiptar nje frike te tille si ajo qe kane nga vv duke patur parasysh qe vv ska qeverisur akoma

  16. Jugu says:

    Kosova dhe klasa e saj politike po ecin ne drejtimin e duhur. Nuk e kuptoj pse Mero eshte kaq i merakosur per cka po ndodhe ne Kosove. Mos ki merak o Mero se Kosova me qeverin e Kurtit do jete 100 here me mire se Thacet dhe Ramet.
    Serbia e di se me Biden ka fituar pike Kosova. Dhe Biden e di qe administrata e Trump e rrezoj qeverin Kurti, dhe Biden eshte pro Kurtit ne qeveri.
    Problemi tani mbetet Shqiperia, nese do mund Rama te kerkoj te qendroj ne pushtet pasi Kurti te fitoj ne Kosove, apo do tregohet i mencur dhe ta dorezoj vete pushtetin.

  17. Skenderbegasi says:

    O tre here vetevendosje keni kohe qe jeni
    Vetequllosje..
    Imediate eshe qendrimi Amerikan qe edhe kur e
    Uron Serbin e paralajmeron njihni Kosoven.
    Ne se Albini do luaj me karten Evropiane rreziku
    do jete teper I larte dhe pse jo I dyshimte.
    Perse:
    Evropa eshte nje bashkesi shtetesh dhe kur nuk
    mund te unifikoj qendrim per nje ceshtje ku nje grupe shtetesh te saja nuk e njohin Kosoven..
    Nuk eshte e organizuar si force ushtarake europiane dhe as qe mendohet te perfshihet ne
    nje konflikt Serbi Kosove.
    Serbia e Vucicit eshte shume me prane me Francen
    se Kosova.
    Dhe ne nje situate lufte vetem Amerika u tregon vendin Serbise dhe Rusise.
    Orgjente eshte njohja e Kosoves nga Serbia se liberalizimi I vizave me Evropen.
    Shansi per vizat ju dha Ramushit qe nuk diti.
    Me udheheqjen amerikane duhet te bejme gjerat me
    te mira per Kosoven.
    Pse jo dhe bashkimin kombetar

  18. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    “Olimpia”.. eshte Albin Kurti qe futi hundet ne menyre arrogante dhe diletante ne politiken shqiptare,,, te duket normale qe vjen nje kryetar i nje partie te rendesishme te nje shteti tjeter (edhe pse shqiptare) dhe te bashkohet me pjesen me te keqe te kombit, S. B, I. M etj, per te rrezuar qeverine e zgjedhur nga populli shqiptar.?.?.? Demi duhet kapur per briresh, i thone fjales, pa per teorira dhe per te dhene mendje ne shqipot jemi njesha

    1. Cim Peka says:

      @Shqiptari… na myten katunaret si ty mer
      veç male shofin n’ondrra ditë e natë
      dhe hajde t’bohet Shqipnija shtet

      saç bon majmuni raki
      bon Ramuti Shqipni
      ka thon liljana kondakçi
      n’koncert per vit t’ri
      ej narkor
      hajt ma kap me dor
      kte cungun qe rri perpjet
      me t’fut nji gojor
      narkor, narkor….or…or….r…r…

  19. ili says:

    Po të jetë për ty (Mjeran Bazen), Edi Ramën , Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën kurrë therrë në këmbë qeverisë serbe nuk i hyn.
    Vazhdo bjeri daulles antishqiptare ti Mjeran Paçavurja

  20. Olimpia says:

    I nderuar ,,Shqiptari,,,nuk ve ne dyshim idiotsine e Kurtit qe u be vegel e ndyresirave antishqiptare Berisha..Meta dhe te bandes mediatike te tyre…Por ideja ime eshte e qarte…Prishtina te ndjeke rekomandimet e politikes amerikane e cila i ka percaktuar drejtimet me Klinton.Nderkohe Tirana ne se ndihmon per bashkimin e faktorit shqiprar ne Kosove mire ,ne te kundert me mire te heshte se te perzihet ne luften politike te tyre.Sepse ne kemi nje krah jo te vogel ne mes te Tiranes qe eshte antishqiptar dhe kunder perendimit me ne krye Sali Gerdecin dhe don Liken…Le te merremi me fshirjen e tyre nga politika…Dhe kete Mero nuk e ben keq.Porkur futet ne temat e ,medha,,Mero eshte diletant …

  21. Pshatari Skeptik??? says:

    “Politikanet ” Kosovare do te ishte MIre qe te mos Bajne KOmente RRethe asaj se c´fare Shkruan Presidenti Biden…..gjithe se si edhe pa komente Shqipetaret e dine se Presidenti i Ri eshte, nje Opsjone “Pro” C´eshtjes Shqipetare….
    Serbia nuk Ndryshon Qendrim se c´fare Deklaron Biden apo edhe asardhesi i tije…kete duket se nuk e kane Kuptuar KOsovaret..Askushe nuke te Bene “Dhurate” nga Qielli,duhet ta marresh….vete..por si?????????KUr e di qe je i Dobet dhe i pafuqishem…dhe te Dobtin e MUndin te gjithe, si dhe te Pafuqishmin e Rrajne te gjithe…e kuptuat Kete Zoterinje POlitikane KOsovare?????????????????

  22. Mali says:

    Albin Kurti nese e sjellim do te kthej cdo gje ne piken zero. Kur ta shohim cfare do te ndodhe eshte vone per korigjim… Kujdes te moe genjehemi nga patriotizmi folkorik i Albiit me te tjere!… Mali

  23. Trotski says:

    Mos Votoni Al BIN KURTIN-Vetvendosja eshte nje Perralle Antishqiptare.Mos u genjeni nga Perrallat e Al Bin Kurtit ,kusheri i Bin Ladenit.

    1. katarakti says:

      Kujdes trunin. Se të paska marrë kot.

  24. emigranti says:

    Menjehere pas letres se Bajdenit, reagoi Vucic duke mos pranuar njohjen e Kosoves.
    Pra tani, thote Mero, topi i mbetet Prishtines.
    Z. Mero jemi mesuar deri tani qe politikanet tane te korruptuar e servila tu binden verbtazi cdo ” urdheri ” te ardhur nga jashte, ne ndryshim nga pala serbe qe megjithese humbese e luftes dhe me shume mekate, ka dale fituese deri me tani.
    Por nje ere e re po fryn tani ne politiken kosovare me dyshen serioze Kurti – Osmani.
    Ky ndryshim do te drejtoje presionin e jashtem me shume ne drejtim te Beogradit.
    Mero flet per kembanat e kesaj letre qe duhet te degjohen ne Prishtine sepse kujton se atje fitimtare do te jene po ato servila qe kane drejtuar politiken kosovare deri me sot.
    Por duket sheshit se era e re po afron, ndersa zotrote trembeni nga ky ndryshim ne Kosove, pasi do te jete nje efekt domino edhe per politiken shqiptare, me te cilen jeni te lidhur fort, i sherbeni asaj verbtazi pasi keshtu keni perfitime.

  25. Shqiptar says:

    Ymeri, eksperti i kambanave, lexuesi dhe kuptuesi i tè pathènave, luftètari i epur pèr Salinè dhe Edvinè, Janullèn dhe Mavrinè,,,,,”po i digjet shpirti” pèr shqiptarinè dhe po jep kèshilla, edhe pse nuk e ka pyetur njeri fare.
    Po “na sojegon” SHBA, Ymeri,,,strategjinè e departamentit tè jashtèm tè saj, po na spjegon se si mendon presidenti Biden dhe se si duhet tè mendojè Albin Kurti.
    O Ymer. O fshatar i zbritur nè Tiranè qè kujton se gjithè bota shqiptare i ngjan gomerève tè Çepanit.
    Albin Kurti, nuk ka nevojè pèr jargaxhinj tè korruptuarish siç jeni ju. “Kèshillat”, mbaji pèr ata qè tè paguajnè, pèr Edin e korruptuar sot, pèr Salinè dje, apo pèr tè korruptuarin e rradhès qè do vijè nè maj.
    Zotrote, je gjithmonè aty. Èshtè era e kèrrmès qè i josh hijenat.
    Amerika, nuk ka tè bèjè me krijesa tè tilla, Ymer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje