Pse Berisha e Meta po godasin SPAK pas aksionit?

12 Shkurt 2021, 19:52Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka qenë i pari që ka reaguar negativisht ndaj aksionit të SPAK, pas arrestimeve në Gjykatën e Krujës. Duke shmangur komentet konkrete për të, ai sulmoi SPAK dhe reformën në drejtësi, duke e konsideruar të dështuar, dhe si argument kishte një listë përfytyrimesh të tij, për Edi Ramën si të “dënuar” në Francë, Itali, Greqi, Zvicer dhe ndonjë shtet tjetër…

D.m.th mes të tjerash kishte bërë kujdes të ishte dhe jo serioz, me argumentet përse kishte “dështuar” reforma në drejtësi.

Por përtej Berishës, fryma e një reagimi negativ ndaj veprimeve të SPAK, ndjehej tek sikleti i Ilir Metës për ta komentuar drejtpërdrejt ngjarjen, apo tek gazetarët rrotull opozitës që e relativizojnë goditjen e një trupe gjyqësore të korruptuar që ka bërë biznes me lirimin e të fortëve të Shqipërisë, të dënuar me burgime të përjetshme, që po lënë qelitë një nga një.

Qysh nga fillimi i punës, SPAK nuk ka qenë kurrë kaq në vëmendje politike, duke u mbështetur dhe duke u sulmuar për një operacion që është ndoshta më i pranuari nga pikëpamja profesionale që ka ndodhur deri më sot.

Dhe ka disa arsye.

E para, është politike dhe lidhet me dy armiqtë realë të reformës në drejtësi, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ata janë të shqetësuar pasi SPAK po funksionon dhe po godet atë brez gjyqtarësh e prokurorësh, tek të cilët ata mbështetën shpresat e rezistencës politike kundër reformës.

Kjo duket se e ka ngritur tensionin dhe ka detyruar Sali Berishën të shpërthejë kundër reformës, vetëm pse SPAK bëri një goditje të pakundërshtueshme nga askush.

Ai është i tmerruar nga krijimi i mitit të SPAK si autoritet që mund të godasë çdokënd. Ndaj vrapon ta thyejë këtë mit e të nisë përbaltjen.

Së dyti, të njëjtët personazhe janë të shqetësuar nga protaganizmi i Ambasadës së SHBA në këtë histori. Ambasadorja Kim bëri publike përgëzimet e saj për kreun e SPAK dhe kjo i ka shtuar dozat e sulmeve kundër SPAK nga të njëjtët aktorë.

Aq larg shkoi Berisha, sa i kërkoi ambasadores Kim të mos merret me Tom Doshin, se ai është në rregull, mjafton që ajo të mos ketë protagonizëm publik në këtë histori.

Të tjerët rrotull tij shkuan dhe më tutje, duke e quajtur deklaratën për Doshin, si një konfirmim të mandatit të tretë të Edi Ramës, pa nevojën e Doshit.

Dhe e gjitha bëhet që ta lidhin mbështetjen e ambasadores për SPAK, me mbështetjen e ambasadores për Edi Ramën.

Por krye-arsyeja e sulmit ndaj SPAK, mbetet koha kur ndodhi ngjarja.

Duke qenë fillim fushate elektorale, dhe duke qenë se goditja është një perceptim i fortë për luftën kundër korrupsionit si në drejtësi, ashtu dhe në mjekësi apo fusha të tjera, alarmi i Berishës e Metës është se njerëzit tani do fillojnë të shpresojnë që më në fund drejtësia do vendoset dhe ata nuk e penguan dot.

Kjo është sikur t’u ndodhë gol në minutat e fundit, ndërkohë që kanë 5 vjet që po e shtyjnë me dhëmbë bllokimin e reformës dhe ngritjen e institucioneve të saj.

Fakti që ajo filloi të funksionojë, madje fort, është një shembull që mund çdo zotim të tyre për ta bllokuar. Dhe kjo I tremb edhe si politikanë, por dhe si subjekte të mundshme të saj.

Përfytyroni përshembull të kontrollohen shtëpitë  e tyre. As para xhepi s’do duken ato që dëgjojmë.

29 komente në “Pse Berisha e Meta po godasin SPAK pas aksionit?”

  1. Musa Xh. babai i Mucit , spiunonte Jaho Cinin says:

    Meta duhet kalbur ne burg dhe pastaj le t’i shohim ata majmunet qe i quan sikur i ka femijet e vet.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Na pri o Sali Birisha
      tan shqiptart i kie mbrapa
      ia ban Zenit ADNnë
      t’marrim vesh se kush a baba?
      .
      T’a rrëxojm birin e bllokit
      prij përpara o Xhigand
      s’duem ADN e Çitës
      se a çikë me surratin tand!

      P.S.
      Nevojat personale si po shkojn
      mundesh n’wc, a i ban në uturak
      e supermbesa libra asht ka shkrun
      n’dashni ka ra me nji vibrator zezak.

      @Kapedani ilir meta
      .
      Kur nderon ushtarakisht
      s’ke dallime nga i marri
      tamam si njeri me bisht
      loqevari nga Skrapari.
      .
      Tu mbaruan dekoratat?
      Se u lodh Metalurgjiku
      nxirr fishekët e granatat
      se dhe Leshelia iku!
      .
      P.P.S.
      Gjum kur flini, a i ndini
      tring e tring, për ju bajn prangat
      s’ka ç’ju ban piktor Edvini
      për në Req i vishni tangat!

      1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

        Mero djali,për hir të së vërtetës SPAK-u është treguar deri tani shumë pasiv.
        Shpresoj që ky të jetë fillimi i i fundit të katrahurës shqiptare të ideuar në Beograd dhe Athinë dhe të materializuar me fanatizëm nga veterineri i Viçidolit.Nuk do jetë e lehtë,pasi të gjithë ata që u pasuruan sipas variantit ujku mjergull kërkon,do ta kundërshtojnë reformën deri në vetëmohim.
        Përshëndes mikun tim,Gopistin e NSHRAK_ut?

      2. toni says:

        Gjigand, mos harro, mblidhi te gjitha dhe boto nje liber. Une do ta ble i pari.

      3. Realpolitika says:

        BERISHA, BABAI I ZENIT TE BORRONICAVE BAXHANAKU I VIKTIMES SE GERDECIT DHE LIKE FLORIRI BURRI I MONES S PASUR NGA BABAI …TANI PO DRIDHEN NGA SPAK.
        PO E KUPTOJNE QE DREJTESIA E RE PO UA HEQ GJYQTARE E PROKURORET QE LIGJERONIN ME ÇEKA E VULE GJYKATE KRIMET E TYRE PER 30 VJET.
        MANDATI I TRET …MANDATI QE DO TE SIGUROJ MBYLLJEN E REFORMES NE DREJTESI….E DO COJ PARA HEKURAVE SALIUN, METEN ,MEDIUN , PSE JO EDHE LULUSHIN QE I KA BERE BISHT GJYKATES ME RAPORTE MJEKESORE.
        AMERIKA DHE EUROPA KAN BESIM TE PS DHE EDI RAMA
        DHE PO E MBESHTESIN.
        PACKA SE SALI KRIMINELI NUK NDALET PER TA PARAQITUR EDI RAMEN SI PE PA MBESHTETUR NGA NDERKOMBETARET.
        POPULLI YNE ESHTE I VUAJTUR I MENÇUR. POR DHE ME I QART SOT SE KUSH PUNON ME MIRE PER KETE VEND.
        25 MARSI …PO VJEN.

      4. Asd says:

        Je talent. Do te keshilloja me modesti te shkruash me shume dhe botoji me te njejtin pseudonim.

      5. Tjetri says:

        Je i madh gopist

    2. Dritan Prifti says:

      Meta dje, nuk ka ditur ku ta fshehi bllokun ?

  2. ben says:

    O Mero
    E di ate thenien ti?
    Kush eshte gezimi me i madh i fshatarit??????
    Kur gjen gomarin qe i ka humbur!!!!!!
    Berisha i arestoi dhe futi ne burg perjete gjithe kriminelet.
    Vjen edushka i nxjer nga burgu te gjithe.
    Dhe denojne 1 gjyqtare komplet CARE, qe kishte kohe qe e meritonte burgun, nderkohe qe banditet jane liruar.
    Ky gezimi o Mero i SPAK , as sa gezimi i fshatarit nuk eshte.
    Po nejse ka delenxhinj qe kenaqen.

    1. MS says:

      Ben, gjej ndonje menyre tjeter per te siguruar jetesen. Berisha dhe Meta s’e kane te gjate.

    2. Akrepi says:

      Po more Ben ne kohen e Saliut ka qene nje drejtesi e shkrlqyer qe denoi te gjithe kriminelet si psh.Saliun qe beri grushte shteti qe shkaktoi Gerdecin qe pushkatoj pa gjyq 5 te pafajshem etj.

    3. Henk says:

      Ben

      Ju saluxhinjtë jeni me të meta mendore, përveç se jeni të ndyrë.
      Ti thua që Saleh serbi i futi në burg të gjithë kriminelët kurse Rama i liroi. Edhe sikur të jetë e vërtetë, kjo gjë tregon mënyrën e qeverisjes së secilit.
      Në burg nuk të fut kryeministri por gjykatat e pavarura, drejtësia e pavarur.
      Kurse kur ishte Salehu në pushtet, gjykatësit e tij të plepave fusnin në burg këdo që i fuste shkopinj nën rrota apo kritikonte plehun serb.
      Por e di i madh e i vogël që kriminelët i nxjerrin nga burgu pikërisht këta plepistat që u formuan në kohën e Saleh vampirit, këta janë gangrena e drejtësisë sot në Shqipëri.
      Po ngordhur kërma e Viçidolit shqiptarët nuk do gjejnë qetësi dhe gjërat në atë vend do shkojnë gjithmonë keq e më keq.

  3. Kostas vodollari says:

    Perkrah punen e Spakut por duhe te shtrihet ne cdo fushe ne shendetesi ne administate ne polici vetem ateher munde te themi me plote gojen se ne shqiperi filloj te hyje demokracia qe enderrojme kur te gjithe te mari fryme lirisht

  4. Myslimani. says:

    ?????. Shume e sakte

  5. Shqiptar says:

    Ku èshtè ndryshimi midis SPAK dhe FIKS FARE?
    Pèr tè parin, deri tani, vlen ajo shprehja e malit qè u bars dhe polli miun.
    Ata tè dytèt, bèjnè punè mè cilèsore se kèta “ekspertèt” e grupit tè parè. Pèr filmime dhe mbledhje faktesh kundèr korrupsionit, personalisht, nuk kam nevojè pèr zhurmèn e SPAK.
    Dhe ajo mè e rèndèsishmja, FIKS FARE, nuk mund ti thotè askush qè tè ka dèrguar kundèrshtari politik, sepse hajduti kapet me presh nè duar.
    8 vjet, pati Edi Rama nè dispozicion pèr tè treguar se e kishte seriozisht me luftèn ndaj krimit. Njè vrimè nè ujè bèri.
    Korrupsioni dhe hajdutèria janè koalicionarèt e Ramès sot.
    Disa javè para tè ashtuquajtura ZGJEDHJE, shohèm strukturèn e frikshme tè vihet nè lèvizje dhe tè qèllojè me tank kundèr MUSHKONJAVE.
    Jepjani FIKS FARE, kèto punèt me mushkonja.
    E bèjnè mè mirè ata.
    SPAK e kemi pèr PESHQIT E MÈDHENJ. Deri mè sot, i kemi parè tè merren me cironka.
    U Bars……………?

  6. Astrit says:

    Mero eshte e thjeshte fare qe ta kuptojne po vijne goditje me bresheri nga organet kopetente dhe kete hajdutet e kriminel e ndiejne me shpejte se kushdo tjeter.pasi organet e reja te drejtesise kaluan dhe provimin me te veshtire ate te gjukates europiane per te drejtat e njeriut ato pervec mbeshtetjes politike moren dhe mbeshtejen juridike nga gjykata europiane ketu mbaruan dhe shpresat e fundit te sali berishes dhe ilir metes per luften kunder sistemit te drejtesiseTROC ata humben prandaje iliri nuk flete dhe sala u fute zanatit te vjeter te ndarjeve krahinore se gjoja po luftohenen verioret.sa me shume te ulrine keta maskarenj aqe me afer do te jete dhe goditja ndaje tyre dhe kete ata e dine mire per dy arsye
    E para: Edin shume mire se cfare kane bere vete
    E dyta:po u largohen njerzit e tyre qe ishin ushtare kamikaz qe duke i shpetuar nga gjykimi e krimeve qe kane bere e kishin bere drejtesine ndermarje shteterore K C K .
    Daullet bien per ata qe kane veshe dhe degjojne dhe kete ketej e tutje do te bejne gjumin e LEPURIT

    1. Pato says:

      SPAK deri me sot ende nuk i ka dhene provat. Menyra se si u arrestua gjyqtaria ne syte e kameramaneve ngjante me teper si nje shfaqje mediatike. Jo se nuk ben mire, por shume pak per te dhene nje gjykim.

      Normal qe Saliu dhe Iliri nuk jane te kenaqur se kane bere investime te medha politike me gjyqtaret. Pyetja eshte a kane bothe SPAK me Ramen te zhbejne kete investim apo do presim sa ti vij vdekja Saliut dhe ti bejne shurren tek varri te gjithe ?

  7. Jugu says:

    Mero po nuk then no nje llaf per kete mjekun e arrestuar. As padroni Rame nuk tha no nje gje. Godisni ndonje cironke si ajo gjykatsja fillikate dhe beni propagande te madhe. Thjesht po ju iken pushteti dhe kaq. Jeni gati tju rraj me shpulla Berisha dhe Meta por vetem pushtetin te mbani, se pe popullin nuk ju rruhet fare. Mjere vendi dhe lume ju dhe rilindasit per pasurin qe po beni.

  8. 001 says:

    Sali prostituta dhe like kurva kan nje “kumbaro” ose nje engjell qe i mbron
    E ka emrin edi rama
    Keta cirongat qe kap spaku i ka hedh partia per 25 prillin
    Deri tani 4 tire 1 avokat 1 gjyqtare dhe nje pijanec qe korruptoi policin rrugor me 5 mij lek kan kapur
    Besimin e popullit e merrni kur te arrestoni ish kryeministra, ministra dhe presidente

  9. Martin says:

    Jane terbuar Mero, jane terbuar, se gjurmet po na cojne ne vilat e tyre ne Lalez!

  10. Sky says:

    Haha Mero! I love you baby boy!

  11. pesimisti says:

    Frika se do te te ndodhi diçka e keqe eshte me e dhimbshme se vet e keqia!AGONIA?
    Sala dhe Iliri jane ne kete faze.
    Mendoj se Sala nuk do arrije ta jetoje denimin qe e pret,do vdesi ne sallen e gjyqit.
    Iliri do te zgjidhet kryetar i te burgosurve ne Reç, me baze vitet qe do kaloje pas hekurave.
    Ose,do shkoje ti bej shoqeri Gyrefskit dhe Orbanit ne Hungari.
    Mos u çuditni se e ka si plan B,apo C D?‍♂️

  12. xhemal says:

    qe ryshfeti eshte me i madh ne administrate ,gjykata,spitale kjo dihet.atje jane miliona njerez qe u sherbehet prandaj duhet te jemi besimplote se drejtesia filloi te funksionoje per njerezit e thjeshte..ata qe e sulmojne kane mizen nen kesule..po ju ngushtohet rrethi..e ndjejne prandaj bertasin…prokuroria po vepron drejte ..keshtu qytetaret di ndhejne se ajo eshte ne sherbim te tyre

  13. Din says:

    Rrofte shpellak sheqere karaxhixhi e koke lop cepan hajduti dhe baxhella thithlopa

  14. Bureto says:

    Sigurisht që shkrimi qëndron, ashtu si dhe tjetri po në këtë gazetë i portalit “tesheshi”. Që reforma në drejtësi nuk do të deshtojë kjo është evidente. Sa do zgjasë dhe a do japë rezultatet e shumëpritura nga publiku, domethënë a do zerë në rrjetën e saj “peshqi të mëdhenj”, kjo do duket në të ardhmen. Fillimi nga puna me ngarkesë të plotë i BKH është një premisë e mirë.
    Tani siç thashë, pavarësisht nga dy shkrimet e cituara, një lloj ekzaltimi nga aksioni i fundit i SPAK, më duket i tepëruar. Gjyqtarë dhe prokurorë edhe pa SPAK janë arrestuar edhe më herët, dhe sot janë në burg. Nuk është nevoja t’i themi se ma merr mendja që dihen. E them këtë sepse nga SPAK, përpos këtyre ngjarjeve me gjyqtarë etj, jo se janë pa rëndësi, por sepse ndaj tij ka pritshmëri shumë të ethshme nga opinioni publik. Vërtet nuk është se s’vlejnë shprehjet që “shteti e zë lepurin me qerre!”, apo “punët e mira bëhen dalngadalë!”, por rritmi duhet shtuar. SPAK, që në këtë drejtim të ketë rendiment, duhet të lehtësohet nga disa ngarkesa, të cilat shumë mirë mund t’i kryejë Prokuroria e Përgjithshme. Duket sikur kjo ka dalë jashtë loje! Që të ndodhë kjo duhen bërë rregullime në legjislacionin përkatës dhe këtë, qeveria dhe maxhoranca që do rezultojë mbas zgjedhjeve, në janë vërtet të interesuar për efektivitetin e SPAK, duhet ta kenë prioritet. Bile nuk është e tepërt që forcat politike kryesore në garë, ta artikulojnë qysh para zgjedhjeve si angazhim të tyre. Nuk ka prioritet më të madh për Shqipërinë se sa DREJTËSIA, ndërtimi i Shtetit të së Drejtës dhe lufta pa mëshirë ndaj kësaj të keqe të madhe siç është korrupsioni në sferat e larta të politikës dhe pushtetit, që këto 30 vjet ka paralizuar funksionimin e demokracisë.

  15. fteri says:

    KA ARDHË KOHA QË TË MOS GËNJEHEMI DHE TË MASHTROJMË MË POPULLIN ,mjaftë ME !!!!!MJAFTË MË !…….., ME ZHURMA PROPOGANDISTIKE QË KAN PËR QËLLIM TË SHURDHËROJNË OPINJONIN PUBLIK SHQIPËTAR ,në fakt ka ardhë koha të merren masa kundër korrupsionit që ka mbërtha çdo çelizë të shoqërisë nuk po i heqim ka 30 vjet as me votën e popullit..

    MBAJTJA E KARRIKES në këto kushte korrupsinit galopant është tradhti .
    EMERGJENTE ËSHTË :

    TË FILLOI SPASTRIMI I NËPUNËSVE TË KORRUPTUAR TË SHTETIT !

    Të gjitha partitë ,Qeveria duhet të filloi SPASTRIMIN në masë të nënpunësve të shtetit në hipoteka ,kadastër që ka plasur korrupsioni ,nuk japin qytetarit as çertifikatën e shtëpisë ,pa ryshfet.,ka ardhë koha pas 30 vjetve SPASTIM NË MASË TË GJITHA HALLKAVE TË NËNPUNËSVE TË SHTETIT .

    Korrupsion që nuk po shkulet as me vota të qytetarit ,është koha ,të shpallet me urdhër të veçantë të Presidentit .verifikimin e besnikrisë çdo zyrtari të shtetit shqiptar që zë karriken e qeverisë ,shëndetësisë ,arsimit,që nga mësuesi i thjeshtë e deri te akademiku i universiteteve te drejtësisë gjykatsve e prokurorve si maja e krimnalitetit ,te kryetarve të bashkive e komunave të vendit ,të policisë dhe energjitikës dhe ujrave komunale që paguajmë energjinë e ujin sa frëngu pulën.etj,etj.

    Ashtu siç nihet në shëndetësi me titullin “URDHRINN E MJEKUT -Betimi I Hipokratit ”

    Urdhri i spastrimit të nëpunësve shtetror të korruptuarve të shqipërisë të përjashtuar nga puna të atyre që kan vjedhur pasurinë apo kan marr ryshfet të shoqërohet me “Komisionin e spastrimit e verifikimit të besnikrisë”,të përjashtohen nga puna dhe të largohen nga zyrat e shtetit si njerëz të pa SIGURTË.

    Ka ardhë koha që asnjë zyrtar i lartë apo i ultë i korruptuar të mos riciklohet në karriken e pushtetit .

  16. Nik Martini says:

    Megjithese se pari, se dyti etj te Meros (si perhere shkruan mjaft mire dhe godet ne shenje) goditjen e drejtesise se re e te pavarur me grupin kriminal Hoxha (jo te Enverit), qe ishte fale nga kriminelet siameze Nishani, Meta dhe Berisha ne tri raste, une si Nik Martin due me e lexue jo vetem si ringjallje te SKPAK-ut (kesisoj i hiqet parashtesa A, Aspakut), por edhe nje trokitje e forte, termet madje, ne portat e Saleh Berishes dhe te Ilir Metes. Po imitoj avokat Ngjalen ne telenovelen e tij te gjate 4-vjecare, me titull “Parashikimi”: si mendoni ju a thue kot po behet ajo stervitja e madhe e e SHBA e aleateve te saj? Asgje nuk ndodh kot. Gjithe hallin e kemi se ne vigjilje te tentatives per t’u arratisur si Gruevski, Ilir&Mona, nga deshperimi do t’i nxjerrin jashte perdorimit te 11 WC, bashke me ate te maces se katundareve skraparo-dibrane (u be bytha e tyre zengjin, pa iu dale nje fjolle tymi ne fabrika a pa u marre me pune tjerter, vec me dallavare, duke nxjerre shtetin ne rruge te madhe e rjepur ate!?). Ndaj shteti do te bente mire te siguronte nje sasi te madhe rrotullash me shirit, ne te cilin te shkruhet si zakonisht Skene Krimi dhe ta rrethoje Gjiun e Lalzit. Atehere themi se SPAK-pu eshte ne pune. Ky do te ishte investimi me i madh per kthimin e besimit popullor te drejtesia e demokracia. Iu siguroj qe keta s’jane utopira me pras. Keshtu dua te lexoj sot e ne te ardhmen ceshtjet Hoxha, Prifti e, po pati Myftiu, Papa e dreqi e i biri qe ia hengren jeten shqiptareve!

  17. Koti says:

    Gjin Gjoni ku është, nuk po i dëgjohet zëri, apo vazhdon bebisiter në shtëpi?

    1. Pokeristi says:

      Do kohe te ç’behet nje sistem imbrapshte drejtesije i ngritur dhe konstruktuar nga monstra e Viçidolit.
      Kur themi do kohe,te kuptohemi do kohe te ç’behet ne rruge demokratike,ashtu siç e kerkojne institucjonet e BE-se dhe pruncipet themelore demokratike.
      Vetem nje diktator mund te beje gjithçka me nje levizje te dores a gishtit.
      Te shpresojme se po hidhen hapa konkrete dhe po kryhen dhe do vazhdojne te kryhen,veprime konkrete.
      Demokracija mbi te gjitha ka nevoje per kulture te pergjitheshme,qe ne e kemi te pamjaftueshme dhe per kulture demokratike,qe neve na mungon pothuajse fare.Gjithnje ne nivelin mesatar kombetar.
      Te mos e humbim shpresen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje