Nga Mero Baze
Shqipëria është në ditët e saj të mira sa u përket shifrave të pandemisë, por është më e rrezikuar se kurrë nga tre fqinjët e saj, të cilët këtë kohë kanë shifrat e tyre më të këqija. Në krye të fqinjëve problematikë është Greqia, e cila po thyen rekordet e saj të këqija sa i përket numrit të rasteve të infektimeve, dhe sidomos të vdekjeve. Kosova dhe Maqedonia po ashtu.
Por rreziku real i këtyre dy javëve në vijim janë dy zhvillime që mund të na rrezikojnë.
E para, është afrimi Pashkës Ortodokse në fillim të majit. Greqia me sa duket nuk ka për të hapur vendin derisa të kalojnë Pashkët dhe shumë shqiptarë planifikojnë të vijnë në Shqipëri.
E dyta, vjen nga Kosova dhe fundjavat e qytetarëve të Kosovës që vërshojnë drejt Shqipërisë, për shkak të masave kaotike të mbylljes që ka marrë qeveria aty.
Javën që shkoi 30 mijë qytetarë të Kosovës erdhën në bregdetin shqiptar, duke qenë të gjithë frekuentues hotelesh dhe restorantesh.
Nga pikëpamja ekonomke kjo është një gjë pozitive, por po të llogarisësh dhe vërshimin që mund të kemi për Pashkët nga Greqia, vendi rrezikon të humbas shifrat e mira që ka aktualisht dhe të hyjmë në një valë të re pandemie. Edhe pse më pak, por dhe nga Maqedonia ekziston ky rrezik.
Për këtë do të ishte normale, që Komiteti i Ekspertëve, të shikonte mundësinë që së paku deri pas Pashkëve, pra deri më 2 maj, të vendoste kufizime për ardhje të shqiptarëve nga Greqia për Pashkët, dhe turistët e fundjavës nga Kosova dhe Maqedonia të kufizohen, vetëm për ata që mund të jenë të gatshëm të karantinohen në Shqipëri.
Kjo, së paku derisa qeveria aty të marrë nën kontroll situatën dhe t’i kushtojë më shumë rëndësi vaksinimit dhe masave anticovid, se sa përndjekjes së gazetarëve që publikojnë kontratat e dështuara të vaksinave.
Shqipëria nuk e ka luksin të vuajë një valë të re infektimi nga tre vendet fqinje, për shkak të kontrastit të fortë që kanë shifrat në Shqipëri me fqinjët.
Greqia ka qenë rigoroze dhe e vendosur prej një viti, të mbajë nën kufizime të rrepta lëvizjet e qytetarëve të Shqipërisë drejt Greqisë, të mos shkojnë atje, edhe pse për disa kohë nuk përbëjmë rrezik infektimi me shifrat që kemi. Por kjo është politikë e tyre dhe nuk mund t’i gjykojmë.
Tani që ata kanë shifrat më të zeza të historisë së pandemisë, ne duhet të mbrohemi nga qytetarët shqiptarë me banim në Greqi, që rrezikojnë të vijnë këto dy javë në Shqipëri për festën e Pashkëve, aq shumë popullore sidomos në Greqi.
Ndaj mundësia e rishikimit të kufizime me Greqinë, Kosovën dhe Maqedonië, së paku për dy, ose tre javë, derisa shifrat në vendet fqinje të fillojnë të bien, do të ishte shumë logjike.
Edhe kështu ne presim të përkeqësohen shfirat për shkak të fushatës elektorale, nga tubimet primitive pa maska dhe distancë, siç ka ndodhur në Mal të Zi, apo Kosovë, dhe po t’i shtojmë kësaj dhe ardhjen nga Greqia, Kosova e Maqedonia, të qytetarëve që duan t’u ikin masave shtrënguese në vendin e tyre, mund të rifillojmë nga e para, duke hedhur në erë gjithë punën që është bërë deri më sot, me uljen e shifrave dhe vaksinimin masiv të popullsisë.
Duke qenë një ekonomi thuajse e hapur, ekonomia shqiptare e ka më lehtë të përballojë mungesë turistësh për tre javë, se sa një valë të re e cila mund të na detyrojë të shkojmë në mbyllje në prag të sezonit turistik, duke shkatërruar gjithçka.
Grafiku i Shqipërisë, krahasuar me vendet fqinje, sot është më i miri, por ai mund të kthehet kokëposhtë shumë shpejt, nëse injorohet fakti që virusin e kemi tek porta e hapur dhe mund të hyjë pa trokitur.
Kush hyn te karantinohet 14 dite ne hotel. Kjo eshte ndihme konkrete per turizmin dhe ne nje fare mase kompenson riskun. Kurse shqiptaret duhet te dyfishojne cmimet per kosovaret, mbase i trefishojne.
Me Kosovën JO!
Asnjë sekondë të vetme!
Edhe vetëm ta propozosh është e turpshme!
Pse qenka e turpshme??? Jane shtet me vete ata? Cfare paskan me te mire kosovaret se emigrantet tane ne Greqi, qe kane lindur ne kete vend?! C’te bejme ne se Kosova ka nke km te papergjegjshenëm, qe here mbyll e here hap kufirin e vjen ben fushate me halet e tij ne Shqiperi, por nuk kujdeset qe vendi i tij te filloje te kontraktoje vaksinat. Ketyre pyetjeve a u pergjigjesh dot or Zen trimi???!
I nderuar, Kryeministri ynë siç ka ardhur edhe do shkoj. Sa e do ti Shqipërin më shumë se unë nga Gjakova? Ne jemi të lidhur me mish e shpirt me Shqipërin. Ne në Gjakovë më shumë i përcjellim TV-t tuaja se të Kosovës. Poashtu edhe shtypin. Kemi mundësi të shkojnë në Mal të Zi apo Turqi porse paratë duam t’ia lëmi vëllezërve tonë. Nuk jemi të përkryer porse jemi këta që jemi.
I nderuar Gjakovar, as e ve ne dyshim qe ju e doni Shqiperine, ashtu siç e duam edhe ne Kosoven, per ju, per vellezerit tane! Gjithmone, te pakten personalisht, nga 1999 kur pashe femije, nena, motra, pleq te strehohen ne familjet tona, e kam mbrojtur dhe promovuar Kosoven dhe vellezerit shqipetar te Kosoves. Ne çdo bisede, ne cdo debat, me serbe, hungareze, greke, etj ku kam patur mundesi. Por cfare po ben Albin Kurti kohet e fundit eshte jo vetrm jo normale, por antikombetare! Perçarese! Dhe ate e ka votuar shumica ne Kosove, qe do te thote qe e nbeshtesin te tille politike te tij ndaj Shqiperise. Po ne valle ç’duhet te bejme?! Te veme faqen tjeter kur na gjuajne tek njera!?? Km juaj duhet te mendoje per ju, se per ju pergjigjet, ju e paguani, ju e sollet ne pushtet. Duart e Shqiperise per Kosoven e Shqiperaret e Kosoves jane e do te jene gjithmone hapur, ashtu siç do te jene per gjithe shqipetaret me gjak shqipetari!
PSE FITORJA E LULZIM BASHES , ESHTE FITORE PER SHQIPERINE!!!!
Nuk do zgjatem po jane 2 arsye themelore
1. Lulzim Basha ne keto zgjedhje nuk ka mbeshtetjen e bandave dhe banditeve bile i ka kundershtare. 1 kryeminister i tille nuk do jete peng i tyre as per tendera dhe as per droge. Dhe kjo eshte fitore per shqiperine.
2. Lulzim Basha ne keto zgjedhje nuk ka mbeshtetjen e oligarkeve ,bile i ka kundershtare. 1 km i tille eshte eshte fitore per shqiperine.
Mjaftojne vetem keto 2 arsye , sepse ka pafund te tjera qe shqiptaret te fillojne te ndertojne 1 shtet normal larg ndikimit te banditeve dhe oligarkeve dhe te fillojme te kthejme perfundimisht faqe te ketij tranzicioni te gjate dhe te shemtuar.
“Te rrosh vete se mendja ka kohe qe te ka lene”o Tunxh o bir. Lol
Lul basha,krimineli she hajduti me dosje she me vidjo.Vetem nje krimineli dhe hajdut e voton.
Pse????
Eshte me se e vertete Duhet patjeter qe te mbyllen sepse do keqesojne gjendjen ketu tek be Shpresojme qe te ndermeret sa me shpejt kjo mase
Z.Baze…Disa si juve intereson keshtu sic eshte Shqiperia!!! Ende nuk jeni ngopur??? Kush ka sy sheh, kush ka vesh degjon!!! Lereni te qete shqiptarin, boll ja pit gjakun,hiena te Endura!!!
Z.Baze…Disa si juve intereson keshtu sic eshte Shqiperia!!! Ende nuk jeni ngopur??? Kush ka sy sheh, kush ka vesh degjon!!! Lereni te qete shqiptarin, boll ja pit gjakun,hiena te Endura!!!
NUK ka Turizem,dhe Aheng me “Virusin e vdekjes”??Qeveria te vendose Traun, me te trija shtete -GJitone..Me vjen keq..por NUk kemi se si tja Bejme….Pse GJermania..Vendosi TRAUN me KUfirin FRancez??Duke ditur,se ne zonen KUfitare GJermani-FRance kemi me Mijra te Punesuar…
Nuk eshte Koha per Levizje,na leni njehere te Fitojme Betejen me Virusin,dhe pastaj “Qejf o Qerrata”….
Eshte Detyre dhe Pergjegjesi e POlitikes…dhe jo Miletiti….lol
Gjitonet e satëme!
Kosova është Shqipëri!
Qekeni mbledh nji tuf udbasha sot ktu
Vete greket tani jane te mbuluar nga koviti .megjithate hapin kufinjte per serbin dhe per shqiptaret jo. Cudi.te verbuar nga Racizmi jane gati te felliqen nga koviti nga te tjeret.mjafton te bllokojne shqipetaret.por per fat ne jemi shume me mire me shkallen e einfeksionit.prandaj i lutem qeverise te beje te njejten gje qe ben greqia me ne.ne te kundert do kemi shume pasoja.flm mero per parashikimin
Uroj qe edhe qeveria ta shikoje saktesisht keshtu sic ti e shpjegon me shume te drejte – dhe te marre masa para se te jete vone.
Pandemia me e madhe ne historine e shqiptarit ka qene periudha kur qeveresi sali prostituta
Vjedhje
vrasje
prostitucion droge
grabitje ne 97
Korrupsion
piramida rrapush xhaferi, vefa etc
grabitja e floririt ne krrabe
Hapja e reparteve ushtarake ne 97 etc
Kjo pandemia e covid 19 shqiptareve u duket si nje vrap normal nga liqeni i tiranes
Megjithese jam dakort qe grekut dhe maqedonaseve mbyllje kufijsh per 3 jave
Pandemia tjeter e ardhshme mund te jete nje fitore e lul byth-cpuarit me saliun kryeminister dhe monen ministre financash me like shtangen minister drejtesie
Vendosni!
Cfare ke o Mero qe shqetesohesh, nuk e paske degjuar ate kengen, vargjet e se ciles thone:” S’kemi frike nga bora, s’kemi frike nga shiu, jemi rrace e forte, rrace arixhiu.” ?
Virusi qe ka trokitur tek dera e shqiptareve, Virusi i Spiunimeve!
Ne fillim u miratuan me Ligj nga Rilindja, u quajten BILBILFRYRES
Me tej emrin ja zbukuruan ne SINJALIZUES
Tani serish i kane pagezuar si PATRONAZHISTA.
Eshte arritja e epokes Rilindja, ringjallja e epokes FUKSAVE 1200 lekesha te PPSH.
Kjo munxyre do mbaroje me 25 prill me vota ose pas 25 prillit me shkelma.
E mbyllim o mero e mbyllim po ca do hame pastaj?mut?! Plus qe mbyllja vetem shtyn pak jave te paevitueshmen. Nese beri nje gje te mire kjo qeveri eshte qe nuk ra ne presionin e mbylljeve si pjesa me e madhe e europes sepse si te mbyllur si te pambyllyr njerezit njesoj semuren.
Shpresoj qe Shqiperia e kaloi me te keqen (te pakten deri ne dimer) dhe fqinjet jane duke kaluar valen qe ne e kaluam. Nuk e kaluan njesoj me ne pikerisht se ishin te mbyllur po nuk do i shpetonin dot gjithesesi. Besoj qe ne Shqiperi tani, fale dhe vaksinimit, ka imunitet te konsiderueshem (te pakten deri ne dimer)
Mero pashe stadiumin ne Gjirokaster dje plot shkallet dhe ne Berat plot me Edin…diskot plot,restorantet plot, kafet plot…opozita e ka [email protected]@ ju thoni Lulushi 14 vete mbledh……
Po Mero do ta mbyllim kufirin per 2 jave duke filluar nga 26 Prilli. U tha u be. Jemi qeveri e pergjegjeshme.
Edhe pse kjo qe thote artikulli eshte e vertet dhe do te ndodhi shume shpejt rikthimi infektimeve, ndalimi kosovareve nuk mund te behet sepse kjo do te nxiste Kurtin dhe idhujt e tij Meten e Berishen per te thene se ja rilindja po ben racizem duke ndaluar kosovaret. Prandaj Rama nuk ka per te rene ne kete kurth qofte duke marre persiper koston e rikthimit te infektimeve masive ne Shqiperi
Vaksinimi masiv me te gjitha llojet e vaksinave te mundeshme gjermane , amerikane , ruse apo kineze qofshin nuk ka rendesi . Mjaft qe te mos humbitet kohe . Koha eshte kyçi i shpetimit.
Sikur filloi vaksinimi i punonjesve te turizmit; kjo duhet te vleje per tu perfshire ne analize, ti Mero nuk para harron argumente rendesishem…
Ky Covid Pandemia eshte ketu nga vjet,
por Virusin e kemi prej 8 vjet ne pushtet,
eshte Ekonomia kudo rende e infektuar,
nga ky Virus qeverises kudo i deshtuar,
eshte Varferia anembane e bere Mullar,
Covid permbi Covidin vete Rama Gomar !
E na plasi bytha se do thotë Kurti, Meta e Berisha se po bëhet racizëm. Rëndësi ka fakti që merren masat kundër virusit, ato nuk merren kundër kosovare, grekëve, apo maqedonasve.
Duhet urgjentisht te mbyllen kufijte per vizitoret qe vijne nga vendet tona fqinje deri nga mesi i Majit per te mbajtur kete nivel post covid qe kemi gjate kesaj fushate te vaksinimit.
Ju po mashtroni popullin shqiptar me keto shifra “te uleta” infektimi ditor! Kush ju beson juve me????
Shqiptaret qenkan me te paprekshmit keshtu?!
I beni keto pislleqe vetem qe ti nxirrni njerezit ne votime!!! ????
Mallkimin e njerezve keni nga pas..?
Per “ben”.
Ore me çfarë syri e sheh halene e Sali Berishës, Lulzim Bashen, kryeministër te denje per Shqipërinë?
Asnje njeri normal nuk e shikon L .Basten, përveçse nje butak haleje, ashtu siç je edhe ti.
Edlira!
Beso Saliun dhe Lulin me Meten e Moniken, se ata janë fanar ndriçues ne bote.
Te lumtë per mendjen tyryfyçke qe ke.