Autokritika e LSI-së për djegien e mandateve, si akuzë për Bashën

17 Mars 2021, 19:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

I pari e tha Luan Rama. Në një debat televiziv dje, ai kërkoi ndjesë në emër të LSI-së për djegien e mandateve dhe braktisjen e Kuvendit më 2019.

Sot edhe Edmond Haxhinasto e kishte thënë diku. Ilir Meta e ka përsëritur këtë disa herë. Në raste të tilla, kur flet Ilir Meta, nënkuptohet dhe Petrit Vasili.

Monika Kryemadhi nuk ka folur këto ditët e fundit, por nuk besoj se do thotë “më trembi Luli, se unë grua jam”.

Fushata e LSI-së për të kërkuar ndjesë për një nga aktet më të rënda të historisë së parlamentarizmit në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve të reja, ka vetëm një kuptim: t’ia lëjë përgjegjësinë e këtij akti Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.

Por në këtë rast, më shumë se sa përpjekje për t’ia lënë përgjegjësinë Bashës, është një mënyrë për t’u viktimizuar si një parti që ka sakrifikuar për hir të aleatit të saj PD, dhe tanimë duhet mëshiruar.

Dhe kjo bëhet kur LSI ndeshet në bazë me mosbesimin e votuesit të saj të hershëm, braktisjen e tyre dhe thithjen e shumicës së tyre nga Partia Demokratike.

Por në një plan pak më afatgjatë, LSI dhe Ilir Meta po përpiqen të krijojnë bazën mbi të cilën do akuzojnë Lulzim Bashën për humbjen e 25 prillit dhe realizimin e ëndrrës së Ilir Metës për t’u bërë lider i opozitës më 26 prill, siç ka premtuar.

Dhe në fakt ka gjetur akuzën reale. Krye-akuza e vetme e vërtetë që rëndon mbi Lulzim Bashën, sa i përket djegies së mandateve, është se ai i mundësoi Edi Ramës të ketë një Parlament, i cili votoi ndryshimet në Kodin Elektoral, të cilat rikthyen normalitetin në të vetmin deformim të Kodit që Berisha e kishte bërë më 2009, për të favorizuar Partinë Demokratike.

Është fjala për mundësinë e koalicionit me lista të përbëra të partive, dhe jo me një listë të përbashkët, siç është tani.

Ky ndryshim i ka hequr sot opozitës, PD-së, LSI-së dhe aleatëve të tyre, avantazhin që mund të kishin më 25 prill, për të mundur Edi Ramën.

Praktikisht kjo është goditja më vdekjeprurëse që ai vendim për djegien e mandateve, i ka dhënë sot opozitës.

Nuk ka asgjë më të sigurtë se ai vendim, që do t’i mundësojë asaj humbjen. Kjo do të dalë shumë thjeshtë nga llogaritjet matematike. Është një ushtrim i thjeshtë, që dhe Lulzim Basha mund ta bëjë.

Në këtë pikë, Ilir Meta dhe njerëzi e tij në LSI kanë të drejtë ta bëjnë gati qysh sot akuzën e gjyqit për Lulzim Bashën.

Problemi është se bashkë me Lulzim Bashën, atë vendim e ka mbrojtur dhe Sali Berisha, tek i cili Ilir Meta shpreson të ketë ndihmën për t’u bërë kryetar i opozitës.

Ndaj para se t’i bëjë gjyqin Lulzim Bashës, duhet të sigurohet se kryegjykatësi i PD-së, është në anën e tij. Ndryshe do ketë një humbje tjetër më 26 prill.

18 komente në “Autokritika e LSI-së për djegien e mandateve, si akuzë për Bashën”

  1. dikush t'ja shpjegoje Rames says:

    Ambasada Amerikane kerkoi mos regjistrim te Tom Doshit ne zgjedhje. KQZ e regjistroi Tom Doshin ne zgjedhje.
    Mero Baze, i thuaj Edi Rames qe tani ta ruaj mire ate…prapakolpin! Dihen pasojat pas nje kartele te verdhe, vjen e kuqja….

    1. Ana says:

      O Diku , toma nuk eshte i PS por i PSD, pra i nje partie tjeter. Rama ka ne dore celsat e kashtes ne kete rast. KQZ e ka pranuar se nuk ka baze ligjore per ta perjashtuar, njesoj si me birishen, petrit vasilin e te tjere qe ju eshte ndaluar te hyjne ne shba.

  2. Sorra says:

    Miopllik apo mosinterretim me dashje ky editorial i Bazes sepse nje gje duhet te thuhet haptazi se pas 25 Prillit ,Ilir Meta eshte ne duart e trupave speciale te arrdhura posaçerisht per te bere nje stervitje te ngjashme me ate kur kapen Osama Bin Ladenin!Ai do te ekstradohet per “Guantanamo” duke u pyetur per te gjithe aferrat dhe pasurine tashme te evidentuar dhe te fshehur ,ku idoti mendon se Princi i Monakos do tia mbaje te fshehta milionat dhe floririn !
    Ndaj prisni “stervitjen e koduar “Rrushi i Skraparit” dhe do te merni vesh se ku do ti behet gjyqi atij dhe se deshmimtar te pakundershtueshem ne gjyq do te kete ate qe ai ka pike te dobet “Sali Berishen” duke i dale kundra ne gjyqe dhe duke e fundosur njehere e mire per te gjitha gjynahet qe jane bere ne kete vend nga cilido!Ky do ti marre te gjitha mbi kurriz dhe do te behet shembull ne te gjithe trojen shqipetare si njeriu me i kooruptuar i kombit ku egersia e tij fshatareske ia kalon edhe deklaratave te Enver Hoxhes per imperializmin Amerikan!
    Prisni se nuk keni pare gje akoma ka thene profeti Rama,jenat qe perdite dalin ne dritaret e “kazanit mediatik” mendojne se do te ndikojne me ulerimat e tyre ta riçojne edhe nje here vendin ne nje 97 te dyte!Ilir Meta do te krijoje trazira dhe pas saj do tentoje te marre drejtimin e vendit duke shpallur gjendje te jashtezakoneshme e duke formuar nje qeverisje (gjoja me te rrinje )me ne krye Hajdaren Rudina!E keni vene re qe Rudina nuk flet por ka kaluar ne heshtje se po meson permendesh fjalimin qe do te mbaje me 27 Prill.Por harron qe me dt 26 Ilir Meta niset per nje udhetim per te mos u kthyer me drejt “Guantanamos”!

  3. Tonini says:

    Keta mbasi e humben bastin me veten.se do rrezonin Ramen me bojkot.skenar me regji te Berishes dhe vete Ilirit.i zbatuar nga Basha dhe Monika.ku me i trashi ne kete mes doli Luli.tani jemi ne nje situate konkrete.ku Iliri eshte ne hall te madh.mori shume cka dhe tani po vjen koha te dorzoje me turp.gjithcka.po ashtu dhe tutori i tij.do gjykohet per gjithcka ka bere ne kete vend.ky eshte fundi i tyre.qe i ka bere bashke heret.qe ky unuku president te merte drejtimin e PS-se dhe bashke te alternonin qeverisjen.skenar i cili deshtoje dhe tani mbrojtja e vetme qe i rren mendja.eshte qe pas humbjes se zgjedhjeve me 25 prill.pergjegjsia ti mbesi Lulit dhe Lilushi te mare drejtimin e opozites.me bekim te Saliut dhe ky si nga Cepani qe eshte.ti shpalle lufte Amerikes dhe te gjithe si bande te ne P… te S…..ne PS

  4. Toni says:

    Po jame dakorte me Ty plotsishet kjo eshte nje Fushate kunda Bashes tani qe arrdhure koha te marrin mandate e reja kujtohen per te vjetrat dhe qane per te vjetrate

  5. Drejtesia says:

    Sinqerisht nuk arrij t’i kuptoj ata qe besojne akoma se vendimi per djegien e mandateve ishte i vendim i Bashes. Ne fakt te gjitha faktet dhe rrethanat tregojne qarte se arkitektet e djegies se mandateve te PD-se dhe LSI-se jane Sali Berisha dhe Ilir Meta. Nuk kane kellqe as Basha as Monika te merrnin nje vendim te tille, po ishte plani, nxitja dhe urdheri i dyshes Berisha-Meta qe i detyruan te benin kete veprim. Duhet te kete qene Meta ai qe i ka dhene garancine se nese kjo mase s’do te funksiononte, atehere ai do te anullonte zgjedhjet per te rritur presionin mbi mazhorancen qe ajo te kapitullonte. Dhe keshtu veproi.

  6. Tepelensi says:

    Nje pjes e politikanve jane pa nder
    Nga ata qe te lene dobicin ne der
    Ketu behet fjale per njerez politik
    Per ata qe bertisnin R A M A ik
    *
    A nuk u bene te gjithe ata bashk
    Kur u mblodhen ne ate konak
    Per te mare te gjithe nje vendim
    Rugen rames tja lene te lire
    *
    Na e humben lojen pa filluar
    Tani jane shume te shqetesuar
    Lane komuna dhe bashki
    Si pjerdh njeri me ne shqiperi
    *
    Lane dhe vendet ne parlament
    Kur gjithe diten benin si qente
    Dhe tani qe ju vjen defteri
    Do kalojne te gjithe nga berberi
    *
    Berberi thone qe eshte esnaf
    Do cbollokoj minen me sahat
    Keta do ti dergoje prap ne shtepi
    Per te shpetuar kete shqiperi
    *
    Se cfare do ndodhi me keta pastaj
    E sigurt asnjeri nuk do mbaje faje
    Miqe te dashur mbaron ky aksion
    Populli do ti nxjere ne pension

  7. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,unë jam i rezervuar kur vjenë puna për komplimenta, poooooor me rikthimin e formatit të vjetër, e meriton një të tillë.
    Jo për gjë, po kështu e kemi më të lehtë të zgjedhim lajmet apo komentet që na interesojnë.
    P.sh. komentet e vargëzuara “gopistiane”?
    Të kthehemi në temë.
    LSI-ja,apo lëvizja e skrapalinjve të inatosur, është pajtuar me fatin e sajë.
    Asaj s’i ka ngelur gjë tjetër, vetëm të mendojë për ndonjë biznes tjetër pas të prillit,25.
    Unë do ti sugjeroja të vazhdojnë me guroret në Skrapar, vetëm ama me varre të reja!
    Vegla e mirë është gjysma e punës,ka thënë ai i pari.
    Mendoj se koka e Ilirit ka formën e duhur për varre,
    gjeometrikisht hynë ne kategorinë e shumëkëndëshave?
    Po e mbyll me këngën e të dekoruarit presidencial,Ylli Baka:
    Të na rrojë Skrapari me raki Baftjari,se e ka ene Ija e Bes Sapllakut shumë qejf??

  8. Gezim Mahilaj says:

    Mero! Se pari te falenderoj per marrjen ne konsiderate te verejtjeve te bera ne adresen e stafit te gazetes per formatin e saj! Na riktheve serish kenaqesine e shfletimit te gazetes me te lexuar ne vend. Se dyti te falenderoj per kontributin e vecante qe jepe me analizat e tua politiko-shoqerore per shendoshjen e demokracise tone te brishte. Pershendetje !

  9. ABC KORCA says:

    Z. Mero, me behet qefi qe faqia u rikthye sic ishte.
    Nuk e di a je i kenaqur, por TemA eshte i vetmi portal qe mund te informohemi ne nje menyre normale dhe korrekte.
    As Top-i(mqs ishte i pari, ndaj e permend) , as edhe nje portal, nuk percjell dot menyre qe ke zgjedhur per te na informuar.
    Mund te shkruaj shume gjera, por kur dicka eshte e mire, llafet jane te kota(kjo vlen edhe per ramen?, kur nje qeverri ben pune te sakte, nuk ka nevoje per fushate).
    Ndaj, te falenderoj!

  10. Partizani says:

    Mero faleminderit qe na riktheve faqe. Te lutemi mos e ndryshoni me

  11. Arbert says:

    Gjeja me qesharake qe lexoj eshte se Meta do drejtoj opoziten! Ore ska burra apo gra kjo opozita e djathte qe duhet patjeter nje I majte apo troc nje plehre, ti drejtoj! Njerezit presin qe opozita te jete e forte per te miren e vendit por me Ilir M…. do forcohet???
    Te njejtat fytyra 30 vjet! Urojme Mos te kete dhune pas 25 prillit…

  12. Gezimi says:

    z. Baze, ti ke aq eksperience sa te nuhasesh se Rama e ka marre samarin per bark.

  13. pet sqarim says:

    Dikush qe shqetesohet qe Doshi sfidoi SHBA duke kandiduar per deputet, duhet ta kete te qarte qe edhe Sali Berishes, Petrit Vasili etj, u eshte ndaluar hyrja ne SHBA, por ata kane kandiduar. Aresyeja eshte se legjislacioni shqipar nuk parashikon qe ata qe nuk mund te futen ne SHBA, nuk kane te drejte te kandidojne ne vendin e tyre.

    1. sa per saktesi says:

      Ambasadorja amerikane ne Tirane tha emer e mbiemer Tom Doshin, per te mos kandiduar ne zgjedhje, Kaq
      Nuk tha as Sali Berisha as Petrit Vasili. Dhe kur Amerika citon me emra, mire eshte mos ti haje bytha ndokujt ti beje karshillek se e peson si Dhia qe fut koken te torba Bariut (…dhe dihet pastaj se c’i ben Bariu asaj Dhise…)

  14. arqile says:

    Ne djall vafshi as pd as lsi nuk jane kurren e kurres ne kete vend per popullin.Ato sali ilir mona e luli dhe te gjithe bashke jane vetem per ta rjepur edhe me shume popullin dhe sidomos sidomos per shpetuar parate pasurite dhe per te shpetuar nga drejtesia.Kot e kane erdhi koha qe populli te marre hak.Gjeja e duhur do te vije se kane mallkimin e popullit.

  15. Ana says:

    O Diku , toma nuk eshte i PS por i PSD, pra i nje partie tjeter. Rama ka ne dore celsat e kashtes ne kete rast. KQZ e ka pranuar se nuk ka baze ligjore per ta perjashtuar, njesoj si me birishen, petrit vasilin e te tjere qe ju eshte ndaluar te hyjne ne shba.

  16. Velo says:

    Opozita e ka timonin nga krahu i djathtë, Iliri është i majtë. Si do t’a drejtojë opozitën…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje