Palmer teston objektivat politike ndaj reformës në drejtësi

6 Prill 2021, 18:12Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Zv.ndihmës sekretari i Shtetit të SHBA, Matthew Palmer zhvilloi sot një vizitë “virtuale” në Shqipëri. Ai pati fillimisht një takim me ata që i quajti “kampionë të reformës në drejtësi”, ku ishin një grup gazetarësh, pjesëtarë të shoqërisë civile, si edhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë, ku bie në sy emri i Ardian Dvoranit, që kanë mbështetur reformën në drejtësi.

Më pas pati një takim me presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Edhe pse bisedat ende nuk janë bërë publike, fokusi i debatit ishte garancia politike që zgjedhjet e reja të mos ndikojnë negativisht në të ardhmen e reformës në drejtësi.

Përpara zgjedhjeve ka dy qëndrime politike ndaj reformës në drejtësi. E para, është ajo e Qeverisë dhe mbështetësve të reformës në drejtësi, të cilët angazhohen për ngritjen dhe plotësimin e institucioneve, si dhe ruajtjen e pavarësisë së saj.

Qëndrimi tjetër është ai i Ilir Metës dhe Sali Berishës, që angazhohen në anulimin e reformës në drejtësi dhe premtimin për arrestimin e Ardian Dvoranit, sipas Ilir Metës, si shkelës i Kushtetutës.

Kryetari formal i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk i është bashkuar formalisht qëndrimit të Metës dhe Berishës dhe është deklaruar se do mbajë larg duart nga reforma në drejtësi.

Me këto qëndrime ambige, opozita e bën krejt të pasigurtë të ardhmen e reformës, pasi fuqia reale e opozitës nuk është Lulzim Basha, por Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Deri më sot, Lulzim Basha nuk ka bërë asnjë koment për qëndrimet e Metës dhe Berishës kundër reformës, duke i anashkalur ato.

Në këto kushte, zoti Palmer do ta ketë të vështirë t’i marrë “besën” Berishës dhe Metës për reformën, por thjesht duhet t’ua bëjë të qartë se ata dhe SHBA presin gjëra të ndryshme nga këto zgjedhje.

Zoti Palmer nga Berisha konsiderohet “antishqiptar”, se sipas Berishës, “është dhëndër i Serbisë”. Në fakt i tillë është dhe Berisha, por nuk kemi ndonjë ankesë nga vjehrra e tij, por nga ai vetë.

Ndërsa nga Ilir Meta, Palmer perceptohet si një nga ata “mafiozët ndërkombëtarë që duan të shkatërrojnë Shqipërinë”, aq më tepër që thërret në takime dhe Ardian Dvoranin.

Sa herë që Ilir Meta kërkon t’i dërgojë sinjale lufte SHBA-së, të akuzojë ambasadoren këtu, apo zyrtarë të lartë në Uashington, sa herë kërkon të ndërtojë Republikën e tij kundër “Republikës së ambasadorëve dhe mafias ndërkombëtare”, ai e ilustron luftën me Ardian Dvoranin. Atë e ka si armik në dispozicion kundër SHBA.

Realisht urrejtja e Berishës dhe Metës për Palmerin lidhet me bojkotin e Parlamentit dhe zgjedhjet e vitit 2019, pasi qëndrimi i tij i prerë u dogji skenarin kundër reformës në drejtësi, kur ajo sa kishte nisur të ndërtonte institucionet e para.

Këto zgjedhje, thjesht do përmbyllin këtë proces.

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë objektiv të kundërt me SHBA për këto zgjedhje. SHBA pret nga këto zgjedhje që fituesit ta çojnë më përpara reformën në drejtësi. Berisha dhe Meta presin të fitojnë për ta anuluar atë.

Tani do ta ndajnë shqiptarët.

19 komente në “Palmer teston objektivat politike ndaj reformës në drejtësi”

  1. ben says:

    Ore Mero
    Departamenti i shtetit e ka shpallur non grata tom doshin dhe nuk kane fuqi ta ndalojne te kandidoje.
    Qe eshte ku e ku me e rende se 1 fletelavderimi qe i dhane dvoranit.
    Po humbi zgjedhjet rilindja , dvorani ne burg ka per te shkuar ,dhe do flasin sa po flasin per tom doshin.
    Sa folen per saliun kur ishte ne pushtet.

  2. nord.al says:

    Ku kuptojne gje idiotet e PD. Jane te gjithe budallej me kryebudallain Basha ne balle.

    1. Vranakonti says:

      Nord,jam me mendimin tend.Te gjithe keta te PD jane idiot dhe budallenj, me ne krye kryebodallajin Basha.

  3. palimeri dixhital says:

    Zoti Mero ju me Spartak Ngjelen do ngeleni legjende ne lidhje me superbesimin qe keni te Palmerat e Amerikes..
    .
    Sa mbaron se lexuari keto lloj artikujsh qe gjasme Amerika po ja ngushton lakun ne fyt Berishes-Metes ( se Basha qenka bere kriminel i sjellshem) te nesermen do shikojme Kimin te lavderoje Meten se bere nje hap breshke per kushtetuesen apo ndonje vaki me Berishen si didident te tipit te pervjetorit protestes Kavajes ne nje kohe qe ai gerthiste Vareni Shoshorin ne litar..
    .
    Vetem nje shembull per turbo-love-amerikanet si Mero apo Ngjala
    .
    Kur erdhen ekspertizat e FBI Spartakngjelistat e Meros thane se erdhen Prangat e Berishes se do tregohej fajtori…
    .
    Kaluan shume vite qe atehere dhe ate qe thoshte me ” Delikatese” FBI per 21 janarin 2011 qofte Berisha qofte Basha deklaruan autoresine e krimit njeri sipas kanunit dhe tjetri sipas kornizave ligjore.
    .
    nje pyetje per Palmerat ,Merot dhe Spartakngjelistat:
    .
    Per cfare duhet reforma ( e leshit) ne drejtesi kur krimi i 21 janarit 2011 dhe dhjetra te tjere te dokumentuar si krime te juntes berishiste & lulfashiste nuk kane nevoje pasi ato jane pranuar nga Berisha biles ai mburrtet me to…
    .
    A mos ka ardhur koha te vajtojme se Berisha ja ka bere Amerikes tete me dy apo mos jane keto Palmerat qe “te tjera bejne te tjera thuhen” dhe fatkeqesisht ka gazetare akoma si Mero qe akoma genjejne opinonin shqiptar me perrallat e gjigandit Berishe qe mposhti Ameriken e “mjere” me porosi te kesaj te fundit..
    .
    PSE SPAKU NUK MERRET ME KETO PESHKAQENE ME POSHTE QE NUK KANE NEVOJE PER REFORMEN NE DREQESI?
    .
    PSE TALLEN PALMERAT E RRADHES ME MEROT DHE ME SHOQERINE CIVILE ?
    .

    Mendoj se parlamentarët duhet te nxjerrin nje dekret ligji për te kontrolluar gjendjen mentale të kësaj politikane të cmendur .Jo vetem kesaj por te hapen letrat e ALMIR RRAPOS NE USA dhe kush eshte ai “drejtor zemermirë” atje qe pasi e priti ne Amerike…te nesermen Monka erdhi ne Tiranë në parlament direkt nga aeroporti dhe hodhi Cizmen kunder Ramës…
    .
    Ndërsa Sali Berisha është përballë “gjyqit” për shumë krime të njohura e të panjohura, nëpërmjet dosjes që ka ofruar Izet Haxhiaj, presidenti aktual Ilir Meta, do ballafaqohet me “Izet Haxhiajn” e tij Almir Rapo, ish-krye-këshilltar kur ishte Ministër i Jashtëm dhe zv/kryeministër, i përzgjedhur prej Metës.

    Kujtojmë, që “krye-adjutanti” diplomatik i Ilir Metës, u arrestua më 2 korrik 2010, brenda zyrave të Ambasadës së SHBA në Tiranë, si person në kërkim nga drejtësia amerikane (DEA), për krimet “trafikim lëndësh narkotike; kërcënim, grabitje, rrëmbim personi, vjedhje e vrasje, si pjesë e organizatës kriminale “Krasniqi”, me bazë dhe aktivitet në Staten Island, Queens, në Distriktet Jugore- Lindore të Nju Jorkut, Miçiganit e Konektikatit.

    Pas ekstradimit në SHBA, banditi 29-vjeçar i Ilir Metës, krimineli ndërkombëtar Almir Rrapo, vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë, duke çuar në qeli të 20 anëtarët e bandës “Krasniqi”, ku bënte pjesë edhe vetë, bashkëpunim që i la masën e dënimit vetëm me 6 vite burg dhe jetë në kushte sekrete, me identitete të tjera.

    Me kaq, Ilir Meta prej 8 vitesh ra në qetësi, me mendimin se “Dosja Almir” është hedhur në kosh si dosjet e tenderëve të Tit Vasilit, por ja që DEA nuk harron e nuk nënvleftëson, sidomos për “fekale” si Ilir Meta, të cilët vazhdojnë të trashin zullumet, madje pengojnë e shkatërrojnë reformën në drejtësi, për të mbrojtur krimet që kanë bërë.

    Dosje-dëshmia “Almir Rapo” është pjesë kryesore e bashkëpunimit të tij me DEA, brenda të cilës ai ka lënë me zë, me figurë e firmë, gjithë “ditarin” e zullumeve të Ilir Metës deri në vitin 2010, kohë Meta kur ishte bërë kapo i korrupsionit ekonomiko-politik në Shqipëri, në aleancë pushteti me krye-mafiozin Sali Berisha

    Dëshmia e Rapos, u prova me faktin, se qysh prej vitit 2000 në moshën 19 vjeçare, ai kishte qenë pjesë kryesore e shumë akteve korruptive e kriminale të Ilir Metës, sidomos i përballjes me skemat dhe bandat politiko-ekonomike, që i rrezikonin nxjerrjen nga pushteti, të cilat sipas Rapos, Ilir Meta i zgjidhte, duke financuar “kulaç” ose “kërbaç”, madje shpesh edhe ndaj strukturave e zyrtarëve të shtetit, që tentonin t’i hapnin dosjet e korrupsionit.

    Këto “zgjidhje”, kapobanda Ilir Meta i realizonte me sukses, duke përdorur banda kriminale dhe kamikazë të sprovuar e sofistikuar të llojit “Rapo”, të cilët i maskonte me detyra të larta shtetërore pranë çdo pushteti që merrte, për t’i pasur në përdorim..ECT ..

  4. Baxhanaku says:

    SAli Berisha urdheron Izet Haxhine ,te hedhe ne ere ambasaden amerikane ne 1998,sipas vete Izetit…..Atehere pse znj.Yuri Kim mban dy qendrime ,ne lidhje me Tom Doshin?????

    1. Sali Karaxhiçi says:

      @Baxhanaku mrs majku ti svetosavsku prcam unatraske.Ich fick dich deine Mueter und ganze dreckige Familie.

  5. Satër says:

    Pse bêheni merak ! Reforma nê drejtêsi do tê vazhdojé ! Vetê luli basha i ka dal garant znj.kim ! Ka kohë ky muhabet ! Aq besimplot êshtê ambasadoria te qy luli saqê çelsat e reformês ia ka varê nê qafé ujkut plak burrshtetasit salihhhhh ! Qyyy, i ka dhênê njê kopjo kopilit, presidentit meta , garantuesit tê reformés dhe kushtetutés !! Tê dy do ta vujdisin reformén koqe mé koqe fiks siç e don bundeshtaguuu xherman ! Me siguri qyyy, palmolivi i munikês do ja keté çkul veshin sot té birit kristaqit si antireformist !…shshshêêt qafira!!! …hajde gjumê.

  6. Taulant says:

    Cfare reforme ne drejtesi ???
    Vendit i ikin 120 miljon euro tek Becheti e Spaku nuk heton asnje zyrtar.

  7. Zeno says:

    Z. Mero! Po e le ne “dore” te shqiptareve edhte njesij sikur ta lesh ne dore te Sali Berishes dhe Ilir Metes, keta dy perbindeshat antishqiptare! Nese nuk e merr ne dore Amerika, sikurse beri ne zgjedhjet evkaluara,?ketu ndodh Viti 1997! Shpresa e vetme e dy kryekrimineleve dhevkryehajduteve eshte lufta, rremuja, shkaterrimi!

    1. Anila says:

      O zeno Mero sdo me ja dit per reformen. Sa naiv. Zoti Mero ???!
      A i shkreti ti

  8. Emiliano says:

    Ps 46%: pd%44%: LSI 9%
    Bejeni gjumin e qetë

  9. Boss says:

    Amerikanet mos na cajne derrasat po te vene re vene drejtesine ne AMERIKE KU KRIMI, DROGA, VRASJET, KORRUPSIONI, VJEDHJET PO BEJNE KERDINE. Votat u vodhen ne mes te dites duke vene per president nje plakish 80 vjec me skleroze qe nuk mban mend as emrin e vet dhe qe kundershton intervistat me gazetar. Qytetet Amerikane po digjen nga organizatat Fashiste BLM dhe Antifa qe mbeshteten nga Demokratet. Njerzit po arrestohen dhe hiqen mga puna vetem se shprehin nje opinion politik ne facebook apo twiteer. Amerika eshte nje Shtet Fashist Feudalist. Ne duhet te Shkeputemi nga keta hiena qe kane 30 vjet qe po na Shkaterrojne

    1. Bujar says:

      Patjeter. Qenke njohes leshi i gjeopolitikes. Spaske lexuar asnje liber. E me ke te lidhemi. Me picken e mamit tend??!

  10. Boss says:

    Amerikanet mos na cajne derrasat po te vene re vene drejtesine ne AMERIKE KU KRIMI, DROGA, VRASJET, KORRUPSIONI, VJEDHJET PO BEJNE KERDINE. Votat u vodhen ne mes te dites duke vene per president nje plakish 80 vjec me skleroze qe nuk mban mend as emrin e vet dhe qe kundershton intervistat me gazetar. Qytetet Amerikane po digjen nga organizatat Fashiste BLM dhe Antifa qe mbeshteten nga Demokratet. Njerzit po arrestohen dhe hiqen mga puna vetem se shprehin nje opinion politik ne facebook apo twiteer. Amerika eshte nje Shtet Fashist Feudalist. Ne duhet te Shkeputemi nga keta hiena qe kane 30 vjet qe po na Shkaterrojne

  11. Draper dhe Cekan says:

    I thuaj zotit Palmer dhe zonjes Kim po prite “besen” e lulit, me mire bej mutin kesaj pune!
    Tek luli s’gjen as morra!

  12. RRahman Rrajca, deputet. says:

    Palmer erdhi ti terhiqte verejtje Ambasadores Kim per deklarimet kunder kandidimit te Tom Doshit.
    Sipas Palmer, pa kontributin e Tom Doshit si Kryetar i PSD (brenda nates) ne parlament, nuk behet dot ajo…Reforma ne Drejtesi !

  13. likja says:

    E ka pyetur Lul kerrici Sali shpellarin se do t’i mbaje duart larg nga drejtesia?!

  14. Lori says:

    O mero. Palmer tha ” kemi marredhenie te shkelqyer me Meten”.
    Kaq.
    Ti vazhdo diversionin Mero.
    Per mua ishte paralajmerim per Ramen.

  15. ABC KORCA says:

    Kush do e beje reformen, rama qe nuk ben dot administrimin me te vogel te administrates qe e ka 100% nen varsin e tij apo ministre ndrikulla?
    Llogarite tani se cfare na pret pas 25 prillit… do rifuten te shkarkuarit e do nxerrin te gjithe dufin tek populli.
    Reforma vdiq, fajin kryesor e ka rama pastaj amerika e pd+lsi.
    Z. Mero, a ka me turp qe sekretari amerikan per ballkanin qe te thote mos e votoni filani sepse ne dime dicka por nuk ia themi popullit?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje