Përgjegjësia ka emër: Vetëvendosje

14 Shkurt 2021, 20:23Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Kanë ndodhur tre gjëra të mira sot nga zgjedhjet në Kosovë.

Së pari ka ndodhur ndryshimi i qartë politik. “Vetëvendosja” ka marrë mandatin, legjitimitetin dhe përgjegjësinë për të qeverisur Kosovën, sipas ‘exit poll’-eve të para.

Prej sot, mbaron periudha e përrallave populiste dhe demagogjisë patriotike apo spekullimeve me qeverisjen dhe fillon përgjegjësia ndaj Kosovës. Dhe tani përgjegjësia ka emër, quhet “Vetëvendosje”.

Së dyti janë bërë zgjedhje shumë të mira. Procesi ka qenë korrekt, konstruktiv dhe pa tendenca manipulimi deri në momentin e votimit. Të shpresojmë që kështu do të vazhdojë dhe numurimi, që rrezikon të bjerë nën euforinë e fituesit të shpallur.

Së treti ka ndodhur mobilizimi qytetar për të votuar. Një vend që ngrihet të votojë apo që bën sakrifica si diaspora e Kosovës për të votuar, është një vend që nuk vdes kurrë.

Sa herë që një vend bie në pesimizëm dhe depresion, nuk voton. Por kur ngrihen të gjithë të votojnë, do të thotë se ata nuk janë dorëzuar. Dhe këto zgjedhje e provuan këtë.

Debatet e mëtejshme me kë do ta formojë qeverinë “Vetëvendosja”, kush do jetë President, e sa do zgjasin negociatat, duhet t’ua kursejnë shqiptarëve.

Albin Kurti duhet të dëshmojë përgjegjësi për të formuar sa më shpejt institucionet, nën frymën e tolerancës dhe bashkëpunimit me të gjitha palët dhe të nxjerrë Kosovën nga hendeku ku e ka zhytur kriza e fundit politike, e cila ishte pikë së pari një truk i Albin Kurtit, për të arritur këtu ku arriti.

Kosova e pagoi çmimin e “vetëviktimizimit” të tij, duke ja kthyer një mandat më të sigurt dhe më të plotë. Tani Albin Kurti nuk mund të vazhdojë të hiqet më si viktimë. E vetmja që mund të bëhet viktimë e tij është Kosova.

Ndaj prej sot ai është i dënuar të jetë i përgjegjshëm, gjithpërfshirës dhe tolerant me gjithë faktorët e tjerë politik të Kosovës, pa të cilët nuk bën dot asgjë për të mirën e Kosovës edhe pse mund t’i ketë votat për të drejtuar shtetin e Kosovës.

Tani ai nuk mund të shtiret më, as si viktimë e Agim Veliut, as si viktimë e Hashim Thaçit, apo Riçard Grenellit, as si viktimë e ideve të tij “të mëdha” mbarëshqiptare.

Ai tani është thjesht përgjegjës për Kosovën. Përgjegjësia për Kosovën ka emrin e tij.

 

 

 

59 komente në “Përgjegjësia ka emër: Vetëvendosje”

  1. Altin says:

    Shume armiq shume nder! ? Urime edhe ty Mero, thelle brenda teje me VV je por edhe ti ke femije ne pune shteti?‍? Urime gjithe shqiptareve

    1. Alfred says:

      Mero djali, dergo nje mesazh urimi per Kosoven!
      Uroje Kosoven per kete mesazh qytetarie qe deshmuan me kete proces zgjedhor shembullor,ku,pa ardhe mesnata,palet humbese pranuan rezultatin dhe uruan fituesin! Zgjedhje model,pa vezhgues nga jashte. Ky eshte leksioni qe ne duhet te marrim dhe jo te nxitojme te japim leksione dhe te bejme prognoza se cfare do ndodhe neser!….

    2. K says:

      Problemi Albin eshte tani formimi i Qeverise! Do te zgjedhe njerezit e tij sic kane bere te gjithe shqiptaret ne histori apo do te beje nje qeveri teknicienesh pavaresisht nga bindjet politike qe ne ballkan kane emrin ,Dollare, Euro apo para! Duhet me shume horizont ne qeveri! Le te shpresojme! Afersia me Saliun dhe Meten nuk eshte shenje premtuese!

  2. duaje says:

    sakte Mero tani.

    1. Epirioti II says:

      Kryesorja eshte qe Kosova arriti ne vitin 1992 te Shqiperise. Tmerri pa fund i Albinit kandidat per kryeminister, arriti ne fundit e tmerrshem.
      Por lajmi i mire eshte qe ketu fillon e ardhmja.
      Shqiperia nuk e donte Berishen ne 1992 (nuk e ka dashur kurre), por i dha nje supermandat per te qeverisur, qe te merrte fund shkaterrimi i Shqiperise nga nje opozite e çartur dhe nje e majte e kokolepsur keq me te shkuaren komuniste.
      I urojme nga zemra Kosoves qe mos ti duhen 30 vjet sa Shqiperise, per te shkulur te keqen qe do mbjelli Albin Berisha2 Kurti.

  3. Bashkim says:

    E SIGURT FARE QE DO TA BEJE CARCAF DERI SA AMERIKA TI VERE KUFIRIN TE THANA.
    DO NGREFOSET SI KAPOSH.
    FATKEQESIA PER KOSOVEN DO TA KETE EMRIN ALBINLADEN.
    NUK ESHTE FAJI I TIJ ESHTE I KOSOVAREVE QE HEDHIN POSHTE LUFTETARET E LIRISE. HAKU I TYRE DO TI ZERE. ATA JANE HERONJVE E DJESHEM TE SOTEM DHE TE NESERM. ALBINI DO JETE NJE ABAZOVIC I RI I SERBISE.

  4. ymer janulla says:

    I dhe udhëzimet???
    Ke ndonjë gjë për të thënë për rezultatin?
    Si shpjegohet që nuk të dëgjoi njëri??
    Po partia jotë jugosllave e kombit kosovar çpati që nuk e votoi njëri?
    Mos vallë fitorja e kurtit do të jetë fillimi i platformës kombëtare të bashkimit?
    Si po e pret lobi grek në tiranë këtë kthesë?
    Po sikur edhe në shqipëri qytetarët të kërkojnë një shtet shqiptar më të madh??
    Mos dështoi gjë propaganda jotë ymer??

    1. 001 says:

      Falja ymerit
      Ai paguhej per tre editoriale ne jave nga armiqte e albinit
      I thuaj albinit dhe popullit te kosoves “Urime per fitoren”
      Se shqiperine e kane dhjere gazetaret jo politikanet
      Si thote goni tek al pazar
      Leku e hedh shuren perpjete.

  5. Qe te mos perseritet historia says:

    Dhe ne Shqiperi votimet e 1992-shit ishin te rregullta pa probleme, me fitore te qarte te PD-se.Deformimet e votimeve filluan me ideatorin SB.Shpresojme qe Albin Kurti mos te frymezohet prej tij ne te ardhmen,duke e patur dhe aleat shpirteror.Koha do ta tregoje.

  6. Shqiptar says:

    Eshte njesoj sikur ne Greqi ti kishte fituar zgjedhjet Agimi i Arte. Fitorja e Vetevendosjes eshte fitore per Serbine. Tashme Serbia do akuzoje Shqiptaret per irredentiste dhe luftenxites.

  7. Pato says:

    Mendoj se Albini ka per te te habitur dhe ty o Mero me punen qe do bej. Sa per bashkepunim do ishte katastrofe per VV te bashkepunonte apo te ndante pushtet me partit e vjetra. Sic shkruan dhe ti pergjegjsia eshte VV dhe duhet te jete e plote dhe pa bashkepunim.

  8. Zgjedhje demokratike says:

    Po mire ore, Kosova ben zgjedhje shembullore, rezultatet llogariten te jene gati nga mesnata, pa patur asnje incident. Nuk mund te shkoni ca veta nga Tirana te merrni ca leksione atje se si organizohen zgjedhjet, qe te mos behemi gaz i botes si ne zgjedhjet e dekadave te fundit?

    1. Nik says:

      Te lumte “Zgjedhje Demokratike” pyetje me shume vend por kujt t’ia besh, atyre qe s’duan te degjojne!

  9. 19 says:

    O mero ky filo serbi fiton se kosovaret vdesin per Titon dhe jugosllavine .e kan ne gjak sllavizmin.

    1. Ilirjan says:

      Albini fitoi sepse populli i Kosoves Brenda dhe jashte ne PERENDIM, NUK DURONTE DOT ME HAJDUTET MILIONERE,te gjithe PA PERJASHTIM. Populli ne Shqiperi, i duron dhe i VOTON AKOMA. Prisja sot, qe te uronin te pakten popullin e Kosoves, per zgjedhjet MODEL, pa asnje incident… Por hic… Vetem shprehje inati a percmimi PROVINCIAL.

      1. xhimi says:

        ai i gjati po ben gati nonje video 3d per investime madhore ne shqiperin fanar buze adriatikut..ose maksimumi nonje shkarravin nga ato te tijat qe ai i quan art ..E eshte shume i zene nuk ka mundesi te pergjigjet si nuk vidhen letrat e votat ne kosove nga te fortet e lagjes qe ai i ka aq miq ketej nga shqiperia jone socialiste …

        1. Ilirjan says:

          Miqte e tij dihen, sic dihen edhe miqte e te tjereve ne opozite. Njerezia i di dhe i dine edhe miqte e USA dhe BE. Le te gjejne gjuhen e perbashket me VV e te bejne me te miren per shqiptaret ketej e andej kufirit, nese jau lejon dhimbja e barkut, pasoje e luges se corbes. Dikush qe ka ngrene kazanin, duhet te heshte.

  10. Taulant says:

    Me ne fund nje lajm i mire nga trojet SHQIPTARE.
    U zgjodhen njerez jo te korruptuar.
    Zgjedhje shume te qyteteruara.
    Ne nga SHQIPERIA jemi shume larg ketyre standarteve…. jemi shume provincial e fodull .
    Fatkeqesisht neve na ka mbytur krimi ,korrupsioni e padituria.
    FALEMINDERIT KOSOVES!!!!

  11. Berati says:

    Uauu. Zgjedhjet pa mbaruar dhe Meroja po i kerkon hesap Albinit. Po mbylle njehete o izi. Pasi e shave e so le gje pa thene,marksist,komunist, islamik e ku shume kishte me shume shtoje ,tani kerkon pergjegjesi. Shikoheni ne daten 26 prill kur ti kerkoje pergjegjesi edhe Bashes pas ngordhjes se qenit te Surrelit.

    1. 001 says:

      O beratso
      Sa zure bashen ne goje e qelbe debatin
      Basha eshte kukull . Ai eshte kellef kari e nderon saliu sa here prishet
      Smjafton shembulli qe shiti detin?
      Te jete per bashen ishalla mer edhe 3 mandate te tjera rama

      1. Kobe says:

        O zero me xhufke..
        Po mire qe sna e dashke Bashen per km..po s’na e the ke do doje

        1. 001 says:

          Edhe ta them ty ti bole ngelesh se je me lulqimin

  12. : coli says:

    Pjesëmarrja në votlme afërsisht 47 përqind.Subjekti më i madh ka fituar gjysmën(dmth 50 përqind të gjysmës)Me një të katërtën e listës së përgjithshme të votusve krijohet qeveria për të qeverisur tre të katërtat e tjera.Cfarë demagogjie.pffff.

    1. Ilirjan says:

      Ato 2 te 3-tat e 3 te 4-tave, le te shkonin te votonin, nese nuk do te donin te qeveriseshin nga 1 e 4-ta… E thjeshte fare dhe DEMOKRATIKE. Nese nuk u do menderja te dalin te kontribuojne, te ushtrojne A-ne e DEMOKRACISE, 10 apo 30 minuta te kohes se tyre, per komunitetin, per te ardhmen e vet e te femijeve te vet, TE VOTOJNE!! ATEHERE nuk ka kuptim asnje diskutim. Vendi do qeverisur.

  13. Pato says:

    Vetem 1 ore pasi mbaroi procesi i votimit kane numeruar gati 1 milion vota ne Kosove. Me shume se gjysma e votave totale.

  14. Urojme WV-en says:

    @@RESPEKT per Zgjedhjet e Qeta na Kosove…..dhe le te shohim se c´fare do beje Albin KUrti….Urime..
    Por Ne Shqiperi ka nje “Problem ” te Madhe Opozita,sepse nuk ka si te Justifikoj HUmbjen me 25-Prille…qe te merrte per shembull KOsoven,per “Manipulime” dhe “Vjedhje”..duket se Kosova ja ka Mbyllur Gojen Harbuterve te POlitikes Shqipetare:Fillo na LIke Floriri, Berisha dhe Basha….lol

  15. Shqiptari says:

    Mirmbrema

    PO perse ti o i nderuar botues i gazetes ”TEMA “, po kerkon sot pergjegjesine per Kosoven,
    PO per 20 vjet perse nuk e ke kerkuar pergjegjesine per ata qe kane qeverisur Kosoven.
    Perse ju erret gjykimi
    Perse ju vret syte fitorja e Albin Kurtit.
    Nuk po shkruaj më sepse e di qe nuk do ta publikoni komentin.

  16. Urime Albin! says:

    Ja edhe cudia e “fjaleve te medha” patiotike dhe veprave “nen rrogoz” kunder Kosoves mbaroi ashtu sic pritej. Albini fitoi i vetem! Ai mundi “terroristet” e UCK, “titstet”, “shitesit e trojeve shqipte”! Ai mundi gjithe armiqte e Kombit Shqiptar! Ai mundi Ameriken dhe Evropen te marre se bashku!. Trimeri e padiskutushme dhe zgjedhje e guximshme e popullit Shqiptar te Kosoves! Cudia mbaroi dhe Albini ka tere”tepsine” per vete.
    Dicidura me e madhe do ftjellohet shpejt. Kurioziteti me i madh do zbulohet. Albinit i duhet te ngreje ekonomine si piken e pare te programit te tij. Ai ka edhe 10 pika te tjera per te realizuar. Vrima e fundit e kavallit per te eshte “njohja reciproke”, sepse ai “ndjek deshiren e popullit qe e zgjodhi”, i cili e rreshton “njohjen reciproke nen udheheqjen e Bajdenit” si prioritetin e 8 te tij… Arritja e prosperitetit te Kosoves duke kaluar ne rrugen e “reciprocitetit me urdher te Albinit” dhe jo ne rrugen e “njohjes reciproke” sic mendon Amerika, do jete edhe cudia me e madhe. Shume shpejt do degjojme se si ai do “kordinoje” per e arritur kete prosperitet. A do “detyroje” Ameriken dhe Evropen te ecin sipas axhendes se Albinit, apo Albini kete rradhe do jete nje qeveritar I pergjegjshem, mbetet per tu pare. Pikerisht ne kete pike do “thyhet shtiza” e betejes se Albint me boten. Ketu do tregohet ne se ai vertet mendon me “koken” e tij, apo fitorja e tij ishte thjeshte nje “manipulim” i “inteligjeces artificiale” me shtabin ne Beograd.
    Uroj atij suksese dhe durim. Shembulli me i keq eshte Sali Berisha, i cili nuk degjoi boten por “inteligjencen artificiale” qe e coi Shqiperine ne lufte civile dhe gati e ndau ate ne dy pjese. Shpresoj se Albini do jete I “lire” te mendoje me koken e vet dhe per te miren e Kosoves!

  17. Albi_I says:

    Gari, mire je? Futi nje pershesh tani, se e pe sa shume ta vune veshin ne Kosove.

    Natet gari!

  18. I lir says:

    Qendrimi i vazhdueshem refraktar i yti ndaj VV eshte plotesisht i njejte me ate te heroit tend te Tiranes.

  19. Shenjestra says:

    Qe neser Albini do shkoi te idhulli tij ne shqiperi,Sali Berisha, t’i bjere ne gjunj dhe te marin bekimin e tij.Ai do pyesin Berishen se si duhet drejtuar Kosova.Mendoj se kjo ka per t’a groposur Albin Kurtin.Keshillat nga nje jeri qe eshte kriminel shqipetareve,jane krejtesisht pa vlere.

  20. fuati says:

    Te tilla fjale u thane dhe heren e pare, Albin Kurtin e ben hero, zgjedhjet gjithashtu te shkelqyera por qeveria e Kurtit rrojti sa lulja e kungullit…
    Te shohim sa dite do ta mbaje kete here…..??

    1. Fuat tuafi says:

      Vertete rijtinsa lulja r kungullit se kryekungulli i amerikwa qe ait ka shkuar ne pidh te semes ne florida nuk mblodji kungulleshkat e kosoves dhe shqioerise per ta qire ne buthe kosoven! Por i hengren mutin! E kuptove o loqe pa vrime!?

  21. cufi says:

    Albini dhe vjosa do jene udheheqesit e rinj te opozites se djathte ne Shqiperi ,sepse vetem ata mund te perballen me Edi Ramen ne 2029. Natyrisht qe edhe ata do jene humbes perballe PS dhe rames ,ashtu si aleatet e tyre sali,lul,like and co.

  22. E lehte ta maresh pushtetin,e veshtire ta mbash says:

    Pa u shuajtur fara e SB ne Shqiperi nuk behen zgjedhje te drejta dhe te ndershme.Zgjedhje te tilla Jane bere vetem ne 92-shin kur Saliu nuk e kishte provuar akoma pushtetin.Prania e tij ne skenen politike Shqiptare vetem e ka sabotuar procesin zgjedhor,per rrjedhoje rregullat e lojes demokratike.Albin Kurti akoma nuk eshte provuar,se zgjedhjet ne Kosove i kane bere qeveri te tjera.Fakti qe kundershtoi vendimin e Gjykates Kushtetuese nuk premton shume pozitivisht tani qe mer pushtetin.Po morì keshilla nga SB do ta qelbi dhe Kosoven.

  23. Andreas says:

    O Mero a nuk eshte me mire te heshtesh? Populli e votoi ne menyre bindese VV dhe vullneti i popullit eshte vullneti i arsyes. Se ju jeni amerikanofile dhe keta te VV jane gjermanofile kjo eshte tjeter ceshtje…

  24. Shqiptar says:

    Dèshtimi dhe hajdutèria, paaftèsia dhe korrupsioni, varfèria e popullit dhe majmja e Gjiknurève,,bèrjae shtetit leckè,tè gjitha kèto, kanè po ashtu njè emèr,,,,,,EDI RAMA dhe brekushet e dhjera ku jeton Ymer Baze.
    Kosova votoi, me dinjitet. Rezultati flet vetè dhe nuk ka nevojè pèr ekspertè dhe analiza.
    Ne nè Shqipèri, do vazhdojmè tè dègjojmè pèrralla me Veting, PPP me klering apo qeverisje qenefi qè kudèrmon dynjanè.
    Albin Kurti, vetèm se ka filluar tè lèshojè hijen e tij nè Tiranè.
    Pèrgjegjèsia paskèsh njè emèr, na sugjeron Ymeri i brekusheve.
    Po Ymer, pèrgjegjèsia. Èshtè ajo qè ju ka munguar dhe vazhdon tu mungojè hajdutève nè pushtet, qè zotrote je pjesè, po ashtu.
    Pèrgjegjèsia , kèrkon qè hajdutèt tè identifikohen dhe ti kalojnè drejtèsisè.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Cfare drejtesie do ti kalokan keta kur sipas teje vet Sistemi I Drejtesise qenka nje perralle ?!?! Ik o tope ik se bie vet ne kontradite me ato qe shkruan.. Si nuk ka filluar te leshoj hije nje buzequmesht nga Kosova.. Trap zalli..

  25. Kozmo says:

    PER HIR TE SE VERTETES, ALBIN KURTI ISHTE VIKTIME E THACIT ME SHOKET E TIJ DHE NE FUND, VIKTIME E PEDERASZIT GRENELL. DHE JO SE AI HIQEJ SI VIKTIME, ASHTU SIC E THEKSON MERUA.

  26. Olimpia says:

    Urime VV dhe natyrisht Albinit dhe Vjoses.Mero me modesti te kam thene,mos fut hundet ne Kosove.Ti dhe gjithe shpura mediatike.Aq me teper nuk duhet te perzihen krimineli Berisha,don Meta por edhe Rama.Sikurse edhe Prishtina nuk duhet te fuse hundet ne Tirane.Strategjia e integrimit te kombit nuk duhet ngaterruar me veprimtarite politike te seciles pjese te shqiptareve te cilet per fat te keq jane akoma te coptuar ne disa shtete.
    Cfare del nga fitorja……?
    E para..shqiptaret e Kosoves jane te lodhur dhe te dizilozionuar nga nje klase politike e cila ka keq qeverisur per afro 20 vite.Politikat krahinore,subjektiviste,ku hiperliberalizmi klientelist ka demtuar rende zhhvillimin ekonomik ,shoqeror ,ka krijuar pasurim te skajshem ne nje krahdhe mbetje ne varferi te shumices kane deshtuar .Fitorja e VV eshte thyerja e tabuse se e djathta dhe klientelizmi nuk jane me shumice ne Kosove..
    E dyta…Perpara VV dalin dy detyra te medha,Realizimi i transformimeve ekonomiko shoqerore ne dobi te vendit dhe shumices,lufte pa kompromis korrupsionit dhe klientelizmit,modernizim i vendit,
    E treta…Realizimi i nje poiittike te jashtme ku synimi duhet te jete strategjia per zgjidhjen e problemeve me Serbine ne perputhje me te drejten nderkombetare,me ekuiliber,duke veshtruar larg.Kjo duhet bere ne akord te plote me SHBA dhe BE me zgjuarsi,pa nxitim por edhe pa zvarritje.Per kete duhet qe VV te krijoje nje Keshill Kombetar me pjesemarrjen e te gjithe faktoreve politike dhe shoqerore dhe ne konsultim te vazhdueshem me te gjithe faktorin mbarkombetar,
    E katerta..Fitorja e VV ne Prishtine dhe ajo e parashikuara e PS ne Tirane por edhe rritja e te majtes shqiptare ne MV deshmojne se shqiptaret jane ne nje fare historike emancipimi politik dhe shoqeror mbarekombetar.Analizat politike te mediave mediokre ne Tirane apo te politikaneve te te gjithe kraheve ngaterrojne deshirat e tyre primitive me zhvillimet e pashmangeshme historike.Ne se dikush mendon se me ndryshimin ne Prishtine do te ndodhe ,,ndryshimi,,ne Tirane ne favor te kriminelit Berisha dhe don Metes do te zhgenjehet rende .Ne Shqiperi gjithmone e majta ka qene,eshte dhe do te jete shumice abso.ute..Ne 25 prill fiton PS pavaresisht kush e drejton .Kete duhet ta ngulisin mire ne mendje idiote primitive ne Tirane.
    Natyrisht Mero duhet te kuptoje se Kurti apo Osmani duke mbajtur ne kurriz pergjegjesine e madhe nuk do te vazhdojne fushaten edhe pas fitores dhe nuk besoj te perserisin idiotizmat politike te bere ne vizitat e tyre ne Tirane.Ashtu sikurse e gjithe banda mediatike e Berishes dhe Metes te mos shpresojne realizimin e endrrave te cmendura te rikthimit te tyre ne pushtet pa zhdujen e Berishes dhd don Metes nga politika.

    1. Vedshehu says:

      Tamam, por e majta socialiuste e Shqperise nuk ka arritur te behet e majte per nje Socializem Demokratik ekuivalent i Kapitalizmit Demokratik EuroAtlantik me menyren si barazohet plotesisht me Berish-Nano/etj ne gjitheshka te keqe dhe te lige qe vazhdon qysh nga koha e kundershtimit te Kultit te Individit. Edhe Shqiperise i duhet nje e majte tjeter dhe aq me teper, nje e djathte qe te asgjesoje grupimin e qelbur te ashtuquajtur “e djathte e qendres”.

    2. Ilirjan says:

      Olimpia… ??????

  27. Edlira says:

    “Ike Mero Fizi me gjithe tespih’e Tosum Bac!”

    Kosova votoi per Albinin☝

    Tani komento VV ne mengjes-dreke-darke dhe piji lengun komenteve te tua “largpamese”! ??

  28. astrit says:

    Urime qytetareve te kosoves per besimin qe kane te VV. Si ralle here jam me logjiken e Meros, ne frazen qe tani pergjegjesine per qeverisjen e Kosoves e ka Albin Kurti. E sakte, Albini e kerkoi pergjegjesine, ja dhane pergjegjesine,te tregoje qe nuk eshte si te tjeret.

  29. Emiljano says:

    E mor Mero si e kthen pllaken ti,ske faj je mesuar ne Shqiperi qe ke bere cirk nga te gjitha anet

  30. Taulant says:

    Ne KOSOVE zhvillohen zgjedhje si ne EVROPE ndersa ne SHQIPERI punohet qysh te vidhen zgjedhjet ….ndryshim shume i madh.
    Hiqemi edhe si te qyteteruar kur jemi shume injorant,fodull e fshatar ne krahasim me KOSOVEN.
    Shume faleminderit KOSOVES dhe duhet te mesojm prej saj .

  31. Anarkisti Albin me tepsi ne dore says:

    Urime shtetit te Kosoves per zgjedhjet e lira e demokratike dhe pa incidente,shembull qe do ishte mire ta ndiqte dhe shteti ame.Atje anarkistet e vetvendosjes nuk kishin nevoje te benin manipulime apo incidente,sepse fitorja ishte e dukeshme,megjithate bravo te gjithe popullit kosovar dhe KQZ-se se Kosoves per rezultatin shume pozitiv te zgjedhjeve.Sa per Albinladenin,sic e etiketon me lart nje komentues,shenjat se eshte nje anarkist i cartur i ka dhene prej vitesh,kur digjte parlamentin edhe e shnderronte ate ne nje cirk dhe eshte e veshtire te ndryshoje.Fitoi i vetem perballe te gjithe kundershtareve dhe shenjat jane qe ai te dale kunder Europes e Amerikes dhe deshires se tyre per mbylljen sa me pare te konflikteve sidomos me Serbine.Te shohim.Deri tani Albin Anarkisti ka patur si busull politike te tij udhezimet e Sali -Metajt e Lyl-Monikes dhe ka bere ato qe kane bere ketu te dy bandopartite opozitare shqiptare.Tani qe ai e ka tepsine te teren te veten do shohim nese do vazhdoje ne te njejten rruge apo do beje ate qe kerkojne qytetaret kosovare te cilet e votuan! Une jam pesimist dhe besoj se prej Albinladenit dhe Albinit me fustan do zhgenjehen dhe ata me entuziastet !

  32. katarakti says:

    Populli i Kosoves foli. Fitoi nacionalizmi, kryelartesia, deshira per te pare drejt te ardhmes, per te ringritur vendin. Rruget e qyteteve te Kosoves dje ishin mbushur me flamurin kuq e zi. Dhe ate amerikan. Nuk e pashe gjekundi flamurin me mballoma qe bota ia beri peshqesh Kosoves. Veglave te Janulles dhe armiqve te bashkimit kombetar u ka rene bytha ne uje dhe nuk dine cfare te thojne! Albin islamisti, Albin marksisti, Albin spiuni, enveristi dhe maskaralliqe te tjera. Por Kosova votoi per te ardhmen e vet pa ua varur korbave zi -ndjellese. Kosova e udhehequr nga Albini do jete ku e ku me e zhvilluar se ajo e udhehequr nga LDK-ja kolaboracioniste dhe PDK- qe e perdorte te kaluaren e saj te lavdishme per te fshehur paaftesine dhe hajnine e saj te tanishme. Populizem eshte nje fjale e lavdishme. Qe do te thote se vepron sic do populli dhe jo elita e korruptuar. Bravo Kosova.

  33. Taulant dautllari says:

    Mero pergjegjesia kur do kete emer eeeee ne 25 Prill 2021 ketu ne Shqiperi o mero trimi .Se gjer tani as pergjegjesi e as ndeshkime i do me radhe na 97 tjeter …..gerdeci ….21janari ….floriri …. vazdojme me …..ppp .te e milionave te rilindjes apo keto te rilindjes nuk jane pergjegjesi o mero trimi si vrasi dhe ajduti o mero trimi ta mbyllin deren shkruaj njehere te vetme te verteten o mero qe te jesh tamam gazetar dhe jo anetar partie

  34. Taulant dautllari says:

    Mero pergjegjesia kur do kete emer eeeee ne 25 Prill 2021 ketu ne Shqiperi o mero trimi .Se gjer tani as pergjegjesi e as ndeshkime i do me radhe na 97 tjeter …..gerdeci ….21janari ….floriri …. vazdojme me …..ppp .te e milionave te rilindjes apo keto te rilindjes nuk jane pergjegjesi o mero trimi si vrasesi dhe ajduti o mero trimi ta mbyllin deren shkruaj njehere te vetme te verteten o mero qe te jesh tamam gazetar dhe jo anetar partie

  35. katarakti says:

    I vetmi mesim qe del nga zgjedhjet ne Kosove eshte se edhe Shqiperia sot ka nje nevoje uluritese per nje parti te majte nacionaliste. PS-ja nuk eshte parti e majte, pa folur ketu per partite hajdute, shkaterruese dhe vrastare PD dhe LSI. Mbeshtetesit e Berishes dhe Metes gezohen kot. “Skenari” kosovar nuk do mund te implementohet ne Shqiperi. PD-ja dhe LSI-ja i ngjajne me shume LDK-se dhe PDK-se sesa Vetvendosjes. Me 25 prill shqiptaret do te rivotojne PS-ne si e keqja me e vogel. Duke shpresuar te krijimi i nje partie te re kombetare popullore. Qe do i kthjeje shtetit rolin primar ne ekonomi. Shqiptaret jane lodhur nga sistemi i tanishem demon-kratik. Nga mjeket dhe gjyqtaret peshkaqene, nga politikanet e pabese dhe hajdute. Shqiperia ka nevoje per “duar te pastra”.

  36. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    Se katerti dhe me kryesorja,Mero:
    Sipas kokes,vuri dhe festen ai popull!
    Duan te vazhdojne te hane buken e kaurit (Perendimit kristian)dhe te vazhdojne ti falen turko-arabit,sic kane bere per peseqind vjet rrjesht.
    E provoi al-bini para disa kohesh si kryevezir dhe ja ngriten patkonjte mbas disa muajesh,por keshtu dhe te tjere para tij.
    Mirpo si fillim dhe kete here duhet respektuar vota e islameve laraman(te konvertuar) ne nje karikature demokraci.
    Pa le kerkojne dhe Shqiperine ,kur nuk mbajne dot, as dhe vendin e tyre te vogel, ku ne realitet ne mendjet e tyre cfaqet Arnautistan i madh i anadollit,vendosur ne token Europiane.
    Vetvendosje,qe do te perfundoje si me pare ne nje vetvrasje.

    1. Thanas Tona says:

      Ta paska bèrè tètèmè Janulla, o çoban dhishè, ta paska pshurrur atè qè pèrtyp, 300 EVRO evgjit.
      Kinezèt, paguajnè 320, dègjova dje. Bèhu kinez,,,,@shteti me nargjile. Ti, pèr ato 2 lekè e bèn çdogjè. Edhe nènè e babè i shet, nuk e ke problem.
      Nuk ka pyll pa derra. Ti, je derri ynè.

  37. VATRA says:

    Ndrshimi i duhej Kos.por jo me demagog si Vjosa O. që vjenë nga nji klan ma inkriminusi në Prishtinë ku idelizon njeriun që mori përgjegjësi të madhe për Kos .por që për një Decenie e çoi ate në piken ma të ulët gjatë gjithë historisë mjafton të kujtohen largimet biblike dhe kur edhe ndërkombëtarë u angazhuan për ta shpëtu nga gjenocidi ai dhe obori i tijë 50 veta ikën dhe e lanë popullin në flakën e luftes dhe i njejti kthehej dhe në rrethana paqe vend se Kos. ti japte llogari i kërkonte pushtetin po sikur Millosheviq të arratisej gjatë sulmeve të NATO serbët do ta pushkatonin urime Kos. për 8 vite Rugovisten e dyte

  38. Agim Sinoimeri says:

    Mero Baze, e boton APO nuk e boton kete koment s’eshte fare e rendesishme, sepse une nuk dua te merrem me broqkullat e tua te cilat jane perplot insinuata me arome tradhetish kunder shqiptareve, para se gjithash te atyre te Dardanise. vetem nje fjali dhe kaq: para pak ditesh shkrova nje broqkulle te pakriposur, ne diten me diell, pa fije turpi: … ai 10% i shqiptareve ne Kosove qe perkrah Albinin!!! Ej langosh, ku Jeton ti, mundohesh te mbulosh diellin me shoshe. A ka fakt tjeter me te madh se kjo rrene e kulluar???!!! Po pse nuk i zë ngoje fare hajdutet e kriminelet e Dardanise te cilet popullin e ketushem e rjepen permbi dy dekada, pse nuk shikon ne kete kend? A e di ti se Hashim Thaçi e Kadri Veseli akuzohen per krime lufte dhe krime kunder njerezimit dhe ate, mbi te gjitha, kunder kundershtareve politike, shqiptareve, vetem pse kane qene shume te zote dhe kane menduar ndryshe!!! Turpi te ka mbuluar o njeri!!!

  39. Vedshehu says:

    Shprehje madheshtore e kohezionit te Shqiptare tamam sipas tradites te Kuvendit me Bese dhe vetevendosje per mirekuptim reciprok drejt progresit ne trojet e Ballkanit qe, ketej e tutje, do te urtesohet prej asgjesimit te nderhyrjeve ne kohezionin qe krijon Besa e
    mendimit te matur shume here dhe te shprehut nje here “Fjale e dhene” si poresi hyjnore e modelit Biblik.

  40. Velo says:

    Populli i Kosovës e tha fjalën e tij për Kurtin. Ishalla nuk do ndjekë këshillat dhe shëmbullin e Berishës. Urojmë suksese në qeverisjen e vendit.

  41. Katundkar Kenetari says:

    Pa e dhjere shkrimin tend or Mero Koqja nuk e len!!!
    Albini,sipas babunes tende, paska truku, eahh?!
    Pirdh or Mero pirdh!!!Ke ken kundra Albinit dhe Vjoses shume kohe ma pare.U zgerlaqe or koqe kandari.
    Shko dhe lepija kokrrat Edmutit te ridhjerjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje