Rama fiton pushtetin, Basha fiton partinë

25 Prill 2021, 19:34Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Rezultate e para të exit polle-ve, të cilat nuk shquhen për ndonjë traditë besueshmerie  në Shqipëri, kanë nxjerr Edi Ramën fitues të zgjedhjeve në Shqipëri, me një rezultat të ngushtë me mandate, me kundërshtarët e tij. Në të vërtetë, pritshmëria për disa qarqe në Jug është larg asaj që paraqesin exit poll-et, kështu që ka shanse që Edi Rama ta thellojë fitoren.

Por përtej kësaj, sot fitorja më e madhe ishte procesi zgjedhr, integriteti i tij dhe qetësia e kultura me të cilën u votua.

Përkundër përpjekjeve të presidentit të Republikës, i cili pati një natë të keqe, mbushur me anëtarë të partisë së tij të arrestuar për blerje vote dhe spazma destabiliteti psiqik, shqiptarët dolën masivisht në votime dhe vendosën tashmë për të ardhmen e vendit.

Nëse rezultate e exit polle-ve konfirmohen, Edi Rama po merr mandatin e tij të tretë për të qeverisur vendin i vetëm.

Lulzim Basha nga ana e tij ka arritur të ngrejë PD-në në kuotat e saj më të larta qyshkurse drejtohet prej tij, për çfarë duhet përgëzuar.

Ai tashmë është kryetar i asaj partie, pasi ka mundur të bëjë një garë në të cilën për herë të parë e ka rritur PD-në. Gjithë garat e tjera i ka humbur.

Kundërshtarët e tij në parti, mund t’i vërsulen si humbës në zgjedhje, por të gjithë duhet të kemi paraysh se shkatërrues i fushatës së tij ishte gjuha e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe skenaret e tyre për gjakderdhje, të cilat Lulzim Basha bënte sikur nuk i shikonte.

Pjesmarrja në votime, përkundër perceptimit se po rritej, në fakt po shkon tek viti 2017, dhe gjithë perceptimi erdhi nga ritmi i ndryshëm i votimit paradite.

PS nuk mendoj se ka humbur terren në Durrës dhe Tiranë në atë masë që parashikojnë exit polle-t, edhe pse me ato është fituese.

Ndërkohë në Gjirokastër rezultati është 3 me 1 në favor të PS, për shumë arsye që lidhen me gjendjen në terrren dhe verifikimin e trupës votuese, duke qenë qark i vogël dhe jashtë çdo llogarie matematike 2 me 2, mes PS e PD.

Parashikimi i Baton Haxhiut që PD merr dy mandate në Gjirokastër bën për të qeshur dhe PD-në. I vetmi që kishte shans të merrte mandatin e katërt ishte Tavo, por dhe ai e ka humbur.

Por pavarësisht këtyre debateve, tani fjalën e kanë kutitë e votimit. Duhet pritur me qetësi dhe përgjegjshmëri rezulati prej tyre dhe duhet pranuar.

Exit poll-et si gjithnjë do ngelen lajme, por jo sondazhe në Shqipëri.

35 komente në “Rama fiton pushtetin, Basha fiton partinë”

  1. ERTV says:

    Dakord Mero, por si do t’a mbaj partinë Basha…
    Se në thelb është përsëri humbës!
    A nuk do kërkojnë t’a rrëzojnë brenda partisë.
    Për më tepër si humbës duhet të iki (apo JO).
    Apo do krijojë edhe ai alibi dhe artificie duke kopjuar nga stili i Ramës në fillimet e veta në PS (na vodhi Saliu).
    Deri sa e shtroi partinë duke e shqyer e futur njerëz nga dritarja, tavani e ku e di unë se ku.
    Deri sa spastroi rrugën dhe largoi të gjithë ata që mund ti dilnin kundër dhe centralizoi pushtetin si brenda partisë por me vonë dhe më gjerë me Mjaftistë e 99-çat.
    Kështu i bie qe s’jemi askund.
    Thjesht lakojmë dy emra (që të dy të lodhur Ed dhe LUL).
    Ata pastaj na servirin listat e të besuarve të tyre.
    Dhe neve që na duket sikur po zgjedhim!
    Shumë ironike dhe shumë e padrejtë.
    Nqs kjo do të quhej demokraci (qoftë dhe minimale)
    Ky është një oligopol politik i rregulluar me marrëveshje të pista nëpër prapaskena…!

    1. Dady says:

      Mè ngjan se po i vjen era kèsajè pune, duke i paraprirè rezultatit. Medjat e huaja flasin pèr njè rezultar tè pèrafèrt ashtu si Vuçiq disa ditè mè parè. Pèrse votohet atèherè ? Ku èshtè vullneti i popullit ?!? Mendoj qè shipètarèt nuk janè budallenj qè tè mos dinè tè ndajnè djathin me shèllirèn. Kush ka vjedhur votat ? Nuk besoj qè PS ka tradhètuar elektoratin. Kèto janè shenja qè Shqipèria èshtè e kapur dhe drejtèsi nuk ka pèr tè patur kurrè. A e keni vènè re qè Salihu, Agushi sot ishin tè rilaksuar ?! Gjithsesi le tè presim deri nesèr……

  2. Super lartmadhnia says:

    Meroooooooooooo, qesh pak.

  3. Kaonia says:

    Po normale po te vendosesh Pastor per deputet kete do presesh,nuk lane me shok e shoqe pa i bere me karrige dhe elektoratit socialist qe si njeh per fytyre keta tipa vk .. se popull qe bertasin jane.

    1. nn says:

      ne fakt mire e ke – me mire fytyrat e Mediut and CO, sesa fytyra te reja

      po cfare thua more aman –

  4. Fatossi says:

    Urime Sali Berisha, fitore edhe per Kosoven festa ka filluar

  5. Qinani says:

    Rama fiton pushtetarin,Basha fiton k..rin.

  6. Luli says:

    I dashur Mero! Kemi humbur.

  7. Berti says:

    Mero???!
    Sondazhi i Topit është i gani bobit??!
    Se ipsos iku. Spranoi të turpërohej. Gani bobi nxorri Pd 55% në 2013.
    Tani ik mos na rruaj bolet.
    Prit numërimin. Por Rama ka humbur Tiranen dhe Durrësin. Pra kq humbur dhe zgjedhjet.

  8. Amarda says:

    Mero po pse midis 4 exitpolleve ku 3 nxjerrin opoziten fituese ti zgjedh pilerisht Gani Bobin????! Qe eshte turpi i tere sondazheve. Dhe qe kishte 8 vjet qe kishte ikur. Edhe ky legen 71 i jep Ps??!
    Ps ka humbur o xhan.
    Me vjen keq per tere ligesine tende se do shkoje dem

  9. Kadriu says:

    Politikanet fitojn ,populli humbi…!!

  10. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Rama e fiton pushtetin
    Lulja e fiton partinë
    Likja bi n’dashni me Reçin
    Mona e shkrin LëSëInë.

    Them se del më mirë PëSëja
    dhe të paktën katër, pesë
    gjithë të tjerat dhe PëDëja
    do marrin ç’PëSë do dhjesë!

  11. taksapaguesi says:

    Leri o Mero te gezojne deri ne mesnate “fitoren” se me vone do qajne edhe 4 vjet te tjera. Gani Bobi nxorri me 58% me 2011 Lulin ne Bashkine e Tiranes…Kishte kohe qe nuk dukej neper Shqiperi. As nuk diskutohet fitorja e thelle ne Tirane me 20 mandate.

  12. Taulant says:

    Po Rama cdo jave sipas sondazheve dilte 10-12% ne avantazh.
    Cfare po ndodh ?????
    Pse gjithe kjo heshtje???
    Rama ishte i pamposhtur ???
    Bravo populli je me i zgjuar se sondazhistet.

    1. Pokeristi says:

      Komentuse te dashur!
      Beni durim deri neser dhe pastaj ju takon te gëzohi e te qeshni ose te qani e te ikni me bisht ne shale.
      Qofte humbja,qofte fitorja jane ende ne kutite e votimit.Asnjera pale s’duhet te enthuzjasmohet a te lengeshtohet pa folur KQZ-ja dhe konfirmuar nga OSBE-ja dhe ODHIR.
      Mospermbajtja histerizmi s’’duhet te kene vend me.Farmiresisht deri tashti proçesi zgjedhor po hecen per se mbari.

  13. FAKTI says:

    Ne kete proces sot, kaq larg sa jam, dy gjera me bene pershtypje; ardhja e kosovareve dhe Albin Kurtit per te votuar ne Shqiperi, mbasi u kritikua rende edhe nga Europa dhe Amerika, por perçarja qe po i bejne dhe minimi me mina nga brenda i Shqiperise. Per kete po theme vetem kaq: e shkelen me kembe Isa Boletinin dhe kane filluar e po e shuajne historine e te pareve per interesa personale me keq se Xhafer Deva apo Esta Toptani dhe e dyta qe nuk e mendoja kurre qe Vlora dhe vlonjatet ti nenshtroheshin nje palaço presidenti kaq shume. Per kete mos te mburren me vlonjatet me historine se ajo i perket dikujt tjeter dhe per kete dua te shtoj: a ishin vlonjatet ne 1997-en qe u betuan se Sali Berisha nuk do te shkele me ne Vlore? Se vertete u a nxiu jeten te gjalleve, por pas tre vjetesh, ne Sheshin e Flamurit, Sali Berishes i bie te fikte nga ngazellimi qe i shkeli me kembe vlonjatet dhe ata nuk u ndien me. Ndoshta edhe vlonjate s’do kete me se eshte pushtuar, por ne emer te Vlores mos te abuzojne me historine se ishin te tjere burra dhe gra qe ben gjithe ato pune per Shqiperine. Vlonjatet e sotem jane si ata nga India apo Afrika qe u jep pasaporta Iliri Meta, ketyre u jep llamarina fallco ne vend te dekoratatve se floririn e ka depozituar jashte ne emer te Kastriot Ismahilit. megjithate, Toka rrotullohet, ka thene Koperniku para djegies. Jeta e gjallesave ne sistemin qe jetojme, kjo eshte dhe ndryshimin e ben vetem negativja si force me e madhe.

    1. Fatossi says:

      Albini dhe Kosovaret kane ardhe me kemb te mbare, pse te dhemb kaq shume humbja e qorapkuqit? Dhe pse te pengojne ty Kosovaret ore kaurr?

      1. Free says:

        Ik mor pis se edhe emrin e shtetit e keni serb. Ik kepiju sali serbit se ua cau piten ne 98 kur i vriste sta te uck ne ne tirane.

  14. 8 maj 2011 i fituar nga mengeperveshuri.. says:

    Prit Mero prit..

    Kam qene nga te pakte shqipfoles qe u lemerisa kur fitoi Rama votimet e majit 2011 dhe ja rrembeu Arvizuja per llogari te yllit te tj ne qitje.

    Kam frike nga mengperveshuri i djeshem dhe brek-ulura sot..

    Rama realisht fiton mbi 70-75 % te votave por te shohim sa do “ule ne kandar” mengerveshura…

  15. Arber iliri says:

    Besoj se me shume se gjysma e shqipeve Jane normal e te mencur.pa tifoozllik partial fare me ja len Berishes facing e vendit per here te trete eshte marezi.Heren e pare ju vodhi paret e ju shkateroi gjithcka.Heren e date ju hudhi ne ere dhe ju vrau ne Blvd. Nese ja jepni per here te tree????!!!! ulni poturet. e mos bzani

  16. Fatossi says:

    Me ardhjen e Albin Kurtit dhe kosovarve per te votuar ne Shqiperi me ne fund e shporrem Edwin Xhelatin. Gezuar fitoren gjithe shqiptarve, ngushllime per sufllaqet

    1. Pjeter says:

      Tij Fatos je nje malok qe te ka ikur truri. Te keqen shko pij ilace dhe fli gjyme, pjelle e berishes

  17. Altini says:

    Te presim, me qetesi, se exit poll s’ka ndonje vlere te madhe perveçse te ngreje tension dhe t ebeje zhurme per asgje. Ajo qe vlen eshte vota e popullit, shpresojme qe numerimi te jete i drejte.

  18. Molla e dijes says:

    SHFAQJA E FUNDIT E TURPIT TË GAZETARISË -SONDAZHET DHE EXIT POLLET

    O Mero, o gënjeshtar i paguar! TV kombëtare janë të kapura, dhe sondazhet e tyre gënjeshtra pa pikë turpi. Nëse doni të vërtetën pyesni Zotin. E mqs edhe ai tashmë ka rënë me prova, besoj e dini ku ta gjeni të vërtetën. E rëndësishme është të mos preket asnjë votë se Ramë humësin e madh do e gjejë belaja.

  19. Demokratët e ketij timit... says:

    Ahahahaha ku eshte katandisur Shqiperia : merret me të mirë opozita (nepermjet sondazheve) me qellim qe të mos nevrikoset dhe mos prishe rezultatin é zgjedhjeve, të cilat i humb për të treten herë rradhazi !

    Dhe çuditen pastaj se si ja fut me lezet cdo 4 vjet Edi Rama… ?

  20. Artan says:

    keshtu komenton ne cdo zgjedhje opozita pastaj del dhe thote nuk e njof rezultatin Mos u beni merak PS ka fituar thelle

  21. selim rroshi says:

    Iku nje pjese e madhe e komunizmit dhe e pjellave bastarde te ti. Rilindja ju beri pis e ska sapun qe ju lan me dot
    Mos u cudisni qe tjua marim mbrapsh karamelet qe fituat duke bere cingine e Rames

  22. Pato says:

    Termet elektoral Mero. Bravo Rama, bravo PS. PD katastrofe si parti, LSI u shfarros.

  23. Alfred says:

    Kjo qe shkruan Mero eshte vazhdim I ofertes per pazar mes Rames dhe Bashes. Nese Basha nuk vjen ne pushtet,ai do shporret dhe me PD duhet te ndodhe nje proces historik RITHEMELIMI!
    Pasi te kete ndodhur ky proces, PD e rithemeluar duhet te garoje ne cdo fushate zgjedhore e VETME!!!

  24. Analfabeti says:

    O Mero ku i ke koleget se jane zhduk nga ekrani kete mengjes? Jemi bere merak. Ka ngel vetem Mixhozi me Kol Ballen. Andej nga Syri ka rene bomba qe mbreme.
    Bushati nuk del nga shpia eshte fut ne greve urie kunder rregjimit te numerimit te votave.
    Fevziu ka prere bileten per udhetimet ne Azi kete mengjes.

  25. Benet Beci says:

    Fituesi I ketyre zgjedhjeve eshte Mero. I ka inkasuar ca shifra rekord me disa zero. Po te jete per Meron zgjedhje duhet te kete cdo muaj. Njehere ne kater vjet?! E pa drejte. Kujt I rruhet se kush fiton.

  26. Pensionist says:

    Rama fiton pushtetin,
    Shqipëria përparimin,
    Lylbyli merr të tetin,
    Lesei-a shkatërrimin.
    Agushi nuk mbetet pas,
    E nis sherrin me monikën:
    -Partinë ma bëre glasë!
    Më prishe me Amerikën,
    Nga marazi po pëlcas,
    Them të rrëmbej opozitën”…
    -Mos t’merremi me politikë,
    Agush Meta presidenti!
    Na ka hyrë e madhja frikë,
    S’na beson aspak mileti!
    Dëgjoje këshillën time:
    Do të jemi më të qetë,
    Unë do të jem më trime,
    Bashkë ta mbyllim këtë jetë.
    -Nuk dëgjoj, jam nga Skrapari,
    Bëj ç’të dua, si i marri,
    Pëllas, siç pëllet gomari
    Përherë, unë jam i pari.
    Fjalën time mos ma ktheni,
    Merrni sfurqet dhe i mprehni,
    Jam i pari, jam i zoti,
    Po luftoj si Don Kishoti.

  27. Asnje Regjim ne bote / nuk iken me vote says:

    Rama mba pushtetin,
    hurin pas per miletin,
    eshte varferia anembane,
    ja ben me te lehte davane,
    sa me i varfer sa me i varferuar,
    aq me lehte per tu nenshtruar,

  28. ZOROOS says:

    Iku kjo pune aleanca per ndryshim nga populli mori gelasen Rama mandatin e trete .Ta gezoi tani fillon punen per te katertin do dali e do thote falemideri popull shqipetar jam kryeminister i te gjitheve pa dallim feje ,partie ,bindjeje , idollogjie te shtrohemi ne pune te cojme Shqiperine ku e meriton per Albinin do flasim here tjeter ,se tani eshte merzitur se nuk i shkuan kopil-lleqet si kopil qe eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje