Vlera reale e arrestimeve të sotme të SPAK

11 Shkurt 2021, 19:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Arrestimet e sotme në Gjykatën e Krujës, urdhëruar nga SPAK, janë një ngjarje e re për drejtësinë shqiptare, për shkak se për herë të parë kemi një reagim kundër revanshit me të cilin elementët kriminalë të veprave të rënda penale, po vinin përpara drejtësinë shqiptare, duke u liruar një nga një dhe duke përfituar përmes procedurash të dyshimta ligjore.

Gjyqtarja e arrestuar kishte një histori të mëhershme të kësaj natyre dhe duket se ishte nën hetim për një përsëritje të saj.

Veprimi i ashpër i SPAK, vlen për t’u përshëndetur jo për të paragjykuar arrestimin në fjalë, por si dekurajim i një procesi, i cili po zbraste qelitë nga të burgosurit me dënime të rënda, duke përdorur gjyqtarët e rrezikuar nga vettingu.

Ajo që po ndodhte nga një anë me vettingun dhe nga ana tjetër me degradimin e dhënies së drejtësisë, ishte se gjyqtarët që po rrezikohen nga vettingu, kishin hyrë në garë për ta degraduar drejtësinë para se të iknin.

Duke qenë shumica e tyre të sigurtë se nuk e kalojnë shkallën e garancive që kërkon vettingu, ata po ktheheshin dita ditës në vetë-ofrues të shkatërrimit të standardeve të drejtësisë, duke u vënë në dispozicion të çështjeve të dyshimta.

Nga ana tjetër, presioni i personave të inkriminuar për ta përdorur këtë periudhë si kohë të artë të tyre, ishte rritur shumë, duke parë këtë vullnet gjykatësish.

Një goditje e tillë do të jetë një leksion i hidhur, për këdo tjetër që mendon se mund ta përdorë këtë fazë kalimtare, për ta përdorur drejtësinë si biznes privat.

Në këtë pike, veprimi i SPAK është një goditje në kohën e duhur, pasi është një leksion që kjo periudhë, deri në vetting, nuk mund të përdoret për ta shkatërruar dhe më tej sistemin.

Por goditja e SPAK është edhe një mesazh i fortë për politikën, që inkurajon idenë e dështimit të reformës në drejtësi.

Gjyqtarja në fjalë është mbrojtur disa herë në KLD-në e drejtuar nga Bujar Nishani dhe Ilir Meta, edhe pse ka pasur raporte kundër saj.

Inspektori i lartë i Drejtësisë, Artur Metani e ka çuar qysh në fillim të dhjetorit në KLGJ, së bashku me prokurorin që ka bashkëpunuar gjyqtarja, por KLP po vononte procedurat, ndërsa KLGJ e ka ende në proces.

Inkurajimi politik që iu bëhej, duke mbrojtur gjyqtarët nën akuzë, po i kthente ata pak nga pak në heronj të rezistencës kundër reformës në drejtësi”, dhe si njerëz që prisnin të shpërbleheshin politikisht për këtë gjë.

Ndëshkimi i tyre, kapja në flagrancë në pazare për drejtësinë dhe veprimi i fortë i SPAK, është shenja e parë që drejtësia është në revansh dhe kundërshtarët e reformës në drejtësi janë në mbrojtje.

Dhe ky është ndoshta lajmi më i mirë i ditës së sotme, pasi prej sot do ketë gjithnjë e më pak gjyqtarë që mund të mendojnë “të kapin, çfarë të kapin” këto kohë që kanë mbetur, se pastaj vjen Ilir Meta dhe i dekoron. As njëra, as tjetra s’ka për të ndodhur më.

20 komente në “Vlera reale e arrestimeve të sotme të SPAK”

  1. Boli says:

    Kesaj i thone “Prit gomar te mbije bare”! Mos valle viti 2021 eshte viti zero nga duhet te filloje pune drejtesia e re z.Baze?Mos valle per kete aresye eshte ringjallur kryekrimi monument agjenturor Sali!

    1. Z says:

      Asnje nuk guxon t’i afrohet Saliut,Likes,Bashes,Mones edhe Rames! Te gjithe duhet te hetohen! Keto quhen “shashka”!

  2. tasi says:

    Keshtu si kjo jane pathuajse te gjithe Gjygjtaret, Prokuroret, Hetuesit, Avokatet, Ekspertet, Sekretaret deri te pastruesja dhe roja te dera, te korruptuar deri ne fyt.
    Po te vazhdoje Spaku , ska nevoje per shume vite Vetting, por disa muaj dhe finish.
    Kursehen miliona lek shpenzime.

    1. @tasi says:

      @tasi Mose harro edhe Doktorret infermjeren dhe politikanet let te shpresojme

  3. Shqiptar says:

    Vlera reale e SPAK, do shihet nè atè moment, ku nè vend tè emrit tè gjykatèses sè Krujès (megjithè respektin pèr qytetin), tè ishte emri i gjithè atyre politikanève aktivè, qè pèrfliten dhe pèrceptohen si brejtèsit e pasurisè kombètare shqiptare.
    Ata, janè nè radhèt e Saliut por edhe nè radhèt e kèsaj mazhorance.
    Arrestimi nè provincè, i personave anèsorè nè vendimmarrje, nè kohè fushate parazgjedhore,,,,kur pritshmèria nè punèn e SPAK, èshtè i njè niveli shumè mè tè lartè se kaq, shpresojmè tè mos jetè njè pèrdorje politike, e njè organi qè e kemi pritur si diçka shpètimtar.
    Kohè tè vèshtira pèr krimin politik, premtoi drejtuesi i SPAK pèr kètè vit.
    Qeni qè leh, nuk kafshon, thotè populli.
    Kush ka ndèrmend tè bèjè diçka, ai nuk merr daullen e tellallit nè dorè, pèr tè bèrè zhurmè nè studiot e televizioneve tallava shqiptare.
    Do bèjmè luftè de more de,,,,,,,,si lum ti popull, qè na ke.

  4. Nuk kuptoj says:

    Po ky gjykatesi Sota, ne Fier kur do te arrestohet?
    Sepse ky i nxjerr vrasesit te pafajshem.Cfare faji ka? Nuk e vrau ai. E vrau plumbi. Plumbi nuk eshte gjetur.

    1. Nuk thua shyqyr qe nuk kupton? says:

      Shshshshshsht !!!! Nuk thua shyqyr qe nuk kupton? Falendero zotin per dhuraten qe te ka bere, duke te dhene aftesi per te kuptuar sa me pak, sepse ndryshe kishe per ta ngrene ne ate xhungel qe sundon aty.
      Sidoqofte, nisur nga komenti qe bene, duket bytha, perseri sikur ka filluar te krruhet…

  5. ABC KORCA says:

    Po te vepronte vetingu dhe SPAK nga te dyja anet, dmth edhe gjyqtar e prokuror edhe politikan, sot nuk do kishim gare se kush do nxjerri me shume lek.
    Do ishin frenuar dhe nuk do kishte as mete e as berishe qe ti ndihmonte.
    Por, naltmadhnia, edvini i pare, beri deklaraten e shkelqyer ku tha se politikanet nuk kane nevoje per veting.

    1. Realpolitika says:

      BRAVO MERO !
      ANALIZE E KONKLUZIONE PETFEKTE.!
      ERE E RE PO FRYN.
      POLITIKANET JANE PERGJEGJESIT KRYESOR TE KRIMINALIZIMIT TE GJYQESORIT.
      SPAK…TE TREGOJ VETEN E TE COI NE BANKON E TE AKUZUARIT LIKEN, SALEHUN, BASHEN, MONEN , MEDIUN.

      1. E èma e Zeqos says:

        @kanalpolitika. Erè e re?
        Fiki dritat e gjata o merhum, dhe lèri erèrat se nuk merr vesh ti nga ato punè.
        Era e nevojtores sè hajdutève, nuk mbaron kurrè sè qelburi dynjanè. Saliun dhe Ilirin, Monèn dhe Mediun,nuk tè lè Edi vija-vija qè ti prekèsh sepse i ka XHAN.
        Ndaj doli sot andej nga Kruja. Nesèr, e ka rradhèn fshati QINANE nè Konispol.
        Do i rilindim tè gjithè, njè e nga njè, E KUPTON?
        Ty, do tè tè marrim me vete, nè vend tè megafonit.
        E kishe zèrin e bukur shumè. Na kènaq, sa herè iu thua BRAVO atyre qè tè hedhin njè kockè.

    2. Merditori says:

      O KURVE TI NUK JE GAZETAR TI JE PEDERAST more TY ti QIFSHA TAN ROPTE E SHTEPISE !EDHE SALI BERISHES ja qifsha ropt qe NUK TE VRAU ateher Se je nje KURVE TI KE DASH ME MBYT POPULLIN SHQIPTAR ME ILAÇE TE SKADUARA TI E LYP ME TE VAR O KRIMINEL POR DO JU VIJ DITA QE DO JU VRASIN KE FYTYR TI ME PERMEN SPAKUN po ata te SPAKUT kush jan dhe ata si puna jote jane O KURVE E MERITON ME TE VAR ME GJITH FAMILJE SE E TILL JENI BESOJ SE E SHPEJT ESHT AJO DITE

  6. Skenderbegasi says:

    Sa jane “falur” shqiptaret ne dyerte e gjykatave nuk jane falur as per fete e tyre.
    Kjo “falje” ka pasur nje kosto te
    Jashtezakonshme kohore, shpirterore,
    dhe sidomos financjare.
    Ne Shqiperi per te patur frike nga
    Gjykatesi, nuk duhej te ishje patjeter
    fajtor.
    Shume shqiptar e kane mallkuar perjetesish kete murtaj ligjore qe jepte padrejtesi ne emer te tyre.
    Keta injorat te pa shpirt analfabet
    plepash gjashte mujor u fryne dhe majmen ne kurris te popullit fukara
    dhe u kthen ne bisnesment e
    fuqishem te padrejtesis.
    Kjo murtaj kombetare po kerkon te organizohet per zgjedhjet e aferta
    duke hedhur parate e pamase per
    rrezuar inisjatorin e kesaj reforme.
    Siduket I japin shprese kundershtaret
    qe nuk jane pak te reformes ne
    drejtesi.
    Tu meret paraja deri ne qindarken
    e fundit, se per burgun nuk pyesin
    keta zuzar.
    Shpresojme per drejtesi me arestimin e kesaj mostres se Krujes.
    Vazhdo gjatosh se po fryn er drejtesie.

  7. katarakti says:

    U doli gjumi tani që po afrojnë zgjedhjet. Deri më tani e kishin marrë ngadalë ngadalë! Rama nuk është dorë e fortë. Nuk do apo nuk është i zoti, nuk e kuptoj dot. Shqipëria behet vetëm me një dorê të fortë. Një njeri i vendosur për ta shpëtuar këtê vend. Tê gjithë gjyqtarêt që kanë kryer mit-marrje, që kanë liruar kriminelë, që marrin rryshfete duhen futur nga 101 vjet nê burg. Dhe pastaj u vjen rradha politikanëve të korruptuar. Atyre që kanë vjedhur floririn e Kêrrabës, Rrugën e Kombit, që kanë vrarë njerêz nê Gërdec dhe bulevard etj etj. Vetëm atëhere do të bëhet Shqipëria! Po a kanë ngelur ende njerëz kaq trima, kaq tê përkushtuar dhe atdhetarë?! Nuk e besoj.

    1. Tetovari says:

      Ndoshta filloi vonë por kryesorja të lëvizë nga
      vendi,dhashtë Zoti të mos ndalet.

  8. Dull tropoja says:

    Do zoti gdhihemi nje dite me lajmin e arrestimit te Sali Berishes e Ilir Metes.

  9. pesimisti says:

    Amin,fjala jote ne vesh te Zotit!

  10. Erdhi koha e maskarenjeve. says:

    Po nuk u regullua sistemi i drejtesise kot sa i arestoni prap te lire do jene per nje kohe te shkurter.Po te shkoni tek gjykata e Tiranes do ta shikoni se ne cfare gjendje ndodhet gjykatesit dhe gjykateset japin vendime te pa drejta ai qe ka te drejte nuk mer drejtesi sepse drejtesi mer vetem ai qe do gjyqtarja pamvaresisht se kush ka te drejte. Gjykata e Tiranes eshte per faqe te zeze atje po i nxihet jeta njerezve po shkaketohen plage te pa sherushme njerezve qe shkojne per te mare drejtesi dhe qe duhet te mernin drejtesi simbas ligjit por ligjin gjykateset e shkelin me te dyja kembet.Po nuk u regullua sistemi i drejtesise Shqiperia nuk do gjeje qetesi.

  11. sedi says:

    Sali Berisha dhe Ilir Meta jane e keqja e Kombit. Populli duhet ta kuptoj se sa dem i kane sjelle ketij vendit keto dy persona qe do te mbahen mend per keq ne historine tone. Nuk duhet cuar uje ne mullirin e ketyre te dyve sepse cojme uje ne te keqen tone.
    Ilir Meta asnje cast nuk ka qene President I Republikes por nje njeri i kamufluar qe ka bere corap shtetin.
    Populli nuk duhet ti votoje por te pres qe drejtesia te thote fjalen e vete.

  12. Viktima says:

    Tani e tutje GJyqetaret dhe Prokuroret e “Ndershem” do ti varrosin Parate nper Qype…diku ne Bace…..
    @se mos jane vetem dy???????????Jane pothuaj te “Gjithe”….Vetem mos te rente Halli me Drejtesin Shqipetare…lol

  13. joel shkodra says:

    Te gjitha keto, o Mero, a mos behen si “fasade” para zgjedhjeve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje