Nga Mero Baze
Ajo që bëri Partia Demokratike më 2009, ishte një gjetje që e kapi në befasi Partinë Socialiste, e cila me sa duket ende nuk e kuptonte sistemin që kishte firmosur Edi Rama me Sali Berishën.
Sali Berisha e dinte çfarë kishte firmosur. Listat e përbëra brenda një koalicioni, prodhonin mandate për partinë kryesore.
Kështu, ndërsa Edi Rama zboi natën e fundit nga kolacioni edhe LSI-në, që ishte faktor i rëndësishëm në opozitë, PD mblodhi një tren me 40 parti, në pamje të parë inekzistente, por që i sollën asaj rreth 110 mijë vota në finale, të gjitha në favor të PD. Kështu arriti të maksimalizojë një rezultat që nuk ishte politik, por taktik.
Dhe PD, bashkë me LSI që zboi Edi Rama, ja dolën të bëjnë Qeverinë bashkë.
Kjo histori mori fund më 30 korrik të këtij viti. Parlamenti, falë bojkotit të Lulzim Bashës, miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që bashkë me marrëveshjen e 5 qershorit, i heqin mundësinë partive të vogla të prodhojnë mandate për partitë e mëdha. Secila prodhon mandate për vete, ose hynë në një listë me partinë e madhe.
Lulzim Bashës duhet t’ia sqarojë dkush këtë. Koalicioni i tij fiktiv me parti inekzistente dhe persona të inkriminuar, që u detyrua t’i heqë pasi u thirr në Ambasadën amerikane, nuk funksionon më.
Ato parti nuk kanë as individë me reputacion, dhe as ndonjë emër të mirë si parti në publik që të ndihmojnë PD-në. Përkundrazi, ngjallin më shumë dëshpërim kur i shikon të rreshtuara pas PD.
Nga ana tjetër, ka rënë sistemi kur ato motivoheshin të merrnin votat e tyre brenda koalicionit. Akush nuk e di sa vota mund të marrin ato brenda koalicionit, përveçse nëse ndonjë qytetar rrethon emrin e ndonjë kandidati të tyre që ka në listë. Pra ato shtohen në listë thjeshtë si një taksë për PD, dhe jo si një ndihmë për të
Lulzim Basha kishte shans të bënte një listë dinjitoze, qoftë dhe duke marrë emra nga shoqëria civile, apo parti të vogla.
Por ai ka bërë një listë të vjetër e të konsumuar, që është afërisht lista e Këshillit Bashkiak të 2003 në Tiranë, dhe një aleancë qesharake me parti që të prishin punë.
Ndoshta dikush i ka thënë se PD kështu fitoi më 2009, duke futur 40 parti të vogla kot në listë. Ashtu fitoi vërtetë, por ishte sistem tjetër, i bërë qëllimisht, si e vetmja rrugë për të fituar PD.
Falë bojkotit të Parlamentit nga Lulzim Basha, Edi Rama ishte i lirë ta hiqte këtë padrejtësi nga sistemi elektoral.
Është mirë që t’i shpjegojë Bashës dikush, që ka ndryshuar Kodi Elektoral falë bojktoit të tij dhe Edi Rama i ka bërë të pavlefshme partitë e vogla brenda një koalicioni të madh. Nuk i duhen më askujt. Përveç Lulit, që do të mos duket vetëm.
Nuk e bëj per te arritur fitoren por për të ndarë humbjen
Nga Hollanda ty të prunë
kukull je, kukull të vunë
gunë ke, por nuk ke punë
rri gjersa të fusin drunë.
.
Ti e di se sa u lodhe
mutrat në një vënd i mblodhe
i mblodhe nga anë e anës
do Maksimizoni të Ramës.
.
Po ku vajti dopiogjashta
LëSëI mbeti përjashta
Partinë e ilir Hajdutit
nuk e nxite boti i mutit.
…….
Monë moj, që nuk ke shoqe
LëSëInë na e shkërmoqe
katandisur kashtë e koqe
Tre milionë nga një gëlboqe.
.
Po plakesh e dot s’u poqe
moj shoqe e kallamboqe
të mbeti burri garroqe
ato tru që kish ia hoqe.
Sa kam qeshur me bejtet e tua o birbil i jugut.
Drita vuan per buken e gojes, shendetin e ka nga manalli. Eh more Lul domatja, kur ishe i vogel skuqeshe kur te kapnin ne faj, tani as skuqesh e as zverdhesh, je pa ngjyre, pa ere, pa peshe, je thjesht nje kondom i tejperdorur i Saliut.
Nje tjeter e vertet dhe qe do te shihet me 25 prill eshte zhdukja e LSI nga harta politike sepse ky sistem zgjedhor nuk i jep asnje mandat ne rrethe pervecse ne Tirane dhe aty me shume dyshime. Megjithate e verteta me e madhe dhe me te vertet dikush duhet qe ti shpjegoj Bashes eshte se shumica derrmuse e ketij populli nuk e do ate dhe nuk shohin dot me sy aleatet e tij sharlatane. Sa per Moniken dhe Ilirin ky popull si te majte dhe te djathte i duan ne burg me e pakta aq shume i urrejne. Nuk te ben kodi zgjedhor fitues por vota e njerezve.
Po ai juristi I famshem I bashes ilvi kasovici. A e din kete?
Po Nafije Sudja mamadhija ne delir te plote , ne ekstaze , deklaroi mbreme se do marre 100 mandate. 100 mandate as ne enderr si ka pare Fallxhorja kur sondazhet e deritanishme e kane treguar qarte se leshilikes e ka marre rrugen e mutit se perkrahja nga elektorati ka zbritur ne 2 % nje rezultat qe ne menyre shembullore e con leshinelikes per skrap. Pra dhe mond bektagjiu i kulmakut te dale dere me dere me gruan me te urryer per shqiptaret, me llapaqenen, me te lajthituren , me mashtruesen nuk e shpetojne lesheline nga fundi katastrofik qe e pret me 25 prill. Me thoni o njerez nje minister model, nje drejtor model, nje bashkiak model qe ka bere emer kur leshelija ishte ne pushtet. Te gjithe superhajdute , sot te pandehur te gjithe per vjedhje dhe korrupsion.Dihet shitja e cez. Tek ceket si eshte perzier leshelija me Ismailin qe eshte ne burg, rruga Elbasan Tirane qe u la rrugeve fondet u vodhen. Pra fallxhorja doktoresha horoskopike po shkon me shpejtesi drejt fundit politik qe lexohet qarte me mbeshtetjen 2% ne elektorat dhe braktisjen totale deri ne shkermoqjen e saj te plote. I perjeteshem qofte kujtimi i Kejdi dhembcakalles , Erisa hundpinokes, Kajda gjoshes surratnallones qe qe e qan fare pogonishten dhe baftjarin me raki skrapari.
Hahahahahahahahahaha……..
Me k`naqe Raul…………do ta jipja i Kafe po te te njihja…….
Me falni Po ku qendron problemi ketu ???
A nuk eshte se ju ate doni ???
Qe opozita te humbë zgjedhjet. !!!!!
A nuk don ymeri qe te fitojë naltghatësia ne menyrë qe te mos i nderpriten financimet.
Lereni opoziten ne rrugen e vet te “mbrapshtë “ dhe vazhdoni ti beni jehonë arritjeve madhështore te rilindjes.
Me gjithe keto arritje zor se do kete ndonje shqiptarë te ndershem qe te ja japë voten.
Petrit maloku
Ju shpellarët cylës në një vrimë I bini, ju ka përdhunuar trutë Saleh serbi të gjithëve… Jeni që të gjithë bagëti e bujqësi…
Henk unë do të kisha cituar jo bagëti e
bujqësi por do citoja në perkthim:
HAJVANLLËK VE ÇIFÇILLËK,kaq.
vër ndonjë presje në titull se ke harruar këtë herë!
Thuhet vur !
E ka mirë Gjuha. Mund të thuhet “vur” në dialekt, por shkruhet vër.
Eee, por këtë herë është mjaftuar me termin e cunguar (t’i) në vend që gjuha shqipe e kërkon (t’ia). Pra forma e saktë: “Dikush duhet T’IA shpjegojë Lulit…”. E bëra T’IA me kapitale që të duket se ku rreh çekani.
“Ver” e ke shume mire, sepse folja “ve” zgjedhohet njelloj si folja “ze” (ne tabelen ne fund te fjalorit), por duhet te na sqarosh se ku duhen vene presjet ne titull. Une nuk shoh ndonje vend se ku duhet vene presja.
Mero:me demek po kerkon “tja Fusesh ” PS.se duke Ndihmuar Lulezim Bashen?????????”Jazek” me te qofte Mero Baze….se sa do qe me Vonese ja “Ngule” ne Mendje Lulezim Bashes,une ja thace me Pare…dhe Basha vete shkoj dhe pa Filxhanin e Kafes te Zeqije-Hanemi ne Selite te Vogel…dhe i ka dale se do te jete Kryeminister me 25-Prille..ja i tha Zeqije Hanemi:Ketu je ne Maje te Filxhanit dhe i Hipur ne maje te Plehut,dhe ky ketu je ti-pra “Kaposhi” qe po Kakarite i Gezuar……..me vonese Mero:kesaaj Radhe Lulezim Basha…ka “Keshilltare” me te Afte se ti…lol
Keshtu e bene dhe radhen e pare
Shume te panjohur ishin ne radhe
Disa si njifnin as grate e vete
Kta i futen ne liste per deputet
*
Menduan se i kishin nga fundi
Dhe keta do ti kishte zene gjumi
Dhe kurre u ngeci gozhda ne share
Keta te paret na dolen ne rradhe
*
Na mbushen vendet ne parlament
Ketegorie e dyte deputet PD-iste
Edhe pse vinin nga e njejta liste
Pd i shante per deputet te piste
*
Prape keshtu dhe kete here
Avazin e vjeter po e vazhdon
Njerez qe nuk kane asnje vlere
Ne listat e saje po i cone
Sic thua Mero gje skane kuptur
Ligji izgjedhjeve ka dryshuar
Keta mbase nuk behen deputet
Por nuk i sjedhin aspak bereqet
*
Ka aty dhe ca kryetar partish
Qe i kane futur te paret ne liste
Keta mund te behen dhe deputet
Por se kane me djersen e vete
*
Edhe bleta qe ka shume pak tru
Ka miliona vjete qe e ka kuptuar
Vret meshkujt ne kosheren e vete
Se i hane qylate mjate qe mbledh
*
Prandaj dhe ju kure ta kuptoni
Radhet tuaja do ti pastroni
Lista me demokrate te vertet
Dhe jo qylaxhinje te pa bese
Une mendoj se po te therritet per ndihme Profesor Kac Islami me sistemin Spanjoll, mund te fitoje 1 Deputet LSI
Shume e kendeshme eshte te lexosh komentet e lexuesve. I kalojne me shume humor ngjarjet politike, shumica jane te majte dhe kjo me gezon. Humor bejne njerezit e zgjuar.
Per kete radhe iku, te shohi nga 2026 se mos ben ndonje gje !
Po,edhe une kur prej lang e pashe se si po mblidhte Luli gjith ato parti po thojshe me vehte :pse e ban ky kte pune kur ligji ka ndryshue?? Mandej thojshe me vehte se Luli dicka din prandaj e ban ate pune! Sic duket per Lulin edhe tash qe ka ndryshue ligji elektoraal shumzimi 7X7= persersi per ate bajn 42. ??????HAHAHA
Bravo ‘Gopisti i Nishrakut ‘ , paska prape artista ne Shqiperi
Ha ha ha. .I madh Gopisti. Të jesh i me jetë.