Vendimet e KAS dhe standardi për gjobën ndaj Veliajt

10 Shkurt 2021, 18:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Komisionieri shtetëror i zgjedhjeve, ka rihapur debatin mbi gjobitjen e veprimtarive të klasifikuara si të ndaluara në fushatë elektorale, me rastin e gjobës ndaj Erion Veliajt, për shkak se ai ka postuar në rrjete sociale, fotografi të shtëpive që u janë dorëzuar qytetarëve të dëmtuar nga tërmeti.

Ky është vendimi i dytë i kësaj natyre që merr Komisionieri shtetëror.

Rasti i parë ka qenë çështja e gjobës ndaj deputetit Bujar Çela në Lushnjë, të cilin Komisioni e gjobiti pse mori pjesë në një veprimtari rutinë të shpërndarjes së akteve të legalizimit.

Si rregull, vendimet e KAS janë detyruese për gjykime të ngjashme nga Komisioneri shtetëror.

Tani nëse kjo praktikë do të vazhdojë kështu, që Komisioneri shtetëror të vendos gjobë për çdo ankesë dhe të injorojë interpretimin që u ka bërë KAS rasteve të ngjashme, atëhere do të kemi një humbje të integritetit të institucionit të zgjedhjeve.

Vendimet e KAS, normalisht janë detyruese për Komisionerin dhe ofrojnë një standrt gjykimi të ri për ankesat që vijnë.

Nëse KAS e ka gjykuar një rast të ngjashëm dhe ka vendim që në thelb është i ndryshëm nga ky që përsërit Komisioneri, atëhere kemi një çregullim të standartit të gjykimit të këtyre veprimtarive.

Pra institucioni i zgjedhjeve nuk mund të vazhdojë të funksionojë si i dezintegruar, Komisionieri të marrë vendime të vetat dhe KAS të përsëritë vendime të veta, të cilat ndërkohë duhet të ishin bërë precedent për t’u respektuar.

Kjo vetëm do politizojë KQZ-në, do nxisë ankesa politike dhe do krijojë perceptim politik për shkeljet, duke u dhënë zë atyre që do ankohen kur të humbasin.

Ndaj Komisioneri Shtetëror duhet të vendosë një standart gjykimi për rastet kur shprehet KAS, ose pastaj do t’i japë të drejtë të prekurve të bëjnë kallzim penal, për të ndërprerë pezullimin e gjobës administrative, duke goditur kështu integritetin e institucionit.

Por është në kohë që Komisioneri Shtetëror dhe KAS të jenë në një gjatësi vale me standartin e gjykimit për çdo ankesë, me qëllim që ato të mos kthehen në spekulime politike, por të trajtohen thjesht si shkelje.

Ndryshe do iki gjithë fushata duke parë nga dy herë fotot e shtëpive, një herë kur i dorëzon Veliaj e një herë kur i dënon Celibashi.

7 komente në “Vendimet e KAS dhe standardi për gjobën ndaj Veliajt”

  1. antishqipet says:

    shkruhet STANDARD jo standart
    ja pse nuk te besoj as ty as ata qe ti mbeshtet!!!
    lene komentin dhe mos e rrregullo titullin
    pse e njihni meron nuk do te thote se eshte shqipar me i mire se une !!

    1. gabi says:

      Antishqipet:Shkrimi nuk eshte bere vetem per te majten por edhe per te djathten!Ndaj eshte ironi e shkruesit qe perdor edhe “standart” dhe “standard”!Drejteshkrimin e njeh vetem e majta ,ndersa e djathta njeh ate te folur dhe jo te shkruar!Pune arsimimi or tej!Nuk e dij a te kam shtjllue e se ke kuptue ku ashte thelbi i ketij muhabeti!Apo tej je prej shqypnis se mesme e per rrjedhoje nuk kupton as shkrim e as drejtshkrim!!
      Me ket difekt qi ke kapun Ti ,shiko kur te dekoroj presidenti i LSI Ilir Meta me “medaljen e trimnise”!
      Mos me harrue ,voten ke me ia dhanun LSI!

  2. jam grekqiri gabel says:

    Shpellaria saliniane në aksion…

  3. Astrit says:

    Keto cudira veten ne shqiperi mundet ti degjoshe.Si mundet te mbyllet puna e qeverise apo te bashkise 4 muaj para votimeve vetem se kete e do kundershtari politik .ketu me sa duket po krijohet precedenti nga humbesit per te justifikuar rezultatin e votimeve dhe eshte fatekeqsi qe ne kemi nje klase te tille politike qe ne vende te beje punen e vete duke shpalosor programin e saje ekonomik dhe te behet ebesueshme ne popull,kerkone te pengoje te tjeret te bejne punen e vete.Shtepite e banimit shkollat dhe te gjitha objektet social kulturore nuk jane program para elektoral qe perfutuesit e tyre te jene caktuar para votimeve por nje ceshtje emergjence e kushtezuar nga fatkeqesi natyrore ku qeveria ka te gjithe pergjejsine per rehabilitimin e situates dhe eshte ne te drejten e saje te shijoje dhe frytet e punes se saje ne qofte se ato jane te prekshme dhe pozitive per popullin e vete.Te gjithe ata qe duan te pengojne punet e mira qe po behen kane problem zhgenjime per veten e tyre sepse kane rene vete ne gropen e shpifjes qe krijuane se njezit ishin lene ne meshire te fatit dhe realiteti i ka nxjer ne drite si genjeshtare.

    1. Lasgushi says:

      O Mero,me ke meresh,me Komisjonerin,bythpambuk qe mendon si do behet i bukur,duke lene mjeker!
      A e njeh ti,produkt tipik Sali,Nano Medi,i vleresuar nga te tjeret me mjeker.Ai eshte i paafte te mbrije,inventarin e shtepise se vet,jo do mbroje zgjedhjet nga Alibabai,Monika e co.

  4. Kas says:

    Nuk mund te permendesh nje subjekt pa e sqaruar çfare eshte. Rregull themelor ne gazetari ky.
    Se nuk jemi ne koken e Meros te dime ç’eshte KAS-i.
    Jn

  5. Lasgushi says:

    O Mero,me ke meresh,me Komisjonerin,bythpambuk qe mendon si do behet i bukur,duke lene mjeker!
    A e njeh ti,produkt tipik Sali,Nano Medi,i vleresuar nga te tjeret me mjeker.Ai eshte i paafte te mbrije,inventarin e shtepise se vet,jo do mbroje zgjedhjet nga Alibabai,Monika e co.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje