Hipokrizia ka emër!

2 Mars 2021, 19:05Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Albin Kurti  nuk është i pari që është kujtuar se 2 marsi, “Besëlidhja e Lezhës”, mund të përdoret për fushatë elektorale. I pari ka qenë Ilir Meta vitin e kaluar.

Në një moment të vështirë për karrierën e tij politike, i rrethuar nga një shumicë që filloi ta shantazhonte për shkarkim, ai pa në ëndërr Skënderbeun dhe gjeti shpëtimin.

Autobusat e PD nga gjithë Shqipëria mblodhën sërisht militantët e vet, duke i siguruar se këtë radhë nuk do ta këndojë himnin e Flamurit, Luli, por Iliri, dhe bënë atë që quhet mitingu i 2 marsit, i cili nuk kishte ndryshim as në përbërje dhe as në tematikë, nga mitingjet e mëparshme të PD, përveç faktit që në tribunë këtë radhë ishte Ilir Meta dhe në shesh Berisha me Lulin.

Ishte një nga ato provat gjenerale që Berisha bën, për të zëvendësuar aktorët në skenë, nëse Luli dështon. Në të vërtetë, Ilir Meta i afrohet më shumë në halle dhe tipologji.

E njëjta gjë i ka ndodh Albin Kurtit këto ditë. Pas delirit për fitoren elektorale në Prishtinë, atë nuk e ka zënë gjumi për një fitore dhe në Shqipëri, ku ka kandiduar tre kandidatë, një në Gjirokastër, një në Tiranë dhe një në Lezhë, për të testuar. Ka bërë sondazhe dhe nuk i shfaqen askund.

Atëhere dhe atij i është shfaqur në ëndërr Skënderbeu, njësoj si Ilir Metës. Dhe me një kolonë “patriotësh” që për herë të parë u kujtuan se mund të festojnë 2 marsin e “Besëlidhjes së Lezhës”, u nis drejt Lezhës dhe bëri thirrje për përmbysje politike.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Përfshirja e Albinit në politikën e brendshme të Shqipërisë është realitet i dy viteve të fundit. E ka bërë si opozitar, tashmë dhe si kryeministër i zgjedhur.

Problemi nuk është pse kërkon të garojë në Shqipëri, por përse përpiqet ta mbulojë ambicjen e tij politike me “hipokrizi patriotike”, siç ka bërë 25 vjet.

“Besëlidhja e Lezhës”  ka 577 vjet që ka ndodhur. Albini ka së paku 25 vjet si figurë publike dhe politike në Kosovë, bashkë me atë enturazhin që e shoqëronte. Nuk ka ardhur ndonjëherë më 2 mars në Lezhë.

Shqipëria nuk e ka festë zyrtare 2 marsin, por e ka datë të shënuar në kalenderin e saj historik, dhe i përkujton jubilejtë e saj. Para dy vitesh e festoi  575 vjetorin.

Nuk di pse Albini u kujtua bash për 577 vjetorin e “Besëlidhjes së Lezhës”, siç kujtohet Ilir Meta këtë vit për 111 vjetorin, 119 vjetorin, 87 vjetorin e dikujt, për t’i dhënë nje dekoratë meqë ka familjen me LSI.

Shpjegimi është i thjeshtë. Nuk do të kujtohej nëse “Vetëvendosja” nuk do kandidonte këtë radhë në Lezhë një pjesëtar të saj dhe Albini po përpiqet të përdorë Skënderbeun për një liliput të tij në Lezhë.

Është më e ndershme të shkonte të bënte miting elektoral për “Vetëvendosjen” duke marrë popull hua nga PD, si Ilir Meta. Biles ka kohë të vijë përsëri deri më 25 prill. Nuk e ndalon njeri.

Nëse do të shkojë dhe në Gjirokastër, mund të shkojë. Nuk di si mund ta ndihmoj për ndonjë datë historike, por mund të shkojë më 13 mars, se mbushet 113 vjet nga dita që Çerçiz Topulli ka vrarë Bimbashin (nuk di nëse e ka problem, por Bimbashi ka qenë malazez).

E bën me këtë rast një miting tek “Sheshi i Çerçizit” dhe në fund e përfundon fjalimin duke thënë: “Ja ku e keni Çerçizin e ri, që do vrasë Bimbashin në Tiranë”.

Ka plot mundësi të përdorë edhe data të tjera nga kalendari i historisë sonë, për të bërë fushatë për “Vetëvendosjen”, por kjo e Lezhës ishte e tepëruar, se “për të mbuluar diellin me shoshë” kishte lodhur dhe disa “liderë” të tjerë shqiptarë në rajon.

Më së miri e kishte të merrte deputetin e tij Hysemadin Ferrajn. Ai i ka nja dy libra kundër Skënderbeut. Së paku e njeh mirë.

Mund të merte dhe atë idhtarin e tij, që ka zbuluar se në kohë të Skënderbeut ne flisnim latinisht dhe jo shqip.

Hipokrizia e dytë e re që bëri në Lezhë, ishte zbulimi i tij se Kushtetuta e Kosovës nuk na mundëson bashkimin kombëtar.

Kushtetuta e Kosovës ka mbi një dekadë që është miratuar dhe Albini si “njeri i lexuar’ dhe mund ta kishte lexuar më parë. Nuk kishte pse shfajësohej para Skënderbeut, pse po hiqte dore nga bashkimi kombëtar per karrigen e tij.

Problemi është se Albinit i duhet një akt hipokrizie, për të shkuarën e tij si “idhtar i bashkimit kombetar” dhe e paska gjetur pengesen në Kushtetutë. Njësoj siç fshiu historinë e “Vetëvendosjes” para zgjedhjeve për të harruar ç’kishte bërë kunder shtetit të ri të Kosovës, të cilin e njohu vetëm kur u bë kryeministër.

Hipokriza nuk ka fund. Por ka gjithmonë emrin e  Albin Kurtit.

40 komente në “Hipokrizia ka emër!”

  1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

    Shkrim shume real dhe domethenes.
    E pergezoj z. Baze per kete shkrim.

    1. nacionalisti says:

      Thjesht per kujtese
      1. Albin Kurti KUNDER Rambujese
      2. Albin Kurti KUNDER UCK
      3. Albin Kurti KUNDER pushtetit te gjykatave te EULEX ne kosove (per kete besoj duhet ta keni kujtesen e fresket… se si tha: Nuk paraqitem para gjykatave ne kosove sepse nuk e njoh pushtetin e tyre ne kosove)
      4. Albin Kurti KUNDER Ahtisarit
      5. Albin Kurti KUNDER marreveshjes se kufirit Kosove – Mali i zi… (nese ju kujtohet gjuanin me bomba tymuese ne parlamentin e kosoves ditet qe do behej votimi)

      SI KA MUNDESI QE NE VEPRIMET E TIJ KY INDIVID PUQET 100 PER QIND ME QENDRIMET E SERBISE NDAJ KOSOVES ???!!!

      p.s.
      por kjo eshte pak me e gjate… gjithsesi bazuar mbi realitet konkret te viteve te fundit.
      Te perpiqemi ta shikojme pak nga lart… sigurisht me modesti dhe aq sa mundemi ?
      Kur Albini gjuante me bomba tumuese ne Parlamentin e Kosoves… ne cfare kushtesh ishte Ballkani ?
      Cilat ishin situatat ne kete rajon? Kush investohej fuqishem? Sa ishin keto forca qe investoheshin fuqishem? Cilat ishin interesat e tyre?

      1. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba tumuese ne Parlament kunder marreveshjes se kufirit Kosove – Mali i zi… USA kishte nje qendrim te prere PRO ketij votimi. Agjencia e lajmeve SPUTNIK (besoj “koleget” e Albinit) ishte kunder. (Mund te kerkoni ne google e do bindeni).
      2. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante me bomba… ne Mal te Zi, presidenti i shpetoi nje atentati (sigurisht me ndihmen e agjencive te huaja) ku 2 atentatoret jane me emer e mbiemer dhe njeri eshte i sherbimit sekret serb,,, tjetri i sherbimit sekret rus… Shkaku i atentatit? Presidenti tha… Po do futemi ne NATO… Agjencia sputnik (nenkupto dike tjeter) tha une te heq koken po u fute.
      3. Ne kohen kur Albini si PATRIOT I MADH gjuante…. ne Maqedoni (ate kohe keshtu cilesohej… e theksoj kete jo pa qellim… shpjegimi vjen me poshte) vendi i shpetoi nje katrahure civile me emertimin lufte pas nje nate “te cuditshme” e te dhunshme ne parlamentin maqedonas. Jane te verifikuar personat qe nxiten sulmin mbi parlamentin maqedoas si agjente te sherbimit sekret serb. Shkaku? Kishin mbaruar zgjedhjet ne maqedoni dhe presidenti i asaj kohe i maqedonise me emrin Ivanov (koleg i “agjencise” sputnik) nuk i jepte te drejten per krijimin e qeverise Zaevit (zgjati 6 muaj kjo pune) sepse donte qe qeverine ta formonte Gruevski (dhe ky koleg i “agjencise” sputnik)… U desh te shkonte Hot Lee (interesohuni te kuptoni ca pozicioni mbate ne ate kohe) i cili pas nje takimi me “kolegun” Ivanov e “bindi” kete te fundit dhe me ne fund Zaevi formoi qeverine ne KOALICION ME SHQIPTARET E MAQEDONISE. Si rezultat i ketij koalicioni qeveritar ME NE FUND ERDHI DITA QE NJE SHQIPTAR TE DREJTOJE PARLAMENTIN E MAQEDONISE…. kjo per here te pare ne historine e ketij vendi. Cuditerisht AGJENCIA SPUTNIK per 1 vit rresht ne lajmet e saj thoshte: TE NDALOJME ZBATIMIN E PLATFORMES SE TIRANES NE MAQEDONI…. nese do keni qene paksa te vemendshem do ju kujtohet qe pak perpara zgjedhjeve ne maqedoni ne tirane “me keshillen” e USA Edi Rama takoi te gjithe faktorin politik ne maqedoni dhe sic duket i “keshilloi” qe te benin koalicioni me Zaevin per te heq qafe (sic edhe ndodhi… lepurushin Gruevski qe ia mbathi per te “kolegu” Orban) dhe qe me “keshillat” e USA me ne fund te avanconte projekti shqiptar ne realitetin e maqedonise…. nese me lejoni dhe pak (per nje panorame me te qarte mbi ballkan “te kolegeve te sputnik” diten kur KRYETARI I KUVENDIT TE MAQEDONISE,,, vizitoi shqiperine dhe ishte ne sallen e kuvendit shqiptar… per te marre pjese ne votimin qe do bente ate dite kuvendi per te votuar pro anetaresimit te maqedonise ne NATO, “kolegu” thuthuq ngaqe i ishte cenuar rende nderi nje dit me pare (duhet te kuptoni qe eshte nje teater i gjithi shqiptar… nuk perjashtoj njeri “si kolege” te sputnik ne tirane) me demek tregoi burrerine dhe bojatisi ramen kur ky po fliste ne parlament… meqe une punoj ne media di te them ca quhet lajm sipas mendiave… dhe lajmet e agjencive kryesore ishin: thuthuqi gjuan me boje ramen… nderkohe qe duhet te ishin: kryetari i kuvendit maqedonas… shqiptari i pare ne kete post… asistoi ne votimin e parlamentit shqiptar pro hyrjes se maqedonise ne NATO… Lidhur me kete drejtim… “cuditerisht” pas 30 vitesh Greqia dhe Maqedonia me 2 takime e zgjidhen ceshtjen e emrit… dhe kjo ishte pengesa e fundit zyrtare… ne rrugen e anetaresimit te maqedonise ne NATO… sigurisht “me keshillen e USA”.
      4. Ne kohen kur Albini si Patriot…. ne Tirane neve ishim disa muaj ne cader :-))))))… Arsyeja… lloqet e redaksive nuk me terheqin… por arsyeja ishte PENGESA E RADHES KUNDER REFORMES NE DREJTESI… (sigurisht kjo me “keshillen” e kolegeve te sputnik)… per kuriozitet po ju them nje fakt… Ambasada Ruse ne Tirane ne ate periudhe i ka drejtuar shtetit shqiptar kerkese zyrtare (e gjen ne ministrine tone te jashtme te protokolluar) per te shtuar “inteligjencen” ruse ne tirane me pretekstin se ndjeheshin te kercenuar… sepse afer ambasades banonin ca rob me mjekerr… shteti shqiptar beri verifikimet dhe ia refuzoi kerkesen po zyrtarisht…. Mjafton te futeni te faqja e INSTAT dhe do habiteni kur te shihni qe ne ate periudhe u shtua numri i turisteve ruse ne tirane… (thote nje llaf i urte… te vjetrit pordhet mos i degjo por llafet po… dhe me kujtohet kur avokat Ngjela thoshte qe ne shqiperi jane futur 400 agjente ruse… ne ishim ne cader eeee ta keni te qarte)… Dhe u desh qe Hot Lee 1 jave pasi kishte ikur nga maqedonia ti hipte prap avionit e te vinte ne tirane… ku sqaroi ca gjera ai dhe ne dolem nga cadra…. Nese keni interes ne nje koment te dyte… mund tjua paraqes ne forme grafike… sipas muajve te GJITHA PENGESAT E BERA NGA FAKTORI POLITIK SHQIPTAR ( I GJITHI) KUNDER REFORMES NE DREJTESI… dhe qe te sqarohemi te kjo pike… persa i perket “keshillave” nga usa dhe nga sputnik… di te them sakte dhe qarte cfare tha Palmer kur erdhi ne tirane ne konference per shtyp… per paranteze po ju informoj qe ne kishim dorezuar mandatet… kishim bere disa protesta deri perpara parlamentit dhe tema melodike e zerit agresiv kishte arritur KULMINACIONIN dhe pritej te sulmohej parlamenti… dhe vjen Palmeri… I cili tha: 1. Zgjedhjet do behen me 31 qershor (presidenti i floririt i kishte “cdekretuar” hahahaha shume per te qesh kjo po e kalojme). 2. Parlamenti eshte legjitim (une e kuptoj… mos na cani trapin dhe qepeni,,, miratoni ato pak ligje qe kan ngelur pa miratuar ne kuadrin e paketes se reformes ne drejtesi). 3. Qeveria eshte legjitime (une e kuptoj… ti Rama mos na bej si i ndershem por ti do e cosh deri ne fund reformen ne drejtesi megjithese pas kraheve tane do te na e fusesh me lojerat qe bo ne bashkepunim me faktorin politik ne tirane). 4. Kush mendon se reforma ne drejtesi po ecen keq e ka gabim… po ecen shume mire; dhe me E RENDESISHMJA 5. Pyetjes: A mendoni se ne Balkan interferojne forca te tjera te rrezikshme (qe u habita cne qe iu be ajo pyetje) iu pergjigj: SHQIPERIA NUK DO TE JETE ME KURRE TARGET I RUSISE. Pas asaj vizite besoj jeta ketu vazhdoi drejt nje normaliteti sic edhe ne te gjithe ballkanin… permenda ballkanin me mbajt vemendjen e shikimit ne lartesi… kush kishte interes qe jeta ne ballkan te mos vazhdonte normalisht ???? USA apo “koleget” e sputnik ????

      Perfundim: Albini eshte nje zar i vogel ne kete loje… por fatkeqesisht ai e ka pozicionuar veten me bindje ne te gjitha levizet veprimet qendrimet e tij… dhe per mua personalisht… se lojen e kujt ben… eshte fare e qarte. Koleget e sputnik.. jane frymezimi i Albinit… cdo gje tjeter eshte thjesht retorike… pasi nuk pati burrerine ti qendronte lloqeve qe llomotiste larte poshte kur ishte ne opozite…

      Shtese 1

      Personi i caktuar me detyre president i kosoves, nuk beri gje tjeter, vecse vazhdoi dhe hodhi “bomben” tymuese te radhes, kete here jo ne kosove por ne shqiperi, diten e vizites se saj ne shqiperi.
      Qe shkarkoi dhe shefin e inteligjences ne kosove I shkon per shtat, linjes pro – sputnik ne kosove
      Bravo Albin, je agjenti me I mire

      Shtese 2

      Personi i caktuar me detyre president i kosoves, vazhdon ne linjen e SPUTNIK me ultimatumin per shperndarjen e KQZ

      1. Ilirjan says:

        Te gjitha qendrojne, jane fakte dhe “koincidenca” te habitshme. Shto edhe ardhjen per “stervitje” te ushtareve amerikane e te tjere me 26 prill dhe panorama behet e plote. Kanceri po shkulet nga trupi i drobitur i Shqiperise.

        1. nacionalisti says:

          ?
          i nderuar, une kam qesh sa u tunden muret “e referendumit” qe do beje meta me 25 prill, diten (para 7-8 ditesh me duket) kur degjova lajmin qe ne shqiperi do organizohet stervitja me e madhe e NATO-s ne ballkan…. dhe eshte si thua ti, me 26 zhvillohet stervitja, di qe jane mbi 15 mije trupa, avione, tanke topa, autoblinda etj nga disa shtete anetare te NATO.
          Di dhe qe, te gjithe do ikin pasi te mbaroje stervitja dhe vetem trupat USA do qendrojne deri me 30 qershor. Jane me duket 3 mije mos u gabofsha. Keta do kapi per veshi Likja :-)))))))))
          Une jam nje nga njerezit qe kam besu qe diten qe Donald Lu doli me megafon qe KOKAT E politikes shqiptare do perfundojne ne burg. Shok te mi benin humor ne ate periudhe, se i dukej si perralle… dhe ne kete linje, meqe jam nje ndjekes shume i vemendshem i ecurise se reformes ne drejtesi, parandjeje qe deri me 30 qershor do jete formuar BKH, hallka e fundit, dhe me vjen nje pyetje…. cdo ndodh valle :-))))))))
          likja do kapi IMPERIALIZMIN AMERIKAN per veshi, apo ndonje prokuror me MANDAT FBI do kapi per koqesh liken:-)
          te shohim

      2. Mondi says:

        Sakte fare.Por Al Bini e di me ke ka te beje prandaj perdridhet si prostitute.

    2. Mandi says:

      Nje shkrim shume i goditur Politikanet tone si ne Tirane si ne Prishtine Jane gati ta shesin e ta perdorin Gjergj Kastrijotit dhe kombin shqiptare si pase koherence dhe leverdive tyre politike Kure shkone ne Turqi dhe Serbi e Shane dhe nje her i thone Turk dhe nje her Serb.. Veq Kure keta hajduta dhe psedo patrijota shkone ne evrope dhe Amerike thone jemi nipate dhe pase strait e Gjergj Kastrijotit Skanderbeut.. Me para Kure ne Tirane vinte Erdogani Bujar Nishani dhe Sali Berisha i hiqnin te gjitha figurat dhe statujat e Skenderbeut nga presidensa dhe kryministrine ne e dime se Kush Jane keta hajduta edhe Albin po Ben te njeten gje

  2. Korabi says:

    Mero bravo, ja ke zberthyer brinjet ketij karagjozi dhe hipokriti te njohur ne Shqiperi, por jo plotesisht ne Kosove.Ky maskara dhe mut muti na ka care menderen gjithe keto vite per bashkimin kombetar,kurse tani justifikohet se nuk e lejon kushtetuta. Ptuuu, rasat qeni, e di i madh dhe i vogel andej dhe ketej kufirit qe nuk e lejon kushtetita,kurse ky qe meret me politik e mori vesh tani. Tani me thoni,a ka njeri me te ndyre se ky ne trojet shqiptare?!

    1. Jurgeni says:

      Pervec se eshte nje hipokrit , ai eshte edhe nje komunist bastard idhtar i enver hoxhes.

  3. Shoku Sal says:

    O Mero, po lere, c’merresh cdo dite ma Albinin!
    Keshtu atij i duket vetja shume i rendesishem.
    Injorimi do te ishte nje veprim qe do ti rendonte me shume.
    Prandaj, lere. Sic e ka nisur per tre muaj jep doreheqjen. E degjove Ricard Grenell?
    Mjere Kosova qe nuk di te qeveriset.

  4. arqile says:

    Te lumte perfekt.Ky kurti le te regulloje Kosoven se per Shqiperine ka nje burre tjeter qe punon sot .por ta dije mire se do te kete shqipetare te ketueshem per ta udhehequr.Kurti eshte i lindur vetem per ngateresa e shere te rije atje ku eshte .

  5. LV says:

    Thirrjet e tij per Bashkim Kombetar, e bene punen e vet. Ato e ngriten Albinin ne nivelin e Kryeministrit. Kalimi nga “Bashkimi Kombetar” ne “reciprocitet” eshte jo vetem hipokrizi albiniane, por cudi e shekullit. Cudia e shekullit shprehet ne faktin se Haradini e mori kete parrulle, por nuk fitoi.
    Albini nuk tha asnje fjale kunder marrjes nga Haradini te “Bashkimit Kombetar”!
    Ne thelb Haradini eshte gomar dhe nuk kotonte se “Bashkimi Kombetar “, ishte thjeshte nje hipokrizi e Kurtit per te marre pushtetin dhe per te ndihmuar Serbine te na baltoste ne si “prishesit” e rendit Ballkanik.
    Kalkulimet e UDB-es ndryshuan. Atyre nuk ju bente me pune te mjaftueshme flokusa e Bashkimit Kombetar, por shpifen “reciprocitetin. Ne thelb te dy teorite kane te njejten ide: Kerko ne fillim ate qe do behet ne fund. Me kete levizje te tije Vuciqi na baltosi dy here ne sy te botes si popull qe nuk dime “te bejme shtet”. Ne luften kunder nesh ata vendosen te perdorin nje dhelper dhe nje gomar . Nje dhelper dhe nje gomar bejne me shume pune se vetem nje dhelper. Punet i ndane: dhelpra reciprocitetin, gomari Bashkimin Kombetar. Amerikes tani I duhej ti mbushte mendjen “gomarit dhe “dhelpres” per platformen e tyre te bisedimeve. Veprim i zgjuar serb: dhelpra do behet Kryeminister dhe gomari Kryetar i Parlamentit…
    Ti leme epitetet menjane:
    Keto pune nuk behen me deklarata por me pune. Albini nuk kishte pse te na “mbushte” mendjen ne shqiptereve per “Bashkimin Kombetar”. Po te ish vertete per Bashkimin Kombetar, ai do punonte qe vertete ne te bashkoheshim dhe ta mbante gojen te kycur deri sa te vinte koha.
    Djegja e etapave, si me Bashkimin Kombetar ashtu edhe me reciprocitetin, jane tregues se Serbet dine te na manipulojne ne dhe boten. Ne akoma vazhdojme ta vleresojme Albinin nga llafet dhe jo nga veprat. Ta quash Albinin hipokrit, eshte perkedhelje. Hipokrizia e tij eshte pasoje e veprimtarise tij antishqiptare.

  6. Tes says:

    Mero ke haruar te permendesh edhe ate kelyshin e Maqedonise qe i rinte anash Ziadin Selen pasi qe te dy tere diten bejne vetem populizem dhe nuk bejne ate per cfare jane zgjedhur ,harojne qe jemi 2021 dhe akoma me populizem patriotik(patriotizmi eshte streha e fundit e maskarenjeve).

  7. Trebeshina says:

    Bemat e ketij qeni serb jane pa fund,

    (kete epitet i vuri Enver Hoxha Sinan Hasanit ish kryetarit te Jugosllavise me grua serbe,

    por tentativa e Kurtit, me grua norvegjeze, per te permbysur qeverine shqiptare si serbomedhenjt,e tejkalon cdo imagjinat.

  8. lesh e li says:

    Albini te formoje qeverine e te merret me punet e kosoves. Ne shqiperi nuk ka shanse sepse mentaliteti shqiptar eshte i avancuar. Lojrat e Albinit beheshin ne kohen e Nanos, Berishes dhe Metes. Ato kohe kane perenduar.

  9. gazetari says:

    Bravo Mero…Ne vend te reagoje Rama,apo ministrat e tij..reagon ti, duke i treguar fytyren e vertete keti percaresi te unitetit kombetar..
    Nuk e di; nese te ka rene ne sy, prioritetet e tij per te ardhmen. Ne vende ta vere te parin objektiv,dialogun me Serbine,per te zgjidhur sa me pare,problemin e njohjes Kosoves,duke patur mbeshtetjen Amerikane,ai e injoron kete objektiv,qellimisht,..por prioritet ve ligjin per votimin e diaspores..
    Shiko ku fshihet hilja e tij..Ne fakt shumica e diaspores kete here votoi per Albinin Kisvite qe me populizmin i disinformonte..,….Por ai mendon qe kete avantazh ta ruaj,dhe ta kete si kontigjent ne cdo kohe..aqe me shume, nese kosova do te vitoje liberalizimin e vizave ,te siguroj se do ta braktisin kosoven mijra veta dhe sdo kthehen me..Dhe ata do te jene kontigjent i Albinit ne votime..Keshtu beri me partite shqiptare ne Maqedoni..Keshtu donte ti udhehiqte studentet ne greven ne shqiper,e keshtu po bashkepunon me Sali Berishen dhe Ilir Meten..
    Eshte fat qe Amerikanet e njohin kete fytyre te ndyre.. Kam mendimin e sigurte, se shume shpejt Albin Kurti do ngelet ne historine e Kosove,si nje dordolec prej leckash qe te trembij sorat, por jo gjigandin e kombit shqiptar Edi Ramen..

  10. Korabi says:

    Ju bej thirje shqiptareve te Shqiperise,ti tregojne vendin serbit te kamufluar Albin Kurti, dhe gjithe atyre qeneve lehes te tij ne Shqiperi,me ne krye mustaqe mutin Bojken Abazi.

  11. Lugina e Presheves says:

    O ,Mero qe nga emri nuk kuptohesh se çfar race je,te mungon vetem fjala PROVOKACIJA te jesh tamam dhe te kuptohet se nga kush paguheni.
    Shkrimi eshte identik sikur ta kishte shkruar ndonje gazetar serb per viziten e Kurtit ne Luginen e Presheves.
    Nuk e kupton ky njeri sa deme i ben kombit shqipetare me nje disponim antikosovar,ky rrugaq prej gazetari,kinse po beje analize.

  12. Ed says:

    BRAVO MERO SHUME E VERTETE
    PO PSE TE MERET RAMA ME KETE SERB
    APO TI RITET VLERA

  13. Skenderbegasi says:

    Filluan cudite e ketij tritoli shqiptar.
    Vjen ne Lezhe per te nuhatur se c’mendonje ketej nga Shqiperia per
    fitoren e tij ne Kosove dhe e dyta per ate qe e thote aq mire artikullshkrusi per nuhatje elektorale se si mund debutoj VV ne Lezhe.
    E garantoj kete nepsmadh politik se
    ne Shqipere 80% mbi moshen 50 vjece e bejne politiken e brendeshme dhe sidomos ate jashteme 100 here me mire se Albini.
    Shqiptaret ketej te japin uje ne bishte te luges per politik.
    Do ti njohesh mire shqiptaret ketej
    dhe kane per ta vene festen sipas
    kaptines.
    Po si erdhe deri ne Lezhe dhe nuk
    bere pak me poshte per te takuar
    figurat me te diskretituara antikombetare shpirterore te tuat
    Saliun me Liken.
    Apo s’ta vare fare Edi me qendrimet e tua aguridhe.
    Ritu Albin por mos I bej deme
    ceshtjes shqiptare.
    Her tjeter mos hajde si hiene I derguar nga ata qe ju I dini.
    Do ti ndjekim hap pas hapi veprimet e tua antishqiptare e do ti
    denancoime ne c’do raste.

  14. Lanabregesi says:

    Destabilizimin e Shqiperise e do Serbia, prandaj ajo ka aktivizuar agjentin e saj rezerve Albin Kurtin, them rezerve se I pari ishte Saliu,por tani ai eshte karte e djegur.Prandaj ju bej thirje gjithe shqiptareve tja cjerrin masken ketij qeni Serb,ne kete menyre ndihmojme dhe vellezerit tane ne Kosove, qe kane rene viktime e ketij tradhetari.

  15. Nafia says:

    Nuk jane te rastesishme qendrimet antikosove te Albinit qe nga Rambuje deri te Antisari(po te zbatoheshin keto tani nuk do kishim Kosove te pavarur),por te rakorduara me serbomedhenjt,veprimi I sotem I tij ne Lezhe per te destabilizuar Shqiperine e tregon kete. Jam I bindur se per shqiptaret e Shqiperise ky eshte nje dordolec politik.

  16. Kelmend says:

    Ne Youtube eshte nje interviste e dikurshme e Albin kurtit dhene gazetareve serbe ne nje burg ne Serbi. Ne kete burg torturoheshin deri ne vdekje shqiptare te pafajshem kurse ky Albini lejohej nga serbet te jepte intervista per pavaresine e kosoves po i prekur nje qime.

  17. Valbona says:

    Qe eshte agjent serb nuk do shume ment per ta kuptuar,puna eshte te mos behemi indiferent duke menduar, he mo se nuk ka cfare te na bej, neve ne Shqiperi jo,se ketu sic e thoshte nje me siper te japin uje ne bishte te luges,po ne Kosove Kurti po bene deme te pallogaritshme. Eshte detyre e shqipove te Shqiperise tja cjerrin masken ketij agjenti serb.

  18. Pedro i ri says:

    Albin Kurti nuk ben lojen e serbit. Ka te drejten te masi forcat ne arenen politike. Kete ai din ta beje mire. Ne Shqiperi ka pak shanc. Por Kurti eshte lojtar i forte

  19. Sonja says:

    Po cke o Mero qe vazhdon avazin me Albin Kurtin? Ka fituar gati 50% te votave ne Kosove e ju beheni keq, doni ti jepni edhe mend. Kjo pune te shkon me Ilir Meten se ate e mposht intelektualisht por me Kurtin jo miku im! Ai do ta tregoje me vepra si qeverise. Lerini kohe tjetrit. Sa per Grenell, ajo eshtw kryevepra e kurtit!

  20. N.VJOSA says:

    Vetem budallenjt nuk e kuptojne se Albin Kurti, eshte nje
    A N T I S H Q I P T A R
    i veshur me parrulla patriotizmi…
    De fakto ky Albin megallomani po i sherben përçarjes kombetare!…
    Ka nje postulat per te çmuar politikanet:
    MOS I SHIKO FJALET POR SHIKOU VEPRAT….
    Dhe veprat e Albinit po i sherbejne perçarjes kombetare,
    më sakt,
    Albin hipokriti po ben punen e serbve!…
    Demaskim,
    pa meshire,
    ketij Kali Troje sërb!…

  21. NjeQytetarOptimist says:

    Lere gomarin te sorollitet verdalle Shqiperise pa ndonje misjon.. Idjot lider qe kujton se ka efekt dhe nga ana tjeter e Kombit. Ka ca krrica me dorashka te zeza ne duar dhe analfabete qe e ndjekin nga mbrapa si bicim mini Trump (por ne kontekst krahinor).. Bote e vogel per ta qe sa dolen nga veza kujtojne se do pushtojne natyren. Kosova ka njemije e njeqind halle nga ana sociale, ekonomike dhe institucjonale, ky psikopat hedh syte nga Shqiperia me lug ne xhept. Se c’fare do ti ofroje shqiptareve te anes tjeter, ky e di.. Muhabet kafenesh kot..

  22. D Didani says:

    Ka nje zhurme te madhe sikur Kosova ka kulture demokratike,bazuar ndofta ne numurimin e shpejte te ndonja nje milion e ca votave. Une kam mendim se Kosoves i duhen dhe nja 50 vjet te civilizohet dhe te demokratizohet politikisht!
    E para e dini te gjithe ,qysh kur akoma Kosova nuk ishte bere shtet,kishte krijuar disa parti politike qe ishin kundra njera tjetres dhe jo kundra serbit
    2. Sapo u krijua shteti partite u shtuan dhe me shume dhe ne vend te beheshin bashke per te keputur zinxhiret e Serbit po hane koken e njeri tjetrit deri sa luftetaret e UCK i cuan me duart e tyre te ndyra ne gjyqin e Hages
    3. Akoma aty vazhdojne luftrat mes rugovisteve dhe UCK-isteve…Turp!
    4. Votuan masivisht Albin Kurtin dhe po ta pyesish ate popull perse? Askush nuk mund te pergjigjet me argumenta! Akoma pa u konsoliduar shteti,qe ka 500 konflikte te pa zgjidhura me Serbine..votojne nje Konsomolas qe ka parrulla donkishoteske ne program,por qe nuk mund te bejne zgjidhjet ekonomike,politike,shoqerore dhe diplomatike ,per te cilat Kosova ka shume nevoje
    5. Si mund te jete kujtesa e ketyre njerzeve kaq e shkurter: Se pari Albini i coi ne Hage shoket e vet! Si mund te harrohen gjithe ato thirrje revolucionare te Albinit,qe kosoven nuk mund ta bejne shtet as per 50 vjet!
    6. O burra Kosovaret,pas berihajit: Do bashkohemi me Shqiperine oreeeeeeeeHeeeeej! Ai eshte objektivi aktual i Kosoves…kur ti akoma nuk je njohur si shtet,nuk ke bere shkeputjen akoma nga Serbia,,nuk ke zgjidhur akoma problemet ekonomike te shtetit tend,…dhe aq me teper ,akoma pa u bashkuar ,i ke thene Shqiperise “Nenes”… qindra here : “Mos fut hundet ne punet tona!!!”

  23. SHQIPTAR says:

    Bimbashi i Gjirokastres u vra nga Çerçiz Topulli… Po keta bimbashet e Malit te Zi qe i shperndau Tito ne te gjitha trojet shqiptare ç’role kane ne “historine patriotike” te Shqiperise? Nga Mali i Zi vine edhe bimbashet “shqiptare” si Qosja, Albini… qe po i bejne lemsh punet e Shqiperise e te shqiptareve dhe po kujtojne se shqiptaret hane bar(!)…
    SHQIPTAR

  24. Mario peta says:

    Nese kandidatet e VV jane njerez te ndershem dhe te pa korruptuar shqiptaret do votojme per ta…
    Keta te tjeret… qe kane 30 vjet … qe hypin e zbresin ne pushtet…. duke u pasuruar … i kemi pare … jane te njejtat fytyra… qe vec akuzojne Tash 30 V jete njeri tjetrin per kriminele….
    Shajeni Albini sa te mundni…. populli i besoj atij… lerini sharjet per ma vone nese mundni… shikojeni se cdo beje ai…….

  25. Altin says:

    Ne fillim e shkruaja per gallate por qenka e vertete qe Rama i kallet data nga Kurti saqe Mero shkruan dy here ne dite kunder tij. O Merooo, Albini ka qene dhe here tjt ne Lezhe por ath thjeaht nuk e”konsideronit” ose thjesht ngaqe Rama nuk e kishte “armik”. Po prodhon fake news

  26. Niku says:

    Baba Frojdi, Gjeniu i psikanalizes, thote se fytyra (ose surrati sipas rastit…), eshte pasqyre e shpirtit dhe karakterit te njeriut… Lexoni Frojdin dhe shikoni surratin e Albinit dhe do te kuptoni… Me vjen keq dhe cuditem per turmat shqipo-turko-mongole alias kosovare, qe erdhen (me sakte i sollen si bageti…), per te votuar kete surrat patate pa vlere…, per te vazhduar “vepren” e te pareve te tij “qe ndertuan shtetin e pavarur kosovar”… Gallata vazhdon me idiotet qe e shtyjne me perralla dhe shikojne endrra me sy hapur…

  27. shteti me nargjile, qe dremit pa fund says:

    Duket qe nuk je thelluar Mero!
    Al-bini apo alias Bin-aliu,ka ardhur ne vilajetin arnaut per te perkujtuar vec Skenderbeun,sic e njohin dhe andej nga vilajeti kosovar, me kete emer,si djali per zemer i Babe sulltanit te tyre,dhe jo Gjergj Kastriotin heroin legjendar shqiptar,apo tradhetarin e urryer sipas tyre te Babe sulltanit.
    Te tille ja kane ba dhe monumentin ne kryeqendren e turcelise kosovare,Prizren.

  28. Predatori says:

    O Mero je katandisur keq. Nuk e di nëse për shkrimet kundër Albinit paguhesh më shumë se për shkrimet kundër Saliut, Bashës dhe Ilirit. Albinin e zgjodhën kryeministër shqiptarët e Kosovës 2 herë rresht. Po ta mbajti kritiko popullin dhe mjaft u mundove të denigrosh figurën e Albin Kurtit. Ke kohë për të. Je bërë si ata fēmijët inatçorë, që nuk u del kollaj é keqja.

  29. Dhurate e Rames per shqiptaret says:

    Une e perjashtoj opsionin e cemendurise. Kete e ka sqaruar Komisioni i Venecias ndak kerkeses se komisionit te parlamentit qe pyeste : -A duhet shkarkuar presidenti per shkak te cemendurise? Pergjigjia e Venecias ishte: -Presidenti ka lajthitur,po kursesi nuk ka arritur fazen e cemendurise.

  30. A. Sinoimeri, Prishtinë says:

    Mero Baze,
    ti, je i shitur kombetarisht! Ketu nuk ka dileme. Ti, i thua Albinit: <>! Ne te vertete, pas fitores se famozit Alnin Kurti, ti je ne delir. Ti, i thua Albinit: <>! Ne te vertete, ne keto 25 vjet, A. Kurti eshte i vetmi politikan dituror dhe atdhedashes, i pakorruptuar dhe johajdut, jo vetem ne Dardani (te cilen nuk e pelqej ta quaj Kosovë) por dhe ne gjithe truallin shqiptar Pse nuk e thua asnje fije per analfabetet, tradhetaret dhe hajdutet e sojit: Thaçi e Veseli, per te cilet e di fare mire – se per çfare akuzohen dhe, nje Zot e di se sa kohe do te dergjen ne burgun e Hages!? Ti, thua per Albinin: <>! Ne te vertete, ai beri cfare mundi kunder “Zajednices Serbe” dhe kunder “Shkeputjes se 8.200 hektareve”!? Per me shume, me duhet te shkruaj nje liber 1.000 faqesh, siç mund te shkruaj mijera faqe per “Prontomafinë” nga e cila paguhet Mero Baze dhe langojt e tjere te ketij soji.

  31. Viktor says:

    E pashë ne Rr Hoxha Tahsim qe po i pergjigjej gazetareve, bobo, po s’kane nje zyre per Kryeministrin e ri te Kosoves? Po te kete ndonje idiot-psikopat qe te cenoje sigurine e tij? E pakuptueshme se si policia lejon nje interviste te tille ne mes te rruges.

  32. Bled Kosi says:

    A NUK E KUPTONI O DERDIMENER SE MERUCI PO TALL KOQET E PO MBUSH XHEPAT ME JU QE I BENI HOSSANARA
    HANI MUT HANI…?

    1. Mero bazja ka frike nga Bini sps eshte i majt dhe do mari vota nga depozita e PS..
      dhe eshte i vetmi rrezik per Ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje