Nëse do ishte për zgjedhjet, Komiteti duhej të mbyllte kufirin me Kosovën dhe të linte hapur atë me Greqinë

19 Prill 2021, 19:57Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Komiteti i Ekspertëve urdhëroi kufizime dy javore të kufirit me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas situatës së rënduar në dy vendet fqinje.

Opozitarët e Gjirokastrës e sulmuan vendimin si politik dhe e lidhën me ditën e zgjedhjeve, ndërkohë që votuesit që vijnë në Jug të Shqipërisë janë në shumicë socialistë dhe e varrosin dhe më shumë opozitën, nëse do të kenë shans të votojnë.

Por kufizimi i lëvizjeve me Greqinë deri më 3 maj ka lidhje me një ngjarje e cila pashmangshmërisht do sillte në Shqipëri mijëra shqiptarë që festojnë Pashkët, pasi në Greqi janë kufizuar ndërkohë festimet e Pashkës ortodokse.

Por ajo për të cilën duhet kritikuar Komiteti i Ekspertëve, nuk është kufizimi me Greqinë apo Maqedoninë e Veriut, por lënia hapur e kufirit me Kosovën.

Po të ishte për qëllime elektorale, Edi Rama më lehtë e kishte të kufizonte lëvizjet me Kosovën, pasi votuesit e saj mund të jenë në shumicë kundër tij, dhe jo votuesit e Jugut.

Por kompleksi që ka Komiteti i Ekspertëve, ndoshta dhe vetë Rama, se mos kufizimi i lëvizjes me Kosovën, ngjall debate patriotësh, është i papranueshëm.

Në raport me pandeminë, shtetet nuk shikohen si vëllezër apo si fqinj, por vetëm si rrezik, në varësi të shkallës së infektimit.

Kosova dhe fundjavat e tyre drejt Shqipërisë këto kohë, përbëjnë rrezik.

Fakti që Komiteti i Ekspertëve kufizoi lëvizjet nga Greqia, të cilët lidhen me Pashkën ortodokse, dhe lejon qytetarët nga Kosova të vijnë në fundjavë në Shqipëri, tregon se vendimi nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet e së dielës, dhe i vetmi efekt që ka mbi zgjedhjet, është pozitiv për opozitën.

Por ai mbetet një vendim gjysmak, pasi është vendim i kompleksuar pikërisht nga ajo lidhja që u bëjnë me zgjedhjet.

Nëse do ishte për zgjedhjet, Komiteti duhej të mbyllte kufirin me Kosovën dhe të linte hapur atë me Greqinë.

Por meqë u mor për shkak të pandemisë, mbylli Greqinë dhe Maqedoninë, dhe la hapur Kosovën pikërisht për zgjedhjet, që ne të kemi shans të shikojmë Albinin si voton të dielën në Tiranë, dhe pastaj të dëgjojmë dhe Tritanin që thotë “emigrantët e Greqisë do votonin atë, po nuk erdhën dot se nuk i la Rama”.

11 komente në “Nëse do ishte për zgjedhjet, Komiteti duhej të mbyllte kufirin me Kosovën dhe të linte hapur atë me Greqinë”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    @Mero Baze
    .
    Më mirë prishet – si i thonë
    shkurt e saktë në analizë
    dhe për mua, ndër gjitonë
    Kosova ishte surprizë.
    .
    Mbase mëndjes i thërrasin
    ama shpejt, sa s’është vonë
    shifrat, faktet, ulërasin
    ç’të duan SHQUPsat të thonë!

    Të shkruaj për ilir metën
    e di, vargjet shkojnë kot
    se edhe në mes shtangistësh
    është shtangisti më idiot!
    .
    Le të bëjm’ me të gallatë
    britmë e tija nuk të trëmb
    sos la leshtë në fushatë
    po i ra edhe një dhëmb.
    .
    Do i marri nëntëdhjetë
    si të pijë dopiot raki
    kur t’i dalë ajo e shkretë
    do rrijë si muti në shi.

    Dy fjalë dhe për Pëllumbin
    e ka qarë RAMAIK-un
    me të qeshur, me të ngjeshur
    ka bër’ për vete publikun.
    .
    Të Urojmë jetë të gjatë
    dorë e këmbë, e plot shëndet
    Stekën mbaje gjithmon’ lartë
    ashtu siç e di Ti vet!

    P.S.
    Unë s’jam Edi Zaloshnja
    por, e ndaj grurin nga kashta
    dhe për zgjedhjet do të thosha
    PS shkon tek tethtegjashta.

  2. Shqiptar says:

    Ndryshimi midis kufirit tè Kosovès me Greqinè, nuk èshtè vetèm tek gjuha shqipe qè pèrdor ajo pjesa tjetèr jona mbas traut nè Morinè.
    Ata vijnè dhe pasi kalojnè pushimet dhe shpenzojnè kursimet nè vendin amè, kthehen nè shtèpi.
    Askush nuk i keqtrajton nè kufi apo ti torturojè deri nè vdekjen fizike.
    Pikèrisht kjo ndodh nè atè kufirin me Greqinè. Èshtè njè poshtèrsi dhe poshtèrim qè nuk meriton fjalè tjetèr
    Askush nuk dèshiron pamje poshtèruese nè kohè fushate, me qytetarè shqiptarè qè duan tè kalojnè kufirin dhe u duhet tè kalojnè nèpèr ferrin 3-5 ditor para doganès greke, “me kompjuterat e prishur”.
    Skena tè tilla poshtèruese, kèrkojnè reciprocitet nè marrèdhèniet me fqinjin jugor.
    Asnjè maune greke nuk duhet lejuar tè kalojè kufirin shqiptar. Le ti hanè vetè plehrat, me tè cilat mbysin tregun shqiptar dhe shkatèrrojnè ekonominè tonè.
    Kjo èshtè arsyeja Ymer dhe jo tralalatè tuaja me Albinin nè mèndje.
    Prej tij, mund tè mèsojmè RECIPROCITETIN dhe dashurinè pèr kombin.
    Ata qè kalojnè ditèn nèn velladon, nuk duan ta kuptojnè kètè.

    1. 136 says:

      Nuk doja tshkruja kaq shum po I ke thon tamon. Prob vertet esht qe antishqiptaret bythlepirsa Jan perhap aq shum sa npolitik e gazeta ri sa tbojn tvjellesh edhe te trishtohesh qe ky vend perfundoi kshu.esht thjesht Mero Gëlbaze

  3. a says:

    jeni shume i talentuar

  4. REALE says:

    Mero, do te drejtoja nje thirrje se i ke mbylle komentet tek shkrimi Pellumb Kulles; Pellumb Kulla duhet qe sot apo neser, ato qe ka shkruar, ti thote ne nje televizion shqiptar ose dhe zeri Amerikes ne shqip. Eshte me se e domosdoshme sepse ka bere nje analize dhe ka pastruar ambjentin per ata qe degjojne e shohin, si di ai; Njerezit ne Shqiperi pak lexojne sot, veshet i kane nga televizionet. Besoj se si kerkese do ta paraqitesh, pastaj i ngelet atij. Te faleminderit

  5. ana says:

    Kosovaret ne shumice dermuese jane ne argjirim dhe pritet qe pak prej tyre te dalin per weekend nga shqipnia.

  6. E Verteta says:

    Nese do votonin emigrantet e Greqise, PS-ja do fitonte me thelle!

  7. Lexuesja says:

    Cdo analize qe ben mencuron ndjeksit e kesaj gazete. Mbyllja eshte fantasize.

  8. Velo says:

    Shkrimi i Pëllumb Kullës të botohet çdo ditë në të gjitha gazetat dhe të lexohet dy herë në ditë në të gjithë televizionet. Analizë e një intelektuali që ka ditur të fshikullojë me humorin e tij në një kohë kur të gjithë përplasin duart deri në gjakosje për partinë ne punës.

  9. ymer janulla says:

    Në një video që qarkullon në rrjet,një zyrtar serb thotë se nqs do të dëmtosh shqiptarët pa përdorur luftë ndaj tyre shumë thjesht hidhi benzinë ndarjeve fetare dhe krahinore dhe lufto identitetin kombëtar.
    Jemi në rastin tipik ku fletushka e ymerit zbaton pikë për pikë direktivat serbë dhe grekë.
    Një pro serbogreqizëm i dukshëm i ymerit( dhe jo vetëm ,që mos ti biem në qafë kotë),dhe një antikombëtarizëm po aq i dukshëm në lidhje me kosovën ,jugun veriun etj.
    Thelbi i qëndrimeve të ymerit është shkërmoqja e shqiptarizmit,dhe ngritja e mureve krahinorë midis shqiptarve.
    Edhe vetvendosjen prandaj e ka shpallur non grata,sepse nuk ndjek lojën e përplasjeve krahinore .
    Strategjia e mposhtjes me luftë ka ndryshuar.
    Më mirë të vriten me njëri tjetrin.

  10. Arben says:

    Mero Baze, je mashtrues. Pse ?
    Sepse pashket janë pas zgjedhjeve dhe nqs njerëzit do vinin për Pashkë do vinin pas zgjedhjeve. Pra ishte pretekst i përkryer por që i doli boja. Sa për Kosovën , është aq i hollë Rama dhe ti bashkë me të për të bërë kalkulime. Je i specialista ju. Çfarë kalkulimesh ?
    Votuesit kosovare janë shumë herë më të paktë në numër se emigrantët në Greqi. Vota e tyre mund të kishte një influencë fare të vogël në raport me ata në Greqi, por Rama e la hapur pikërisht për këtë gjë, pra për të treguar që nuk e beri politikisht. Në këtë rast dëmi që i sjellin ata votues është më i vogël sesa imazhi që përpiqet të përcjellë përmes zëdhënësve të tij në media (ti). Kurse dëmi që do i sillnin qoftë edhe pak votues në zonat jugore do ishte shumë më i madh sepse atje luhen mandatet me 1000-1500 vota. Është mjeshtër kalkulimesh politike por këtë herë do shkelë në dërrasë të kalbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje