Nga Mero Baze
Deri më 25 prill, Edi Rama ka dy aleatë të mëdhenj, Sali Berishën dhe vaksinën.
Ndërsa në sheshin “Skënderbej” qindra pensionistë qëndrojnë në radhë të vaksinohen, një tjetër pensionist po tenton t’i frikësojë, duke u bërë thirrje të refuzojnë vaksinën. Një herë sulmon vaksinën e Oksfordit, pastaj atë ruse, tani atë kineze.
Me një vendosmëri që mund ta ketë vetëm një njeri që i shijon më shumë vdekja se jeta, Sali Berisha është i vendosur të bëjë betejën e tij kundër vaksinimit të popullsisë para 25 prillit, me shpresë se pensionistët nuk do të shkojnë të votojnë dhe akoma më shumë, me shpresë se pandemia mund të bëjë kërdinë, nëse nuk vaksinohen.
Rezultatet e para të kësaj beteje, janë dhe bilanci më i hidhur i Sali Berishës. Përkundër alarmeve të tij prej kasandre, asnjë qytetar i këtij vendi, deri më sot nuk i është bindur urdhërit të tij.
Përpjekja e tij për të ngjallur panik, është në fakt beteja më e dështuar politike e tij dhe opzitës, në prag të zgjedhjeve.
Turmat pa maska që rrethojnë Lulzim Bashën dhe kandidatët e tjerë të tij, që duket se janë një skenar për të sfiduar virusin dhe për të përhapur pandeminë, si dhe beteja e Berishës kundër vaksinës nga ana tjetër, janë i vetmi plan që ata kanë për 25 prillin.
Pjesa e parë e planit po funksionon. Lulzim Basha po i quan paradhënie heronj ata që e presin pa maska dhe e shoqërojnë në takime. Për ata s’kemi ç’të themi, veç lutjes që “zoti i shpëtoftë”. Ata që nuk do t’ia dalin dot, së paku e kanë marrë medaljen e demokratit hero.
Por pjesa e dytë e planit, për të përhapur panik përmes Berishës, jo vetëm që nuk po funksionon, por po kthehet në motiv që qytetarët të vaksinohen.
Të moshuarit po rrijnë në radhë me orë të tëra të vaksiohen, përkundër mallkimeve të bashkëmoshatarit të tyre, pse po vaksinohen.
Nëse Berisha do të kishte sadopak mëshirë për rreziqet nga pandemia, duhet të mbronte demokratët që po masakrohen pa maska në takime nga Lulzim Basha.
Por ata i shikon si dëshmorë të pushtetit të tij dhe i inkurajon. Betejën e ka me ata që duan të shpëtojnë, dhe jo me ata që duan të vdesin.
Dhe këtë betejë të humbur mund t’ia kursente PD-së. E di që atij i shijon më shumë të bëjë lajmëtarin e vdekjes, por në këtë rast, të vetmen që po çon drejt vdekjes, është partis e tij.
Shqiptarët po vaksiohen me ritme nga më të lartat në rajon, tani që vaksinat janë siguruar, dhe Berisha duket se po degradon me të njëjtin ritëm.
Shpresoj që në këtë rast të mos bëhet e vërtetë aksioma, kush ndjell vdekjen për të tjerët i troket në derë. Jo thjesht se nuk duam t’i urojmë dikujt vdekjen nga ana njerëzore, por është pak cinike ta themi, që Edi Ramës i bën më shumë punë ky Sali i degraduar dhe i neveritshëm, që tenton të trembë njerëzit, se sa vaksina që po i shpëton.
Cfare thote Berisha nuk e degjon me njeri.
Vetem mediat e Rames qe e mbajn si gogol me qellim qe Rama te mbaj pushtetin.
Nderin me te madh ja beri kur vuri kryetarin e PD lul kopertonin
Qe nga ajo dite PS ka pasur superxhiro sa edhe xhaketen me poturet te vere kandidat rama zgjedhjet i fiton pa koalicione
A u qifja udhet
Me konsideratat më të mëdha Mero,
Ti e kupton shumë mirë që i gjithë është një show politik nga e njëjta “brumatriçe”.
Sali Berisha qëndron aktiv në politik se ndryshe e di shumë mirë se çfarë ju ndodh.
Dhe i duhet një si Edi pikërisht se Edi s’u morr me të 8 vjet dhe s’ka ndërmend as 8 të tjera (e di shumë mirë demagogjinë e Ramës, “që ai nuk është prokuror dhe as gjykatës” por ai erdhi në pushtet ne 4 të vrarë indirekt ata i dhanë “dërmën” Saliut dhe Ilirit por pushtet Ramës, madje absolut për të bërë reforma të cilat me dashje jane zvaritur me bekimin dhe përfshirjen edhe të Ramës. ..
Në back stage dhe prapaskenat politike Edi është “avokati” më i madh i Saliut….
Kjo është cristal clear..
Madje mos u habisni një ditë që nqs vdes Salih ky t’a shpalli dhe për të zi kombëtare si ish president dhe ish kryeministër (mbajeni mend këtë koment).
O Taulant mjeran! A po te ndalin njeri t’i hadh mutin Sali Berishes? Jo! Atehere cfare je ti me te tjeret! Ti vazhdo t’i kepish vrinen e bythes, te tjeret te bejne punet e tyre!
Poshte Dr. Vdekja! Poshte dhe ne ferr fytyra e ndyre
e Sali Berishes, armikut me te eger te shqoptareve dhe te Shqiperise!
O “Draper dhe Cekan” i modh je !! I ke rene pikes ! Qytetari
Mero!
Tu thafte goja qe ndjell qofte dhe indirekt vdekjen e Berishes!!!
Do te na heqesh keshtu,mundesine qe ta shohim skenen kur Ai te arrestohet.Ashtu si pame Kadafin dhe Sadam Hyseinin.
Berisha po hakmerret ndaj anashkalimit që po i bëhet.
1. Pas 10 vitesh “akademi” pranë Berishës, Erla Mëhilli shfaqet ai analisten tek Euronews Albania dhe në intervistën e parë kritikon Bashën për fushatën pa busull që bën.
Në pritje të humbjes së zgjedhjeve nga PD, Erla do të prezantohet si prurje e re për të drejtuar PD në opozitë.
2. Papritur, pas 30 vitesh karrierë mësojmë që Genc Ruli paska qenë një spiun i rëndomtë në rininë e tij. Kush tjetër përveç Berishës që njihet si koleksionues të arkivave ka nxjerrë këtë dokument nga dosjet e Ish Sigurimit. Kjo si hakmarrje se Ruli ishte i pari që artikuloi që Berisha duhet të dilte nga skena politike.
Talluni me pensionistet talluni o Mero duke ju bere nje Vaksine qe nuk jep asnje garanci se te krijon imunitet.Mire Rama e ka nje arsye se kursen pensionet po ti cfare perfitimi ke?!
Ja dhe ky konsperatori si ai qe del tek ato kazanet dhe flet per cipat ne koke dhe budalliqet mesoniane…
Qytetarit optimist.Unë kisha propozuar Z.Edi
Manushit ts mer këtë konspiracionist,të bëjë një
emision tv.me titull:KOKA KATRORE!
Frrok! Je gjigand !!!! Cfare gjithe te larte dhe te pashe perdor dhe Cfare deshire me jep te lexoj shkrimet e tua!!!! Sali Berishaneshte leter e djegur, Po u ben nder Edit tone te madh qe solli vaksinat! Dokori I Vdekjes! Meri Te uroj shendet dhe lumturi ne familje! Ke nje thellesi te madhe ne shkrimet e tua!
“Fajin e ka Saliu” eshte sllogan qe nuk tremb askend se njerezit perjetuan realitetin 8 vjecar te Rilindjes ne tentative qe u ka falur vetem varferi te shtuar shoqeruar me ikje masive te rinise sikur ka rene Kolera, as hapje negociatash me BE, dhe vetem nje Dordolec qe i kerkon ta durojne edhe 8 vjet te tjera tu tregoje perralla me Anti-KCK nga Surreli.
” Betejën e ka me ata që duan të shpëtojnë , dhe jo me ata që duan të vdesin … ” – Qysh e gjen për kokën tënde … U dhiva tuj qesh …
Dhe kush nuk është dakort me shkrimin , t’i thotë si fillim një bravo të madhe Bazes , (se kërkon edhe talent kjo punë) , dhe pastaj të shkruajë ç’të dojë !!!!
Kanadaja ndalon vaksinimin me AstraZeneca nen 55 vjec. Gjermania po ashtu ndalon vaksinen AstraZeneca per moshat deri 60 vjec.
Arsyeja eshte rreziku i efekteve anesore qe sjell ne keto mosha per mpiksje gjaku.
Nderkohe Edi Rama me AstraZeneca ka vaksinuar mesuesit pa dallim moshe (!) dhe mburret per vaksinime me Vaksina kineze te pa certifikuara nga EMA…
Zoti i meshirofte arsimtaret shqiptare. DHE JO VETEM ATA!
Saliu eshte vezhgues i mire i situatave politike
Per te shpetuar nga ndeshkimi per zullumet qe ka kryer gjate kohes ne pushtet, leshon brockulla pa pushim.
Eshte mire qe keshillat e Saliut populli te beje te kunderten dhe keshtu eshte ne rregull, por gjithmone ama, te mos e degjoje as mjehere, te mos i marre seriozisht ato qe thote ai.
“Edi Rama ne gjygjin e divorcit me Matilda Makocin atesine e Grigorit ja faturoi baba Kristaqit” – (Mero Baze)
Juve Mero Baze qe keni bere kete shkrimin sot keni gje lidhje me Mero Bazen qe ka ster-thene ate deklarimin e mesiperm?
Behu burre e kthe pergjigje, mos u bej burracak mos ta botosh kete pyetje.
JU E DINI ME MIRE SESA UNE zoti MERO,QE BERISHA KERKONE VETEM GJAKE DHE TRAZIRA..ATIJE NUKE I BENE ASNJE GJE DERMAN TANI ,SEPSE PSIKOLLOGJISHTE AI PO KALON NJE DRAME TE MADHE.MENDON VETEM PER TE SHPETUAR PASURITE E TIJE DUKE DITUR SE SI I KA VENDOSUR ,,DHE KRIMET E KRYERA GJATE REGJIMIT NEOKOMUNISTE TE KRIJUAR NGA AI VETE.AI ESHTE SHUME I LUMTUR KURE ZGJATET KOHA E KESAJE EPIDEMIE ,PRANDAJE DONE QE TE MOSE BEHET ASNJE LLOJE VAKSINE.PORE SI MJEKE ,KY NUKE KA DHENE ASNJE VARIANTE PER TE SHPETUAR JETE NJERZISH,TE PAKTEN TE PERDORTE FILXHANIN E KAFESE SICE BEJNE HOXHALLARET E RI NE ATE VENDE.
Pandemia eshte mundesia e Rames per te fshehur faktin qe ne Shqiperi nuk e pret askush. Nuk e duron askush. Nuk ben te qeshe asnjeri me budallalleqet e tij me Bangladeshas qe fton te vijne ne Shqiperi per pune.