Po! Zgjedhjet ishin vërtet një referendum dhe Shqipëria fitoi

26 Prill 2021, 20:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Shqipëria i dha dje mandatin e tretë për qeverisje Partisë Socialiste dhe kryeministrit në detyrë Edi Rama, me një rezultat të qëndrueshëm, që sipas projeksioneve do të shkojë tek 75 mandate, pas një fushate zgjedhore të tensionuar nga ngjarja tragjike në Elbasan dhe thirrjet e presidentit për dhunë, që rrezikuan procesin zgjedhor.

Por shqiptarët ja plotësuan një dëshirë presidentit. Ata i kthyen zgjedhjet në një referendum, siç ëndërronte ai.

Së pari, zgjedhjet u kthyen në një referendum historik, pasi për herë të parë në këto 30 vjet, një forcë politike merr një mandat të tretë kaq të qartë, dhe ndëshkon një përpjekje 8- vjeçare të Partisë Demokratike në opozitë, për të mos u reformuar, duke tentuar të trajtojnë shqiptarët si budallenj, që nuk e kuptojnë se kush po kërkonte pushtet.

Nën shpresën se shqiptarët nuk mund t’i jepnin për herë të tretë mandatin Edi Ramës, opozita shqiptare dhe konkretisht ajo që udhëhiqet “de facto” nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, shpresuan se do të riktheheshin në pushtet, pasi kishin mundur të mos ndëshkoheshin nga ligji për keq qeverisjen e tyre.

Por atë që nuk e bëri dot sistemi i drejtësisë, e bëri drejtësia popullore e votës së 25 prillit, duke i identifikuar si një e keqe që nuk mund të marrë më pushtetin në Shqipëri.

Sa më shpejt ta kuptojë këtë Partia Demokratike, aq më mirë është për të.

Lulzim Basha, i cili tentoi pa sukses të bëjë një fushatë që harxhonte më shumë energji për të na tërhequr vëmendje që të mos shikonim Sali Berishën dhe Ilir Metën, se sa të simpatizonim atë, nuk ja doli të na bindë as ne, as ata.

Shqiptarët dëshmuan se ishin shumë të qartë, se pas Lulzim Bashës fshihej rikthimi në pushtet i Sali Berishës, familjes së tij kriminale dhe Ilir Metës, me gjithë bëmat e tij.

Së dyti, rezultati i zgjedhjeve ishte dhë një referendum për disa pikëpyetje të mëdha që ngriti presidenti formal i vendit, për të ardhmen e raporteve të Shqipërisë me aleatin e saj strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ilir Meta hodhi në referendum, interesin tonë kombëtar në raport me SHBA.

Dy ditë para zgjedhjeve, presidenti në detyrë i Shqipërisë, akuzoi SHBA se kishin një plan për eleminimin fizik të tij në Malin me Gropa, dhe relativizoi raportet e Shqipërisë me SHBA, duke deklaruar se mund të zgjidhnim mes SHBA dhe Rusisë, apo Koresë së Veriut.

Deklaratat shokuese, lehtësohen nga fakti që presidenti konsiderohet gjerësisht si një njeri me çekuilibër psiqik, por fatkeqësisht, ai është ende në zyrën e presidentit.

Rezultati i zgjedhjeve detyron shumicën e dalë nga zgjedhjet, të zbatojë vendimin e këtij referendumi popullor, për të zgjedhur mes interesit tonë kombëtar, që është miqësia me SHBA, dhe qëndrimeve të presidentit, duke e nxjerrë atë nga zyra një orë e më parë, si simbol të degradimit dhe mos përfaqësimit të interesit tonë kombëtar.

Së treti, rezultati i zgjedhjeve, pas një procesi që siç e tha dhe Ilir Meta, meritonte “një dhjetë me yll”, është një zgjedhje e shqiptarëve mes Edi Ramës dhe ofertave fallco përballë tij. Mandati për të është i qartë, i pavarur dhe i pakushtëzuar nga askush, që i jep atij mundësi të ofrojë bashkëpunim me faktorët konstruktiv të opozitës, që duan vërtet të ndahen nga një histori konfliktuale tridhjetë vjeçare, duke errësuar perspektivën tonë perëndimore.

Edi Rama është votuar pa asnjë dilemë nga votuesi shqiptar, edhe pse ka pas dhjetëra arsye të ndjehej i lodhur prej tij, prej problemeve të keqqeverisjes, korrupsionit të pamposhtur ende në administratën e shtetit dhe stilit të tij të pazakontë të komunikimit me publikun dhe ndryshimit të vazhdueshëm.

Askujt nuk i shkonte në mendje se në vitin 2021, i vetmi lider në Tiranë që do shkonte të votonte me gruan në krah, ishte Edi Rama, aq pak shpresëdhënës për të qenë dikur një familjar, dhe dy rivalë të tij, njëri që shkëmbehej pa folur me gruan e zemëruar nga lista e Vlorës, dhe tjetri që e kishte zëvendësuar gruan me një votuese për herë të parë, pasi ai dhe familja e tij duan të kenë një këmbë në Shqipëri dhe një në Holandë, pasi nuk e kanë seriozisht të ardhmen këtu. E shikojnë si biznes.

Së katërti, votuesi shqiptar votoi dhe për t’i dhënë një shans opozitës dhe Lulzim Bashës. Votuesi i dha një shans Lulzim Bashës, për të kuptuar se ai nuk mund të bëhet fasada e një politike të vjetër, vetëm duke buzëqeshur në spote televizive dhe duke u shfaqur si djalë i mirë. Ai u votua aq sa për t’i treguar se shqiptarët duan një lider të ndryshëm nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, por jo të vijë në pushtet me ata.

Fushata e Lulzim Bashës mund të funksiononte si pozitive, nëse Sali Berisha dhe Ilir Meta nuk do ta kthenin atë në origjinë, me vrasjen në Elbasan, me thirrjet e Xhelal Mziut për gjak, dhe çmendjen epike të presidentit që dy ditë para zgjedhjeve, që shpalli si rrezikun më të madh për vendin SHBA dhe fatin e tij si Allende përballë tyre.

Ndaj tani ata që po mprehin thikat dhe cfurqet në selinë e PD për të zbuar Lulzim Bashën, duhet të dinë se kjo punë ka një radhë, nëse ata duan të jenë alternativë. Dhe radha është që ata duhet të zbojnë në fillim Sali Berishën, pastaj të diskutojnë se kush do jetë kryetar i PD.

Nëse nuk zbojnë Berishën, kushdo që të zgjidhet aty, do të perceptohet si një kukull e tij, dhe do ta mbajë peng partinë.

Pra në rast se keni ndërmend të zboni Lulzim Bashën para Berishës, më mire zgjidhni Shkëlzen Berishën kryetar të parties, që të mbledhin gjithë palët mendjen se kë kanë alternativë, se sa të vazhdoni një eksperiment të ri me një kukull tjetër.

Rruga e duhur është që Partia Demokratike të rithemelohet si shumë parti të djathta në Europë, duke u bërë një “Shtëpi e Lirisë” së shumë individëve, partive të vogla, apo elementëve brenda PD, që të mobilizojë energji të reja dhe të ngjallë besim tek ndryshimi real i tyre.

Nëse jo, atëhere është më mirë që ajo të përfundojë realisht në një parti familjare të Sali Berishës dhe të shërbejë si studio ligjore për ta mbrojtur atë nga drejtësia. Siç dhe ka ndodhur deri tani.

Së fundmi, zgjedhjet ishin dhe një shuplakë e fortë për Albin Kurtin dhe mbështetësit e tij trushpëlarë të Kosovës, që kthyen betejën e tyre politike kundër Edi Ramës, në betejë kundër Shqipërisë.

Edhe pse Edi Rama bën shumë mirë që injoron provokimet e Albin Kurtit, si votues dhe kandidat për pushtetin në Shqipëri, ai gjest në të vërtetë ka frymëzuar më shumë antikosovarizëm në Shqipëri, se çdo armik tjetër që ka dash t’i bëjë keq Kosovës.

Asnjë propagandë serbe dhe asnjë armik i Kosovës nuk ka mundur të mbjellë kaq inat dhe racizëm ndaj Kosovës në Shqipëri, se sa Albin Kurti.

Po ashtu, thirrjet e palogjikshme, të padrejta dhe mbi të gjitha, të pavërteta kundër Edi Ramës, që u lëshuan në emër të “patriotizmit” nga Ksosova, në drejtim të votuesit shqiptar, në fakt ndihmuan Edi Ramën të votohej më shumë, dhe bëri qesharak kandidatët e Albin Kurtit, që nuk marrin dot as votat e familjarëve të tyre në Shqipëri dhe tani po duan të gjejnë alibi duke fyer shqiptarët se u paskan vjedh votën. Por kjo gjë nuk duhet të na gëzojë.

Çdo lider apo gazetar, që në emër të interesave politike, nxit antikosovarizmin në Tiranë, i bën dëm Kosovës më shumë se çdo armik i saj, dhe i jep ndoshta pa të drejtë, më shumë pikë Edi Ramës, se sa i takojnë.

Albin Kurti është një delirant i sëmurë, që meqë ka arritur një herë të marrë 50 për qind të votave me një koalicion laraman, ku kishte brenda enveristë, djathtistë, myslimanë, ateistë, viktima të dhunës dhe dhunues, e gjithçka tjetër, i duket vetja lider para Edi Ramës, i cili e ka herën e tretë radhazi që votohet personalisht me mbi 50 për qind të votave të shqiptarëve, por nuk i jep leksione askujt për këtë.

Dhe të mendosh që tani, ai do të duhet të vijë në Shqipëri, jo më si kryeministër i Kosovës, por si përfaqësues i opozitës së humbur në Shqipëri, në vend të Ilir Metës, Sali Berishës, dhe Lulzim Bashës. Arriti ta identifikojë dhe Kosovën me të keqen në Shqipëri.

66 komente në “Po! Zgjedhjet ishin vërtet një referendum dhe Shqipëria fitoi”

  1. Brezi i djegur says:

    Hajde artikull hajde, kam qe nga ora 5 e mbasdites qe shikoj Temen dhe editoriali sdilte qe sdilte.. E vonove ca po e paske qare Mero.. E prisja nje artikull kaq te goditur nga ana jote.. Tu befte pena top..

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Unë iu thashë edhe mbrëmë
      shumë nga ju nuk më besuat
      PS merr dhe katër a pesë
      sot e patë e s’më kujtuat.
      .
      Exit Pordhat në seri
      si gjithmonë bënin adetin
      na e nxirrnin shtathtenji
      e më keq, humbte pushtetin.
      .
      O ilir metaaa, ku jeeeeee
      kujen vë nga arratia
      dhe tetë vjet s’vjen në Atdhe
      Karimend Lush Bagëtia.
      .
      Ju votuat veç nga një herë
      po unë nuk iu ndava vesit
      dhe votova plot tre herë
      në kutitë e motrës së stresit.
      https://www.gazetatema.net/2021/04/25/rama-fiton-pushtetin-basha-fiton-partine/

    2. Zeni says:

      Sakte fare!
      Perveçse persa i takon Albinit: NJE DITE DO BEHEMI BASHKE!
      Per zgjedhje, per futboll, per halle…per gjithshka!
      Perrallat qe te ndare jemi me te forte …jemi si Gjermania me Austrine tja tregoje Sala me Vuçiçin niperve e mbesave te tyre
      Po deshe bashkoju edhe ti Mero po do kujtojne niperit e tu se ke rrjedhur si Like djali

    3. M'hill Doshi says:

      Ka fituar PS mandatin e tretè, duan apo z’duan kundèrshtarèt, njè meritè e jashtèzakonèshme nè demaskimin e PD&Lsi-stave pa mè tè voglin dyshim ka zoti Mero Baze. Nuk kam shumè qè lexoj kètè gazetè, pèrafèrsisht qè nga 2010 dhe mè ka shèrbyer jo vetèm si njè pasqyrè e realitetit nè Shqipèri, por dhe si njè busull pèr njè orientim tè drejtè perendimorè tè Shqipèrisè. Prandaj dhe PS e ka patur mè tè lehtè fitoren ndaj PD e aleatèt e sajè, falè kontributit tè kètijè tepelenasi tè nderuar. Duhet tè theksohet qè shqipètarèt e shqipèrisè harrojnè shumè shpejt. Kètè do ta shtoja qè vèrtetè PD ka humbur meritatamente zgjedhjet por, gjithsesi ajo si njè parti fashiste ka marrè shumè vota, kjo lidhet edhe me harresèn e votuesève qè votuan PD pa u parè me atè sy pèr sy. ose ( sai m’sai me Thethen ) Nuk èsht+ nevoja tè shtohen arèsye tè tjjera, po PD i jepet mè shumè se meriton dhe kjo èshtèe frikèshme, pasi po tè mendojmè pèr njè moment sikur PD tè gjejè njè lider si Albini dhe Meros i kalon dèshira pèr tè shkruar, PD nuk do tè mund ta ndalè dot PS me zemèrbutèsinè e sajè. Kaq dhe Para Shqipe!

  2. Iso says:

    Mero! Je super,analize perfekte.

    1. Like says:

      Analize koti!
      Shqiperise i duhej me patjeter nje rotacion, te pakten ne opozite. Por prape ngelem ne vend numero.

      1. Oketo says:

        O Like , he ca pret ? Dil e beje pra vete rotacionin se populli nuk do dhe I tha me vote JO !

        1. Like says:

          Une votoj alternative tjeter. As PS as PD.

  3. ERTV says:

    Saktë.
    Por ka diçka që dhe nuk e përmend.
    Nuk duan shqiptarët të ketë asnjëri pushtet absolut pasi e shikon të rrezikshme centralizimin e pushtetit dhe dhenien e fuqisë në pak duar ose më saktë neper dy kryetarë dhe ata te na servirin ça të duan ata pastaj.
    Po ashtu dua të të kujtoj se votohen dy tagrat politik PS dhe PD dhe jo ne fokus kryetarët.
    Kryetarët e kanë bërë reformën të tillë qe me ata të personifikohet partia dhe anasjelltas.
    Po ashtu thuaje Mero se ka një zhgënjim tek Shqiptarët dhe prej Ramës për gjërat e pabëra, lënë përgjysmë ose me rritëm të ngadaltë.
    Dhe mbi te gjitha mos harroni se më shumë se 1/2 e Shqiptarëve nuk votuan ( Shumë arsye) por kryesorje nuk ndihen të përfaqësuar dhe se nuk besojnë tek politika.
    Si përfundim le të shohim dhe votat e kandidatëve për të kuptuar më qartë te mësipërmet.(sidomos kryetarëve).
    Por ashtu siç e thua partitë kryesore duhet t’i “lexojnë” mirë votimet….

    1. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

      O ERTV, or ti loqe matematike ca po thua kur ben llogari perqindjesh qe nuk paskan votuar. O debil ne Shqiperi bazuar ne gjendjen civile, jane te rregjistruar diku tek 3.5 milon zgjedhes nderkohe qe aty jetojne diku tek 2.8 milion njerez. Tani nga 3.5 milion zbrit rreth 1.5 milion votues qe jane ne emigracion (jane me shume ne emigracion, por po numeroj vetem ata qe jane votues e jo femijet), pra ngelen diku tek 2 milion votues qe jetojne ne Shqiperi, nderkohe qe pjesemarrja ne zgjedhje te dielen ka qene diku tek 1.7 milion votues, pra kane votuar rreth 80% e votuesve qe jetojne ne Shqiperi dhe per te cilet eshte edhe qeverisja ca i kerkon psh atij ne amerike ti te zgjedh nje qeveri e cila nuk do te thote asgje per te nga ana administrative e qeverisese. 80% e atyre qe jetojne ne Shqiperi e kane thene fjalen e tyre dhe mbaroi ajo pune, ti mos na u hiq si parimor se ke nje vit qe na ke care trapin kunder Naltgjatesise se tij qe ua futi juve byrekaqeve te shqupit ate te gjatin deri ne rreze. Ik tani e te fala cupave te shqupit.

  4. Mando Çami says:

    Agjenti i Serbisë, Albin Kurti, ( i rekrutuar kur ishte në burg, si puna e mikut të Kim Filbit, i rekrutuar nga KGB sovjetike në luftën e Koresë, – me të njejtën metodë ), po mundohet të shkatërrojë Kosovën, dhe,ta këthejë.përseri nën Serbi.
    KY ËSHTË QELLIMI,I TIJË.
    Për këtë, ai si agjent rezident i Serbisë në Kosovë, me agjentët e vet, si Berat Buzhala, Vjosa Osmani dhe Ramush Haradinaj, po mundohet me çdo kusht, të realizojnë,këtë qellim, në bashkëpunim me agjentët Serbë e Rusë në Tiranë, Sali Berisha, Ilir Meta, Lulëzim Basha, Andi Bushati, Kim Mehmeti, Çim Peka, Maxhun Peka, Mehmet Elezi, Sonila Meço dhe Enton Abilekaj…etj….
    Shikoni, degjoni e keni për ta parë….

    1. Fck the Fascists says:

      Kurvat serbo-kosovare me ne krye Albin Kurtin ju bashkuan kurvave putiniane me ne krye Sali Damir Fazllic dhe Lulzim Dick Marty me qellim kthimin e Shqiperise ne anarki. Populli shqiptar me 25 prill fshiu bythen me keto kurva anti-shqiptare. Nje mesazh edhe per personat ne vazhdim: Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Andi Bushati,Arjan Çani, Fatos Lubonja,Artur Zheji,Berat Buzhala,Nikolle Lesi,Kastriot Islami etj. Populli shqiptar fshiu bythen me ju kurva fashiste me 25 Prill. Nuk ka rendesi se ne sa televizione e website ne Shqiperi e Kosove ju bastarde perhapni urrejtje e terror.Populli shqiptar fshiu perseri bythen me ju.

  5. kosovari says:

    Në Kosovë ka tre lloj njerëzish:
    1.ata që kanë hëngër karremin e albin kurtit dhe kanë rënë pre e kultit të personalitetit të cilin e kanë ndërtuar militantët e tij që janë 24 orë në ditë në rrjete sociale duke e madhëruar si gjeni dhe duke i fyer të gjithë kundërshtarët e tij. Këta besojnë që albini është “patriot” dhe është akt patriotik hapja e degës së partisë së tij në Shqipëri. Janë në shumicë njerëz të mashtruar nga propaganda shumë e egër e VV.

    2.ata që e shikojnë albin kurtit si narcisist, psikopat, paranojak dhe të sëmurë mental i cili po e destabilizon Kosovën që 15 vite duke shkaktuar trazira, dhunë, përçarje etj etj.

    3.ata që dyshojnë që albin kurti qëllimisht po tenton ta destabilizojë Kosovën. Kjo kategori e kosovarëve dyshon që kurti është agjent i Serbisë, prandaj është liruar nga burgu serb me Amnisti të posaçme të Presidentit Jugosllav. Rrjedhimisht veprimet e fundit të Kurtit në Shqipëri, nga këta njerëz shihen si tentim për të dëmtuar marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri dhe për të dëmtuar imazhin e Kosovës në sytë e botës.

    Unë personalisht besoj në opsionin 3.

    1. g says:

      E keqja ne Ksovove, mesa shoh une, eshte se ne (1) jane dhe “intelektualet” e rinj, te majtosur ne perendim, dhe qe ngaterrojne kekun perendimor, me byrekun shqipetar. Kjo eshte klasa me e rrezikshme nga e cila duhet te keni frike. Eshte klase qe po perpiqet te gerryej perendimin, dhe kur mos tia arrij qellimit, do sundoje lindjen (sic ben Bolsheviket). Kujdes se me duket se Albini po manipulon dhe 1 dhe 3 per tu bere Lenini i Shqipetareve. Kujdes ndaj neo-aristokrateve qe shiten si te sofiatikuar, qe ia duan te miren popullit, po qe dhe ne te njeten kohe, urrejne eren e te varfrit

      1. kosovar says:

        Faleminderit për këshillat.

        Admirimi i kurtit për Leninin nuk është sekret. Ish-miku më i ngushtë i tij Dardan Molliqaj bashkë me pjesën më intelektuale të partisë VV kanë ikur nga Vetëvendosja për shkak se nuk pajtoheshin dot me qasjen autoritare të Kurtit.
        Molliqaj ka treguar se Kurti ia kishte dhënë veprat e Leninit për t’i studiuar dhe e kishte ngarkuar t’i përshtaste në kushtet e shekullit 21. Molliqaj kishte dalë kundër Leninit duke argumentuar që idetë e tij çojnë në autoritarizëm dhe sipas Molliqajt këtu ishin krisur marrëdhëniet mes të dyve. Menjëherë sapo e kanë lëshuar partinë ky grupi intelektualist, janë përballë me një fushatë linçimesh bolshevike nëpër rrjete sociale nga militantët e kurtit. Pasi e pastroi partinë e tij nga kundërshtarët, kurti është çmendur fare, mirëpo falë metodave bolshevike arriti të mashtrojë 50% të votuesve.

        1. g says:

          Ha! Nuk e njoh politiken ne Kosove me aq detaje. Do te ishte qesharake nqs ndarja i ngjan ndarjes midis Bolshevikeve (elita drejton) dhe Menshevikeve (te gjithe drejtojne).

          1. kosovar says:

            Grupi që u largua nga VV nuk ishin menshevikë, por ishin të majtë modernë dhe perëndimorë, të cilët nuk toleronin dot metamorfozën e Kurtit në një Putin apo Erdogan të Kosovës. Tërë elita intelektuale është larguar nga partia dhe është shpallur tradhtare nga Kurti. Ky ka mbetur i vetëm me pasuesit e verbër të tij, me myslimanët ekstremistë, me ateistët, me të majtët, me të djathtët, me proamerikanë, me antiamerikanë, me nacionalistët, me neootomanistët, me anarkistët dhe me shtresat injorante të popullsisë të cilat i ka bindur që të gjithë politikanët tjerë janë hajdutë ndërsa ai është i vetmi politikan i mirë, kapabël për të sjellë ndryshimin. Populli kosovar është bërë për gjynaf dhe mendon se ka votuar një politikan intelektual, demokrat, pro-perëndimor, të pakorruptuar i cili do ta zhdukë korrpusionin dhe do i punësojë.

            1. Visi says:

              Grupi që u largua nga Vv ja ishin vetëm disa karrierist të lidhur me Batoni e Hashimin të cilët tentuan ta merrnin kalan nga brenda edhe me puç të pastër duke ia pamundësuar Albinit të konkuronte për kryetar të Partisë të cilën e kishte themeluar.
              Mereni me arritë deri në atë pikë sa i kërkonin Albinit që të mos konkuronte për kryetar partie
              e njëjohësisht duke refuzuar të merrnin pjesë në garë sepse e dinin se Albini do të fitonte.

              1. kosovar says:

                Kot dërdëllit për armiq të jashtëm e të brendshëm, për grupe armiqësore brenda partisë, këta në Shqipëri nuk i mashtron me propagandë të tillë sepse e njohin sistemin komunist. Dallohet që je gomar i albin bolshevikut.

                1. Visi says:

                  Që je bolshevik e intelektualisht idiot e ke treguar që në replikën e parë që në momentin që ballafaqohesh me mungesë argumentesh shpërthen në sharje .

                  1. kosovar says:

                    Unë qenkam bolsheviku? Hahaha

        2. Visi says:

          Grupi “intelektualist ” i Molliçajt…….
          Shaka më të madhe se kjo ka kohë që nuk kam dëgjuar.

          1. kosovar says:

            Replikë tipike e aktivistëve të vv, në mungesë të argumenteteve tento për të diskredituar kundërshtarin që kritikon VV-në dhe bolshevikun albin kurti. Kot e keni, Shqipëria e ka provuar sistemin bolshevik dhe nuk bie pre e ideve të tilla për herë të dytë.

    2. Visi says:

      Është në traditën e LPK së dhe bishtave të tyre në PDK që kushdo që ua rrezikon pushtetin me automatizëm i shpallin spiun e tradhëtar.
      Kështu ndodhi para,gjatë e pas luftës me aktivistët e LDK së duke deri edhe në eliminimin fizik të tyre nën akuzën për tradhëti.

  6. Sulo Pepja says:

    Po Skrapar Buzhala si ndjehet tani qe PD po humbet thelle?

  7. Atdheu says:

    Rofsh o Mero per keto shkrime. Me mire s’do tua kishte qendisur njeri. Dhe per Albicken (Albinin) e ke qare.

  8. Draper dhe Cekan says:

    Po ti dil nga kopshti e mbill nonje domate a speca a i vrare se le nam
    Radhe per editoriale? Allah allah o brezi i djegur

    1. Brezi i djegur says:

      Ku jetoj une sot e 25 vjet nuk ka as draper as cekan e as speca te mbushur si puna jote, Meron kam mbi 10 vjet qe e lexoj perdite dhe do vazhdo ta lexoj sepse eshte nga te paktet gazetare qe e meriton te lexohet.. Pena e Meros duhet shpallur monument kulture qe mbrohet nga shteti..

      1. Draper dhe Cekan says:

        Ku jeton ti ska asgje?
        Ne hene jeton , dhe kur ska speca dhe gjiz cfare ha a te rente damllaja
        salcice te mbushura me miell, pica me djath fallco mish me hormone apo krah pule me patate te skuqura?
        Se ju kokpalaret e kurbetit na e shani shume specat e mbushura me gjiz
        U eshte trashur truri nga vaji kikirikut dhe hamburgerat me perberje zoresh dhe pacesh ne brendesi
        Mire o figure lexoje meron dhe shpelaje me nje gote dhalle mbrapa

        1. Brezi i djegur says:

          Une ha ato qe ti i shikon vetem ne TV, perrallat me mbret me mish me hormone e djathe fallco tregoja kujt je mesuar se ktu ku jetoj une para dy javesh festuan 2700 vjetorin e themelimit te Romes, e kuptove 2700 vjet shtet dhe civilizim.. Ka shtet ktu jo rrumpallhone.. Meron do vazhdo j ta lexoj me ose pa dhalle ashtu si edhe 1.000.000 lexuesit qe ka kjo gazete.

  9. ?? says:

    ME TË VËRTET NUK ARRIJ TË KUPTOJ PSE ALBIN KURTI DUHET TË BËNTE MË SHUMË SE 50% TË SHQIPËTARËVE TA URRENIN? ISHA INDIFERENTE NDAJ TIJ, TANI AI MË NGJALL NEVERI .?!

  10. Piro says:

    Keto zgjedhje tregojne pjekurine e votusit. Vendi ka mbritur piken kur ecja para eshte e vetmja alternative. Rikthimi Metes, Mones, Berishes, Mediut, Shehit etj do ishte vetvrasje. Shqiptaret jane rritur dhe jane ngritur mbi politikanet e vjeter, te paafte dhe plot vese.

  11. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    I ke rene ne koke.
    Shume komentus kane vite qe i thone kesaj partie qe duhet te clirohet nga dracula komuniste sali,por keta jo qe nuk ndegjojne por akoma me keq.
    Sikur nuk mjaftonin gjithe komunistet dhe sigurimsat qe mblodhi dracula e shpelles sali qe u kthyen ne hajduta kriminele molioner,por ky maskara vazhdoi te mbledh llumin e llumrave si salianjet babale,ballinjt me familje,zhelalet,e femij spiunesh si clirim gjata,e cim peka,e antishqiptaret e bllokut cmirezinjte bushati ljubovic,zheji e ca buz fryra si sonila e lloj lloj islamikesh…
    Lul bimbashi duhet te transferoj milionat per ne hollande se ky bythec akoma nuk po tregon burreri,jo ti tregonte vendin dracules,por te pakten te mos na dale dhe te bertasi,njehere fituam e njehere na vodhen.
    Behu njehere burre si ilir agush meta qe i kap amerikanet prej veshi e pastaj i thote me coni te mali me gropa(atje ku saliu e akuzon se ka vrare) dhe ta vrasin me raketa.
    Cfare mut burra
    Dhe duro draculen kriminel ne parlament,qe ketu ligji ka rene

  12. Dorehiqet Likja apo "Vetevritet"?? says:

    Po me “Doreheqjen” e LIke Floririt c´behet????????????apo “Harroj”??

  13. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Unë iu thashë edhe mbrëmë
    shumë nga ju nuk më besuat
    PS merr dhe katër a pesë
    sot e patë e s’më kujtuat.
    .
    Exit Pordhat në seri
    si gjithmonë bënin adetin
    na e nxirrnin shtathtenji
    e më keq, humbte pushtetin.
    .
    O ilir metaaa, ku jeeeeee
    kujen vë nga arratia
    dhe tetë vjet s’vjen në Atdhe
    Karimend Lush Bagëtia.
    .
    Ju votuat veç nga një herë
    po unë nuk iu ndava vesit
    dhe votova plot tre herë
    në kutitë e motrës së stresit.
    https://www.gazetatema.net/2021/04/25/rama-fiton-pushtetin-basha-fiton-partine/

  14. Arber iliri says:

    Keto zgjedhje faktikisht Jane te rendesishme si Mars 1992.Atehere PPSH
    la pushtetin ndersa keto zgjedhje 2021 largojne Putinistet shqiptare Berisha e Meta nga Politika.Te rezikshem.

  15. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

    Mero djali,nuk ka fituar PS-ja, as Edi Rama,
    jo,fitoi Shqipëria!!!!
    Imagjinoni të kundërtën :
    Klithma histerike militantësh,xhirime gomash,
    xhama të thyer,dyqane të grabitur dhe më e keqja linçimi i kundërshtarit politik.
    Kjo nuk është fantazi, ata dhanë një demonstrim “modest” në Elbasan,se çfarë janë në gjendje të bëjnë!!!Ishte pikërisht ajo vrasje që u hapi sytë shqiptarëve.
    Mirëpo, maxhoranca socialiste nuk ka të drejtë t’i zhgënjejë votuesit!!!
    Ajo u tregua më pacifiste se Ghandi dhe për pakë hëngri kokën !!!
    Duhet çuar deri në fund Reforma në Drejtësi dhe duhet çuar nga gjumi SPAK-u !!?
    PS,personalisht nuk përfitoj asgjë nga pala fituese,
    e përsëris,fitoi Shqipëria, askujt nuk i uroj një jetë nën thundrën fashiste.
    Ju bëj thirrje demokratëve të ndershëm të formojnë një parti që ta meritojë emrin demokratike.
    Sala ka cof?
    Ah,sa për Al – binin, mori atë që kërkoi !!!
    Një hu në b…thë.
    Vllaznit janë tu e hongër sapunin për djathë me këtë pseudopatriotin?

  16. AB says:

    Sa i takon Albin K. mendoj se Kosova nji hap para kurse 8 mbrapa bani u rikëthye diskursi politik i viteve të para luftës i instaluar nga Rugova Surroi Islami Krasnici Cana që ishte me çdo kend mirë e urtë -sidomos ndaj Serbisë – por me Shqipërinë në antagonizëm dhe rivalitet jetoi gjatë ky diskurs deri sa idologu i tijë dha shpirtë edhe Kurtin për nja 8 vite i pafshin hajrin nese politika e shteteve të jashtme nuk e rrëzojnë prap

  17. Gaetano says:

    Refendum?sa gjera thuhen dhe behen ne emer te popullit (refendum)tentoi skenderbeu duke bere krushqi me jugun qe mos shtohej nje More apo nje kalabri tjeter.tentoj Ismail qemali si nje kadare dhe nje Qosja i sotem. Prishi lojen dhunshem enveri te nje parlamenti zogu krijoi me fryme franceze.u kthyehem dhe perseritem historine. Dhe historia tregon sot, dje, dhe neser. Labin e urrej per gropen ne gjoks, por e audhuroi, pasi pa lab?? Nuk eksiston shqiperia. Eshte I vetmi qytet qe se rruan per kish e xhami. Nuk falet per syte e tjerve. Kurre nuk u tha do ta kerkoni tironen time, apo shkodren tone.u tha, do ta kerkoni vloren gjeneral, si ata per uje ne shkretetire. Dhe politika zbriti perseri pas peseqind vjetesh. Kushdo pati syte nga vlora. Jo nga stresi tropojan, jo nga mamaqi me nje gisht majasill I mesem, jo nga ballilli Escobar,po aty ku meta, berish, Rama, duhet te flisnin me gjuhen e Zahos
    Kaq mjafton qe bushatet te kuptojne me albinat, vlora nuk tregoi gjoksin me grope per trimeri kete radhe, tregoi, kushdo ndiet shqiptar te thote… fuck politics
    Jemi shqiptare

  18. artan says:

    Mero. Bravo. Je i paarritshem.

  19. antiharresa says:

    Gopist e paske shkundur disa here voten ne kutine e duhur. Votat e tua jane ?? per kundershtarin sic thoshte shoku komandant.

  20. Gjakpires te ndyre says:

    Nga te paktat here qe po bie dakort me cfare po pershkruan!!! Eshte vertet keqardhje qe partia Demokratike po mbahet peng nga hienat!!! Eshte mesimi me i bukur qe shqiptari i ka bere kupoles e tredhur!!!

  21. Pato says:

    Mero, mos harro qe PD ishte ne aleance te gjere dhe 5-6 mandate nuk jane te saj por te aleateve. PS ishte e vetme dhe duke ardh nga nje termet dhe pandemi katastrofike merr nje resultat me te larte se 2017. Ata qe nuk duan ta kuptojne qe kjo eshte katastrofe e PD jane naive dhe idiot. Elektorali i PDs eshte nje minorance 25% qe eshte pika e vdekjes politike dhe u vertetua qe mandatin e 4 e ka te siguruar Rama.

  22. Lani says:

    Po,ka nje fitues,po fitues te vertete qe di t’i beje mire llogarite.E keto votime,jo zhjedhje,i fitoi ai qe luajti me mire ne kete tavoline bixhozi TOME DOSHI.Rrofte kryeministri real i Shqiperise zoti DOSHI.

    1. Po, Tome Doshi eshte fituesi i zgjedhjeve.

  23. Rozeta dushku says:

    Mero! Ska fjale per ty, e kam thene dhe e perseris Je Gjigand!
    Gazetar I nivelit te larte per Shqiperine, kemi fat te te kemi!

  24. Valbona says:

    Dikur e simpatizoja Albinin,sot e urrej dhe e neverise,ky soj njeriu eshte shume i rrezikshem per vendin. Kosova do ta vuaj se i beson qorrazi, pa verifikuar asgje, beri mire qe u perzje ne zgjedhjet e Shqiperise,ko beri qe shumica absolute e tyre e urrejne. Ka ardhur disa here po asnje studio tv-eje nuk e ftoj.

  25. historia perseritet says:

    Enver Hoxha ne viziten e pare ne BRSS takon Babush Stalinin e i kerkon eksperience –
    Eja bejme nje xhiro ne Sheshin e Kuq – i thote Babushi
    Dalin te dy me Enverin e fillimisht ngeshin nje grup Mareshallesh , ato e pershendesin Babushin me koke.
    Me tej hasin nje grup intelektualesh, ato vijne dhe i japin doren Babushit.
    Ne skaj te Sheshit te Kuq pastaj…nje grup leckamanesh sulen ne gjunje ti puthin duart Babushit.
    Ja pra eksperienca qe doje – i thote Enverit Babush Stalini – mbaje keshtu ate popull qe ti kesh dele pas teje!

    Enveri ate eksperience te vyer te Babush Stalinit e zbatoi dhe e trashegoi tok me partine e tij PKSH, me tej PPSH e sot PS

  26. Altini says:

    Megjithe kritikat qe mund te kem per Tema, dua t’ju falenderoj per editorialet qe shkruani.

  27. Ekonomia nga Ahmetaj te Ahmetaj says:

    Mjafton nje analize gjakftohte e situates ekonomiko-financiare aktualisht per te pranuar se Shqiperia fitoi me tej qeverisjen me te deshtuar ne rrafshin ekonomik te 30 vitet.
    Prova? Borxhi Publik me i larti i 30 viteve. Se si do mund te shtyhet me tej ky kolaps kjo mbetet per tu pare.

  28. K says:

    Urime Tema dhe Mero Baze per kontributin tuaj ne fillimin e renimit te Saliut dhe Likes& Co.! Tani fillon beteja e veshtire kunder Sali-Like per t’i nxjere para drejtesise! Z. Mero jeni i vetmi Gazetar i kompletuar ne Shqiperi!

  29. Visi says:

    Duke ditur se Edi kishte të gjithë pushtetin si në nivel lokal e atë qendror dhe duke ditur se elektorati shqiptar është klientelist ,mendoj se
    ishte rezultat i pritshëm.

  30. Visi says:

    Duke ditur se Edi kishte të gjithë pushtetin si në nivel lokal e atë qendror dhe duke ditur se elektorati shqiptar është klientelist ,mendoj se
    ishte rezultat i pritshëm.
    E sa për Edin që nuk po i jep leksoine askujt në Kosovë kjo po ndodhë vetëm pasi kosovarët
    ia “thyen “hundët Ramës ashtu siq vepruan tani shqiptarët e Shqipërisë me Albinin.
    Rama shumë herë ka provuar të tallet ,të flasë e të vendosë në emër të.Kosovarëve por vetëm
    pas refuzimit të vendosur të Kosovarëve Ai heshti.

  31. Goni says:

    Po zgjedhjet ishim vertet pazar.Fituan shume shqiptare nje kafshite per ta ngrene sot dhe neser perseri do te jene duarthate.Fitimtaret ,nga tempulli i demokracise do qeshin me ta.Po ishin referendumi per fitoren e Tomes qe me programin e tij per te ardhmen europiane te shqiperise eshte fituesi real dhe tregues per ndershmerine e zgjedhjeve

  32. Edi Rama e ka rastin që Shqipërinë të e ngris nga kjo prapambetje ekonomike.Mandati i tretë i ofron përvojën e mjaftueshme që të provokojë shpërthim investimesh në industrinë turistike,në fabrika prodhimi dhe në rritjen e hovit të prodhimtarisë bujqësore.Aksiomë kryesore e politikave ekonomike të Rames duhet të jetë NXITJA E INVESTIMEVE DIREKTE TË JASHTME NË EKONOMI,sidomos në FABRIKA PRODHUESE.Nëse Rama e bënë këtë NGACMIM TË ZHVILLIMIT EKONOMIK ka për t’i bërë nderë të madh Shqipërisë dhe Kombit Shqiptarë.I uroj suksese në këtë drejtim.

  33. RETROSPEKTIVE says:

    Edi Rama nuk e shtyn dot 4 vjet ne kete gjendje katastrofe qe ka ne ekonomi. E tentoi 30 vite me pare Rama tjeter Alia por pas nje viti nga fitorja doli BUFI i tij e tha “Kemi vetem 6 dite buke”.

  34. antiharresa says:

    Keta 4-5 komentuesit e fundit qenkan kokeloqe qe ushqehen me byrek tek shqupi ose albin saliu.Populli nuk ju dhjeu fare ju dhe votoi per njerezit qe punojne,prandaj shkoni dhe futuni ne cadren nr 2 se tek kjo faqe me tallim bolet me mendimet tuaja.

  35. Erdhi koha e maskarenjeve. says:

    Ta gezoni dhe ta mbani me shendet diktaturen dhe litarin ne gryke deri ne vitin 2025 kurajo o vllezer njerez jemi bejme edhe gabime .Ne Shqiperi ka edhe njerez te tjere per te votuar nuk eshte vetem rama luli mona por nuk i pate gabimisht por tani deri ne 2025 mos u ankoni per asgje sepse ja u boni menja mendja ben kalane mendja ben hatane une me mire i pres duart se sa te votoj per p.s apo per pd .

  36. Soni says:

    Nese ju quani fitore dhe sukses nje parti qe ka frike nga vota e lire dhe mban ne presion nje administrate te tere deri momentib e fundit e keni gabim. ju duket sikur sovrani eshte i pjekur. Aspek e vertete.. Sovrani i lepin bythen nje ordineri si Tom Doshi. Aq me keq per kete vend. Do te vuaj shume do te na pine shushunjat , niprit e komunistave akoma…. Larg nga ky vend … Mallkuar qofshi fara e kuqe …

  37. Patrioti says:

    Kame pare skam pare por me mashtruse se politikanet shqiptare te 30 viteve te fundit nuk kam pare .Prap ja ariten qellimit per ti mare voten
    njerezve duke i mashtruar. O njerez si i shikoni gjerat edhe gjendjen me kete qe po shohe une ju qe votuat per partine ne pushtet jeni shume ne regull ja u ka bere Edi Rama jeten te shkelqyer une kujtoja se jeni ne veshtiresi te vazhdushme ne ekonomi kujtova se mezi kaloni muajn dhe nuk mbushni dot frigoriferin me ushqime po ju qenkeni ne regull Edhe ata qe votuan per partine e qofte largut jane ne gjume nje gjume qe qe po zgjat 30 vjet sepse une kujtova se do ishit zgjuar nga gjumi por ju jeni ne gjume akoma pra gjume te embel te keni dhe pafshi ne ender cfare te keni ne zemren tuaj si pershembull Saliun mbret lulin kryeminister duke ju dhene para pa punuar. Per mua eshte skandaloze qe dy parti te marin 95 % te votave ne pergjithesi nuk jemi ne regull prandaj do vazhdojne te na shtypin me kemb sepse vet e kemi fain.

  38. Populli says:

    Shqiperia nuk fiton dhe e sigurt kjo, me keta tradhetare e lekura te shitura te Kulti Luciferian dhe Masoneria Globale.

    Ata nuk kane asnje lloj diference!

    JANE ABSOLUTISHT TE GJITHE TE SHITUR SI MAJTAS DHE DJATHTAS, DHE JANE TE GJITHE NJE!

    JANE TRADHETARE, QELBESIRA DHE NDYRESIRA NE SHERBIM TE PADRONEVE TE TYRE, DHE KJO PAS PERDEVE TE TEATRIT POLITK PERCA E SUNDO QE LUAJNE ME POPULLIN SHQIPTAR KETO 30-VITE!

    Se fundmi po ju pershendes te gjitheve me kengen e Doktor Florit, ju prehte shpirti ne paqe. Fjale te medha ne nje kenge te thjeshte, por me nje domethenie te madhe per realitetin qe kemi jetuar e po jetojme me tradhetaret e qelbesirat aty lart.

    Zgjohuni dhe fokusohuni, duke ardhur me kembet ne Toke e duke kuptuar ” The Modi Operandi ” e funderrinave ne Politike, pa dallim ngjyre krahine apo ideje.

    Meron lereni te zhgerruhet ne llumin qe ka zgjedhur, sepse per ate paguhet.

    https://www.youtube.com/watch?v=wcE0U80E7yY

  39. Populli says:

    Shqiperia nuk fiton dhe e sigurt kjo, me keta tradhetare e lekura te shitura te Kulti Luciferian dhe Masoneria Globale.

    Ata nuk kane asnje lloj diference!

    JANE ABSOLUTISHT TE GJITHE TE SHITUR SI MAJTAS DHE DJATHTAS, DHE JANE TE GJITHE NJE!

    JANE TRADHETARE, QELBESIRA DHE NDYRESIRA NE SHERBIM TE PADRONEVE TE TYRE, DHE KJO PAS PERDEVE TE TEATRIT POLITK PERCA E SUNDO QE LUAJNE ME POPULLIN SHQIPTAR KETO 30-VITE!

    Se fundmi po ju pershendes te gjitheve me kengen e Doktor Florit, ju prehte shpirti ne paqe. Fjale te medha ne nje kenge te thjeshte, por me nje domethenie te madhe per realitetin qe kemi jetuar e po jetojme me tradhetaret e qelbesirat aty lart.

    Zgjohuni dhe fokusohuni, duke ardhur me kembet ne Toke e duke kuptuar ” The Modi Operandi ” e funderrinave ne Politike, pa dallim ngjyre krahine apo ideje.

    Meron lereni te zhgerryhet ne llumin qe ka zgjedhur, sepse per ate paguhet.

    Kenga e Dr Florit ne linkun me poshte.

    https://www.youtube.com/watch?v=wcE0U80E7yY

  40. Populli says:

    Shpresoj qe baxhella Menderatori i Meros, ta postoj komentin tim, sepse keta majmune censuren e kane zanat!

    Te shohim po kane to…pe qe te perballen me te verteten!

  41. dikush t'ja shpjegoje Rames says:

    Dikush duhet te tentoje misionin e pamundur : Ti shpjegoje Rames (nese ja del), situaten reale ekonomiko-financiare te Shqiperise sot ne 2021.

  42. Buda says:

    Pavaresisht nga komentet e shumta, une nuk rri dot pa e uruar dhe falenderuar Mjeshtrin e Madh te Gazetarise Shqiptare, Mero Baze.
    Te lumte mendja dhe dora, se qendrove si shkemb i patundur ne bregun e duhur te historise se Shqiperise Demokratike!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje