Ilir Meta nuk na “turpëron” si president, por si banditi që do të prishë zgjedhjet

13 Prill 2021, 20:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka shumë zëra të arsyeshëm që akuzojnë Ilir Metën se po tenton të prishë zgjedhjet në Vlorë, duke shkelur statusin juridik të presidentit dhe duke u përfshirë në fushatë elektorale.

Nuk ka njeri dyshim, se çdo president tjetër që mund të kishte bërë 1/100 e kësaj që po bën Ilir Meta, do të ishte vendosur me shpatulla për muri.

Ilir Metën nuk është se po e lejon dikush ta bëjë këtë, por ai po bën një krim të përsëritur. Ai e ka shkelur statusin e presidentit tre vite më parë, qyshkurse filloi të përdorë zyrën e presidentit, si seli të partisë së tij, kur nuk dekretonte ministrat që nuk i donte, kur anulonte dekretet e tij për zgjedhje dhe kur futi Shqipërinë në darën e luftës civile, me shpresë se do t’ia dilte ta rrëzonte pushtetin me molotovë dhe të shpëtonte nga reforma në drejtësi.

Pra ai ka bërë gjëra shumë më të rënda se sa marrja pjesë në fushatë elektorale në terren.

Ai ka tre vjet që është në fushatë në zyrë, duke përdorur vulën, dekretet, dekoratat, biles dhe shtrembërimin e Kushtetutës për qëllime politike.

Por sot Ilir Meta po bën një gjë më të rëndë se sa shkelja e statusit të presidentit. Ilir Meta po tenton të prishë zgjedhjet si bandit.

Ai është vendosur në Vlorë, jo se ka “tradhtuar” Luan Rama dhe ai do të shpëtojë LSI-në. Ai është vendosur aty, pasi shpreson të prodhojë incidente dhe të përdorë elementë kriminal në zonën ku kandidon kryeministri, për të justifikuar mos njohjen e zgjedhjeve.

Ky është dhe krimi më i rëndë që ai po bën në këtë fushatë elektorale. Ai është i vetmi personazh me pushtet, i cili është angazhuar hapur për prishjen e zgjedhjeve, dhe mburret me këtë.

Njeriu i parë që policia ka kapur në përpjekje për të blerë vota në këto zgjedhje, është një zyrtar i LSI-së në Pukë. Me 5 milion 600 mijë lekë me vete për 28 emra që kishte në listë, ai u kap duke çuar lekët tek shitësit e votave.

Ky është identiteti real i partisë së Ilir Metës. Pas kësaj, Ilir Meta u zhvendos në Vlorë të ngrejë struktura kriminale, me qëllim njollosjen e zgjedhjeve, pasi mendon se e ka më lehtë të prodhojë konflikt aty ku kandidon kryeministri.

Pra profili më i rrezikshëm i Ilir Metës nuk është si përdhosës i postit të presidentit. Kjo është një fatkeqësi e parrezikshme, me të cilën u mësuam.

Profili më i rrezikshëm i tij, është përdorja e imunitetit të presidentit për t’u kthyer në kryebanditin e zgjedhjeve më 25 prill.

Është fiks identikiti i njeriut që duhet të ndëshkohet më 25 prill dhe më pas, si prishës i zgjedhjeve. Dhe ka për t’u përballur me këtë akuzë jo vetëm nga shqiptarët.

22 komente në “Ilir Meta nuk na “turpëron” si president, por si banditi që do të prishë zgjedhjet”

  1. Cuku says:

    Te lumte doradhe mendja Mero

    1. Arjan says:

      Cuku-ruku o Ju plehra servile u ka mbetur ndopak dinjitet pse Mero burraleci Nuk na thote qe voten tende dhe timen rahmuti ja dha like floririt .Tani hani mut.Prandaj Nuk bejme hajer ne si komb Sa Te kete servile si cuku-ruku.

  2. Ilirjan says:

    I ke rene pikes Mero, eshte pikerisht keshtu.

  3. Shqiptar says:

    Me shqiptarèt, Ilir Meta u pèrball pas videos sè Dritan Priftit. Pèrballja u mbyll pa asnjè dyshim nè vendimin qytetar. 1 milionè vota kundèr korrupsionit dhe vjedhjeve tè tij, 4 viktima nè bulevard dhe dhjetra tè plagosur.
    Ajo qè ndodhi mè pas, nuk mund ti faturohet mè shqiptarève por atij qè bèn pazare me çdo hajdut, vetèm pèr karriken e tij.
    Ky qè shohim sot, èshtè turpi i pazarexhinjve dhe jo i shqiptarève.
    Kèta, nuk munden ti bèjnè atij ASGJÈ sepse janè tè gjithè nè xhepin e tij tè thellè.
    Amerikanèt, nèse e bèjnè, do jenè shpètimtarèt e njè kombi, qè kèrkon drejtèsi dhe jep votèn pèr tè por qè ka politikanè tè paskrupullt, pa shumè ndryshim nga ky qè bèn palaçon kèto ditè.

  4. Vlora qe NUk merret me Hallet e Likes says:

    Respekt Mero per ato qe shkuran,por????????Pse nuk e Largojne like-Floririn nga Vlora apo edhe ndonje Qytet Tjeter kur ka Pretendime te Tilla??Shkurt..c´fare bejne Organet Ligje-Zbatuese?????????????Policia??Prokuroria??Ose edhe “Politika e Ndershme” e Qeverise dhe Opozites(Lere mos e Pyet Monika+Lul-Spiuni)…
    Ne nje Vende Demokratike “Presidentit” i Tregohet Vendi..ose RRi ketu,ose te Lidhem si Qeni….se je Qene-KUrve-Qeni….LIke Hajduti-..lol

  5. Eduart says:

    Do ja kendojne kengen vlonjatet ne25 te prillit dhe do te ngelet rrugeve perfundimisht .

  6. ?????????? says:

    Ilir Mete na ka turprue me koh si Presidente e si njeri ky hajdute shkone e rrahet me grushta me disa roje godinashe dhe polic bashkije dhe Ka koh qe bash me Sali Berishen po Ben Qmosin per te destabilizue Shqiprine tani se fundi u eshte bashkuar edhe Albin Kurti… Nje her ishte Ramushe Harjdinaje.. Tani e Ka zevensue Kurti… Le te shpresojme se nuk do ja dalin… Se pse une besoje shume tek Amerika ??????????

  7. Astrit says:

    Mero mua me turperon si president sepseduke qene ne ate poste po cfrytezon dhe garden e shtetit duke u siell si bandit per te prishur zgjedhjet per interesin e tije personal.te dorezoje detyren dhe te veproje si ti doje qejfi ne qoftese nuk ka frike nga ligji.e thene troc zoti Mero kemi nje bandit ne siellje dhe veprime te kundra ligjeshme,po qe eshte i mbrojtur nga imuniteti te parit te shtetit .kjo eshte e vlevshme edhe per komosjonin e venecies i cili ishte i bindur per shkeljet e presidentit por per te ruajtur raportet politike tha qe e ka dhjere presidenti por nuk do ngacmuar se vjen ere

  8. Tepelensi says:

    Ky e ka ngrene turpin me buke
    Si i mare dhe i dale nga trute
    Mbane kushtetuten ne dore
    Te cilen ai vete nuk e respekton
    *
    A ka ligje valle ne kete shtetet
    Apo gjithesecili per halle te vete
    Kur ato ishkel ai qe eshte i pari
    Cprisni nga ai qe e ka nga halli
    *
    Ky tape ngrihet tape fle gjume
    Ku ta kete ky medjen per pune
    Puna eshte per budadhenjet
    Leku eshte per te mbdhenjet
    *
    Do vije dita dhe do ti vej pusulla
    Ti thote qe je pushuar nga pune
    Edhe kjo pune smbaron me kaq
    Ai ka per te bere nje rruge te gjate
    *
    Kete gje ai vete e di shume mire
    Prandaj e do rremuj shqiperine
    Nga drejtesia ai nuk ka shprese
    Se shoket po e hane ne bese
    *
    Prandaj ai po krijone alibine
    Per te djegur gjithe shqiperine
    Por eshte e veshtire kete ralle
    Para tije ka shume ustallare
    *
    Ri urte ILIR mere dhe SALIN
    Meruni vesh beni llogarin
    Meruni vesh se keni shance
    Qe te jeni ne nje qeli bashke

  9. Amber iliri says:

    Shifeni kur ta shesi Berisha pas zgjedhjeve,njesoj si F.Nanon.hahaha.Ky trapi eshte ne funksion te SB qe don me e bo President.Vete don me u bo Min.I Br.hahahaNga President Minister .me ngritje ne detyre hahaha.

  10. Sinanpashai says:

    O Mero, sa here ta kam thene, Ilir Me(u)t..e sheh postin vetem per te fituar para, tamam si arixhite xhanbaze qe shisnin gomaret ne pazarin e gjese, qe i ngopnin me kripe nja dy dite dhe i leshonin te pinin uje duten e pazarit e dukeshin si hazgene e te forte, deri sa pshurnin nja dy here dhe binin per toke. Mender presidenti yne e ka ne gjen xhanbaze kelvin. Mjafton ta shikoni si qendron ne kembe apo ne karrike, si flet, si ecen, e te gjitha xhestet e tij,qe tani jane libret per Estrada. Prandaj thashe edhe dje se Hasan Zyko Kamberi para 200 vjetesh ka shkruar tamam per Cjap Cepanin e Soren. Si e shikon gopisti i nshrakut kete lloj stature. Respekte.

  11. mona says:

    Cmendurite e ketij banditi cojne vota ne thesin e Edi Rames.

  12. ERTV ose Edi Rama Turpi Vendit says:

    Zgjedhje si ato ku ministra e deputete te Rames ja lexoi mbare Europa nepermjet BILD bisedat me shefa policie per te masakru zgjedhjet nuk do pranohen. Apo do thuash ne nuk ishin Damian Gjiknurja, Xhem Qefalia a Ulluku Manja ato qe urdheronin halldupet e policise per krim zgjedhor?
    Rama ka dy rruge- ose te ike me zgjedhje ose te ike me shkelma. Po kerkoi prap skenaret e Damianeve e Ullukeve, do ike me shkelma.

    1. Tetovari2 says:

      ERTV këtë film s’ke për ta parë.Më vjenkeq,por
      kam një këshillë,shko që tani në farmaci dhe siguro
      nja 3-4 kuti ilaçe me qetësues!

    2. Tetovari2 says:

      ERTV,më vjen keq,këtë film ske për ta parë.Po
      ta jap një këshillë të mirë me dashamirësi shko
      deri në farmaci që tani siguro qetësues.

  13. Beni says:

    POPULLI VLONJAT DUHET TA PERZERE ME SHKELMA KETE KRIMINEL, E NUK DUHET TE BJERE VIKTIME E PLANIT TE TIJ PER RREMUJA E PERPLASJE MIDIS VLONJATEVE.TENTOI BERISHA TE SULMONTE VLOREN NE 97 DHE IKU ME BISHT NDER SHALE.TANI NE 2021 PO TENTON MIKU I TIJ I NGUSHTE ILIR FLORIRI QE TE REALIZOJE NJE GJE TE TILLE.

    VLONJATE ÇOHUNI SA NUK ESHTE VONE !
    LARGOJENI ME FORCE NGA VLORA KETE HAJDUT E VRASES BASHKE ME FAMILJEN E TIJ TE DEGJENERUAR !

  14. Populli says:

    Ky Ilir Meta mbase,
    dhe Mut mund te jet,

    por ama vecse ky Ed Rama
    eshte Mut e Shurr komplet,

    Meten si Kryetar Kuvendi edhe President,
    kush e beri na thuaj or Merua gjithe mend?

    apo kur Meta i duhet per te mbajt pushtet,
    i thote “Shendet” edhe kur ne koke i dhjet!

    Nuk ka pllakosur kudo varferia
    nga Jugu edhe deri ne Veri,
    se ne Presidence eshte Meta,
    por se ka 8 vjet Ramqenef-qeveri!

  15. Outspoken says:

    Ilir Meta na turperon dhe na ofendon inteligjencen si popull duke filluar qe nga femijet e tij qe jetojne e po bejne Qef qerratai ne Londer, duke jetuar ne zonen me te £pasur££ te Londres
    E duke ngrene neper restorantet me te mira te londres,
    Dhe duke shkuar neper klubet private ku vetem membership
    Kushton £7500 dmth €10000 me vit
    Duke pasur edhe roje personale me vete ,
    Ky eshte Iliri me te Meta nga Cepani ???

  16. Outspoken says:

    Ilir Meta na turperon dhe na ofendon inteligjencen si popull duke filluar qe nga femijet e tij qe jetojne e po bejne Qef qerratai ne Londer, duke jetuar ne zonen me te £pasur££ te Londres
    E duke ngrene neper restorantet me te mira te londres,
    Dhe duke shkuar neper klubet private ku vetem membership
    Kushton £7500 dmth €10000 me vit
    Duke pasur edhe roje personale me vete ,
    Ky eshte Iliri me te Meta nga Cepani ???
    Ky Budalla dhe MASKARA as me plumb nuk e leshon karrigen, njesoj si Doktoret dhe Tiret we mbolli neper Spitale dhe ne punet administrative shtetrore,

  17. Outspoken says:

    O Ilir me te Meta
    Gamor ti e Gamor kush t’vuni !
    Sot a neser valon Druni

  18. librazhdjoti Ball-ist says:

    Edi Rama dhjet gjak nga Ilir Meta or budallenj dreqi me syte ne bythe.
    Kur Tom maloku gadi duke qare tha – Ilir Meta do te me vrase , (ju kujtohet?) Edi Rama e beri hasha Tomen per hater te Ilir Metes.
    Kur malok Toma u pshurr nga Ilir Meta, ky zhgolja Edi Rama dhjet gjak prej tij. Do ta shihni edhe ju kete , ndonese i keni syte ne bythe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje