“Kryengritjet” e Vlorës dhe dallimi mes PS e PD

11 Mars 2021, 18:53Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Pas lajmeve se Bujar Leskaj dhe kryesia e PD në Vlorë kanë kërcënuar me dorëheqje, për shkak të listës së Lulzim Bashës, Partia Demokratike në qendër bëri një deklaratë në emër të Bujar Leskajt, ku thotë që ai është në krye të punës dhe lajmet për dorëheqje janë sajime të Edi Ramës.

Është e kuptueshme që reagimet për listat të shoqërojnë shumë degë të partive në rrethe dhe nuk është ndonjë suprizë. Por rasti i Vlorës është shumë ilustrues për atë se kush po e menaxhon krizën e listave të Bashës dhe si e menaxhon.

Lajmi i sigurtë është që Bujar Leskaj ka kërcënuar me dorëheqje. Po ashtu dhe kreu lokal i PD në Vlorë, Deromemaj.

Tani pas tre ditësh, Bujar Leskaj ende nuk ka një deklaratë të tij se çfarë ka ndodhur dhe ka fikur telefonin.

I vetmi që ka folur me të është Sali Berisha, dhe ai përmes telefonit të ish- badigardit të tij Agron Kuliçi, i cili duke qenë njeri i afërt me Leskajn, shkoi aty për të zgjidhur krizën.

Është e kuptueshme që Leskaj i ka premtuar Berishës se do tërhiqet nga dorëheqja dhe do vazhdojë punën, por ai nuk ka marrë tashmë përgjegjësinë për rezultatin me listën që i ka ofruar Basha.

Deri më tani nuk kemi ende asnjë deklaratë konfirmuese të Leskajt apo Deromemaj, përveç një deklarate nga selia qëndrore e PD. Me shumë gjasa e pres një të tillë pas këtij shkrimi.

Ky është një problem i brendshëm i PD dhe nuk ja vlen të merresh, nëse Edi Rama nuk do ta përdorte këtë rast, për të sulmuar Leskajn dhe për ta denigruar atë pikërisht në këto moment.

Ndërhyrja e Ramës duket shumë tinzare, pasi ai duke sulmuar Leskajn dhe duke e dengiruar atë, synon njësoj si Berisha, ta mbajë atë në lojë dhe të udhëheqë një listë që nuk e do.

Kjo ja bën PS-së më të lehtë betejën në Vlorë, përballë një dorëheqjeje të mundshme të Leskajt dhe një liste tërësisht të Bashës, që mund ta mbyllte konfliktin dhe të vazhdonte përpara.

Mes Bashës që e fyen duke ja ndërruar listën që ai ka çuar në Tiranë dhe Ramës që e denigron, natyrisht Leskaj do detyrohet të jetë me Bashën dhe të gëlltisë rrebelimin e tij.

Logjike do të ishte që Basha të impononte listën e vet, dhe nëse Leskaj nuk ishte dakord, të largohej dhe Basha të merrte përgjegjësi për listën e tij.

Tani aty nuk ka askush përgjegësi. Leskaj do bëjë sikur kryeson një listë që nuk është e veta dhe për çdo rezultat do fajësojë Bashën.

Basha nga ana e vet do fajësojë Leskajn, kurse Berisha, që tenton të bashkojë Leskajn me listën e Bashës, do ta përdorë këtë ose kundër njërit, ose kundër tjetrit, pas zgjedhjeve.

E kundërta ka ndodhur me të njëjtin problem që pati Edi Rama në Vlorë. Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli, refuzoi të jepte dorëheqjen për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë, për arsye personale.

Rama e zëvendësoi menjëherë dhe e nxorri atë jashtë fushatës dhe refuzoi influencën e tij politike në fushatë. Pra e spastroi menjëherë problemin, duke e marrë vet përgjegjësinë për atë që ndodhi.

Kur hyn në betejë, nuk ke luksin të harxhosh energji me luftë të brendshme, por duhet që përgjegjësia e betejës të jetë e qartë.

Kjo kërkon ta kesh situatën nën kontroll si lider partie. Rama  e ka këtë luks, kurse PD më shumë se kudo tjetër, në Vlorë provoi se është parti me dy kryetarë, ku secili përpiqet të bëjë zgjidhjet e veta, duke e lënë përgjegjësinë për rezultatin, jetime.

Dhe kjo nuk ka ndodhur vetëm në Vlorë, por dhe në qarqe të tjera. Njësoj duket Korça dhe Shkodra, por dhe disa qarqe të tjera.

Të gjithë të pakënaqurit nga lista telefonojnë Berishën dhe ai bëhet garant i tyre, por jo garant i suksesit të listës. Dhe kjo mund ta dëmtojë PD-në më shumë se çdo gjë tjetër deri në fund, pasi po i ngjan një shtëpie, ku gjyshi përpiqet të qetësojë të pakënaqurit nga dhëndri i ri, të cilit i ka lënë çelsat e shtëpisë, por që nuk e lë të jetë zot shtëpie.

19 komente në ““Kryengritjet” e Vlorës dhe dallimi mes PS e PD”

  1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali, dalimi fondamental midis tyre është që njëra është parti, kurse tjetra s’ka qenë asnjëherë.
    Ai grumbullim klanor mesjetar, që grumbullohen si mizat në bythën e kalit dhe presin të dalin bajgat
    (byrekët), vetëm parti nuk ka qenë ndonjë herë!?
    Koha dhe bëmat e sajë donkishoteske e nxorên PD- jashtë loje.
    OK, disa merita s’mund t’ja mohojmë,
    p.sh.tortën që ndau me legena plastikë,serialet me Babalen, mesazhet erotike midis Sali-hani e pinit dhe Grifshës, përqafimet e Salës me Çiljetën?.
    PD-Për para Dërra !?
    Mbushini dollapët plotë,jo atë të Sahitit !!!!!?

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      E njeh mirë PëDënë Mero
      dhe di ku pikon çatia
      dhëndrri jo që s’bëhet zot
      por do flaket nga shtëpia.
      .
      Kapardisej mbi makinë
      si kaposhi majë plehut
      si t’i vlonte në damarë
      gjak safi, i Skënderbeut.
      .
      Dhëndër ama kollovar
      fiks i vete Lulzim Bashës
      e ka Sala kanakar
      dhe i dha çelsat e kashtës.

      P.S.
      Para, gjatë e pas votimeve
      opozita bën adetin
      si t’i pin’ lëngun premtimeve
      do vriten me njeri tjetrin.
      .
      Optimistë vetëm nga halli
      zgërdhihen se dot nuk qajnë
      Sala&Lilo … Lul Zavalli
      pas Zgjedhjesh humbjen do ndajnë!

  2. Lesi says:

    Me thjesht ta kishe qendisur kete editorial o Mero se Kim Mehmeti nuk e kupton kollaj!

    1. K says:

      Keni te drejte Lesi! Kim Mehmeti.si mehmet turkoshak qe eshte,krahason arrogancen e Rames me krimet e Saliut! Kjo do te thote se keta njerez te shek te 19te jane kaq injorante sa nuk e kuptojne qe te vrasesh dhe te jesh tradhetar i atdheut jane krime shume te renda!

  3. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Mero ne na shqetson me shume cuni fahri spiunit,si do i vej halli…
    Kemi hallin e 2 vellezerve te ashtuquajtur aktor budina,nje me lesh dhe nje kokzbathur,qe la leshte per nje cop deputet dhe lulashi ja futi…
    Dhe per cudi i premton se do e ndertoj teatrin sic ishte me qerpic….
    Po ai gjenerali nga lopezi i Vlores qe ja futi luli lopthi dhe e coi te ruaj lopet ose te pije raki me bujar lecken.
    Keta te shkreten ndegjojne lulin dhe nuk e dine qe ai eshte kukulla e sali kriminelit

    1. ILYRIA says:

      I modh Fare je….Rob Zoti…..Batuta perfekte……..

      ► Po Fahriu c´ben valle ?? Larg qofte godet nga marazi ate te voglin e shtepise……..se ai i shkreti c`i thane, beri.
      ► Po Budinat (njerin t`pakten – kokzbathurin) e promovoj dje Fevzi-Vesh, si nga te paret qe u kacafyten ne Anije per ne Bari (1991)…bile mate men edhe venin tek Direku i Anijes, “por ne Foto nuk e gjeti veten”……
      tregonte me shume krenari “bemat e tij” se si kishin dale nga “Shtet-rrethimi”…… nga Porti i kishte kalu Rojeve n`Stadium, mas Stadiumit jau futi Pipinove te tjere… po pa ju dridh Qerpiku fare e…….pasanej me Barrele ( si i vdek a i plagos, kush e mori evesh) jau futi ketyre te tjerve……..Pipinot u tmerrun….. me pas nje Bos i Mafias e mori ne Bari-City dhe e mbajti 8-Muaj ne shtepine e vet….. Ky i fundit mesiguri i kishte percjell te gjitha “tmerret” e Budines me dylbi nga Kodrat e Bari-City……….a e kupto ti se cfare kapacitetesh qe jane keta ????…..artista mer Shok artista….

  4. 01 vlora says:

    Agron Kuliçi nè Vlorè pèr te stabilizuar Situatèn?????O e mjera Vlorè me Bujar Leskèn!!!Respekte Mero por tè lutem Kim Memetin mos e pupliko nè editorjalin tuaj se kemi boll brenda Shqipèris,faleminderit.

  5. Vlora qe ja Futi 2B-s..Basha+Berisha says:

    Shkurt Mero:LUlezim Basha ka “Celsat e Kashtes”……do te Deshiroja qe te marre edhe Bileten e Udhetimit drejte Hollandes pas 25-Prillit dhe pa te drejte Kthimi ne PD-e…

  6. Draper dhe Cekan says:

    Me cpo shofim e me cpo degjojme ose lulzimi eshte superbole injorant gje qe eshte ose ” cuni mire ” i rames e ka shit 4 vjecarin e 3-te rames ne tavoline ne kembim te eurove apo tenderave
    Tani cfare eshte me e bukura dhe me qesharake eshte se lulzimi eshte vertete superbole dhe manjak eurosh
    Veshtire ta analizosh matematiken e tij!

    Shume e veshtire akoma ta kuptosh se duhet te jesh i kalibrit te lulit qe ta kuptosh
    Vetem budallai e kupton budallain
    Dhe hajduti e kap hajdutin
    Kan ndryshuar regullat e politikes ,
    ha ti, ha dhe une “motoja”
    Ve bast qe mandatin e ka shit
    Me humbje doli vetem partia pornografike e mones.

  7. Kelyshët e majtë të Komunistit Sali says:

    Ha ha ha ha,
    Aleanca – po perlë i ke keto shkrimet mor aman?
    Ç’te të them! Desha te bej nje koment, por ja, e bere ti edhe per mua. Rrofsh.
    Sa malet, vëlla, sepse njerez si ty japin shpresë qe ky vend ka te ardhme, dhe nuk jemi si disa “miza me bythe te kalit, qe presin bajgat”.
    Ha ha ha. Ore, ta kesh pasur per Berishen kete punën e kalit? Se, …. në fakt, ….. nuk të duket si kale Berisha?
    Respekte.

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Ky vend nuk ka për të vdekur kurrë !
      Retë e zeza po ikin,dielli po qesh mbi to.?
      Emrat venë e vinë, Shqipëria do ngelet aty dhe turpi për tradhëtarët.?
      Ah,se për pak harrova,çelësat e kashtës gjithashtu,se na ngordh lopa në Viçidol pa kashtë.
      Ajo dreq kashte të “ckuq” “fitirën” ja vështro Salën dhe Gone kokëkotruven e Markagjekëve?

  8. Qerosi says:

    8 vjet do mbledhesh kanoce more bythlepirs I rames.

  9. Coli says:

    Mero,ti mire e ke po nje gje nuk e thua deri ne fund.Rilindasit e Rames jane te gjithe te tredhur politikish.Njehere te perplase kembet Rama dhe atyre ju shpeton ……..

  10. dede zefi says:

    Mua me vjen keq per cunin e Zef Dedes, “humoristin” karagjoz qe besoi se Lulashi do ta bente deputet.

  11. Kume Peza says:

    PD nuk ka ardhur dhe nuk vjen kurre ne pushtet me zghedhje te rregullta. Opozita do reformuar me theme, por kjo nuk do te ndodhe te pakten edhe per pese apo 10 vjet, sa te jete Saliu ne krye.

  12. Kume Peza says:

    PD nuk ka ardhur dhe nuk vjen kurre ne pushtet me zgjedhje te rregullta. Opozita do reformuar me themel, por kjo nuk do te ndodhe te pakten edhe per pese apo 10 vjet, sa te jete Saliu ne krye.

  13. Realpolitika says:

    PD E SALIUT. SE LULUSHI ESHTE DJAL I MIRE, NUK KA PER TE ARDHUR KURRE NE PUSHTET.
    TE PAKTEN DERI NE VITIN 2030.
    KUR TE REFORMOHET PD QE TE KET VDEKUR EDHE HIJA E SALI KRIMINELIT.
    PS DHE EDI RAMA SA TE JET SALIU …DO VOTOHET BINDSHEM.
    POR KUSUR VENDI QE DEMTOHET NGA KJO MENDER OPOZITE, DESTRUKTIVE, ANTIKOMBETARE.

  14. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Lere o Mero mos tento te lash mutin me shurre tani1
    Ti nga zelli yt i tepruar i servilizmit ndaj Rames, para dy ditesh u ngazelleve se Bujar Leskaj u terhoq nga lista PD!
    Kesaj i doli boja shpejt se helbete rrena ka kembe te shkurtra…dhe ishte Leli i Bashkise Socialiste qe nuk pranoi te ishte te lista pacavure Rama dhe Rama e perjashton Lelin nga Rilindja!
    Keshtu pra o Mero, kush ngutet permutet dhe ti je permutur me kohe nga zelli per tu servilosur pushteti rradhes.
    C’do thuash kur Rama ta shkarkoje ate Lelin edhe si Kryetar Bashkie, apo se fajin e ka Saliu?

  15. qyfyre rilindjote says:

    Rama- Dritan Lelit te Bashkise Vlore “Ik zhduku mos te shoh me”
    Dritan Leli firmos shkarkimin e nen/Kryetarit te Rames njefare Afrim Qendro

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje