Skandali i klubit "Partizani” dhe një guidë për “karrierë” në PD

19 Shkurt 2021, 18:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Aldo Bumçi do ishte harruar si politikan, po të mos i kishte trokitur fati në derë një ditë kur ishte ministër Drejtësie. Shkëlzen Berisha, sipas dëshmisë së sekretares së tij para prokurorit, i shkoi në zyrë dhe i kërkoi që aprovimin për marrëveshjen e Gërdecit, që duhet të jepte Ministria, t’ia çonte dhe atij në një faks privatisht. Dhe ashtu bëri. Pasta ai faks u kap nga Prokuroria, dhe kërcënonte seriozisht fatin e Shkëlzen Berishës.

Aldua, që ndërkohë ishte hequr nga ministër, u rikthye në detyrë, u mbajt afër dhe 15 vjet më vonë. Sot ai udhëheq ekipin e PD-së në Tiranë, falë atij “fati” që i trokiti në zyrë, edhe pse po ikën dritat ai nuk gjen dot shtëpinë në Tiranë.

Enkelejd Alibeaj po ashtu. Ai ishte në atë kohë drejtues i Departamentit Antikorrupsion në Kryeministri dhe përmes email-eve zyrtare udhëzonte institucionet se si ta formulonin kontratën e Gërdecit, që i duhej djalit të kryeministrit. Dhe ato mbetën në dosjet e Prokurorisë, por i bënë Alibeajt një shërbim të madh. Ka 15 vjet që rri në politikë në PD, pa asnjë rezultat, por vetëm si dëshmitar i Shkëlzenit.

Historia e klubit “Partizani” e përforcon këtë rregull. Aty shfaqet emri i Oerd Bylykbashit, “njeriut të ri të PD”, i cili po ashtu ka udhëhequr procesin, se si familja Berisha të rrëmbejë klubin “Partizani”, në emër të dhëndrit të vet. Ai qëndron pas udhëzimeve për shantazhe ndaj gjeneralit dhe zyrtarëve që nuk pranojnë të nënshkruajnë.

Është një dëshmi e besueshme, se ai është gati të sakrifikojë për “Familjen” dhe për këtë është shpërblyer. Edhe pse nuk kishte asnjë lidhje politike me PD dhe vinte nga një familje ultra e majtë e Durrësit, ai u integrua në PD dhe vazhdon të jetë akoma i paprekshëm, për shkak të këtij “kontributi”.

Gazmedn Oketa duket me më pak fat. Jo se nuk donte, por thjesht se nuk mund të bënte të pamundurën, ai nuk arriti t’ua japë dot tokën duke qenë ministër i Mbrojtjes dhe u largua andej përfundimisht, duke u nxjerrë dhe jashtë PD. Rikthimi i tij duket se është një gjë që nuk i pëlqen shumë “Familjes” dhe do ta vuajë “paaftësinë” e tij për të mos ja dhënë tokën në kohë rekord.

Fatmir Mediu sot sapo nënshkroi sërish të jetë deputet në listën e PD, duke thyer një rekord historik, që nuk e ka asnjë politikan në botë. Prej vitit 2001, ky njeri quhet kryetar i Partisë Republikane dhe zgjidhet gjithmonë si deputet i listës së PD.

Prej vitit 2008, atij iu bë fat tragjedia e Gërdecit dhe fakti që nëse ai hapte gojën në proces, djali i kryeministrit ishte në burg. Prej asaj dite, familja Berisha është në fakt në shërbim të tij.

Ai po ashtu është nismëtari i procedurës për t’i kthyer atyre klubin “Partizani”. Çdo përdredhje e Lulit që bën sikur nuk e përfill, përfundon gjithnjë në një marrëveshje të minutës së fundit.

Ai është njeriu me të cilin nuk duan të bëjnë shaka, se ruan dëshminë e një krimi me 26 të vrarë.

Po përmend vetëm këta që u është kthyer në fat, të qenit dëshmitarë të vjedhjeve të familjes Berisha. Nuk po flas për të ndëshkuarit e tjerë të mëdhenj, gjeneral Qirjazi apo zyrtarë që nuk kanë pranuar të firmosin. Ata janë viktima të kësaj historie.

Të shpërblyerit e mëdhenj të familjes Berisha janë gjithë ata zyrtarë të kohës së Berishës, që i janë përkushtuar me shpirt e zemër procedurave që familja Berisha të rrëmbejë prona, koncesione dhe projekte që i sillnin asaj miliona.

Ky në fakt ishte kriteri i vetëm dhe për karrierën e mëtejshme në PD. Të gjithë ata që ju gjenden në krah djalit, vajzës, dhëndrit, në çdo projekt të tyre për të rrëmbyer diçka, ecën në karrierë në PD dhe akoma PD i ka gurë në qafë dhe duhet t’u gjejë ndonjë vend si deputetë, për shkak se ata mbajnë peng familjen Berisha.

Të tjerët që ishin profesionistë dhe kontribues të mëdhenj në PD, u zbuan me lehtësi prej saj, thjesht se “Familja” nuk u kishte ndonjë borxh.

Ceremonia e sotme e Famir Mediut, emërimi i Bylykbashit në Durrës, i Bumçit në Tiranë dhe Alibeajt në Fier, tregon se guida e vetme për karrierë në PD, është t’i kesh shërbyer projekteve plaçkitëse të familjes Berisha. Kush ka hezituar apo kundërshtuar, ka përfunduar në rrugë.

29 komente në “Skandali i klubit “Partizani” dhe një guidë për “karrierë” në PD”

  1. PD.ja Berishjane...Pote me Lolo?? says:

    Mire Dakorde Mero..ata qe Permende me siper jane Te lidhur pas “Fatit” me Familjen Berisha..por duket se nuk esnhte vetem Mediu ai qe Shantazhon Berishen…eshte edhe Berisha qe do pas Vetes te Korruptuar..dhe Lolo….qe te talli menderen Berisha me ta..dhe perdori si te doj…a nuk po bene Berisha te njejten Gje..me “Yllin ne ngjiteje”..Lulezim Basha??????????????????

    1. Lanabregesi says:

      Keto dihen, por Mero bene mire qe i kujton se ne jemi popull qe harrojm shpejt.

      1. artiles says:

        Merru me portet ushtarake te Sarandes dhe Shengjinit Mero, tani qe jane të freskëta.
        Mos u merr ato qe populli i di, bile edhe me detaje me te hollesishme.

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Lexoj ty Mero
      rrjedhin mendimet
      dashur padashur
      bëj krahasimet.
      .
      A i vë dot
      Ti, Sal hunderrin
      në një kandar
      bashk’ me Enverin?!
      .
      A i vë dot
      Liri Rrospien
      në një kandar
      bashk’ me Nexhmien?!
      .
      A i vë dot
      Gita sekseren
      në një kandar
      bashk’ me Pranveren?!
      .
      A i vë dot
      Shkëlzen Vampirin
      në një kandar
      me Sokol&Ilirin?!
      .
      A i vë dot
      Jamserb ç’Ambjentin
      në një kandar
      bashk’ me Klementin?!

      P.S.
      Pas tridhjet vitesh
      Udhëve të Botës
      i bie të themi
      Të keqen e Hoxhës!

    3. Lasgushi says:

      Mero! Artikulli eshte si zakonisht i mire.Por ben.nje fabim qysh ne fillim.
      Faksin nga ministtia e drejtesise nuk e ka nisur e firmosur Aldo Bumci,qe cfaq ndonje shenje debiliteti.
      FAKSIN E KA.HARTUAR FIRMOSUR DHE NISUR VIKTOR GUMI,ne ate kohe zv.misister i drejtesise.
      Kaq te veshtire e ke te paguash 2000 leke dhe ta ekspertosh shkrimin dhe firmen.ne krye te shkreses per Shkelzenin,tek nje ekspert ligjor per te.kuptuar qe seshte e Aldos
      VIKTORI si nje nga miqte me te ngushte te Argites u ideoi,forme dhe kaloi ne parlamend ligjin baze per gerdecin.Ai u shperblye nga Berisha si zv.minisyer dhe deputet.Tashti fshihet nga.drejtesia dhe SPAK per.zullumet qe ka bere.

  2. Petrit says:

    Po ateherë ke qene keshilltar i Z. Berisha.
    Perse nuk fole zotni Baze.
    Si ka mundesi qe kujtohesh pas kaq vitesh per “bemat “ e doktorit. ???????
    Na bej ndonje shkrim per arritjet e rilindjes se me sharjet dhe akuza ndaj opozites nuk asht se po te ecên propaganda.
    PROF. DR. SALI BERISHA eshte unik ne llojin e tij.
    Eshte njeriu me i madh i historise se kombit shqipëtar ne 600 vitet e fundit.
    SALI BERISHA eshte legjendë e gjallë

    1. Tiranare says:

      Alo urgjenca? Kemi nje te semure shume rende. Ska perendi qe i ben derman. Petrit e ka emrin.

    2. Burgajeti says:

      Domethene Skenderbeu zbriti ne vend te dyte,per ju gomari i Peqinit!?!?
      Bej ca aridhmetike dhe do shohesh vitin qe ke perllogaritur…

    3. K says:

      Mero nuk ka qene me Saliun me 2005 ne mos gaboj!

    4. Shqiptari Ilirise says:

      O Petrit,ore haivan,
      Ç’farë po thua mor katran?!
      Është Saliu “legjendë e gjallë”?!!
      Është një vrasës,ore pallë!!!

  3. KB vl says:

    Meri shkrim ekselent, Ata qe ke permendur jane qelbesira qe shesin dhe prinderit per nje post.

  4. KB vl says:

    Mero shkrim ekselent, Ata qe ke permendur jane qelbesira qe shesin dhe prinderit per nje post. Jane breket e Saliut.

  5. malo says:

    shyqyr qe kemi gazeten tema qe na jep cdo informacion se pa te s’do mernim vesh asgje ,sidomos editorjalet e Meros me shume profesionalizem dhe me trimeri,bravo Mero shyqyr qe te kemi,vazhdoje luften kunder krimineleve dhe mos u dorezo.

    1. artiles says:

      Informacion e quan ti atë të para 10 vitesh?
      Dikur e lexoja me endje Temën, se i çirrte maskën pushtetit.
      Sot, e lexoj 1 herë në jave se përserit te njejtat gjera, kur ka shume per te kritikuar qeverisjen aktuale.
      Kjo tregon se Merua shkruan akoma per subjekte te vjetra se e ka “i zgjat shumë inati”.

  6. jasemini 2020 says:

    ti je fatkeq z mero
    të mbash në kokën tënde tërë kohën
    plehrat e pd dhe lsi – ti qofsh
    ka shumë gjëra më të bukura bota me të cilat të mbushësh qelizat e trurit tënd!!

    prandaj nuk të lexoj dot!!!
    po humbet jeten tende kot!!!
    pd dhe lsi dhe fjale te ngjashme kane zene nje numer te madh qelizash ne trurin tend
    pra ato janë pjesë e trupit tënd!!

  7. jasemini 2020 says:

    ti je fatkeq z mero
    të mbash në kokën tënde tërë kohën
    plehrat e pd dhe lsi – ti qofsh
    ka shumë gjëra më të bukura bota me të cilat të mbushësh qelizat e trurit tënd!!

    prandaj nuk të lexoj dot!!!
    po humbet jeten tende kot!!!
    pd dhe lsi dhe fjale te ngjashme kane zene nje numer te madh qelizash ne trurin tend
    pra ato janë pjesë e trupit tënd!!
    …………..

  8. NP says:

    I mjeri petrit, sa te dhemb shpirti per saliun a derezi, me sa duket qenke viktim e njeriut me te madh, hallall qumeshti, ….

  9. 001 says:

    Kaq shume gjera di kryeministri, rilindja dhe spak sa asnje spo futet ne burg
    Tallje trapi me shqiotaret

    1. Ambasada Amerikone says:

      Ti je koqe a derbardhe. Nuk e paske kuptuar lojen akoma? As esht futur e as ka per tu futur politikan ne burg. A je i zoti te kapesh edhe ti nje parti? Llafet e tjera jane humbje kohe.

      1. 001 says:

        A cme ofendove keq mor kok kaucuk
        Une e kam kuptuar lojen qe ne 97 kur populli vritej me njeri tjetrin, fatos nano dhe sali berisha u ben miq
        Por kam nje detyre morale ti kujtoj bythlepirsave te partive qe ata diten bejne drama dhe naten bejne orgji me grate e njeri tjetrit
        Pra te lutem mos me ofendo prape
        ?

  10. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Lexoj ty Mero
    rrjedhin mendimet
    dashur padashur
    bëj krahasimet.
    .
    A i vë dot
    Ti, Sal hunderrin
    në një kandar
    bashk’ me Enverin?!
    .
    A i vë dot
    Liri Rrospien
    në një kandar
    bashk’ me Nexhmien?!
    .
    A i vë dot
    Gita sekseren
    në një kandar
    bashk’ me Pranveren?!
    .
    A i vë dot
    Shkëlzen Vampirin
    në një kandar
    me Sokol&Ilirin?!
    .
    A i vë dot
    Jamserb ç’Ambjentin
    në një kandar
    bashk’ me Klementin?!

    P.S.
    Pas tridhjet vitesh
    Udhëve të Botës
    i bie të themi
    Të keqen e Hoxhës!

    1. Shumë e vërtetë…
      (Lexoni në LINK_un më poshtë se, kush është Shteti dhe Ligji i vërtetë që duhet të veprojë mbi familjen Berisha dhe atë Meta, si dhe gjithë Ata e Ato që punojnë “biznesmenë” duke pastruar paratë e krimit të familjeve Berisha e Meta).
      https://www.cnn.com/2021/02/17/us/oldest-juvenile-lifer-released-trnd/index.html

  11. Ladi says:

    Mero je i madh. I ke vene te gjitha pikat mbi “i” s’ka ku te veje me qarte. Faleminderit qe je nje shqipetare i vertet dhe ne mbrojtje te tij.

  12. pesimisti says:

    Jasemin 2020
    Eshte nje shprehje qe thote;
    Nuk flet,nuk shkruan dhe ndoshta te tjeret mendojne se je idiot,ose flet shkruan dhe e verteton qe e meriton pershtypjen qe kane te tjeret per ty.

    Mero,kurajo!
    Deri me date 24 prill mos ndalo,demaskoi maskarenjt!

  13. S- New York says:

    PER TU HABITUR !
    Si eshte e mundur gjithe keto bema te BERISHES dhe FAMILJES SE TIJ dhe S P A K nuk levize fare,mjere ky popull c’fare halli e ka kapur.

  14. Niku says:

    Mero, dua te shkruash nje artikull ku te shpjegosh se perse kryehajduti, kryekrimineli, shkaterruesi i ketij vendi, Sali Berisha, ku te gjithe bemat e tij kane dale ne shesh dhe i di i madh e i vogel, brenda e jashte vendit, jo vetem qe nuk eshte prapa hekurave, por jeton ne luks dhe tallet me kete popull mjeran, duke udhehequr dhe nje pjese te madhe te politikes…!!!???

  15. juristi i shkerdhyer i Berishes-Alibeaj says:

    Zoti Mero Baze! Si gjithmone me shkrimet e tua i ben nje nder vetes dhe ketij populli e atdheut,sepse u rikujton shqiptareve me fakte e dokumenta se me ke kane te bejne.Dhe kjo jo se shqiptaret nuk e dine se ne kupolen e asaj te ashtuquajtur parti Demon-kratikase jane grumbulluar e stivosur lloj lloj banditesh e sharlatanesh bythelepires te Familjes,por kur konkretizohen dhe me emra e ngjarje konkrete populli kujtohet edhe me mire e me sakte se emrin e kujt ka perpara ne fleten e votimit.Dihet qe kryeagjenti e kryebanditi vicidolas do i shperbleje sherbimet ndaj tij dhe nga ana e tyre kamikazet e bashkefajtoret ne krime e abuzime “shperblimin”qe ai u ka bere me prona e poste te larta do ja kthejne duke mos e hapur gojen e duke u zhytur edhe me thelle ne krime ndaj popullit te pafajshem e ndaj vendit.Ndaj dhe ne keto zgjedhje emrat e Bumcit,Alibeajt, Bylykbashit-juristit te SHQUPIT jane ne krye te listave ,s’ka se si te jete ndryshe,sepse ne parlamentin e ardheshem ata duhet te votojne per te mbrojtur banditin vicidolas ! Sa per majdanozin e Gerdecit,kuptohet se pa majdanoz nuk mund te vije ere haleja e tyre,keshtuqe ai patjeter do jete ne listat e sigurta te tyre.Fatkeqesia eshte qe ata qe e kane pranuar kete te felliqur si krie.ar te partise “Republikane” nuk e kuptojne se qellimi i tij eshte ti manipuloje e ti perdore qe ata te votojne per partine e Berishes dhe per te bere Mehdiun deputet te perhershem.Dhe ai ben sikur bisedon me PD-ne per te vene dhe ndonje tjeter nga ajo parti per deputet,duke e shitur sapunin per djathe.Kaq te mbaruar jane ata!Dhe kjo histori vazhdon kaq e kaq vjete,me pike e me presje!

  16. Ano says:

    Ne fund te fundit pronaret moren tokat…per sekseret te hetohet e denohen dhe konflikti interesit I atij Kadiut por Mero sot me ligjin e investitorit gjoja kujtdo mund ti meret toka nga shteti gjoja per kta investitoret gjoja….midis te dyja koheve do zgjidhja te paren.

  17. Ad domi says:

    Mero, meqe e ke shume perzemer kete temen e klubit Partizani, a mund te me thuash se ku i gjeti lejet per dy kullat e reja Jamarberi. Mund te na thuash edhe kush i mban peng lejet e legalizimit per te gjithe ata qe jane kufitar me kete kompleks…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje