Lufta e paparashikuar e kësaj fushate

27 Mars 2021, 20:59Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Rritja e Partisë Demokratike në sondazhe, ka shkaktuar një luftë të ftohtë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, për shkak se në çdo qark, përqindjet e rritura të PD, janë përqindje të zbritura nga LSI. Kjo është e qartë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e kudo. Debati është nëse PD po i merr vota LSI-së, apo po rimerr votat e saj të humbura në vitin 2017?

Pretendimi i LSI-së se PD po merr votat e saj me pabesi dhe joshje të elektoratit të saj, nuk qëndron. Në të vërtetë, këtë gjë po e bën PS më shumë. Ajo po tërheq krerë të LSI-së nëpër rrethe dhe po i fut në PS, për të demoralizuar LSI-në.

Por gjëmën reale, LSI-së po ja bën PD-ja. Ajo po tërheq gjithë elektoratin që LSI i mori asaj në vitin 2017, përmes joshjes se ajo do të ishte në pushtet me çdo kusht, ose me PS, ose me PD. Kjo bëri që shumë votues të PD-së, që nuk shikonin shpresë tek fitorja e Partisë Demokratike më 2017, të kalonin me LSI-në.

Pasi kishte dy mandate në pushtet, njëherë me PD-në dhe një herë me PS-në, LSI ishte e besueshme si parti që nuk do ikte kurrë nga pushteti.

Fakti që PS fitoi e vetme më 2017, i la ata në rrugë dhe pa perspektivë pushteti, dhe kjo bëri që ata që kanë ikur nga PD, tani të kthehen sërisht tek PD-ja.

Mbetja e LSI-së në këtë katërvjeçar në opozitë, ka qenë një leksion i hidhur për gjithë filozofinë e asaj partie, ngritur mbi faktin se ajo do të jetë gjithnjë në pushtet.

Në këto zgjedhje, retorika e egër e Metës kundër Ramës dhe pushtetit të PS-së në tërësi, e ka bërë të pashpresë perspektivën e një aleance të mundshme PS-LSI.

Vetë PD ka bërë kujdes që Meta të përdoret në ekstrem, qoftë dhe si i çmendur kundër PS-së, me qëllim që të mos lërë asnjë derë hapur për të ikur me ta, pas zgjedhjeve.

Pas kësaj, e vetmja derë ku mund të trokasin njerëzit e përdorur nga LSI, në zgjedhjet e shkuara, është PD.

Dhe kjo po bëhet me gjakftohtësi nga PD.

Në Qarkun e Gjirokastrës, ku mundësia që PD të orientojë vota për kandidatin e LSI-së, Vangjel Tavo, që të arrijë numrin e mjaftueshëm për të marrë mandatin, duket se po has rezistencë dhe vetë PD po heton mundësinë në zonën e Përmetit apo Lunxhërisë, se mos individë të veçantë të PD-së përfshihen në një operacion të tillë.

Kjo e ka rritur ndjeshëm nervozizmin e LSI-së ndaj Bashës dhe paranojën e Ilir Metës, se Basha mund të bëjë koalicion të madh me Ramën pas zgjedhjeve.

Po t’i shtosh dhe faktin që ai e injoroi LSI-në në ceremoninë e çeljes së fushatës elektorale, duke e marrë këtë si një mesazh lufte, atëhere kjo tablo bëhet dhe më e qartë.

E gjithë kjo tregon se sa gabim ishte mos futja e tyre në një listë të përbashkët para zgjedhjeve. Është e vërtetë që LSI tregohet e paarsyeshme në negociata të tilla, duke të kërkuar dyfishin e asaj që i takon, por në një perspektivë më të largët, PD do ishte më e fituar t’i kishte brenda të gjithë, se sa të luftojë tani për zhdukjen e LSI-së, me qëllim që të mos jetë faktor pas zgjedhjeve.

Kjo është një luftë me kosto më të lartë, por që është e vetmja luftë që PD po e bën me shumë vendosmëri.

Kjo është dhe lufta e paparashikuar e kësaj fushate elektorale, e cila është përsëritje e luftës së vitit 2017, kur LSI besohej më shumë se PD, që do ishte në pushtet, kurse tani duket se të gjithë besojnë se LSI është e pashpresë. Dhe këtu çmendja e Ilir Metës ka bërë të vetën.

13 komente në “Lufta e paparashikuar e kësaj fushate”

  1. Te mesit kerkove , te mesit more , por me nje ndryshim fare te vogel , nuk eshte me MESI i ARTE poooor, i BAKERTE !
    Nuk i duhesh me askujt !

  2. ABC KORCA says:

    Them une tani… Po sikur kjo “shkeputja” pd-lsi te jete pjese e kompromisit qe basha ka bere me ramen ne 2017,si i bie, jemi me mire pa lsi-ne, e me pd-ps bashke do shikojme ndryshimin e vertet?
    Them une tani… Po sikur te kete basha sontazhe ku i kerkojne te tijet te mos jete pjese me lsi-ne dhe basha po ben lojen sikur nuk jane bashte, si i bie, kemi lufte?
    Sido qe ta besh(pavarsisht satires te merkullueshme te Meros), nje gje eshte mese e sigurte, nga shtatori, kushdo qe te dali, si rama me vete apo basha-lsi, shqiperia populli shqiptar do dali i humbur.
    2021-shi do ngelet ne histori si viti i cili shqiptaret do ngelen te pashpresë.
    Kete nuk e ndryshon dot asgje!
    Cdo gje tregon se nqs pd-lsi nuk marrin 71 deputet, naltmadhnia do beje fjalimin madheshtor ku do na thote se europa per te hapur negociatat i kerkon shqiperise bashkepunim qeverritar ps-pd.
    Ky nuk do doje, por si t’ja beje europes, pa po te ishte per edvinin, do qeverriste i vetem.
    Edvin te qofshim fale… Na katandise qe sido qe ta ktheje Loni, po e njeta muzike del.

    1. Arbert says:

      Nga te paktet analiste qe lexohet me kenaqesi dhe kuptohet. Mero na thote se ka kush ka sy ne balle e mendje ne koke e shikon realitetin ashtu sic eshte.
      Rama prape do te fitoje, jo se eshte ndonje gjeni, jo se ka ndonje dhunti per politiken apo ekonomine por thjesht punon fort dhe me passion. Rama eshte edhe me fat se nga krahu tjeter ka te njejtet njerez 30 vjet tani, qe na Jane neveritur. I njejti grup, me te njejtet analiste qe I mbeshtesin.

  3. mergim tari says:

    Mos ji kaq I vertete ne analize o Mero. Po i luan menç. Gjynah. Mos, se po na bejne ndonje thagme, marrin sopatat e vrasin njeri tjetrin.

  4. Kume Peza says:

    Mero, sondazhet Jane nje verre ne uje. E di qe te dhemb gjendja ne te cilen eshte katandisur PD, por kjo gjendje nuk ndryshon sa te jete Saliu ne krye. PD nuk e ka kaluar kurre 30% – shin, te tjerat kane qenw vjedhhe ose manipulime.

  5. Uau says:

    Bravo mero , e gjete ku calon gomari i opozites. Tani rama i fiton i sigurt zgjedhjet. Te na rroje udheheqesi

  6. VLORA says:

    TE NA RROJ SA MALET E TI UAO OSE TAO TE NA I RRUAC TE GJITHEVE POSHTE E LARTE.

  7. eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:

    Edi Rama prezanton kandidatet e Rilindjes ne Kruje – Une dhe Basha ne keto zgjedhje jemi si dy Gomere ku ai fle kurse une ju sjell drute ne shtepi.
    Rilindasit shperthejne ne ovacione – Edi Rama, do te votojme ty si Gomarin me te madh!

  8. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,unë do ta përshkruaja kështu këtë luftë që po zhvillohet (poshtë rrogozit) midis PD-së dhe Leshelisë;
    Është një luftë për jetë a vdekje midis byrekut të Lules dhe petullës së Norës(një gjetje ideale kjo e petullës, nuk thonë kotë ma hoqe petllën fare)!!!
    N.q.s. në botën demokratike votohet për të zgjedhur më të mirin, ne duhet të votojmë për të eleminuar
    më të keqin,konkretisht për të mos lejuar rikthimin e fashizmit berishist?!!!!!!
    PS:Kurrë më fashizëm !!!!!!!!

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      Ah,ja,se për pak harrova,këtë idenë e e eleminimit e vodha nga Komisioni Rruli,i trumbetuar me bujë nga media gëbelsiane,që përfundoi një vërë në ujë.Thua të kem neglizhuar me të drejtën e autorit ?!?

  9. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Ah,ja,se për pak harrova,këtë idenë e e eleminimit e vodha nga Komisioni Rruli,i trumbetuar me bujë nga media gëbelsiane,që përfundoi një vërë në ujë.Thua të kem neglizhuar me të drejtën e autorit ?!?

  10. Driti says:

    Çfare kam kuptuar une eshte se , nga elektorati i PS, qartazi nuk duan te LesheliSe, por dhe nga elektorati i PD nuk duan marreveshje me LSI .Ato ja kane shprehur qartazi Bashes, Basha ka shkelje syri dhe nga Rama , qe nqs Luli mban fort ne kete drejtim (Saliuuu ), mbas 4 vjetesh Luli do te jete Krieminstri i Shqiperise duke u ndihmuar nga Ed Rama dhe SHBA, shif i çik takimin me ambasadoren Amerikone . Keshtu qe LSI te puthin hallen ne te dyja faqet.

  11. Besa says:

    Pse shkoni nga nje hajdut tek tjetri?
    As PD as LSI nga te zhgenjuerit! Vota tek i pavaruri i VV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje