1 milionë vaksinat, si 1 milionë shuplakat

25 Mars 2021, 19:56Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lajmi se Qeveria shqiptare ka siguruar një kontratë për 1 milionë vaksina të reja kineze, përveç kontratës së Pffizer dhe AstraZeneca, i jep zyrtarisht fund makthit të shqiptarëve për sigurimin e vaksinave, në mesin e një lufte botërore mbushur me bërryla dhe përpjekje për mbijetesë. Kjo kontratë i jep qetësinë e duhur Qeverisë shqiptare të hedh hapa të sigurtë në negociata me kompanitë e tjera për vaksina dhe një mundësi më shumë të ofrojë më tepër ndihmë për Kosovën, qoftë dhe përmes vaksinimit në Kukës për gjithë mjekët e Kosovës, apo kategori të tjera të rrezikuara.

Lajmi duket se është përjetuar keq tek disa drejtues të opozitës dhe kryesisht tek dy mjekët e morgut të  saj, që duket se  në këtë fushatë, kanë shpresuar tek mbetja pa vaksina dhe vdekjet nga pandemia.

Sali Berisha dhe Petrit Vasili, kanë filluar menjëherë një fushatë dezinformuese për vaksinat e siguruara, duke i cilësuar të rrezikshme dhe duke shpikur teori konspiracioni rreth sigurimit të tyre.

Nuk është se kjo ngjall ndonjë dilemë të madhe në opinion, pasi detyra e Qeverisë është të sigurojë vaksina për të gjithë, por jo t’i vaksinojë me zor të gjithë.

Dhe në këtë pikë, dy mjekët e opozitës, që tashmë janë kthyer si mjekë morgu, vetëm sa mund të lënë ndonjë demokrat pa u vaksinuar, nëse u beson atyre. Dëm tjetër nuk shkaktojnë.

Por ajo që është interesante në reagimin e tyre, por dhe në shtypin e kontrolluar prje tyre, është përjetimi që ata kanë për sigurimin e vaksinave, si një goditje elektorale.

Nga mënyra se si reagon Berisha, duket sikur ai ka marrë lajmin për 1 milionë shuplaka, njësoj si në vitin 2013, dhe jo lajmin e gëzuar për një mjek, për 1 milionë vaksina.

Nëse ka një mënyrë se si mund t’ia rrisësh pikët Edi Ramës në këtë histori, pasi ka mundur të sigurojë praktikisht vaksinimin  e popullsisë, është ta sulmosh atë dhe të kesh përballë miliona njerëz që presin vaksinat, dhe që ti i mallkon.

Nëse Edi Rama do të bënte një spot publicitar për të promovuar veten lidhur me sigurimin e vaksinave, do të mjaftonte që të tregonte pamjet e 1 milionë vaksinave dhe fytyrën e Sali Berishës, që u thotë shqiptarëve mos pranoni t’i bëni, se ua ka sjellë Edi Rama.

Ky është spoti elektoral më i dobishëm, që i kthen ata nga pacientë, në votues të Edi Ramës.

E vetmja mënyrë që opozita ka të mos dëmtohet nga 1 milionë vaksinat, është të bëhet pjesë e gëzimit popullor për ardhjen e tyre. Ashtu së paku nuk do ngjallë zemërim dhe nuk do humbasë vota.

E kuptoj se shfira 1 milion është pak provokuese për ta, pasi u kujton 1 milionë votat kundër më 2013, por kjo mund të kalohet me sportivitet, nëse së paku bën dhe ti sikur je i gëzuar.

Por nëse vrapon të sulmosh vaksinat që pret një popull i tërë, thjesht u ke kujtuar shqiptarëve se meriton nga një shuplakë për çdo vaksinë që fyen. Dhe qysh tani i ke siguruar 1 milionë shuplaka.

38 komente në “ 1 milionë vaksinat, si 1 milionë shuplakat”

  1. v-1 says:

    Harove mjekun tjeter te morgut TRITANIN .Ai ka vene ulerimat qekur doli lajmi ne dreke

  2. Karaxhiç beri sex me Sheqeren dhe doli KaraSaliu says:

    Bravo z.Baze

  3. Alex usa says:

    mero edhe sikur mrekulli te bej psikopati une nuk behem me te

    1. Andi says:

      Kjo tregon qarte se kush eshte psikopati.

    2. Cuni i Vuk Karaxhicit nga Vicidoli says:

      …… , nuk behesh me te , sepse je tjeter specie dhe mbetesh brenda llojit , shpellar !

    3. dikur says:

      Bravo te qofte . Per te tille njerez ka nevoje partia . Ne bar do hame dhe parimet nuk i shkelim. Hahahah….

    4. Elbasani says:

      xhelal per ke thua per lulshkerdhim bashen ..????

    5. ILYRIA says:

      Alex paske shkuar larg mor Cun……..thame se do beheni Njerez…..po ne Bronx eshte si ne kashemen e Sales para disa vitesh….pra ne vetvete ti as nuk ke per te ndryshuar per faktin e vetem se je nga Shurra ne Mut……..Alex ti nuk i hyn ne pune as Dreqit…….Gjynah Robt e shpis……ata po me vine keq………..shikoje edhe ADN ..Alex………shqipot nuk kane Gjakut tend….ti je ndryshe Alex si dhe Baba Sal….edhe ai eshte Gjak i prishur Alex…….

  4. Patrioti cam i M...Bazes says:

    Kontrata me 1 milion vaksina kineze te duket si 1 milion shuplakat e 8 viteve me pare? Dhe permend Petrit Vasilin?
    Mero me vjen keq, te paska mberthyer skleroza o i gjore!
    Mba shenim pra mos besh me te tilla gafa
    Ato 1 milion votat a shuplakat e 8 viteve me pare qe sollen Ramen ne pushtet kishin brenda LSI e Ilir Metes, Petrit Vasilit, Mona Kryemadhit, kishin edhe PBDNJ te Dules. Kujtohu ca o Mero kujtohu, e pastaj korigjo llogarite se ai I Milioneshi i dikurshem i shuplakave shkon sot I Milion shkelma te byth e atyre rrenave me 1 Milion vaksina .

    1. Rrumpalla says:

      Po kur u bënë gjithë Shqiptarët doktora?! Po a dini gjë se çfarë ndryshimi kanë vaksinat nga njëra tjetra? Apo mbytja kot. Keni ndonjë ide më të mirë ju diskutantët?

    2. nn says:

      ne fakt e keni gabim te dy – 1 milion shuplaka u dhane ne 2017 (pa Monen dhe Vasilin)

    3. qytetar says:

      … 4 vite me pare..

    4. Ladi says:

      Patriot, Mero e ka sakte se ato 1 miljon vota ishin kunder PD dhe nuk hyn Rama ketu. Mos te duket vetja i zgjuar, ti qe ne komunikim nuk perdor emrin tende. Me siguri do jesh nga Byrektorja e Shqupit.

  5. Vao says:

    Saliu eshte nje demokrat ne dukje me eksperience komunisti qe ka vepruar e vepron si kriminel i pushtetshem .

  6. Miri says:

    Sukses qe paska marre vaksina kineze dhe ruse?
    Se për vete qeveria mori ate te Pfizer.
    Ti Mero do ta besh vaksinen Kineze apo e ke bere të Pfizer-it?

    1. L says:

      Pse Miri CA Ka vaksina kineze?
      Ktu Ku jetoj un ,Jan vaksinuan 7 milion njereze vaksina kineze e ruse.
      Prit dhe europen shume shpejt ta marri.
      Nuk e Di CA brezi je ,se ne shqiperi ne komunizem vaksina ruse e kineze kemi pasur dhe sna Ka gjetur gje.
      Propaganda kunder vaksinave ruse e kineze apo dhe anglezeve ,esht thjesht lufte per Greg dhe eshte komplet politike por Jo se vaksinat e tyre Nuk bejn.
      SA per dijeni,vaksina Pfizer dhe moderna Kan 5 her me shume efekte anesore se kinezja e rusia.
      Ne fund t fundit be sna intereson politika por shendeti

      1. Miri says:

        Si tja bejme qe Edi Rama beri vaksinen Pfizer dhe popullit i ofrohet vaksine tjeter?

        Ku i di ti efektet anesore të vaksinave?
        Do te duhen vite qe ti marrim vesh keto efekte nese kane.

        Ndoshta sepse ke jetuar nen komunizem prandaj je brezi i leckamaneve qe shiteshin me nje çamçakiz të jashtem.Jeni brezi qe në 1990 shitet shoqet e komshijet neper bordellot e Europes.
        Jeni brez qe vetem duartrokisni se ju kane bere vaksinen e “njeriut të ri “ dhe ska burre nene tju sheroje.
        Nuk ka kapacitet brezi jot te gjykoje.
        Juve u dogjet pa u rritur.
        Me vjen keq per brezin tuaj,por nuk marr keshilla nga juve.
        Ja shiko Meron,Ramen,Meten,Paloken é te tjere nga brezi tuaj,për te ditur cfare brezi keni qene.

  7. Realpolitika says:

    FALEMINDERIT SALI BERISHES QE NUK DO TE BEJ VAKSINE KINEZE.
    VETEM I LUTEMI TI BIND GJITHE PD-istet QE TE MOS VAKSONOHEN.
    DO SHPETOJ VENDI NGA PD .

  8. toni says:

    alex, patriot, miri ato vaksinat jan per njerzit,jo per ju..

  9. Taulant says:

    Po Shiptaret me kete qeveri perseri edhe 4 vjetet e ardhshme pacient do jene .

  10. Petrit says:

    Po shyqyr qe erdhen ato 1 milion vaksina kineze qe ne fakt kerkush nuk do pranojë ta bejë po kjo fabrika e vaksinave kur do ndertohet ????.
    Ndoshta e kam gabim po sikur ma kapi veshi nje lajm per ndertimin e nje fabrike per vaksina.
    A ka dal projekti 3D akoma ????

    1. Ilir says:

      @ Petrit: Ne shpellen Vicidol. Vrapo.

  11. Ndue says:

    Vaksinat me duket tani jane per njerze e jo per shpellaket kurse per thundraket do hapet nj spital vetrinare ne shpellat e vicidolit

  12. Berti says:

    Mero zbrit shuplakat e Lsi nga 1 milionet. Se je keq me tabelen e shumezimit

  13. Veshgues says:

    Berti zbritja nuk eshte tek tabela e zhumezimit! Kete e di edhe Luli!

  14. Astrit says:

    Z.Baze, si gjithmone Pena me e mprehte e cila personifikohet me arsenalin me te madh berthamor..!
    Sinqerisht mbeteni i adhurueshem per trajtimin real te problemeve te shumta jo vetem ne Shqiper, por edhe ne Trojet Shqiptate..! Shume e goditur shprehja per mjeket e morgut….jane hijena qw sa me shpejt te largohen nga jeta e Shqiptateve, aq me shume do kete lumturi per Ne..!

  15. Tani - Fier says:

    Veprimi i ARTISTI flete me shume se zhurma e OPOZITES
    Bravo Mero me EDITIMIN TUAJ TE SHKELQYER

  16. valdrin says:

    Perseri nje miljon vota do te mari Rama, populli eshte i zgjuar dhe i ka syte ne balle, ndryshimi eshte kolosal…..vetem shpellaret nuk duan ti shikojne…

  17. Emiljano says:

    Eh ca e ka rotkarizuar politika ate popull fukara

  18. Ju te shtypit te lire jeni hale pa dinjitet says:

    Ama ju te shtypit te lire jeni te gjithe kucka te vogla, lozonjare. Ka dy dite qe KPK beri seance per prokuroren e superkorruptuar Elizabeta Imeraj, dhe ju kuckat e shtypit te lire merreni me Greqine, Turqine, Danimarken. Nderkohe KPK po lufton fort qe te laje nga muti si tutkall Elizabeten e Agronit qe punoj ne Itali me femra dhe ka 30 prona lart e posht ne Tirane. Keto gjera nuk perbejne lajm per ju kuckat e vogla dhe lozonjare te shtypit te lire. Te mos flasim pastaj per kuckat lozonjare te KPK, qe perligjin prokuroret e korruptuar si Elizabeta. Tradhetare te gjithe, shtypi gjasme i pavarur, edhe ju halet e KPK!

    1. Asd says:

      Shume dakort !!

  19. REALE says:

    Mero i ke hutuar dhe ca komentues ; ne vend te thone zbritje, thone shumezim. Dreqi e mori, por keta te gjithe nje matematike pasakan bere si Lulezimi? Por me e bukura eshte ajo qe Rama te beje ate spotin qe thote Mero dhe ta nxjerre ne çdo qytet.

    1. qytetar says:

      REALE ! Vjedhja dhe grabitja nuk kane nevoje te dine matematike.

  20. Asd says:

    Shume dakort !!

  21. Mirditori plak says:

    Komentet kunder qeverise censurohen menjehere. Kjo eshte gjeja me e turpshme qe mund te ndodhe ne nje vend europian ne vitin 2021. Kjo gazete eshte bere fytyra e vertete e Rilindjes dhe ftoj te gjithe lexuesit neutrale qe ta bojkotojne menjehere.

    1. Qerim Vidohova says:

      Ndonse mund te jete rasti i dyte qe nuk me botohet nje koment ketu, mendoj se njeanshmeria e skajshme dhe sidomos situata zgjedhore mund te jete shkaku i censurimit. Por nuk mund te thuash se kjo gazete praktikon si rregull censuren. Une nuk eshte se kritikova qeverine ne komentin tim, por kritikova Meron. Une gjithmone pata kujtuar se kesaj gazete me shume i dhemb per qeverine dhe sidomos per Taulant Ballen, se sa per vete botuesin e saj, por mora vesh se edhe per Meron i dhembka. Dhe kjo eshte gje e mire.

  22. Gezimi says:

    Mero, ti ke aq pervoje ne vite si afer fare i gjithe pushteteve qe ta kesh te qarte se Edi Rama e ka marre samarin per bark e nuk ka jo 1 milion, por as 1 Miliard vaksina kineze a somaleze ta shenjterojne.

  23. new york says:

    O Mero pash te madhin zot na shkruj noi gjo per Bllokun e Likes se sikur po lihet ne hije….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje