Nga Mero Baze
Lista e Partisë Demokratike nuk është një listë si ajo e 2017-s. Ajo është një listë që ka llogjikë politike, por nuk ka vlera, për shkak se aq vlera kanë mbetur në Partinë Demokratike.
Por e shikuar me qetësi, ajo është një listë e hartuar nga Sali Berisha, i cili ka dashur të mos përsëritet më situata skandaloze e vitit 2017.
Ka disa fakte që e provojnë këtë.
Së pari, ka të bëjë me reagimin pas listës. Sali Berisha më 2017 ishte nxitësi i zhurmës rreth listës dhe zjarrëfikësi i saj, për t’i treguar Bashës që herë tjetër të mos bëjë gabim të veprojë pa leje të tij.
Edhe pse shumë vetë janë të zhgënjyer nga lista dhe shumë figura të PD janë mënjanuar, Berisha këtë radhë ka shmangur zhurmën e madhe të vitit 2017. Arsyeja është se këtë radhë ai është i përfshirë vetë në hartimin e listave dhe gjithë të pakënaqurit i ka menaxhuar vetë.
Së dyti, bie në sy goditja e grupit të Genc Pollos në Partinë Demokratike. Në vitin 2017, ishte e pashpjegueshme pse Lulzim Basha i dorëzoi PD-në, Genc Pollos. Njerëzit e tij ishin në disa qarqe në krye të listave, edhe pse njerëzit më alergjik për elektoratin e PD.
Në këto lista ata janë zhdukur dhe i vetmi që ka “fituar” është Enno Bozdo, që ka marrë premtimin të jetë “koordinator kombëtar për energjinë” në opozitë!!!
Së treti, në lista ka pak eksperimente me njerëz të panjohur, që dukeshin se ishin produkte të pazareve të kunatit me parë. Të panjohurit e rinj janë kryesisht faktor lokalë, të identifikuar nga drejtuesit e qarqeve, ose ndonjë bukuroshe si taksë për kunatin e Lulit.
Me sa duket Berisha nuk ka lejuar surpriza, por përkundrazi ka imponuar figura të stërkonsumura të PD-së në krye të qarqeve, që i ka besnikë personal.
Fjala vjen, çuarja e Xhelal Mziut në Dibër, apo e Flamur Nokës në Kamëz, Bujar Leskajt në Vlorë, është përpjekje për t’u rikthyer tek njerëzit që ai ka përdorur për marifete elektorale, por që njohin strukturat organizative të partisë.
Së katëri, sigurimi i aleatëve në listën fituese të Tiranës, duket se është miratim i Berishës. Ai ka qenë partizan dhe i aleancës me çdo çmim me LSI-në, pamvarësisht se Basha nuk ka përballuar dot kërkesën tamaqare të LSI për 35 kandidatë në listën e përbashkët.
Berisha ka parimin që ka më rëndësi një votë e aleatit, se dy të mërzitur nga PD kur vjen puna tek koalicioni, pasi ai formon frymë. Basha nuk e ka këtë parim.
Por fakti që ai është detyruar t’i fusë gjithë kandidatët në listën fituese, përveç Nard Ndokës, që Berisha nuk e beson, tregon qartë se ai është shumë ndikues. Aq më tepër kur shikon se Fatmir Mediu është një vend pas Berishës në listë, si me qenë në vend të djalit.
Por akoma më qartë kjo duket tek renditja sanduiç e dy deputetëve çamë, që kanë futur në mes Vangjel Dulen. Vetëm nën garancitë e Berishës, Vangje Dulja pranon të rrijë në një listë dhe me çamë.
Kur Edi Rama e bëri nënkryetar Parlamenti, Dulja dha dorëheqje vetëm pse Shpëtim Idrizi deklaroi se mbështet Qeverinë në zgjedhjet lokale të 2015-s.
Tani Dulja është mes Idrizit dhe Mesilës dhe ndjehet i sigurtë. Dhe kjo është garanci e Berishës.
Së pesti, është poshtërimi i Komisionit Ruli- Nishani.
Betejën me këtë Komision, Berisha e bëri publike qysh në fillim, kur Ruli i kërkoi të mos kandidonte. Por duket se hakmarrjen e çoi deri në fund.
Gjithë figurat politike që Komisioni eleminoi, si Tritan Shehu, Luan Baçi apo Ervin Salianji, Gjunkshi etj, Berisha detyroi Bashën t’i rikthente. Të vetmin që nuk riktheu ishte Klevis Balliu, për shkak të mos vlerësimit që vetë Berisha ka për Fahriun.
Pra dhe këtu ai ka ndikuar deri në fund për interes të tij.
Ndaj dhe listat e kandidatëve të PD, janë të ndryshme nga ato të 2017, edhe pse janë aq të pavlera për PD-në, si ato. Ndryshe nga atëhere, këto i japin më shumë siguri Berishës në rast humbje, se sa Bashës për fitore.
Yeap.. Sa te jete Plaku Mere ne liste me qullet e tij, Lulka te bej sehir sikur sa u zgjua nga gjumi dimeror.. Lolo I shkreti qe pellet himnin ne mes te qytetit qe eshte ne pune te vet.. Politike provincjalesh qe duan te ruajn gjene e vjedhur ne emer te popullit..
Kjo ishte komplet e kuptushme se koj ishte lista e Berishes 2009-2013 kote fare
Te PS-ja hic fare!
Zgjedhje ne PD – gjelle qensh…
O lado,jo vetem ne pd por dhe ps e lsi eshte komplet gjelle qensh or mik.listat e deputeteve = me lista e gomereve qe pellasin sa here qe ja kerkon kryekari partis.jane ca plehra pa shtylle kurrizore
Dokrra sipas idese “Do behen dardhat sivjet o Ari? Do behen se i haen …Meros”
Te kish be Sali Berisha listen per deputete te PD do ishin aty se pari Joz Topalli, se dyti Tit Patozi, se treti Rid Bodja pa shku me tej.
Ato te gjithe shajne Bashen dhe lavderojne Saliun.
Jozi shqyhet duke thene se “Luli eshte i korruptuar”
E keni degju ndonjehere Saliun ta kundershtoje diku kete?
Saliu eshte nje rrelike e te shkuares qe aty te lista e 2021 nuk ka asnje idhtar pas. Asnje.
Ithtari me i madh i tij eshte Edi Rama. Pa Saliun diku afer gjalle, Rama ndihet si dikur kur i dolen fotot pa breke ne plazh publik
Je gabim Mero, nuk ka ndikuar, po i ka bere vet,mos e nenvlefteso Sali qenin.
Tirana dhe Durrsi kane numerin me te madh te deputeteve.
Me perjashtim te njerit emer ,te gjithe Jane veterane,besnik te Berishes.
Berisha po pergatitet te rexoj qeverine “Basha”duke u kujdesur per rizgjedhjen e tij.
Kjo mejhane politike ka probleme
te shumta strukturore e organizative
Si nje parti e c’organizuar totalishte
nuk mund te matet ne asnje aspekt me rilindasit.
Shiko c’far ndodhi vetem keto kohet e fundit.
Si gjithmone fijet e intriges I komandon funerali.
Nxiti budallenjte demokrate qe te
djegin mandatet, me disa qellime:
Te krijonte nje destabilitet total
ne vende, me dhunen sistematike
kunder istitucjoneve shteterore,
deri sa u detyrua departamenti
shtetit te Amerikes ta klasifikoj si
parti teroriste.
Se dyti ta nderkombetarizonte djegjen e mandateve si te detyrushme prej Edi Rames.
Se treti te fitonte kohe per familjen e tij te koruptuar e vrastare.
C’dodhi me aleatet e PD:
Ata si shushunja te vjetra politike
ne trupin e lodhur te shqiptarve
dhe me nje nuhatje politike pragmatiste, i kerkuan Lulit garanci per tu futur ne listat fituse ne zgjedhjet e ardheshme te parakoheshme apo periodike
Dhe llogarite I bene me mire
se Saliu e Luli.
Djegim nje dy vjecar dhe fitojme nje kater vjecare, dhe shkojme drejte pesjonit te pleqerise me rruga
te kenaqeshme.
I vetmi qe s’kuptonte ne kete loje ishte foshnjeraku Luli, i cili te vetem
gje qe merte serizishte ishte mesimi I imnit kombetar darkave ne
SHQUP pas molotove kunder istiucjoneve shteterore.
Por Edi ishte shume I zgjuar se te
gjithe keta kokshinik bashke.
U zbuloj by…perball botes se qytetruar cullaq.
Gjerat qe Edi I thote sot keta I
kuptojne mot
PS minimumi fiton 80 deputete, max
do jete trondites.
NJOFTIM
Njoftohen te gjithë simpatizantët e PD-së se mbas datës 25 prill, do shpërndahen vetëm byrekë me
patëllxhan.
Arësyeja është shumë e thjeshtë:
Byrekët dalin me ngjyrë blu!
Mbas një konsulltimi me Monën,arritëm në konkluzionin se byrekët me domate dhe “çepë” i garantuan Ramës fitoren 8 vjetë rrjeshtë,kjo falë ngjyrës së kuqe të “damoteve”?PS:Byrekët do ndahen mr legen plastikë!
Meqe ti Mero Baze ben nje pyetje retorike “Pse Berisha diktoi listen e PD”
Une qytetar i ketij vendi bej ca pyetje konkrete –
Pse ky Sali Berisha aq i akuzuar neper faqe gazetash nuk ka asnje akuze a padi ne dyert e Prokurorise e Gjykatave?
Pse asnje here ne keto vite, kjo PS a Rilindja, nuk ka depozituar qofte edhe nje padi te vetme kunder tij?
Pse asnje person konkret nuk e ka paditur kurre e nuk ka ndermend ta padise atje ku behet padia, ne Prokurori?
Ja pra o Mero Baze, keto pyetje qe i ben kushdo neper Shqiperi e kane nje pergjigje te qarte, larg atyre shablloneve politike .
Kunder Sali Berishes akuzat e gjygjet behen ne faqe gazetash, se sa per atje ku eshte vendi aha, nuk ka bythe asnje nga PS , Rilindja a “Shoqeria civile” ti beje. Se atje flitet me fakte e letra te firmosura, jo me Editorialet tua. Pra vetem vazhdojne i hane kaken me garuzhde perdite Berishes si ato qente qe lehin e nuk kafshojne.
Tung!
Plaku Mere dhe GD superk…zhgryhen dhe vihet emri ne list.
Drakula i Vicidolit lufton per jete a vdekje;
Genc Ruli e Lulzim Basha jane “viktima te mencurise se tyre”
Per me tej fjalen e ka Kulici.
gjynah per zotin qe ajo parti mori ate emer te nderuar qe ishte enderr e te gjithve PD dhe e beri pacavure per te mledhur gjith llumin e kalbesirat rreth vetes
Plaku mere nuk terhiqet deri sa re ngordhe.Nuk terhiqet as e as like floriri se duan te ndalet reforma ne drejtesi.Por kot e kane se ju ka dale boja .Populli shqipetar nuk i do te dy dhe po pret me padurim te dorezojne gjene e vjedhur parane dhe florine e popullit dhe te jene ne burg qe ta lene popullin te punoje i qete.