Pse më 24 mars të vitit 2021, Serbia nuk do bombardohej!

24 Mars 2021, 18:22Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sikur 24 marsin e vitit 1999 ta zhvendosim në vitin 2021, Serbia nuk do të bombardohej, Kosova nuk do çlirohej dhe ajo që diskutohet sot për pakicën serbe në Kosovë, do të diskutohej për shumicën shqiptare.

Edhe pse duket paradoks, kjo zhvendosje artificiale në kohë e kësaj ngjarje të madhe për kombin shqiptar, tregon se sa rëndësi ka momenti historik, dhe akoma më shumë, sa rëndësi ka që elita politike e një vendi, të jetë e qartë në atë moment.

Sikur Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi si bashkëkryetarë të delegacionit të Rambujesë, të mos kishin nënshkruar marrëveshjen, por të kishin dëgjuar Sali Berishën në Tiranë, apo Adem Demaçin dhe Albin Kurtin në Prishtinë, sot Kosova do ishte nën Serbi.

Sikur në Rusi të mos ishte president Boris Jelcin, që nuk mbante dot p..dhët në konferencë shtypi me Klintonin, por të ishte Vladimir Putini, Serbia nuk do bombardohej.

Sikur Kina të mos ishte ajo e 22 viteve më parë, por kjo e sotmja, që po sfidon SHBA-në, Serbia nuk do bombardohej.

Sikur në krye të Francës të ishte Makron, e jo Zhak Shirak,  Serbia nuk do bombardohej.

Sikur në Britani të Madhe, të mos ishte në krye Toni Blair, por Boris Xhonson, Serbia nuk do bombardohej. Biles Xhonson atëhere dhe e pat bërë publik qëndrimin e tij kundër bombardimeve.

Por mbi të gjitha, sikur në Beograd të mos ishte në pushtet Sllobodan Milosheviçi dogmatik dhe nacionalist i shkollës së vjetër, por një tip si Vuçiç, që di ta mashtrojë Perëndimin, edhe pse është nacionalist i kulluar serb, përsëri Serbia nuk do të bombardohej.

Nga ana tjetër, sikur në krye të shqiptarëve në Kosovë, të ishte Albin Kurti dhe Adem Demaçi, Seria përsëri nuk do bombardohej, pasi ata ishin kundër nënshkrimit të “Marrëveshjes së Rambujesë”, që solli bombardimet.

Për fatin tone, kundërshtimi i Albin Kurtit, që ishte zëdhënës i Adem Demaçit dhe shefit të tij, nuk i ndali dot bombardimet dhe as lirinë e Kosovës.

Për ironi të fatit, Albin Kurti e pranoi shtetin e Kosovës, 22 vite më vonë, vetëm kur u bë kryeministër. Tani ata që e bënë Kosovën të pavarur, janë të vdekur, ose të burgosur, kurse ai në krye të Kosovës, për shkak të populizmit të tij.

Mjafton kjo përmbysje e plotë e raporteve ndërkombëtare dhe kombëtare për Kosovën, 22 vite më pas, për të kuptuar se Kosova ka pasur fat SHBA-në dhe liderët perëndimorë të asaj kohe.

Nëse do ishim vonuar atë muaj, atë javë, atë ditë që duhej nënshkruar, si sot më 24 mars, 22 vite më parë, nuk do të binin bombat që sollën lirinë e atij vendi.

Ndaj sot më shumë se kurrë, ata që janë në krye të Kosovës dhe që nuk kanë asnjë meritë për shtetin e Kosovës, duhet të kuptojnë se ata po drejtojnë një shtet që e bëri të tillë SHBA, NATO dhe aleanca e vendeve perëndimore me ta, kundër Rusisë dhe Kinës, që nuk kishin fuqi të kundërshtonin.

Sot shumica ka ndryshuar kundër Kosovës. Rusia dhe Kina, nuk janë më ato që ishin, ku njërës i ngatërroheshin këmbët e presidentit nga pija, e tjetrës i ngatërronin bombat, adresën e Ambasadës në Beograd, për shkak të “hartave të vjetra”.

Ato sot janë sfiduese të Perëndimit. Evropa nuk është më e bashkuar rreth Kosovës, ndërkohë që pesë anëtarë të saj ende nuk po e njohin.

SHBA është e vetmja fuqi e madhe që qëndron krah saj dhe mbron investimin e saj politik, diplomatik dhe ushtarak në Ballkan, përmes Kosovës.

Dhe kur mendon këtë dhe dëgjon kryeministrin e ri të Kosovës, të injorojë si prioritet, njohjen ndërkombëtare të Kosovës, e kupton sa afër rrezikut të zhbërjes së shtetit të Kosovës jemi.

Mjafton një shenjë lodhje nga SHBA dhe bota nuk është më ajo që bëri Kosovën. Përkundrazi, është një botë, shumica  e së cilës ngjan e penduar, edhe për shkak të Kosovës.

Ndaj mos u gënjeni nga ata që thonë kemi prioritet punësimin, kreditë për punëtorët e fshatarët, ndërrimin e bordeve, apo hakmarrjen politike. Ata janë frikacakët që nuk i vënë dot gjoksin fatit të Kosovës, por duan vetëm karrigen e pushtetit të saj.

Shteti i Kosovës është ende një mision i papërfunduar, dhe injorimi i betejës për njohjen e plotë ndërkombëtare të Kosovës, është goditja më e madhe që mund t’i jepet Kosovës në këto momente. Dhe kjo dhemb shumë sonte, më 24 mars 2021.

54 komente në “Pse më 24 mars të vitit 2021, Serbia nuk do bombardohej!”

  1. Taulant says:

    Sikur Hitleri te kishte prodhuar bomben atomike ne 1943 Gjermania do kishte pushtuar boten.

    1. Nje shkrime shum i qarte says:

      Nje shkrime shume i sakte me vjen keq per Hashim Thaqin Jakup Krasniqin dhe te tjeret qe kane shkuare me lufte per lirine e kosoves dhe mire a po keq Hashim Thaqi e sjedhi Kosoven Ku eshte sot me ndihmen e pa lekundur te Amerikes… Hashim Thaqi munde te ket nje mi te kqija po me mire se Albini eshte shpresoj te dale i pa fajshem dhe te ket mos vra kunder shtaret e ti politike

      1. Milladin Popovič says:

        Jebemti sve po spisku i tebi i izdajniku Ašimu Tačiju djubro serbsko.

  2. xhevahiri says:

    i the thene te gjitha i nderuar.

  3. Fair enough says:

    Shume e drejte fatkeqsisht!

  4. papi says:

    Ekselent Baze ne pershkrimin e kesaj ngjarje te madhe te kombit Shqipetar.

  5. Unë says:

    E ke qare. Te lumte pena.

  6. Www says:

    …sikur në pushtet të vijë sërish Berisha, borxhet që u ka serbëve, do i lajë me shkatërrimin e shtetit shqiptar, duke plotësuar 90-97-n.

  7. Visi says:

    Mero duket se Albini tanimë të është shndërruar në kompleks personal.
    Por kuptoje se sikur më parë të mos kishte ndodhur lufta dhe masakrat në Bosnjë asnjëherë nuk do të kishte ndodhur intervenimi i Natos në Kosovë.
    Andaj imagjinoni sikur të kishte filluar lufta në Kosovë para se të fillonte lufta në Bosnjë e sikur Rugova ti kishte dëgjuar shokët e Hashimit nga LPK ja dhe Bukoshin .
    Pas një tubimi të organizuar nga Kroatët në Zagreb për fillimin e luftës në Kosovë para se të fillonte në Kroaci (të cilën Rugova e refuzoi)
    Rugova me ekipin e tij shkuan në Slloveni me ç’rast takuan kryetarin Slloven Millan Kuçan.
    Pasi Rugova e njoftoi Kuçanin për qëllimin e vizitës në Zagreb Kuçani tha: Nëse ju do ta filloni luftën të parët,atëherë Serbët të gjithë mllefin që e kanë për të gjithë popujt e Jugosllavisë do ta zbrazin në Shqiptarët
    dhe askush nuk do t’ju ndihmojë as nga jashtë e as nga mbrenda.
    Në një intervistë të para disa muajve të Klintonit në pyetjen e gazetarit se pse intervenuat ushtarakisht në Bosnjë,ai u përgjigj: Intervenuam për të ndaluar masakrat.
    E në pyetjen se pse intervenuat në Kosovë ai tha: Që të mos përsëriteshin masakrat që ndodhën në Bosnjë.
    E tani imagjinoni se çfarë do të kishte ndodhur sikur renditja e luftave të ishte e kundërt.
    Ish kryebashkiaku i Beogradit Bogdanoviç ( që tashmë jeton në Austri sepse ndjehej i turpëruar si pjestar i popullit serb)
    në kohën që zhvillohej lufta në Bosnjë e Kroaci kreu një anketë me qytetarët serb në Beograd me vetëm një pyetje: Cilin popull e urrenin më së shumti?
    Dhe a e dini cika ishte përgjigja e serbëve.
    Shqiptarët.
    Pra edhe pse ishin në luftë me Kroatët e Boshnjakët ata përsëri urrenin më shumë Shqiptarët.

    1. Aliu nga Selenic says:

      Mire more Vis po e pranojm se Rugova e paska shpetuar Kosoven qe nuk hyri ne lufte e treta pore kure kroacia hyri ne lufte perse nuk u lejuar te hepet fronti i katert,? Ose edhe kete po e lejme , Po kure filloi ufensiven UCCK-ja dhe Natoja bombardonte pa pushim perse Rugova nuk mori Komanden si Komandant i forcave te armatosuar qe i takonte me kushtetur, perse nuk e mori komanden pore u arratise ne Itali.? Pra kesaj pyetje duhet ti pergjigjesh.!

  8. Milaim Kllobogjeri says:

    Vetëm një pyetje, për Albin KURTIN :
    Duke qenë agjent aktiv i Serbisë, a vazhdon të mbajë akoma, pseudonimin DJALOSHI ME BERRETË ?
    Pseudonim i përzgjedhur nga vetë AI, në kujtim të Çe Guevarës.
    Të gjitha ato, rrahje e keqtrajtime nëpër burgjet Serbe, kanë qenë kamuflime të kombinacioneve, për perspektivën e agjentit DJALOSHI ME BERRETË.
    Këtë rol, ai e ka luajtur më së miri, edhe në periudhat e mëvonëshme, deri sa mbërriti të bëhej Kryeministër.
    E gjithë DRAMA e udheheqjes kosovare, që është në Burgun e Hagës, është lojë e zbulimit Rus dhe Serb, për të nxjerrë në Krye Albin Kurtin.
    Kujdes nga kryeagjenti serb, Albin Kurti.

    1. Milladin Popovič says:

      “Milloime” jebemti sve po spisku djubro serbsko.

  9. Visi says:

    Mero duket se Albini tanimë të është shndërruar në kompleks personal.
    Por kuptoje se sikur më parë të mos kishte ndodhur lufta dhe masakrat në Bosnjë asnjëherë nuk do të kishte ndodhur intervenimi i Natos në Kosovë.
    Andaj imagjinoni sikur të kishte filluar lufta në Kosovë para se të fillonte lufta në Bosnjë e sikur Rugova ti kishte dëgjuar shokët e Hashimit nga LPK ja dhe Bukoshin çka do të ndodhte me popullin e Kosovës.
    Pas një tubimi të organizuar nga Kroatët në Zagreb për fillimin e luftës në Kosovë para se të fillonte në Kroaci (të cilën Rugova e refuzoi)
    Rugova me ekipin e tij shkuan në Slloveni me ç’rast takuan kryetarin Slloven Millan Kuçan.
    Pasi Rugova e njoftoi Kuçanin për qëllimin e vizitës në Zagreb Kuçani tha: Nëse ju do ta filloni luftën të parët,atëherë Serbët të gjithë mllefin që e kanë për të gjithë popujt e Jugosllavisë do ta zbrazin në Shqiptarët
    dhe askush nuk do t’ju ndihmojë as nga jashtë e as nga mbrenda.
    Në një intervistë të para disa muajve të Klintonit në pyetjen e gazetarit se pse intervenuat ushtarakisht në Bosnjë,ai u përgjigj: Intervenuam për të ndaluar masakrat.
    E në pyetjen se pse intervenuat në Kosovë ai tha: Që të mos përsëriteshin masakrat që ndodhën në Bosnjë.
    E tani imagjinoni se çfarë do të kishte ndodhur sikur renditja e luftave të ishte e kundërt.
    Ish kryebashkiaku i Beogradit Bogdanoviç ( që tashmë jeton në Austri sepse ndjehej i turpëruar si pjestar i popullit serb)
    në kohën që zhvillohej lufta në Bosnjë e Kroaci kreu një anketë me qytetarët serb në Beograd me vetëm një pyetje: Cilin popull e urrenin më së shumti?
    Dhe a e dini cika ishte përgjigja e serbëve.
    Shqiptarët.
    Pra edhe pse ishin në luftë me Kroatët e Boshnjakët ata përsëri urrenin më shumë Shqiptarët.

  10. Bashkim says:

    RRNOFTE MRETI ALBINOVICI DHE PRINCI ABAZVIC ME SULLTANESHE OSMANOVI QI DHE O BURRA NEN SERBI

  11. Ed says:

    BRAVO MERO ME TROC SE KAQ NUK KA
    BRAVO ITHE PO KUJTJA JA THUA

  12. katarakti says:

    Njohja ndërkombëtare e Kosovës nuk varet nga Kurti. Nga ai varet punësimi i njerëzve, rritja e ekonomisë, lufta kundër korrupsionit, qëndrimi me dinjitet karshi Serbisë etj etj. Kosova sot ka në krye njeriun për të cilin kishte nevojë. Prandaj ai fitoi i vetëm, aq sa fituan të gjithë të tjerët së bashku. Me Kurtin Kosova veç do forcohet.

    1. Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut) says:

      Albini nuk fitoi i vetem. Atij ju bashkua edhe lista “Guxo” e Osmankes dhe “Alternativa” e Kusarkes.

  13. Gjakovari says:

    Analizë e përkryer që do doja ta lexojnë shumë kosovar edhe nëse s’ju pëlqen. Por do të shtoja se të gjithë kyeministrat dhe kryetarët e Kosovës kanë qenë frikacaka, jo vetëm Albini.

  14. NjeQytetarOptimist says:

    Yes sir !!

  15. Vvvv says:

    Sikur halla kishte bole do ishte xhaxhai

  16. faro says:

    Analizë inteligjente e mbështetur në fakte!

  17. Fatos says:

    Nje shkrim ekselent. Ky Envero-Maoisti Kurti eshte I vendosur ta c’beje shtetformimin e Kosoves. Bashkekombas jeni buze gremines, mblidhni mendjen nuk behet “hajgare” me daje Samin.

    1. Besa says:

      Sikur,i sikurit,sikurit,sikurin,prej sikurit.
      Kaq!
      Poshte Albini.Kete do te thote Mero dhe per sot…

  18. Iliria e bashkuar says:

    Shume sakt, faleminderit perjeteshisht Amerika.

  19. Predatori says:

    O Mero përse i censuron komentet? Nuk kisha fyer askënd, përveçse nuk isha dakort me një pjesë të analizës tende. Mos vallë dëshiron që të gjjthë të të themi “osana”??!! Me Albinin ty të është shndërruar në urrejtje patologjike, por e keqja e Kosovës janë gjjthë ish komandantët që pas luftës e trajtuan Kosovën si plaçkë dhe sot është në këtë farë derexheje që askush nuk po e merr seriozisht, qofshin dha ata që e krijuan si shtet.
    Jepi vazhdo publiko komentet e disa analfabetëve që nuk dinë as të shkruajnë, që flasin vetëm me mllef, por që të japin të drejtë ty.

    1. Merumi says:

      @Predatori
      Ti je nje koqe qe te duket vetja i zgjuar.
      Jam dakort qe shume nga ish luftetaret u korruptuan dhe humben ne te “mirat qe u solli pushteti”. Nga ana tjeter kjo nuk do te thote qe per inat te tyre te votohej spiuni i serbit. Uthulla e forte plas shishen e vet thote populliyne. Pikerisht kjo ka ndodhur ne Kosove….Shpresoj te jem gabim dhe ti dhe Albini te mos jeni ashtu sic dukeni!

  20. Haka Tekizoti says:

    Të lumtë! Mbase u vijnë mendtë e sillen si duhet. Nëse Kosova do katandiset sa një karrige për një bythë kryeministri do ishte tradhëti kombëtare, jo vetëm tradhëti shtetërore.

  21. Artan says:

    Flm i madhi Mero Baze qe ekziston.

  22. Asd says:

    Jam dakort me artikullin pervec interpretimit qe ne 2021 beogradi nuk do te bombardohej. Gabim. As atehere nuk do te bombardohej ne se nuk do te largohej nga shtepia nje komb i tere, duke i shtyre drejt Shqiperise se varfer. Nuk ishin “vrasjet masive” gabimi me i madh i miloshevicit por debimi. Debimi ishte veprimi qe nuk mund te pranohej, as konteplohej as te pajtohej askush ne kohe dhe hapesire. Debimi solli nje krize zinxhir ne rritje jo vetem si fatkeqesi e shqiptareve por edhe nje poshterim te papare e degjuar ndaj superfuqive perfshire edhe Rusi e Kine ne dukje aleate por te poshteruar edhe ata sepse nuk iu mor asnje mendim. Tomi Blair nuk ishte me i mire se Boris Xhonson sot, por veprimet e tyre diktohen jo nga deshirat e tyre personale se sa nga fakti se si do ta prese populli apo akoma me keq se si do te duken ata perpara popullit te tyre. Edhe per tu dukur heronj te demokracise e lirise do ta benin perseri. Ju mendoni se ne 2021, duke pare shqiptaret qe debohen (larg qofte) drejt askundit, ne pranine e 500 trupave televizive … Jon Biden nuk do te telefononte Boris Jonson ne oren 02.00 te mengjesit? Dhe ndoshta doni te mendoni qe Boris Jonson nuk do te pranonte ? Ka dy elemente qe zakonisht tejkalojne e diktojne udheheqesit e vendeve te zhvilluara pertej mendimeve personale; Opinioni publik dhe Mediat. Kur fillojne te bien fanfarat … idete personale ndryshojne.

  23. Kent says:

    Ke shume te drejte.Historia ne ate periudhe tregoi se
    ne mbeshtje te kombit shqiptar,ishte demokracia e vertete,ishte dhe tani jane SHBA-ja.
    Veçanarisht udheheqesit kosovare duhet te kuptojnë se janë pergjegjesit numer një, për fatet e popullit te Kosoves dhe kombit shqiptar.
    Deri tani koka u ka marre ere dhe hunden po e mbajnë shumë perpjetë.
    Uluni me kone e kambe ne token!

  24. PO , PO says:

    Te lumte pena o Mero Baze . Si gjithmone brilant .

  25. Draper dhe Cekan says:

    Deri diku keni te drejte te dyshoni per albin kurtin
    Ka bere ca gabime, si te gjithe njerezit e tjere nisur nga padituria apo nga vetedija disa nga injoranca

    Ka bere gabime merua vete Ka bere gabime rama vet
    Kam bere edhe une keni bere edhe ju komentuesat e TemA
    Ska rob zoti pa te meta
    Ska rob njeriu pa gabime

    Rama vet ti jap doren albinit ta respektoj jo se eshte albini por perfaqeson kosoven
    Luaj lojen me albinin respektoje dhe gjate rruges mesoje kush eshte
    Nuk do te thote se eshte kryeminister dhe do i sherbeje serbit!
    Vendos parlamenti vendos populli per cdo gje qe kosovaret apo shqiptaret kane merak se do ndodh
    Shembull keni like floririn dhe sali prostitutes qe do ti vej flaken shqiperise por ska mundesi se i qihet mona me lirine
    Hiqeni friken nga barku se ju mori historia
    Lereni te qeverise 4 vjet ta mesojme kush eshte albin kurti
    Une personalisht nuk shikoj probleme me kosoven edhe pse jo cdo gje eshte si duhet
    Pra rama jepi doren dhe trego kulturen

  26. Kosovari realist says:

    Bombardimi filloi me mendimin qe Serbet do uleshin ne tavoline sic bene ne Bosnje pas 1 jave . Perendimi neglizhoi fanatizmin ekstrem Serb dhe deshtoi. Per 3 muaj qe u bombardua Beogradi nuk ndryshoi asgje perkundrazi situata kaloi ne katastrofe humanitare. Patjeter qe pa SHBA nuk arrihej kurre liria dhe nuk eshte as turp dhe as te ndihesh inferior. Por ajo qe i dha fund luftes ishin ngjarjet ne terren ku UCK jo vetem qe mbijetoi por theu kufirin dhe mundi ushtarakisht ne terren Serbet. Ne vende te poshterimit nga Shqiptaret, Serbet pranuan marreveshjen me perendimin dhe e dorezuan territorin.

    Edhe sot i vetmi fakt qe mban Serbine eshte se e ka kuptuar qe ushtarakisht nuk munde ta mbaj me Kosoven. Perpara se Kosova te shpallte pavaresine ne Amerike dhe ne Evrope kishte shume dyshime dhe u be nje analize shume e thelle dhe serioze ku u konkludua qe nuk ekziston asnje mundesi qe Kosova te rikthehet nen Serbi apo te aneksohet nga Serbia qofte me force apo me vote. Situata ne terren nuk e lejonte kete. Kshu qe e vetmja zgjidhje ishte pavaresia. Askush nuk ta fal lirine o Mero, liria fitohet dhe ka cmim te larte. Eshte realiteti ne terren qe vendos politikat e fuqive te medha. Shiko se cfare ndodhi ne Krime dhe Ukraine.

  27. Perseri une says:

    Nje shkrim i qarte dhe plot dashuri per shqiptarizmen. Faleminderit Mero, se gati I ke thene te gjitha. Te lumte dhe per guximin!
    Eshte e tepert te shtosh dicka se mund ta prishesh.
    Bota ka ndryshuar shume, por Albini eshte i njejti. Te njejta fjale si ne Rambuje edhe sot kunder Serbit qe do te thote e njejta ndihmese Vuciqit per tja ngulur thiken ne zemer Kosoves, si ne Rambuje. E njeta taktike dhe strategji. Fjale te medha te pa realizushme, jashte realitetit…E perbashkta e madhe eshte armiqesia me Ameriken! Ky eshte treguesi kryesor qe duhet te ishte per gjithe derdimenet qe votuan per te. Akoma Albini ve ne dyshim politiken Amerikane(bile edhe Evropiane) per te realizuar marreveshjen dhe e modifikon ate me “vrimen e fundit te kavallit”. Ai ka plane te tjera, sepse ashtu do “populli”. Ne thelb ai ka plane te tjera sepse ashtu do Vuciqi. Haron Albini se ai eshte ne krye te popullit qe ai duhet ta udheheqi dhe justifikoje besimin(qor) ndaj tij. Punen e tij kunder Kosoves e paraqet si deshire te popullit. Me kete ai ka ecur akoma me perpara. ai si Messia e di se cdo populli. Demagog i persosur per te fshehur qellimet e tij…
    Me pake fjale Albini eshte kunder bisedimeve, sepse Vuciqi eshte kunder tyre. Vuciqi ka frike te dale hapur. Albini del hapur(sic doli edhe me reciprocitetin), sepse ashtu ka udhezimet. Se shpejti do shohim se si do pergjigjet per bisedime qe kerkohen pa rreshtur si nga Evropa ashtu dhe Amerika. Kete rradhe ai do e kete shume te veshtire, sepse Amerika dhe Evropa kane te njejten platforme. Trampi iku dhe Albini nuk ka ke te akuzoje me. I mbetet te akuzoje popullin e Kosoves, qe kerkon te sabotoje bisedimet. Kjo do i sjelli atij fundin e tmershem te nje s….

  28. H.seiti says:

    Analize e sakte me fakte dhe interpretim perfekt. E kam ndjekur kete situate nga USA dhe qekurse delegacioni serb nuk e firmosi mori fund Serbia. Zonja e Madhe Medlin Ollbrait e ka shkruar shume qarte kete situate. Bile brenda nates ajo flyuroi ne Moske, takoi Jelcin dhe u kthye perseri ne Rambuje. Rrofte Anerika. Mbas 100 viteve Amerika koregjoi krimet qe Europa i ka bere kombit tone.

  29. Eduart says:

    Pershendetje,Z.Mero, si gjithmon godet me njohuri e argumente te padiskutushme . Z.Thaci dhe te gjithe leftetaret eUCK do te dalin fitimtare ,Kosova i do ne krye .

  30. BUJAR KANAPARI says:

    Marreveshja e Rambujese e la Kosoven territor te Jugosllavise, me rezoluten 1244.
    Kjo eshte arsyeja pse Berisha, Demaci e ndonje tjeter, apo dhe une po te me jepej mundesia, nuk do ta firmosnim Marreveshjen.
    U paraqiten tre Drafte:
    Dy te paret, vecanerisht i pari, ishin skandaloz, nderkohe qeveria jone dhe nderkombetaret i benin presion delegacioint tone te firmosnin Marreveshjen.
    Delegacioni shqiptar rezistoi, derisa ne fund u paraqit nje draft me i favorshem per Kosoven.
    Edhe drafti i 3-te, nuk e kenaqi delegacionin tone, pasi e la nen juridiksionin e Jugosllavise.
    Ne fund, delegacioni e firmosi Marreveshjen nga presioni Amerikes dhe duke besuar tek Amerika.
    Per kete, me mire ka folur Bedri Islami.
    Meqe Albin Kurti ben lojen e Serbise, nuk i ka futur ne qeveri Listen Serbe, ku i takojne dy ministri me kushtetute, aq me teper ku qeveria e tij, mezi mbush numrat.
    O MERO, per here te pare Kosova ka qeveri.
    Ata qe luftuan kane merita, por nuk mund te qeverisnin.

    1. Bujari pa kapar says:

      @ Bujar Kanapari.
      Rezoluta 1244 eshte ne fuqi edhe sot. Ky eshte argumenti kryesor i serbeve qe mburren se e fituan luften kunder NATOS dhe e detyruan ate qe ta lere Kosoven nen Serbine.
      Tani i dashur Bujar qe Kosova te mbetej nen Serbine, presupozon qe Serbia eshte Jugosllavia. Mua me vjen keq qe ti, Kurti dhe Vuciqi shihni te njejten ender sikur Serbia eshte Jugosllavi. Prandaj ti nuk do e nenshkruaje marreveshjen.
      Me duket se je i indoktrinuar qint per qint nga propaganda Serbe qe pretendon se Serbia eshte trashegimtare e Jugosllavise dhe si rezultat i kesaj kosova eshte pjese e Serbise.
      Gjerat varet se si i interpreton. Ti i interpreton ne kete menyre sepse do te mbrosh Alpinin. Po te ishje pak i zgjuar do kuptoje se lenia e Kosoves nen “jugosllavine” ishte nje ngjitje lart e statusit te Kosoves, qe deri ne ate kohe ishte “pjese e Serbise dhe element konstitiv i Jugosllavise”. Pra 1244 e ngrinte nga ana statukuore Kosoven ne rrang republike…
      Ne thelb kjo ishte loja perendimore qe Kosova te bente te njejten gje sic ben dhe republikat e tjera qe shpallen mevehtesine.
      Historia eshte e gjate dhe ti qe akoma mbron qendrimin e Kurtit per te mos nenshkruar, tregon qe ti nuk je vetem budalla por je me komplekse te cudicme… ne kete valle ti duhet te besh autokritike se ke qene budalle…
      Ana tjeter e problemit eshte qellimi i bisedimeve. Prandaj behen ato.ato behen qe palet te thone ato qe mendojne…Me sa duket Alpini e kupton kete dhe qendrimin pro serb te Rambujese e ka modifikuar me qendrimin e ri pro serb ku ai do te abandonoje bisedimet… a kupton tashme ti dicka nga thenia e Ndre Luces : Ketu ka tradheti Burra!???
      Treguesi se kush eshte kush eshte qendrimi ndaj luftes dhe Amerikes…..

  31. Vuco Pasha dhe fansi i tij Ram jevgu says:

    24 marsin e 1999 ta zhvendosim ne 2021 Serbia natyrisht nuk do bombardohej, per nje arsye te forte :
    Presidenti Vucic do pozonte me dy bolet e tij anash Rama e Zaev ne takimin e radhes se Minishengenit Ballkanik!

    1. Vuco Pasha, Vuco Pasha hatratala! says:

      Minishengeni Ballkanik eshte ide perendimore, or idjot….Me vjen turp te replikoj me ty….

      1. Vuco Pasha dhe fansi i tij Ram jevgu says:

        Sa mire qe kemi budallenj si ti qe e besojne kete.

  32. cami says:

    Analize e shkelqyer Mero.

    1. Xha Sulo says:

      Per Zotin or ti, me cilin sy e pe shkelqimin me ate me xham, apo me ate pa xham.

  33. humor ballkanik says:

    Dilni tek Aeroporti sot me 25 mars 2021 se atje do jene edhe shume gazetare qe do percjellin LIVE ardhjen nga Stambolli te nje dore vaksinash Kineze, arritja madhore kjo e bythlepirjes ndaj Sulltan Erdoganit te Timonierit Rilindjes qe i bie nga Turqia per te sjelle mall kinez vaksinash.
    “O ja dalim, o do ja dalim,
    pa Mua kurre s’ja dilni dot
    po uleret ne Surrel nje Idiot”

    1. karragjozi says:

      Or ti me humor Ballkanik.
      Kujdes bre burre se ke ngateruar temen…Kur te flasim per Ramen apo Saliaun na bej per te qeshur!.. fajin e ka Merua qe nuk kerkon document mjekesor per ata qe komentojne.

      1. KORÇARI says:

        Mero nuk e hap ate muhabetin e dokumentit mjeksor, se e ka kerkuar nje here me pare per dike te cilit tani i lepin prapanken.

  34. Dug says:

    Perendimoret frikesoheshin qe ne Serbi te kete nje Komune te Parisit.
    Edhe Millosheviqi, perkujtojme vetequhej socialist, kishte frike qe nese pranon futjen e trupave te Natos serbet do te ngriheshin ne kryengritje !
    Dhe refuzoje.
    Bombardimet kane patur qellim vrasjen e shqiptareve.
    I Quajturi «  american bilardo «  . Ata godasin trupat serbe ne toke, e serbet godasin, vrasin, dhe fusin ne vrime, ( varre) shqiptaret.
    Tjerat jane blla blla

  35. Ceni says:

    Arsyet e bombardimit te serbise jane disa dhe nuk mund te shprehen ne nje koment. Po thelbi shkrimit eshte; bombardimin dhe shkeputjen e kosoves e mundesuan disa rrethana qe sot nuk jane. Dhe meqe procesi nuk ka perfunduar, Mero kerkon te merret seriozisht zgjidhja e statusit dhe bisedimet me serbine. Qeveria e kosoves ta kete kete ceshtje prioritare, jo pike te shtate, si thote Albini.

  36. Nje qytetar neutral says:

    O Mero, po aman ore me qafsh, kush t’i tha ty gjithe keto alamete, me thuaj aman si i merr dot me mend ti gjithe keto gjera. A e di ti qe eshte me e sigurte qe po te kishte halla koqe, do t’i thoshin xhaxha se keto pandehmat e tua ne dac te mara bashke, ne dac nje nga nje? Po per Skenderbeun (ate te vertetin sigurisht) po te ishte gjalle a ke ndonje gje te na thuash. Ja psh une them po te ishte gjalle akoma Skenderbeu gjithe Ballkani deri ne Hungari do te quhej Shtetet e Bashkuara te Shqiperise.

  37. RAIF says:

    Te han meraku qe u bombardua Serbia por ja qe ndodhi.Ju serbofilet nuk kishit aq fuqi sa ta mbronit Serbin.Edhe tani qe me Edi Ramen ne krye po beni cmosh per te ndihmuar Serbine por eshte e kot,meqenese ne kemi Amerikën me veti, ndërsa ju sllavet.

  38. Luan says:

    Nga te gjitha qe thua e vertete eshte qe jelcini nuk mbante dot pordhet dhe kina nuk eshte ajo qe ishte. Te tjerat jane inate personale

  39. Aliu nga Selenic says:

    Mire more Vis po e pranojm se Rugova e paska shpetuar Kosoven qe nuk hyri ne lufte e treta pore kure kroacia hyri ne lufte perse nuk u lejuar te hepet fronti i katert,? Ose edhe kete po e lejme , Po kure filloi ufensiven UCCK-ja dhe Natoja bombardonte pa pushim perse Rugova nuk mori Komanden si Komandant i forcave te armatosuar qe i takonte me kushtetur, perse nuk e mori komanden pore u arratise ne Itali.? Pra kesaj pyetje duhet ti pergjigjesh.!

  40. Aliu nga Selenic says:

    Maro Baze eshte nje gazetar i talentuar. Ne shkrimin e tije Mero i kushton nje rendesi te vecante Kohes dhe Hapsisres. Udhehqesit e UCK-se dualen tamam ne kohen dhe Hapsiren e pershtatshme . Kjo kohe u dha mbeshtetje. Po te kalonte kjo kohe pa tjeter qe Kosova duhet te ngelte nen Serbein.! Rreziku qe i kanoset Kosoves eshte eminent. Kurti eshte Adolishent Politik. Ai flutoron pa krahe. Me sa duket nuk maban mende qe nga fillorja perrallen e La fonten. “Zogu dhe Macja” Duhet ta gjej e ta rilexoj deri sa ta mesoi dhe ti ngulitet thell ne tru.!

    1. ? says:

      O ali injoranti, o debil me vrima, po kur flet ti per kohen dhe hapsiren, hapu dhe te futem, o zift Selenice, or rrote, e para nuk shkruhet “adolishent” po “adoleshent”, e dyta ku e ke lexuar Lafontenin ti mer palluqe dhe sidomos ne cfare gjuhe e ke lexuar, indisht apo kinezce. Idiot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje