Nga Mero Baze
Ambasadorja Yuri Kim e bëri një gjë të mirë. Detyroi mbështetësit fanatik të Ilir Metës dhe Sali Berishës, ta citojnë pozitivisht. Ky është suksesi i parë kaq i dukshëm i saj si ambasadore, qyshkurse ka ardhur në Shqipëri.
Sulmet ndaj saj kanë qenë shpesh përçmuese dhe poshtëruese. Mbështetësit e Ilir Metës e kanë bullizuar për emrin, origjinën e larmishme të saj dhe mbi të gjitha, për paranojën e përhershme që ajo “nuk përfaqëson SHBA-në e vërtetë”. Të Berishës po ashtu.
Intervista e fundit e ambasadores e theu këtë standart dhe i bëri ata të dashur me të.
Tani debati për spekulimin me intervistën është i diskutueshëm. Ambasadorja tha atë që ka thënë gjithmonë lidhur me dekriminalizimin e politikës dhe ajo që ka thënë, ka qenë shpesh edhe kundër Edi Ramës.
Disa kandidatë të tij kanë qenë problematikë, ashtu sikundër dhe ata të PD, dhe sidomos të LSI-së. Thirrja e saj është kundër tyre dhe ata janë edhe në PS, edhe në PD dhe sidomos në LSI, apo edhe të pavarur.
Ne e njohim betejën e saj dhe të paraardhësve të saj në këtë drejtim, dhe të gjithë e dimë se nuk e ka për një palë kundër tjetrës, por për të gjitha palët që duan ta mbështesin të ardhmen politike tek elementë politikë me influencë kriminale, ose të inkriminuar.
Prandaj keqpërdorimi është një naivitet, por që në këtë rast tregoi një gjë të rëndësishme. Tregoji se këtu të gjithë shpresojnë tek SHBA. Edhe ata që e kanë sulmuar deri më sot, paskan nevojë për mbështetjen e saj dhe të SHBA-së.
Kjo ka rëndësi, po të kujtojmë se po krijohej ideja, që Meta dhe Berisha po formonin profilin e tyre si anti-amerikanë, dhe po bënin betejë me ta. Në këtë aspect, ishin duke prodhuar një risi në politikën shqiptare.
Deklaratat e ashpra të Ilir Metës për “Republikën e ambasadorëve” apo për mafian e diplomatëve të huaj në Tiranë, ishin deklarata që kishin të bënin kryesisht me ambasadorët e njëpasnjëshëm amerikanë në Tiranë, që ai i nxjerr armiq, me lehtësinë që nxjerr Luan Ramën tradhtar. Berisha po ashtu.
Dhe gati të gjithë po besonim, se këta më në fund po “bëhen burra” dhe po tentojnë një elektorat anti-amerikan në Shqipëri.
Por qënkemi gabuar. Këta thjeshtë paskan qenë të dëshpëruar që SHBA nuk ishte me ta. Nuk kanë gjë as me Yuri Kim, të cilin ashtu si Donald Lu, apo të tjerët më pare, i quajnë ambasadorë që punojnë gjoja kundër SHBA-së.
Njësoj siç quajnë të tillë dhe zotin Palmer, edhe pse ai është zyrtar i lartë i qeverisë amerikane.
Ndaj reagimi për intervistën e ambasadores ishte pozitiv në thelb. Si një shkrepje në mes të errësirës, edhe pse ajo nuk i la ta mbanin gjatë dritën ndezur, ne pamë se ata mund të bëheshin dhe pro amerikanë, sikur kundërshtarin e tyre, Edi Ramën, t’ua mundte SHBA, pasi ata nuk ja dalin dot.
Të tjerat nuk kanë shumë rëndësi. Biles dhe ambasadorja gabim e ka që është bërë nervoze dhe ka dy ditë që sqaron se nuk është me asnjë palë.
E rëndësishme është që asnjë palë të mos jetë kundër saj dhe SHBA-së. Dje, edhe pse ata që ka qenë të egër kundër saj, provuan disa minuta të jetë me të.
Nuk është pak si fillim. Rëndësi ka të jenë me SHBA. Pastaj se çfarë mendon SHBA, e di vet SHBA. Ua thotë me zë dhe figurë, siç ua ka thënë çdo herë kur ka qenë nevoja.
Hipokrizi ambasadoresh tash e 30 vjet qe nuk thone ate qe mendojne,dhe ja nxjer weeky leaks.
Hipokrizi turkoshakesh qe te shajne e te lepijne per te mare karriket,privilegjet dhe vjedhjen e popullit.
Ne nje vend qe quhet i pavarur nga 1912,nuk ka mundur te krijoj shtet,por vetem ka bere cfare i thone te huajt
Po shume mire ne si populle dhe kombe duhet te besojme tek vlerat dhe Demokracija Ameriken dhe a Jo Evropjane… Rrofte Shqiprija Evropjane dhe Perdimore.. Poshte komunistat e Enver Hoxhes Sali Berishes Erdoganit dhe hajduta e ilir Metes shporruni nga kombi i yne?????????? Enver Hoxha ishte nje kriminel dhe mbrapa Ka Len Saliu dhe ilirin dhe disa klysh te ti Qe Ben propaganden ketu
Vjedhjen, vrasjen, korrupsionin,spiunllikun,imoralitetin,urrejtjen,maskarallikun, servilizmin,intrigën,hipokrizinë, shpellarët, fshatarin injorant, nuk ju a solla unë, atë e gjeta mes jush. J.Kim.
PS ben koalicion me PD-ne mbas zgjedhjeve
LSI shkrihet si parti, Ilir Kryemadhi perfundon ne burg.
Te besojme tek Zoti o mero. Zoti i solli amerikanet ketu. Per ti zhdukur keta maskarenj
Te besojme tek Amerika pra, qe e ka vendosur me Ligj – Presidenti jo me shume se 8 vite ne pushtet!
Ato e kane kuptuar me kohe se pertej 8 vitesh ne Pushtet, c’dokush behet bajat, behet manjak, behet balte!
Mero,i Nderuar Mirembrema…ju e citon edhe vete:Ambasadorja thote qe nga Partite Politike duhen Eleminuar Elemente me te Shkuar Kriminale,ose me lidhje me “Boten e nendheshme”????Urdhero dhe me thuaj:Kushe nga Partite Politike,ka “Eleminuar” POlitikane te Inkriminuar,kur dihet qe thuajse te Ghjithe Kreret e Politikes ne Shqiperi,jane te Mpleksur,shume apo pake….
Shpresojme nga Basha??Meta-Monika apo Rama…te Permendurit kane “GJynahe” qe duken dhe nuk duken..ky eshte Shkaku qe nuk kane Bythe,te Eleminojne Kriminelet-POlitike..lol
Mero e ke gabim analizen.Meta eBerisha
Jane antiamerikane por Duke ditur se votes it shqiptare Jane proamerikane duan ti mashtrojne se USA eshte me ata.
Kam kohe qe nuk komentoj te Tema e Meros por nga qe artikullshkruesi ka dale “nga vetja e tij” dhe eshte bashkuar me vuvuzelat e shtypit shqiptar NE MENYRE MODESTE e quaj detyrim te komentoj per ata qe kane veshe dhe sy
.
Kujt i kujtohen artikujt e Meros para 2013-es qe kapnin ne komente dhe shifra mbi 500 ne gazeten e tij dhe sot eshte katandisur ne nje ferkues te Kim Show-ut..
.
Ne historine e marredhenieve ambasade amerikane-Pd jane me qindra raste qe tregojne se Rruga e Elbasanit kalon nga rruga Viqidolit te pakten qe kur Rajersoni ne menyre te denueshme mori pjese ne fushate elektorale per 22 marsin 1992 qe nga nje dite shprese u kthye ne dite zie “gazmore”.
.
Nese ka nje vije te kuqe qe rrugelbasanllinjte e Kimes e kane kaluar qe mund ta quajme jo vetem antishqiptare por dhe anti amerikane eshte vjedhja nga Kolegu i Kimes Arvizu te bashkise Tiranes ne maj 2011 me menge e perveshura..qe nuk ka nevoje per argument..
,
Nese ka nje lume te kuq qe rrugelbasanllinjte e Kimes e kane kaluar ai eshte shantazhi i tyre per mos arrestimin per krimin e superdokumentuar te Salehut te 14 shtatorin 1998..
.
Nese ka nje oqean te kuq qe rrugelbasanllinjte e Kimes e kane kaluar ajo eshte deshmia e Kryegjeneralit Luan Hoxhes per Gerdecin ku ai ishte kercenuar me jete nga terroristi Xen Salih Berishaj dhe ambasdori u be ortak me terroristin Xen
..
Kam dhe shume raste qe keta ambasadore me Salinjte ,Lu-te dhe Lulet e tyre kane bere gabim krime qe ja kalojne gjithe atyre qe kandidojne ne 25 prill..
Pra nese ju Mero jeni dakord qe Kimja dhe ata qe emrojne keto ambasadorene WDC mbyllin syte para krimeve & tradhetive kilotonshe te Salulmetbashes dhe ulurijne per gabimet e deputeteve te ardhshem une refuzoj te jem Kavie eksperimentale si ju.
.
Qe ka nje program Kimja te tipit “me menge te perveshura” per te vene Kriminelulin ,yll ne ngjitje te Arvizuse K/m javet e ardheshme kjo nuk diskutohet.
.
Por nese kjo ndodh ne te vertete me Kurban 2 te Rames dhe ju te mediave me Meron ne krye qe keni 10 vjet qe bete Lul Berishen kriminele dhe tani i mbani “pishen” Kimes atehere ju kerkoj 2 favore:
.
E para;
kete peridhe pas 1992 quajeni kohen e demon-kracise
.
E dyta
Besoj se me antikomunisti ne Amerike apo me proamerikani ne Shqiperi do te thone se Amerika e ka dhi punen me Shqiperine duke bere “gabimet ” e turqeve ne shekullin e 15 duke reabilituar fuqishem Enver Hoxhen qe eshte i falur per bemat e tij sado te keqia ne krahesim me Virusaliun burrin e shtetit te Arivizuse,Luse dhe se fundi Kimes qe ja doli mbane jo vetem te mbuloje Krimberishen por dhe te vendose per here te trete nazi-berishizmin qe do te thote R.I.P ALBANIA
Çfare gjynahu ka Rama?
Edhe une jam dakort me ty o Mero, te shpresojme te Amerika!
Ambasadorja Kim e Amerikes pra, kerkoi qe Tom Doshi (emer mbiemer) mos kandidoje ne zgjedhje.
Partia PSD e marre me qira nga Toma ku u gdhi…Kryetar i saj (cudirat nuk kane te sosur) eshte e para ne fleten e votimit!
Ambasadorja Amerikane pastaj tha – Nese doni ndryshimin, votoni ndryshimin, nese doni Kriminelet, votoni Kriminelet!
Me sa di une o Mero, Amerikanet sikur nuk i kane fort qejf ato qe u bejne karshillek.
Pa Shba – ne jemi te vdekur, na gelltisin te gjithe. Kete e dine dhe keta plehrat anti kombetare, Berisha – Meta. E vetmja force e afte, me kapacitete intelektuale, e ndergjegjshme per fatet e shqiperise eshte partia socialiste. Njerez, mos harroni 1997-1998! Jane po ata, pronaret e village vilave te Lalzit, qe zvendesuan bllokun
dhe me shba i vdekur je prape
i kam varrosur disa filoamerikane me flamur amerike ne shtepi
a ja vlen te vdesesh bythelepirs ?
dhe me shba i vdekur je prape
i kam varrosur disa filoamerikane me flamur amerike ne shtepi
a ja vlen te vdesesh bythelepirs ?
Furtuna mbare popullore shqiptare mund te beje gjitheça ; mos shpresoni nga te huajte; korrupsjoni ka marre dhen gjithe kund , ktheni koken mbrapa ;me pa ça bane ne keto 31 vjet bandat ; qe kane marre vendin peg; PD+PS+LSI e + riciklimet ,qe kane dale prej tyre; kane vjedhe pasurin e popullit ne 31 vjet ; e rrojne ne vila ne qytet e ne bregdete; furtune mbare popullore.