Rasti Sarkozy dhe Basescu, përballë aferës së klubit “Partizani”

3 Mars 2021, 19:13Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Një nga presidentët më karizmatikë të Francës, Nikolas Sarkozy, është dënuar me tre vite burg për influencë të pushtetit të tij në një çështje korruptive, ndërkohë që vajza e presidentit të Rumanisë, Ioanna Basescu, u dënua dje për pastrim parash, në një skemë të mundësuar nga pushteti i babait të saj.

Të dy dënimet, që i përkasin dy vendeve të Bashkimit Europian, njërit me demokraci të konsoliduar si Franca, dhe tjetri një vend i ngjashëm me Shqipërinë, por si anëtar i BE, nëse i bashkon, janë dënime për afera shumë më të lehta se dënimi që duhet të japë drejtësia shqiptare për historinë e klubit sportiv “Partizani”, ku kryeministri i vendit është kthyer në shërbëtor të familjes së vajzës së tij, për të grabitur një pronë që ishte shtetërore dhe më pas për të grabitur dhe vetë pronarët e vetëshpallur, duke kaluar si pronar nga 1 e 64 në 1 të 3 e pronës pas ndërtimit.

Sarkozy është dënuar se ka influencuar me pushtetin e tij në një aferë korruptive, kurse Sali Berisha ka drejtuar me vetëdije dhe nerv një proces korruptiv të zhvatjes së pronës publike, duke e ditur që gjithë procesi i kthimit ishte i mbështetur mbi fallsifikim.

Arkiva e Shtetit, e drejtuar nga babai i dhëndrit të tij, ka pranuar se tokat janë shpronësuar nga Qeveria italiane gjatë luftës për llogari të aeroportit dhe pronarët janë dëmshpërblyer. Ajo pronë është pronë e shtetit shqiptar.

Akuza e parë që bie mbi Sali Berishën është që edhe duke pasur dokumentin zyrtar të Arkivës së Shtetit, firmosur nga krushku i tij, që ajo është pronë e shpronësuar me pagesë, ka lejuar me vetëdije të transferohet tek familja e vajzës së vet.

Pikërisht pse ka qenë pronë e paligjshme, dhe për këtë pronarët kanë qenë të vetëdijshëm, ata i janë nënshtruar sistemit të gjobave të dhëndrit të tij, në çdo hap administrativ që është bërë me urdhër të Sali Berishës, për t’i dhënë atij një tarifë shërbimi, e cila e çoi atë pronar të 35 për qind të kullave që ndërtohen aty.

E ngjashme është dhe historia e vajzës së presidentit rumun, për pastrim parash. Milionat e paligjshme të korrupsionit të familjes Berisha janë pastruar në këtë skemë korruptive, ku një kompani e formuar me një mijë euro, bëhet pronare e miliona eurove në fund të procesit.

Sali Berisha dhe familja e vajzës së tij, bashkojnë në një çështje të vetme, dy dënimet e fundit të dhëna, në dy vende të Bashkimit Europian, dy ditët e fundit.

Vetë Sali Berisha duhet të akuzohet për influencë të pushtetit në një një çështje korruptive, në interes të familjes së vajzës, ndërsa familja e vajzës së tij, përveç falsifikimit të dokumenteve zyrtare, duhet të përballet me akuzën e pastrimit të parave.

Nëse SPAK e ka të vështirë të ngrejë akuzën, le të lexojë dosjen e Sarkozisë dhe atë të vajzës së persidentit rumun, për të kuptuar se si duhet të bëhemi një vend i Bashkimit Europian.

Është shumë e thjeshtë, nëse kanë kanë vendosur të bëjnë drejtësi. I kanë shembujt nga Bashkimi Europian.

17 komente në “Rasti Sarkozy dhe Basescu, përballë aferës së klubit “Partizani””

  1. Drejtesi !!! says:

    Populli duhet Te ngrihet para SPAK-ut
    Objektivi: Gjiri Lalezit e jo vetem.
    Salhi, Gita, Abi, Xeni, etj etj
    Hidhni nje sy dhe nga Kryemadhet !
    Mjetet: Çte të ze dora , cfurk, lopata, kosa, kazma etj

    1. Llazari says:

      Po pastaj po te ndodhin gjithe keto çudira i bie te qeverise Albin Kurti,se ku do shkoje pasketaj fabrika qe prodhoi Saliun e eshte garantja qe ai nuk prket deri ne ngordhjen e tij!Si thoni Ju me mire te na talli “perandoria dhe Salia” apo te triumfoje Tirania!Ndaj me shtruar dhe mos u nxitoni se Saliu eshte si ajo barcoleta me Nastradinin qe e hodhen per ta mbytur ne lume e doli me nje thes me peshq!Edhe ai nuk ka bere vaki ne asnje shtet qofte edhe te botes se trete qe nje kryeminister te vrase protesues te pafajshem e te etiketohet “burre shteti” ku pas kesaj ai duke e pare vehten triumfator deklaroi qe edhe tridhjete apo treqind do te vrisnja duke pritur ndonje nofte edhe me te madhe se sa i dha pseudodiplomati i radhes !
      Ndaj me shtruar se eshte Salia pa eshte Shqypnia !

    2. Le te shpresojme tek drejtsisja e re says:

      Berisha dhe familja e ti mafjoze duhet te denohen dhe te gjith politikanet Qofte majtaze Qofte djathtazedhe ata qe kane vjedhur pronat dhe parate e Shqiptarve dhe e gjith pasurine duhet Tju konfiskohen dhe Tju kthehet Shqiptarve le te shpresojme Tek drejtsisja e re se nje dite mind te ndodhe edhe Tek ne

  2. Revolution! says:

    Per sa kohe nuk e shoh Sali kermen ne hekura, me gjithe vrasjet, vjedhjet, tradhetite, terrorizmin dhe humnerat ku ka hedhur Shqiperine, atehere edhe Drejtesia e Re e trumpetuar me nje propagande histerike trushpelarse, eshte e korruptuar deri ne palce, biles deshmon metakstazat e nje organizate mafjoze fijet e se ciles i lozin sot amerikanet, per hir te xhepit dhe interesit te tyre.
    Kur nje Shqiperi e tere e priste ne burg, pas gjithe atyre sterbetimeve ambasadoreske me peshq te medhenj, mbeturuna tribalo-komuniste e epokes kinezo- sovjetike, ka vendosur vete pas 50 vjetesh politike, qe te rizgjidhet deputet parlamenti dhe te mbaje Shqiperine peng edhe per kater vjet te tjera.

  3. PEPJA says:

    RRINI TE QETE E KA MARRE NE DORE ASPAKU.

    1. Endri says:

      Qe mos rrini kot nderkohe qe prisni bjerini me dore

  4. vali says:

    Ne Shqiperi drejtesia po nuk filloi nga familja e Like floririt dhe familjen kriminale te Sali Berishes kurre nuk do te behet ky vend.

  5. 99 says:

    Llak a llak kot nga ambasadat e deri tek drejtesia, por te gjithe kermat vazhdojne pa prishur terezine aferat korruptive, karrierat politike, te shkerdhejne miljona dhe te mbajne peng jeten tone. Thjesht duhet te rrethohet SPAKu dhe te fillojne e te sulmohen me napalm vilat, makinat e kermave si Berisha&family kudo qe jane.
    Me mire ta cojme ne si popull Shqiperine ne lufte per te djegur per se gjalli kermat si Sali Berisha, se ta cojne ne lufte Shkerdheni, Shkerdhita, Sali kerma, Iliri dhe Monika per hir te grykes se tyre!

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Yeap…

  7. Lion says:

    Te krahasosh sistemin e drejtesise te rumanine me shqiperine eshte shaka pa kripe. Shqiperia eshte fshat para Rumanise, nuk po e krahasoj me Francen se eshte shume larg.
    Prokuroret dhe gjyqtaret ne rumani nuk dalin nga fakulteti i drejtesise ku studiohet me fletore xhepi, ose profesore jane disa juriste te rendomte.

  8. i tej zhgenjyer nga Kimerot e rradhes... says:

    Mero !

    Nuk ke me te drejte morale te genjesh akoma shqiptaret
    se Perendimi me Spaku-n e leshit
    do ngacmoje qofte dhe nje cime” byhe” Usaliun e tyre..
    .
    Kalove ne ekstaze kur erdhen ekspertizat e FBI PIKERISHT NE 20 JANAR 2012
    dhe ju thate erdhen prangat Berishes bashke me Cuni e Kico Ngjales..
    .
    Fakti qe Sali Salepi jo vetem fshiu menderen me FBI por pa ju dridhur qerpiku deklaroi se une vrava
    sipas kanunit dhe kaq mjafton te themi qe jo vetem ti nuk ke moral te shkruash me ne shtypin shqiptar
    por dhe asnje dipllomat e deri burre shtetesh ne Euroamerike
    nuk duhet te zene ne goje emrin demokraci se e keni perdhosur pabesueshmerisht

    Perendimi dhe kryesisht Amerika jane pergjegjese per deshtimin e tmerrshem te demokracise
    ne Shqiperi dhe faji eshte i tyre se cfare ka thene Amerika & europa eshte bere ne Shqiperi.
    .

    E kam thene po e them dhe do ta them edhe per te ardhmen qe Sali Bythisha
    eshte Kriminel-Monster-Perbindesh..por nuk eshte fajtor
    .______________________________
    Fajtori nr 1
    eshte dipllomacia euro-atllantike qe ka bere gafa me popullin shqiptar
    qe nuk ndodh as ne vendet e pushtuara dhe
    as ne vende koloniale por vetem ne Fermen e Kafsheve te Orwellit
    .
    Shembulli i pare:
    .
    Burri i shtetit i antiamerikanit Arvizu(salib.tha) ne 14 shtator 1998
    jo vetem qe pushtoi K/M dhe Radiotelevizionin por ne vend te ishte ne burg akoma e quan heroizem….
    .Dipllomate euro-amerikane ne menyre kriminale bene presion qe qeverite MAJKO-META
    te mos ta arrestonin Saliun e tyre biles pergezuan salikriminelin qe ktheu ” ME DESHIRE”
    armatimin e rende dhe e ndyra fare e moren ne ambasaden amerikane te jepte deshmine para nje prokurori amerikan..
    .
    .Tjeter fytyre (surrat) treguan miqte tane ne 21 janar 2011
    ku me tmerreshmja ishte deklarate e Salibythes para nje jave “se kisha planizuar
    te vrisja Ramen si vrava ato 4 kokpalaret.”
    .
    Me e vogla qe duhet te bente gaztori Donald Lu per kete te fundit duhej
    te dilte me nje deklarate te distancohej zyrtarisht na perversitet kriminale…
    .sepse salibisha e perdhosi dhe te derguarin e Obames.
    >>>>>>>>>>>>>>>>
    Shembulli i dyte:
    .
    Nese Fatos Nano (kryeopozitari i majte) arrestohet si Bin Ladeni ne korrik 1993 per 100 dollare
    nga ‘BILLAT & HILLAT’ me pit bullin e tyre SERBerishe dhe zagarin Blerim Cela…E KUNDERTA
    ndodhi me kryeopozitarin Lul SERBasha i cili e dhe pse vrau 4 veta si
    minister i brendshem edhe pse vodhi bashkine e Tiranes me mengperveshurin antishqiptar Arvizu…
    .edhe pse vodhi gjysem miljardi dollare ne rrugen e Kombit
    (qe dhe ambasdorja amerikane M.R si Delli i Kosoves nuk eshte pa faj)…SHPALLET YLL NE NGJITJE….
    .ndoshta nga magjia qe i jep pashaporta amerikane e paraqitur ne Hollande ne vitin 1999…
    .______________________________
    Fajtori nr 2
    eshte Edi Rama per te cilen Ben Duka ka bere nje poezi me titull ku thote midis te tjerash:
    EDI RAMA NESE NUK KE BURRERI ..MOS KERKO VOTA POPULLORE….pra per nje sy te vemendshem per 7 vite Edirama:
    a-ka hapur bunkare dhe shteti gjethesh te enverit
    b-ka mbuluar dhe amnistuar te gjitha krimet berishiane
    c-edhe ne se ka bere nje pune shume me te mire se tribali berishe nuk kane asnje
    vlere pasi dy pikat me lart e shumzojne me zero
    .______________________________
    Fajtori nr 3
    eshte shtypi shqiptar & intelektulet me merobazen ne krye qe nuk kuptojne se
    SERBERISHA
    nuk eshte me problem i Shqiperise
    por i Euro-Amerikes sepse:

    -Derisa fshiu sumen me ekspertizat e FBI per 21 janarit 2011
    .
    -Derisa i tha NY-TIME-it leter higjenike per masakren e Gerdecit
    .
    -Derisa perdhosi “me heroizem” te derguarin e Obames per 21 janarit….
    .
    Pra Merot e shtypit shqiptar duhet ti drejtohen Euroamerikes
    dhe gaztoreve ambasadore te tyre te akredituar ne Shqiperi

    OSE NA HIQNI QAFE
    SALI PINOCETIN E BALLKANIT
    OSE NXIRRNI NJE LIGJ (BILL)
    QE AI TE JETE MEKEMBESI UNLIMITED
    I SHTETIT AMERIKAN & BE & NATOS
    NE SHQIPERI…

  9. k says:

    Ishim më mirë , ishim më keq. E.Hoxha ishte diktator instiktiv por ama zhduku vjedhjen, vesin e përjetshem shqiptar. Me kthimin pa diktaturë, u kthyen në vetvete, dmth vjedhje, vrasje, korrupsion,. Po të shtojmë fshatarët dje malokët në pushtet, i thamë të gjitha.Rroftë diktatura, poshtë hajdutët.

  10. Niku says:

    Zoti Mero, ju e dini shume mire (por nuk e thoni…), se nuk eshte se SPAK-u nuk di, por se SPAK-u i ka duart e lidhura, ose SPAK-u edhte thjesht nje genjeshter propagandistike qe i serviret ketij populli mjeran por injorant deri ne palce, nga “miqte” tane, qe per interesat e tyre u duhet Berisha, Meta &Co ne zverkun e shqipove malokare te fiseve tribale mesjetare… Te tille hajvane sherbetore, nuk mund te gjejne ne asnje vend te Botes…!!! Historikisht, sherbetoret me te manipuluar dhe me kokeulur, per fuqite e medha, jane diktatoret e korruptuar deri ne palce…, dje, sot dhe neser… Prototipe me te mire se Saliu, Meta e Basha me bandat llumpen te tyre, nuk mund te gjejne…

  11. marrezia e Rames - gjoba e Bekettit ne Strasburg says:

    Sali Berisha, Lulzim Basha jane vetem qytetare pa asnje lloj imuniteti!
    Pse nuk i padit kjo qeveri (qe e ka krasitur sipas oreksit edhe Drejtesine) dhe ti perplase ne Gjykate?
    1 i- I dhimbset Saliu, i dhimbset Basha apo…
    2 – Akuzat jane fllucka sapuni qe vlejne per TemA qe te ngopen militantet por nuk vlejne fare atje ne salle te gjygjit
    Zgjidhe vete Mero Bazja se kush nga keto qendron.
    Nese akuzat qendrojne, atehere Saliu ka abuzuar, por Rama qe nuk e padit abuzon shume me teper vete.
    Apo e harrove ate gjoben e Bekettit 120 milion Euro!
    Ku duhet cuar ajo flete gjobe? Tek kurrizi i buxhetit rrenuar te ekonomise shqiptare apo tek Gallofi atje ne Surrel?

  12. tropoja says:

    edhe rasti kroacise mero futi ne burg ish kministrin sanader prandaj ju hapen negociatat dhe eshte sot ne BE por po nuk futi drejtesia ramen ne burg as ne nuk na hapen negociatat mero

  13. Taulant dautllari says:

    Mero ti munt u bere i pasur por te ra vlera e gazetarit u bere si baton axhiu vetem gazetar nuk je je bere pale me njerin nuk e lexova shkrimin tend e di çar ke shkrojtur kam lexuar shkrimet e meparshme nuk je as me votusit as me popullin

    1. albany says:

      Zoti Taulant dautllari je i pa pare ne 2 rrjeshta ke 13 gabime ortografike…..jo vetem kaq por ti dashke qe Meroja ta mbaje ngrehur gjithe jeten..
      eshte e vertete qe e ka ulur steken por kjo nuk ja ul lavdine si te ky artikulli me poshte:

      Per kujtese:
      .
      Kanibali ynë Berishë

      Nga Mero Baze, 13 Tetor 2012

      Greva e urisë tashmë po administrohet me forcë nga Sali Berisha. Dy gardhe të forta policësh kanë rrethuar tendën ku mbahet greva e urisë dhe kanë kufizuar çdo të drejtë të grevistëve, qoftë për tu takuar me qytetarë, qoftë dhe për të marrë ujë apo cigare si mjete mbijetese.

      Në një mënyrë të pazakontë, disa policë u kanë hequr liritë dhe të drejtat qytetare një grupi grevistësh, ende pa i ridënuar me gjykatë apo pa bërë ndonjë krim në flagrancë. Situata është tërësisht absurde. Policët kanë marrë kontrollin mbi administrimin e grevës, se ku duhet të bëhet ajo, kë duhet të takojnë grevistët, a duhet të pinë ujë apo cigare, a duhet të shkojnë në tualet apo të vdesin aty në shtrat.

      Të vetmit që janë lejuar në 24 orët e fundit të takohen me grevistët janë disa diplomatë perëndimorë, të cilët tentuan të hapin një kanal dialogu me Bujar Nishanin, i cili u prish ende pa u hapur. Të tjerët nuk lejohen të kontaktojnë me ta.
      .
      Ajo që po ndodh është ridënimi i dytë i tyre, tashmë pa gjyq. Nëse ua morëm një jetë të tërë në burg për shkak të bindjeve të tyre, tani pushteti po u merr lirinë për të protestuar me dinjitet dhe për tu bërë shembull i kurajës qytetare.

      Ndryshimi i vetëm është se atëherë kishte një aparat të tërë dhune politike, që nga gjyqtari, hetuesi, prokurori e polici, ndërsa tani ka vetëm një polic, një gjyqtar, një hetues dhe një prokuror, që quhet Sali Berisha. Ai nuk duron dot që para syve të tij të lartësohet një institucion moral siç është protesta e atyre që po vetëflijohen kundër tij, duke e kthyer atë në kanibalin e kohëve modern të historisë sonë.

      Jam 100% kunder Edi Rames kohet e fundit por keto Vatranet dhe Rrotsat jen me shume se antikombetare pasi duket qe jane me banden kriminale BMMB ( berishe-meta-monika-basha)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje