Axhenda ditore e presidentit tregon gjithçka për të

22 Prill 2021, 11:41Editorial TEMA
Axhenda ditore e presidentit tregon gjithçka për të

Nga Mero Baze

Nëse doni të shikoni se kush është presidenti i Republikës, shikoni axhendën e tij ditore dhe temat e debateve që duhet të përballojë.

Dje në mesditë ishte i angazhuar të mbronte vrasësin e një mjeku në Elbasan, një njeriu të paarmatosur, të pambrojtur dhe të parrezikshëm, që ishte në punë të vet në një veturë, që siç provohet, nuk ka asgjë të kundraligjshme brenda.

Një ish- komando nga Tropoja, i rekrutuar nga shtabi i PD, qëllon pesë plumba mbi të, pasi forcat paramilitare të PD-së kanë vendosur ta vrasin.

Presidenti, i cili vdes të shpikë ngjarje të rënda në fushatë, jo vetëm që merr anën e vrasësit, por nuk denjon as ta ngushëllojë viktimën, që e ka pasur kryetar të LSI në Elbasan.

Arsyeja ëhstë se e ka tradhtuar dhe ai ndjehet i gëzuar që ndëshkohet një tradhtar me vdekje.

Pastaj në darkë presidenti angazhohet të “shpëtojë” dikë nga Skrapari, se e paskan kërcënuar. Nuk ka ndonjë fakt për këtë, por i ka mjaftuar një telefonatë nga Skrapari, kurse gjaku i derdhur në mes të Bulevaradit në Elbasan e ka gëzuar.

Sot në mëngjes në Vlorë ka marrë Ramazanin, një pronar klubi në Gji të Lalzit, dhe po sqaron para gjithë shqiptarëve se Ilir Meta nuk ka dashur t’i marrë tokën e klubit për vete, dhe se këto janë thashetheme.

Ramazani është bindur dhe ka vendosur të dëshmojë që Ilir Meta nuk është takuar me subjekte të OFL-së në klubin e tij. A thua se Ramazani i shkretë ka listën e OFL-së në menu të klubit dhe i njeh.

Pas kësaj, ka vazhduar sulmet ndaj Alqi Bllakos, ish- shefit të Kabinetit të tij në Presidencë, që tani i është bashkuar PS-së në Tiranë.

Atë e akuzon për tendera dhe premton se do ta çojë në SPAK. Arsyeja është njësoj si ajo e Xhuvanit në Elbasan, se ka tradhtuar Ilir Metën.

Pastaj sulmi i tij vazhdon me Lefter Kokën, njeriun që i ka mbajtur LSI-në në Durrës dhe tani e shpall armik pse e ka braktisur.

Pas konferencës pastaj merr në telefon numrin 2 të Vlorës dhe i premton se pavarësisht se çfarë thotë Monika, Luan Rama nuk do jetë deputet, por do jetë ajo.

Në mesditë pastaj i turret ambasadores amerikane dhe atij të BE, duke u treguar se në pushtet vihet me gjak, duke e ilustruar me një deklaratë në emër të popullit të Dibrës.

Arsyeja është se ata e kanë quajtur hsiotri të së shkuarës, organizimin paramilitar të opozitës për të dhunuar qytetarët dhe të penguar zgjedhjet e lira.

Pra gjithë axhenda ditore e presidentit, janë gjithë hallet e tij psiqike dhe ordinere, ose vrasje, ose rrahje, ose tendera, ose zaptim toke të Ramazanit, ose takim me kapuç me subjekte të OFL-së, ose luftë me tradhtarët e tij, dhe interesi i shtuar me numrin 2 të listës në Vlorë.

Ky është presidenti ynë. Hallet e tij dhe hallet e Shqipërisë nuk kanë asnjë lidhje me njëra- tjetrën.

Ai është blerësi më i madh i votave, dhunuesi më i madh i fushatës elektorale, paranojaku më i madh kundër përfaqësuesve të Perëndimit në Shqipëri, shkatërruesi më i madh i imazhit të opozitës, dhe njeriu që do të jetë shkaku kryesor pse opozita nuk do marrë votën e shqiptarëve.

Asaj i ka mbetur në derë, se nuk ka fuqi ta zbojë, dhe kjo tregon shumë për të ardhmen dhe pafuqinë e saj.

36 komente në “Axhenda ditore e presidentit tregon gjithçka për të”

  1. veapi says:

    Nuk kuptohet perse nuk arestohet ky president hajdut dhe kriminel, te pakten te cohet ne cmendi, cfar prisni kerkoni ndihme nderkombetareve BE dhe NATO…

    1. den says:

      Mero une kam respekt per penen tende, por te lutem mos u mundo ta diferncosh LSI dhe Ilir Meten sikur jane ata shkaktari qe Opozita ( Nenkupto PD ) nuk vijne ne pushtet. PD dhe LSI ngjajne si 2 pika uji me njera – tjetren. Kuptohet qe LSI ka qene nje kerpush pushteti qe moti por une them me force qe PD ne nje vend me nje process normal zgjedhor nuk ka pasur dhe nuk ka shance te vij ne pushtet ne asnje rrethane ( perjashto 1992).
      Ka shume arsye pse PD nuk eshte alternative pushteti, por nuk eshte rasti ti permend tani, por po them me kryesoren;
      PD nuk eshte Parti por nje bande totalisht kriminale qe nuk ka lidhje me qeverisjen por vetem me krimin dhe hajduterine.
      Ajo bande duhet te vihet para ligjit dhe PD me frymen e vitit 1992 duhet rithemelohet duke perdorur nje emer tjeter.Demet e kesaj bande kriminale nuk ka lum qe i lan.

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Ja, po vjen dhe ajo ditë
        kur ky presidenti Cfurk
        do çiftoset me banditë
        sauna të bëj, në burg.
        .
        Aty s’do të mbajë dietë
        se do ketë shumë oreks
        as Myslymin s’do e ketë
        me Shullazin do bëj seks.
        .
        Monia krahët do i kthejë
        në socials do i bëj bllok
        në s’ka gjetur, do e gjejë
        ngjyrë të zezë, një kollodok.
        .
        Me doktorin, kokë e madhe
        gjetën shesh, bënë përshesh
        nuk u ndriti kësaj rradhe
        ranë keq në një hundlesh.
        .
        Rri në strofull shtaza plakë
        nga ekranet bën sehir
        pret të digjet vëndi flakë
        nga ca GAZRA e një ilir.
        .
        E di mirë Kurrizo i Çitës
        që me NATO dot s’e krruan
        luan pordhash gjithë ditës
        hidhu pirdhu me gjith gruan.

        Ne do bëjmë si do bëjmë
        më e keqja ka kaluar
        biles dhe nga opozita
        ky lloj shtaze duhet zbuar!
        .
        Sytë i hapni o shqiptarë
        dhe votoni zemra ç’ndjen
        mos dëgjoni ca të marrë
        dhe ktë president legen.

        1. ILYRIA says:

          Bravo ☼☼↓‼‼‼↑☼☼Gopisti i NSHRAK-ut……
          Shume Mendje – thelle ………uroj ti kesh te ruajtura cfar ke shkruar gjate gjithe Kohes……….
          Ndoshta, kush e di, mbas 30-Vitesh nepermjet Rreshtave te tu mund tiu transmetohet shume me bukur Historia e Vendit te tyre, Femijeve e Gjeneratave qe do te vijne…………me bukur e thelle nga Vargjet e tua sesa nga nje Liber Historie……..Duhet te dine se sa ka vuajtur shqipetari nga mbrashtesia e atij qe mendonte se do ta drejtonte…………do jete nje Pike e vogel e zeze ne Librin e Historise poskomuniste te Shqipetareve………..

        2. qytetar says:

          No komemt per Ju Gopist !
          Bukur dhe me finese!

  2. joel shkodra says:

    Po axhenda ditore e “kokeministrit” si eshte? A mund te na e nxirrni pak? Ka kohe qe ai e ka harruar se eshte “kokeminister”. Ne kete fushate ai eshte vetem kryetari i PS.

    1. Niku says:

      Ne periudha fushatash te gjithe te zgjedhurit jane te angazhuar me fushaten, jo me detyren e tyre. Kjo eshte ne te gjithe boten, jo vetem ne Shqiperi. Presidente, kancelare, kryeministra, ato 2-3 muajt e fundit te mandatit i dedikohen fushatave per rizgjedhje. Ideja eshte qe qeveria eshte mekanizem i vajisur qe punon vete, jane ministrat dhe gjithe administrata qe punon, nuk ju duhet xhelat mbi koke. The show goes on qe thone amerikanet. Ndaj gjej ndonje gje tjeter per t’u ankuar.

      1. joel shkodra says:

        Atehere biem dakord, edhe axhenda e presidentit tone qenka per fushaten. Dhe nuk ishte ankese, ishte vetem per te treguar se jane njelloj.

        1. NjeQytetarOptimist says:

          Po pse cfare eshte presidenti qe e legjitimoke keshtu per fushate. Qe kur qenka kaq normale qe kreu shtetit shkoka per fushate ?!?! Ai sikur e dorezoi teseren e partise apo sipas teje duhet amnistuar per ngjarje te vecant.. Peqe lepe je..

          1. joel shkodra says:

            “Fushata” e presidentit tone eshte shume e kamufluar. Asnjehere nuk permend me emer as partine e vet, as partite e tjera. Jo vetem kaq, por ketu jashte ku jetoj une tash 25 vjet, kam marre pjese ne votime 4-5 here dhe asnje kryeminister i çfaredo partie qe te ishte nuk ka dale per fushate. Presidentat jo se jo. Por i jam pergjigjur komentuesit te meparshem qe thote se presidentet, kryeministrat etj. ne te gjithe boten dalin per fushate dhe e lene punen.

            1. Mondi says:

              Me siguri atje jashte o joel vetem ha e dhjet.Lexo ndonje gje,ose pyet,ose ndiq lajmet.Te gjithe I permbahen funksionit per te cilet jane zgjedhur perndryshe te vene gishtin.Ky I joni shkel kushtetuten sa here I do qejfi kushtetuten she zotrote do me I dale zot.Ate vetem plumbi e lan o njeri kot.

            2. ARKEHEAN says:

              joel shkodra ! Meqe jam shkodran edhe une, po te flas si bashkeqytetar. Nese neper bote nuk dalin kryeministrat ne fushate )presidentet jo e jo), le ta bejne me dekret edhe ketu. Kete dekretin e kam per kryeministrat, se keshtu kane bere te gjithe keta 30 vjet. Presidenti e ka te ndaluaar me kushtetute te behet pale. Le te jape doreheqjen dhe te dale ne fushate.

        2. Lala i Lushjnes says:

          Presidenti nuk është parti tek ne o “shkodra,, nuk jemi republikë presedenciale si Amerika me Francën e ndonjë tjetër.

  3. Qako Çepani says:

    Numurin dy të Vlorës, Meta e ka dashnore, prandaj ka bërë sherr Monika me të, për mos të vajtur më në atë qytet, mbasi siç po duken bathët, Meta do të divorcohet me Monën duke krijuar relata të reja me këtë piçkuriqen vlonjate.

  4. student says:

    Ne emer te femijeve tane , te niperve e mbesave tona ULERISNI dhe ndaloni kete KAFSHE me emrin ILIR META. Zgjhedhjet dhe mund te shtyhen ILIR META NUK MUND TE JETE ME I LIRE

  5. Klodi EL says:

    “…nje njeriu te pambrojtur e te parrezikshem…. qe sic provohet nuk ka asgje te kundraligjshme brenda”.
    E di sa qeshin njerezit ne Elbasan kur e lexojne kete? Nejse, e kuptoj qe ti e ben per t’i hedhur hi syve gjithe Shqiperise dhe ndoshta ke sukses por nuk te uroj dot sukses sepse do te thote sukses me kosto te rende.

    1. Aleanca per mbrojtjen e tallashit says:

      @ Klodi Elbasan.
      Kodi i etikës e ndalon përgojimin e viktimës në të gjitha kulturat.
      Ajo që ka rëndësi është krimi i kryer nga një person i angazhuar në një organizatë ilegale në dispozicion të një të ashtuquajture parti politike.
      Rasti apo injoranca e Gaz Bardhit që e pohoi publikisht i dha mundësi opinionit të kuptonte përmasat e frikëshme të kësaj historie!
      Karlo Bolino nuk donte ta krahasonte udhëheqësin e kësaj organizate me Hitlerin,poooor ka shumë arësye
      për ta bërë!
      SA (Sturmabteilung) në shqip reparti i sulmit pregatiti terrenin për marjen e pushtetit nga Hitleri 13 vjet më vonë.
      Pikërisht me këto metoda operon PD-ja (kërcënim i kundërshtarit politik ,surveim marja e kompetencave të policisë , biles tejkalimi i tyre,policia nuk ka të drejtë të vrasë) 101 vjetë më vonë.
      Po ti shtosh kësajë edhe atë broshurën qesharake “Misioni im” edhe ky i kopjuar nga Onkel Adi
      (Xhaxhi Adolfi) arrin në përfundimin që kjo është strategjia e zgjedhur nga PD-ja,d.m.th dhuna.
      Është kjo Shqipëria që duam, ku ligjin ta bëjë më i forti ?!
      Jo, faleminderit.
      Askush në k’të botë dhe për asnjë arësye nuk ka të drejtë te mari jetë njeriu.
      Partitë politike venë edhe vijnë,Shqipëria të rrojë dhe ta gëzojmë,por jo me vrasje!!!?

  6. s says:

    ELBASANAS qe mbroni vrasjen ne qytetin tuaj uroj qe tani pas nje ore brenda dites apo deri me 25 prill ne kokat tuaja rafte kjo fatekeqesi. Nuk meritoni me shume.

  7. Rrumpalla says:

    Ti Klodi El, Besoj se duhet të jesh ndonjë socialist i “penduar” që po na tregon humanizmin e sali halesë. E kupton se çfarë thua?! Atë e vranë mor djalë, dhe se nuk kishte asnjë esap me ligjin. Po sala dhe ti që shpif jeni gjallë mor çun.

  8. policani says:

    @klodiEl…kur do mesoheni o shpellare qe ka polici dhe shteti ka ligje, ka rregulla dhe nuk
    ijep te drejte askujt ti marre jeten per cfaredo motivi asnjeriu ,sikur edhe kriminel te jete,

    .per ngjarjen ne polican Mero,,,para disa ditesh pyesje per lidhjen e Presidentit me Qamajt e atij qyteti.
    .qamajt jane nje nga familjet kriminale te atij qyteti te vogel…ne kohen e enverit ishin familje e varfer.,me shume femije ,leckamane
    dhe hajdut .pas 90 kane vrare .marre me prostitucion ,droge ..etc. dmth KRIMINELE !!!!!!!!!!!!
    personi i djeshem qe pretendon se eshte rrahur ne polican eshte
    kusheri me qamajt dhe nje debil i lindur. eshte me mangesi ne tru,,budall. njeri i trashe e te lexosh ne gazete qe eshte shoku i presidentit
    ku ku me det ku ka shkuar ai shtet nderkohe qe po perdor dhe abuzon me kete person te semure edhe me arsyen qe neser te dale
    e pavertete te mos i merret parasyesh se lolo eshte mjaft qe sot te beje rremuje.
    ..ne 2017 me te njejtin skenar eshte ankuar nje tjeter pjestar i lsi ne polican. nje doktor, njeri i peshtire. imoral me tendenca
    hakmarrjeje ndaj AZ. te jene kaq pa fantazi sa te perdorin skenare te vjeter perseri..duket e njejta dore. akuzohen te njejtet njerez.
    .

  9. Grand says:

    Qlodi! Jeta e njeriut e marre nga nje militar pa gjyq, eshte shume e rend! Mbrojtje qe i bene Baze eshte se paku nje ngusshllim minimal.
    Idioti Qlod as Enveri nuk ta merret jeten pa mnjer mut gjyqi!
    PER ti marre jeten nje kriminel ne Amerike, gjyqi vazhdon se paku nje 4 vjet. The kur merret vendimi per ti marre jeten duhet nja dhjere vjet per ekzekutiv!
    Kush eshte Kjo kafshe me fytyre njerezore qe i merr jeten nje qytetari pa gjyq qofte edhe krimine?
    Qlod ajo partia e …. ka vrare mjaftueshem keto 30 vite dhe s’ka dhene shpjegim. Sepse ka ca puna jote qe… per merresh me MB! Shko me mire te ajo Struktura e Mbrojtjes se Vots se PD, qe zotni Gazi i Kavajs nuk e njohu. Kam stafin tim tha. Nuk kam lidhje. Po ti Qlod ke lidhje me ta? Shqiptar i keq!

  10. L'imperatore Diocleziano says:

    Ata qd mbrojne dhe justfikojne vrasjen nuk kane as Din as Imam. Zoti ua kthefte.
    Dua te hyje ne zemren e ketyre per te pare cfare kane, cfare ndjenje, a jane njerez?
    Sinqerisht nuk arrije te kuptoje kaq ligesi eksteme.

  11. nord.al says:

    Ti Joel qenke pjese e armates te budallejve te qytetit tim te dashur.

  12. Turi says:

    Shkrim fantastik dhe shuume i goditur ! Jemi per te qare hallin te gjithe me kete president, i cili eshte teper i rrezikshem

  13. NjeQytetarOptimist says:

    I prishi fushaten PD-se duke e zvarritur me vete ne humbje se do te behet lider opozite me pas.. Ta gezosh Lulke dhe bej gati valixhet.. Eshte cakorduar si person.. Eshte me te “meta” mendore.. Sdi cte bej nga nervozismi.. Por me qetesi dhe dashuri ky muhabet..

  14. Draper dhe Cekan says:

    Po ti hapte dosjet qeveria ne 2013 dhe ti fuste 1 nga 1 brenda per hir te 4 te vdekurve ne 21 janar nuk do kishim arritur ne kete gjendje
    Po cfare bene? Aleance me like shtangen!
    Like kokpalarin!
    Vodhi luli te rruga e kombit por cfare bejne socialistat?
    Ftojne lulin qe kruan bythen ne mes mitingut te qeverisin bashke!
    A keni turp apo keni shkare nga trute!
    A behet shtet me lulen!
    Edhe po e more lulin ne qeverisje saliu i hap dosjet dhe prape luli ngelet luli
    Njesoj si patozi zhelefina etc
    Matematika dhe llogjika juaj eshte pershesh me leng () pjeshke o socialista
    E keni ulur nivelin e qeverisjes ne 0.
    #Nisma Thurje

  15. denis says:

    Doket qarte qe Like floriri e ka te sigurt burgun….

  16. Laluci nga Myzeqeja says:

    respekt Mero si gjithnje Shkrim i Persosur ,por ajo qe te bene Pershtypje eshte se:Tani po Shqyhen,po grinden,me cfurqe,sepata Hanxhare,dhe…dhe…pas Zgjedhjeve…do te shohim..mbase me shume se “Hanxhare” dhe Cfurqe,mbase edhe Bomba me Molotove..mbase edhe Viktima qe te “Kenaqet” Meta dhe Berisha,pse jo…por ne funde Kreret e Politikes Filluar nga Meta.Berisha-Basha -do te gjejne Rruge dhe Mjete qe te “Puthen” me Fituesin Rama,ne se del…dhe Pazaret do te behen mbas Perdeve te Renda te Presidences,apo Kryeministrise apo edhe ne Ndonje Restorante me Peshke dhe Ngjala….si gjithmone HUmbesi do te jete Mileti qe do te Paguaj edhe “Peshkun-Ngjalat” e ngrena nga Pazarexhinjte e Pushtetit…
    Ne se do te donim Vertet Shtet dhe Demokraci atehere duhet me Hanxhare dhe Cfurqe ti turreshim Presidences dhe te Shporrnim LIke Floririn…si dhe gjithe Banden e Korruptuar….pa lene Menjane edhe Lulezim Bashen…lol

  17. Jimi says:

    Arkitekt te gjithe ketyre situatave qe kemi kaluar e po kalojme jane vetem keta dy terroriste, Sali Karaxhic dhe Ilir Muta !

  18. gjini says:

    Nji gja me bani pershtypje,ku i gjeten dhe ku i moren ato tri makinat te njajta dhe te reja grupi paramilitar i PD? kush i a afroi ato mjete me km 0?
    Edhe hetimi i ketij problemi asht i nji randesie te vacante,se ajo nd/je duhet konsiderue si financuese e terrorrizmit.

  19. Macoku says:

    ALLALL MERO BAZE JE I VETMI GAZETAR QE I THUA GJERA TROC POR DUA TE THEM HJE GJE PER ZOTIN PRESIDENT TE VENDIT TIM QE ESHTE I CMENDUR NUK E VEJME NE DYSHIM POR QE TE NDIGJIJME KTU NE EMIGRIM QE NA THOJNE PRESIDENTI SHQIPRIS KA HIKUR NGA MENT E KOKES PRANAJ TI VEJNE NJE TRUP ROJE DOKTORRESH TE PSIQIATRIS SEPSE KTO TIPA NE MOMENTE TE KEQE VARIN VETEN PSE E THEM KTE SEPSE ESHTE SI PUNA MARENES GJARPERIT TE DETIT QE KUR BJEN NE GREP MYT VETEN E KAM PERVOJ KETE PYSNI CDO PESHKATAR ESHTE KSHU KSHU QE PRESIDENTI YNE ESHTE I KAPUR ME TRE GREPSHE NGA SPAKU KSHU QE PRESIDENTI YNE DO VARI VETEN ME 26 PRILL KSHU QE MOS TE BEHEMI BUJE E BOTES I VDNI TRUP ROJE KTI GJARPERIT MOS ARROJM PO DOLI NGA GREPI DO BEJ ATAN SESE ESHTE I CMENDUR JU FM

  20. Trotski says:

    Te gjithe grupet Paramilitare duhet te neutralizohen se do te bejne Trazira te kendshme qe do te njollosin Shqiperine ne arenen nderkombetare.Duhet veprim i shpejte dhe efikas ,ndersa Like Hajnit dhe Lul-Sumkapuçit ne Mythe nga nje Pras, me ua Rras..

  21. fteri says:

    Krimi e skllavria në shqipëri jan frut i kapitalizmit aktual antinjerzore të shfrytëzimit njeriut deri në palcë ,sepse 30 vjet ,zbaton politikën e anarkisë nga SHBA-,BE-së ,bërtet për ligjin dhe fal e thyen ligjin ,vrasin njerëz ,djegin vendin për të shkatrruar rendin e qetësinë në dhe as ferra nuk u hynë më këmbë.,as Sali Berishës ,As Ilir Metës dhe as Luçiano Boçit që rrafi me grushta biznesmenin dhe as mercenarve të grupeve të vrasësve të ngritur nga L.Basha,GAZMEN ZIUN që vrau qytetarin kot së koti në rrugë në Elbasan me gangësterët e inkriminuar tropojanë që ndalojnë e vrasin qytetarin shqiptar sikur ajo të jetë polici Fashiste e Hitlerit .

    Jemi në kushtet “HISTORIKE” të VERBUAR kur vetë presidenti i shqipërië ILIR META bëhet ARMIKU I PARË i LIGJIT ,KANUNIT DHE KUSHTETUTËS SHQIPËRISË,merr të gjitha liritë e popullit nëpër këmbë me prerje duarësh , rrëmbim cfurqesh e kazmash në zgjedhje të 25 prillit !
    KUSHTETUTA E SHQIPËRISË NUK EKZISTON ! ,

    Ai bë thirrje me 25 prillë 2021 rrëmbeni cfurqe dhe kazma, goditni e vrani kundërshtarët .
    Ka të ngjarë që është vetë presidenti i Shqipërisë ,ai që i ka vënë kazmën i pari kushtetutës e ligjit .

    Ky mosndëshkim 30 vjeçar shënon rënjen e racës shqiptarve në një luftë përmitive në mes tyre ,me cfurqe e shkopij si paellazgët ,duket më tepër një anarki lakmije në shekullin e 21 -luftë për ruajtje të pasurië vjedhur ,kjo shënon renje ,dhune degradimi moral i shqiptarve rrumpallë si në vitet e mbrapshta të luftës 1997-dhe grushtit shtetit nga Sali Berisha të 98 !

    .Ngritja e policisë SEKRETE ,paralele NGA Sali Berisha dhe L.Basha DHE ILIR META NJË KRIM I RËNDË SHTEROR QË DO NDËSHKIM EKZEMPLAR .

    Paramilitarët gjakëkalbur të paisur me armë dhe makina të reja mbjellin gjak 30 vjet ,vrasin njerëz me gjak duan pushtitn !…vran Doktor -Xhuvanin, nipin e Aleksëndër Xhuvanit patëriotit të madhë Shqiptarë të Elbasanit ,këta jen tiranë..

    Sali Berisha dhe PD-ja 30 vjet është la me gjak njeriu ,kan vra mbi 10 mijë shqiptarë ,kan rekrutuar ishë kuadro të degraduar të përjashtuar nga puna për disiplinë të dobët vjedhje ,vrasje e krime të ndryshme ,shumica besnik i familjes mafioze të krimit , besnik të S.B,I.Meta nga Tropoja e Skrapari , tregon se Amerika dhe BE-ja ,nuk i ka kushtuar vemendje rendit e qetësisë në shqipëri,gjë e cila mund të çojë shpejtë në humbjen e besimit të plotë te demokracia amerikane dhe europiane. e cila deri tani mbetet vetëm një sllogan e vorbull propogandistike ku jan përfshirë diplomat nga Amerika dhe BE-ja ,+me pushtetarët peshqit e mëdhej vendas që nuk i kap “rrjeta” !….

    Kjo që ndodhi në Elbasan është një katastrofë do të ketë pasoja të rënda TERRORISTE PO NUK E NDËSHKUAM RËNDË DHE PO FLETI GJUMË SPAKU ,apo SHQIPTARËT E NDERSHËM ! .

    Po të ballafaqohemi me të vërtetën 30 vjet mbetet e demokraci fallso .dhe shqiptarët të mashtruar vazhdojnë akoma të duartrokasin aleatët amerikën -europian apo politikanët tanë.!?,Është për tu falenderuar fortë Gazetën Tema që vazhdon të sensibilizoi popullin për krimet dhe mos ndëshkimin .

  22. qeveria e (Gent) KAKAVE says:

    Axhenda ditore e Kryeministrit eshte me e qarte, me koncize.
    Eshte axhenda e 8 viteve qeverisese me sukseset e rradhes
    Borxhi Publik ne lartesine rekord te 30 viteve
    Borxhi i Jashtem per 2020 u shtua me 2 miliard Euro
    me i fresketi, i shtohet dhe Gjoba-Becchetti qe me kamate vonesa ka vajtur 150 milion Euro
    Ja pra, kjo eshte Axhende qe na perket te gjitheve se rendon njelloj mbi kurriz te te gjitheve…
    …fale kontributit cmuar te Timonierit pa patente qe ka hedhur ne gremine ekonomine shqiptare!

  23. Arjan says:

    Ah I shkreti milet se kupton se nga i vjen ,nuk di nga Te ruhet.I Ka dhene voten ripjelljes per nje shtet sa Me Te forte Sa me funksional per nje shtet ligjor dhe rahmuti del dhe u thote Shqiptareve se une Nuk vras njerez ,Le Te digjet kryeministria Le Te vriten njerez Te pafajsjem Le Te kete korrupsion Le Te kete edhe president te cmendur.Per cfare e do perseri voten e Shqiptareve Ti Zoti kryeminister,qe Te dal xhelali Te beje thirrje per gjak dhe shteti Te mbyll syte se mbas nje ore kerkon falje ,qe Te dale presidenti like hajduti i zgjedhur posacerisht nga ripjellja socialiste Te beje thirrje per lufte ,kjo eshte tallje Zoti rahmut Me nje komb Te tere.Kjo eshte strategji qe shqiptaret Te jene Te kenaqur Me kete klase politike.Te mbahen nen kontroll Te mos kete shprese te mos kete Te ardhme.Vritet 4 dite para zgjedhjeve nje njeri ne elbasan nga grupe fashiste brenda PD ne mes Te dites dhe vrasesi lihet i lire Te largohet pa problem biles plagos edhe nje police,ku eshte pare kjo ,ne cdo shtet Te botes policia e eliminon cdo person qe perleshet Me arme me te dhe Nuk zgjedh ky eshte X apo Y.Prandaj leri furcat o Mero gelbaza dhe qello atje ku eshte plaga mos na trego perralla per femije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje