Nga Mero Baze
Rreth 100 mijë shqiptarë të Kosovës që jetojnë në Perëndim, do të jenë nesër faktori vendimtar në zgjedhjet që do zhvillohen në Kosovë, me shpresë se do t’i japin “Vetëvendosjes” numrin e duhur të mandative, për ta formuar e vetme Qeverinë.
Rreth 70 mijë aplikime online dhe rreth 30 mijë të tjerë që kanë mbërritur në rrugë tokësore e ajrore, janë thuajse një ushtri e sigurtë votash një ngjyrëshe, e cila do të hyjë në historinë elektorale të Kosovës si revolucioni i diasporës pro “Vetëvendosjes”.
Rezultati pritet të jetë një referendum kundër partive tradicionale, të cilat kanë qeverisur për 20 vite Kosovën, duke u faturuar atyre mungesën e zhvillimit ekonomik, korrupsionin dhe mungesën e shtetit funksional.
E spërkatur për një kohë të gjatë dhe me populizmin e “Vetëvendosjes”, frymën antiperndimore të tyre, demagogjinë e bashkimit me Shqipërinë, mos pranimin e shtetit artificial të Kosovës etj, sot janë bërë bashkë të mërzitur nga tranzicioni, të gënjyerit nga patriotizmi i Albinit, dhe të zhgënjyerit nga mos vjedhja sa duhet me qeveritë e tjera, duke e parë Albin Kurtin si një shans të ri, për t’ia nis secili nga e para, për qëllimet e veta dhe aspak për të Kosovës.
Por meqë jemi në prag të votimit, ndryshimi duhet të ndodhë. Kosovës i vlen më shumë një ndryshim, qoftë dhe që sjell zhgënjim, se sa një zhytje në krizë të re.
Për këtë arsye do të ishte mirë që Albin Kurti dhe lista e tij të fitonin dhe të ishin të lirë të bënin Qeverinë, por jo për t’i marrë të gjitha.
Fuqia e Albin Kurtit do të dëshmohej nëse i jepet e drejta t’i marrë të gjitha për të mos u penguar, por pastaj të shpërndajë pushtetin.
Socialistët më 1997 erdhën me një farë revolucioni në pushtet në Shqipëri dhe i morën të gjitha, por e ndanë pushtetin dhe prapë nuk e shmangën dot krizën.
Albin Kurti vetëm do të humbasë nëse i merr të gjitha, edhe pse i duhen dhënë të gjitha.
Ai do të ketë nevojë urgjente për konsensusin e LDK-së, PDK-së dhe partive të tjera për vendimet e mëdha të Kosovës, dhe duhet të sillet me maturi që fjala krejt të mos nënkuptojë “krejt të Albinit”, por “krejt të Kosovës”.
Kjo është sifda më e madhe e tij.
E dyta, ai duhet të çlirohet nga kompleksi që ka si lider “intelektual”, duke bërë histori me politikën, pasi në fakt nuk është as intelektual, dhe as historian, por një aktivist politik populist, që citon libra, por s’ka ide të vetat.
Autosugjestioni që ka për të gjetur shembuj në histori, tregon se ai e ka mendjen tek historia e tij, dhe jo tek qeverisja e Kosovës, dhe se për historinë e tij, është gati të djegë shanset e Kosovës.
Nga ky kompleks duhet të çlirohet, jo vetëm se shumë gjëra që thotë për historinë i ka pasur dhe i ka gabim, por dhe sikur t’i kishte mire, ato nuk e ndihmojnë asgjë atë.
Ai ka vetëm një mision historik, t’i përgjigjet vullnetit të fortë për ndryshim dhe ta materializojë atë duke e bërë Kosovën një aleat të fortë të SHBA dhe Bashkimit Europian, të forcojë miqësinë me ta dhe t’i kthejë ata në garantë të Kosovës, jo në rivalë të karriges së tij dhe të mos u tregojë pallavra me ditët e tij të vetë-administrimit jugosllav, që në fillim do shëndoshë Kosovën, pastaj të merret me ata. Kaq e thjeshtë. Çdo gjë tjetër është kundër Kosovës dhe pro delireve të tij.
E treta, ai duhet të çlirohet nga kompleksi i shqiptarit të periferive ballkanike, që ka mbërritur në Prishtinë dhe për t’u bërë interesant ngre kontekste të mëdha të bashkimit kombëtar dhe mbarëkombtar, duke “përçuar” idetë e tij në Kosovë, Mal të ZI, Maqedoni, Shqipëri, Preshevë etj. Ky është një kompleks që vjen nga fakti që nuk ndihet rehat me veten dhe fuqinë e tij.
Shqiptarët në Ballkan nuk janë duke pritur Albin Kurtin, as t’i bashkojë, dhe as t’i ndriçojë. Nuk ka asnjë vepër në jetën e tij që mund të frymëzojë dikë. Dhe ato marrëzi që ka bërë për 20 vite, i ka fshirë 20 ditë para zgjedhjeve, se i ka ardhur turp çfarë ka bërë. Ndad të mos vuajë nga ky kompleks. Nuk është i dërguari i Zotit për shqiptarët. Është kandidat për kryeministër me mandat katër vjeçar, nëse ja del.
Ai ka arritur deri më sot të bëjë vetëm një gjë të madhe. Të bindë shqiptarët e diasporës se është një mekanizëm për të ndryshuar situatën në Kosovë. Le ta përdorë këtë shans për ta bërë Kosovën si Europa ku jeton diaspora shqiptare.
Nesër Kosova me shumë gjasa do t’ia jap këtë shans. Nuk po ja jep atij këtij shans, por po ia heq shansin klasës së vjetër të vazhdojë të eksperimentojë më gjatë.
Por janë disa gjëra për të cilat ai nuk ka asnjë mandat. Nuk ka mandat të humbë miqësinë me SHBA, nuk ka mndat të fusë Kosovën në krizë me Perëndimin, nuk ka mandat të përdorë Kosovën për deliret e tij historike. Ka mandat vetëm të qeverisë Kosovën.
Nëse nuk ja del dot, revolucioni i diapsorës nuk e shpëton dot më, pasi jo çdo luftë do të duhet të mbahet me miell hua.
Je i madh Mero!
Shqiptaret mbeten Kosovare kudo qe jetojne! Nuk edukohen kurre!
Ti, qe te fillon emri me K, cfare je?
Ne fakt ne dukje Albin Kurti do te duket se eshte nje patriot qe do te bashkoi shqipetaret por shume shpejt e tregoi qe eshte nje percares kombi si ky dhe leva e tije lopa Vjosa Osmani qe eshte nje familje UDBashe… Si mund te flasesh per bashkim kombetar duke i percare shqipetaret ne te dy anet e kufirit. Ne Kosove ka politikan shum te trash dhe fatkeqesisht jane te shumte. Si mund te thuash qe luftoj per bashkim kombetar dhe del hapur dhe thua une jam me Sali Berishen, qe ketu palen tjerer qe eshte shumice e ke kundra. Cfar bashkimi do besh kombetar apo bashkim partish. Te tille idjote jane Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe lopa Osmani. Kryeministri Hoti deri tani ka treguar intelektualin e urte e te qete punetor e i devotshem.
Mero Baze pse ky mllef ndaj Binit se kuptoj ,ti e njeh shum mir ceshtjen e Kosoves por kjo luft qe i ben ti Binit ngjan si personale.
Me 25 pril bohu gati te dallesh dhe ti ne opozit o Ymer se Ramiu ikendhe vjen
ne krye te PS Pandeli Majko ish kryeministri me i mir keto 109 vjet shtet shqiptar.
Vajte kaq kohë që që bën propagandë kundër shqiptarizmit Me sofizma të stisura, nuk qullose gjë. Tani që e kuptojë që nuk bind më njëri,po përqëndrohesh të militantët e partive shqiptare të shqipërisë.
Frika jote se opozita antikombëtare e berishës nuk e zëvendëson dot ramën dhe për pasojë mund ti zërë vëndin vetëvendosja, të shtyn të thuash broçkulla.
Albin kurti po fiton se po mbështet idenë e shqipërisë së madhe. Ti e lufton pikërisht për këtë.
Populli është më atdhetaret, jo më shiturit.
ΚΟΤ Ε ΚΕ; KU PO E SHEH TI PUNEN E BASHKIMIT kur Kurti ne qeverisjen e tij te shkurter e kishte hequr,edhe tani nuk e ka ne program.Albini eshte percares i shqiptareve,egoist dhe mendjemadh.Ketu do jemi dhe do e kuptosh.Por vetvendosja nuk ka vend ne Shqiperi.Albini do jete k/m i nje vendi sa gjysma e SHQIPERISE ,pa vend ne OKB,NATO ,nje shtet i panjohur nga shume shtete,nje shtet pa eksperience dhe dashka ALBINI TE terheqe karrocen e SHQIPTARIZMIT,ai qe dergoi bashibuzuke per te djegur Parlametin Shqiptar?
Kosova ka luksin të ketë një alternativë për të votuar. Partitë e pasluftës e trajtuan Kosovën si plaçkë. Politikanët abuzuan me gjakun e dëshmorëve të atdheut dhe luftën e shenjtë për liri.
Albin Kurti është i vetmi politikan aktualisht i papërfolur për korrupsion. Uroj ta udhëheqë Kosovën në rrugën e duhur, për të mirën dhe prosperitetin e gjithë shqiptarëve e për inatin e kundërshtarëve përfshi këtu edhe Mero këllirën që i është qepur prej kohësh me bukë në torbë.
Merua mbron idenë e copëtimit të Kosovës dhe mbron gjithashtu dhe hajnat e Kosovës që për 20 vjet rresht ja pinë gjakun si shushunjat.
Rroftë UÇK! Rroftë lufta për pavarësi e Kosovës! Rroftë populli shqiptar!
Duket qe Albini vertete nuk eshte i korruptuar, por ai ka te tjera te keqija qe jane shume me te demshme se sa hajduteria.
O Mero Albini do behet kryeminister dhe do vendosin perseri kosovaret per te. Ti shiko keta debilat tane te opozites aty ne Tirane qe shohin enderra me Albiner.. Do zhgenjehen shume shpjet, me shpejt se cu pret mendja.
Do te Respektoj Fitoren e WV-sjes dhe Albinit Personalishte si nje Alterbnative e “MIre” per Kosoven dhe pastaj Shqiperine….
1-NUk do te doja perseri nje Koalicjon te WV-jes me LDK-e,nje Parti me Fromim te “Dyshimte”..kame parasyshe themelimin e kesaj te fundit me Bekimin e UDB-se se Miloshevicit, si dhe “Asqeret” e UDB-se Brenda kesaj Partie ,qe mbase nuk jane te shumte por prape se prape jane…
Por Problemi i Politikaneve te Kosoves qe jane te Investuar nga UDB-ja nuk eshte vetem ne LDK.e,por edhe ne WV,si dhe PD e e kosoves..kur vete Serbia Deklaron se “Halla” nuk i Harron “NIperit” e saj…
2-Pra Pershendes nje Qeveri, WV+PDK..si nje OPsjon shume me POzitive se sa “Qerosi” Mustafa….dhe Hoti….
Nese Kosova do te kete nje Raport “Reciproke” me Serbine kete duhet ta Beje se pari ne Bashkepunim si me USA-ne si dhe me Mbeshtes te shteteve MIke te Kosoves ne Eu..si GJermania p.sh…por nje Linje e Veshtire me Serbine pa Rregulluar Detyrat e Shtepise do ta quaj nje POlitike te Gabuar…Nuk dikton dote ne POlitike nje i Voge, Varfere apo i dobet…
3-Serbia eshte shume perpara ne Diplomaci,Shtet i Fuqishem,dhe ka nje Mbeshtetje te fuqishme Nderkomebetare..si Russia.KIna…Franca ect..te cilat nuk munde te Injorohen…
@@Le te shohim se pari se si do te dalin zgjedhjet Neser???????????????
Drejtuesit e pative ne Kosove shumica jane lopcar, jo politikan,perjashtoj vetem dy,Enver Hoxhaj dhe kryeministrin Hoti, te tjeret dru me pre. Mendoj se Albini qe nuk i ka thene akoma miremegjes punes,sot eshte e keqja me e madhe e Kosoves,po nje pjese e kosovareve jane te droguar mbas tij.
Vetevendosja neser do te FITOJE. Kete e paska kuptuar edhe Mero. Ajo… kasta e vjeter eshte problemi ne Kosove o Mero, ashtu sic eshte edhe ne Shqiperi. Vetem se u lidhen telat gabim, ata andej me keta ketej. Albini nuk duhej shtyre ne prehrin e Berishes e metes, dhe per kete NUK ESHTE FAJI i Albinit. Gjerat mund dhe duhej te ishin ndryshe. Mund te ndreqen, per te miren e perbashket. Vizion dhe pak deshire e mire duhet.
Mero,
Fushata e zgjedhjeve ne Kosove mbaroi.
MBAROI!
Edhe ti, megjithese nuk te pelqen, si shumica e analisteve dhe polleve ne te dy anet e kufirit, e ke kuptuar se Kurti pritet te jete Kryeministri i ri i Kosoves.
Edhe ata 100 mije kosovare qe jetojne jashte per njemije e nje arsye, e duan Kosoven po aq sa ata qe jetojne brenda Kosoves, shqetesohen per Kosoven dhe jane syhapur e mendjecelette bejne dallimet e tyre cila force eshte perfaqsuesja me e mire e tyre ne pushtet.
Pa dyshim, ata 100 mije kosovaret qe vijne te sjellin vullnetin e tyre per qeverisjen e Kosoves, e duan dhe e njohin Kosoven me mire e me shume se ti.
Edhe nese ti mendon se ata do te bejne revolicionin ne Kosove, ashtu le te jete.
Tani, lere te qete Kurtin te filloje nje pune gjiganteske qe i duhet te beje per shtetin e Kosoves.
Dhe ti e di bukur mire se ky nuk eshte nje mision i lehte.
Mos ver shkopinj ne rrota per qeverine e re te Kosoves.
Nese nuk do, apo nuk mundesh t’a ndihmosh, mos e pengo!
BOJKOTONI CELULEN: Mero asnje shkop nuk po ve dhe po thote pikerisht ate qe sygjeroni dhe ju: Ta leme te punoje dhe te clirohet nga vetkenaqesia qe e karakterizon dhe ti pervishet problemeve duke ruajtur ekuilibrat me SHBA DHE BE.
@vang,
Rilexo morinë e editoriale e të njëpasnjëshëm të Zotit Mero Baze plot vrer, akuza dhe insinuata për Albin Kurtin, VV-en dhe platformën e tyre për Kosovën, që të rivlerësosh thirrjen time për Zotin Mero Baze.
Per fat të keq, lufta dhe sulmet e Meros për të denigruar Albin Kurtin dhe Vetvendosjen në Kosovë, në fakt për të penguar platformën e tyre për një pavarësi dhe shtet substancial kosovar, nuk janë thjeshtë opinione dhe publicistikë qytetare, por një kauzë politike rajonale e mirëfinancuar antishqiptare e ngritur në sistem dhe e frymëzuar nga qëndra të lobeve historike prosërbe në Evropë / Bruksel, po aq sa edhe përtej Atlantikut.
Pikërisht se është kështu, do të shohim edhe në vazhdim editoriale të Zotit Mero Baze, me opinione denigruese dhe vlerësime destruktive për qeverinë e pritëshme Kurti që, edhe pa “Merot” kundër, do të ketë një barrë ferri për të çuar përpara kauzën e Kosovës.
Nga idetë e mëdha të bashkimit kombëtarë ku edhe u vranë e u plagosën njerëz te bytha e një LDK subjekti ma jo kooperusë brenda shqiptarë si në kohë lufte dhe paqëje Si edhetë lypësh mbështetje edhe në ata njerëz që nuk mërziten që çdo vitë serbi i korrupton në kufi dhe i lenë me 20 orë pritje rezultati dihet
Albinin e zgjedhin votuesit ne Kosove. Shpresojne tek Albini se do ndryshoje Kosoven.
Deliri i madheshtise se do bashkoje Shqiperine me Kosoven jane pallavra.
Mllef dhe vetem mllef nga Mero☹️
Ne 97-ten ne Shqiperi ke perkrahur Saliun Mero
Per ecurine ne Kosove je i deshtuar jo se nuk e parashikoje fitoren,por ke sherbyer
Suksese VV ,shpresess se shqiptareve te Kosoves dhe gjithe atyre qe luftojne per shqiptarizem…
E ke gabim Mero :Albini eshte shpresa e fundit edhe per shqiptaret e Shqiperise dhe per te gjithe njerezit qe nuk duan vjedhjen dhe hajdutet.
Fakti qe diaspora e voton me shumicé tregon faktin se sa mbeshtetje ka Albini nga njerez qe e votojne pa interes sepse jetojne jashte Kosoves.
Po edhe ti Mero nuk ke faj,u bene 30 vjet qe modeli jot eshte Meta,Berisha,Rama,Basha,ku perveç vjedhjes dhe shkaterrimit nuk do mbahen mend per gje tjeter.
Ik o gari fli gjume se te hengri Albini nga brenda pa u hedhur asnje vote akoma.
A drodhe plaku mero! Deri dje nxije kunder albin kurtit tani diten e fundit e kyheve pllaken! Ose je inatci i lig ose je hundnterhequr nga tezat e pagatorit tend rames! Po perse nuk e thua te njeten gje per diasporen e Shqiperiae qe te bej te njejin ndryshim ne kosove per klasen e vjeter politike ne tirane?!! Apo je vet pjese e ketij establishmenti dhe perfiton prej tij me shume se kushdo? Cunami kosovar do zbres eshe poshte ne Shqiperi! Dhe sa me shpejt aq me mire! Albini te mundi mero baze! Ty dhe batonin ty dhe grenellin ty dhe ramen! Bente cmundet ti fusni rrota nen kembe por populli nuk eshte budalle eshte shume me i sofiatikuar se malinjiteti juaj hallexhi nga korrupaioni si pushtet i katert ne bashkpunime pushtat qe do u bej zborr albin kurti! Meso o Shqiperi nga Kosova!
Emigrant:: Të na rruaç që na munde.
if mbaje brenda! Po te shijon manalli! Qe lala duart!?
Mero! Si gazetar dhe analist qe je, bene mire te japesh vetem mendime, jo udhezime. Nuk ke pse del nga pozicioni qe te takon dhe te marresh rolin e udhezuesit politike. Ju duhet te kuptoni se neser Albini eshte Kryeminister i nje vendi, ju jeni nje gazetar dhe analist ne nje gazete, asgje me shume. Pra qendro ne karrigen tende dhe mos e tepro me dhenie keshillash, aq me teper kur nuk ti kerkon askush, pervec ca kokepagureve komentues ketu tek tema, qe presin gojehapur ushqimin e perditshem qe ju jep.
Ne vitin 97, Meroja me tha te votoja Berishen dhe une e votova. Ne vitin 2013, me tha te votoja Edin dhe une e votova. Meqe tani po me thote te kem inat Albinin, une tani do kem inat Albinin.
Vazhdo keshtu Mero dhe na ndrico perhere mendjen me pastertine tende intelektuale te pashoq.
Me kete shkrim o Mero trimi u bere nje me baton axhiun arsyet i di ti .Por i kuptojm edhe ne qe i lexojm suksese ne jete kur thot dhe ai i gjati
Ajo mërgata shqiptare, Ymer, është garancia se shqiptaria nuk shitet tek Janulla për 300 euro në muaj, që thesin e miellit të cilin ofroni ju për një votë ,ua var juve në qafë si medaljone tutorësh.
Albin Kurti nuk është drogaxhi, Ymer. Ai, nuk thërret Tom Doshin dhe Mhill Fufin për ndihmë, që të ketë 5 vota të vjedhura dhe dhunuara më shumë.
Jo jo,,,populli është ai, që merr botën më këmbë, për ti qënë atij përkrah.
Me sojin tuaj Ymer,,,,Albin Kurti nuk ka kundërshrarë por disa lehës më shumë buzë rrugës ku kalon karavani i tij fitues.
Ju dhe Janulla, Edi dhe gjithë vemjet hajdute në Shqipëri, e ndjeni këtë.
Së shpejti Ymer, do kini mundësinë tu tregoni shqiptarëve se kush jini. Do ju krahasojnë me Akbinin, jo me Sali Gërdallën,,,,,,do kërkijnë Albinin në Tiranë.
Ai është shqiptar, Ymer, nuk ha bukën e nënës dhe bën duan Janullës. Mërgata dhe gjithkush qê nuk ka kryer krim, është me të.
Albin Kurti, do te jete akoma nje fakt vertetues se shqipot (ne shumice kokeboshe patriote injorante), nuk jane te afte dhe nuk kane nivelin e njerezve te civilizuar, per te zgjedhur politikane te zote dhe si rrjedhim nuk mund te bejne shtet e te vetqeverisen, sic eshte deri tani e gjithe Historia e tyre…., hyzmeqare dhe bythelepires te te forteve, me shprese te pervetesojne (vjedhin) arritjet e te tjereve… Ngopen me perralla absurde, qe u shkojne pas midese, pavaresisht se e ndjejne qe jane thjesht PERRALLA… !!!
Ca thua mer sharlatan i vogel i jevgjiterve neo grek?
Albin Kurti qenka zgjedhja me e keqe per Shqiptaret???
Sa per historine e Shqiptareve o jevg, Shqiptaret e kane bere edhe greqine tende, e kane palluar, kolonizuar, sunduar dhe bere Greqine.
Kane subduar dhe krijuar Perandori nga ajo Romake, Romake te Lindjes, Perandorine Osmane dhe me pas Pashalleqet Shqiptare ne Ballkan dhe Perandorine e Shqiptareve ne Egjipt dhe Ballkan.
Mos flasim per fitoret e Shqiptareve kunder Osmaneve ne shekullin e 15 dhe Stratiotet.
Ik shko bej ndonje gojore me mire .
Ja rroftë topet Albin Kurtit Mero Baze
Nuk e kuptoj qe Kosovaret kane nje simpti per A. Kurtin i cili me duket nje injorat ne politike dhe shfrytezon atdhetarine qe kane kosovaret per Kosoven. Ne te gjitha veprimet e tij jane shume te dhuneshme dhe pa mend e filozofi.
@”shqiptari”. Ta besoj, qè nuk e kupton dot. Ju pati thènè Janulla qè nuk ka bashkim shqiptarèsh dhe ju, mund ti merrnit pa vrarje ndèrgjegjeje, koqet e tij nè gojè, pèr 300 EVRO nè muaj.
30 ditè muaji, ,,,,, pèr 12 mijè lekè tè vjetra çdo ditè THITHJE GJIZE,,,,,ta besoj, qè nuk durohet.
E ema e zeqos, kundra koment, pa lidhje fare po pritet A. Kurti qe te behet bashkimi i trojeve shqiptare, koke e madhe dhe cfare lidhje ka ketu Greqia e cila i do shqiptaret te percare po ashtu dhe Serbia, thellohu pak se keni 20 vitet qe po vini verdalle dhe nuk po gjeni rrugen e bashkimit komberar.
@Center, dukesh qe je injorant, ku edhe ne komentin tend, ku pervec sharrjeve idiote, gjysma rrokjesh, si shkrim arab(!?), pranon ato qe kam thene une pa e kuptuar, duke treguar thjesht idiotesine dhe llumpenin nga rrjedh… Gjithashtu nuk mund te mos te te kujtoj qe te shikosh se kush PALLOHET dhe kush PALLON sot… Thjesht, me vjen keq per ty…
Shkrim arab? Kèshtu tè thotè Janulla mo lamash? Çfarè shkruhet dhe menyohet shqip, qènkèsh arabe apo turke?
Dègjo @NIKU.
Thuaj Janullès, Albini po vjen, RECIPROCITETI po vjen. Ata qè duan tè drejta “grekèsh” nga Mirdita, duhet tè japin tè drejta shqiptarèsh nè Athinè.
Kush do tè shesè mall skarco nga Greqia nè Shqipèri, duhet tè lejojè atè mallin BIO shqiptar tè kalojè kufirin pa pengesa,,,ndryshe ulet trau i doganès dhe mallin tuaj çojeni nè Moskè.
Kupton mo NIKU?
Hè xhan, hiqe gojèn nga hallatet e priftèrinjve talibanè. Bèhu trim, njèherè biles nè jetèn tènde prej gojoreje.
300 EVRO? Dinjiteti nuk blihet me kaq pak, o MUT.
Mero te lexoj thuajse gjithmone. Nuk te kuptoj pse e ke kaq frike Albin Kurtin? …. thua vec te tjerash se nuk ka bere asgje ne jeten e tije …. e ke gabim ….ka qene pjese e strukturave te UÇK-se. Nese UCK-ja s’ka qene asgje per ty Mero, ahera kjo eshte tjeter gje.
Popull shqiptar I Kosoves:
Boll me tifozllek! Do na behet qejfi sikur Albini tejete, ai qe seshte. Do na behej qejfi qe ai te jete patriot dhe jo spiun. Do na behej qejfi qe ai do mbeshtetet tek Amerika dhe jo tek Serbia. Do na behet qejfi qe gjithe biografia e tij e shprehur tek shkrimi I Nacionalistit, te jete iluzion. Do na behej qejfi qe ai do punoje per ne dhe jo per serbin, ne variantin me te keq dhe do punoje per ne dhe jo per Norvegjine, ne rastin me te mire. Do na behet qejfi qe ai te mos jete hajdut, sepse kete e ka nga edukata familjare apo fetare dhe jo nga udhezimet e Vuciqit per te marre pushtetin ne Kosove…. Do enderoja te jem gabim ne tere skepticizmin tim, por prape po terras:
Popull Shqiptar i Kosoves, Ji vigjilent!
Mero merru dhe nja dy dite me Albinin sa te behet kryeminister,pastaj ti behesh me te se e ke zakon tu shkosh pas atyre qe behen me pushtet. Keshtu ke qene me t gjithe pushttaret ne Shqiperi.
Mire korovaret qe po bejne “revolucionin e diaspores” (sido qe ta bejne), po ne, o Mero, kur do ta bejme kete “revolucion”. Si ka mundesi qe nje shtet i krijuar pak vite me pare e arrin votimin e diaspores e ne, 109 vjet shtet, nuk e arrijme dot? Pse nuk shkruan ndonje gje per kete problem, o Mero?
Mero rrofsh! Fale idjotizmit tend anti Kurti, ai sot ka mbi 50% te votave! Shqiptaret kane mesuar se po lexuan a te pane ne emisione TV qe po godet poshte brezit nje politikan ai duhet votuar. Shyqyr qe te kemi Mero!