Materniteti ku ka lindur “shpresa” e re e PD

21 Mars 2021, 19:28Editorial TEMA
Materniteti ku ka lindur “shpresa” e re e PD

Nga Mero Baze

Një shpresë e re ka lindur për opozitën. Dhe kjo lidhet me rikonstruksionin e Maternitetit të Ri, dhe rindërtimin nga e para të një shtese të tij, ndërtuar vite më parë, dhe dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Pamje nga shtesa e prishur e Maternitetit shoqërohen me vajtime pa fund, që nga ata që kujtojnë me nostalgji që kanë lindur aty, të tjerë që kanë porositur poshtë dritareve fëmijën e tyre dhe në fund ata që betohen se do marrin hak për këtë.

Në fakt ajo që po ndodh nuk pengon askënd të kujtojë vendin ku ka lindur dhe as ku e ka pritur babai tyre lindjen, pasi godina po rikonstruktohet si çdo spital apo ndërtesë tjetër e amortizuar në Tiranë. Pas rikonstruksionit, ata e kanë më të sigurtë nostalgjinë e tyre për Maternitetin.

Ajo që nuk kuptohet është, përse Partia Demokratike mendon se një rikonstruksion godine do ngjallë shpresë për të në Tiranë, meqë po ribëjnë një shtesë të kohës sovjetike në Tiranë.

Nga pikpamja ligjore, nëse PD mendon se ka probleme tenderimi i rikonstruksionit, mund t’i drejtohet prokurorisë dhe jo nostalgjisë, se ajo nuk është argument.

Por nëse është zakoni i tyre që t’i vënë gjobë çdo biznësi që merr një tender, atëherë është në normalitetin e saj.

Nga pikëpamja politike duket dhe më absurde. Për të gjithë ata që duan një maternitet të sigurt dhe komod, rikonstruksioni është lajm i mirë, jo lajm i keq. Sidomos për qytetarët e Tiranës. Tani të kesh shpresa për fitore në Tiranë nga të ardhurit në Bathore dhe të qash për rikonstruksionin e maternitetit është pak tepërim.

Zhurma të tilla janë joproduktive dhe nga ana elektorale, pasi tregon që PD është në hall për çdo votë në Tiranë dhe shpreson se mund të fitojë vota nga çdo kauzë që i del përpara në rrjete sociale.

Për më tepër që PD nuk mbahet mend të ketë vënë dorë në ndonjë spital në vend dhe me këto ankesat për çdo ndryshim në Tiranë, vetëm sa të kujtojnë kush kanë qenë.

 

 

28 komente në “Materniteti ku ka lindur “shpresa” e re e PD”

  1. REALE says:

    Vetem i ndryshoni emrin se ka shqiptare te devoteshme dhe figura te paperseritura plot ne historine shqiptare qe i jane perkushtuar e kane sakrifikuar per ate komb (te mos i beje une propozimet dhe te bej dhe krahasimet). Saliu na fut Fazlliçin ne mbledhjen e qeverise bashke me ate amerikanin, na ngre bustin e Ahmet Zagollit dhe te tjerat dihen qe nga dajua Xhafer Deva e deri tek dajo Esati. JU na keni pagezuar vendin ku linde e ardhmja e kombit me nje emer te huaj. Kaq kozmopolite na bete neve qe duam te bluajme njeri tjetrin?! Nderroni emrin!

    1. nacionalisti says:

      o kaqol mos ngatarro keku me byrekun
      Saliu vertet futi Fazllicin ne mbledhje qeverie dhe e kishte ne krah te majte, kur diskutonin elemente sigurie kombetare, por xhafer deva (pavaresisht se ty te vlon gjaku) nuk ka lidhje me Fazllicin, o kaqol, xhaver deva ishte kunder FARE SE NDYRE TE INTERNACIONALIZMIT PROLETAR, prej nga vjen shoku Sali (qe na la peshqesh komunizmi jot) dhe Fazllici (me lidhje te sigurimit sekret serb)
      Ftillohu karafil
      Xhaferr Deva, i mire i keq, verja emrin si te duash, por
      luftoi punoi KUNDER FARES SE NDYRE, FARES SE KUQE qe mori ne qafe kete vend
      te kishte vra ca me teper plehra INTERNACIONALIST do ishte ky vend, vend me i mire

      1. Qytetari says:

        Internacionalist apo çfarë tjetër vrau Xhaferri ishte thjesht nje vrases ne sherbim te vrasesve fashistë e nazistë. Ti qe shkruan siper nqs nuk ke vrare e vjedhur vete ne kete palaço demokraci, ato krime i ka bere ndonje femije yti. S’eshte e veshtire ta kuptosh. E shpreh ti me menyren si shkruan.

        1. nacionalisti says:

          ?
          logjike e dobet, te sulmosh thjesht per pasion INTERNACIONALIST
          une po i thoja komentuesit me lart qe mos te ngatarroje KEKUN me BYREKUN
          ke ndonje gje kunder faktit qe Xhaver deva punoi kunder ANTISHQIPTARVE????
          ske???
          qepe
          se me ke zgjodhi te punoje, pune per te, e sigurt eshte qe zgjodhi per shqiperine, ne menyren e vet….
          enver kurva dhe miladin popovici e dushan mugosha, punuan per ANTISHQIPTARET, dhe na kane lene peshqesh kete fare te ndyre politikanesh, ish-sekretar partie, ish-sigurimsa, ish-agjenta, etj etj etj
          te ishte per xhaver deven, te gjithe pjellen antishqiptare sllave – ortodokse – marksiste e kishte cu per lesh si pinoceti…
          ishte rruga e duhur ? diskutim i gjate, por moralin nuk mund ta hidhni poshte
          plehra BOLSHEVIK ANTISHQIPTAR

  2. USA says:

    Po cfare mund te presesh nga nje parti bashibozukesh sic eshte PD-eja,vitet kur ka qeverisur kjo parti me shpellarin Sali Berisha ne krye jane vite te humbura kot, ne mos kthim prapa si ne 1997.

  3. Selua says:

    Shum mirë që do bëhet rikonstruksioni. A ka mundësi të rikonstruktohet edhe ndërtesa e ish SH.Q.U.P.-it?
    Çfarë merite kishte e veja e Ahmet Zogollit që ti akordohej emri i saj Maternitetit më të madh në Shqipëri???
    Apo se kështu deshi Monika njëher e një
    kohë?

  4. Tr says:

    TANI PO E KUPTOJ PERSE PD, NUK KA RINOVUAR ASNJE SPITAL, PER HIR TE NOSTALIGJES. JANE INJORANT TUFE.
    E QUAJNE MONUMENT KULTURE KATEGORIA E DYTE. ATA KUNDERSHTOJNE ME FLAK DHE ZJARR, CDO GJE E RE QE NDERTOHET NE KETE VEND. JANE PENGESA ME E MADHE, KANE ALERGJI PER TE CDO RINOVIM, PER CDO NDERTIMI. DUAN RRUMPALL, QELBESILLEK.

    1. Shqiptari me tesha te perdorme me shpi 3 katshe me tulla 15 me 2 kate bosh says:

      Ke dicka ma interessante me thane. Se nga kto fjalime asht mbush interneti gjithandej.

  5. Petrit says:

    Ne te vertetë fjala rikostruksion askund ne bote nuk nenkupton shembje.
    Tjeter gja asht rikostrksioni dhe tjeter gja asht rindertimi.
    Dhe kete e din shume mire shoku mjero.
    Por meqenese ju paguheni per te ba propaganden e qeversę çdo krim qeveritar jeni te detyruar ta mbroni.
    Kelyshët e komunistëve po mundohen me çdo menyrë qe te zhdukun çdo gja te vjetër e me vlerë qe ka ai vend.
    Ne gjithe boten ndertohet e rikonstruktohet por simbolet e vjetra ruhen.
    Dhe kjo nuk asht se duhet me doemos te mbrohet nga opozita por nga ligji qe besoj se eshte nje i tillë por nuk zbatohet.
    Dhe kjo ndodh vetem ne shqiperi ku shteti komunist nuk pyet per ligje

    1. Tema says:

      Cfare vlere kishte Ai spital???!!!! Eshte vjeteruar jashte Standarteve e teknike,
      Ku qendron e keqja, qe te NDERTOHET me teknologjine e re dhe ti qendrojne kohes.
      Cfare monument KULTURE eshte ai Spital???!!!

    2. Mondi says:

      Do dhemb banjon se e kam te kohes se baba qemis Hajde vajto pak o bythqire.

  6. Tepelensi says:

    Te gjithe jane hedhur ne sulme
    At qe ponojne i qellojne me gure
    Ata kane vetem hallin e vete
    Nuk ju plas fare per ate maternite
    *
    Meta ka bere thirje per kushtrim
    Fan Nolin ka zgjedhur per ndihme
    Por po te ronte Fan Noli i shkret
    Keta mute do tia kishte bere lanet
    *
    Se per keta dy done kishote
    As Servante zdo shkuante dote
    Se keta jane kaqe qesharak
    Duan nga pas vetem alabak
    *
    Sa bukur keto vargje tingullojne
    Prandaj dikush duhet ti degjoje
    Qe nga shkodra gjere ne vlore
    Populli te mare situaten ne dore
    *
    Po per kete te shkojme ne votim
    Qe do behen ne njezetepese prill
    Me respek dhe shume dashuri
    Per te zgjedhur nje qeveri
    *
    Po ky bure kaq i shqetesuar
    Pse tregohet kaqe i pa duruar
    Ai mos ka gje hallin e vete
    Ndoshta per ate qe po e pret
    *
    Eshte ne vidio dhe ne filmime
    Kure shkonte e bente ato takime
    Iliri dhe saliu e dine shume mire
    Qe te dy kane qene te perfshire
    *
    Iliri ato taksat na mblidhte vet
    Per saliun punonte djali i vete
    Vodhen shtetin bene pasuri
    Dhe tani flasin per demokraci
    *
    Kta kujtone se populli po ha bare
    Dhe mundohen ta fusin ne stalle
    Dhe flasin per lufte e revolucion
    Hajdutet e zene me presh ne dore
    *
    Po iken marsi dhe po vjene prrilli
    Ne drejtesi po fryne ere e mire
    Prandaj shkoni dhe te gjithe votoni
    Te shpetojme meme shqiperine
    *
    Ne fund iliri e sala te degjojne
    Ka ardhur koha per ne pension
    Kete gje ata e dine shume mire
    Po cdo behet valle me drejtesin
    *
    Punet jane shume te ngateruara
    Krimet e tyre jane te regjistruara
    Dhe drejtesia per ta po te flase
    Burgu qe te dyve ju vjen nga pas
    *
    Prandaj kerkoje gjoja revolucion
    Nga krimet e tyre te shpetojne
    Dhe per ke te su dhimbsen as jet
    Vetem te shpetojne bythen e vet
    *
    I thone popullit te futet ne lufte
    Qe te shpetojne keta dy hajdute
    Por tani nuk eshte me kaq e lehte
    Ti mbyllesh prape gjerat me proces
    *
    Laku u eshte hedhur ne fyte
    Breket po i mbushin kata trima
    Kure te shkoje keta ne gjukate
    Pordhet do tju vene nga shtate
    *
    Para se te shkojne ne gjykate
    Me popullin keta kane nje hesap
    Prandaj te ngrihemi te votojme
    Te dy ne te semes ti dergojme
    *
    Tja heqim vetes qe i kish ne qafe
    Tridhjetvjete duke na pire gjake
    Duhet te paguajne njehere e mire
    Tju konfiskojne dhe gjithe pasurin
    *

  7. Edhe saliu ka nostalgji per vicidolin,por nuk ka shkelur qe te shikoj dhite says:

    Lexova nje fare shabani turkoshak ka lindur aty(megjithese meshkujt nuk lindin) dhe kishte nostalgji .
    Keta turkoshake qe njohin vetem shkatrrimin dhe kane nostalgji per ndertimet e qerpicit se kete trasheguan nga pushtimet otomane…
    Termetet bejne gabim qe nuk pyesin keta te partise derrave.

  8. Skenderbegasi says:

    Partia demokratike eshte nje parti
    shterpe dhe s’ka nevoje per
    maternitet.
    Ajo eshte pjelle e rruges.

  9. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    “Kjo eshte nje” Babale” e evoluar, si puna e varianteve te reja te covid, por mbetet gjithmone “Babale”

  10. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    PD-ja, ndërron kauzat,si mbreti gratë.
    Pa program,pa vizion,e zhytur në krim dhe korrupsion deri në grykë ngjitet si muti pas këpucës mbas ç’do gjëje ku nuhatja prej qëni(e cila nuk i mungon) i ngjall shpresa se mund të dëmtojë maxhorancën.
    Lindi si shpresë, u shndërua në përbindësh dhe po jep shpirt si kali gërdallë,që si hynë në punë njeriu.?

  11. Izotope says:

    Ha! Ha! Ha!
    Kur lexova titullin, mendova se ishte nje titull sarkastik dedikuar ” gjenerates se re” ne pronesi te Shkerdhenit dhe Shkerdhites; te Gjekve, Gridave, Lulasheve, Ackajve, Salinjaneve te pjelle nga mitra e felliqur e berishizmit hajvan.

  12. xhoxhi says:

    Në qëftë se populli do vërtet ndryshimin për mirë duhet më 25 prill të nxjerë jashtë loje dy partitë atë që quhet PD dhe ajo që quhet LSI.Pse?Këto dy parti me koalicionin e parë të tyre bënë që të kthehen në parti hajdutësh dhe kriminalesh.Duke dalë jashtë loje atëhere do jetë më e lehtë edhe ndryshimi i partisë socialiste edhe rotacioni.Mendoni të vijnë në pushtet boksierët dhe hajdutët dhe pastaj do i bini murit me kokë.Rama bindet ndërsa të tjerët janë agresivë dhe njerëz të krimit dhe Shqipëria rezik do humbë edhe atë që është aritur deri më sot.

  13. Astrit says:

    O te pjerdhur dhe te rjedhur
    Por si ka mundesi qe per cdo gje keta e kane nje justifiki ,keshtu kane bere per shkolla cerdhe konvikte shkollash poliklinika dhe spitale ruge dhe rregullime urbane ne te gjitha qytetetse nuk po flas fare per rruget kombetare gjithmone te njejtet njerez jane aty per tu bere penges e te mires me gure dhe hunje ne dore dhe petriti me shoke me vrere ne goje.Per keta jane te justifikuara rrenojat gazermat ushtarake sallat e bagetive objektet shoqerore sociale dhe ato administrative dhe jo rikonstruksioni dhe ndertimi i tyre me ambjete bashkohore dhe te denja per cdo shqipetare.i therisni mendje ka rane shqiperia postekomuniste shqiptaret kane bredhur boten te tere dhe e dine cfare do te thote zhvillim dhe duhet te jene krenare edhe per kete pjese te maternitetit qe po behet se aty do te lindin motrat dhe grate tona dhe jo lopete e fshatit te shpellarve.Thoni te jene kaq budadhenj keta qe bertasin?Jo halli i tyre i madh eshte se kane qene ne pushtet dhe nuk kane bere nje gje qe te mbahet mend.Kujtoni spitalet qe ishin kthyer ne qebaptore ku kerciste mishi dhe rakia dhe ngjitur “therej”bagetia

  14. Kozmo says:

    JANE NJE TUFE PSIKOPATESH, SHERIN E KANE LUXS. AMA TE GJITHE MILIONERE.

  15. i lir says:

    Je bere si galloshe e vjeter

  16. roritota says:

    Nuk mund të rrija pa shkruar këtu në lidhje me analizën që bëhet për maternitetin e vjetër. E po të përpiqesh të kërkosh vota duke dalë kundër gjithshkaje që po rindërtohet, tregon varfërinë e ideve, programit dhe hipokrizi. Pse hipokrizi, do thoni ju. Ju kujtohet materniteti i Beratit? Ishte ndërtuar në vitin 1983, krejt i ri, me të gjitha aparaturat e nevojshme dhe një ditë të bukur deputeti i kësaj partie, që po i qan syri për maternitetin e vjetër, e mori e shëmbi dhe ndërtoi atë UFO-n a si e ka emrin, pra privatisht shfrytëzoi ndërtesën publike, ndërtuar me paratë e beratasve dhe gjithë popullit. Dhe ata që studjuan tek kjo shkolla, paguanin sa qimet e kokës të shkolloheshin. Pse nuk folën për nostalgji atëherë? Kush u ngrit? Askush, se kishin pushtetin e bënin si donin, a nuk grabiti doktor mortja të gjitha ambjentet e klubit Partizani? Pra nga që s’kanë kurrfarë ideje, rreken të na flasin për monumente kulturore. Nuk mund të flija pa lexuar editorialin e Meros dhe pa kontribuar me mendimin tim. Faleminderit e natën e mirë. Nesër ditë e re e javë e re.

  17. TNT says:

    Hahahahaha ti nuk ke emer GJIGAND ??

  18. Nostalgjiket e qerpicit says:

    Partia xhihadiste e saliut djeg shkolla si dikur pas clirimit,qe njerzit te mos mesojne gjuhen shqipe,dhe analfabetizmi po rritet edhe te ata qe hyjne ne parlament me diploma te blera.
    Dhe keta analfabete ngrihen kunder ndertimit te maternitetit se kane kujtime!!!!
    Po per halet qe prishi saliu ne Tirane,kane ndonje nostalgji keta cecene qe zbriten nga malet dhe i bene njerzit te dhjesin poshte ures lanes,ku te mbyt era dhe nuk kalon dot.

  19. antipatrea says:

    Sapo dëgjova që është kundër edhe Sazan Guri …
    Fadromat shpejt se do fillojë shiu !!!!

  20. NjeQytetarOptimist says:

    Ku ka sherim provincjalizmi.. Ata jane pa ide, pa plan dhe asnje propozim per ndonje nderhyrje qe te kapi interesin e njerzve. Do fitojm thone se njerzit jane te lodhur nga Edi Rama. Kaq.. Kjo eshte fushata. Ku lodhen nga normaliteti njerzit. Ikin refugjate shume thone. Se ne kohe te tyre harruan.. Nuk u erdhi nga jashte asnje investor shqiptar. Cte vijne?!?! Dhe ata qe vijne keta i rrahin fizikisht sepse refuzojne gjoben. E perdorin stemen e partise si gjobiste.. Shqiptaret te votojn ne masivitet dhe ta refuzojne kete opozite ofenduse. Njeri me Pitkin se tjetri..

  21. Patrioti cam i M...Bazes says:

    I shkreti ti o Mero. Te shkoi jeta duke shkruar sipas oreksit te pushteteve. Duke bere opoziten e opozites, dje ne urdherat e Saliut, sot poshte shaleve te Ramiut.
    Dil or i mjeri ti e shkruaj se sa i ka rrit rrogat buxhetoreve dhe pensionet pensionisteve kjo Rilindja prej 8 vitesh se mbete tere jeten letra higjenike e bythes qeverive.
    Nuk ushqehet populli me denglat e tua, ato jane vetem per ti ripertypur ca te punesuar nga kjo qeveri ne administrate me detyren qe bejne LIKE e ti thurin lavde nje pushteti qe nuk i ka ofruar tjeter ketij populli vecse Varferi dhe perralla me Anti-KCK.

  22. Doni me per Belul Ramen? says:

    Sot ministresha Manastirleshja dhe i perndershmi Ahmetaj dolen e priten 10 mije vaksinat Sputnik V qe mberriten nga Emiratet Arabe!
    Jane vaksinat ruse qe Rama u perbetua se “Kurre vaksina nga Rusia”!!
    Per ta lepire ate qe tha, i bie me llape nga Emiratet Arabe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje