Nga Mimoza Dervishi
Tani që numërimi ka filluar mbrapsh, debati politik shqiptar është i vakët, shterues, përsëritës. Duket sikur u thanë të gjitha. Pati vetëm një shkëndijë budallaqe nga ekstremistët e opozitës, që vunë alarmin për lista me të dhëna personale. Rezultoi jo vetëm një përpjekje e dëshpëruar për të prodhuar skandale, por tregoi dhe injorancën për ata, që s’bëjnë dot dallimin midis të dhënave personale dhe atyre publike.
Rregjistrimi i njerëzve në moshë për të votuar është kusht në një vend demokratik, i cili ndihmon që pjesmarrja në zgjedhje të jetë sa më e madhe, sa më e besueshme dhe sa më e saktë.
Ndihmon gjithashtu partitë politike të shohin ku e kanë elektoratin dhe si lëviz ai, një e drejtë mëse legjitime e cdo grupimi politik. Ka vende demokratike, ku të kërkohet të deklarosh nëse i përket një grupimi të caktuar politik, ose nëse je i/e pavarur. Rregjistrimi për një parti të caktuar, nuk është kusht, që domosdoshmërisht të votosh për atë parti. Të lejohet të ndërrosh mendje!
Në botën globale ku jetojmë sot, aplikohet për cdo gjë, kryesisht online. Kudo, të kërkohen të dhënat elementare, si emri, numri i telefonit, adresa. Por, edhe pa ato, në Shqipëri ka dy dakada që bëhen sondazhe me metodën më të thjeshtë të mundshme, duke marrë njerëzit në telefon dhe duke i pyetur për kë parti do votojnë.
Të çuditesh pse partitë krijojnë depozita me të dhëna për elektoratin, është njësoj sikur të kesh jetuar në shpellë 30 vitet e fundit. Shqetësimi nuk duhet të jetë pse parti të caktuara janë të organizuara sipas modeleve të partive nëpër botë. As pse njërëzit merren në telefon apo u cohen mesazhe në prag të zgjedhjeve. Kudo ku ka zgjedhje, elektorati bombardohet me mesazhe të tilla. Quhet fushatë!
Por, pse media shqiptare, që nuk verifikon kurrë lajmet (sidomos ato që vijnë nga forume to pabesueshme), përton të kërkojë edhe në Google.
Nuk është kjo e vetmja arsye pse debati politik, kaq pranë zgjedhjeve është shterpë. Shterpësia buron nga opozita dhe vaktësia e karakterit të Bashës.
Dy ide spikasin debatin këto ditë, të dyja lidhen me Bashën, të dyja krejt pa kuptim.
E para, (në kurthin e të cilës ka rënë dhe mazhoranca), është ideja që Basha i mirëkëshillueshëm, ka arritur të mbajë larg Berishën, historikisht të pakëshillueshëm.
E dyta, është ankesa e përhershme e Bashës dhe mbeshtetësve të tij, pse Rama merret vec me të.
Eshtë qesharake ti mveshësh Bashës, befas, një fuqi të “mbinatyrshme”, atë të fshehjes së Berishës. Këto lloj fuqish fitohen, nuk këshillohen.
Basha, nuk ka pasur dhe nuk ka për të pasur ndonjëherë fuqi, as ta fshehë, as ta shfaqë Berishën. E kundërta rezulton e vërtetë. I vetmi rast, që do tregonte fuqinë reale të Bashës, do ishte nëse Berisha nuk do të ishte në listat e deputetëve. Fatos Nano nuk ka qenë ndonjëherë në listat e PS-së, qëkurse iku nga pushteti dhe nga kryetar i Partisë Socialiste. Berisha është gjithmonë aty, i vetëvendosur dhe duke vendosur për gjithcka në PD.
Ai, me nuhatjen, që Bashës i mungon, e ka të qartë, që PD-ja i ka të humbura zgjedhjet. Berisha ka zgjedhur të mos i bashkangjitet Bashës në humbje. Ka vendosur të mos marrë mbi vete asnjë lloj përgjegjësie për disfatën e radhës. Ka vendosur tja lërë humbjen në derë Bashës dhe qytetarit dixhital. Në këtë pozicion komod, Berisha e ka më të lehtë ta largojë Bashën në 26 prill.
Të kuptohemi, në asnjë kohë, në asnjë moment, nuk do ta kishte të vështirë. Të gjithë e dinë, që kjo është beteja e fundit e Bashës në politikë. Askush nuk e beson për asnjë sekondë, se nëse do ti shkrepej Berishës të dilte në miting, nëse do ta ndjente entuziazmin e elektoratit, këshilltarët e Bashës do mund ta ndalonin. Madje, Basha do donte shumë ta kishte sot në krah Berishën. Për mirë a keq, entuziazmi, nuk do ishte aq imagjinar sa është sot. Por, Berisha po përgatit PD-në post-Basha.
Bashkë me Metën, që në një nga episode e tij psiqike, deklaroi se nëse opozita humb zgjedhjet, ai do të bëhet kryetar i opozitës. Me 4-5% të votave të LSI-së, është absurde të udhëheqësh opozitën. Sipas logjikës normale, ky nuk është një titull a post ku emerohësh, është një pozicion që fitohet me vota, edhe kur humb zgjedhjet. Por, Basha është sot një i emëruar në krye të opozitës. Ai që ja dhuroi Bashës, lehtësisht mund tja dhuroi edhe Metës.
Ideja e dytë që vërtitet qysh kur filloi fushata, është ankesa qaramane e Bashës pse Rama i përmend emrin dhe gjumin. Për një njeri, që s’ka bërë kurrë një garë të ndershme në jetë, që s’ka fituar asgjë pa mik, që edhe të vetmen herë që “fitoi” zgjedhjet për kryetar bashkie, vodhi votat në mes të ditës, faqe botës, është e kuptueshme, që nuk ja ka haberin, që në një garë, merresh pikërisht me kundërshtarin dhe kundërshtari merret me ty.
Eshtë një rrugë dykalimëshe. Edi Rama në këtë moment që flasim, është një libër i hapur dhe ato që ka bërë i dinë të gjithë. Por, c’ka bërë Basha? Kjo është një pyetje legjitime për dikë që synon karrigen më të lartë të pushtetit egzekutiv në vend. Edhe për punën më të rëndomtë të aplikosh, të kërkohet një CV dhe merresh në intervistë.
Kandidatët politikë tradicionalisht kalojnë në sitë, u bëhet biografia qysh kur kanë lindur, si janë sjellë me shokët dhe shoqet në kopësht, shkollë, ushtri etc. Dhe theksi vihet tek karriera, sidomos nëse kanë shërbyer në shtet dhe janë paguar nga taksapaguesit. S’po kërkon njeri të dijë cka bërë Basha kur ka qenë 4 vjec.
Edhe kur u mundua të na e tregojë vetë, libri që katranosi ishte i mbushur me fantazira, thjesht në vazhdën e atyre që bëjnë libra në Shqipëri, që kurrë s’tregojnë të vërtetën, që historinë e tregojnë sic do donin dhe jo sic ka ndodhur. (Një mentalitet tragjik ky, zgjatim i komunizmit, ku Enver Hoxha përcudnoi historinë sic deshi e si rrjedhojë, kurrë s’kemi për ta mësuar historinë reale të Shqipërisë).
Por kujtimet e fëmijërisë, Basha le ti mbajë për vete dhe ti tregojë si ti dojë qefi. Tani thjesht i kërkohet të justifikojë rekordin e tij si Ministër i Brendshëm, si kryebashkiak i Tiranës dhe si kryetar i Partisë Demokratike për 8 vjet. Ai i shmanget përgjigjeve për të gjitha këto, (edhe kur rrallë ndodh ti bëhet ndonjë pyetje). “Nuk përgjigjem për gjëra që jam përgjigjur më parë” është slogani që i kanë këshilluar.
Edhe sikur të ishte përgjigjur më parë, kjo nuk është përgjigje. Eshtë e kuptueshme sa e vështirë është për Bashën të mbrojë c’ka bërë, ose më saktë, ato që nuk ka bërë qysh nga momenti kur i hyri politikës. Eshtë një CV e zbrazur, mbushur me tituj të falur pa asnjë produkt nga pas, dhe aty këtu, me ndonjë raport mjekësor për një abuzim marramendës me të cilin ju shmang drejtësisë.
Ankesa qaramane pse kundërshtari merret me të, është e pakuptimtë, ashtu sic është pa kuptim ideja, se në teori, kur dikush rri tetë vjet në pushtet, është i destinuar ti humbë zgjedhjet. Vetëm në teori. Në praktikë gjërat janë ndryshe.
Në praktikë, Basha nuk është ndryshimi. Ai dështoi të sjellë një alternativë, pak rëndësi do kishte, të mirë a të keqe. Ka një rekord bosh, kurdiset nga një plak morbid, dhe i lutet zotit për një mrekulli. Tani që numërimi ka filluar mbrapsht, Basha ka më shumë shance të fitojë telebingon sesa zgjedhjet.
Shkurt, saktë, qartë, bukur ?????
E mrekullueshme znj Dervishi! Rralle e ne shenje!
Nuk e di pse zonja Mimoza Dervishi I ka futur “mish dhije” me Enver Hoxhen e vdekur ne nje kohe qe per personazhe si Arvizu qe jane gjalle si hunj qe mbajne ne kembe dordolecin Basha dhe Kufomen Qelberisha.
.
Nese ka nje ndodhi perverse qe Moza apo Mero duhet te mbrehin “shpaten’ ajo eshte deklarata e Rames qe fton Bashen per koalicjon…!!.
.
Nese moj Moze .apo Mero keni harruar qe ne 8 maj 2011 Arvizu vodhi votimet per yllin e tij te qitjes jeni ose hipokrite ose pjesmarres ne krimin varrosjes te atij vendi ..zgjidhni e merni
.
Shenim:
Komentshkruesi ka qene ne rradhet e para per ndryshim me cdo kusht te sistemit 1945-1990( jo me shkaterrim si Rame Berishaj) por me keqardhja them se banda e ambasadoreve dhe banda e gazetareve ku futet dhe Moza me Meron jane plehu qe LULezojne tiranet e Tiranes duke e kthyer Enverin ne Profet pa deshiren time
boll zonje me keto pasarela mediatike..nuk keni cfare ti beni Kimes Lulit dhe merreni me kockat e Enverit
Pershendetje per komentin, shkurt, sakte dhe real!! Ajo puna e Enverit apo te shkuares moniste eshte bere si puna e “koeficientit te zbutjes”…. mbasi i thei gjerat mire dhe drejte, ashtu sic duhet, i fusin nje cike Enver….., qe te jemi “brenda”. ? Cuditerisht, kesaj nuk i shpeton pothujse shumica; biles, eshte bere si kut “trimerie”/”zgjuarsie”…., qe shpesh arrijne deri ne peshtiresi!!! Eshte kjo frike, konformizem, apo mungese integriteti/dinjiteti……?! Sigurisht qe edhe periudha moniste, sikurse edhe periudhat e mepareshme, apo edhe kjo qe jetojme sot, nuk ka qene/jane vetem “bardhe” apo “zi”. Edhe pse eshte jashte mundesive te mia profesionale/hapsire per t’i analizuar apo gjykuar, mendoj se ato kane pasur apo kane ngjitjet e zbritjet e tyre, te mira dhe arritje, por edhe gjera qe, me keqardhje, nuk duhet te kishin ndodhur…! Gjithesesi, sot jemi ne nje kohe qe gjithkush mund te mendoje e flase si t’i vije per mideje, puna eshte se sa te drejte, sa te ndershem, sa te mencem, sa largpames, sa mirenjohes dhe sa besnike jemi/tregohemi!? Ne vartesi se sa ju qendrojme ketyre cilesive, ne si popull, por edhe Shqiperia jone e bukur dhe e begate, do te shperblehemi ne te ardhmen!!!
Ore kush tha për koalicion ???
Por këto 30 vjet politike në Shqipëri ka qenë përça e sundo
Që Shqipëria të hec me hapa gjigante duhet për Shqipërinë një bashkëpunim po të jesh një lider dhe atdhetar .
Bravo Mimoza Dervishi,, si gjithmone “Mjeshtre e Madhe!
Bravo! Nje analize qe i ben mire edhe PD ta lexoje me kujdes.
Nje shkrim fenomenal, por plaku Buda ka te drejte te beje dy shtesa:
1. L. Basha duhet te tregoje ku shkuan 222 milon dollaret e humbura ne Rrugen e Kombit, kur ishte Minister i Transporteve;
2. L. Basha duhet te tregoje se kush e dha urdherin e vrasjes se 4 demonstruesve dhe plagosjen e 40 te tjereve
ne Bulevardin Deshmoret e Kombit”;
3. L. Basha duhet te tregoje pse e hodhi firmen fatale per karrieren e tij ne Marreveshjen e Detit, ku i fali 345 milje katrore Greqise;
4. L. Basha duhet te mos tregoje fijet e agjenturave te huaja qe e mbajne lidhur si zagar pas rrypit te Dhenderrit te Serbise.
Faleminderit Zonja Dervishi!
Puna eshte se lul debili as vete nuk ua di pergjigjen ketyre pyetjeve. Ai thjesht do ia pasojë xenit ose kunatit. Kur do edhe lulush debili te behet km, pse te mos doje edhe qeni im te behet kryetar i okb-së?
Narkoleptiku diskalkulik debil Luleshko kryeminister! Lol! Eshte thertitur vetem per te firmosur “projektet” e xen buzpidh fisqimit.
Mimoza shkelqeu edhe kete here me mençurine dhe profesionalizmin e saj.
Pse shkruan gjepura realiteti eshte ndryshe.
Populli nuk voton Ramen ai fiton vetem ne qofte se vjedh votat.
Nuk ka shanc.
Taulant, or miku im.
Jam I shqetesuar per Saliun. Mire qe ai mendon t’ja lere ne dere humbjen Bashes, po kush eshte me i mire per PD dhe per Saliun se Basha? Prandaj mendoj se zonja ja ka futur kot. Saliu kurre nuk e hedh poshte Bashen. Kurren e kurres! Jo vetem se ai e ka vene vet, por ata kane dhe lidhje te tjera qe autorja, e kesaj pacavure nuk i kupton. Lidhjet fillojne qe nga koha qe Basha punonte ne UMNIK e deri ne qeverine e perbashket me te sukseshme te historise shqiptare, kur Rama vrau kater vete ne bulevard qe ti merrte pushtetin. Lidhjet e Bashes dhe Sales jane te cimentuara me plot histori heroike.
I dashur Taulant, keta lapanjozet e Rames jane tipa qe nuk kuptojne nga bota. Ata flasin per ideale dhe per Shqiperi, ne kohen kur eshte koha e parase. Flasin per Vloren dhe per qytetet dhe harrojne fshatin. Ne do e liberalizojme fshatin dhe do zbatojme perseri “token e xanum” Do e pastrojme administraten nga teoricienet dhe do e pasurojme me njerzit e punes.
As mos e diskuto qe do fitojme dhe do ta bejeme Shqiperine hale te serbit.
,
Cfare shkrimi elegant, i kuptueshem, me perfundim te sakte shteruese!
Flm Munoz per kenaqesine qe na jep!
Po Shqiperia ka njerez qe mund te na udheheqin edhe ne mendim, filizofi dhe politike!
Krenar per Shqiperine dhe njerezit e saj!
Si gjithemone prefekte MOZA
BRAVO ZNJ.DERVISHI.
ANALIZE SHUME E SAKTE !
KOMENTUESI …TAULANT. DHE LULZIMJA DO FITOJNE KOWET E FISHKURA TE SALI VIÇITOLIT.
Per gazetaren:
Duhet te mesoni perdorimin drejt te ti dhe t’i!
1) ti – eshte peremer vetor, veta dyte, njejes!
Shembuj:
Une jam gazetar, ti je mesuese!
2) t’i – trajte e shkurter e peremrit vetor: atij!
Une nuk mund t’i them keto gjera! Kujt? Atij!
Shembull tjeter:
Ti je vajze e mire, por te keshilloj t’i thuash (atij/asaj) disa te verteta!
Pra ti dhe t’i nuk jane njelloj!
Por nuk jeni e vetmja qe e beni kete gabim!
Me te vertete eshte paradoks edhe vetem ta mendosh!? Basha te fshehe, apo te shfaq Berishen dhe ke Berishen!? Berisha eshte ai, qe pa lejen e tij Basha nuk mund te beje hije mbi toke. Kete me se miri e tregon rasti i Olldashit, i cili pa lejen e Berishes tentoi qe te bente hije mbi toke dhe te gjithe e dime se si perfiundoi !
Bravo goce. Nje kendveshtrim interesant per mosmarrjen pjese te Saliut ne mitingjete e Bashes.
Jam dakord me “ashtu kot” Berisha nuk e flak bashen. Ai vrau Olldashin, qe ky te behej kryetar.
Pastaj basha eshte nje arlekin qe e komandon si te duash.
Ideal per te terhequr per hundesh.
Mund te jete nje familjare i mire (edhe ketu dyshoj se ka falso), por te drejtosh e te aspirosh te behesh KM i nje vendi me vjen per te ????????.
Vetem nese Shqiperia eshte nje teater kukullash Basha mund te jete KM.
Faleminderit Moza. Si gjithmone e shkelqyer!atdhe
Edhe KM do i venw drunë sic ta vune dhe ty moj zonje nga VOA. Tung
Fitorja me e madhe e PD-se do te ishte humbja e zgjedhjeve te radhes. Vetem keshtu PD mund te largoje nga kembet ferrat (Basha, Meta, etj si dhe Berishen qe ndihmohet dhe nga mosha) duke hapur perspektiva te medha per vitin 2025.
Kot i kërkoni Bashës të largojë Saliun. Ai nuk është i zoti të largohet për vehte nga Saliu. Po ka bythë le të largohet pa e lejuar Sala. Ai e ka lidhur atje si qen, dhe vetëm kur t’i duhet Salës do ta lërë Lulin të lirë.
Zoti “Ashtu Kot”
Pse meresh me mua, pse bene ironi qe une si kuptoj?
Po une jam formatuar qe te nxij çdo gje qe ndriçon arsyen njerezore, çdo gje qe me prek shpellaret e mi shurranjoz e servila, shpellaret e mi cuba, shpellaret e mi me kengen”maje krahut” heeeeej dru me pre.
Kaq, qe ta dish nga Taulanti
Sali krimineli, dallkauku, ka ne plan qe ne rast humbje te zgjedhjeve, karabushi Lul, burri me fytyre gruaje, zevendesohet nga gruaja me fytyre burri Argita Malltezi Berisha.
Logjike cjapi. Thonte se “ne boten globale!!!” nuk kemi pse habitemi qe partite sot perdorin te dhenat… Harron te thote se eshte fjala per nje parti ne pushtet qe perdor tedhenat shterore per qellime politike.