LDK ka nevojë të rithemelohet!

15 Shkurt 2021, 18:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lidhja Demokratike e Kosovës, partia që hodhi themelet e shtetësisë së Kosovës prej vitit 1989, sot ndjehet e rrënuar në themelet e veta. Ajo ka arritur rezultatin më të ulët historik, i cili është në kufirin e të konsideruarit si zhdukje e partisë.

Dorëheqja e Isa Mustafës është një formalitet që nuk ja vlen të komentohet, pasi nuk është se ka ndonjë zgjidhje tjetër.  As debatet, as revanshi për sulme personale, madje dhe thirrjet për linçime, nuk do të jenë çudi në ditët në vazhdim. Por ato nuk kanë të bëjnë më me të ardhmen e LDK-së.

LDK duhet të rithemelohet.

Së pari, nuk duhet bërë gabimi i rëndë që bëri Partia Demokratike më 2013 në Tiranë, kur pas humbjes shkatërruese, nxitoi të emëronte për dy javë Lulzim Bashën kryetar partie, se i duhej Sali Berishës një eunuk në zyrën e PD. Për këtë elminoi me dhunë Sokol Olldashin nga gara, duke ndërhyrë në proces dhe duke bërë fakt të kryer zgjedhjen e Lulzim Bashës.

Prej asaj dite kurrë nuk e ngriti më kokën. Në zgjedhjet e radhës parlamentare, Partia Demokratike humbi dhe  240 mijë vota të tjera, duke mos fituar nga ana tjetër, as një palë zgjedhje dhe duke përfunduar në parti rrugësh më 2019, duke bojkotuar zgjedhjet dhe Parlamentin, vetëm nga frika e garës. Dhe tani kemi një kryetar opozite që gëzohet kur fiton Albini, se mendon që çdo opozitari i takon të fitojë.

Kjo do të ishte katastrofë për LDK-në. LDK nuk duhet të nxitojë të zgjedhë dikë që e mbështet qoftë Isa Mustafa, qoftë kundërshtarët e tij. Çdo njeri i dalë nga luftë klanesh dhe bërrylash, as e bashkon dot LDK-në, as e ndihmon dot atë të ringrihet dhe as ngjall besim. Thjesht do ta zhysë dhe më thellë.

Ndaj duhet hequr dorë nga vrapimi për të bërë zëvendësimin urgjent, pa një platformë bashkimi dhe rithemelimi të LDK-së. LDK duhet të hapë garën, duhet të debatojë për idetë e bashkimit dhe pastaj të prodhojë liderin e ri.

Së dyti, LDK duhet të heqë dorë nga të spekuluarit me rugovizimin si teori politike magjike, që u zgjidh atyre problemet kur janë në hall. Rugovizmi në të cilin thirren shumë liderë mediokër të LDK-së, është një eufemizëm, që ata e përdorin për mungesë fjalori, ngaqë nuk kanë ndonjë ide se si të duken të rëndësishëm.

Rugovizmi ka qenë autoritet moral i Ibrahim Rugovës. Asgjë më shumë, asgjë më pak. Brenda atij autoriteti moral, ishte fuqia që mbante të bashkuar LDK-në, përkundër mungesës së demokracisë apo rregullave që dhe atëhere kishin plot probleme.

Rugovizimi ishte kapaku i tyre, ishte mburoja e tyre, por nuk ishte zgjidhja e tyre. Rugovizmi iku bashkë me Ibrahim Rugovën dhe problemet dolën në shesh deri sa LDK shkoi 13 për qind. Ndaj rugovizëm pa Rugovën nuk ka më, dhe ai nuk mund t’i ndihmojë nga bota e përtejme. Për këtë arsye dhe nuk duhet spekuluar më me këtë term.

LDK ka nevojë për një neorugovizëm, që të zëvendësojë autoritetin e tij moral me rregulla dhe besim që ri-afrojnë bazën e tij elektorale në emër të historisë politike të LDK. Çdo gjë tjetër është demagogji, që gënjejnë veten.

Së treti, që është dhe më e rëndësishme, LDK duhet ta shikojë realisht opsionin e një Kuvendi rithemelues të saj. E kanë bërë shumë parti të djathta europiane. E ka bërë e djathta e Shirakut, me Alen Zhype më 2002, e ka bërë Berluskoni, e kanë bërë dhe shumë parti të ish- Lindjes komuniste.

Rithemelimi është një akt i madh pajtimi me gabimet e së shkuarës, që rimbledh dhe fton në një garë të re të gjithë ata që ikën, u dorëzuan apo u fyen këto tridhjetë vjet politikë. Ata riftohen në shtëpinë  e tyre politike për të vendosur rregulla të reja dhe për të nisur një histori të re.

Ky akt politik ka nevojë për kurajo, për një bërthamë të re njerëzish, pa komplekse për të shkuarën, që i hedhin dorën në qafë çdo themeluesi të LDK, çdo mbartësi të vlerave të saj në vite dhe çdo të zhgënjyeri prej saj. Vetëm duke krijuar një klimë përulje, ndjese dhe autokritike ndaj njëri- tjetrit, ata mund të përçojnë të njëjtën gjë në shoqëri. Një parti fodulle, që nuk pranon gabimet e veta, që i rutinizon ato dhe i quan pa rëndësi humbjet e bazamentit politik, nuk e bind dot shoqërinë të ndryshojë qëndrim ndaj saj. Përsëri do refuzohet.

LDK duhet të marrë seriozisht këtë proces rithemelimi dhe pas asaj, nga ky proces të nxjerrë liderin e ri.

Deri atëhere ajo mund të drejtohet nga një bërthamë njerëzish të rinj konsensualë, të ngarkuar për riorganizimin, të cilët duhet të përgatisin këtë klimë politike, nga e cila LDK mund të ringjallet.

Çdo përpjekje për makiazh të shpejtë, për emra të përveçëm apo preferenca të grupeve të ndryshme, nuk do të prodhojë asnjë ndryshim. LDK duhet të rihemelohet duke bindur shoqërinë që ndryshoi vetë, ndryshe nuk ka asnjë të ardhme.

Çdo iluzion se një emër i ri mund ta ringrejë atë mbi gërmadhat ku është shembur, do mbetet një iluzion, nëse nuk fillon ta zgjidhë problemin aty ku ka filluar. Nuk mund të lindë një lider i ri, nga trupi i një partie të vdekur.

16 komente në “LDK ka nevojë të rithemelohet!”

  1. Petrit says:

    Sa e sa shkrime bere shoku mero kunder Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.
    U lodhe shume per te minimizuar emrat e tyre politikë.
    Ti brenda vetes e dije shume mirë qe ata do ishin fitues te kesaj beteje.
    Ashtu siç e dish shume mire qe edhe opozita shqiptare do te jetë fituese.
    Dhe megjithate propaganda jote ne favor te rilindjes vazhdon edhe pse e din shume mire se e ka te humbur betejen ne keto zgjedhje

    1. ben says:

      Mero
      1.Para ca ditesh shkruaje qe Vjosa Osmani nuk do ndikonte fare te LDK, sot vetem pak dite me pas na thua qe duhet te riformohet LDK.
      2. Pikiade si LDK eshte dhe partia e Hashimit , mgjth kesaj partie nuk i iku ndonje Vjose dhe ajo pikiade eshte, po sikur nuk harxhove asnje rrjesht.
      3. Per kete punen e rithemelimit fillo e mendo ndonje artikull per rilindjen per 26 prill.

    2. trapojani tropojes says:

      Mund te fitosh beteja votimesh si Sali pordha i pare ne 1992 ( ne fakt i fitoi ceku i bardhe i Billit dhe Elezit),,

      Mund te fitosh si Rama ne 2013 qe mori vota plebishitare per pranga Serberishit.

      .Por si 2005 ashtu dhe 2013 u kthyen ne bumerang vecse me nje ndryshim..

      PEDERRAT E nazi berishes mund te fitojne vetem nese behet ky kombinim

      Vetem nese Rama iken “mceftas” si iku ne votimet e tiranes ne 2011 duke u bere vet-Kurban sipas direktivave te atyre qe emrojne tipa Arvizuje dhe nese vjen prape ai specialisti amerikan me inicjalet S.S qe Meroja e kishte mik

      Ne rast se ky kombinim nuk realizohet atehere Rama fiton mbi 66% jo per merite te tij por per shkallen e pabesueshme kriminale te Berishajve
      qe mburron se kane vrare njerz me kanun duke pshurrur viktimat dhe jetimet e tyre qe nuk e ka bere as Hitleri as Enveri,,

    3. VFLP says:

      “Lidhja Demokratike e Kosoves, partia qe hodhi themelet e shtetesise se Kosoves …” – thote Merua!!!! C’jane keto idiotizma qe thua o Mero Tockuklla!? Themelet e shtetesise se Kosoves u hodhen ne 1946 me krijimin e Krahines Autonome te Kosoves nga … Lidhja Komuniste e Kosoves! Nuk ka rendesi nese kjo dikujt i pelqen e dikujt jo. Kjo eshte E VERTETE HISTORIKE E PADISKUTUESHME! Kush nuk ka guximin t’ja pranoje vetes kete te vertete eshte ose budalla, ose maskara, ose te dyja bashke!

  2. Dimri 2021 says:

    LDK dhe LSI per SCRAP

  3. Olimpia says:

    Mero ,me vjen keq ,por shumica e temave qe perpiqesh te analizosh jashte kufirit te Shqiperise,ne pergjithesi i gabon,me dashje apo per mungeses kulture .Le te marrim keshillat per LDK….
    LDK u krijuar si nje levizje kombetare clirimtare gandiste.Roli i saj ne periudhen e pare kur sundimi serbosllav ishte i i dhuneshem dhe situata nderkombetare ishte e pafavoreshhme ishte i shume i rendesishem.Pra ideologia e saj ishte pavaresia graduale e Kosoves.Nen shtypjen e eger serbosllave Rugova dhe LDK kane meriten historike te zgjimit te ndjenjen kombetare,te hedhjes se bazave te pavarsise politike,administrative,arsimore,kullturore dhe se fundi kombetare.A skush nuk mund te jape nje gjykimi te sakte se perse LDK nuk ju bashkua menjehere ish republikave te tjera ish jugosllave qe ne momentin e pare per shkeputje te plote.Personalisht e quaj nje gabim fatal qe mund te conte ne fshirjen e Kosoves nga harta politike.Frika per humbjet njerezore nuk justifikon.Sidoqofte humbjet erdhen.Fillimi i Luftes nga UCK ishte vendimtar.Pa kete lufte Kosova do te kishte perfunduar si Vojvodina.D he ne kete moment LDK doli faktor dytesor.
    ..Mbas luftes,LDK u shfaq si nje parti e qendres se djathte .Por megjithese vitet e shumta ne pushtet ajo kurre nuk mundi te kthehet nje parti moderne europiane,megjithese ne raportet me PD e Tiranes ishte shume me è emancipuar .Edhe sot ,pavaresisht nga humbja e thelle ,ajo ka predispozitat per tu ringritur.Natyrisht edhe shoqeria kosovare vuan nga tribalizmi klanor ,por gjithesesi ne Kosoves nuk kane dale kriminale tribalo naziste si Berisha dhe mafioze te tipit sicilian si Don Meta.
    Krahasime me Partite europiane nuk eshte i sakte .Ne France neogolizmi eshte ne nje krize te thelle sistemike. Nderkohe qe Makron dhe Le Pen kane marre nje pjese te madhe te elektoratit.Ne Itali DC u shua,FI e Berluskonit eshte drejt shuarjes ndrerkohe forca te reja si te djathtes nacionaliste edhe te majta populiste jane ne pushtet.Po keshtu edhe ne Spanje,.Ne vendet e Eurolindjes shume parti historike qe nxorren vendet nga komunizmi jane shnderruar ne parti te vogla,me perjashtim te Ballkanit..
    Perfundimi ..LDK ka shume here me shume shance per tu ringritur ne raport me PD ne Tirane.Kjo e fundit ,deri ne grahmen e fundit te kriminelit Berisha do te zvarritet ,por pa fituar.Pas largimit te tij nga kjo jete,PD do te shkrihet dhe nje e djathte moderne perfaqesuese e borgjrzise se re patjeter do te rilinde.

    1. Altin says:

      Sh sakte analiza. Mero vdiq per pak vemendje nga Kosova por aha. I punojne kalamajte ne shtet ska faj

    2. bert says:

      Zoti /zonja Olimpia
      .
      Respekt per komentet e tua por ju gaboni rende per Rugoven,
      .
      Kosova Republike u kerkua fuqishem ne pranveren e vitit 1981 kur Rugova merrte leksione erotike ne Paris dhe Euro amerikanet mbajten nje qendrim antishqiptar se I kshin “kushurinj” serbet
      ,
      LUFTA E KOSOVES DUHEJ TE NISTE NE 1991-2..kur Jugoserbet dhe miqte amerikane ishin ne muajt e mjaltit…dhe mbanin si zare te lidhur berishen me ibrahimrugacin pse jo dhe elezbiberoviqin…qe per cudi Grevat ne Kosove te Stari Tergut qe tronditen ish Jugosllqvine I “transportuan” ne Valias te Shqiperise per gjasme me rrxue komunizmin qe kish vdek me kohe ne ate vend…Kush nuk e di dhe Bejkeri ne qershor 1991 erdhi ne Tirane pasi ishte puthur me Millosheviqin
      .

      Lufta në Kosovë, gjatë viteve 1998-1999 mori karakter kombëtar, se dhe vetë UÇK-ja mori tiparet e një ushtrie kombëtare, si në asnjë rast tjetër historik, përveç ushtrisë së Skënderbeut dhe asaj të Lidhjes së Prizrenit. Por, krahas karakterit kombëtar që mori UÇK-ja, fatkeqësisht, populli shqiptar në Kosovë, në shumicën e tij
      u mashtrua nga politika pacifiste e Ibrahim Rugovës,
      duke u bindur se lirinë do t’ia dhuronin serbët nën presionin e Evropës dhe të tjerëve.
      A mund të presësh shërim nga ai që të shkakton plagën? Si rrjedhojë e kësaj propagande pacifiste, populli shqiptar në Kosovë përgjithësisht u bë i pavendosur dhe dyshues ndaj luftës me armë. Si rrjedhojë, një pjesë e madhe e tij zgjodhi rrugën e mesme, indiferentizmin. Mirëpo, indiferenti nuk ndjen detyrim moral para shoqërisë.
      Këtë e ka shprehur artistikisht Bertolt Breht:

      “Ai që rri në shtëpi kur fillon lufta
      dhe i lë të tjerët të luftojnë për çështjen e tij,
      ai le të ketë mëndjen: sepse
      kush nuk e ndau luftën me shokët,
      ai me armikun do të ndajë disfatën.
      Ai që luftën kërkon ta mënjanojë,
      s’e mënjanon dot’ kurrë: sepse
      për çështjen e armikut do të luftojë
      ai që s’luftoi për popullin e tij”.

      Ka nj të ngjashëm në histori si ky i tradhetise Rugovës me Millosheviçin.
      Është rasti i gjeneralit francez Peten, Heroit më të math të Francës në Luftën e Parë Botërore, i cili, me pretendimin për të shpëtuar Francën, iu nënshtrua presionit të Hitlerit, duke pranuar të drejtonte gjysmën e Francës, atë nën Gjermani, në vitet 1940- 44. Edhe Rugova, me atë veprim tradhetar që bëri, jo vetëm që humbi përkrahjen e Amerikës, por ai humbi respektin e shumicës së shqiptarëve dhe autoritetin moral që kish fituar vitet para se të niste lufta.
      Nuk kam asnje lloj gezimi per Kosoven sot…por te pakten Thaci dje dhe Albini sot
      jane e keqja me e vogel ne nje kosove qe nuk I duhet tashme as amerikes,as shqiptareve as serbeve dhe as dreqit….biles eshte e merite e enver hoxhes qe ne kohen e tij mbajti nje baraslargesi te admirueshme…
      Kqyrni zgerdhimjen e Shallxhiut Ibrahim Ziun para bossit te tij
      .

      TAKIMI I DRUZHE IBRAHIM RUGOVËS ME SLOBODAN MILOSEVIC – YouTube

      https://www.youtube.com/watch?v=cDgyIVS83TE

  4. make albania great again says:

    Jo ymer,ldk-ja duhet të zhduket dhe bashkë me të edhe teoria serbë e kombit kosovar.
    Ështe plehrë historike.
    Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe pd-ja mbas zgjedhjeve.
    Janë parti që jo vetëm nuk janë të djathta,por janë edhe antikombëtare.
    Ty ndoshta të duhen se ,helbete,me se do ta pengosh zhvillimin dhe bashkimin kombëtar!
    Po shqiptarëve nuk u duhen.

    1. Alfred says:

      A eshte opsion ftesa per Vjosa Osmanin nga LDK per nje proces real rithemelimi?!….Nje ftese e sinqerte?!….

  5. Draper dhe Cekan says:

    Ti te premten deklaroje albin kurti se meriton qeverin
    Te dielen deklaron cfare duhet te beje qeveria e kurtit
    Te henen cfare duhet te beje ldk e isa mustafa
    Te marten cfare duhet te beje thaci e shoket e tij
    A je gazetare apo keshilltar se kjo e fundit te ka lene shendene
    Ta parakaloi populli i kosoves
    Po nuk zure mend dhe me kosoven atehere bej nje aleance me mark markun, fahri balliun, gjekmarkun, me superbolet e saliut dhe
    Na mesoni ke te votojme ne 25 prill

  6. Xha Mezini says:

    Mero Baze eshte analisti qe i afrohet me shume saktesise ne qarkullim.Per Albinin edhe pse nuk i pelqen rruga e tij politike e parashikoi fitoren e tij si dhe i dha rekomandimet e tij ne lidhje me ecurine.

  7. Pashai says:

    Mero,po më vjen keq të korigjoj Babain e analizës!
    Asgjë nuk ndodh rastësisht në këtë botë,Ç’do gjë është e programuar që të ndodhi ashtu.
    LDK ose ish PKK u vetëshkatërrua për të krijuar një pol të ri të përbër nga e “majta e re” dhe e “djathta e re” me dyshen Djallëzore Kurti-Osmani.

  8. Grand says:

    Ldk duhet lexoj mire kete editorial!
    Eshte pamflet dhe platform!
    LDK Ngjan tashme me Ps dhe Partite e Ballit ne Shqiperi!
    Ps diti te reformohet!
    Nano e mori PS mbas nje debati te veshtire per qytetar brenda PP.
    Kulture dhe burgosja e ngrit me larte figuren! Rama e mori me lufte PS.
    Prandaj ka sukses! Nuk eshte keq te jeshe Rilindas!
    LDK duhet ta konsideroj fat ardhmen e A. Kurti ( cilesuar si ekstrem i majte!) qe njeh debatin dhe provokimin njelloj si Berisha! Por nuk njeh dialogue! We eshte difekt i Madh ne shoqerise Demokratike! Pushtetin i Kurtit ngjan me SB dhe Pd ne 92. Parti qe sot eshte mbushur me servil, hajdut, intrigant Babale, mashtrues, gjumash, pijanec dhe njerez me vese te tjera.
    Lexojeni dhe zbatojeni Meron, nder analiste e mencure te Shqiperise! Thone qe dikur Fatos Nano vetem editorialet e Meros lexonte!

  9. Pragmatisti says:

    Nje bravo shume e madhe per vllezerit tane ne kosove ata treguan nje pjekuri te jashte zakonshme dhe nuk votuan per politikanet e koruptuar qe per vec rethit te tyre miqesor dhe interesit te tyre personal nuk i interesonte gje tjeter. Vllezerit tane ne kosove jane per tu mare shembull ne Shqiperi neve duhet te mesojme se si populli duhet te votoje per te miren e shumices. Ae pate qe vinin dhe votonin nga diaspora ata vinin per te zgjedhur njeriun e duhur per te miren e shumices se popullt sepse mergimtaret nuk kane ndonje interes personal tek politikanet por ajo qe i shtyn te bejne sakrifica dhe te paguajne me mijra euro per te vajtur per te votuar eshte interesi i shumices. Me vjen shume mire qe vllezerit ne kosove u treguan rrugen politikaneve te koruptuar.Kurse ne Shqiperi te vazhdojme e te votojme te koruptuar.

    1. bunkari i Lalziut sali qe qafonte vjose osmallia says:

      Pragmatist !
      i ke shume mire cfare thua por vetem nje shtojce qe eshte me kryesore

      Tek ne ka korrupsion si me Ramen por dhe vrasje kriminale si berisha per te cilen vjosa me albinin nuk e kuptoj pse kane shume simpati ker kete kriminel ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje