Nga Mero Baze
Kjo fushatë zgjedhjesh, më shumë se sa një betejë e opozitës së ndarë, me Edi Ramën, po profilizohet si një garë zgjedhore për kreun e opozitës pas 25 prillit, mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës.
Eshtë e pazakontë që në një fushatë zgjedhore të një opozite, e cila pretendon të mundë Edi Ramën, të shfaqen në fushë dy profile liderash, të cilët më shumë rivalizojnë njëri- tjetrin në emër të opozitës, se sa Edi Ramën.
Lulzim Basha po tenton të bëjë fushatën e tij, pa shumë emocion, me një profil familjar, si një njeri që nuk ngjall as urrejtje, as vëmendje, me një fjalor bazik, i cili nuk të detyron të mbash mend gjë, pasi ai pushon së foluri, por të mbetet në mendje shprehja se ka dëshirë të jetë kryeministri yt.
Herë duke gatuar, herë duke i blerë librin e gabuar vajzës së vogël, herë duke kujtuar rininë e hershme me gruan, herë duke demonstruar se di t’i japë veturës, ai synon të bëhet popullor duke shkaktuar buzëqeshje.
Përkundër linjës së tij të butë, ai herë pas herë detyrohet t’i bëjë “qokat” dhe Berishës, duke trashur zërin, që nuk i shkon, dhe duke bërë të fortin, por pastaj kthehet sërisht tek profili i tij.
Përballë tij, Ilir Meta ka vënë kandidaturën për kryetar opozite më 26 prill, nëse fiton Edi Rama, duke mos ja njohur fitoren. Këtë e ka deklaruar publikisht tre javë më parë dhe prej asaj dite, ai është në fushatë përditë, me gjeste, ngjarje dhe fjalor, që janë tërësisht e kundërta e Lulzim Bashës dhe e pangjashme në politikën shqiptare.
Duke mos e fshehur bipolaritetin e tij, ai del përditë në rrugë, edhe pse formalisht është president, përdor dekoratat për të mbledhur vota për LSI, sulmon ndërkombëtarët e sidomos SHBA-në, betohet që do të zhbëjë reformën në drejtësi, bën gjëra të marra si sulmi mbi policët, nuk ka drojë të shfaqet tërësisht i shfytyruar dhe i frikësuar njëkohësisht para gazetarëve, sulmon me egërsi shtypin kritik me të deri në linçim, duke përdorur dhe qentë e gjahut që mban në Presidencë, fyen me fjalor rrugaçi çdo kundërshtar, dhe shpreson që Qeveria të reagojë ndaj tij, ose duke kërkuar shkarkimin, ose duke e ndaluar.
Në fakt, Qeveria e shikon çmendjen e tij si një favor elektoral dhe me malinjitet, vetëm e sodit, me shpresë se do të vazhdojë ashtu. Është po aq zbavitëse kjo gjë, sa dhe këngët epike dibrane kushtuar atij, që e krahasojnë me Hajredin Pashën apo Skënderbeun e ri që po lind në opozitë.
Përkundër kësaj, brenda opozitës pjesa me mentalitet të dhunshëm brenda PD-së, kanë filluar ta shikojnë atë si idhullin e tyre, që u zëvendëson Sali Berishën në pension.
Në këtë aspekt, Ilir Meta ka dalë në rrugë më shumë se sa për t’i marrë vota Edi Ramës, për t’i marrë PD-së qejflijtë e dhunës dhe akteve të çmendura, të cilat u japin atyre ndjesinë e të qenurit të fortë dhe të gjallë.
Dhe nuk është puna që më 25 prill ata të votojnë Metën në vend të PD-së, por më 26 prill ata të thonë “më mirë të kishim Metën, se sa Lulin në krye”, siç në fakt kanë filluar ta thonë që tani.
Sali Berisha është dukshëm pas kësaj fushate Ai detyroi Lulzim Bashën të shkonte me tre orë vonesë dhe përtesë, tek zyrat e Sali Shehut, tek ish- FRD, të cilat kishte vite që i mallkonte si zyra të Bamir Topit.
Sali Berisha ka bërë kujdes në kontrollin e listave të PD-së në zgjedhje, të eleminojë çdo kandidat të mundshëm për kryetar nga PD përballë Bashës, në rast humbjeje, përfshi dhe të padëmshmin Bujar Nishani.
Kandidati i tij në rast dështimi është Ilir Meta. Me atë ai ka një kauzë, ka të njëjtat halle, ka të njëjtin profil dhe mbi të gjitha, kanë të njëjtin plan, të përdorin atë godinë për të mbrojtur veten.
Dhe në përpjekje për të menduar se çdo bëjnë më 26 prill, Meta e Berisha në fakt po vrasin me duart e tyre çdo shpresë për 25 prillin, pasi po shkatërrojnë fushatën e tyre, e cila nuk është puna se tani ka dy liderë, por i ka krejt të ndryshëm, në strategji, në taktikë, në fjalor, në objektiv dhe në karakter. I ka sikur po rivalizojnë me njëri- tjetrin, se kush t’ia shkatërrojë fushatën tjetrën.
Deri tani është fitues Ilir Meta. Dhe siç duket, do vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes deri më 25 prill, siç ndodh gjithmonë mes një të marri dhe një njeriu normal.
Ne te vertetë e kane te kotë si Z. Basha ashtu edhe Sh. Meta.
Me arritjet e rilindjes eshte pak e veshtire te krahasohet kush.
Si mund te keahasohet kush me kriminalizimin e kesaj qeverije.
Si mund te krahasohet kush me korrupsionin e kesaj qeverie.
Si mund te krahasohet kush me vjedhjet e kesaj qeverie.
Si mund te krahasohet kush me varferine qe solli kjo qeveri.
Si mund te krahasohet kush me nivelin e borgjit publik qe solli kjo qeveri.
Si mund te krahasohet kush me administraten me te paafte qe ka kjo qeveri.
Si mund te krahasohet kush per asnje investim serioz qe nuk beri kjo qeveri.
Si mund te krahasohet kush me kete qeveri kur ne tetë vjet ne pushtet nuk arriti te shtrojë as edhe nje km rrugë.
@ Petrit.
Vetëm një gabim i vogël ortografik të tradhëtoi si “byrekngrënës ”
Sot ose nuk ke ngrënë shumë( edhe pjesën e byrekngrënësit tjetër,që mungonte) , ose nuk ke ngrënë fare?
Borxh dhe jo borxh, or tëj.
Mendimi ndryshe respektohet në demokraci,pooooor pikërisht këtë nuk doni ju që shkruani për një byrek nga bodrumet e SHQUP-it.
Ju ëndërroni fashizmin berishjan,duke mos e akzeptuar faktin që ai i takon së kaluarës.
Fashizmi berishian është tashmë histori.
Ai do të jetë,për hir të së vërtetës , vetëm subjekt i dy fushave, historisë dhe drejtësisë?
Duke ruajtur etikën,f.l.m.
Ke te drejte vëlla per gabimin ortografik.
Te kerkoj ndjesë.
Mendoj se eshte nje gabim shume i vogel perballë atyre qe kam shkruar.
P.s. Sa per dijeni qe mos te te hajë shume maraku ty dhe shume te tjerëve nuk shkruaj nga “ byrektorja “ e SHQUP-it si è quani ju por kam 25 vjet qe e jetoj i lumtur me bashke me familjen time ne nje vend europian vend i cili me ka dhene edhe shtetësinë e tij dhe.
Ajo qe me bën te shkruaj eshte se e dua shume vendin tim dhe e dua pa keta politikanë komunistë , kriminelë te korruptuar dhe hajdutë.
Falemnderit
Me falni, por ky Petriti, jeton jashte si shume shqiptare te tjere dhe ka mbetur shqiptar, si Saliu dhe shume militante te PD dhe LSI! Shqiptari jo te gjithe me kete mentalitet,nuk ndryshon, kudo qe te jetoje! Ngelet shqiptar si Saliu dhe Likja! Ato qe reshton Petriti nuk jane te verteta ,por Saliu ka vrare njerez te pafajshem, ka tradhetuar Shqiperine duke qene spiun i serbit dhe s’dihet se i kujt tjeter! Krahasimi calon Petrit,kemi nevoje te behemi Europiane ne mendime demokratike! Saliu dhe Likja jane e kaluara e mjere shqiptare!
Eshte nga fshati i Saliut! Borgj!
O Petrit po pastro lobyy oburre se ate e ben mire….pfff
Petrit je me te ver-tete mu-t si Petrit Vasillaqi, a befshe halase se jeni kthyer ne gelase qe dhe me kepuce tu shkelesh, do bini era deri na Lalez. Po si huk u bete nje çike gjallesa me mendje o te varfer ne tru e te pasur ne krim, si s’u bete nje here njerez si shumica o idota te kesaj bote qe mbuluat si fara e miut token e zhuritur. Petrit je, petrit te thone , po nuk ngjan as me veshtull. E di se çfare eshte veshtulla? A u pjerdhesh si je pjerdhur me gjithe Saliun e Ilirin se ata te tjeret kane vajtur ne ferck te temave. Sot dita e veres per petritat lule qe vetes ja ngule. Nashti s’kemi ç’bejme, e vetmja monedhe eshte ajo qe kini miratuar ju bastardet e rinj e te vjeter dhe keshtu e keni pergjigjen. Nuk ta ve njeri me llafe, ore, jo; ta ve me ate mikun.
Jam shume dakord me ato qe ke shkru vetem te lutem ma perkthe pak se nuk arrij ta kuptoj se ne çfare gjuhe e ke shkrujt.
Falemnderit
More kokepaqime. Do mbledhesh kanoce per tete vjet
Deri ne 25 prill ky gomar president do bej vetem marrezira per te mbrojtur vjedhjen e familjes tij.
Ky hajdut me vidio,po lufton diktaturen per te sjell demokracine me gruan e tij ne krye te pushtetit.
Lulashi eshte mes 2 zjarresh,ate te saliut qe e ka kap prej koqesh dhe ate te kok tulit ilir qe do ti mare rolin e opozitarit.
Skenat e tij prej skixofreni po na tregojne se dhjerokracia na nxori fytyren e vertete te secilit qe fshihej nga frika e kerbacit.
Kemi nje sali nga 10 cilsit e komunistit,ne nje sali me veset me te liga qe ka njerzimi..
Lloj lloj injoranti hiqet si i zgjuar dhe blen diploma…
Lloj lloj hajduti,krimineli,drogaxhiu,pijaneci e antishqiptari hiqet patriot e behet politikan dhe te can menderen per ndershmeri.
Ilir meta krejte rastesisht
Na u ndolle para bashkis
Nga xhami makines pa sher
Dhe kerkoje ti beje nje nder
*
Perveshi menget dhe tha sulm
Ke police te shajme me shume
Ne sulm i pari ai u reshtua
Vete sali hoxha ia kish kerkuar
*
U tha policve do tju fus ne burg
Se jame president harbute
Dhe kush ne loje kete lolo e pa
Ka qeshur me kete budalla
*
Te gjithe thone cka ndodhur valle
Presidenti nga mendja na ka dale
Jemi ne halle per kete te shkre
Eshte ne gare brenda sojit te vete
*
Por cfare po ndodh ne ate dere
U katandise kokoshi nje thele
Me njeri tjetrin jane ne gare
Kush sali hoxhen mund ta mare
*
Lajme te mira nga amerika
Pandaj keta i ka zene frika
Po bejne cmosh per pushtet
Qe te ruajne bythen e vete
*
Po pse ndihen keta te rezikuar
Cfare sinjali u eshte afruar
Po iken qyqja dhe kendon bilbili
Lajme te mira po na siell prilli
*
Kane ndryshuar gjerat ne drejtesi
Spjerdh me njeri per PD dheLSI
Kete ata vete e kane kuptuar
Se ushtaret ju jane mbaruar
Z.Mero duke kaluar cdo dite behem me shume me ju si profesionist. Edhe pse smendoj si ju politikishte. Faleminderit .
Deri diku jam dakort me ty Mero ne lidhje Me presidentin tone Te “dashur”,por Pse Nuk thuhet qe ky sharlatan president nuk eshte zgjedhur me votat e Shqiptareve ,por nga ripjella e rahmutit .Cfaj Kane shqiptaret qe rahmuti u be pale me krimin,dhe voten e 1 milion Shqiptareve e hodhi ne lum.Prandaj mos thuaj qe gabimin e Ka like floriri dhe sali qeni,e Ka timonieri vete.
Petrit une te kam thane nje here qe ti je nga vicidoli dhe ke ble shtepi ne Lezhe e se jeto ne ato lagjet e zones 3 e4 te Londres qe jane te barabarta me ish bregun e lumit ne Tirane ose lagjen Liria ne Shkoder dhe e dyta ti nuk merr vesh fare nga ekonomia dhe je i cmendur pas shpellakut te sheqeres qe mban pampersa se nuk ka valvula ma dhe kete e di ,te fala nga lylka
Bravo nue.
E ke gjet.
Nuk e kisha ditë qe paska nje nue kaq te mençur.
Asnjehere nuk te ka rene fjala ne toke, o z. Mero. Ke mesuar te dallosh te miren e ketij vendi nga e zeza e tij dhe ta mbrosh kete te mire me penen e nje mjeshtri.
C’behet keshtu me keta presidentet tane , njeri bente detyren e vrojtusit qe numuronte makinat me beton qe shkonin ne kendi i lojnave te femijve , apo dhe me keq ,vinte luftonte me armaturat e betonit , kete aktualin e dergojne te beje roje ne zyrat e komunales te bashkise , prite ndonje dite kur t’a dergojne ne rradhen e qumeshtit per te vendosur regull , se atje jana ca pleq zevzeke qe marin qumesht pa rradhe .
ME DYQIND PETRITA KUMUNISTA LULE
***********************************
Te barazosh uqer dhe cakalle
Ata qe i vine shtetit verdalle
Dhe qe ti ben ata te mire
Vetem te shashe qeverine
*
Ti thua qe je shume evropian
E do shume dhe shqiperin
Per ata qe po i clirojne fytin
Ti nuk gjene anje fjale te mire
*
Cdo e mire qe eshte bere
Ti gjithmon e ke komentuar
Po per fatin tend te keq
Gjithmon ne anen e gabur
*
Qeveria ka shume per te share
Jo kure meret me keta barbare
Shenjen e barazimit mos e vere
Se Jane kriminel nje jete te tere
*
Prandaj petrit beju njeher bure
Mos i bjere te mires me gure
Mbaje iso sa te duash ne ate ane
Duke pergezuar ata sharlatane
*
Ri rehate aty ku je more djale
Se familjarisht ti je rregulluar
Se po te banoje ne shqiperi
Dryshe do te na kishe shkruar
Te dhenat nga qendra e diagnostikimit Biocheck raportojne se ne Shqiperi infektimet me Covid-19 jane 8 (tete) here me te larta se shifrat zyrtare!
Shqiperia me numrin e te vdekurve per fryme nga Covid mbi mesataren e vendeve tjera europiane!
Vazhdoni tani aty ku e keni lene, tek Meta e tek Basha…
KOMENTUESIT ,”PETRIT”
PSEUDONIMIN E KE MIRE , POR TI JE SHEMBELLTYRE E NJE PARTIAKU PD IST PA TRU, PA SY, PA VESH.
VEPRAT E EDI RAMES JANE TE BUKURA TY TE VERBOJNE.
SE TI DO VETEM SALI VICITOLIN.
ME 25 PRILL DO E MERRNI PERGJIGJEN.
O Mero o kurva e e Edi rates qe para 10 vjetesh ishe kurva e Saliut.
Vazhdo e more diktaturen se ne te semes do vesh dhe to me gjithe ta
Per Gynt dmth Petritin
Po cte duhet o Petja te besh punen e analistit
E shikon qe te gjithe komentet i ke kunder
Ha ndonje byrek dhe mos u ndi
Si sot 4 vjet me pare ka mbyllur detyren si “Ministri me i suksesshem i Rilindjes” dora vete Saimir Tahiri!
Ka bere nje postim prekes ne Facebook ku trego se si diten merrte pjese ne mbledhjet e qeverise, kurse naten e kalonte ne krevatin e Habilajve.
Një idiot më shumë apo një më pak, as i prish e as i ndreq punë atdheut, pavarësisht se për ritual e theksojnë shumë dashurinë për të. Këta janë thjesht numërorë që frymojnë. Atdheu ka nevojë për njerëz që punojnë për të me dije dhe shërbim të përhershëm, duke mos kërkuar ndaj tij në këmbim asgjë. Kuptimi i emri petrit i një zogu ngjajshëm me shqiponjën, nuk ka të bëjë fare me vështrimin apo largpamësinë e komentuesit me emrin petrit. Gjithsesi kur lindim, emrin nuk e zgjedhim vetë, na i vënë. Ku ta dinë ata (prindërit etj) se si do ishim ne kur të rriteshim. Dhe kur u dalin ndryshe i mallkojnë: “Ju shoftë emri!”.