Diferenca në debatin mes listës së PS dhe opozitës

6 Mars 2021, 19:38Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Afrimi i ditës së shpalljes së listave po tregon një diferencë të thellë mes listës së PD dhe LSI nga një anë, dhe listës së partive të vogla dhe Partisë Socialiste nga ana tjetër, sa i përket debatit për vendet e sigurta.

Në Partinë Socialiste, duket se Edi Rama do t’i vendosë gjithë drejtuesit politik të Qarqeve në vijën e zjarrit, pra në numrin rendor ku është pritshmëria e mandatit të fundit.

Fjala vjen, nëse në një Qark janë marrë 8 mandate, drejtuesi politik pritet të jetë i teti, nëse diku janë marrë 10, pritet të jetë i dhjeti, e kështu me radhë.

Ky rreshtim i drejtuesve kryesorë politik të partisë në vijën e rrezikuar të mandatit, tregon se socialistët po luajnë në sulm dhe të gatshëm për t’u përballur me beteja personale të çdo drejtuesi, pasi ata konsiderojnë që votuesi mund t’i mbrojë drejtuesit politik me votë, edhe nëse ata nuk arrijnë dot objektivin politik të partisë.

Ndërkohë, përballë tyre Partia Demokratike debatin më të madh të saj, ka faktin se kush është brenda zonës së sigurtë.

Në Tiranë, tensioni është rritur, pasi Lulzim Basha po përpiqet të sistemojë brenda zonës së sigurtë katër aleatë të PD-së, Mediun, Shehin, Idrizin dhe Dulen, ndërsa në Durrës, Agron Duka e ka marrë ndërkohë vendin e sigurtë.

Pra në njërën palë diskutohet që njerëzit kryesorë politik të jenë më të rrezikuarit dhe në vijën e zjarrit të fushatës elektorale, në partinë tjetër në opozitë diskutohet se si të zënë një vend të sigurtë.

Edhe partitë më të vogla si “Bindja Demokratike” apo partia e zonjës Topalli, e kanë më të guximshme listën se PD, pasi ata së paku kanë deklaruar që do ta konsiderojnë listën e hapur dhe do t’i hapin rrugë deputetit që ka marrë më shumë vota, pamvarësisht formulës.

Vetëm PD dhe LSI, po bëjnë debat kush të jetë deputet i sigurtë. Dhe ky është tipik një debat humbësish, pasi në një debat fituesish, nuk ka rëndësi siguria jote, por siguria e  të qenit apo jo në pushtet.

Dhe duket se PD dhe LSI, e kanë ndarë mendjen që nuk do jenë në pushtet, por së paku po luftojnë për një vend të sigurtë në Parlament.

22 komente në “Diferenca në debatin mes listës së PS dhe opozitës”

  1. Ekonomia nga Ahmetaj te Ahmetaj says:

    Borxhi i Jashtem per vitin 2020 u shtua me 1 Miliard Euro!
    Ka me diferenca se kjo mes nje pushteti tashme te kalbur dhe qytetareve perballe tij?

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @Mero Baze
      .
      Të parët thonë
      që fund nuk ka e mira
      O Mëndje e Kthjellët
      në ditë të vështira.

      @Metà&Monà
      .
      Çifti Kokmadhi
      e duan shumë Shqipërinë
      shitën gjithë morrat
      e krijuan LëSëInë!

      @Albin Kurti
      .
      Nofkën t’a vëmë ne
      sipas marrinës
      Albin, nga sot ti je
      Kishoti i Prishtinës.
      .
      @Vjosa Osmani
      .
      Ti erdhe vetë, a të prunë
      si Nusja nga Toboza
      po ike vetë, a të përzunë
      si Zonja Dosa!

      @Sali Berisha
      .
      Kur zarat e tij flasin
      “Dora” hesht
      dhe zorr se shkruan
      ndonjë rresht.
      .
      Si më i ziu djall
      i gjithë rrëfenjave
      mashat përdor
      për nxjerrjen e gështenjave.

      @Lulzim Basha
      .
      Goxha figurë
      kështu, nga pamje jashme
      në histori do mbetesh
      si kukulla më e famshme.
      .
      @Edi Rama
      .
      Ti nuk je vrasës!
      Nëse nuk je as gënjeshtar
      Provoje, ke dhe një shans
      Nga Populli Shqiptar!

      1. Bojkotoni celulen Greke Çani-Curri në TV-Klan says:

        Gopisti…@
        Nuk po t’a quaj militantizmin idiot kur shkruan dhe gjoja qesëndis e ofendon Albin Kurtin si Don Kishot.
        Sepse me këtë vetëm tregon nivelin dhe mediokritetin e vulgarizmit tënd politik, po aq sa edhe faktin se përkundër iluzionit apo miklimeve se çoç ja thua në vargëzim, nuk je veçse një qehaja i bejlurçinave të bejteve shqipe, një hiç përballë malit Albin KURTI.
        Por gjithësesi, duhet të të vij turp nga vetja, po aq sa u vjen ndoht ndjekësve normalë të këtij bllogu, kur përbalt me një fjalor rrugaçësh dhe zuzarësh zonjën e nderuar Vjosa Osmani, një politikane e re me plot dinjitet e Kosovës, një risi shpresëdhënëse e Kosovës, që edhe mundësoi me vizionin dhe rreshtimin e san politik, përmbysjen e moçalit të klasës politike të saj.
        Bejtexhismi yt për Vjosa Osmanin, nuk është ironi dhe as kritikë emocionale si një rreshtimi kundra, por thjeshtë është zuzarëri harbutësh.

        1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

          @ Bojkotoni …….
          Nuk besoj se ushtron profesionin e avokatit,sepse jam i bindur që për atë të mungon forca e argumentimit.
          Gopisti është rreshtuar në anën e duhur të historisë ,kurse ti në anën e kundërt.
          Humori gopistian është tashmë një institucion,pa të cilin do ti mungonte diçka kësaj gazete!
          Juve mbani fort Babalen dhe sejmenët mediatik të veterinerit nga Viçi-doli!
          Albana Kurti si pseudopatriot po e dëmton çështjen shqiptare më shumë se babai i vet shpirtëror Salii Brek’skisha!
          Aspekti i parë, hodhi në treg “Shqipërinë e madhe” pastaj u tërhoq
          Mori votat për vete dhe hodhi Perëndimin kundër nesh.
          Aspekti i dytë po del hapur kundër Amerikës, pa të cilën Kosova sotë nuk do ekzistonte fare!
          Vjosa,apo Osum Osmani, e gjeti atë” axhën “e nanës ?!?

          1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


            @Aleanca
            .
            Ma dërgon dot adresën e tyre
            se nuk e gjej dot, e jam ca larg
            t’u dërgoj falas ca pica e pije
            se gjynah, u mbiu byreku në bark!

            1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

              Leri të hanë byrek,se picën nuk e njohin!
              Ju mer purtha schalët nga salca e domateve?!
              Ata vetëm gjizën dhe dhallën njohin?

        2. xheJ eN Bi says:

          Bojkotoni….
          Nuk e kuptoj përse mërzitesh kaq shumë për Kurtin e Osmanin? Ty Albini tek sytë e tua duket mal kurse Gopistit i duket si ai mali që u mbars dhe polli një mi. Dhe miu për Gopistin është Albini.
          Në Demokraci nuk jemi, sejcili e shikon si t’i pëlqejë.

    2. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @Mero Baze
      .
      Të parët thonë
      që fund nuk ka e mira
      O Mëndje e Kthjellët
      në ditë të vështira.

      @Metà&Monà
      .
      Çifti Kokmadhi
      e duan shumë Shqipërinë
      shitën gjithë morrat
      e krijuan LëSëInë!

      @Albin Kurti
      .
      Nofkën t’a vëmë ne
      sipas marrinës
      Albin, nga sot ti je
      Kishoti i Prishtinës.
      .
      @Vjosa Osmani
      .
      Ti erdhe vetë, a të prunë
      si Nusja nga Toboza
      po ike vetë, a të përzunë
      si Zonja Dosa!

      @Sali Berisha
      .
      Kur zarat e tij flasin
      “Dora” hesht
      dhe zorr se shkruan
      ndonjë rresht.
      .
      Si më i ziu djall
      i gjithë rrëfenjave
      mashat përdor
      për nxjerrjen e gështenjave.

      @Lulzim Basha
      .
      Goxha figurë
      kështu, nga pamje jashme
      në histori do mbetesh
      si kukulla më e famshme.
      .
      @Edi Rama
      .
      Ti nuk je vrasës!
      Nëse nuk je as gënjeshtar
      Provoje, ke dhe një shans
      Nga Populli Shqiptar!

    3. Yyyypppp xhixhi says:

      Po ka! Eshte picka e sateme! Ja pyete njehere vete se ta shpjegon ajo. Ose lere fare se harrova qe e paskam ketu nen vete, sa te mbaroj pune e ta nis ta pyesesh. Ah se harrova, te shkerdhefsha kunatin e Lulushes, beji te fala.

      1. Draper dhe Cekan says:

        O dylber po pse nuk zgjodhe te qije aurelen po zgjodhe kunatin
        Se te kam thene je pederast por sme degjove
        Yyttttttt xhixhi

  2. Endri says:

    O Mero.
    Rama ja futi sadri abazit, vasilika hysit, reme lales, besnik bares, sadri vorbsit, dritan lelit. Ne diskutim eshte pert ja futur dhe elona gjebrese dhe mimi kodhelit, deri ndoshta dhe peleshit. Parrulla eshte ” ju hapim vend te rinjve”???! Te gjithe ketaqe rama po ja u fut kane vota. Dhe i zevendeson me anonime si elva margariti apo rikandidon klotilda bushken qe skane asnje vote.
    Thote qe mandati i trete eshte per reformen ne drejtesi dhe ja fut vasilika hysit qe eshte nje nga strateget e reformes.

    Ne 2017 e udhehiqte sajmir tahiri fushaten e tiranes , ishte ne zenitin e tij dhe minister i brendshem i gjithepushtetshem dhe i vleresuar. Sot ke elisa spiropalin. Rama po zihet me Lelin ne vlore se ps ka renie dhe damiani fshihet duke thene qe e ka fajin Leli.
    Ti vazhdo ferkoi bishtin rames po ska gje ne terezi.

    1. Niku says:

      Na gajase.ju te djathtet mendoni se forca e ps qendron te ata 4 persona qe permende.duro dhe pak se do e shohesh forcen e ps.

    2. ben says:

      Sipas analizes
      Ne zgjedhjet e kaluara 2017 , qe opozita ishte e gjitha ndare, rama kishte frike dhe gjithe drejtuesit e qarqeve i vuri ne vende te sigurta.
      Ndersa tani mbas 8 vjet qeveri , koncesione pa fund, rruge me 20 milione euro kilometerin, shqiperia nga europa eshte nisur drejt turqise ,e per me teper opozita e bashkuar dhe rama e ka te sigurt fitoren????
      Mos eshte e kunderta
      Se rames nuk i plas per njeri fare ,vetem per veten, se nese nuk i fiton ai zgjedhjet kujt i plas per drejtuesit e qarqeve.
      Rama eshte tipiku i narcizit , mbas meje u befte qameti.

      1. Fredi F says:

        Ja dhe byrektorja e Shqupit me emrin ben, o ben aman cfare ndyshimi ka opozita e 2017 nga kjo e sotmja, pervec se ka bere Dule grekun dhe Idrzi camin bashke ? A te marrsha te keqen qe behesh kaq merak per drejtuesit e qarqeve te PS-se ti… ?

        “Mbas meje ardhte qameti” eshte moto e Sali Berishes, liderit tend shpirteror.

    3. Fredi F says:

      Endri dhe Beni jane pjese e byrektores se Shqupit mos ja u vini re. Pune e kane te shkretet.

  3. Milano 1993 says:

    Do te mbesin pa paga ca dembele nga te gjitha partite,dhe pastaj do fillojn te punojn si 99.9 % te qytetareve tr rendomte, ?!u

  4. Monitor says:

    Edhe ne parlament nuk eshte vend i sigurte! Sa te jete Luli dhe Mona! Ata nuk e kane quajtur gabim dhe te kene bere ndonje katarsis per failjen nga parlamenti para 2 vjetesh! Per nuk refuzuan Edhe rrogat! Apo….! Dhe tani thone e kishim ne rregull, pa i vrare ndergjegja! Duke harruar se ata kane shkuar aty me voten e popullit dhe parlamenti i takon popullit! Atehere c interest ka qytetari qe te coje ne parlament njerez te dobet dhe karrierist.

  5. xhoxhi says:

    Unë mendoj se opozita do vazhdojë tëjetë në opozitë dhe nuk i dihet ku do përfundojë.Pasi të mbyllen zgjedhjet dhe dalin rezultatet dhe formohet parlamenti i ri.Me tu futur në parlament ta dini se opozita do fillojë luftën me vezë,bojë,çizme etj etj.Këtë e kemi parë 30 vjet.Opozita është një grumbullim njerzish imoralë hajdutë dhe kriminelë që vetëm mëndjen për ndryshim nuk e kanë.Ata me çdo kusht luftojnë Ramën dhe këtu fillon lufta sepse nu e durojnë dot në atë karike.Shikoni një për një njerzit që kandidojnë dhe verini në peshore dhe do shikoni sepse njerzit më analfabetë janë opozita.Prandaj pas 25 prillit do shikojmë luftë në parlament luftë në rrugë.bojkot sulme nëpër ministri e bashki bllokime rrugësh etj etj.Këtë radhë populli këta trima me votë duhet ti nxjerë jashtë loje për tu futur njerëz me meënd dhe të rinj.Ne i njohim të gjithë dhe nuk kemi çtë presim nga ata.Luftë dhe shkatërime për të erdhur në pushtet nuk duam prandaj o popull voto të majtën për të shpëtuar Shqipërinë sepse ndryshe do shohim vetëm luftë

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Hallexhinj, duan rroge kot..

  7. Beniamini says:

    Z.Rama, sipas mendimit tim ben gjene me te mire qe freskon ekipin e tij. Freskim nuk do te thote vetem moshe e re, por cfaredo moshe me mendje te kthjellet dhe novatore per te gjitha proceset dhe reformat e zhvillimit e perparimit te vendit.
    Shiko kampin tjeter se cfar kandidatesh ka futur. Te gjith kandidatet e Lulit dhe Mones jane xhaketat e vjetra te grisura dhe te shqyera nga pislliku i tyre. Tegjith ata jane xhaketat e hedhura per disa here ne koshin e plehrave. Ata e kane krijuar portretin e tyre dhe populli i njef sh.mire sado makjazhe te vendosin ne surrat dhe kostume te reja te veshin. Ata jane figura plotesisht te konsumuare dhe pse jo te diskredituara.

  8. nje punonjes buxhetor prej 22 vjetesh says:

    Meqe ti Mero ben debat listash, une nje punonjes buxhetor po te tregoj krahasimin e qeverive

    Qeveria e PD –
    Beri brenda 8 viteve disa rritje te vogla rrogash e pensionesh
    U dha buxhetoreve c’do Dhjetor shperblimin e vitit te ri
    Fale fashes deri 300 KW me cmim me te ulet paguanin me pak per energji elektrike familjet shqiptare
    Borxhi Publik ne 2013 ishte 62%

    Qeveria e Rilindjes –
    Asnje rritje page ne 8 vjet, vetem nje rritje pensionesh sa nje pakete cigaresh
    Asnje 5-lekesh shperblim per buxhetoret ne 8-te Dhjetore rrjesht
    Fale heqjes fashes deri 300 KW, sot shqiptaret paguajne me shume per energjine e harxhuar
    Borxhi Publik ka arritur rekordin e 30 viteve

    Tani vazhdoni beni krahasime listash, kurse njerezit te jeni te sigurte, bejne krahasimet tek Ekonomia familjare!
    Aty ku kjo qeveri Rilindje ka deshtimin e plote ne 8 vjet, sa nuk ja fsheh dot asnje debat listash pa vlere fare.

  9. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Leri të hanë byrek,se picën nuk e njohin!
    Ju mer purtha schalët nga salca e domateve?!
    Ata vetëm gjizën dhe dhallën njohin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje