Nga Mero Baze
Dukej sikur Fryma e Re Demkokratike, u themelua dhe u mbyll pa ndonjë sukses. Por ja që suksesi vjen atëhere kur se pret dhe nga ata që nuk e pret.
Ai nuk erdhi prej themeluesit të saj, Bamir Topi, i cili e themeloi dhe e la në qetësi. Erdhi nga dikush që mbeti në zyrë.
Falë tij, shqiptarët panë sot një president të cilin për nga gjendja psiqike, nuk ta pranon asnjë klinikë normale, nga ato që trajtojnë të sëmurë, përveç atyre që i mbyllin si të pashpresë.
Shfaqja primitive e Ilir Metës, të sharat e tij ndaj policëve të tipit “by…irë”, me fjalor që bën të skuqet dhe Grida Dume, po e dëgjoi, meqë ai e ka merak feminilitetin e saj, dhe akoma më keq, banditët civilë që shtynin policët nën urdhërat dhe kërcënimet e tij, janë një dhuratë nga FRD e mbetur në zyrat e Bashkisë së Tiranës.
Pa ato zyra, shqiptarët nuk do kishin këtë fat, të shikonin në çfarë pike ka degraduar ai që quhet president i tyre dhe akoma më keq, nuk do kishin shans të shikonin se si ai njeri i degraduar, ka vënë në rresht opozitën, e cila vrapoi pas tij ta legjitimonte atë që bëri.
Që të kuptohemi të gjithë, nuk bëhet fjalë për zyra të një partie. Parti pa zyra ka plot. Kjo për të cilën bëjmë fjalë është një zyrë që s’ka parti, por një person që i duhet zyra për punë të veta.
Ndaj debati se e kujt është zyra, nuk ja vlen, se siç thoshte dikur vendimi i Gjykatës së Lartë për kasetën e famshme të Ilir Metës, “objekti nuk ekziston”. Dhe në këtë rast nuk kemi për çfarë zyre debatojmë, derisa nuk ekziston partia.
Por kjo parti ja kishte vlejtur të krijohej, qoftë dhe për të prodhuar këtë skenë.
Erion Veliaj nga ana tjetër, edhe pse mund ta ketë bërë të gjithë këtë pa qenë i ndërgjegjshëm politikisht se çfarë po bënte, ka arritur të bëjë gjënë më të mirë të fushatës së tij elektorale deri tani.
Sado të lodhet ai, nga Zall Heri, deri në Rrogozhinë, e nga Kombinati deri në Dajt, duke folur për LSI, me kaq sa ka prodhuar sot me një shkresë, ai nuk prodhon dot edhe sikur fushata të zgjasë një vit.
T’u mundësosh shqiptarëve të shikojnë live një president që para se të jetë subjekt i SPAK-ut, apo Gjykatës Speciale, është qartazi pacient i klinikave të specializuar për mbylljen e të sëmurëve të dhunshëm, është një arritje politike e pazakontë, edhe pse Veliaj mund ta ketë bërë pa qenë koshient se çdo dilte në fund të ditës. Të paktën Ilir Metën nuk kishte si e parashikonte.
Tani ai nuk ka nevojë të dalë më në ekran dhe as t’u shpjegojë shqiptarëve atë kontratën e FRD-së. Nuk i duhet njeriu. Videoja e Ilir Metës, vlen një mijë herë më shumë se sa provokimi që ai ndoshta ka pasur në mend t’i bënte një partie të vdekur.
Askush nuk mund të vinte bast, se në këtë histori do përfshihej Ilir Meta dhe në atë gjendje psiqike, që praktikisht ilustron jo vetëm anën psiqike dhe politike të tij, por edhe nënshtrimin e opozitës para një personi të tillë.
Brenda një ore ne pamë një president të çmendur, që shante nga nëna policët dhe i shtynte, disa banditë civilë të tij që i morën policët zvarrë, pastaj një fjalor rrugësh ndaj tyre, dhe në fund bashkëkryetarin e opozitës, që ishte dakord me gjithë këtë marrëzi.
Bamir Topin kanë dhjetë vjet që e akuzojnë se bashkëpunon me Edi Ramën, por ai erdhi dhe iku në atë parti pa i bërë ndonjë nder Edi Ramës. Por ja që fati paskësh qenë fshehur poshtë tavolinës së tij dhe sapo ai iku andej, Edi Ramës ju bë një dhuratë në fillim të fushatës, ndërkohë që ai lodhet përditë t’iu shpjegojë shqiptarëve, hallin që i ka gjetur ata me presidentin.
Sot shqiptarët panë hallin që ka gjetur Shqipërinë me të. Dhe kjo nuk do ishte e mundur, pa FRD-në e mbetur. Shpresojmë dhe ndonjë shfaqje tjetër të tillë deri më 25 prill dhe sllogani i LSI, “Shqipëria shtëpia jonë”, kthehet në “Çmendina, shtëpia jonë”.
Fantastike! Te lumte Mero.
Na u deh një herë miu
thonë, diku në Ilirí
ish luan, kujtoi i ziu
Tha- Ku ësht’ macja t’a .i!
.
Por, ky mi i kohës tonë
po na dehet ca si shpesh
me të shoqen karaMonë
nuk s’po bien në hundlesh.
.
.
.
P.S.
Kush ësht’ macja ju do thoni
USA-t, që do kapë për veshi
Por, do venë për dhjam qeni
Ilir & Mona Kukaleshi!
.
P.P.S.
Epitaf – ilir meta
.
Me njëmijë e një të zeza
e ndërtoi perandorinë
por, në burg veten helmoi
kur USAt atë ia shkrinë.
Për byreksat.
.
Unë shkruaj çfarë mendoj
nuk kam shkruar kurrë për lekë
në dy javë sa unë fitoj
një vit ju mbaj me byrekë.
.
Për recuperon
.
Kurrë s’kam qen në NSHRAK
po të dush aty të takoj
n’daç tek pull, ndaç me shoqni
vij recuperon t’a diftoj!
“In der Ruhe,liegt die Kraft”
Forca qëndron te qetësia, thotë gjermani.
Ky ishte një manifestim i frikës që Like kokëkotruvja ka nga burgu,të cilën mundohet ta shesi për manifestim force.
Amerikanët nga frika e Likes do anullojnë stërvitjen e trupave të tyre në fund të prillit në Shqipëri !
Ç’ na bëre Like !??
Mos e ki frikën te stërvitja e Hamerikanve
Fola mbrëmë mbas Hakshami dhe më thanë do e fillojmë qi me dat 23 Pill.
Meta, Berisha dhe Basha nuk marrin vesh, veç duke u shkuar mbrapa pareve, pronave dhe bizneseve të tyre. Filloni me vilat dhe restorantet ne Gjirin e Lalzit. Aty u dhëmb ketyre kafshëve primitive – le tu shkojnë keto pare njerezve ne nevoje.
Mero sarkazem eshte kjo hahahahah po qe burre Iliri me kte shkrim jep automatikisht doreheqien .dhe del te vendi I vet. Por ky eshte mut muti jo burre .se skrapari ka burra plot te mencur por ky nuk mundet te jet nga ajo ane se nuk ben nje skrapalli keto idjotizma .
Një artikull per seminar . Sarkazma e perdorur është denim kapital per personazhin grotesk te shkrimit. Personazhe te tilla si çifti Meta janë shenjestër e lehtë penen e Mero Bates.
Eshte mese e qarte se Meta e ka blere FRD e mbetur me ca bandite te Laprakes dhe Kamzes, derisa iu prish aq shume gjaku kur iu kerkua te lirojne ndertesen e uzurpuar kunder ligjit. Dhe kete e ka bere per ta shitur FRD ne pazar si tjeter parti opozitare kunder “te vetmit armik te shqiptareve”, kunder Rames.
Po o Mero … Por eshte turp per ne si kombe se ne Qfare pike kemi mbrriture Ku presidenti i rrepuplikes sillet si lagaraqe 2 leksh dhe krytari i opozites Qofte edhe formalism e ndjek nga mbrapa si kalam keta nuk Jane politikane as Lider Jo se Jo se pse edhe nje bandit qe Ka mbase veti 5-6 veta Ka me atoritet se Ka ilir psikopati dhe Lulzim Basha turpe turpe per te 2 si per ilirin si per Luliin e vogel
Ne fakt eshte turp qe njerezit me semundje mendore krahasohen me Meten. Shumica derrmuse e tyre nuk jane te dhunshem dhe as nuk i bejne keq kujt, por vuajne ne vetmi semundjen e tyre. Meta shpreh qarte shenja te humbjes se kontrrollit psiqik por nese nje mjek psikiater do ta ndiqte nga afer mund te mendonte qe keto humbje kontrrolli jane pasoja te ndonje varesie si pershembull alkolit dhe drogave te forta. Sjelljet e Metes ne televizion me duken qarte qe vijne nga subtanca qe merr ne trup dhe jo gjenetike.
Si rregull, njerzit e qyteteruar per zgjidhjen e mosmarrveshjeve perdorin ligjin, shkojne ne gjykate. Por kur rritesh ne nje shtet ku askush nuk ka pyetur dhe pyet per ligjet, atehere nuk mund te pritet dicka ndryshe. Ne keto kondita, njeriu i thjeshte pyet: si mund te flasesh per shtet ligjor, kur menyra e te vepruarit e te parit te vendit flet per nje perbuzje totale per ligjin dhe drejtesine? Dhe kur sheh se cfare menyre zgjedhin drejtuesit e larte per zgjidhjen e mosmarveshjeve, merret me mend lehte pse njerzit tek ne vrasin njeri-tjetrin per nje gardh.
Pse heshte prokuroria, na dhembin syt kur del ne ekranet televizive, ky palo rrugac, ky vemje qe ka 30 vjete qe e ka shtypur, e ka vjedhur Deri ne Palace kete popull, ndiej vetem neveri pekete familjet te peshtire. O popull thiri mendjes, jeni genjyer Deri me sot nga kjo familjet hajdutesh, kriminelash, pa’s I shkojne vetem ata qe kane perfituar dhe Jane per lyer me kete hajdut.
Pa na kujto dhe njehere o mero, kush e vuri president dhe cfare meritash kishte qe e bene president?
Dhe a u vrane 4 vete ne 21 janar per kete bolen pa u bere president?
Ta mbyllim pa debate shterpa kete mandat, pa pyet andej nga spaku a do arrestohet nonje peshku madh apo te presim sa te na bien leshte poshte, se lart skemi me.
Te mbildhet Kuvendi e ta shkarkoj, simple and easy
one day,one hour,one order and done,no more president
Shqiperia shpeton me ne fund nga ky funderrine
Kuvendi te ngrihet ne nivelin e duhur
Mero, megjithese te gjithe ne njerezit e tjere jemi ne hall te madh me kete president dhe opozite, ti gjene menyren se si te na qetesosh, bile te na besh edhe te buzeqeshim kur nuk duam. Ajo shprehja: “çfaqja primitive e Ilir Metes , te sharat e tij ndaj policeve te tipit by…ire, me fjalor qe ben te skuqet edhe Grida Dume, po e degjoi, meqe ai e ka merak feminilitetin e saj……” sado qe isha i merzitur, pa dashje buzeqesha me gjetjen qe i kishe bere te dyve. Te faleminderit! Por une kisha dhe nje propozim qe e kam bere edhe ne nje koment tjeter sot: Gjithe ata qe kane marre dekorata nga ky president, veçanerisht ata te Vlores, duhet ti grumbullojne e ti çojne e lene para presidences kolektivisht, ose ne Sheshin e Flamurit. Ti lene atje dhe te ikin se dhe po ti mbajne e kur tu shkoje ndonje per vizite ne shtepi edhe pas dhjete vjetesh e ti shikoje, do lexoje emrin posht : presidenti Ilir Meta dhe do ti qeshin. Jane pa asnje vlere, ashtu si presidenti. Do nderonin veten e tyre para popullit.
►Shume Ide domethenese ” REALE”…………do te ishte me te vertete nje nga Gjerat me te pjekura e miremenduara per te gjithe ata Shqipetare te ndershem ky AKT i thjeshte e pa Trumpeta eBuje…………do ishte perkrahja me e madhe (moralisht dhe vizualisht) per Civilizimin shqipetar….
→ Uroj me gjithe shpirt qe ata ta bejne kete, ndoshta, Detyre ndaj Vendit te tyre…….Edhe njehere “REALE” te pergezoj shume per kete Ide fantastike…..qofsh me Shendet.
Coheni ne cmendine e Elbasanit Like floririn se po le nam ne Evrope…..
Tipa si Meta jane domosdoshmeri qe te mos biem ne diktature. Vetem burra qe jua mban ja dalin te kundershtojne kete qeveri qe ka uzurpuar gjithecka. Njerezit e thjeshte nuk munden, ikin e ikin, dhe futen ne burg per dritat apo ujin e pa paguar. E mendoni nje mandat te trete, dhe pastaj mbreteri si Hoxha. Po te mos ishte per burra me kurajo, edhe sot regjimi Hoxhes do ishte ne fuqi nese vota do respektohej. Por ka momente ku votohet po vota nuk ka me vend dhe vlere sic eshte ne keto momente vendi jone. Eshte e domosdoshme te largohet Raman dryshe demokracia vdiq.
Meta nuk eshte aspak i semur psiqik se keshtu ka vepruar dhe me Zhozefinen kohe me pare por atehere Meros dhe rilindidjoteve u pelqente dhe ju dukej normal dhe e ben dhe president. Por tani qe i ka ngel sharra ne gozhde ju duket is semure psiqik,.
I dashur JUGU,
respekt per Mendimin tuaj, por ne Diktature nuk bie Shqiperia. Dy Gjera: ose nuk e ke jetuar Diktaturen ose e dashuron PD pa Kushte, per ate qe ajo ka bere dhe ndoshta ka premtuar per te ardhmen tende ……
Ti Jugu, cfarede qe te shkruhet, cfaredo te lexosh, cfaredo qe te behet ne ate Vend, e ke shume te qarte per ke do votosh me 25 Prill…….
Prespektiva jote eshte teper e lehte te kuptohet per vete Faktin se si i analizon Ngjarjet dhe Historite.
Ti je Demokrat dhe mire ben qe beson ne ate Force Politike, eshte e drejta Jote legjitime….sic ka dhe shume te tjere qe mendojne ndryshe nga ti…..e ata Sot per Sot qe flasim jane SHUMICA e SHQIPETAREVE…
Te mbrosh ate qe nuk eshte per tu mbrojtur dhe te sjellesh Fakte nga Shqiperia para 90-tes (E.Hoxha→Regjimi→Komunizmi→3 Mandate=Diktature…etj) e ti krahasosh me Vitin 2021 do te thote, per mendimin tim, se ti kurre nuk mund te jetosh ne nje Shtet me Rregulla e Ligje…..ti je Njeriu qe as te plas Bytha fare per Shtet……sepse Sal Ram Berisha jau futi deri tek Venat e Gjakut, RRUMPALLEN…..ka ardhur Koha qe duhet me leviz Bythen po deshe me Jetu normalisht……..po nuk ke mundesi per tu punesuar…..dil jashte Shqiperie ene fillo ta provosh ca domethene PUNE…….as do kesh Kohe me te mendosh per Salen as per Edin as per Meten……….se nuk ke kohe te degjosh ata qe thone se Ed Rama po na vdes Demokracine…….KLM ene PUNEN JUGU…….PUNEN….
Pse more “Jugu” flet kaq ashper , apo detyrohesh
tani , si gjithe bota , te paguash ujin e dritat ?
Zotrote kerkon budallen F.Noka , qe shkonte ne
Kukes e Diber per fushate elektorale dhe u thoshte
qe heci i Fjerzes eshte i yni , se E.Hoxha na mbuloi
tokat me uje , ndaj nuk do te paguani dritat ? Ajde
logjike anadollaku , ajde !
Te gjithe tregojne me gisht problemin por askujt nuk ja mban bytha ta zgjidhe. E dime qe familjet Meta e Berisha jane familje kriminale.Pse e beri Rama president Meten? Pse nuk e shkarkoi nga detyra kur e pati mundesine? Pse keto 2 familje te zhytura ne krim jane kthyer ne te paprekshem? Sa here duhet te votohet PS qe te beje shtet ligjor? Pse Franca,Rumania,Kroacia,Maqedonia etj nuk ngurrojne te denojne politikanet e tyre por Edi Rama thote nuk jam as gjykates e as prokuror? Macroni ne France prokuror e gjykates eshte?
Te gjithe keta qe numuron ti @Mona… , vendet e tjera i kane denoncuar ,gjykuar e denuar mbas largimit nga funksioni shteresor . A i sheh SHBA-te, qe jo vetem kur ishte ne pushtet presidenti Tramp nuk e gjykuan dot kur sulmoi e hyri brenda ne Parlament , por as tani nuk munden ta bejne nje gje te tille . Aq me teper Shqiperia qe eshte ne shenjester dhe nuk ka te drejte te ndertoje as nje teater ne mes te Tiranes , sepse nuk te lene naziskinet e BE-se . Sali Berisha beri grusht shteti klasik dhe…Europa e SHBA – ja i dhane ultimatum F.Nanos qe ta fale ate krye bandit . Ne , si mpopull , na mundon mentaliteti Enverist , qe sillej ne menyre krejt te pa varur nga te huajt ,por kohet kane ndryshuar . Me kujtohet Romano Prodi i italise , kur i kerkoi S.Berishes terheqjen urgjent nga grushti i shtetit , sepse nje qeveri e tille nuk do te kishte jete me te gjate se nje muaj , kurse ambasadorja amerikane Marizha Lino e kercenoi ushtarakisht qe , nse nuk terhiqej , marisnat amerikane do ti kishte mbi taracat e ministrive brenda 20 minutash . Mbas30 minutash Saliu u terhoq .
Rrofte Partia e Punes ? (turp, turp ,turp)….. ku je Enver djali se neve na dogji malli ?
Urime i memirelexuari Mero!
Do besh lufte me ameriken po bytha s ta mban komandant Iliri trim o kapedan
Te gjithe ne shesh te kerkojme arrestimin e ketij presidenti kriminel….Le te behemi njehere komb i mencur dhe ta bejme si te qyteterruarit. Ne qofte se Rama nuk e ben kete, e ben populli. Skenaret jane te gatshem Rumania….Keta duhen qerruar dhe vrare me keq se Caushesku. Djemte e Anglise tja u” kontrollojne” pak femijet atje ku i kane.
ha..ha..C´fare Gallate do te kemi??Por jo deri me 25-Prille…do te vazhdoj edhe nja dy muaj me pas….p.sh:Zgjedhjet u “Manipuluan” u Vodhen,u Shartuan…dhe “Bagazhi ” i Fjalorit te Pasur te LIke Floririt,do te Pasohet nga Plaku Matuf Sali Berisha,qe akoma nuk ka Ngordhur,si dhe nga Buca Monika..si dhe Kulishi Lulic Bashovici….
Pres me “Padurim” te Fortet e PD-se,se c´do te bejne??
Sa i perkon presidentit tone
thenia e piktorit te madh spanjoll
Francesko Goja:
– Sa me larte hipen majmuni ne
peme aq me acik I duket by….
Mos sot kete Saliun e vogel
e ngatrove me Sliun e madh?
Kushedi si do vej kjo pune me
pas ne se do ngatrosh Sali-janin
e vogel me Saliun e madh.
Gjullurdi ne kallamishten presidencjale qe as keshilltari
Panariti si jep dum, se del Tedi
si kerici para gomarit.
Nga burime te sgurta te istitucjoneve fetare Baba Mondi eshte shprehur se hajmalia ime nuk i bene pune, se magjia qe
I kane bere eshte shume e forte
dhe ne se si bene derman edhe Baba Tomori presidenti I “nderuar” na la.
-Ne nje shtet rrumpalle, keto ndodhin
-Me bekimin e naltadhnise eshte ky president
(mos harroni, amerika beri tre muaj qe ta uronte meten si president)
-Dhe pergjigjia e Rames dihet… Nuk kam faj qe presidenti eshte çmendur… Nuk kam faj qe nje pastruese bente infermjeren ne spitalin ku drejtoresha na paraqitet si hynore… Nuk kam faj qe polici qellon pas shpine nje qyetar(te kujtojme se asnje epror nuk ka levizur nga vendi, ketij policit doren ia ngriti vetja, por mendjen kush ja beri top qe te kete kurajon te nxjerri pistoleten e jo me te qelloje?!)… Nuk ka faj qe mbyll hyrejn e tiranes mu ne mes te festave te vitit te ri(kuptohet, qendrat tregtare jane perfitueset e kesaj rrumpalle)… Nuk ka faj qe administrata nuk sherben popullin… Nuk ka faj qe nje punonjes administrate i ben gjemen qytetarit, por kur qytetari i drejtohet nje kanali televiziv, ceshtia “zgjidhet”. Por mos harroni se atij punojesit nuk i hyn gjemb ne kembe, thjesht vazhdon punen sikur nuk ka ndodhur asgje…
Ky nuk ka faj per asgje!!!
Ky vetem se eshte njecik kryeminister e zemren e ka te mire dhe kurre nuk do beje asgje qe nuk eshte ne interesin tone, por per te qeverrisur mos i kerkoni gje, nuk mundet, ja kane zene rrugen ata te keqinjet, ata qe nuk e lene te beje gjerat e duhura, ata te tjeret, ata te padukshmit, ata pra, ata qe mbase jane dhe antar te ps-se, por jame ata te keqinjet, qe ky si kryeminister nuk ka cfare tju beje… nuk ka forcen e istitucionit e as te ligjit.
Dihet boterisht qe kryeministia e shqiperise eshte e depolitizuar, ndaj gjynaf i shkreti, nuk ka faj, nuk ka mundesi, nuk ka ligjin, nuk ka asgje. Eshte katandisur kryeministria si organizate jo fitmprurese.
Te lutemi qe mbase mbase, ligji i njeh te drejten te qeverrisi!!!
Shtoni dhe Bracen qe nuk le gje pa thene ne fb, dhe kryeninistria plotesohet.
Kur do mesoni se qeverrisia nuk i takon kryeministrit?
Ketij i takon vetem kryeministria. Qe nuk ka kurre faj se cfare behet me qeverrine e tij, kjo dihet.
Me rrumpalle nuk ka se ku te veje!!!
Zoti Mero!
Per Dy kryesoret e reformes ne drejtesi, qe iken nga syte kembet, ndonje mendim?!
Parafytyroj sikur ta kishte bere sala kete gje(ku shikoni emer me shkronja te vogla, do te thote se nuk kam respekt per personin ne fjale), do kishi thene dy fjale ose do kishe thena aq sa duhet per kete katrauren me reformen(une kam qene nder me te “zjarrtit” qe te behej) ku u katandisem te bejme nje notere antare te kushtetueses.
Po te ishin keta te dy te berishes dhe berisha mos ti fuste ne listat e deputetve, jo vetem qe do behej kerdia por do kerkonim dhe ndihmen e ushtrise amerikane.
E beri rama= S’ka gje… Ja kishin me te futur.
Avash avash, na duhet te pranojme qe edhe kjo reforme deshtoi?.
Tjeter tani, kur ti vi radha, mbas 30 vjetesh.
Edhe nje gje tjeter.
Mbase nuk e degjove, mbase nuk ishe i vemendeshem, por basha para dy javesh, hapi kutine e pandores.
Basha tha se kur te marri qeverrine, do mbaroi brenda vitit gangren e gangrenave te shqiperise…Perfundimin nje here e pergjithmone te pronave tokesore.
E tha nje here. NUK E THA ME.
Dihet, ka rene telefoni nga sala&co dhe u mbyll ceshtia.
A mjer ne!
LAJMERIM : SAPO U NGRIT NE REC KLINIKA DENTARE E GATESHME QE KUR TE VIJE ILIR META TI HIQEN DHEMBET NJE NGANJE PA NARKOZE . VENDIMI ESHTE I PAKTHYESHEM DHE NUK MBAHET PERGJEGJESI PO NA VDIQ GJAT PROCESIT .
O Korca me tre germat e para te alfabetit dhe shkruan kaq gjate.
Shpresojme kur te shkosh te germa
e fundit te jeshe me I sakte.
Skenderbegasi
Per ty dhe shume te tjere si ty, kuptohet, komentues.
Kur shikoni ABC KORCA, mendoni tre shkronjat e para te alfabetit?!?!?!
Ti Skenderbegas?!
Vrafsh veten po ke dale ti nga Skenderbegasi!
O mjeraneeeee!
ABC KORCA, eshte shkolla(mesimtorja) e pare shqipe, o idiota!
Kaq diapazon?!?!?!!!!!!!
Kaq u vete mendja?!
Epo te lexoje tjetri “ABC Korca” dhe te mendoje tre shkronjat e para te alfabetit e jo mesimtoren e pare, vetem ne denegrimin shoqeror dhe kulturor ne albanistanin tone.
D. m. th ti qe ke pseudonimin “skenderbegas”, me duhet te mendoj sipas teje, qe i perket perjudhes se Skenderbeut?!
Ca lesh Skenderbegas je ti dhe disa te tjere qe mendojne si tyja!?
Me vjen keq qe po ta them, por duhet te keq qene ndonje oficer nga ata qe u bene pjes e ushtrise si “komunista te vyer”.
Mjeri vazhdon…. ????
ABC KORCA , ti ne asnje menyre nuk je nga KORCA . Neve korcaret nuk themi kurre “mendojne si tyja” , ne themi ty dhe jo tyja . Ti je nga Berati ose Fieri .
ABC KORCA
Mos ja degjo shume injorancen skenderbegasit
Mund te jete……. (spiropali)
E ka fiksim “shpaten” e skenderbeut
Ti rrofsh sa malet qe u kunderpergjigjesh se vallai injoranca e disa personave te ve perpara
Shpresoj ta kuptosh qe shtetin e shkaterrojne keta bythlepirsat e partive dhe partia deklaron kemi mbeshtetje
Se po te kerkonin uje drita rruge dhe pune do ishte zvicer aty
Edhe qeveria ua ka blere mendjen
Tallazh mengjes
Jonxhe te thate dreke
Kashte darke me bulletinin e lajmeve si tretje ushqimi
A mor Jug.mor kokrra e jarit.nqs.jane burrat si ky muti cobanit.cepanit.ky popull ka dal fare.ketij kombi ne cdo kohe i kane dale per zot.burra te zot.po jo rraca e ketij spurdhjakut.pa identitet.ketij hajduti me cizme.pa familje.pa nder.pa karakter.po ky e ka projektuar vete ta ardhmen e tij.ky do perfundoje si Sadami
Ilir Meta, sa për dijeni, ka në kontroll rrjetin më të pashpirt të drogës ne Europë. Është një nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërise dhe Europës me një bilanc vrasjesh (shumë nga të vdekurit Shqiptarë, meqë ra fjala) të frikshëm. Ai është një rrezik aq i madh për familjet Shqiptare sa shumëkush nuk e kupton. Është fuqizuar aq shumë (më shumë se Berisha) saqë as Edi Rama dhe asnjë përson në Shqipëri nuk mund ta pëballojë dot. Problemi që ka është që ka rënë në sy të organizatave antikrim ne Evrope dhe Amerike, qe mbrojne popullatat e tyre pa dyshim. Prandaj, në këtë moment që po flasim, Ilir Meta është kryekëput i interesuar që të krijojë rrëmujën më të madhe të mundëshme ne Shqipëri. Ai nuk ka faj sepse do të mbrojë veten. Por, i bie që shteti Shqiptarë është në rrezik të madh. E gjithë armata e Ilir Metës është e angazhuar për të krijuar anarki në Shqipëri me mbështetje financiare që lë pas PDnë dhe PS me kilometra. Por, ka një problem të madh, ka perballë jo Edi Ramën (ky i fundit i ka lajmëruar Amerikanët dhe Evropianët se nuk ja del dot) por forca tjera shumë më të mëdha. Ushtria Amerikane ka ardhur në Shqipëri që një muaj e më shumë përpara (me qindra operatorë të CIAs kane ardhur në Shqipëri që me datë 17 Janar dhe kanë ndërtuar baza operative në Vlorë, Berat, Tiranë dhe Lezhë). Një kontigjent i forcave speciale te Ushtrisë Amerikane kanë shoqëruar ata të CIAs dhe jane krahu i armatosur i tyre. Fakti është që po pergatitet një përplasje e madhe ku shansi i vetëm që ka Meta për shpëtim është nxitja e një revolte popullore. Shtrëngoni rrypat Shqiptarë se do kemi ca dallgë të forta përpara. Por, mesa duket, perandorisë se Metës po i vjen fundi. Pas dallgëve do biem të gjithë ne det të qetë.
Zoterinj parlamentare, shkarje mendore, shkelje ligjore e kushtetuse, kercenime, thirje per revolucjon dhe veprime si kryeopozitar, kemi pare , ka disa vite nga ky palo president, por sot, pame nje te cmendur qe merej me nje zyre partie qe sesht as tager e as funksjon te presidentit.
Ajo qe cuditi shqiptaret nepr bote ishte sjellja rrugacerore e nje personi te cmendur, qe shante policet, jasht cdo etike e sjellje njerezore. SHtyne dhe u kanosej, se doti .zinte per gryke e doti conte ne burg.
Veproni sa me pare se , ky soi presidenti dota coi vendin ne gjakderdhje.
O Korca me tre shkronja te mesonjtores prap gjate. Per tre shkronja te tham pse ndihesh
sikur te kane futur tre pyka lisi.
SKANDALI I KRYER NGA PRESIDENTI, ISHTE NJE DHURATE 1 MILIONSHE, PARA ZGJEDHJEVE.
KY ESHTE PRESIDENTI I SHQIPERISE, E NJOHEN DHE NDERKOMBETARET, SJELLJE RRUGACERORE TE TIJ DHE MBROJTJEN E FELLIQURA TE PD.
POPULL, : KURRE MOS I HARRONI MASHTRUESET, QE VETEM E KANE SHKATARRUAR SHQIPERINE. ME PATURPESINE E TYRE, ASHTU TE NDYRE KERKOJNE ME PREMTIME TE KOTA VOTEN E POPULLIT.
POSHTE LULZIMI ME HORRHANET E TIJ, POSHTE ILIR META ME MONIKEN GORE DHE GJITHE HAJDUTET E TJERE.
POPULLI DUHET TI NXJERRI JASHTE LOJE.
Te lumte o patriot,sot e tregove veten me ze e figure se cfare mut burri je……te erdhi koha te gjesh “koken e kandilit”,sic i themi nga anet tona….kur ja ben gropen vetes.
Te erdhi fundi o i shkret,nuk te ben dot derman as “Koha Jone” e PeDese.
Thefsh zverkun! ….na vure bojen…koke lope.
Mos e ki frikën te stërvitja e Hamerikanve
Fola mbrëmë mbas Hakshami dhe më thanë do e fillojmë qi me dat 23 Pill.
Rrofte Edi Rama qe na qeveris aq mire sa edhe Mero Bazes dikur bojaxhiut te Saliut ja ka kthyer mendjen dhe e ka bo bojaxhi per qeverine e tij.
Po ky plera, plere do te mbyete.
Perse kryetari bashkis, monstra e bashkis, hajduti, betonizuesi tiranes, mafjozi i aferave te friksheme me ndrageten, ja ka lene ne menyre te pa ligjeshme zyrat deri dje kesaj particke? Perse shkeli ligjin, apo ai vete eshte ligji?
Plera….
Mero, ke plot gjera per te cilat mud te penalizosh te tere palacot politike te Shqiperise, por per rastin ne fjale po cedon rende pasi cmenduria e Metes duhet te te beje me pak pershtypje se veprimi fashist i policise mavi ndaj nje partie politike ….