Nga Mero Baze
Specia më e rrallë në Shqipëri, janë njerëzit që pranohen nga shumica. Prej vitit 1992, kur e kam takuar për herë të parë Bashkim Finon, e deri në fund të jetës së tij, kur mendoj se çfarë e bënte të pranuar nga shumica, gjej vetëm faktin e të qenit njeri i vërtetë.
Duke qenë i vërtetë, ai ka qenë shpesh herë i keqkuptuar nga kundërshtarët, por dhe nga të vetët. Por kjo nuk e ka kompleksuar kurrë. Përkundrazi, të tjerët i ka kompleksuar.
Rrallë ndodh që një politikan 25- vjeçar të jetë aq pak i konsumuar sa ai dhe aq shumë i pranuar nga të gjithë, falë faktit që ishte i vërtetë.
Për herë të parë shkova t’i ankohem si drejtor i lajmeve të ATSH-së në vjeshtën e vitit 1992, se Bashkia e Gjirokastrës kishte lënë ATSH-në pa zyrë.
-Të gjej zyrë tjetër, tha, me gjithë gazetarë brenda po deshe. Aty tek zyra e funeraleve ka dy zyra. Merreni një ju. Të paktën merrni vesh kush vdes në qytet, se gjë tjetër s’ka këtu.
Kështu kaluam nga ankesa në humor dhe ATSH përfundoi vërtet me zyrë tek funerali, që më së shumti i shërbeu Vrijon Graçit për të shkruar një roman të mrekullueshëm, në vend të lajmeve që nuk i bëri kurrë.
Në vitin 1997, kur ai u pranua nga Berisha si kryeministër i pajtimit kombëtar, arsyeja ishte pikërisht toleranca e tij me kundërshtarët. Ai e shikonte Finon si të vetmin socialist me të cilin kishte bashkëpunuar.
Fino nuk kishte mbajtur qëndrim agresiv ndaj fushatës së Berishës për Kushtetutën në vitin 1994, kur ishte kryetar bashkie, dhe kishte vendosur raporte normale me Sali Berishën, që ishte ndërkohë gogoli i socialistëve.
Për këtë arsye, pas Kongresit të vitit 1996, ai nuk ishte as pjesë e forumeve të larta të partisë. Por Fatos Nano në burgun e Bënçës e kishte ndërkohë vizitor të rregullt. Kur po e intervistoja atë në qeli, e pyeta privatisht se si shkonte me ushqimin.
-Ja na dërgon mish të pjekur Bashkimi, tha. Shiko si na ka bërë…, duke vënë dorën mbi barkun e rritur.
Një natë prilli të vitit 1997, kur Shërbimi Informativ kishte mbetur pa kryetar dhe nuk po gjendej një emër i pranuar, Bashkim Fino i trokiti në zyrë Sali Berishës me një propozim që e kompleksoi. Ai i propozoi për kreun e SHIK, një ministër të tij demokrat, E.Y., ish- i persektuar politik.
Sali Berisha u tërbua. Dukej se i ishte përmbysur bota. I ishte prishur gjaku dhe sillej si i xhindosur në zyrë, pse Bashkim Fino i kishte propozuar një ministër të tij.
-Ai është spiun i tyre,- tha, ndryshe nuk ka pse të ma propozojë Bashkimi.
Ishte llogjika e njeriut që nuk gjente dot paqe me veten, përballë një njeriu që donte të ishte i vërtetë në raport me kundërshtarin.
Duke marrë përshtypjet agresive të Berishës, e takova Bashkim Finon për t’i treguar se Berisha e kishte pritur keq atë emër.
-Qenka gomar,- tha. Unë thashë ti bie shkurt, të vë një njeri të tij, pa për mua të vërë kë të dojë. Çfarë do na bëjë tre muaj!
Dhe në fakt për aq muaj që Bashkim Fino drejtoi qeverinë, arriti të demontojë pushtetin e Berishës me qetësi, arriti të frenojë agresivitetin e Komiteteve të Shpëtimit, të ngjallte besim tek ndërkombëtarët dhe t’i hapte rrugën përmbysjes politike në Shqipëri.
Ai nuk bëhej agresiv as kur Berisha i nxirrte njerëz tek ura e Bunës, ta qëllonin kur shkonte në Shkodër, as kur “Komitetet” e kërcënonin për shkarkim, dhe as kur monarkistët sulmonin KQZ. Duke qenë i vërtetë, për të nuk kishte asnjë konflikt që nuk zgjidhej.
Në intervistën e parë që dha për “Zërin e Amerikës”, pak minuta pasi u njoftua se ishte zgjedhur kryeministër, ai dukej që nuk dinte shumë gjëra se çfarë të thoshte dhe i tha Rajmond Kolës se “pas tre muajsh unë do të kthehem përsëri në Gjirokastër, sapo të mbaroj detyrën që më ngarkuan”.
E mori atë detyre me sportivitet, si një transferim të përkohshëm në Tiranë, për të vendosur rregull.
Por në fakt nuk ka asgjë, që zgjat më shumë se gjërat e përkohëshme. Kështu ndodhi dhe me transferimin e tij.
Rrëmuja zgjati rreth 25 vjet, derisa ai u lodh dhe sot vendosi të iki, duke na lënë këtu mes sherreve tona, me Sali Berishën. Siç na gjeti.
Aresyeja e diteve te sotme Mero eshte sepse ata qe zgjodhen Bashkim Finon e bene qe te kishim deri ne ditet e sotme Sali Berishen !Ndaj mos u habit se perse Sali Berisha ndodhej dje,ndodhet sot,do te ndodhet edhe neser sepse ai eshte si poema e te ndjerit D.Agolli:”Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti”!
Me Salu nuk na la Bashkimi por nenshkrimi!Bashkimi u prefte ne paqe Mero sepse ndoshta ka ikur me nje merak se perse e kush e beri kryeminister siç bene edhe Gjinon se edhe ky akoma nuk e di se perse e bene kryeminister!Sikur larg qofte te beje ndonje broçkull perseri Sali Berisha ne 25 Prill,perseri do te gjindet ndonje djalosh si keta te dy qe mos te dije kurre perse eshte vene.
KINUA, është e Malos nga Parisi poema.
????
Me Saliun Z. Mero! Me Saliun edhe nja dhjete – pesembedhjete vjet a me shume me Sali Berishen!
Thone se Mortja nuk e ha Mortjen, se po ta hante, do kishte ngrene Sali Berishen, shume kohe me pare!
Eshte diçka më se normale te thuhen fjalë te mira per dikë qe nuk jeton më.
E verteta eshte se i ndjeri Bashkim Fino do mbahet mend vetem per ato 3 muaj qe beri kryeministrin e shqiperise.
Qe pas asaj dite i ndjeri Fino ka qene thjeshte Bashkim Fino i cili ka mbajtë detyra te rendomta.
Dhe te mos harrojme diçka.
Sido qe te mondohen ta rrotullojne disa qe e quajne veten gazetarë ka qenë PROF DR SALI BERISHA ai qe e ka pranuar dhe dekretuar si k/ ministër.
Po te mos e donte i madhi i kombit PROF DR SALI BERISHA i ndjeri Fino do te kishte qene nje ish k/bashkiak duke luajt tavëll.
Fjalët e tjera janë dashakeqëse dhe fukarallek.
Salikadavra ende e pakallur e pranoi Finon qe te shpetonte lekuren e vet. Kush nuk e kupton kete ose eshte naiv ose eshte shqupis…
po ai qe di te vrase dhe qe s ka zemer?
Fraza e fundit, Mero eshte monument qe duhet shembur, por ambasadorja nuk na ndihmon; e ka vetem me Doshin?!!!!
Nuk e ka fajin ambasadorja.
N.q.se Fino apo dhe te tjeret si Nano,Meta,Rama nuk do vidhnin dhe shkaterronin vendin Berisha do ishte harruar.
Por keta duke shkaterruar vendin duke vjedhur gjithcka prej tij saqe Shqiptaret jane te paret ne bote ne azil per fryme popullsie Berisha eshte i qete ne periferi .
Fatkeqesisht kush vjen ne pushtet ne Shqiperi e ben me keq vendin se paraardhesi.
Shkurt, sakte dhe me humor. Ashtu si Bashkim Fino vete.
Sot nuk ka ngelur gazetar e politikan pa bere lavde per Bashkim Finon.
Kur ishte kaq i shkelqyeshem perse nuk thuhej?! Perse nuk propozohej si nje njeri i pakorruptueshem?!
Nejseeeeee…
Ngushellime familjarve!!!
Te tjerve as qe u behet vone
O ABC KORCA, eshte e pafalshme per ty te mos dish arsyen. Ja, ta them une arsyen. Me gjallje, si rregull, komunistet kurre nuk shikojne te mire tek njeriu. Ata sterviten qysh sa dalin nga barku i nenes me urrejtje per te ligen. Kjo i bene te shohin vetem anen e keqe tek njeriu. Vetem pas vdekjes, atehere kur nuk je me, ata kujtohen per te thene nja dy fjale te mira ne menyren me hipokrite diten e varrimit dhe ndoshta edhe nja dy ose tre dite me pas. Pastaj ja nisin perseri avazit te urrejtjes per cdo te gjalle.
ABC KORÇA…
Loni nuk ta shpegon drejtë se i ka ngelur ora dhe nuk bën dot përpara.
Edhe në këtë rast që ti habitesh vihet në zbatim shprehja popullore : VDIS PA TË TË DUA.
Edukata e mirè na detyron qè tè respektojmè ata qè largohen nga kjo botè. Ngushèllime familjes Fino! Tè rroni e tè kujtoni njeriut tuaj tè dashur! Nga gjiri i juaj nxorrèt njè person tè sjellshèm tè vèrtetè qè edhe pèrse u bè K/m i Shqipèrisè nè njè kohè mjaftè tè kompromentuar e prag Lufte Civile, nuk mund tè bèhej ” Burrè Shteti ” pasi Hekuri rrihet sa èshtè i nxehtè! – thotè fjala e urtè. Ndoshta ndikuan mosha e re, zemèrgjèrèsia, shpirtèbutèsia, apo mungesa e vizionit qè Berisha nè ato muaj duheshin ti priteshin duart, pèr vjedhje. Kèmbèt pèr korrupsion dhe Koka pèr shkatèrimin e Shtetit Shqipètarè… Ai nuk mundi ta bènte. Po e mbyll duke kopjuar fjalèt e Meros: – Rrèmuja zgjati rreth 25 vjetè, derisa u lodh dhe sot vendosi tè iki, duke na lènè kètu mes sherreve tona, me S.Berishèn. Siç dhe na gjeti. Me atè Salih qè tè tijtè dhe jo tè tijtè, po i pèrcjell tè gjithè njè nga njè. Kushedi kè ka vènè tani nè listè?
Sot Raporti i TI (TRANSPARENCY INTERNATIONAL) percakton Shqiperine si vend i kapur plotesisht nga Korrupsioni!
Botoje, botoje ate Raport te TI o Mero Baze, jo per gje po vetem TemA jote nuk po nxjerr fryme per ate Raport.
Mero, Bashkimi nuk u be agresiv, as kur Edi Rama ja futi prapa kraheve kur kandidoi per President Federate. Ketej e nxiti te kandidonte dhe nga ana tjeter beri pazar me shijaksin dhe e nxorren bllof Bashkimin e ndjere.
Ah po, kishte me vete Erjon Bracen, qe i qau hallin…..
Po ishin anetar te nje bande kriminale qe vjedh e shkaterron Shqiperin prej 30 vjetesh.
Fino meriton respekt per ato 3 muaj ne 1997 qe drejtoj vendin.
Me mbas u be pjese e bandes kriminale te Tosit,Metes e Rames qe shkaterruan gjithcka.
Vetem ne Shqiperi politikanet e 90-tes i largon nga pushteti (vjedhja) vdekja.
He o Mero, e botove por te erdhi urdheri nga lart dhe e hoqe Raportin e TRANSPARENCY INTERNATIONAL (TI) per Shqiperine!
Kot e ke, ate Raport e kane te gjithe mediat vizive dhe te shkruara, ti vazhdo merru me Bac Finon e vdekur
Raportin e TI e ka shkruar Berisha dhe e ka nenshkruar Rovena Sulstarova! Nuk i dini te gjjitha rrenjet e Saliut ju!
Edhe Raportin e TI e ka shkru Berisha? Ahahahaha…Ah mor te shkretet ju, edhe Raporti i TI nuk jua shkul nga kafka bajgat qe ju fut perdite Rama me lopate.
Nuk eshte mire te flasesh per nje njeri pasi ka nderruar jete,i ka mar me vete te keqiat dhe te mirat.
”E ngren kufomen sic i ka hije dhe i japin dekorata lavdie” thoshte Shvejku ne kesi raste.
i share kush genjen me dashje!
Per te vdekurin flitet mire gjithmone.
Por sa per te Verteta…Kur kandidoi Fino perballe Dukes per kreun e FSHF deklaroi se nuk mbante asnje post politik!
Tani te nekrologjia thuhet “anetari kryesise PS”, Kjo nuk ngjan fare si e verteta pra. Kaq.
Qija motrën. I ha mortja njerëzit, ca nga pleqëria, ca nga sëmundja, po ai qenefi horr plak me emrin Salë na ngelet nëpër këmbë. E thoshin pleqtë para 100 vjetësh, «s’bie rrufeja në hale».